zgjedhjet 6 mars Archives - Albeu.com

Humbja më 6 mars, Basha: Përgjegjësia bie mbi të gjithë, ne e kemi në dorë të bëjmë ndryshimin
Në mbledhjen me kryetarët e degëve, kreu demokrat ka thënë se përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet e 6 marsit është e të gjithëve dhe se për të bërë ndryshimin duhet tejkaluar kulti i individit.

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti me te fortë”, ka thënë Basha.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes, drejtuesit e PD-së në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin kanë dalë në mbrojtje të Bashës, ndryshe nga deputetët, ku një pjesë e madhe e tyre kërkuan organizim të partisë e madje edhe largimin e kryedemokratit.

Fran Frrokaj, nënkryetar i PD në Lezhë Frrokaj është shprehur se Basha nuk është humbësi, ndërkohë që kryetari i degës së Kurbinit Behar Haxhia ka thënë se Basha nuk duhet ta mendojë dorëheqjen.

Frrokaj: Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër.  Kishte krejt shtetin por humbi me 1 milion vota kundër.

Behar Haxhia: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti? Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen.

Mark Ruçi, Mirditë: Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë./albeu.com

The post Humbja më 6 mars, Basha: Përgjegjësia bie mbi të gjithë, ne e kemi në dorë të bëjmë ndryshimin appeared first on Albeu.com.

“Luan rolin e budallait”, Fevziu shpërthen ndaj Bashës: Përfundoi me 13% dhe nuk mban asnjë përgjegjësi
Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet e 6 marsit dhe humbjen dërrmuese të Partisë Demokratike.

Fevziu mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Bashës, duke thënë se ai “hiqet si budalla” dhe se ka çuar Partinë Demokratike në pikën më të ulët në histori, duke e shndërruar në forcë të tretë, nga një forcë qeverisëse.

“Çdo njeri është i bindur që ky rezultat nuk i jep asnjë shans opozitës për të përmbysur mazhorancën e Edi Ramës. Ka një rritje 7% mazhoranca.

Për herë të parë në historinë 32 vjeçare, PD me një të shkuar historike të lavdishme, ka dalë e treta dhe me diferencë të ndjeshme nga vendi i dytë. Kjo është traumatike. Nuk ka ndodhur kurrë që një parti qeverisëse, të dalë forcë e tretë. LSI ka dalë parti e dytë, ndërsa PD ka vajtur në kuotat e LSI të para katër viteve.

PD ka grup të madh opozitar në parlament, por nuk reflekton mbështetjen që ka në bazë. Rrezikon të bëhet si opozita që e quanim, opozita e re. Mund të ndodhë të kemi një grup parlamentar që nuk ka mbështetje në publik.

Sot PS ka 55%. Berisha ka 31%, ndërsa Basha ka 13% të votave. Me 13% të votave, synon të jesh zëri i parë opozitar. Kjo është dramatike. Këto zgjedhje sanksionuan një rregull unikal, që ti humb apo fiton, je me zero, rri aty ku rri dhe nuk mban përgjegjësi.

Po të duam të justifikojmë budallallëqe mund ta bëjmë. Basha mund të thotë të gjithë jetën kam fituar. Cfarë do të thotë kjo? Te Arjan Cani ka qenë njëri që thoshte jam mbreti i Anglisë. Kjo është absurditet. PD që ditën që e ka marrë Basha, nuk ka fituar asnjë ditë pushtetin.

Nuk kemi një opozitë solide, kemi opozitë të ndarë në dy pjesë. Mendoj se shumë njerëz do të kalojnë tani tek Berisha.

Unë kam kontakte me të gjithë palët, prej punës që bëj. Ka një modë të shndërruar në Shqipëri, edhe ne kemi kontribuar në këtë, që shumë politikanë e kanë kollaj të bëjnë rolin e budallait sesa të politikanit.

Gjejnë mbështetje nga kryetari dhe nuk votohen, ndryshe nga mazhoritari që kishin përgjegjësi sepse votoheshin përballë njerëzve. Ka një sërë politikanësh që bëjnë budallain”, tha Fevziu.

The post “Luan rolin e budallait”, Fevziu shpërthen ndaj Bashës: Përfundoi me 13% dhe nuk mban asnjë përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Rama, Basha apo Berisha ? Cili nga kandidatët po kryeson deri më tani në 5 bashkitë e mbetura
Vijon normalisht numërimi në 5 bashkitë e mbetura pasi rezultati ne bashkinë e Vorës u shpall mbrëmjen e djeshme ku kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Lulzim Vrana, ka marrë 2589 vota, kandidati i PS, Blerim Shera, ka marrë 7530 vota, ndërsa kandidati i PD, Ymer Marku, ka marë 687 vota.

Përsa i përket bashkive të mbetura kjo është renditja e deri më tanishme :

-Bashkia Dibër

-Bashkia Durrës

-Bashkia Lushnje

-Bashkia Shkodër

-Bashkia Rrogozhinë

The post Rama, Basha apo Berisha ? Cili nga kandidatët po kryeson deri më tani në 5 bashkitë e mbetura appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 6 marsit, policia njofton masat për mbarëvajtjen e procesit të votimit
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në disa njësi të qeverisjes vendore, për të garantuar një proces votimi sa më të qetë për të gjithë votuesit, masa të cilat janë ndjekur dhe po zbatohen në të gjitha fazat e zhvillimit të këtij procesi. Përgatitja e këtyre masave ka filluar që në datën 27 janar 2022, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përgatitjen e urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të planeve të masave dhe të bashkëveprimit dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat tona dhe zbatimin e detyrave institucionale për procesin zgjedhor.

Deri tani, detyrat e parashikuara nga Policia e Shtetit janë kryer me përgjegjësi të plotë. Jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore e për rrjedhojë edhe të zbatimit të detyrave tona, prandaj të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë kalojnë në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, për të ndjekur me vlerësim të plotë masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve kryesisht duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Policia e Shtetit, deri në datën 03.03.2022, ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore, i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.

Theks të veçantë mori trajnimi i 1.297 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor.

Për sigurimin e 941 Qendrave të Votimit dhe 13 KZAZ / VNV-ve janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio-komunikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ, për KZAZ, QV, VNV etj.

Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 25.02.2022, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin ligjor të përcaktuar, si institucioni që administron procesin zgjedhor:

Listën me 1.350 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, gjithashtu edhe listën me automjeteve të pauniformuara që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Vendimin nr. 12, datë 30.12.2020 të KQZ-së, është përgatitur dhe miratuar me Urdhrin e DPPSH nr. 112/5, datë 04.02.2022 Regjistri i Posaçëm “Për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore”, i cili administrohet prej fillimit të procesit zgjedhor nga çdo Komisariat Policie, DVP, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe është i aksesueshëm nga KQZ dhe subjektet elektorale.

Nga informacionet e strukturave vendore të policisë, si dhe ndjekja e situatës për procesin zgjedhor, deri në datën 03.03.2022, gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore dhe aktiviteteve elektorale, nuk ka të evidentuar asnjë referim në prokurori, për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të OSBE-së, të cilat monitorojnë zgjedhjet, ka qenë në vazhdimësi. Me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, por edhe me disa institucione shqiptare si KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, kemi zhvilluar trajnimet e punonjësve të policisë për procesin zgjedhor, të cilat kanë kontribuar edhe me lektorë të fushës.

Lidhur me vëzhguesit  e OSBE/ODIHR është siguruar e organizuar puna në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, që të kenë akses, të koordinojnë dhe monitorojnë masat lidhur me procesin zgjedhor.

Janë përcaktuar koordinatorët e Policisë së Shtetit me institucionet ndërkombëtare, nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ-në, si dhe jemi në plotësim të detyrimeve, duke bashkëpunuar ngushtë me këto institucione.

Gjatë periudhës zgjedhore dhe deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme politike, duke iu referuar ligjit dhe vetëm ligjit. Nuk ka filluar asnjë hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për punonjësit e Policisë së Shtetit, në lidhje me zgjedhjet.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në gjithë periudhën zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjithë burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.

Është në funksion aplikacioni i “Monitorimit elektronik të shërbimeve të Policisë së Shtetit, në procesin e votimit” për raportimin dhe monitorimin e masave të Policisë së Shtetit për ruajtjen e objekteve zgjedhore, për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi dhe nën përgjegjësinë e Grupit të Drejtimit në DPPSH do të ndiqen online këto masa, duke realizuar komunikim dhe bashkëpunim në kohë reale me Grupet e Drejtimit të Drejtorive Vendore të Policisë, me qëllim njohjen e situatës dhe dhënien e detyrave.

Lidhur me detyrat në këtë fazë të procesit zgjedhor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, u ka dërguar vazhdimisht udhëzime drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet të cilave ka kërkuar angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative, duke kryer veprime të shpejta dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë në rastet kur ka kallëzime penale, për të ruajtur gjakftohtësinë në çdo situatë dhe rrethanë dhe për një komunikim me etikë policore, duke theksuar se në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, kontrolli i territorit, i automjeteve, personave etj, është atribut vetëm i Policisë së Shtetit dhe jo i subjekteve apo organizimeve të tjera.

Gjithashtu, bazuar në  detyrimin e Kodit Zgjedhor, data 5 mars do të  jetë ditë e “heshtjes zgjedhore”, dhe për këtë arsye, gjatë kësaj dite, nuk duhet të zhvillohen aktivitete politike nga subjektet politike, si takime, tubime etj.

Në zbatim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër e personave të cilët nuk janë parashikuar nga ky nen, në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit dhe në afërsi të saj. Në bazë të Vendimit Nr. 12 të KQZ-së ndalohet përdorimi i materialeve propagandistike në qendrën e votimit dhe rreth saj në një rreze prej 150 m. Këto materiale lejohen vetëm në një largësi deri 5 metra nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës.

Në nenin 14 të këtij Vendimi përcaktohet se në mjediset jashtë qendrës së votimit, në oborrin e ndërtesës, në hyrje të saj dhe në korridoret e brendshme të ndërtesës dhe rreth QV, si dhe në një rreze prej 150 m, referuar shenjave dalluese, nuk lejohet prania apo grumbullimi i personave, përveç zgjedhësve që presin në radhë për të votuar.

Sqaroj se Policia e Shtetit, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin nr. 12, datë 30.12.2020 të KQZ “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”, ka planifikuar masa të plota për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territor, ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në QV apo VNV, shoqërimin e materialeve zgjedhore, referuar ligjit dhe procedurave standarde të KQZ.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe do të vijojë punën e saj për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe në mënyrë proporcionale duke përdorur të gjithë kompetencat e saj institucionale dhe forcën ligjore ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin apo tenton të shesë votën dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të qetë.

The post Zgjedhjet e 6 marsit, policia njofton masat për mbarëvajtjen e procesit të votimit appeared first on Albeu.com.

Berisha për Yuri Kim: Po influencon votuesit, ta tërheqë mbrapsht deklaratën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ditës së sotme të ambasadores se SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha thotë se ajo, me deklaratat e saj ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, duke u treguar zgjedhësve kë të votojnë.

Më tej Berisha i bën thirrje të tërheqë mbrapsht deklaratat e bëra.

Postimi i Berishës:

DEKLARATË

KOMISIONI I RITHEMELIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Tëitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje narkoqeverisë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni I konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes.

Mbi të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.”

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si nji praktikë që ndihmon korrupsionin.

Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon cdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që cdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim.

Është ky popull që i perzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm I tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!

The post Berisha për Yuri Kim: Po influencon votuesit, ta tërheqë mbrapsht deklaratën appeared first on Albeu.com.

Sot nisi fushata, Meta fton qytetarët të votojnë: Është forca e vërtet dhe e vetme në demokraci
Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes një postimi në Facebook, Meta u ka bërë thirrje subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithë përfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Gjithashtu Meta apelon qytetarët të votojnë sepse sipas tij, vota është forca e vetme dhe e vërtet e tyre në demokraci.

Postimi i Metës:

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje.

Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen.

VOTA ËSHTË FORCA E VETME DHE E VËRTETË E QYTETARIT NË DEMOKRACI!/albeu.com

The post Sot nisi fushata, Meta fton qytetarët të votojnë: Është forca e vërtet dhe e vetme në demokraci appeared first on Albeu.com.

Balla flet hapur: Meta i thirri zgjedhjet për të parë sa vota merr ai me Berishën në krahasim me Bashën
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me banorët e Lushnjës, bashki e cila më 6 mars do të ketë zgjedhje.

Gjatë fjalës së tij, Balla nuk ka kursyer ironitë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Për këtë të fundit, Balla tha se ka thirrur zgjedhjet e pjesshme vendore pikërisht në këtë moment jo për të respektuar Kushtetutën por për të parë sa vota merr ai bashkë me Berishën në krahasim me Bashën.

“Ata që kanë mbështetur PD-në, ata nuk e gjejnë më veten as tek Saliu që ka hyrë tek shtëpia e Ilirit, as tek Luli që ka vjedhur shtëpinë e Saliut, sipas asaj që thotë vetë Saliu. Të dy janë të së shkuarës dhe nuk kanë lidhje me të shkuarën. Unë nuk dua që demokratët e Lushnjes të japin votën. Këto zgjedhje në 6 mars, Ilir Meta i thirri jo për të respektuar Kushtetutën, se sipas rregullit zgjedhjet do ishin bërë verën e vitit të kaluar. Për Shkodrën Ilir Meta priti 6 muaj. Këto zgjedhje u thirrën për të parë se sa vota ka Saliu dhe Iliri bashkë, dhe sa ka Luli se di me kë do jetë. Unë e them troç. Nuk krahasohen dot kurrë punët që ka bërë PS, me ato që kanë bërë ato që nuk ekzistojnë. Këtë fushatë do e shfrytëzojmë. Sot jemi në dy lagje të rindërtuara të Lushnjës. Duhet të trokasim çdo derë. Duhen mbajtur shënim të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve lushnjarë. Unë kam kritikat e mia për punët që duhen bërë në Lushnje. Duhen vëmendje, jo shumë fonde. Nga trotuarët, siguria e këmbësorëve dhe të gjitha. Ne po bëjmë një projekt me qeverinë gjermane, e cila prej disa kohësh ka financuar kanalizimet e ujërave të zeza. Falë Eriseldës, e cila ka treguar integritetin e duhur dhe komunikimin e duhur me donatorët. Qeveria gjermane nuk financon nëse nuk gjen qeverinë e duhur. Bashkia e Lushnjes ka fituar besimin e humbur prej disa kohësh të donatorëve të huaj.”, tha Balla./albeu.com

The post Balla flet hapur: Meta i thirri zgjedhjet për të parë sa vota merr ai me Berishën në krahasim me Bashën appeared first on Albeu.com.

Flasin kandidatët e PS-së: Nuk e njoh humbjen, pas 30 viteve fitojmë Shkodrën
Mbrëmjen e sotme Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi kandidatët në pesë nga gjashtë bashkitë e vendit ku do të garohet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në Shkodër, socialistët i besuan prefektes Majlinda Angoni, si njeriu që mund të thyejë bastionin e PD-së. Por çfarë mendon kandidatja socialiste, a është ky momenti më i mirë për PS-në për të “rrëmbyer” “kështjellën” e Shkodrës, pasi demokratët janë më të përçarë se kurrë?

Në një prononcim për Abcnews.al, Angoni shprehet se nuk ka humbur asnjë betejë në jetë dhe beson se ka ardhur momenti që pas 30 vitesh, Shkodra të drejtohet nga një i zgjedhur socialist.

“Propozimi ishte nga organet e partisë në Shkodër dhe u miratua nga kryeministri. E vështirë në Shkodër, por jo e pamundur. Unë nuk hyj kurrë me humbur. Nuk e njoh humbjen si natyre njerëzore. Se kë kam përballë, pak rëndësi ka” tha ajo.

Por a e ka “frikë” nëse Voltana Ademi rikandidon? “Jo, jo, do ta shikoj si konkurrente, që pretendon për ta marrë, me pikat e forta dhe të dobëta të saj”.

Momenti i keq i opozitës mund t’ju dhurojë fitoren socialistëve. “Fitorja asnjë nuk dhurohet. Shkodra është bastion i së djathtës, edhe lufta e së djathtës do të jetë shumë e fuqishme, do të kërkojnë për ta mbajtur” tha ajo.

E pranon faktin që përçarja e opozitës që mund të dalë me tre kandidatë e favorizon, por thekson se beson më shumë të puna e strukturave dhe besimi i qytetarëve. “Mbase do të jetë më pozitiv për ne. Por ne do të fitojmë, do të hyjmë solidarë për ta marrë për herë të parë pas 30 viteve” tha ajo./abcnews.al

The post Flasin kandidatët e PS-së: Nuk e njoh humbjen, pas 30 viteve fitojmë Shkodrën appeared first on Albeu.com.

PS zyrtarizon emrat: Këta janë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit
Partia Socialiste për mbledhjes së Kryesisë ka dalë në deklaratë për media dhe ka njohur të gjithë me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 bashki më 6 mars.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka njoftuar se për Durrësin kandidate do të jetë Emirjana Sako, e cila është aktualisht e komanduar.

Në Shkodër kandidate do të jetë Majlinda Angoni, prefekte e qarkut.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se në bashkinë Dibër do të jetë kandidat Rahim Spahiu (financier).

Në Vorë do të jetë Blerim Shera (me profesion mësues) ndërsa Edison Memolla  do të jetë në Rrogozinë.

Sa i takon Lushnjës, emri nuk është bërë ende i ditur. Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se emri i kandidatit për Lushnjën do të bëhet i ditur të martën, më 1 shkurt.

Kujtojmë se data e fundit për dhënin e emrave të kandidatëve është 9 shkurti, dita kur nis zyrtarisht dhe fushata në këto 6 bashki./albeu.com

The post PS zyrtarizon emrat: Këta janë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit appeared first on Albeu.com.

Rama cakton kandidatët për 6 bashkitë, dilemat dhe favoritët
Mbrëmjen e sotme Partia Socialiste pritet që të caktojë kandidatët për 6 bashkitë për zgjedhjet e 6 marsit. Rreth orës 17:20 kreu i PS-së Edi Rama është futur në ambientet e selisë për të nisur takimin me anëtarët e Kryesisë, raporton gazetarja e “ABC” Erneta Shevroja.

Por cilët janë kandidatët favoritë?

Kryesocialisti pritet që Shkodrën t’ja besojë Majlinda Angonit, e cila është prefekte e qarkut. Në Durrës kryetarja e komanduar Emirjana Sako është favorite kryesore. Gjithashtu dhe në Lushnje dhe në Rrogozhinë udhëheqin drejtuesit e komanduar Eriselda Sefa dhe Edison Memolla.

Dilemat më të mëdha janë për dy bashkitë, Dibër dhe Vorë. Në Dibër kandidatë potencialë janë dy; Rahman Spahiu dhe Shkëlqim Murja, që është kryetar i komanduar. Në Vorë sipas të gjitha gjasave PS do të garojë me Mersin Muratin.

Këto janë emrat e lakuar brenda selisë së PS-së, por duke njohur Edi Ramën nuk përjashtohen edhe surprizat e mëdha. Ditët e fundit kryeministri ka zhvilluar takime me të gjithë drejtuesit e qarqeve ku do të ketë zgjedhje./abcnews

The post Rama cakton kandidatët për 6 bashkitë, dilemat dhe favoritët appeared first on Albeu.com.