Zgjatja Archives - Albeu.com

Berisha flet për zgjatjen e hetimeve ndaj Ilir Metës: Dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës
Në një konferencë për gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zgjatjen e hetimeve me gjashtë muaj ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e cilësuar si një akt politik dhe kriminal.

Berisha tha se; “ky akt dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta”.

Sipas tij, Ilir Meta, u burgos pa asnjë urdhër arresti, por me urdhër të Edi Ramës.

“Meta u mbaj në burg si person nën hetim, pas asnjë provë, fakt penal”, tha Berisha, ndërsa shtoi se; “nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundershtarin e tij politik”.

“Vendimi i fundit i Edi Ramës dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg, kryetarin e PL është një akt politik, kriminal, që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta, që dëshmon papajtueshmërinë tij, intolerancën absolutë, atërore ndaj opozitës. Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.

Meta u mbaj në burg si person nën hetim , pas asnjë provë, fakt penal. Ndaj tij, edhe pasi dorëzoj dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Ramës kërkoj shtytje 6 muaj të hetimeve, kjo përben shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave për të drejtat e njeriut.

Dëshmon edhe njëherë se forma më e shëmtuar e diktaturave midis të gjithave është bandokracia apo narkodiktatura. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin ti zgjasin dhe 6 muaj hetimet, dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg. Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundershtarin e tij politik.

Është identike me urrejtjen e babait te tij xhelat që firmosi në gusht te 1988 varjen e Havzi Nelës, e njëjte me atë të dajës së ti xhelat, që kërkonte me 11 dhjetor 1990 tanket dhe mitralozat mbi studentët. Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht nga urrejtja. Do përgjigjen për këtë vendim ndaj Metës”, tha Berisha.

The post Berisha flet për zgjatjen e hetimeve ndaj Ilir Metës: Dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ thirrje qeverisë: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për diasporën
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se do t’i kërkohet qeverisë të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për diasporën.

“600.248 shtetas që u skadon pasaporta deri më 15 maj 2025

209.931 shtetas që u skadon edhe letërnjoftimi edhe pasaporta deri më 15 maj.

160.213 shtetas, jo domosdoshmërisht votues që nuk kanë disponuar asnjëherë një dokument identifikimi. Nuk kanë aplikuar asnjëherë.

Vlerësoj që është e përligjur t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave të zgjasë nëpërmjet aktit normativ zgjatjen e vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të paktën për shtetasit që votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë”, shprehet ai.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ thirrje qeverisë: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për diasporën appeared first on Albeu.com.

Zgjatja e afateve të ligjit të investimeve strategjike/ Jorida Tabaku kundër: Mjet për favorizimin e oligarkëve
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar zgjatjen e afatit të ligjit të investimeve strategjike nga mazhoranca socialiste.

Ajo e ka cilësuar atë një mjet të përdorur për favorizimin e oligarkëve dhe klientelës së lidhur me qeverinë.

“Ky ligj, që u miratua si një masë e përkohshme në vitin 2015, ka degraduar në një mekanizëm abuziv që shërben vetëm për të shpërblyer një grusht njerëzish pranë mazhorancës. Ndërsa shqiptarët përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, qeveria shpërndan pasuritë publike me qira simbolike prej 1 euro për klientët e saj”, theksoi Tabaku.

Ligji i investimeve strategjike, ka shkaktuar debate dhe kritika të shumta, për mënyrën e zbatimit dhe për rrethin e përfituesve.

Sipas saj, qeveria duhet të ndalojë menjëherë këtë praktikë abuzive dhe të fokusohet në krijimin e një klime të drejtë për investime të ndershme dhe përfitime për qytetarët shqiptarë, jo për një grup të vogël të privilegjuarish.

Ligji i investimeve strategjike, që pritet të shtyhet sërish nga mazhoranca, është kthyer në simbolin e abuzimit me pasuritë publike dhe mungesës së transparencës nga qeveria Rama.

Gjithashtu, Tabaku ka bërë thirrje për ndalimin e këtij mekanizmi të dëmshëm, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi për pasuritë e shqiptarëve.

Postimi:

Një ligj për elitën, një barrë për shumicën: Abuzimet që shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve

Ndërsa shqiptarët luftojnë çdo ditë për të përballuar çmimet e rritura, pagat qesharake dhe pensionet që nuk mjaftojnë as për mbijetesë, mazhoranca socialiste është fokusuar në një dhe vetëm një qëllim: pasurimin e pakicës së privilegjuar prej 5% dhe klientëve të tyre të lidhur me pushtetin.

Pas 9 vitesh shkatërrimi të bregdetit me skema klienteliste, ku pasuritë publike janë dhënë për 1 euro tek të ashtuquajturit “investitorë strategjikë,” tani shtyjnë edhe më tej afatin e këtij ligji. Dhe më keq akoma: po planifikojnë që investitorët e tyre të privilegjuar të marrin në përdorim brigjet e deteve, lumenjve dhe liqeneve për interesat e tyre personale, duke anashkaluar plotësisht interesat e popullit shqiptar.

Ligji i Investimeve Strategjike, që duhej të ishte i përkohshëm, është kthyer në një mjet të përhershëm për abuzim. Kjo është hera e tetë që shtyhet afati i këtij ligji, ndërsa ligjet që do të ndihmonin 95% të shqiptarëve mbeten të bllokuara, të harruara në sirtar ose të refuzuara pa mëshirë.

Ironikja është se Këshilli i Investimeve Strategjike jo vetëm që ka marrë më shumë pushtet, por ka gjithnjë e më pak llogaridhënie. Asnjë investitor serioz i huaj nuk ka ardhur për shkak të këtij ligji. Asnjë projekt strategjik për zhvillim nuk është ndërtuar. I gjithë ligji është një mekanizëm për të pasuruar një grusht njerëzish që kontrollojnë çmimet e ushqimeve, tregjet dhe pasuritë kombëtare. Ky është ligji i klientelës, jo i shqiptarëve.

Prej 9 vitesh, Shqipëria është e bllokuar në hartimin e një kuadri serioz për investimet, një mekanizëm që do të garantonte konkurrencë të ndershme dhe do të tërhiqte investitorë të vërtetë. Dhe ndërkohë që vendet e rajonit tërheqin më shumë investime të huaja, ne mbetemi peng i një sistemi që shpërblen klientët dhe ndëshkon të ndershmit. Kjo është Shqipëria e padrejtësisë, ku as investitorët shqiptarë, as ata të huaj nuk kanë akses në tenderët publikë, në garat e hapura apo në koncesionet e ndershme. Gjithçka është rezervuar për miqtë dhe klientët e mazhorancës.

Ata votojnë me kartonë të komanduar për ligje me porosi, ndërsa shqiptarëve u tregojnë përralla me komisione të posaçme dhe reforma boshe. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Ky është ligji i dhuratave për të privilegjuarit! Ky është ligji që përbuz 95% të shqiptarëve! Dhe shqiptarët nuk do ta pranojnë më këtë pabarazi dhe këtë sistem të padrejtë që po shkatërron të ardhmen e vendit!

The post Zgjatja e afateve të ligjit të investimeve strategjike/ Jorida Tabaku kundër: Mjet për favorizimin e oligarkëve appeared first on Albeu.com.

Studim/ Zgjatja e Covid mund të ulë IQ-tuaj deri në gjashtë pikë
Disa studiues në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se kohëzgjatja e Covid te një individ mund të ulë IQ deri në gjashtë pikë.

Ata gjetën “humbjen e pikëve” për pacientët që thanë se kishin vuajtur nga simptomat e Covid për më shumë se 12 javë në krahasim me ata që thanë se nuk e kishin pasur kurrë virusin.

Gjithashtu u llogarit një humbje prej tre pikësh IQ midis atyre që thanë se kishin simptoma Covid deri në 12 javë, dhe prej nëntë pikësh IQ për ata që u shtruan në ICU ( njësia e kujdesit intensive) gjatë infeksionit të tyre në krahasim me ata që thanë se nuk ishin të infektuar. Ekspertët sugjeruan se simptomat afatgjata të virusit mund të tregojnë se dikush ka nivele të larta të inflamacionit, të cilat mund të  dëmtojnë trurin  duke shkaktuar stres në qelizat e trurit. Prandaj, ka të ngjarë që faktorë të shumtë themelorë të kontribuojnë në deficitet njohëse pas Covid.

“Long Covid” ose ndryshe Covid i gjatë është një sëmundje e përcaktuar keq, e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u diagnostikuar, madje disa mjekë thonë se nuk ekziston.

Pacientët që kanë sindromën ankohen për një sërë simptomash, duke përfshirë lodhjen e vazhdueshme, mjegullën e trurit dhe pamundësinë për të vazhduar jetën normalisht.

Studimi – i botuar në New England Journal of Medicine – llogariti një ‘rezultat global të njohjes’ për pjesëmarrësit, i cili më pas u përdor për të gjeneruar një rezultat IQ.

Personi mesatar në SHBA ka një IQ prej rreth 98, sugjerojnë vlerësimet – me meshkujt që kanë një rezultat pak më të lartë se femrat.

Kjo do të thotë se njerëzit që thonë se kanë Covid të gjatë mund të kenë një rezultat IQ prej rreth 93 pikësh – ndërsa ata që kanë pasur më parë Covid mund të kenë një IQ rreth 95 pikë.

Rezultati i IQ-së është një masë numerike e inteligjencës së një personi bazuar në një bateri të arsyetimit, zgjidhjes së problemeve, kujtesës dhe testeve gjuhësore.

Për studimin, shkencëtarët dërguan një kërkesë për të përfunduar tetë teste njohëse për një grup të rastësishëm prej më shumë se 800,000 njerëz të regjistruar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Më shumë se 110,000 u përgjigjën, duke përfshirë më shumë se 3,000 njerëz që thanë se simptomat e tyre Covid kishin vazhduar për më shumë se 12 javë – të cilat studiuesit e përcaktuan si ‘Covid të gjatë’.

Shumica e pjesëmarrësve ishin gra në të 50-at dhe 60-at e tyre dhe me prejardhje të bardhë etnike.

Ata  ishin gjithashtu të infektuar ndërsa Omicron ishte varianti dominues dhe gati 1,500 ishin shtruar në spital me virusin. Gjithsej 300 pjesëmarrës thanë se ishin pranuar në ICU

Ata përfunduan tetë teste për të matur aftësitë mendore, duke përfshirë kujtesën, kujtesën e punës hapësinore dhe arsyetimin verbal ndër të tjera.

Rezultate të tjera përfshinin se pjesëmarrësit që raportuan se kishin Covid herët kishin më shumë gjasa të kishin rënie njohëse në krahasim me ata në grupet e tjera.

Kufizimet e studimit përfshinin se nuk kishte të dhëna për aftësinë njohëse të njerëzve përpara se të  infektoheshin me Covid, që do të thotë se krahasimet nuk ishin të mundshme.

The post Studim/ Zgjatja e Covid mund të ulë IQ-tuaj deri në gjashtë pikë appeared first on Albeu.com.