zgjedhjet ne mal te zi Archives - Albeu.com

Ndryshime tektonike në Mal të Zi, të gjitha nën drejtimin e dy burrave
Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Mal të Zi, rezultatin më të mirë individual e ka arritur Lëvizja “Evropa Tani” (PES) e udhëhequr nga Milojko Spajiq. Me këtë, PES shënoi fitoren e tretë zgjedhore ndaj Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e gjitha kjo falë Spajiqit dhe Jakov Milatoviqit.

Rezultatet e Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) tregojnë se Lëvizja Evropiane ka fituar tashmë 26 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është në vendin e dytë me 23 për qind.

Fitoren e zgjedhjeve e shpalli lideri i PES, Milojko Spajiq, duke theksuar se nuk do t’i bashkohet koalicionit me DPS-në.

“Kjo është një fitore e madhe për Evropën tani. Nga statusi i partisë joparlamentare, në një vit u bëmë partia më e madhe në Mal të Zi, me gjithë presionet. Kemi arritur një rezultat të mirë dhe presim që qeveria të formohet sa më shpejt. Ne do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlerat tona”, tha Spajiç.

Në anën tjetër, Danijel Zhivkoviq, i cili tani udhëheq DPS-në, pretendon se lista e tij ka më shumë mandate se PES.

“Në bazë të numërimit të të gjitha votave, DPS ka 18 mandate, e dyta është PES me 17 mandate, çka vërteton faktin se DPS është më e fortë se çeliku. Prandaj, ky koalicion e konfirmoi rëndësinë e tij politike me forcën e tij, pa koalicionin “Zajedno” nuk ka qeveri stabile, reformiste, evropiane”, tha Zhivkoviq.

Pavarësisht nga projeksionet e partive individuale, të gjitha të dhënat zyrtare tregojnë se PES është fitues i këtyre zgjedhjeve, që do të thotë se kjo është fitorja e tretë e përgjithshme e Lëvizjes Evropiane ndaj DPS-së.

Sondazhet para votimeve ishin të përafërta me rezultatet preliminare.

Sipas CEMI-t, një koalicion tjetër pro-BE-së që përfshin Partinë Demokratike dhe Lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave (11 mandate).

Millojko Spajiq, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), në fjalimin e tij të parë paszgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti joparlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviq.

“Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha Spajiq.

Për 81 ulëset e Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë.

Sipas të dhënave të para, në këto zgjedhje votuan rreth 56 për qind e votueseve me të drejtë vote. Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik në Mal të Zi, shifra paraqet rënie të numrit të votuesve për 20 për qind, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020.

Pse ishin të rëndësishme këto zgjedhje?

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati trivjeçare në Mal të Zi, ku dy qeveri u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit.

Rezultati i zgjedhjeve mund të prodhojë një qeveri funksionale, të cilën Mali i Zi nuk e ka thuajse që nga prilli i vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve, asokohe e udhëhequr nga Millo Gjukanoviq, humbi në zgjedhje.

Media të ndryshme ndërkombëtare dhe analistët politikë, ditëve të fundit, thanë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Malit të Zi, pasi votuesit do të kenë mundësi të vendosin për të përkrahur partitë dhe koalicionet – disa përkrahëse të Perëndimit, të tjerat përkrahëse të Serbisë, apo Rusisë.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në 30 vjetët e fundit, në të cilat nuk merr pjesë ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili humbi në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin prill të këtij viti.

Paraprakisht, më 16 mars, tre ditë para se të zhvillohej rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviq shpërndau Parlamentin dhe caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke përmendur trazirat e vazhdueshme brenda Qeverisë dhe mungesën e përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e 11 qershorit ishin zgjedhjet e 12-ta parlamentare që nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të gjashtat që nga pavarësimi i Malit të Zi në vitin 2006.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017 dhe kandidat për anëtarësim në BE që nga fundi i vitit 2012.

Mali i Zi hapi të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE – të fundit në qershor 2020 – dhe mbylli tre.

Humbja e Milo Gjukanoviqit

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, DPS përjetoi një debakli të madh në zgjedhjet presidenciale. Më pas presidenti dhe lideri shumëvjeçar i DPS-së, Milo Gjukanoviq, humbi në raundin e dytë nga nënkryetari i PES-së, Jakov Milatoviq.

Ai fitoi rreth 60 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviq rreth 40 për qind. “Sundimtari i përjetshëm” i Malit të Zi u largua kështu pas më shumë se 30 vjetësh nga posti drejtues dhe së shpejti doli në pension nga posti partiak.

Siç tha ai, ka ardhur koha për liderë të rinj në DPS, kështu që Danijel Zhivkoviq u bë kryetar i partisë dhe kryesoi listën në zgjedhjet parlamentare për herë të parë.

Edhe pse DPS ka rezultatin e dytë më të mirë, potenciali i koalicionit të kësaj partie është reduktuar në mënyrë drastike, ndaj është e sigurt se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Me këtë Spajiq dhe Milatoviq arritën rezultat 2:0 në raport me DPS-në dhe triumfin e parë e kishin në tetor të vitit të kaluar.

Pikërisht atëherë Lëvizja Evropa Tani, e formuar nga Milojko Spajić dhe Jakov Milatović – ministra të qeverisë së Zdravko Krivokapić-it, doli për herë të parë në zgjedhje.

Në fjalë ishin zgjedhjet lokale, ku u arrit një rezultat i pabesueshëm. Lista e udhëhequr atëherë nga Jakov Milatoviq fitoi shumicën në Podgoricë dhe kështu e rrëzoi DPS-në nga pushteti pas 24 vjetësh.

Olivera Injac u bë kryetare e komunës së Podgoricës para PES, pasi Milatović hyri në garën presidenciale.

Zgjedhjet lokale ishin fillimi i ngritjes së shpejtë të Lëvizjes Evropa Tani, e cila vazhdoi deri në zgjedhjet parlamentare. Spajiq dhe Milatoviq tani kanë rezultat 3:0 ndaj DPS-së, e cila çdo ditë po humbet fuqinë.

The post Ndryshime tektonike në Mal të Zi, të gjitha nën drejtimin e dy burrave appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët me gjashtë deputetë, kush janë parlamentarët e rinj të Malit të Zi?
Në bazë të rezultateve paraprake, tashmë dihet edhe emrat e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Këto janë rezultate paraprake dhe se ndryshimet janë të mundshme derisa të përcaktohen rezultatet përfundimtare, raporton rtcg.

Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj. Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë.

Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviq, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Demokratët dhe URA: Aleksa Beçiq, Dritan Abazoviq, Momo Koprivica, Zdenka Popoviç, Miloš Konatar, Boris Bogdanoviq, Dragan Krapović, Ana Novaković Đurović, Vladimir Martinović, Stevan Katić dhe Filip Adžić.

Deputetët e lëvizjes “Evropa Tani” do të jenë: Milojko Spajić, Filip Ivanović, Maida Gorčević, Andrej Milović, Anđela Jakšić Stojanović, Boris Pejović, Vasilije Čarapić, Srđan Pavićević, Vladimir Dobričanin, Seid Hadžić, Jelena Nedović, Tihomir Dragaš, Filip Radulović, Mirko Đukić, Naida Nišić, Vojislav Šimun, Uglješa Urošević, Dražen Petrić, Radinka Ćinćur, Jovan Subotić, Miodrag Laković, Miloš Pižurica i Jevrosima Pejović. Nga radhët e koalicionit “Së bashku”: Danijel Zhivković, Nikola Janović, Nermin Abdić, Drita Lola, Boris Mugosha, Dushan Raičević, Oskar Huter, Aleksandra Vuković, Kučučkov, Jevto Eraković, Abaz Dizdarević, Sonja Milatović, Branislav Nenezić, Mehmed Zenka, Nikola Milović, Zoja Bojanić Lalović, Andrija Nikolić, Nikola Rakočević, Mihailo Andušić, Aleksandra Despotović dhe Nihad Canović.

Për të ardhmen e Malit të Zi: Milan Knežević, Andrija Mandić, Simonida Kordić, Marko Kovačević, Maja Vukićević, Slaven Radunović, Vesko Delić, Milun Zogović, Milutin Đukanović, Milan Lekić, Vladislav Bojović, Jelena Božović dhe Jovan Jole Vučurović.

Deputetët e Partisë Boshnjake do të jenë Ervin Ibrahimoviq, Amer Smailoviq, Kenana Strujiq Harbiq, Damir Gutiq, Admir Adroviq dhe Mirsad Nurkoviq. Si deputetet të SNP-së dhe DEMOS-it në Kuvend do të flasin Vladimir Jokoviq dhe Dragoslav Shqekiq.

Nderkohe, Adrijan Vuksanoviq do të jetë përfaqësues nga HGI.

The post Shqiptarët me gjashtë deputetë, kush janë parlamentarët e rinj të Malit të Zi? appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj: Shqiptarët i favorizojnë vetëm partitë shqiptare
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka komentuar në një deklaratë për mediat procesin zgjedhor në Mal të Zi, pas votimit.

Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor i penalizon dhe shpreson që diçka e tillë të ndryshojë.

Ndërkaq, Gjeloshaj shtoi se është i hapur për koalicion në mënyrë që të formohet shumica qeveritare, por theksoi se vijat e tyre të kuqe janë sa i takon orientimit që duhet të jetë pro amerikan, të jetë me sytë nga BE-ja dhe NATO.

Ai gjithashtu u shpreh se favorizimin shqiptarët në Mal të Zi e kanë marrë përmes partive shqiptare.

“Çdo ligj që ka të bëjë me shqiptarët, çdo investim, janë iniciuar gjithmonë prej partive shqiptare. Mendoj që këto që janë parti të ashtuquajtura qytetare, po gati nuk e kuptoj çfarë do të thotë qytetare se janë parti serbo-malazeze, siç jemi ne shqiptare. Unë i quaj fjetësa. Deri sot rezultati i tyre nuk ka qenë i dukshëm për shqiptarët, mirëpo as angazhimi i tyre nuk ka qenë i dukshëm”, u shpreh Gjeloshaj.

The post Zgjedhjet në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj: Shqiptarët i favorizojnë vetëm partitë shqiptare appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Mal të Zi, vendimtare për të ardhmen evropiane
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orës 7.00 të mëngjesit të 11 qershorit dhe do të mbyllen në orën 20.00.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Malit të Zi të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 542.468 qytetarë.

Në garë marrin pjesë 15 lista zgjedhore të koalicioneve dhe partive, të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi.

Partitë dhe koalicionet që po marrin pjesë në këto zgjedhje kanë premtuar jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale.

Premtime të tilla kanë dominuar të gjithë fushatën elektorale.

Pse janë të rëndësishme këto zgjedhje?

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati tri vjeçare në Mal të Zi ku dy qeveri u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit.

Rezultati i zgjedhjeve mund të prodhojë një qeveri funksionale të cilën Mali i Zi nuk e ka thuajse që nga prilli i vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve, asokohe e udhëhequr nga Millo Gjukanoviç, humbi në zgjedhje.

Media të ndryshme ndërkombëtare dhe analistët politikë ditëve të fundit thanë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Malit të Zi pasi votuesit do të kenë mundësinë të vendosin për të përkrahur partitë dhe koalicionet, disa përkrahëse të Perëndimit, të tjerat përkrahëse të Serbisë si dhe të tilla mbështetëse të Rusisë.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të tregojë nëse Mali i Zi, si një vend i vogël i vogël i Ballkanit Perëndimor, anëtarë i NATO-s, do të ofrohet më shumë me Bashkimin Evropian dhe të avancojë në proceset integruese.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në 30 vitet e fundit në të cilat nuk merr pjesë ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili humbi në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin prill të këtij viti.

Paraprakisht, më 16 mars, tre ditë para se të zhvillohej raundi i parë të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç shpërndau Parlamentin dhe caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke përmendur trazirat e vazhdueshme brenda qeverisë dhe mungesën e përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e 11 qershorit, janë zgjedhjet e 12-ta parlamentare që nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të gjashtat që nga pavarësimi i Malit të Zi në vitin 2006.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017 dhe kandidat për anëtarësim në BE që nga fundi i vitit 2012.

Mali i Zi hapi të 33 kapitujt e negociatave, i fundit në qershor 2020 dhe mbylli tre.

Çfarë kanë premtuar partitë politike?

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiq, gjatë fushatës zgjedhore ka qenë shumë aktiv në dhënien e premtimeve sa i takon rritjes së pagës mesatare të cilën ai premtoi se do ta bëjë 1000 euro. Ndërsa për pagën minimale tha se do të jetë 700 euro. E po ashtu premtoi rritje të pensionit minimal në 450 euro.

Siç shpjegoi ai, parakusht për zbatimin e kësaj është konsolidimi fiskal njëvjeçar dhe reduktimi i shpenzimeve joproduktive deri në 200 milionë euro.

Filipoviq vlerëson se koalicionet e tjera, si Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Fronti Demokratik (DF), premtimet e tyre për paga dhe pensione më të larta i bazuan në shpalljen e reformës tatimore dhe investimeve.

Koalicioni i udhëhequr nga DPS-ja, në krye me Danijel Zhivkoviqin, premtoi rritje të pagës bruto për 50 për qind dhe pension minimal prej 350 eurosh.

Për rritjen e pagave ka folur edhe Millan Knezheviq, i cili udhëheq dy parti nga Fronti Demokratik pro-serb i përçarë së fundmi në zgjedhje.

Edhe Lëvizja për Ndryshim, e cila deri vonë ishte pjesë e FD-së, premtoi se paga mesatare, nëse do të ishte pjesë e Qeverisë, do të ishte më shumë se 1000 euro dhe pensioni mesatar do të ishte 700 euro.

Mungesa e stabilitetit politik

Shumëkush pret që zgjedhjet e 11 qershorit t’i japin fund një periudhe bllokimi politik në të cilën dy qeveritë, të cilat erdhën në pushtet pas protestave të vitit 2020 të mbështetura nga Kisha Ortodokse Serbe, u rrëzuan pas votimit të mosbesimit.

Në vitin 2017, Mali i Zi iu bashkua NATO-s, një vit pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti për të cilin qeveria e atëhershme fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë.

Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde dhe qeveria serbe mohoi përfshirjen.

Pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Mali i Zi – ndryshe nga Serbia – iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës, dërgoi ndihma në Ukrainë dhe dëboi një numër diplomatësh rusë.

Kremlini e ka vendosur Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

The post Zgjedhjet në Mal të Zi, vendimtare për të ardhmen evropiane appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç pranon humbjen
Milo Gjukanoviç ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviç i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet.

Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviç përgëzoi pasardhësin e tij.

“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviçin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq në fjalën e tij.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.

“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviç, ndërsa shtoi se, partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.

Milo Gjukanoviq për 30 vjet ka qenë në pushtet ku dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër.

The post Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç pranon humbjen appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Vijesti: Milatoviç mund bindshëm Gjukanoviçin
Jakov Milatoviç, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet paraprake.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 39,8 për qind.

Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 76,3 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviq 43,1.

Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.

The post Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Vijesti: Milatoviç mund bindshëm Gjukanoviçin appeared first on Albeu.com.