Yevgeny Prigozhin Archives - Albeu.com

Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit dhe pretendon se ndodhet në Afrikë
Shefi mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, e ka adresuar publikun përmes një videoje për herë të parë që nga rebelimi jetëshkurtër ndaj udhëheqësisë së Rusisë në fund të qershorit.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit, Prigozhin u shfaq në një klip, që besohet të jetë incizuar në Afrikë, dhe u publikua në kanalet e platformës Telegram të lidhura me grupin Wagner.

Prigozhin shihet duke qëndruar në një zonë shkretëtire dhe me një pushkë në duar. Në prapavijë, shihen edhe shumë njerëz të tjerë të armatosur.

Евгений Пригожин записал новое видео и рассказал, что несет справедливость и счастье в Африку

На видео Пригожин рассказал о работе в Африке и сообщил о наборе наемников в ряды ЧВК. По словам Евгения Викторовича, сейчас ЧВК «Вагнер» делает Россию еще более великой на всех… pic.twitter.com/Ju1wtXwb31

— SVTV NEWS (@svtv_news) August 21, 2023

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur ta verifikonte datën apo lokacionin e xhirimit të videos, por komentet e Prigozhinit dhe disa postime në kanalet pro-Wagner në Telegram sugjerojnë se videoja është incizuar në Afrikë.

“Temperatura është +50 – gjithçka ashtu siç na pëlqen. Wagner e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, ne po e bëjmë jetën një makth për ISIS (Shteti Islamik, IS) dhe Al-Kaeda dhe banditët e tjerë”, thotë Prigozhin në video.

Ai më pas thotë se Wagner është duke rekrutuar njerëz dhe se grupi mercenar “do të përmbushë detyrat që i janë vendosur”. Videos iu bashkëngjit edhe një numër telefoni, ku u tha se mund të kontaktojnë ata që duan t’i bashkohen grupit mercenar rus.

E ardhmja e Wagnerit dhe Prigozhinit ka qenë e paqartë që kur ai udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër institucionit të mbrojtjes ruse në fund të qershorit dhe Kremlini tha se ai dhe disa nga luftëtarët e tij – të cilët kanë luftuar në disa nga betejat më të ashpra të luftës në Ukrainë – do të largoheshin drejt Bjellorusisë.

Që nga rebelimi, disa luftëtarë të Wagnerit janë zhvendosur në Bjellorusi dhe kanë filluar stërvitjet ushtarake atje. Në komentet e publikuara në fund të korrikut, Prigozhin tha gjithashtu se Wagner ishte gati të rriste më tej praninë e tij në Afrikë.

The post Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit dhe pretendon se ndodhet në Afrikë appeared first on Albeu.com.

Konfirmon Kremlini: Putin u takua me Prigozhin 5 ditë pas kryengritjes së grupit Wagner
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin u takua me Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit privat mercenar Wagner, më 29 qershor, vetëm pesë ditë pasi grupi kishte marshuar në 200 kilometra larg Moskës në një kryengritjeje të shkurtë.

Peskov tha në një takim me gazetarët më 10 korrik se takimi ishte pjesë e një mbledhjeje tre-orëshe ku po merrnin pjesë 35 persona, përfshi komandantët e njësive nga Wagner, të cilët iu zotuan Putinit rus se do të vazhdonin të luftonin për të në luftën kundër Ukrainës.

Peskov nuk dha detaje se ku ndodhet aktualisht Prigozhini.

“E vetmja gjë që mund të them është se presidenti dha vlerësimin e tij për performancën e grupit në vijat e frontit gjatë operacionit të posaçëm ushtarak dhe po ashtu dha vlerësimin e tij për ngjarjet e 24 qershorit. Putin dëgjoi shpjegimin e komandantëve dhe ofroi opsione për punësimin e tyre dhe rolin e tyre luftarak”, shtoi Peskov.

Prigozhini dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtë më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-mbi-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.

Kriza u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t’u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t’u bashkuar me të atje ose për t’u integruar në ushtrinë ruse.

Prigozhini nuk është shfaqur publikisht që nga shtypja e kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, fillimisht ka thënë se ai është në Bjellorusi.

Më 4 korrik, Lukashenka, tha se Prigozhini më nuk gjendet në Bjellorusi./rel

The post Konfirmon Kremlini: Putin u takua me Prigozhin 5 ditë pas kryengritjes së grupit Wagner appeared first on Albeu.com.

Hakmarrja e Kremlinit, pas rebelimit të Wagner, mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi
Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit.

Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.

Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin.

Gazeta Kommersant raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.

“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për Radion Evropa e Lirë.

Prigozhini dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtër më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.

Kriza u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t’u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t’u bashkuar me të atje ose për t’u integruar në ushtrinë ruse.

Prigozhini nuk është shfaqur publikisht që nga shtypja e kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se ai është në Bjellorusi.

Në platformën Telegram, Ostorozhno Novosti raportoi më 1 korrik se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte anuluar një kontratë me kompaninë e hotelerisë, Concord, të Prigozhinit, e cila po pushonte nga puna qindra punëtorë.

Sipas kontratës, Concord siguronte ushqim për trupat ruse që luftonin në Ukrainë, si dhe për spitalet dhe organizatat publike në pjesët e Ukrainës nën pushtimin rus./REL

The post Hakmarrja e Kremlinit, pas rebelimit të Wagner, mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi appeared first on Albeu.com.

Kievi: FSB ka marrë përsipër të vrasë Prigozhin
Shërbimi rus i inteligjencës (FSB) u ngarkua të neutralizonte liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin , pas kryengritjes së dështuar të fundjavës së kaluar.

Kështu deklaroi kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov , në një intervistë për The War Zone.

“Ne e dimë se vrasja e Prigozhinit iu besua FSB-së. A do ta arrijnë këtë? Do të shohim me kohë. Në çdo rast, të gjitha këto sulme të mundshme ndaj tij nuk do të jenë të shkurtra. Ata do të kenë nevojë për pak kohë për t’u përgatitur. Por dua të theksoj edhe një herë se kjo është një pyetje e hapur. A do të mund ta bëjnë? A do të guxojnë ata?”, deklaroi Budanov.

Sipas zyrtarit ukrainas, nëse Prigozhin do të kishte zbatuar planin e tij origjinal me kryengritjen, Rusia tashmë do të ishte ndarë në të paktën dy pjesë.

“Nëse Prigozhin do të kishte hyrë në Kremlin atë ditë, do të kishte treguar se ishte bosh. Nuk kishte ministra. Nuk ka zyrtarë realë të lartë. Të gjithë ikën. Dhe kjo do të tregonte se tani nuk ka fuqi në Rusi”, tha Budanov, duke shtuar: “Por nga ana tjetër, disa zyrtarë nga Shën Petersburgu apo gjetkë do të fillonin të pretendonin se ata janë qeveria legjitime. Kjo do të krijonte një situatë të dyfishtë pushteti në vend. Duke qenë se ata arritën një marrëveshje, udhëheqja dhe autoritetet ruse fituan kohë. Por pozicioni i tyre si një shtyllë pushteti që kontrollon gjithçka u minua nga veprimet e Prigozhin dhe nuk do të jetë më i njëjti.“/Albeu.com/

The post Kievi: FSB ka marrë përsipër të vrasë Prigozhin appeared first on Albeu.com.

Rebelimi i Wagner, Borrell: Putin krijoi një përbindësh që tani po e kafshon
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell thotë se rebelimi i ndërprerë i grupit Wagner gjatë fundjavës tregon çarje në fuqinë ushtarake të Rusisë.

“Sistemi politik po tregon brishtësi dhe fuqia ushtarake po plasaritet,” tha ai për gazetarët në Luksemburg, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

“Përbindëshi që Putini krijoi me Wagnerin, përbindëshi po e kafshon tani, përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij,” tha Borrell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, duke shtuar se “nuk është gjë e mirë” të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia të “kalojë në një fazë të paqëndrueshmërisë politike”./albeu.com

The post Rebelimi i Wagner, Borrell: Putin krijoi një përbindësh që tani po e kafshon appeared first on Albeu.com.

“Po shmangim gjakderdhjen”, Prigozhin konfirmon se luftëtarët po kthehen në baza
Pasi Bjellorusia njoftoi se kreu i grupit Wagner kishte rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi, Yevgeny Prigozhin ka lëshuar një mesazh audio duke konfirmuar se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.

Ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të derdhjes së gjakut”.

Lëvizja vjen pasi një kolonë e luftëtarëve të tij hyri në qytetin rus të Rostov-on-Don në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se selia ushtarake e qytetit ka shumë të ngjarë të jetë kapur.

Nga atje, grupi u zhvendos në Voronzeh dhe thuhet se mori kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytet.

Raportet sugjeruan se luftëtarët kishin vazhduar deri në autostradën M4, me zyrtarët në Lipetsk, qyteti tjetër në veri të Voronezhit në rrugë për në Moskë, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda.

“Ne u nisëm në 23 qershor në marshimin e drejtësisë”, shton Prigozhin në mesazhin e tij audio.

“Në një ditë udhëtuam, duke mos arritur 200 km, për në Moskë. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga anët, ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore, sipas ndaj planit”.

The post “Po shmangim gjakderdhjen”, Prigozhin konfirmon se luftëtarët po kthehen në baza appeared first on Albeu.com.

Çfarë e shtyu Prigozhinin t’i hapte luftë ushtrisë ruse?
Nga John Simpson -BBC

Nuk ishte vërtet veprim i zgjuar nga presidenti Putin që të lejonte liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, të hynte në një konflikt me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e ushtrisë Valery Gerasimov.

Siç duken gjërat, Putini po i bashkohet rreshtit të personave me të cilët është i tërbuar shefi i Wagner, por Prigozhin po e kufizon për momentin ezëmërimin tek Shoigu dhe Gerasimov.

Faza tjetër e konfliktit mund të jetë midis Prigozhin dhe Putin.

Prigozhin mendon se Rusia e ka organizuar keq operacionin ushtarak në Ukrainë. Ai ka ende një marrëdhënie me Putinin, të cilën unë imagjinoj se nuk dëshiron ta shkatërrojë në këtë fazë.

Prigozhin ka kaluar shumë kohë në vijën e front – ai është një lider i frontit. Ai nuk rri duarkryq, siç bën Shoigu duke dhënë vetëm urdhra. Udhëheqësit Wagner i pëlqen të jetë pikërisht atje në vijën e parë me njerëzit e tij.

Ai identifikohet shumë ngushtë me ta – edhe pse i kërcënon dhe ndonjëherë i vret.

Sulmet e gabuara, ose të qëllimshme, gjatë muajve të fundit nga ushtarët rusë në Grupin Wagner e shtynë Prigozhin në skaj.

Ç’po ndodh?

Prej mbrëmjes së djeshme, mercenarët e Wagner janë duke udhëtuar në drejtim të Moskës me qëllim ndryshimin e regjimit në Rusi pasi u larguan disa javë më parë me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes nga fronti në Ukrainë.

Putini i ka bërë thirrje ushtrisë që të mos lejojë këtë rebelim, kurse kreu i Wagner tha se ai kishte bërë zgjedhjen e gabuar dhe tashmë ishte momenti që Rusia të kishte President të ri.

Wagner kanë marrë qytetet e Rostovit dhe Voronjezhit dhe tani janë duke shkuar në drejtim të Moskës, ndërkohë që në kryeqytet është dhënë alarmi.

The post Çfarë e shtyu Prigozhinin t’i hapte luftë ushtrisë ruse? appeared first on Albeu.com.

Shefi i Wagner: Forcat ukrainase rimorën një pjesë të veriut të Bakhmutit
Kreu i Grupit Wagner thotë se forcat ukrainase kanë rimarrë një pjesë të një zone në veri të Bakhmut.

Yevgeny Prigozhin tha se forcat e Kievit kishin rimarrë Berkhivka, dhe e ka cilësuar si një “turp”.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve brenda ushtrisë ruse, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, të vijnë në vijën e parë.

Kujtojmë se grupi mercenar i Prigozhin pushtoi qytetin lindor të Bakhmut muajin e kaluar pas betejës më të gjatë të luftës.

Luftëtarët e Grupit Wagner më pas ia dorëzuan pozicionin e tyre trupave ruse.

Prigozhin ka qenë i hapur me kritikat e tij ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë në të kaluarën. Para se Wagner të merrte kontrollin e Bakhmutin, udhëheqësi kërcënoi se do të tërhiqte forcat e tij nga qyteti duke fajësuar Moskën për mungesë municioni.

Të hënën, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se forcat ukrainase vazhduan të “lëvizin përpara” pranë qytetit.

Oleksandr Syrskyi tha se forcat ukrainase ishin të suksesshme në shkatërrimin e një pozicioni rus pranë qytetit./albeu.com

The post Shefi i Wagner: Forcat ukrainase rimorën një pjesë të veriut të Bakhmutit appeared first on Albeu.com.

A është Prigozhin një “operacion special” brenda një operacioni special?
Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes. Kompania e tij ka publikuar video ku ai u shfaq duke vizituar personalisht burgjet për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë, si dhe video ku pretendohet se ai po shëtiste në rrugët e Bahmutit, qytetit të shkatërruar nga luftimet.

Deklarimet e tij të shpeshta e kritikat e ashpra, duke përdorur edhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të lartë rusë dhe ushtrisë, janë shndërruar në markën e tij personale. Këto kanë nxitur disa të spekulojnë se ai ka ambicie politike, që mund të përfshijnë edhe sfidimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Në një video që u bë publike rreth kohës kur Rusia kremtonte Ditën e Fitores më 9 maj, Prigozhin qëndroi pranë një grumbulli trupash që pretendoi se ishin të luftëtarëve të Wagner-it, dhe tha se autoritetet e larta ushtarake ruse ishin përgjegjëse për vdekjen e tyre nga neglizhenca. Prigozhin veçmas ka qenë kritikë ndaj shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe ministri të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që konsiderohet si një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit.

Igor Girkin, i njohur gjithashtu si Strelkov, ish-operativ i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe veteran ushtarak rus, i cili luajti një rol kyç në kryengritjen anti-Kiev të drejtuar nga Rusia në pjesë të Ukrainës lindore duke filluar në vitin 2014, tha në një podkast muajin e kaluar se ” lufta për Kremlinin, pas largimit të Putinit, ka filluar”.

“Disa forca serioze qëndrojnë pas Prigozhinit,” shtoi ai.

“Thjesht një person me disa restorante”

Ashtu si Putini, Prigozhin, 61 vjeç, është nga Leningradi (tani Shën Petersburg) dhe falë raporteve personale me presidentit rus, ai ka arritur të ngrihet në pushtet. Ai është quajtur “kuzhinier i Putinit” për shkak të kontratave të fituara me bizneset e tij të gastronomisë. Për herë të parë ishte arrestuar kur ishte adoleshent. Më 1981 ishte dënuar me 12 vjet burgim për shkak të vjedhjeve të banesave, në bashkëpunim me anëtarë të bandave. Ai vuajti nëntë vjet burg dhe u lirua më 1990, një vit para rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ka shumë gjasa, që Prigozhin të jetë takuar për herë të parë me Putinin në fillim të viteve ’90, kur ai po tentonte të hynte në biznesin e kazinove, teksa Putin atëbotë ishte zyrtar i Qeverisë lokale në Shën Peterburg dhe shërbente si kryetar i një bord që mbikëqyrte lojërat e fatit.

Gazetari hulumtues rus, Andrei Zakharov, tha për Radion Evropa e Lirë se pushteti që Prigozhin ka aktualisht në Rusi ka shumë gjasa që ende vjen drejtpërdrejt nga Putini.

“Ai ka kryer detyra speciale për Putinin për një kohë të gjatë,” tha Zakharov, duke përmendur Agjencinë e Kërkimeve në Internet apo institucioni që udhëhoqi lajmet e rreme dhe kreu fushata për të ndikuar tek opinioni për zgjedhjet në Perëndim. Ai përmendi edhe Wagner-in, grupi i mercenarëve që ka mbështetur qëllimet e Kremlinit në Ukrainë që nga viti 2014, në Siri dhe në disa shtete afrikane.

“Ai është mësuar të zgjidhë problemet në mënyra që normalisht nuk përdoren personat që gjenden brenda Kremlinit”, shtoi Zakharov.

Tutje, ai tha se pozicioni i Prigozhin nuk është i sigurt.

“Prej kohësh unë u kam bërë thirrje njerëzve që të mos ekzagjerojnë rëndësinë e tij…Nëse shteti e ndalon nesër mbështetjen e tij, ai është thjesht një person që ka disa restorante në Shën Petersburg dhe asgjë më shumë. Gjithçka që zotëron, të gjitha paratë e Wagner-it, ndërmarrjen për lajmet e rreme – të gjitha paguhen përmes kontratave qeveritare … Ai është një person që është plotësisht i varur nga shteti”, paralajmëroi Zakharov.

Analisti politik ukrainas, Leonid Shvets, tha se pajtohet me faktin se gjëja më e rëndësishme rreth Prigozhinin është lidhja e tij me Putinin.

“Prigozhin është në gjendje të bëjë gjëra që vetëm dikush i mbrojtur nga vetë Putini mund t’i bëjë”, tha Shvets, duke iu referuar epiteteve që Prigozhin ka përdorur për Gerasimovin dhe ministrin Shoigu, si dhe mënyrës se si ai arrit të rekrutonte mijëra të burgosur nga burgjet ruse për shërbim ushtarak në Ukrainë.

“Vladimir Vladimirovich i ka dhënë liri të plotë”, shtoi ai, duke iu referuar Putinit. “Putinit i pëlqen të kryejë operacione speciale brenda operacioneve speciale”.

“Gjithçka mund të ndodhë”

Në një prej kritikave të fundit kundër liderëve ushtarakë rusë, Prigozhin përdori sharje, që shumë thanë se iu drejtuan Putinit, i cili është “komandant suprem” i forcave të armatosura. Prigozhin më pas tha se ajo deklaratë nuk ishte referencë për Putinin, por komentet e tij ngritën pikëpyetje nëse ai në të ardhmen do të shkelë vijat e kuqe të Kremlinit.

Në një artikull të fundit thuhet se informacionet e rrjedha nga inteligjenca amerikane sugjerojnë se Prigozhin i kishte ofruar Ukrainës informacione për pozicionet e trupave nëse Kievi do të tërhiqte forcat nga Bahmuti. Ky raportim po ashtu ka ngritur pikëpyetje lidhur me besnikërinë e Prigozhinit.

Shvets tha se është i sigurt se Putin do të shkatërrojë çdo ambicie që Prigozhin ta zëvendësojë atë.

“Sapo Putin të shohë diçka të tillë”, tha ai, Prigozhinit do t’i ndodhte diçka e ngjashme me një sulm me polonium radioaktiv që më 2006 vrau ish-shefin e FSB-së, kritikun e Putinit, Aleksandar Litvinenko, apo helmimin gati vdekjeprurës me agjent nervor të politikanit opozitar, Aleksei Navalny në gusht të vitit 2020.

“Gjithçka mund të ndodhë”.

Shvets spekuloi se Putin ka nevojë për një person “që mund të merret me ata zyrtarë me të cilët ai nuk është i kënaqur”.

“Putinit i duhet dikush që t’i quajë Shoigun dhe Gerasimovin idiotë”, tha ai.

Edhe pse kjo mund të reflektojë negativisht te Putini, i cili ka emëroi këta individë, Shvets tha se beson se ky është një rrezik që presidenti është i gatshëm të marrë.

“Është e rëndësishme për Putinin që dikush të merret me Gerasimovin dhe Shoigun apo me këdo që ai do”, shtoi Shvets.

Mark Galeotti, ekspert për Rusinë dhe profesor në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore të Kolegjit Universitar të Londrës, shkroi në The Spectator se sjellja e Prigozhin është tipike për “stilin e Putinit të menaxhimit të elitës”.

“Kultura e dyshimit të ndërsjellë, konkurrencës kanibaliste dhe interesave oportuniste e kanë mbajtur Putinin në pushtet për më shumë se dy dekada”, shkroi Galeotti, edhe pse sipas tij, kjo praktikë në kohë lufte është e rrezikshme pasi në këtë periudhë “ka nevojë për unitet, disiplinë dhe mbështetje të ndërsjellë”.

Politikani liberal nga Shën Petersburgu, Maksim Tenik, tha për Radion Evropa e Lirë se Prigozhin mund po ashtu të bëhet “kurban”, pasi zyrtarët rusë po kërkojnë dikë që t’ia vënë fajin për humbjet në fushëbetejë.

“Ajo që po shohim tani është një kërkim për ata që janë fajtorë për humbjet”, tha Reznik. “Si Prigozhin, dhe ata që qëndrojnë në majat e pushtetit, e kuptojnë këtë shumë mirë”.

Çekiçi ‘i luftës’

Një media sociale e lidhur me Wagner publikoi një video në nëntor 2022 që shfaqte një mercenar që pretendohej se dezertoi në anën ukrainase duke u ekzekutuar me çekiç. Më vonë, Prigozhin i përgëzoi burrat për ndëshkimin e “tradhtarit”. Një video e ngjashme u publikua në muajin shkurt shkurt. Të dyja videot janë të ngjashme me një video të publikuar më 2017, në të cilën u shfaqën mercenarët rusë duke torturuar dhe ekzekutuar një dezertor të ushtrisë siriane.

Prigozhin dërgoi një çekiç të lyer me gjak të rremë dhe të paketuar në një kuti violine në Bashkimin Evropian, pikërisht në kohën kur blloku evropian po votonte një rezolutë që e shpalli Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin.

Në dhjetor të vitit 2022, njerëz të maskuar hodhën çekiçë në oborrin e Ambasadës finlandeze në Moskë. Po të njëjtin muaj, zyrtarët policorë raportohet se frikësuan një adoleshent në Arkangelsk, duke mbajtur në duar çekiçë gjatë kontrollit të shtëpisë së tij. Sergei Mironov, zëvendëskryetar i Dumës ruse, postoi një fotografi të tij duke mbajtur çekiç, që tha se e kisha marrë dhuratë nga Wagner-i.

Është bërë një simbol i kërkimit të Rusisë për tradhtarët dhe armiqtë brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu simbolizon reduksionizmin që ka përjetuar Rusia e Putinit: dikush ose po përdor çekiçin ose po goditet prej tij.

“Çekiçi është brilant. I tmerrshëm, por brilant. Shumë lehtë mund të blesh një në një dyqan dhe ta përdorësh këtë dhuratë të tmerrshme”, tha Shvets.

Reznik e përshkroi Prigozhin si “mishërimin më të denjë të të gjithë demonëve të regjimit fashist të Putinit”.

“Gjërat që po bën Prigozhin, të gjitha veprimet e tij demonstrative të lidhura me çekiçin dhe gjëra të tilla tregojnë se ne po shohim ilustrimin më të qartë të vdekjes së Putinizmit”, tha Reznik për Radion Evropa e Lirë./rel

The post A është Prigozhin një “operacion special” brenda një operacioni special? appeared first on Albeu.com.

Themeluesi i Wagner Group: Kundërofensiva ukrainase ka filluar
Yevgeny Prigozhin tha sot se njësitë ukrainase kishin filluar kundërsulmin e tyre dhe po i afroheshin Bakhmutit.

Në përgjigje të një pyetjeje të medias ruse në lidhje me kundërsulmin e pritshëm të Kievit, Prigozhin tha se operacionet e Ukrainës ishin “për fat të keq, pjesërisht të suksesshme”.

Udhëheqësi i grupit mercenar u pyet dhe në lidhje me komentet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se kundërofensiva e Ukrainës ishte vonuar ndërsa forcat e tij prisnin më shumë ndihmë nga vendet e huaja.

Ai tha se Zelensky ishte “mashtrues” duke thënë se ofensiva nuk kishte filluar ende.

Forcat ruse, të udhëhequra nga Wagner, kanë kryer një sulm ndaj Bakhmut, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, që nga vera e kaluar.

Dje, Prigozhin dhe ushtria ukrainase thanë se forcat e Kievit kishin

The post Themeluesi i Wagner Group: Kundërofensiva ukrainase ka filluar appeared first on Albeu.com.