zbardhet vrasja Archives - Albeu.com

Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit/ Zbardhjet ngjarja, shpallet në kërkim autori
Është zbardhur vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit.

Burime për gazetaren e ABC, Xhensila Kodra bëjnë të ditur se është bërë i mundur identifikimi i personit që ka vrarë Sanajn pranë banesës ku jetonte tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor ndërsa, ka dyshime të forta se ai është arratisur drejt Belgjikës.

Sipas burimeve, shkak për sherrin që më pas solli edhe vrasjen e të riut është bërë një sherr i 10 viteve më parë. Në Shëngjin të Lezhës ka pasur një konflikt mes vëllait të Briken Sanajt dhe Gentian Kolës. Sipas burimeve, në kërkim policor është zbardhur vëllai i Gentian Kolës.

Por si ra policia në gjurmët e autorit të dyshuar?

Edhe pse me anë të një njoftimi zyrtarisht, Policia e Tiranës thotë se janë duke identifikuar autorët, burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC se në gjurmët e autorit të dyshuar të vrasjes shkuan nga provat e gjetura në makinën “Benz” të përdorur nga autorët e krimit të cilën e dogjën më pas në Qafë-Kashar.

Sipas burimeve, mjetit iu verifikua numri i shasisë ku rezultoi se pikërisht ajo makinë ishte blerë në Kosovë. Pasi janë zbuluar pronarët e mëparshëm të mjetit në Kosovë janë marrë në pyetje ku kanë konfirmuar se mjeti ishte blerë nga Agustin Kola.

Sipas burime ka rezultuar se ai ka dalë jashtë territorit shqiptar 3 ditë pas vrasjes së Briken Sanajt.

The post Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit/ Zbardhjet ngjarja, shpallet në kërkim autori appeared first on Albeu.com.

Policia e Lezhës konferencë për mediat: Zbardhet vrasja e Sajmir Jakut
Drejtoria e Policisë së Lezhës ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një konferencë për mediat ku u dhanë detaje mbi  të reja për operacionin policor të koduar “GJURMA”.

Në këtë komunikim është njoftuar zbardhja vrasja e ish-drejtori i Tensionit të lartë të Veriut, Sajmir Jaku, ndërsa është arrestuar 40-vjeçari, Dorjan Keqi banues në Krujë. Dyshohet se vrasja është kryer kundrejt një pagese.

Policia ka identifikuar grupin kriminal mbi të cilin edhe po hetohet.

Ngjarja ka ndodhur në 09 Shtator, të vitit 2016, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Saimir Jaku dhe u plagos  Gjergj Prenga.

Deklarata e plotë e Policisë së Lezhës:

Jemi sot këtu për t’ju komunikuar rezultatet e operacionit policor të koduar “GJURMA”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në vitin 2016, në Mirditë, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një tjetër.

Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura në qarkun Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Lezhë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe profesionale, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 9 shtator 2016, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Saimir Jaku dhe u plagos shtetasi Gjergj Prenga.

Si rezultat i të gjitha veprimeve hetimore të kryera dhe bashkëpunimit intensiv me Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminimet laboratorike të provave të sekuestruara në vendngjarje, si dhe marrjes së çdo dëshmie të mundshme me interes për hetimin, vlerësimit të çdo informacioni, për identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e ngjarjes, strukturat hetimore të DVP Lezhë zhvilluan operacionin policor të koduar “GJURMA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. K., 40 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Krujë.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nxorri urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të ndaluar D. K., në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër, strukturat e DVP Lezhë, në koordinim me strukturat hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po punojnë intensivisht për zbulimin e dokumentimin ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur më datë 22 korrik 2022, në Milot.

Policia e Lezhës shpreh vendosmërinë e saj në luftën pa kompromis ndaj krimit, duke përdorur të gjitha kapacitetet e saj dhe duke bashkëpunuar ngushtë edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të krimeve të kryera, si dhe ndërhyrjen për parandalimin e ngjarjeve të tjera të mundshme kriminale.

Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë qytetarët, që të mbështesin akoma më shumë dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të denoncuar çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com

The post Policia e Lezhës konferencë për mediat: Zbardhet vrasja e Sajmir Jakut appeared first on Albeu.com.