vlora citaku Archives - Albeu.com

Zbulohet emri, ja kush pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës, është duke mbajtur seancën e konstituive pas më shumë se dy muajve nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Telegrafit, Vlora Çitaku, e cila vjen nga radhët e PDK-së, pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

The post Zbulohet emri, ja kush pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Çitaku: Të mos biem në grackën e Vuçiçit, Kurti të shkojë në Bruksel vetëm për marrëveshje gjithëpërfshirëse
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi rrezikon të kthehet në dialog teknik, dhe për këtë tha se fajin kryesor duhet ta bartë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova.

Duke folur për takimin që do ta ketë Kurti në Bruksel, ish-diplomatja kosovare thotë se Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”.

Çitaku thotë se presidenti serb dëshiron të qëndrojë gjendja aktuale në Ballkan dhe në dialogun mes Kosovës dhe të Serbisë.

“Unë pres që kryeministri të mos shkojë në Bruksel për të negociuar barrikadat dhe për të negociuar stikersat, unë pres që kryeministri të shkojë në Bruksel dhe të flasë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk guxojmë të dakordohemi për asgjë pa u dakorduar për çdo gjë. Kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm, ne nuk guxojmë të biem në grackën e Vuçiqit, sepse atij i konvenon status-quoja, i konvenon prolongimi i procesit dhe që ne të diskutojmë në Bruksel për çështje teknike. Ne duhet ta kemi ofertën tonë, të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë sepse nuk është detyra jonë që të përkujdesemi për dispononim në Beograd por që ta bëjmë pjesën tonë të punës, të jemi konsistencë dhe të koordinohemi ngushtë me aleatët tanë”, thotë Çitaku.

Teksa ka folur për luftën në Ukrainë, Çitaku thotë se Kosova nuk ka arritur ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtarë. Thotë se në vend të saj, institucionet vazhdojnë të merren me stikersa.

“Konteksti gjeopolitik i krijuar pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ka krijuar një mundësi të artë për Kosovën që ta fuqizojë edhe më tej subjektivitetin e saj ndërkombëtarë, duke kërkuar para se gjithash unitet të Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht në vend se të shfrytëzohet ky momentum i krijuar nga rrethana krejtësisht përtej nesh për ta shtyrë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, ne merremi me stikersa”, u shpreh ajo për EO

Duke folur për mungesën e liberalizimit për kosovarët, nënkryetarja e PDK-së, thotë se Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kriteret. Fajin për këtë, thotë se e kanë krerët aktual të shtetit, të cilët sa ishin në opozitë e kundërshtonin Demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë mendoj që Kosova me kohë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosovës atë botë u janë imponuar dyfish kritere më shumë sesa vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Për fajin e disa akterëve politik në Kosovë, që shumë prej të cilëve sot janë në qeverisje, ne kemi pasur një zhargitje për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe sikur Demarkacioni të votohej atëherë, Kosova tashmë do të lëvizte pa viza sepse ne ishim në të njëjtën pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Sido që të jetë, Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë justifikim për ta shtyrë këtë proces edhe më tutje”, u shpreh Çitaku./express

The post Çitaku: Të mos biem në grackën e Vuçiçit, Kurti të shkojë në Bruksel vetëm për marrëveshje gjithëpërfshirëse appeared first on Albeu.com.

Çitaku: Edhe nesër nëse liberalizohen vizat për Kosovën, është vonë
Është “e padrejtë” dhe “johumane” mënyra se si trajtohen qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, thotë ish-ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku, duke komentuar faktin që Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor pa lëvizje të lirë në BE.

Çitaku, në kohën kur ka qenë ministre, ka pranuar udhërrëfyesin me kushtet e liberalizimit, për të cilat thotë se ka kohë që janë plotësuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se BE-ja, me mosliberalizimin e vizave për Kosovën, është duke e humbur kredibilitetin e saj.

Çitaku, e cila aktualisht shërben si nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, flet edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga SHBA-ja, për rolin e opozitës në Kuvend e të tjera.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Çitaku, nga koha kur ju keni qenë ministre e Integrimit Evropian (2011-2014) apo edhe më herët është folur dhe premtuar liberalizimi i vizave për Kosovën për në vendet e Bashkimit Evropian. Tash jemi në vitin 2022 dhe qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin pa viza në zonën e njohur si Schengen. Çfarë është duke kërkuar BE-ja nga Kosova?

Vlora Çitaku: Është e padrejtë, është johumane mënyra se si trajtohen qytetarët e Republikës së Kosovës në vitin 2022. Para pak ditësh pamë rekomandimin e Komisionit Evropian për t’iu ofruar qytetarëve të Katarit dhe Kuvajtit lëvizjen e lirë në zonën Schengen. Shtetet si Kolumbia dhe Venezuela e të tjerat lëvizin pa viza në zonën Schengen.

E mbaj mend kur kam qenë ministre e Integrimit Evropian, Kosovës i është dhënë udhërrëfyesi për liberalizmin e vizave dhe ai udhërrëfyes ka pasur dyfish më shumë kritere sesa që kanë pasur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Përkundër përmbushjes së kritereve në fjalë, përkundër rekomandimit të Komisionit Evropian që nga viti 2016 [për liberalizimin e vizave për Kosovën], ne nuk kemi vendim nga institucionet e Bashkimit Evropian për të rekomanduar lirinë e lëvizjes për shtetasit e Kosovës.

Sinqerisht, nuk ka logjikë, nuk ka shpjegim. Është e vërtetë që ka qenë një momentum disa vite më parë, mirëpo ne e humbëm atë për shkak të zvarritjes së procesit të miratimit të demarkacionit [të kufirit] me Malin e Zi. Megjithatë, në fund, detyrimet, obligimet i kemi përmbushur./rel

The post Çitaku: Edhe nesër nëse liberalizohen vizat për Kosovën, është vonë appeared first on Albeu.com.

Çitaku: PDK do të ndryshojë, jemi vetëm në fillim të reformës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i saj është duke shkuar drejt reformës dhe se roli i tyre në Kuvend ka qenë shumë konstruktiv.

PDK pati rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Pas kësaj, PDK shpalli zgjedhjet e brendshme dhe tani ka një kryesi të re. Citaku thotë se kjo është provë për reformat që po ndodhin brenda subjektit.

“Kemi lexuar me kujdes rezultatin e zgjedhjeve dhe po sillemi ashtu sic na ka kërkuar votuesi, por duke shikuar edhe kërkesat e votuesve të partive tjera”, thotë ajo.

Ajo shton se kjo që ka ndodhur brenda PDK-së është vetëm fillimi dhe se qëllimi është rikthimi si partia më e madhe në Kosovë.

“PDK do të ndryshojë, jemi vetëm në fillim të reformës”, thotë ajo.

Citaku tregon edhe rolin e PDK-së në pozitë, duke thënë se PDK po tregohet opozitë konstruktive dhe nuk po bën rolin që kishte VV-ja në të kaluarën kur kundërshtonte gjithçka.

“Ne jemi konstruktivë. Nuk pajtohem me ata që thonë se jemi opozitë e butë pasi që ne kemi kundërshtuar ashpër vendimet që nuk janë në dobi të vendit”, përfundoi ajo. /Gazeta Express

The post Çitaku: PDK do të ndryshojë, jemi vetëm në fillim të reformës appeared first on Albeu.com.

Nënkryetarja e PDK-së porosi Kurtit: Shko në Uashington
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet Bashkuara të Amerikës, tashmë nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti duhet të udhëtojë në SHBA dhe të ketë takime me zyrtarë të lartë.

Çitaku për Telegrafi.com ka thënë se kryeministri Albin Kurti në raport me dialogun është peng i fjalëve të veta.

Megjithatë, nënkryetarja e PDK-së tha se Kurti duhet ta dijë se kur është në Bruksel, PDK do ta mbështetë atë.

“Nuk është se kam parë konsistencë nga ana e Qeverisë në raport me dialogun. Njëherë kanë thënë nuk e kanë prioritet fare. Pastaj kanë thënë se është prioriteti i shtatë. Kështu që nuk është se kam parë konsistencë. Kryeministri Kurti, unë mendoj se në raport me dialogun, është peng i fjalëve të veta”.

“Kryeministri duhet ta dijë se kur shkon në Bruksel, kur ulet përballë Aleksandar Vuçiqit, Partinë Demokratike të Kosovës e ka mbrapa. Ne do t’i bëjmë opozitë Kurtit për çështje të brendshme. Mirëpo për disa pika të rëndësishme të politikës së jashtme, ne duhet të jemi në gjendje të ndërtojmë një konsensuse dhe të jemi bashkë”, ka thënë ajo.

Duke folur për procesin e dialogut, Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti duhet të udhëtojë në SHBA dhe të ketë takime me zyrtarë të lartë.

“Ne duhet ta kemi të qartë se ‘status quo’ nuk na konvenon neve si Kosovë. Ne duhet ta kemi ndjenjën e urgjencës. Ne duhet të trokasim në Washington. Dhe unë e ftoj kryeministrin që në vend se të debatojë publikisht me zyrtarë amerikanë, duhet të udhëtojë sa më parë në Washington. Ne nuk duhet t’i marrim të mirëqenia raportet me SHBA-në. SHBA nuk na kanë borxh të na qëndrojnë pranë, kur ka shumë sfida në nivel global. Bota ka ndryshuar, është multipolare, ka qendra tjera gravitacioni në botë. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë që t’i mirëmbajmë raportet me SHBA-në, dhe ne kemi parë një sjellje tërësisht të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës në raport me gazpërçuesin”, ka thënë Çitaku.

Çitaku ka shtuar tutje se kyçja në gazpërçuesin ka qenë në interes të Kosovës.

“Ajo çfarë na ka ofruar SHBA është kyçja e Kosovës dhe kjo është në interesin strategjik të Kosovës”, deklaroi Çitaku gjatë intervistës.

Ndër të tjera, Çitaku tha se raportet me SHBA-në janë vitale për shtetësinë e Kosovës.

“Raportet me SHBA janë vitale për shtetësinë dhe fuqizimin e subjektivit ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi të fuqishëm po aq sa është e fuqishme aleanca jonë me SHBA-në. Andaj unë e lus Kurtin të udhëtojë sa ma parë në Washington, të kërkojë nga SHBA që të emërojnë një të deleguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të përfshira drejtpërdrejt në tavolinë dhe jo në rol mbështetës”, theksoi ajo.

Sa i përket Asociacionit, Çitaku ka thënë se duhet të bëhet mbi bazën e rekomandimeve që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Unë dhe PDK jemi kundër nivelit të tretë të pushtetit, kundër kompetencave ekzekutive të Asociacionit”, ka potencuar ajo.

Në intervistë, Çitaku ka folur edhe për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë.

The post Nënkryetarja e PDK-së porosi Kurtit: Shko në Uashington appeared first on Albeu.com.