zgjedhjet maqedoni Archives - Albeu.com

Ja sa deputetë fitojnë partitë shqiptare ne Maqedoninë e Veriut
Pas numërimit të mbi 95% të votave, ështe publikuar edhe projeksioni jozyrtar për numrin e deputetëve bazuar në këto rezultate, shkruan Albeu.com.

Sipas ketij projeksoni, VMRO-DPME merr 59 mandate, e ndjekur nga Koalicioni Fronti Europian -BDI, me 19 mandate.

Koalicioni i LSDM, 18 mandate ndërsa opozita shqiptare VLEN 13.

E majta radikale merr 6 ndërsa partia e sapoformuar ZNAM merr 5 deputetë. /albeu.com/

The post Ja sa deputetë fitojnë partitë shqiptare ne Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para. Ai shprehet se këto janë momente të veçanta.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDInë… por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim… MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.

Ai theksoi se shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi.

The post Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut “në duar” edhe të shqiptarëve
Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare.

Ato do t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re nga partia fituese, e cila do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Dilema mbetet nëse të mërkurën do të arrihet të zgjidhet presidenti i shtetit, pasi ka një prag zgjedhor prej 40 për qind të daljes në votime.

Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Të mërkurën, në garë janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë,Gordana Silanovska-Davkova që fitoi 363.000 vota dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, me 180 mijë vota.

Që të zgjidhet presidenti i ri, në zgjedhje duhet të dalin rreth 750.000 votues, apo në zgjedhje të dalin votuesit e kandidatëve që u eliminuan në rundin e parë.

Por, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka dalë publikisht t’u bëjë thirrje votuesve të tyre që të dalin në zgjedhje duke ngritur dilemën nëse zgjedhjet do të arrijnë pragun kushtetues.

Nga kandidatët shqiptarë, më shumë vota në rundin e parë mori Bujar Osmani nga Fronti Evropian i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), gjithsej 120.000 vota. Ndërsa, Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN, mori 83 mijë vota.

BDI-ja publikisht nuk ka dalë me qëndrim nëse do të mbështesë ndonjërin kandidat apo do të bëjë ftesë për bojkot, por eksponentë të saj, në rrjetet sociale në vazhdimësi kanë bërë thirrje që më 8 maj të bojkotohen zgjedhjet presidenciale.

Edhe nga koalicioni VLEN nuk kanë bërë thirrje për dalje në votime për zgjedhjen e presidentit, por bazuar në qëndrimet e drejtuesve të saj, dhe takimit të 6 majit të Arben Taravarit me kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, si edhe qëndrimeve të eksponentëve të saj në rrjetet sociale, atëherë votuesit e saj mund të dalin në votime për zgjedhjen e presidentit.

Por, që zgjedhjet të mos dështojnë, nevojitet që në zgjedhje të dalin edhe anëtarët e katër kandidatëve të tjerë, në veçanti të Maksim Dimitrievskit, i cili arriti të fitojë rreth 84.000 vota.

Nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë mandatin partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare do t’ia ndajë kryetari në detyrë i Kuvendit, Jovan Mitrevski, dhe më pas të nisin procedurat për zgjedhje të reja presidenciale.

Por, përsëritja e zgjedhjeve për kreun e shtetit do të organizohej nga Qeveria e re, e cila sipas kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, do të përbëhet nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni opozitar shqiptar VLEN.

Mickoski, më 6 maj, ka vizituar shtabin e opozitës shqiptare në Shkup për të promovuar koalicionin e ri qeveritar, ndërsa disa orë më vonë Taravari tha se për Qeverinë e re tashmë është rënë dakord.

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë përfaqësuesit e VLEN-it kur të bëjmë qeverinë, dy-tri ditë pas zgjedhjeve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rehatohemi nëpër kolltukë duke rregulluar e duke shtuar dyert e shtëpive tona, por do të punojmë për dyert tuaja që ne i hapëm edhe pa trokitur”, ka deklaruar Arben Taravari në Tetovë në tubimin e fundit të koalicionit VLEN.

Nga BDI-ja pohimet e Taravarit i kanë quajtur “përralla me mbret” pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se Qeveria formohet nga partitë fituese të zgjedhjeve në kampin shqiptar dhe maqedonas.

“Sot është koha që të përcaktohemi drejt me platforma mirë të përpiluara, të hartuara mirë, sepse më 9 maj të gjithë duhet të mendojmë, pavarësisht edhe të tjerëve që thonë se ky hyn, ai del nga qeveria. Këto janë ‘përralla me mbret’, sepse Qeverinë dhe institucionet i bëjnë ata që e kanë mbështetjen e popullit, sepse populli të zbret-populli të ngritë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 qeveritë janë formuar nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qenë pjesë e Qeverisë, si me LSDM-në, ashtu edhe me OBRM-PDUKM-në që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Ky rregull ka vazhduar deri në vitin 2017 kur Qeveria u formua nga LSDM-ja, edhe pse i kishte humbur zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Ajo arriti të përbëjë shumicën parlamentare me votat e partive shqiptare dhe të formojë Qeverinë duke larguar nga pushteti OBRM-PDUKM-që drejtohej nga Nikolla Gruevski.

The post Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut “në duar” edhe të shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Kush janë bartësit e listave zgjedhore në Maqedoni? Duel liderësh në Njësinë Zgjedhore 6 dhe 1
Në hijen e aktiviteteve rreth kandidatëve për president, këto ditë partitë po punojnë edhe për hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Një pjesë e madhe e tyre tashmë i kanë plotësuar listat dhe ajo që është interesante për opinionin është se kush do të jetë bartësi i listave të deputetëve.

Në koalicionin Fronti Europian, ku bëjnë pjesë BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, Partia Demokratike Europiane e Arianit Hoxhës, Lëvizja Popullore e Skender Rexhepi Zejdit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Nga ky koalicion mësojmë se bartës në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Blerim Bexheti, e pas tij në listë është Skender Rexhepi Zejd.

Në NJZ 2 bartës do të jetë Sadulla Duraku dhe i dyti Elmi Aziri. Në njësinë e tretë dhe të katërt nuk do të kenë përfaqësues të tyre, ndërsa në njësinë e pestë bartës do të jetë Ziadin Sela dhe i dyti Musa Xhaferi.

Njësia e gjashtë, e cila konsiderohet më atraktive në të cilën forcat i matin liderët e bllokut politik shqiptar, do të udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ndërsa i dyti në listë është Talat Xhaferi.

Kundërshtari kryesor i koalicionit të Frontit Europian sigurisht që do të jetë blloku opozitar shqiptar VLEN, ku bëjnë pjesë Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Besa e Bilal Kasamit, Alternativa e Afrim Gashit dhe ASH-ja e Arben Taravarit.

Tashmë është gjithnjë e më e sigurt se në njësinë e parë prijës liste do të jetë Izet Mexhiti, në të dytën Afrim Gashi, në të pestën është ende e paqartë se kush do të jetë kryesues, por sigurisht që do të jetë dikush nga partia e Taravarit. Në njësinë e gjashtë, Kasami do të jetë ai që do të përballet me Ahmetin.

Në bllokun politik maqedonas është gjithnjë e më e sigurt se kush do t’i udhëheqë listat.

Jozyrtarisht mësojmë se LSDM-ja do të shkojë me bartës tandem të listave, përkatësisht me dy bartës, një burrë dhe një grua, siç kishte bërë më parë Zaev në zgjedhjet e vitit 2020.

Tashmë dihet se në NJZ1 listën do ta kryesojë kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski, por së bashku me Monika Zajkovën. NJZ2 do të udhëhiqet nga Sanja Llukarevska së bashku me Fatmir Bytyqin. Oliver Spasovski me shumë gjasë do të jetë në njësinë e tretë zgjedhore, por është e paqartë se kush do të jetë me të. NJZ4 do t’i përket dyshes Venko Filipçe dhe Jovana Trençevska, pesëshja pritet të udhëhiqet nga Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinova-Stojçevska. Në raundin e gjashtë bartës do të jetë Sllavjanka Petrovska, por se kush do të jetë me të ende bëhen kalkulime. Po ashtu bëhet e ditur se sekretari i përgjithshëm i partisë, Mile Zeçeviq, ka kërkuar që të jetë njëri nga bartësit e listave.

Ballafaqimi të liderëve do të ketë edhe në bllokun maqedonas, por në NJZ1, ku kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do t’i matë forcat me Kovaçevskin. Nga partia opozitare tani për tani, si bartës në NJZ2 përmendet emri i nënkryetarit të partisë, Vllado Misajllovski, ndërsa në tresh Dragan Kovaçki.

Në NJZ4 përmendet emri i Aleksandar Nikollovskit. Për NJZ5 spekulohet me emrin e sekretarit të përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski. NJZ6 me shumë gjasa do ta udhëheqë Dafina Stojanovska.

Edhe nga partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit paralajmërojnë se mund të dalin vetë në zgjedhjet, dhe përveç emrit të Goran Minçev nuk përmendin anëtarë të tjerë të partisë që do të ishin bartës së listave.

The post Kush janë bartësit e listave zgjedhore në Maqedoni? Duel liderësh në Njësinë Zgjedhore 6 dhe 1 appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë, do të votohet edhe me dokumente të skaduara
Në mënyrë të shpejtë dhe me konsensus të plotë politik kaluan ndryshimet e Kodit zgjedhor me çka qytetarëve të cilëve gjatë 9 muajve të kaluar u ka skaduar afati i letërnjoftimeve dhe pasaportave, u mundësohet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ky propozim i përbashkët arriti mbrëmë në Kuvend ndërsa bëhet fjalë për dispozitën kalimtare që edhe vetë KSHZ-ja kërkoi nga deputetët ta miratojnë me qëllim që t’u mundësohet 100 mijë qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë zgjidhje do t’u mundësohet të gjithë atyre që i kanë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Gjithashtu në Kodin zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

The post Ndryshime në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë, do të votohet edhe me dokumente të skaduara appeared first on Albeu.com.

ANALIZË: Historia zgjedhore e pjesëmarrjes në zgjedhje Maqedoninë e Veriut
2024 – viti i zgjedhjeve. Më 8 maj qytetarët do të votojnë në zgjedhje të dyfishta, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nëse në rrethi e parë njëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën prej 50% plus 1, dhe në zgjedhjet parlamentare, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Vitin e ardhshëm qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e shtata me radhë presidenciale në shtetin e pavarur të Maqedonisë dhe të 11-at me radhë parlamentare. Një nga arsyet kryesore të zgjedhjeve të “dyfishta” është motivimi i qytetarëve për të dalë në votime, pasi për zgjedhjen e presidentit të vendit kërkohet një pjesëmarrje prej 40 për qind. Cila është “historia” e pjesëmarrjes në disa prej cikleve zgjedhore në vitet e kaluara?

Zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2021

Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën në tetor të vitit 2021, ndërsa përveç kësaj, u mbajtën edhe zgjedhjet për kryetar komune në komunat e Mavrovë-Rostushës, Qendrës së Zhupës dhe për këshilltarë në komunën e Tetovës. Në këto zgjedhje u regjistruan 1.051.205 zgjedhës dhe kanë votuar 532.804 zgjedhës. Sipas të dhënave të KSHZ-së, të vlefshme ishin 522.588 vota. Pjesëmarrja në rrethin e dytë ishte 50,69%. Në këto zgjedhje, pjesëmarrje mbi 70% në rrethin e dytë kishte në Vevçan të Konçes. Demir Hisar, Demir Kapi, Llozovë, Rankovc. Në komunat më të mëdha, ku si kryetar komune u zgjodh kandidati nga partitë e bllokut shqiptar, pjesëmarrja ishte e ndryshme. Kështu, në Strugë votuan 42,88% e votuesve të regjistruar, në Tetovë 46,50%, në Çair 44,31%, në Kërçovë 48,06%, në Dibër 43,20%, ndërsa një nga përqindjet më të larta të pjesëmarrjes u regjistrua në Haraçinë me 62,97%.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e RMV-së. Infografik nga Portalb.mk

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qershor 2020

Në mes të verës, në kulmin e krizës së Kovid-it, u organizuan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat në mandatin e rregullt duhej të mbaheshin në fund të po atij viti. Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, në këto zgjedhje u regjistruan 1.761.149 persona me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhje dolën 867.107. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 49,24%

Sipas njësive zgjedhore, dalja më e madhe prej 59,98% ishte regjistruar në Njësinë zgjedhore 4 (Gjevgjelia, Dojrani, Kavadari…), ndërsa në vend të dytë është Njësia zgjedhore 3 (Berova, Velesi, Dellçeva, Koçana…) me dalje prej 57,09%, ndërsa daljen më të ulët prej 32,07% e kishte Njësia zgjedhore 6 (Gostivari, Zhelina, Tetova, Tearca…).

Numri më i madh i votuesve të regjistruar në këto zgjedhje, 339.452, ishte në Njësinë Zgjedhore 5, ndërsa më i ulëti, 240,850, në Njësinë Zgjedhore 2. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto zgjedhje Koalicioni “Mundemi”, i udhëhequr nga LSDM-ja fitoi 37,68% të votave, Koalicioni “Rindërtimi i Maqedonisë”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 36,33%, BDI-ja 12,06%, PDSH-ja 1,06%, ndërsa “E Majta” (Levica) fitoi 4,31%, me çka fitoi dy mandate dhe hyri në Parlament.

Zgjedhjet presidenciale në prill/maj 2019

Në këtë cikël zgjedhor në rrethin e dytë final që u zhvillua në fillim të majit 2019 ishin të regjistruar 1.808.131 zgjedhës, ndërsa në votime dolën 843.508, me çka pjesëmarrja në nivel të gjithë vendit ishte 46,65%. Në rrethin e dytë garonin Stevo Pendarovski si kandidat i LSDM-së dhe Gordana Silajnovska, kandidate e VMRO DPMNE-së.

Pas fitores së Pendarovskit qëndruan 435.656 votues, gjegjësisht ai fitoi 51,65% të votave, ndërsa profesoresha Siljanovska mori 377.346 vota ose 44,75% të votave të përgjithshme. Në rrethin e parë të këtyre zgjedhjeve presidenciale, në garë ishin tre kandidatë, gjegjësisht përveç Pendarovskit dhe Siljanovskës, ishte edhe Blerim Reka, si kandidat i Aleancës së Shqiptarëve dhe Besës, i cili fitoi 10,6% të votave. Për t’u konsideruar të suksesshme, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurohet një pjesëmarrje prej 40%, ndërsa në rrethin e parë mund të shpallet fituesi nëse fitohen më shumë se 50% e votave.

Zgjedhjet parlamentare në vitin 2016

Në fund të vitit 2016, në një mjedis politik tejet të polarizuar, biseda të përgjuara tashmë të publikuara, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat fitoi VMRO-DMPNE, por kjo partia nuk arriti të formonte qeverinë dhe kaloi në opozitë.

Në këto zgjedhje u regjistruan 1.761.490 zgjedhës, ndërsa të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.182.143 zgjedhës. Pikërisht në këto zgjedhje u regjistrua një nga përqindjet më të larta të pjesëmarrjes prej 67,11%. Pjesëmarrja në të gjitha njësitë zgjedhore ka qenë mbi 50%, ndërsa më e larta ka qenë në Njësinë zgjedhore 4, ku pjesëmarrja ka qenë 74,65%, ndërsa më e ulëta, 52,51% në Njësinë zgjedhore 6. Në këto zgjedhje BDI-ja fitoi 7,26% të votave, BESA 4,90%, Aleanca për Shqiptarët 2,97% dhe PDSH-ja 2,26%.

Zgjedhjet presidenciale në prill 2014

Këto do të jenë zgjedhjet e pesta presidenciale me radhë në vend. Në vitin 2014 praktikisht u mbajtën zgjedhje të “dyfishta”, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 27 prill, së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kishin 1.779.527 votues, ndërsa në pjesëmarrja në rrethin e dytë vendimtar, në të cilin kaluan kandidatët Gjorgje Ivanov, pas të cilit qëndronte VMRO-DPMNE-ja dhe Stevo Pendarovski me logjistikë nga LSDM-ja, ishte 54,36%. Zgjedhjet parlamentare do të jenë të tretat me radhë të shpallura si “të parakohshme”, ndërsa pjesëmarrja ishte gati 63%.

Nga shpallja e pavarësisë në vend e deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen prill-maj, në vend u mbajtën dhjetë zgjedhje parlamentare, ndërsa qytetarët do të dalin për të shtatën herë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale për të votuar kryetarin e ardhshëm të vendit. /portalb/

The post ANALIZË: Historia zgjedhore e pjesëmarrjes në zgjedhje Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

BDI: E blerta e jetës cilësore, oferta më kreative e kësaj fushate zgjedhore
Me tubimin zgjedhor që sot Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë në qytetin e Gostivarit përmbyllë fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp ka vlerësuar se kjo fushatë ka qenë një nga fushatat më të mira dhe më pozitive, gjatë së cilës në çdo komunë ku garon ka prezantuar konceptin inovativ dhe kreativ të Agjendës së blertë, kandidatët për kryetarë komunash dhe listat e kandidatëve për këshilltarë.

“Së pari më lejoni të konstatoj se kishim një fushatë të drejtë, në të cilën me të vërtetë të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi t’iu prezantohen qytetarëve në kushte të barabarta. Ky është përfitim i rëndësishëm demokratik, që korrespondon me pjekurinë demokratike të një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Sipas mendimit tonë, për BDI-në padyshim kjo ishte fushata më e bukur që e kemi pasur deri më tani në çdo aspekt: E para, kishim fushatë jashtëzakonisht pozitive dhe kjo u ndje në një numër të madh takimesh me qytetarët. Ata u interesuan për projektet, propozuan edhe projekte të tyre dhe më e rëndësishmja – e pranuan agjendën e blertë, si një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e mjedisit të tyre, për rregullimin e lagjeve të tyre, vendbanimet dhe komunat më gjërë.

Mbajtëm afër 20 Tubime qendrore në të gjitha qendrat më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Nga Likova dhe Saraji, përmes Çairit, Tetovës dhe Gostivarit, deri në Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Realizuam qindra vizita, në të gjitha vendbanimet, duke shkuar nëpër lagje dhe vendbanime, duke trokitur në secilën derë, duke realizuar takime të drejtpërdrejta me dhjetëra dhe dhjetëra mijëra qytetarë”, tha zëdhënësi Osmani.

Edhe pse fitoren e vërtetë e presim të dielën, më 17 tetor, duke e konsideruar fushatën si një pjesë të veçantë të garës politike, në këtë pjesë të parë padyshim që ne fituam, u shpreh më tej zëdhënësi i BDI-së.

“Me energji pozitive, me një ofertë të mirë, me një koncept të bukur, me projekte të mira, duke imponuar agjendën e blertë si diskursi më i rëndësishëm i kësaj fushate, arritëm t’u rezistojmë sulmeve nga konkurrentët politikë dhe qëndrimit të tyre të padrejtë dhe joparimor, si dhe të koalicionit të tyre joparimor në të cilin ata vetë nuk besojnë më. Sidoqoftë, sot përfundon fushata. Kishim 20 ditë fushatë të lodhshme, dinamike por edhe pozitive dhe të bukur. Dua ti përgëzoj qytetarëve për dinjitetin, për pjekurinë e dëshmuar demokratike dhe t’i faleminderoj që ishin të hapur për të dëgjuar dhe për të kontribuar në krijimin e agjendës së re të blertë”, tha Osmani.

Ai iu bërri thirje qytetarëve që të dielën, më 17 tetor, në mënyrë demokratik dhe të lirë të dalin dhe të votojnë.

“Në fund, dua t’i ftoj të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përcaktimit të tyre politik ose vendimit se për kë duan të japin votën e tyre, megjithatë të dielën të dalin në votim. Zgjedhjet janë momenti më i rëndësishëm kur secili prej nesh në mënyrë të fshehur e jep mendimin e vet; është e rëndësishme që secili prej nesh në mënyrë të lirshme të shpreh vullnetin politik dhe me këtë të merr pjesë në krijimin e së ardhmes së vet dhe të ardhmes së përbashkët”, theksoi në fund të konferncës për shtyp zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani./aktuale.mk

The post BDI: E blerta e jetës cilësore, oferta më kreative e kësaj fushate zgjedhore appeared first on Albeu.com.