zgjedhjet presidenciale Archives - Albeu.com

Zelensky vë kushte për zgjedhjet presidenciale: Do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund të zhvillohen zgjedhje presidenciale të parakohshme që para datës 15 maj. Ai theksoi se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.

Sipas artikullit të “Financial Times”, i cili u referohej burimeve ukrainase dhe perëndimore, ekziston mundësia që presidenti të shpallë zgjedhje presidenciale më 22 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Gazeta sugjeronte gjithashtu se një arsye për këtë mund të ishte presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në muajin maj, sipas këtij raporti, qytetarët do të votonin njëkohësisht për presidentin dhe për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Parakushtet për zhvillimin e zgjedhjeve

Duke përgënjeshtruar këto pretendime Presidenti ukrainas Zelenski deklaroi qartë se kushti kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve është vendosja e një armëpushimi dhe sigurimi i garancive ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve janë siguria e procesit zgjedhor dhe një bazë e qartë ligjore.

Pretendimet ruse

Që në dhjetor të vitit të kaluar Zelenskyj ishte shprehur i gatshëm që të shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në kushtet e sundimit të ligjit të luftës, por kishte nënvizuar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse plotësoheshin kushtet e sigurisë dhe miratohej një bazë ligjore përkatëse.

Rusiapretendon prej kohësh se mandati i Zelenskit ka përfunduar. Sipas Kushtetutës së Ukrainës zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të luftës, dhe ndryshimi i këtij neni mund të bëhet vetëm nga parlamenti ukrainas.

Me deklaratat e fundit Zelenski bëri të qartë se prioriteti i Ukrainës mbetet siguria dhe stabiliteti i vendit, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen vetëm kur të krijohen kushtet e duhura për një proces të lirë dhe të sigurt demokratik./DW

The post Zelensky vë kushte për zgjedhjet presidenciale: Do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet
Ditën e sotme, Bjellorusia po mban zgjedhjet presidenciale, ndërsa presidenti Lukashenko kërkon një mandat të shtatë për të qeverisur.

Për 30 vitet e fundit, Lukashenko, 70-vjeç, i quajtur nga shumë analistë si “diktatori i fundit i Evropës”, ka qeverisur vendin me një grusht të hekurt, duke shtypur të gjithë opozitën dhe zërat kundër tij.

Presidenti, i cili nuk është angazhuar në një fushatë elektorale gjatë garës, tha javën e kaluar, “Të jem i sinqertë, nuk e ndjek atë. Unë thjesht nuk kam kohë për të”.

Pas zgjedhjeve të fundit në 2020, kur lideri u shpall fitues, shpërthyen protesta masive.

Opozita dhe Perëndimi, pretenduan se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe kandidatja kryesore për Presidente, Sviatlana Tsikhanouskaya, u detyrua të largohej nga vendi.

Tani, me kundërshtarët e tij politikë ose të burgosur ose të internuar, suksesi i Lukashenkos të dielën besohet gjerësisht se është i garantuar.

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në gusht, por u zhvendosën në dimër.

Sipas analistit politik bjellorus Valery Karbalevich , zgjedhjet u shtynë për në dimër, sepse në “janarin e acartë nuk mund të ketë protesta”.

The post Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet appeared first on Albeu.com.

VOA: Çfarë solli nata e tretë e Kuvendit Kombëtar Demokrat?
Në mbrëmjen e tretë të Kuvendit Kombëtar Demokrat u shfaq ish-Presidenti Bill Clinton dhe iu prezantua më gjerësisht amerikanëve kandidati për nënpresident, guvernatori i Minesotas, Tim Walz, i cili ishte pak i njohur jashtë shtetit të tij përpara se të përzgjidhej nga zonja Harris.

Zoti Walz, ish-mësues dhe ish-trajner i futbollit amerikan, shfrytëzoi fjalimin për t’i dhënë një ton ndryshe axhendës së demokratëve, më pranë problematikave të qyteteve të vogla amerikane, në mbrojtje të lirive individuale dhe për të refuzuar ato që demokratët i quajnë politika ndërhyrëse të kandidatit republikan Donald Trump.

Në epiqendër të programit të së mërkurës ishin edhe disa politikanë të rëndësishëm demokratë dhe figura e mirënjohur e mediave, Oprah Winfrey, e cila mbajti një fjalim energjik për të mbështetur kandidaturat e Partisë Demokrate.

Tim Walz paraqitet si një person i zakonshëm

Prej vitesh, republikanët i kanë paraqitur demokratët si pjesë të elitave të vendosura në zonat bregdetare, të cilët kanë pak gjëra të përbashkëta me amerikanët e zakonshëm.

Zoti Walz u përpoq ta përdorë historikun e jetës së tij, si gjuetar, mësues, trajner futbolli dhe ushtarak në Gardën Kombëtare, për t’iu kundërvënë këtyre sulmeve, që republikanët i kanë përdorur në të kaluarën me efektshmëri.

Kandidimi i tij shërben si një kundërpeshë, ndërsa republikanët po përpiqen ta paraqesin zonjën Harris si një liberale nga Kalifornia me ide të rrezikshme.

Gjatë fjalimit të tij, zoti Walz u përpoq të përmbysë argumentat e republikanëve, duke iu rikthyer ndërkohë vlerave të zonës së tij.

“Kur ata po largonin librat nga shkollat, ne po largonim urinë nga shkollat tona”, tha ai.

Kjo ishte një përpjekje për të tërhequr audiencat me të cilat demokratët kanë hasur në vështirësi gjatë viteve të fundit, në përgjithësi votuesit e bardhë të zonave rurale që i janë larguar gjithnjë e më shumë kësaj partie.

Bill Clinton, tashmë 78 vjeç, përmend moshën e madhe të kandidatit republikan

Ish-Presidenti Clinton ka mbajtur fjalim në 13 kuvende demokrate me radhë, duke ia filluar në vitin 1976. Të mërkurën, ai rrëfeu se “nuk e di se në sa të tilla do të jem në gjendje të vazhdoj të vij”.

Ky ishte një pranim tronditës nga një ndër figurat më dominante në Partinë Demokrate. Zoti Clinton, tashmë 78 vjeç, nuk iu ndruajt moshës së tij dhe madje e përdori atë kundër kandidatit republikan, duke thënë se: “Jam megjithatë më i ri se Donald Trump-i”.

Në fjalimin e tij 27-minutësh, ish-Presidenti Clinton shfrytëzoi ato që ka përjetuar përgjatë dekadave dhe leksionet e historisë. Ai i paralajmëroi demokratët se sa do mirë që të ndihen tani, fushata do të jetë e vështirë.

“Nuk duhet ta nënvlerësoni kurrë kundërshtarin”, tha ish-Presidenti Clinton.

Një deklaratë që mund të merret si një aludim për atë që ndodhi me bashkëshorten e tij, Hillary Clinton, e cila nuk arriti ta fitojë presidencën në vitin 2016.

Në një vend të polarizuar thellë, një grup u prit megjithatë me duartrokitje të forta në kuvendin republikan dhe atë demokrat – prindërit e të rinjve të marrë peng pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor.

Muajin e kaluar në Miluoki, Ronen dhe Orna Neutra, i folën audiencës për pengmarrjen e djalit të tyre, Omerit, dhe thërritën së bashku me të pranishmit: “Sillini në shtëpi!”.

Të mërkurën, Jon Polin dhe Rachel Goldberg-Polin, prindërit e 23-vjeçarit Hersh Goldberg-Polin të marrë peng në 7 tetor, u ngjitën në skenë me të njëjtën thirrje.

“Ky është një kuvend politik”, tha Jon Polin. “Por nevoja që të kthehet në atdhe djali ynë dhe të gjithë pengjet e tjerë, nuk është një çështje politike. Është çështje humanitare”.

Gjatë kuvendit republikan, disa folës e kritikuan Presidentin Joe Biden dhe Nënpresidenten Harris se nuk e dekurajuan Hamasin për sulmin dhe se neglizhuan pengjet. Por çifti Polin tha se kanë folur në mënyrë të përsëritur me presidentin dhe nënpresidenten dhe lavdëruan përpjekjet e tyre.

Ndërkohë që kuvendi republikan e paraqiti Hamasin si një rrezik ndaj Shteteve të Bashkuara, në kuvendin demokrat është përmendur relativisht pak lufta, megjithëse jashtë godinës vazhdojnë të demonstrojnë protestuesit pro-palestinezë, duke kërkuar që administrata amerikane mos ta mbështesë Izraelin.

Sërish në vëmendje sulmi më 6 janar ndaj Kapitolit

Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit ka qenë një pjesë kryesore e fushatave elektorale demokrate që kur vendi u trondit nga pamjet e transmetuara. Demokratët i dhanë sërish një vend kryesor gjatë të mërkurës në mbrëmje.

Në kuvend u shfaq një video ku tregohej ish-Presidenti Trump duke u bërë thirrje mbështetësve të tij që të marshonin drejt Kapitolit, sulmet ndaj oficerëve të policisë dhe zotimin e zotit Trump se do t’i falte të dënuarit.

Në ditën e djeshme folën edhe republikanë për shqetësimet e tyre për kandidatin republikan Donald Trump.

Ish zv/Guvernatori i Xhorxhias, Geoff Duncan rikujtoi kërcënimet nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump, kur refuzoi t’u bindej kërkesave të ish-presidentit në vitin 2020 për ta shpallur atë fitues në Xhorxhia dhe jo Presidentin Biden.

Zoti Duncan iu drejtua kolegëve të tij republikanë, duke u thënë se nëse do të votonin për zonjën Harris, “nuk do të jeni demokratë. Do të jeni patriotë”.

Demokratët me një përkufizim më të gjerë për liritë

Tematika e mbrëmjes së tretë ishte “liria”. Në sfond dëgjohej muzika po me këtë titull e këngëtares Beyonce që është bërë lajtmotivi muzikor i fushatës elektorale të zonjës Harris, ndërsa në ekrane shfaqej fjala “liri” gjatë fjalimeve të ndryshme.

Demokratët e lidhën këtë temë me çështjen e të drejtave të riprodhimit, që morën rëndësi të shtuar pas rrëzimit të së drejtës për abort në rang kombëtar.

Demokratët gjithashtu e përdorën argumentin për lirinë për t’i kritikuar republikanët për disa çështje të tjera sociale, që nga të drejtat për homoseksualët dhe deri tek ndalimi i librave nëpër shkolla.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, një homoseksual që po rrit dy fëmijë së bashku me bashkëshortin e tij, e lidhi këtë çështje me Projektin 2025.

Ky dokument u hartua nga Fondacioni konservator Heritage dhe shikohet si një axhendë e mundshme për një mandat të dytë të ish-Presidentit Trump, megjithëse ai thotë se nuk ka lidhje me fushatën e tij elektorale.

“Projekti 2025 do ta shndërronte të gjithë qeverinë federale në një makineri masive, që do të përdorej për të kontrolluar zgjedhjet që ne bëjmë për riprodhimin”, tha zoti Polis.

Gjatë një ndër fjalimeve më elektrizuese, Oprah Winfrey tha për lirinë se “herë pas here është e nevojshme që të ngrihemi kundër përndjekësve në jetë”.

Demokratët, me lidhje të hershme me Hollivudin, kthejnë vëmendjen drejt platformave online

Partia Demokrate ka patur gjithnjë mbështetjen publike dhe financiare të figurave të mirënjohura të artit dhe skenës.

Kjo parti po krijon tashmë partneritete të reja me ata që influencojnë sipas mënyrave të shekullit të 21-të: në internet.

Mbi 200 personave me influencë në internet u është dhënë qasje e posaçme tek punimet e kuvendit.

Me dhjetëra miliona ndjekës që ata kanë në platformat e tyre, mesazhi i politikanëve mund të përhapet më gjerësisht se sa arrihej më parë nga figurat e skenës, apo edhe mediat.

Një ndër folësit në kuvend, Carlos Eduardo Espina, ka p.sh. 10.2 milionë ndjekës në platformën e tij në gjuhën spanjolle në rrjetin TikTok dhe mund të ndihmojë me këtë segment jetik të votuesve për zgjedhjen e zonjës Harris.

Ai iu bashkua një ligjvënëseje nga zonat kufitare dhe një sherifi nga Teksasi për të mbrojtur përqasjen për emigracionin të administratës Biden-Harris. “Të jesh pro-emigrantëve do të thotë të jesh pro-Amerikës”, tha ai.

Muzikë tërheqëse për bazën e mbështetësve

Kolonat zanore në kuvendin republikan muajin e kaluar në Miluoki u dominuan nga muzika rok. Për demokratët e mbledhur në Çikago, muzika ishte shumë më e shumëllojshme.

Kjo reflekton dallimet dramatike mes dy bazave të votuesve.

Kuvendi republikan u mbështet së tepërmi tek lloji i rokut që ishte shumë popullor në programet e radios për votuesit që ishin të rinj në vitet 1960 dhe 1970.

Ndërkohë kuvendi i demokratëve përfshinte muzikë rap, R&B, indie rock, country, Americana dhe edhe rokun klasik, duke iu përmbajtur kështu përbërjes multi-racore të këtij koalicioni.

Gjatë punimeve të kuvendit dolën në skenë artistë si Lil Jon, Jason Isbell, Stevie Wonder dhe John Legend, ndërsa në natën e fundit pritet të shfaqet edhe këngëtari Pink.

Në kuvendin republikan merrte pjesë një bandë muzikore që luante pjesë nga Aerosmith, Cheap Trick, Lynyrd Skynyrd dhe këngëtari i muzikës country Lee Greenwood, që luajti këngën “Zoti e bekoftë SHBA-në” (“God Bless the USA”)./voa

The post VOA: Çfarë solli nata e tretë e Kuvendit Kombëtar Demokrat? appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Ebrahim Raisit, Irani cakton datën për zgjedhjet presidenciale
Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen më 28 qershor, pas vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi në aksidentin me helikopter. Siç raportohet kandidatët mund të regjistrohen nga 30 maji deri më 3 qershor dhe fushata do të zgjasë nga 12 qershori deri në mëngjesin e 27 qershorit.

Gjithashtu presidenti iranian Ebrahim Raisi vdiq në një aksident në një përplasje helikopteri. Ai ndodhej së bashku me ministrin e tij të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian të dielën në provincën e Azerbajxhanit Lindor, në veriperëndim të Iranit, ku fatkeqësisht humbën jetën.

The post Vdekja e Ebrahim Raisit, Irani cakton datën për zgjedhjet presidenciale appeared first on Albeu.com.

Biden dhe Trump po përdorin inteligjencën artificiale në zgjedhjet presidenciale për të tërhequr votuesit
Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë.

Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit.

“Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë del një model i ri, që është dukshëm më i mirë se modeli i mëparshëm”, thotë Scott Babwah Brennen nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Këto modele janë mjete të fuqishme për ekipet e fushatave në nivel kombëtar dhe në atë lokal, thotë analistja politike Betsy Hoover.

“Mendoni për ekipet e fushatave që nuk kanë personel për krijim të përmbajtjeve dixhitale. Për shembull, programet e inteligjencës artificiale ua mundësojnë atyre të kenë vetëm një person që mund të merret me këtë punë, nëse duan. Inteligjenca artificiale mund të luajë një rol të madh në fushatën e një kandidati që garon ndaj një rivali me përvojë dhe gjendje shumë më të mirë financiare”, thotë ajo.

Firma e zonjës Hoover investon në zhvillimin e teknologjisë për Partinë Demokrate dhe kauzat e majta. Ajo thotë se shfrytëzimi “në mënyrën e duhur” i teknologjisë është shumë i rëndësishëm.

“Unë nuk e di saktësisht se çfarë standarde kanë ekipet e fushatave të kandidatëve republikanë, por e di që demokratët kanë standarde të larta për mënyrën se si do të përdoret kjo teknologji e re. Kështu që nuk jam vërtet e shqetësuar se do të jemi mbrapa nëse përdorimi i inteligjencës artificiale do të jetë etik dhe i përgjegjshëm”, thotë ajo.

Në vitin 2016, zoti Trump përdori reklama në nivel të pashembullt në mediat sociale me mesazhe të krijuara veçmas për secilin votues në çdo shtet, duke punuar me firmën britanike të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, “Cambridge Analytica”.

Brad Parscale ishte këshilltari i lartë i fushatës së zotit Trump për analizimin e të dhënave dhe operacioneve dixhitale.

Firma e tij, “Campaign Nucleus”, menaxhon faqen e internetit të ekipit të fushatës së zotit Trump këtë vit.

Zoti Parscale tha në konferencën e konservatorëve “FreedomFest” në fillim të këtij viti, se inteligjenca artificiale mund të analizojë të dhënat e votuesve për të krijuar reklama në masë me tekst dhe email për secilin votues dhe të ndihmojë për votat e atyre që votojnë në mungesë.

“Brenda disa vitesh, kandidati mund të jetë në gjendje ta zhvillojë fushatën përmes celularit, të nxjerrë deklarata për shtypin, të dërgojë emaile, të grumbullojë fonde, të gjitha këto të krijuara nga inteligjenca artificiale”, thotë zoti Parscale.

Por ekzistojnë shqetësime për përdorimin e inteligjencës artificiale. Një anketë e Institutit Amerikan të Shtypit dhe agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se 42 për qind e votuesve amerikanë janë të shqetësuar se mediat do të përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar raportime gjatë fushatës për zgjedhjet e këtij viti./VOA

The post Biden dhe Trump po përdorin inteligjencën artificiale në zgjedhjet presidenciale për të tërhequr votuesit appeared first on Albeu.com.

Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, voton Talat Xhaferi: Sot zgjedhim në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ai ka reaguar pas votimit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë.

Ndër të tjera, Xhaferi ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi.

“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane.

Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë.

Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi.

Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë.

Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi.

The post Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, voton Talat Xhaferi: Sot zgjedhim në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale, 7 kandidatë në garë
Ditën e sotme, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, të cilët duhet të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut.

Në garë janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili është propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje merr pjesë me Gordana Siljanovska Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë.

Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi një kandidat/e duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore, apo gjysmën e votave të mbi 1.8 milion votuesve.

Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më së shumti vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.

Në të gjitha zgjedhjet presidenciale të deritanishme është siguruar censusi prej të paktën 40 për qind.

Fushata elektorale ka zgjatur 20 ditë dhe është përcjellë me akuza të shumta mes kandidatëve.

Rezultatet e para pritet të publikohen pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19.00.

Ato, sikurse edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, fillimisht do të publikohen nga shtabet e kandidatëve ndërsa KSHZ-ja do t’i publikojë më së voni deri nga mesnata e 24 prillit.

Nga KSHZ-ja kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, për të dëshmuar, siç kanë thënë, se Maqedonia e Veriut mund të organizojë zgjedhje sipas standardeve evropiane.

Në këtë drejtim kandidatët për president kanë nënshkruar edhe një kod për zgjedhje të drejta dhe demokratike, dhe për përmbajtje nga etiketimet dhe gjuha e urrejtjes.

Temat që kanë dominuar fushatën kryesisht kishin të bënin me integrimet evropiane, ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor dhe ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Këto zgjedhje njëherësh vlerësohen si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

MPB-ja nuk ka bërë të ditur numrin e policëve të angazhuar në qendrat e votimit, por nga ky dikaster më herët kanë thënë se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrjedhës së procesit në pjesën perëndimore të vendit.

The post Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale, 7 kandidatë në garë appeared first on Albeu.com.

Nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, 7 kandidatë në garë
Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriutjanë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM. Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës.

Në Maqedoninë e Veriut, janë të regjistruar 1.713.758 zgjedhës, ndërsa jashtë vendit apo zyrat konsullore mund të votojnë 2.569 zgjedhës.

Siljanovska: Do të luftoj për shtet së të drejtës

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska në kuadër të fushatës është fokusuar tek keqpërdorimi i institucioneve nga ana e politikanëve.

Ajo vlerëson se politika nuk duhet të privatizohet dhe personalizohet nga karaktere që vetëm e shfrytëzojnë atë. Ajo është përqendruar edhe për mbrojtjen e identitetit kulturor të vendit.

Shteti europian duhet ndërtuar sipas traditës së heronjve maqedonas, vlerëson Siljanovska. “Ata që dhanë jetët për Ilindenin e parë, të dytë dhe të tretë, mund dhe duhet të avancojmë në Ilindein e katërt, Ilinden i cili do të shënojë Republikën, i cili do të jetë shtet i së drejtës”, thotë Siljanovska.

Pendarovski: Integrimi europian i vendit nuk vihet në dyshim

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski ka kërkuar në fushatë nga qytetarë edhe një mandat për ta çuar vendin përpara, drejt integrimit evropian dhe standardit më të mirë të jetesës.

“Ky president dhe kjo garniturë politike, asnjëherë nuk kanë dhënë premtime të rreme dhe shpresa për realizim të shpejtë të qëllimeve strategjike të shtetit. Edhe sot para jush nuk them se Maqedonia do të jetë një prej vendeve më të zhvilluara në Evropë, nuk them se i gjithë ai proces do të zgjasë vetëm disa muaj, por them dhe përsëris gjithandej, rreziku më i madh është nëse në zgjedhje u japim shansin atyre që e pamë se si udhëheqin njerëzit”, është shprehur Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së për President.

Ai gjatë fushatës është fokusuar edhe tek humbja e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor.

Osmani: Kushtetuta duhet ndryshuar

Bujar Osmani, kandidati për president nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, është ka theksuar disa herë gjatë fushatës se në Maqedoninë e Veriut, nuk do të mund të formohet qeveria e re, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, pa një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Pres që VMRO-DPMNE-ja opozitare, nëse arrin ta ketë shumicën në zgjedhjet parlamentare, të pajtohet me ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë, ndërsa kundërshtimin e deritanishëm të saj më tepër e vlerësoj si qëndrim për të fituar pikë politike”, thotë Osmani.

Ai ka folur edhe për rreziqet ruse, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kërcënimet ruse mund të kenë pasoja mbi marrëdhëniet ndëretnike, që janë shtylla e stabilitetit dhe e sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, vlerëson Osmani.

Taravari: Për një Maqedoni gjithëpërshirëse

Kandidati për president i koalicionit VLEN Arben Taravari, gjatë fushatës ka thënë se rrënjët e besimit i ka në punën e palodhur për të forcuar demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi ekonomike dhe sociale për të gjithë qytetarët.

“Fokusi ynë kryesor nuk janë vetëm numrat, por çfarë përfaqësojnë ato numra, zërat, besimi dhe aspiratat e njerëzve. Fushata ime u mbështet në një vizion për Maqedoninë që përqafon diversitetin, promovon unitetin dhe ruan prosperitetin ekonomik dhe social për të gjithë qytetarët e saj”, shprehet Taravari.

Vankovska: Maqedonisë i duhen ndryshime rrënjësore

Kandidatja për presidente nga radhët e partisë “E Majta”, Biljana Vankovska, përmes bashkëbisedimeve me qytetarët ka premtuar se do të angazhohet për zvogëlimin e buxhetit ushtarak, ndërkaq mjetet e tjera do t’i transferojë për arsim.

Gjithashtu, premtoi se do të marrë masa edhe për parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.

“Çështja është që të mos u jepni shpresë të zbrazët, por të filloni t’i ndryshoni gjërat. Për shembull, e zvogëlojmë buxhetin ushtarak, i transferojmë mjetet në arsim, e dimë se shkollat i kemi katastrofë, rrënohen, tualete të tmerrshme, nuk ka materiale mësimore”, vlerëson Biljana Vankovska, kandidate për presidente nga partia “E Majta”.

Jakimovski: Do ta bëjmë Maqedoninë krenare

Kandidati i koalicionit “Guxim për Maqedoninë” Stevço Jakimovski ka përsëritur disa herë në fushatë se nëse do t’i jepnin shans për president njëherë, shumë herë do të dëshironin që ta zgjidhnin. “Për herë të parë keni kandidat për president që është i gatshëm ta jep jetën për emrin dhe dinjitetin e Maqedonisë. Dhe mos thoni se nuk kishit zgjidhje, dhe mos thoni se të gjithë janë të njëjtë dhe mos thoni se ata janë të mëdhenj ne duhet të lëshojmë pe”, ka thënë Stevçe Jakimovski, kandidat për president.

Dimitrievski: Presidenti nuk duhet të zgjidhet nga Kuvendi

Zgjedhja e presidentit në Kuvend shkel Marëveshjen Kornizë të Ohrit si edhe Kushtetutën, thotë kandidati presidencial nga Lëvizja ‘E DI” Maksim Dimitrievski.

Në rast se sillet një vendim që kreu i shtetit të zgjidhet në Kuvend, ai mendon se vendi atëherë nuk do të ketë aspak nevojë për institucionin e presidentit.

“Presidenti zgjidhet nga sovraniteti që qytetarët i japin funksionit që të jetë president i të gjithë qytetarëve. Unë si demokrat me bindje demokratike jam i gatshëm të debatoj për çdo ide por kuptohet që nuk është në dëm të shtetit “, thotë Dimitrievski.

Procesin zgjedhor të 24 prillit, do ta vëzhgojnë mbi 940 vëzhgues dhe gazetarë të huaj.

The post Nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, 7 kandidatë në garë appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale
Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit të saj. Shtatë kandidatë janë në garë; prej tyre dy shqiptarë, të cilët shprehen të bindur se do të kalojnë në raundun e dytë.

Garuesit dhe partitë e tyre kanë hedhur akuza për afërsinë e disa prej kundështarëve politikë me Federatën Ruse apo për pengimin e proceseve të integrimit të vendit drejt BE-së. Presidenti i ri pritet të zgjidhet në balotazh më 8 maj, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut po i afrohet fundi. Në të ka mbizotëruar një retorikë e ashpër. Zgjedhjet mbahen më 24 prill. Ndonëse heshtja zgjedhore hyn në fuqi 24 orë para kësaj date, nga ana tjetër vazhdon pa pengesë fushata e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, një gjë që për herë të parë ndodh në këtë vend ballkanik.

Kandidatët shqiptarë shprehen të bindur se do të kalojnë në raundun e dytë, por kjo nuk i ka ndodhur një garuesi shqiptar deri më tani në Maqedoninë e Veriut. Është e qartë se politikanët shqiptarë garojnë në zgjedhjet presidenciale për të parë sa mbështetje kanë tek elektorati sidomos në rrethana të këtilla kur zgjedhjet parlamentare mbahen vetëm dy javë më pas.

Drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar “Vlen” shkuan në Gjermani dhe Zvicër për takime me diasporën në kërkim të votave.

Zoti Arben Taravari duke ditur vështirësitë e emigrantëve për t’u kthyer vetëm sa për të votuar, u kërkon atyre që të ndikojnë tek familjarët dhe të afërmit në vendlindje që votat t’i hedhin për kandidatin e koalicionit VLEN më 24 prill dhe për zgjedhjet parlamenare të 8 majit.

“Ju nuk jeni rastësisht këtu se keni dashur, por sepse keni parë plot padrejtësi dhe mosfunksiom të shtetit; shtetit të së dretjës, ekonomisë, etj. Më 24 prill kush fiton, 8 maji është gati. Kapitulim. Ne e kemi shumë me rëndësi atë ditë. Në qoftë se mendoni se duhet të na përkrahni, të loboni kush mundet edhe mirësevini, sepse krijoni një atmosferë dhe frymë fituese. Kush nuk mundet të vijë, së paku një telefonatë anndej ku mundeni, një gjysëm fjale që ta përkrahin ndryshimin, sepse shqiptarët prej 2011 kanë votuar për ndryshim”, u shpreh kandidati për president, Arben Taravari.

Bujar Osmani, kandidat i koalicionit Fronti Evropian bën thirrje për ruajtjen e harmonisë ndëretnike në vend dhe shmangien e ndikimeve keqdashëse që do ta largonin vendin nga orientimi strategjik pro-evropian:

“Është një kërkesë për 61 deputetë që të na përjashtojnë edhe ne, edhe turqit edhe romët dhe boshnjakët nga vendimmarrja. Me vendimin për fuqizimin e Frontit Evropian ju do t’ua ngritni një mur atyre që duan të na izolojnë nga bota në kushte kur bota është ne periudhën e saj më të vështirë: Një eskalim në Lindjen e Mesme; me luftën në Ukrainë; me vlimin që ndodh në Ballkan, më së paku që na duhet neve në këtë shtet multietnik është paqartësia strategjike; është izolim nga rrjedhat botërore”, tha zoti Osmani.

Gordana Siljanovska dhe partia e saj VMRO-DPMNE akuzojnë Lidhjen Social Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim për korrupsion apo edhe për lëshimet, që sipas tyre, i janë bërë partisë shqiptare në dëm të interesave shtetërore:

“Maqedonia nuk guxon të jetë një shtet dykombësh sepse kjo çon drejt boshnjakëzimit dhe modelit të Qipros. Maqedonia duhet të jetë shtet i qytetarëve të barabartë dhe i një shoqërie shumëkulturore; por jo shtet dykombësh”, shprehet ajo duke aluduar në shqiptarët.

Stevo Pendarovski, i cili garon për një mandat të dytë, akuzon VMRO-DPMNE-në se ndryshe paraqitet para publikut vendas dhe ndryshe para diplomatëve perëndimorë:

“Hristijan Mickovski saherë që flet me ambasadorët e huaj thekson se përparësi e tij është përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutë, ndërsa para zyrtarëve të partisë së tij dhe mbëstetësve të tij e thotë të kundërtën”. Zoti Pendarvoski thotë se ka shumë arësye për mos t’i besuar zotit Mickovski dhe stafit të tij.

Në garë janë edhe Maksim Dimitrievski i partisë së quajtur “Znam”, Stevçe Jakimovski i “Opsionit Qytetar për Maqedoninë” dhe Biljana Vankovska e partisë nacionaliste “E Majta”.

Dy garuesit me më tepër vota nga zgjedhjet e 24 prillit do të kalojnë në balotazhin e 8 majit kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Votat e elektoratit shqiptar zakonisht kanë ndikim në balotazh për të përcaktuar fituesin, por kjo kërkon thirrjen nga partitë politike shqiptare, të cilat deri më tash nuk janë shprehur se si do të veprojnë./VOA

The post Maqedonia e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale appeared first on Albeu.com.

Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në pritje të fillimit zyrtar të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë zgjedhur një retorikë sulmuese ndaj kundërshtarëve, ndërkohë që mbizotërojnë akuzat për afërsinë e partive të caktuara me politikat e Federatës Ruse.

Megjithatë, partitë kryesore theksojnë si alternativë të vetme atë të integrimit evropian të vendit, edhe përkundër zhgënjimeve nga zvarritjet që, sipas tyre në këtë drejtim po i bën BE-ja. Ndërkaq, analistët nuk e përjashtojnë mundësinë e ushtrimit të ndikimit rus në zgjedhjet e pritshme.

Në Maqedoninë e Veriut edhepse fushata e zgjedhjeve presidenciale akoma nuk ka filluar zyrtarisht, partitë politike dhe pjesëmarrësit në garë po zhvillojnë një retorikë mjaft të ashpër me akuza të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.

Ndërkohë që partitë maqedonase shkëmbejnë ofendime për “tradhëtinë ndaj interesave kombëtare”, partitë shqiptare, nga ana tjetër po thellohen në një retorikë që ka në qendër të vëmendjes ndikimin rus në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka për moto “Po Evropës – Jo Rusisë”, teksa thotë që shmangia eventuale e rrugës evropiane të vendit do të përkthehej si rrezik i orientimit drejt Rusisë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thekson se Rusia synon të pengojë rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të shtrijë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, shkruan Zeri i Amerikes.

“Rusia ka hyrë në vendin tonë; ka themeluar parti politike, ka themeluar mediume, ka formuar militantë në vendin tonë, që duan ta thyejnë rrugën tonë të përcaktuar fort se ne duam një Ballkan të paqtë. Këtu te ne ka parti të themeluar nga Aleksandar Dugin, që është koka e politikave ruse”, u shpreh zoti Ahmeti në një takim me mbështetësit e partisë së tij.

BDI-ja flet për politikat anti-evropiane të opozitës maqedonase, por dhe asaj shqiptare dhe bashkërendimin e tyre me Moskën, ndërsa ka alarmuar për një skenar rus që synon trazira politike pas zgjedhjeve të 8 majit.

Por, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar VLEN dhe kandidat për president të vendit i cilëson këto si akuza të pabaza:

”Këto janë akuza qesharake. Mendoj se së paku BDI-së nuk i ka hije të akuzojë në këtë mënyrë dhe nëse dikush ka afërsi me Serbinë prej partive politike shqiptare, mendoj se është BDI-ja dhe Serbia është përfaqësuese kryesore e Rusisë në Ballkan, kështu që këto janë akuza të pabaza”, thotë zoti Taravari.

Por, a mund të ketë ndikim dhe përzierje ruse në zgjedhjet e pritshme të Maqedonisë së Veriut? Analisti Albert Musliu kujton historinë e aktivitetit keqdashës rus përmes qendrave të internetit në Veles të Maqedonisë së Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

“Kapaciteti në Maqedoni për t’u përzier në procesin zgjedhor nga Federata Ruse është evidente. Tek ne e thjeshtojnë procesin e ndërhyrjes së Federatës Ruse. Ajo jo gjithmonë bëhet nëpërmjet rusëve, por dhe jo gjithmnë bëhet nëpërmjet maqedonasve ose serbëve. Narrativi pro-rus që i shkon për shtati interesave të Federatës Ruse dhe destabilizimit të këtij rajoni si mundësi e defokusimit të asaj që ndodh në Ukrainë bëhet edhe nëpërmjet narrativave të tjera: atyre Lindore mandje edhe atyre vendore. Gjithsesi se tendenca e përzierjes nga ana e Federatës Ruse, qoftë direkte apo nëpërmjet “proxy”-ve të saj si në palën maqedonase po ashtru edhe në atë shqiptare nuk është qëllim-mirë. Qëllimi përfundimtar i saj është ngritja e tensioneve, shtimi i përplasjeve të të dy palëve, të cilat në Maqedoni akoma nuk janë përmbyllur me qëllim që të shpërqendrohet opinioni i partnerëve tanë euro-atlantikë prej asaj që ndodh në Rusi dhe një pjesë e atij fokusi të transferohet në Ballkan”, thotë analisti Musliu në një bisedë për Zërin e Amerikës.

Zoti Musliu, ndërkaq nuk mendon se mund të ketë ndonjë konflikt të përmasave më të gjera në Ballkan për shkak të pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë dhe për shkak se shumica e vendeve të rajonit janë tashmë anëtare të Aleancës.

Analisti vlerëson se Rusia dhe përkrahësit e saj në Shkup dhe rajon synojnë, në radhë të parë nxitjen e skepticizmit ndaj BE-së.

The post Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.