zgjedhjet ne britani Archives - Albeu.com

Nesër shpallet kryeministri i Britanisë, BBC: Kandidatja Liz Truss zbulon planin për zgjidhjen e krizës energjetike
Ditën e nesërme shpallet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Një nga sfidat më të mëdha të drejtuesit të ri të ekzekutivit në Britani, do të jetë zgjidhja e krizës energjitike.

Kandidatja për kryeministre e Britanisë, Liz Truss, ka premtuar se do të shpallë një plan për t’u marrë me kostot e larta të energjisë brenda një jave nëse bëhet kryeministre të martën, raporton BBC.

Megjithatë ajo nuk zbuloi detaje, duke thënë se asaj fillimisht do t’i duhet kohë, në mënyrë që të finalizojë propozimet e sakta.

Nga ana tjetër, rivali i saj Rishi Sunak tha se ai do të synonte pagesa të mëtejshme për më të varfrit.

Një nga dy pretendentët do të shpallet si udhëheqësi i ardhshëm i Tory të hënën dhe do të zëvendësojë Boris Johnson në Doëning Street të nesërmen.

Ata janë vënë nën presion për të shpjeguar se si do të mbronin familjet me çmimet e faturave në rritje, si dhe do të ndihmonin bizneset, të cilat nuk mbulohen nga kufiri i çmimeve të brendshme.

Duke folur në BBC One të dielën me Laura Kuenssberg, Sekretarja e Jashtme, Truss, tha se veprimi mbi faturat e energjisë do të ishte “jetik” për njerëzit dhe ekonominë.

Ajo shtoi se mbështetja e mëtejshme do të duhet ecë “dorë për dore” me një plan për të rritur furnizimet e brendshme të energjisë, duke argumentuar se MB ishte bërë shumë e varur nga çmimet ndërkombëtare të energjisë.

Ndërsa, Sunak tha se pagesat e mëtejshme të energjisë për pensionistët dhe ata me pagë të ulët, përtej atyre që ai shpalli si kancelar, duhet të synojnë pensionistët dhe ata me pagë të ulët.

Ai ka argumentuar se ulja e sugjeruar e tij në TVSH në faturat e energjisë do të ofronte gjithashtu një ndihmë për të gjithë.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të përjashtonte mundësinë e ndërprerjeve gjatë dimrit për furnizimet me racion, pasi situata ishte “serioze” dhe “çdo mjet në kutinë e veglave” do të duhej.

“Sigurisht që ne nuk duam të jemi në atë situatë, por mendoj se është përgjegjëse të mos e përjashtojmë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Truss ka premtuar të bëjë rreth 30 miliardë paund ulje taksash, në një buxhet emergjent më vonë këtë muaj nëse fiton.

The post Nesër shpallet kryeministri i Britanisë, BBC: Kandidatja Liz Truss zbulon planin për zgjidhjen e krizës energjetike appeared first on Albeu.com.

Për cilin kryeministër britanik po “lufton” Kina dhe pse?
Teksa në Mbretërinë e Bashkuar pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, Kina duket se është investuar në mënyrë aktive në këtë proces dhe po mbështet fuqishëm njërin prej kandidatëve.

Hakerat kinezë mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme për kryeministrin e ri britanik në mënyrë të ngjashme me ndërhyrjet ruse gjatë votimit për referendumin e Brexit në vitin 2016.

Kështu janë shprehur burime nga forcat e sigurimit britanik.

Për herë të parë gjatë zgjedhjeve do të implementohet një sistemi i ri i cili do t’i lejojë anëtarët e Partisë Konservatore të ndryshojnë votën e tyre online – një herë të vetme – nëse duan të mbështesin një tjetër kandidat.

Kjo sipas ekspertëve është një dritare e hapur, e cila e bën sistemin e ri vulnerabël ndaj sulmeve kibernetike.

Por pse i intereson Kinës kush fiton në Britani?

Ka disa arsye.

Ndërkohë që Sekretaria e Jashtme, Liz Truss, ka adoptuar një qëndrim agresiv kundër Rusisë dhe Kinës, Rishi Sunak është treguar shumë më i butë në qëndrimin e tij duke e justifikuar me interesat e Britanisë së Madhe ndaj politikave të jashtme dhe tregëtisë globale.

Në të njëjtën kohë gruaja e z. Sunak, Akshata Murty, ka interesa financiare në dy biznese të mëdha teknologjike në Kinë.

Ajo është e lidhur me këto dy kompani me anë të një grupi konsulence IT, Infosys, që është ngritur nga babai i saj miliarderi N.R. Narayana Murthy.

Edhe anëtarë të tjerë të familjes së Murty kanë aksione në kompaninë Infosys e cila vlerësohet të paktën 67 miliardë paund.

Ndërkohë, kandidatja Truss ka mbajtur një qëndrim krejt të kundërt, duke u shprehur fuqishëm kundër Rusisë dhe Kinës.

“Ne kemi bërë gabime të mëdha, si botë e lirë, duke qëndruar shumë pranë shteteve si Rusia, duke e lejuar të marri pjesë në G8, duke e bërë Europën të varur ndaj gazit rus, dhe duke lejuar kulturën e biznesit rus të influencojë vende si Londrën.

I bëj thirrje Europës të heq dorë sa më shpejt nga gazi rus sepse ajo është makineria që financon luftën e Vladimir Putin, dhe mendoj që duhet të jemi shumë të qartë që Rusia po punon me Kinën.

Ne nuk duhet të jemi të varur nga Kina në aspektin strategjik – dhe duhet të jemi shumë të kujdeshëm në fusha si teknologjia në mënyë që mos t’i lejojmë ata të kthehen në kërcënim për ne.” – tha Truss.

Kina e ka bërë të qartë mbështetjen e saj për kandidatin Sunak, duke uruar kandidimin e tij menjëherë pasi fushata e tij u bë publike.

Tabloidi kryesor i qeverisë kineze përshëndeti dhe vlerësoi përpjekjet e tij për të forcuar marrdhëniet mes Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke e quajtur një kandidat ‘të zgjuar dhe pragamtik’.

The post Për cilin kryeministër britanik po “lufton” Kina dhe pse? appeared first on Albeu.com.