Zelenski Archives - Albeu.com

Samiti i komunitetit politik europian, rreth 50 liderë në Britani, Zelenski: Putin s’na përçau dot
Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington, një tjetër mbledhje e rëndësishme e udhëheqësve europianë zhvillohet në Britaninë e Madhe. Samiti I Bashkësisë Politike Europiane, bën bashkë rreth 50 liderë nga pothuajse të gjitha vendet europiane, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, në Pallatin Blenheim në Oksfordshire, vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës.

Të pranishëm janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Fokusi kryesor i samitit me gjasë do të jetë lideri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, teksa ai do të bëjë përpjekjen e parë reale për të riorientuar vendin drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën hapëse, Starmer theksoi se kërcënimi rus rrezikonte Europën dhe se duhet të bënin më shumë për të mbrojtur kufijtë e tyre. Gjithashtu, ai e cilësoi samitin një mundësi për të përcaktuar një rrugë të re kundër emigracionit ilegal.

Sakaq, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha gjatë një fjalimi se Putin nuk kishte arritur të përçante Europën. Ai u kërkoi udhëheqësve të tjerë të pranishëm të tregojnë vullnet të fortë për të ndalur Rusinë dhe theksoi se e gjithë bota do të fitonte kur agresori të mundej.

The post Samiti i komunitetit politik europian, rreth 50 liderë në Britani, Zelenski: Putin s’na përçau dot appeared first on Albeu.com.

Zelensky emëron komandantin e ri të ushtrisë ukrainase
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ka emëruar Oleksandr Syrskiy në postin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës. Këtë njoftim Zelensky e bëri disa minuta pasi njoftoi se ishte koha për një “udhëheqje të ripërtërirë” të Forcave të Armatosura të shtetit.

Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

Për javë të tëra ka pasur spekulime se Zelensky po e shqyrtonte mundësinë e largimit të Zaluzniyit, për shkak të dallimeve që kishin në strategji në kohën kur Ukraina po vazhdon luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.

Pas publikimit të editorialit, Zyra e Zelenskyt menjëherë kishte hedhur poshtë vlerësimet e gjeneralit lidhur me situatën në fushëbetejë.

Ndërrimi i udhëheqësit të ushtrisë ukrainase u bë teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është afër dyvjetorit të nisjes së tij.

The post Zelensky emëron komandantin e ri të ushtrisë ukrainase appeared first on Albeu.com.

Zelensky përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë: Tirania duhet të mposhtet
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi me Rusinë, raporton agjencia “AP”.

Ai ka thënë se armëpushimin do ta shfrytëzonte Rusia për t’u riarmatosur e rigrupuar, që ta vazhdojë pushtimin e Ukrainës.

“Një pushim në fushëbetejën ukrainase nuk do të nënkuptonte pushim në luftë. Pushimi do t’i shkonte përshtat Rusisë. Mund të na shkatërrojë më pas”, tha Zelensky gjatë vizitës së tij në Estoni.

Rusia nisi pushtimin e shkallës së plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Pas 22 muajve luftë, dyja palët të sigurojnë armatim.

Zelensky ka thënë se Moska është duke pranuar predha të artilerisë dhe raketa nga Koreja e Veriut, si dhe dronë nga Irani. Më 4 janar, Shtëpia e Bardhë ka cituar zyrtarët e inteligjencës amerikane duke thënë se Rusia ka siguruar raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe po kërkon të tilla edhe nga Irani.

Zelensky ka zhvilluar vizitë dyditore në shtetet baltike, duke kërkuar armatim shtesë.

“Tirania duhet të mposhtet. Tirania duhet të humbe. Gjithmonë”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka thënë se me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, ka diskutuar edhe për ukrainasit që kanë ikur në Estoni kur nisi lufta.

The post Zelensky përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë: Tirania duhet të mposhtet appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Në 5 ditë janë lëshuar mbi Ukrainën 500 raketa dhe dronë rusë
Rusia ka lëshuar mbi 500 raketa dhe dronë mbi Ukrainë në pesë ditët e fundit. Konfirmimi u bë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e djeshme në rrjetin social X.

“Në pak ditë, nga 29 dhjetori e deri më sot, Rusia ka përdorur rreth 300 raketa dhe mbi 200 drone ‘Shahed’ kundër Ukrainës”, thuhet në mesazh.

“Para Ukrainës, asnjë vend në botë nuk kishte arritur të zmbrapste me sukses sulme të tilla të kombinuara me përdorimin e dronëve dhe raketave, duke përfshirë raketat balistike të lëshuara nga ajri. Vetëm sot 10 Kinzhal u rrëzuan”, nënvizoi Zelensky, duke iu referuar raketave hipersonike ruse.

Shpërthime të forta u dëgjuan mbrëmë në Sevastopol, në Krimenë e pushtuar, raporton Ukrinform. Nga ana e tij, kreu i administratës pro-ruse të gadishullit, Mikhail Razvozhaev, tha se një raketë u rrëzua në afërsi të Sevastopolit, duke shtuar se nuk ka dëme në infrastrukturë.

Po mbrëmjen e djeshme një raketë ruse goditi një nga shkollat ​​në distriktin Osnovyansk të Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, raportoi radioja zyrtare ukrainase Suspline në Telegram. Pas sulmit, thuhet në mesazh, një pjesë e ndërtesës dykatëshe u shemb. Raketa dëmtoi gjithashtu të paktën tre shtëpi pranë shkollës.

Udhëheqësit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë dënuar ashpër bombardimet e fundit ruse në territorin e Ukrainës dhe kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Presidenti aktual i OSBE-së, ministri i jashtëm i Maltës, Jan Borg dhe sekretarja e përgjithshme e organizatës, Helga Maria Schmid, vunë në dukje në një deklaratë të përbashkët se viti i ri “ka nisur në një mënyrë dëshpëruese, në të njëjtën mënyrë ku përfundoi i fundit.

Vdekja dhe shkatërrimi kanë vjedhur jetën e grave, burrave, djemve dhe vajzave dhe kanë shkatërruar infrastrukturën thelbësore.”

“Çdo ditë janë civilët ata që paguajnë vazhdimisht çmimin e këtij konflikti të tmerrshëm. Ata kurrë nuk duhet të jenë viktima të sulmeve vdekjeprurëse me dron dhe raketa.

Së bashku, ne dënojmë në termat më të fortë të mundshëm këto sulme të vazhdueshme dhe kërkojmë urgjentisht një t’i jepet fund dhunës së pandërprerë që vetëm propagandon një rreth vicioz mjerimi dhe vuajtjeje. Ne kërkojmë që kjo luftë të përfundojë tani”, thuhet më tej në mesazh.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord me qeverinë e Kievit për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, gjithashtu në dritën e sulmit të djeshëm me raketa ruse në Kiev me raketa hipersonike Kinzhal. Kjo u bë e ditur nga këshilltari presidencial ukrainas Andry Yermak në Telegram, pas një bisede telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Kievi dhe Uashingtoni ranë dakord gjithashtu për “hapat e koordinuar për zbatimin e planeve të bashkëpunimit ukrainas-amerikan për vitin 2024 në të gjitha drejtimet, përfshirë në fushën e sigurisë kombëtare”.

The post Zelensky: Në 5 ditë janë lëshuar mbi Ukrainën 500 raketa dhe dronë rusë appeared first on Albeu.com.

“Në fund, errësira do të humbasë”, Zelenski i drejtohet kombit natën e Krishtlindjes
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy iu drejtua kombit natën e Krishtlindjes, të cilën Ukraina e feston për herë të parë me 25 dhjetor. Në të kaluarën Ukraina e kishte festuar Krishtlindjen më 7 janar.

Në natën e Krishtlindjes, më 24 vjetor, zoti Zelenskyy iu drejtua kombit me një video të filmuar para Katedrales së ndriçuar Shën Sofisë në qendër të Kievit.

“Sot, të gjithë ukrainasit janë të bashkuar. Të gjithë e presim Krishtlindjen bashkë. Në të njëjtën datë, si një familje e madhe, si një komb, si një shtet i bashkuar. Dhe sot lutja jonë e përbashkët do të jetë më e fuqishme se kurdo herë tjetër. Lutje e popullit. Sot, do të bashkojë miliona zëra – më shumë se kurrë më parë. Dhe sot do të ketë domethënie pa dallimin dy javor. Do të ketë domethënie bashkë me Evropën dhe botën. Dhe kjo është një lutje e veçantë. Për njerëzit, për paqen, për drejtësinë, një lutje jete. Dhe sot do të dëgjohet në pjesë të ndryshme të botës, që vjen nga zemrat e njerëzve të ndryshëm, në gjuhë të ndryshme. Edhe nga fe të ndryshme. Ngase kjo është lutje për jetën dhe nuk ka kufij. Në kohë të vështira, ndërkohë që mbrojmë tokën dhe shpirtin tonë, po shkojmë drejt lirisë. Rrugës drejt pavarësisë tonë të gjithmbarshme, përfshirë atë shpirtërore. Lirisë së besimit tonë nga ideologjia e skllavërisë. Nga një kult që nuk ka asgjë njerëzore dhe të shenjtë përbrenda tij. Që sjell dhunë, agresion, urrejtje. I tillë që privon sigurinë dhe paqen, që uzurpon tokën dhe jetat e njerëzve. Por që do të rrënohet. Përmes fuqisë së besimit, forcës së të vërtetës, fuqisë së ligjit, të drejtësisë dhe forcës së Ukrainës,” tha ai.

Këtë vit, në përpjekje për ta distancuar vendin e tyre nga Rusia dhe tradita e saj ortodokse, Ukraina miratoi ligjin që zhvendosi festën e Ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor.

Një shënim që i është bashkangjitur ligjit thotë se qëllimi i tij është “të braktisë trashëgimin ruse” dhe citoi “dëshirën e të gjithë ukrainaseve të jetojnë jetën në bazë të traditave dhe festave të tyre”, të nxitur nga agresioni rus kundër vendit të tyre.

Ky sulm i solli tragjedi dhe vuajtje Ukrainës dhe ndryshoi jetën e qytetarëve të saj përgjithmonë.

Ukrainasja katolike Lesia Shestakova tradicionalisht ka festuar Krishtlindjen me 25 dhjetor. Por bashkëshorti i saj Oleksandr, që është i krishterë ortodoks, e ka shënuar atë me 7 janar.

“Më në fund e kemi një ditë në Ukrainë, të cilën unë dhe burri im mund ta kalojmë së bashku në katedrale dhe ta falënderojmë Zotin që jemi bashkë, të gjallë dhe me shëndet të mirë. Familjet tona do të festojnë bashkë gjithashtu,” tha ajo.

Të dielën ata morën pjesë bashkë në ceremonitë e zhvilluara në Katedralen katolike të Shën Aleksandrit në Kiev.

“Rusia me veprimet e veta ka shkatërruar trashëgiminë e saj në Ukrainë. Shteti ynë i ri po rilind përmes kësaj vuajtje të shkaktuar nga Rusia… Dhe tani, më 25 dhjetor, do të fillojë rilindja e shtetit, me festat e reja,” tha zoti Shestakov.

Që nga sulmi rus, shumë ukrainas kanë refuzuar gjuhën dhe kulturën ruse dhe lidhjet tjera historike që e lidhin këtë vend me Moskën.

Autoritetet ukrainase po riemërojnë sheshet e emrat e rrugëve, si dhe po largojnë lapidarët e bustet që lidhen me të kaluarën cariste dhe sovjetike.

“Nata e Krishtlindjes është nata më e gjatë e vitit. Por që nesër dita fillon të zgjatet, drita fillon të mbretërojë. Drita po bëhet më e fuqishme. Hap pas hapi, ditë pas dite, errësira tërhiqet. Dhe në fund, errësira do të humbasë. Ligësia do të mundet. Sot, ky është synimi ynë i përbashkët, ëndrra jonë e përbashkët, dhe për këtë lutemi sot së bashku. Për lirinë tonë. Për fitoren tonë. Për Ukrainën tonë. Për ditën kur të gjithë mund të mblidhemi në shtëpi për një vit paqeje të një Krishtlindje paqeje. Dhe t’i themi njëri-tjetrit ‘Krishti lindi’,” deklaroi zoti Zelenskyy.

The post “Në fund, errësira do të humbasë”, Zelenski i drejtohet kombit natën e Krishtlindjes appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Ushtria ukrainase kërkon 500.000 ushtarë shtesë
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë shtesë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa lufta me Rusinë mbush gati dy vjet.

Në një konferencë për media në Kiev, ai ka thënë se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 individë”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme.

Ai ka thënë se i duhen më shumë hollësi, para se të përkrahë këtë vendim, duke dhënë shenja se rreth 500.000 ushtarë veçse janë në front të luftës.

Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij.

Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.

Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.

Bllokada në SHBA u përcoll me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën.

Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.

Kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara përgjatë verës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, insiston se Moska do ta vazhdojë pushtimin dhe është zotuar se do të arrihen të gjitha synimet.

Megjithatë, ai e ka pranuar se forcat e tij ushtarake kanë probleme me sistemet ajrore për mbrojtje dhe komunikime, dhe se duhet rritur prodhimin e dronëve.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

The post Zelensky: Ushtria ukrainase kërkon 500.000 ushtarë shtesë appeared first on Albeu.com.

Senati nuk do ta miratojë këtë vit marrëveshjen për Ukrainën dhe kufirin amerikan
Senati amerikan nuk do të votojë brenda këtij viti lidhur me një paketë ndihmash për Ukrainën si dhe fondet për shtimin e sigurisë së kufirit amerikan. Drejtuesit e lartë thanë se negociatorët demokratë dhe republikanë po vazhdojnë punën me synimin që masat të miratohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Negociatorët tanë do të punojnë me shumë zell gjatë periudhës së pushimeve të dhjetorit dhe janarit, dhe qëllimi ynë është që të bëjmë diçka sapo të kthehemi”, tha për shtypin udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Republikani John Thune, tha gjithashtu se një marrëveshje nuk do të arrihet përpara janarit.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ndihmat e miratuara më parë për Ukrainën do të përfundojnë deri në fund të dhjetorit. Kërkesa e administratës së Presidentit Biden për 61 miliardë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën është bllokuar në Kongres, pasi republikanët kërkojnë që Uashingtoni të forcojë masat e kontrollit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Paketa e ndihmave për Izraelin, një tjetër element i paketës, është një çështje më pak e ndërlikuar.

Imigracioni është një nga çështjet më të debatuara në politikën amerikane dhe përpjekjet për reforma dypartiake kanë dështuar vazhdimisht gjatë 20 viteve të fundit.

“Nuk mund të them se sa komplekse është kjo çështje. Është fusha më e ndërlikuar e ligjit amerikan”, tha Senatorja e pavarur Kyrsten Sinema, e cila është përfshirë në bisedime.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përball me një pritje skeptike nga republikanët gjatë vizitës së tij në Uashingtonin javën e kaluar për të siguruar më shumë mbështetje.

Nuk është e qartë se një marrëveshje e arritur në Senatin me shumicë demokrate do të gëzojë mbështetje në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, ku një numër i konsiderueshëm ligjëvënësish të vijës së ashpër e kundërshtojnë miratimin e fondeve shtesë për Ukrainën.

The post Senati nuk do ta miratojë këtë vit marrëveshjen për Ukrainën dhe kufirin amerikan appeared first on Albeu.com.

Zelenski kërkon nga Kongresi Amerikan S-300
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua Kongresit Amerikan duke që qiejt mbi Ukrainë të mbyllen.

Ai gjithashtu kërkoi nga Kongresi amerikan që t’i sigurojë Ukrainës S-300, armatim i cili shkatërron tanket dhe aviobnët.

Ai gjithashtu kërkoi edhe ssisteme të tjera të mbrojtjes ajrore si një alternativë për krijimin e një zone të ndaluar fluturimi.

Çfarë është S-300?

Eshtë një seri sistemesh raketore fillimisht sovjetike dhe më vonë ruse me rreze të gjatë tokë-ajër të prodhuar nga NPO Almaz, bazuar në versionin fillestar S-300P.

S-300 konsiderohet si një nga sistemet më të fuqishme të raketave anti-ajrore. Përdoret kryesisht në Azi dhe Evropën Lindore, duke përfshirë tre vende anëtare të NATO-s: Bullgarinë, Greqinë dhe Sllovakinë. Një version i evoluar i sistemit S-300 është S-400 (emri raportues i NATO-s SA-21 Growler), i cili hyri në shërbim më 28 prill 2007. /albeu.com/

The post Zelenski kërkon nga Kongresi Amerikan S-300 appeared first on Albeu.com.

Zelenski për njohjen e mundshme të Donbass dhe heqjen dorë nga Krimea: Kompromis po, tradhti jo
Ne ende nuk kemi krijuar kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve dhe vetëm bisedimet e drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japin fund kësaj lufte, tha Zelenski për kushtet e negociatave.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Bild-in gjerman, në të cilën ka folur për ditët më të vështira me të cilat po përballet vendi i tij.

I pyetur se si e përballon të gjithë situatën dhe nëse fle, ai përgjigjet – “Flamujt tanë të verdhë dhe blu janë ende të valëvitur në të gjitha pjesët, madje edhe të pushtuara, të Ukrainës. Njerëzit nuk kanë shumë kohë për të fjetur, ne kemi mbrojtur vendin për dy javët e fundit.”

Zelensky nuk ka frikë nga hakmarrja ruse, ai thotë se familja kujdeset për të, por edhe se ata e kuptojnë rëndësinë e asaj që ai po bën.

– Ata janë krenarë, dhe ne jemi krenarë që jemi ukrainas. Ata e dinë që kam mundur të arratisem dhe të jem i sigurt tani, por e kuptojnë dhe e mbështesin vendimin tim për të qëndruar këtu sepse është një vendim për atdheun tonë. Ata duan që Kievi të qëndrojë i fortë. Sigurisht, ata janë të shqetësuar për mua, është njerëzore, por në zemrat e tyre janë me mua – tha Zelenski, shkruan albeu.com.

– Ky është një moment historik për vendin tonë dhe më vonë do të ketë kohë për të kujtuar të gjitha vështirësitë që ka kaluar çdo individ. Nuk do të harrojmë momentet kur kemi bërë diçka të madhe. Qëllimi ynë është të forcojmë vendin, pa marrë parasysh koston. Të gjitha këto po i bëj për fëmijët dhe nipërit e mbesat e mia, nuk dua që të më kujtoni si të dobët – tha presidenti ukrainas.

Bild e pyeti se çfarë mendonte kur kolona ruse mund të mbërrinte në Kiev dhe sa larg ishte nga vendi ku ndodhej.

-A po pyet per mua?! Shikoni, të gjitha rrugët hyrëse në Kiev janë të bllokuara, por ne jemi këtu dhe ju mund ta dëshmoni këtë. Nuk më intereson se ku fshihet armiku dhe sa afër do të na vijë. Unë jam i shqetësuar për gjendjen e vendit tonë, jam i shqetësuar për furnizimet me ujë dhe ushqim. Unë jam i shqetësuar për Mariupol, Donetsk, Zaporozhye, Melitopol, Volnovakha, Kharkiv. Situata atje është e tmerrshme. Njerëzit nuk kanë ujë dhe ushqim, dhe një katastrofë humanitare është në punë në Mariupol. Ne kemi dërguar autokolona humanitare atje nga të gjitha anët e Ukrainës, por ata po qëllojnë mbi ta. Megjithatë, ne kemi shoferë shumë të guximshëm që vazhdojnë të thyejnë granatat – tha Zelenski.

-Sigurisht, çdo njeri që është njeri, para së gjithash kujdeset për jetën e tij, por për ne prioritet i parë duhet të jetë dhënia e ndihmës humanitare për të tjerët. Nuk ka asnjë zgjidhje apo hap të vetëm që mund të bëjmë në këtë drejtim, pasi po përballemi me terror të vërtetë, shtoi ai.

Zelensky nuk ka frikë nga rrethimi i Kievit.

– Nga çfarë do të kisha frikë? Nuk duhet të kem frikë, qëndroj i qetë – tha Zelenski.

– Kemi luftë, shumë njerëz kanë humbur jetën, vendi ynë është shkatërruar por ne besojmë në të ardhmen. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të dorëzohemi, nuk do ta shesim vendin tonë – është i vendosur Zelenski.

Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me kërkesat që Ukraina të njohë republikat në Donbas dhe të pranojë Krimenë si pjesë të Rusisë.

– Nuk është çështja se çfarë mund të heqim dorë. Në çdo negociatë, synimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë dhe në këtë kuptim jam i gatshëm të ndërmarr disa hapa. Kompromiset janë të nevojshme, por ato nuk duhet të përbëjnë tradhti të lartë. Dhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme për kompromis, prandaj quhen kompromise. Kjo është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë. Por nuk mund të flas ende për detaje. Ne ende nuk kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve dhe vetëm bisedimet e drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japin fund kësaj lufte – përfundoi Zelenski. Përktheu nga Bild G.D /albeu.com/

The post Zelenski për njohjen e mundshme të Donbass dhe heqjen dorë nga Krimea: Kompromis po, tradhti jo appeared first on Albeu.com.

A po praktikojnë forcat speciale amerikane dhe britanike aksionin me rrezik të lartë për shpëtimin e Zelenskit?
Në bazën lituaneze po stërviten rreth 70 ushtarë më elitarë britanikë, si dhe rreth 150 pjesëtarë të Navy Seals së bashku me ushtarë ukrainas, shkruajnë mediat britanike, marrë nga 24sata.

Navy Seals, njësia speciale më elitare amerikane, erdhi në Lituani ku po stërvitet me njësinë speciale britanike SAS për të qenë gati për të shpëtuar në rast rreziku presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan britanikja Daily Mirror.

Më duhet armë, jo makinë për të ikur tha Zielinski

Ata duket se po përgatiten për një veprim të mundshëm me rrezik të lartë në rast se rusët marrin Kievin. Mediat ruse kanë raportuar vazhdimisht në mënyrë të rreme se Zelensky ka ikur nga Kievi, ai përgjigjej çdo herë duke raportuar nga rrugët e Kievit.

Me ofertën e amerikanëve për ta nxjerrë jashtë Kievit atë, ai u tha atyre: ”Më jepni armë, jo transport”.

Që nga fillimi i pushtimit rus, Zelensky ka qenë fytyra e rezistencës së ushtrisë ukrainase ndaj agresorit rus. /albeu.com/

The post A po praktikojnë forcat speciale amerikane dhe britanike aksionin me rrezik të lartë për shpëtimin e Zelenskit? appeared first on Albeu.com.