vjeshta Archives - Albeu.com

4 vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.

Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imunitar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.

AgroWeb do t’ju rendisë 4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë.

Vitamina A

Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.

Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.

Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.

Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.

Vitamina C

Ndoshta një nga suplementët më të njohur përsa i përket forcimit të organizmit.

Kjo vitamin vepron si antioksidant, lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.

Vitamina D

Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D.

Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.

Vitamina K

Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.

Në këtë mënyrë ig jithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.

Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli.

The post 4 vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë appeared first on Albeu.com.

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash me 10 gradë, kur vjen zyrtarisht vjeshta
Stina e vjeshtës nis zyrtarisht pasnesër, në 23 shtator, por meteorologët parashikojnë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Në javën e ardhshme temperaturat pritet të bien me 7-8 gradë celsius, ndërsa ditët do të shoqërohen me reshje të shumta shiu.

Nga Gadishulli Iberik, gjatë ditëve në vijim pritet të vijë drejt Italisë dhe të prekë edhe ballkanin fenomeni “Spanjoll” me erëra të forta dhe reshje shiu.

Megithatë i nxehti afrikan do të vijojë të prekë jugun e vendit, duke sjellë ditë të lagështa dhe temperatura më të larta se normalisht.

The post Stuhi shiu dhe ulje temperaturash me 10 gradë, kur vjen zyrtarisht vjeshta appeared first on Albeu.com.

Vjeshta do jetë plot ndryshime për këto shenja horoskopi
Vjeshta është një kohë ndryshimi dhe përmirësimi.

Shumica prej nesh aktualisht po marrin vendime për jetën tonë dhe mënyrën se si duam që ato të jenë. A do t’i zbatojmë, sigurisht, është një çështje tjetër.

Megjithatë, disa ndryshime mund të na vijnë papritur, pasi nuk mund t’i parashikojmë të gjitha. Në fakt, ekziston mundësia që ata të jenë të ndikuar nga yjet. Pra, këtë vjeshtë, nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, ka shumë mundësi që të përjetoni ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

Dashi

Marrëdhëniet marrin goditjen më të madhe. Pavarësisht nëse po flasim për partneritete profesionale apo marrëdhënie ndërpersonale, dijeni se situatat mund të bëhen shumë shkatërruese, pasi ndryshimet janë të pashmangshme. E ndërsa i përkisni shenjave me fat të shtatorit, këto ndryshime i perceptoni si diçka negative. Megjithatë, në planin afatgjatë do të kuptoni se gjithçka ndodhi për mirë.

Demi

Gjërat bëhen më të vështira për ju nga fundi i tetorit, kur në shenjën tuaj ndodh eklipsi hënor dhe Hëna e Plotë. Konfliktet me partnerët dhe të dashurit janë të mundshme me pasoja për jetën tuaj të konsideruara shumë të rëndësishme.

Akrepi

Presioni që keni përjetuar së fundmi po i vjen fundi dalëngadalë. Në biznes do ketë sqarime, pasi pretendoni diçka më të mirë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në jetën tuaj personale, pasi tani duhet të vendosni për të ardhmen e marrëdhënies suaj: do të bëni një hap përpara apo do t’i jepni fund një herë e mirë situatës që mendoni se po ju lodh?

The post Vjeshta do jetë plot ndryshime për këto shenja horoskopi appeared first on Albeu.com.

Vjeshta e nxehtë politike, “prangat” e SPAK dhe non-grata e SHBA dhe “UK”
Vjeshta e nxehtë politike, “prangat” e SPAK dhe non-grata e SHBA dhe “UK”

Taulant Halili/ AlbEu.com

Shtatori i këtij viti ka nisur i vrullshëm dhe me risi sa i përket politikës në Shqipëri, ku disave do ju buzëqeshë fati, e ndërsa disa të tjerë do të jenë nën ankthin e “ruletës” së SPAK.

Perden e skenës politikë për këtë vjeshtë e ngriti i pari Lulzim Basha, i cili ditën e shtunë mblodhi Kuvendin Kombëtar, ku miratoi statutin e ri të partisë, emëroi figurat e reja, si dhe “blindoi” karrigen e tij politike për vitet e ardhshme.

Ndërkohë ditën e hënë, në 4 shtator, kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka thirrur Asamblenë e PS, nga ku priten vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e qeverisë.

AlbEu.com, pak ditë më parë bëri publik listën e ministrave që rrëzikojnë tu “pritet koka”, e për tu zëvendësuar me të tjerë.

Hetimet e SPAK nga njëra anë dhe përgjimet e SKY Ç në anën tjetër kanë vënë në lëvizje makinerinë e Edi Ramës përgjatë verës, të cilët ende pa rënë “gjethja” e parë e shtatorit do të ndërmarrin veprime të menjëherëshme në qeveri, duke larguar ministrat me “njollë”, në mënyrë që qeveria e re të mos ketë lidhje me të “shkuarën e afërt”.

Analistë dhe studiues të politikës në Shqipëri e shohin këtë lëvizje të Ramës, si një lëvizje inteligjente “shahu”, për të treguar se për të parin e qeverisë përgjegjësitë janë individuale, dhe kush ka “ngjyer gishtin” me tendera, apo para të pista, tashmë është i vetëm përballë drejtësisë.

Por ky fillim shtatori është vetëm vala e parë e të “nxehtitit përvëlues” të vjeshtës politike në Shqipëri. Pasi po brenda këtij muaji dy lëvizje të reja politike do të fillojnë të marrin jetë, në njërën anë Altin Goxhaj dhe nga ana tjetër Adriatik Lapaj. Dy lëvizje të reja, por në luftë me njëra-tjetrën, ende pa zbritur në fushë.

Gjithashtu në shtator zëra poshtë e mbi tryeza politike, e kafenesh flasin edhe për disa arrestime të forta, por ende nuk ka asnjë artikulim të ndonjë emri konkret, por si zakonisht flitet për njerëz pranë Ramës, apo Berishës dhe Metës.

Ndërsa tetori parashikohet të ketë edhe ngjyrime ndërkombëtare, pasi në fund të muajit në Shqipëri vijnë liderët e BE për të zhvilluar Samitin në Tiranë.

Pikërisht Samiti i tetorit duket se është edhe arsyeja se pse emrat e politikanëve dhe biznesmenëve të shpallur non-grata nga Britania e Madhe nuk janë bërë ende publikë.

Burime për AlbEu.com, bënë me dije pak ditë më parë se ndërkmbëtarët do të mbajnë të fshehtë listën deri në përfundim të Samitit, për t’i nxjerrë më pas një e nga një të gjithë të padëshiruarit e perëndimit.

Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se edhe SHBA ka “premtuar” një tjetër listë non-gratash, ku padiskutim emrat që qarkullojnë “mihaneve” të politikës flasin për koka të larta si në politikë ashtu edhe në biznes.

Por për të parë se kush si dhe çfarë do të ndodhë, duhet të presim muajin nëntor, i cili përpos festave të rëndësishme asaj të Çlirimit dhe Pavarësisë, do të na njohë edhe me figurat që do t’i ikin politikës shqiptare, por dhe për zhvillimet dhe lëvizjet underground që mund të ndodhin, ku nuk përjashtohen edhe bashkëpunime mes forcave të nisura disa vite më parë.

The post Vjeshta e nxehtë politike, “prangat” e SPAK dhe non-grata e SHBA dhe “UK” appeared first on Albeu.com.

Si ndikon vjeshta në shëndet
Mjekët specialistë shpjeguan se si ndryshimi i motit, temperaturat e ulëta dhe kushtet e vjeshtës ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe si ta ndihmojnë trupin të përballojë më lehtë ndryshimin e stinës.

Ka dhimbje

Nga ndjenjat e depresionit deri te mungesa e energjisë, e deri te atakët më të shpeshtë në zemër, të gjitha këto janë pasoja që njerëzit rrallë ia atribuojnë ndryshimeve të stinëve dhe më shpesh ndodhin në fillim të vjeshtës. Ekspertët kanë renditur disa mënyra se si vjeshta ndikon në shëndetin tonë, shkruan albeu.com.

Sytë e thatë: Ajri i ftohtë dhe i thatë shpesh i than sytë dhe ju bën të ndjeni djegie.

Arsyeja është se sytë nuk mund të prodhojnë një sasi të mjaftueshme lotësh, ose ata prodhojnë lot të një cilësie më të dobët, kështu që syri nuk mund të laget, shpjeguan ekspertë nga klinika Piedmont Eye Care në Karolinën e Veriut.

Lëkura bëhet e thatë dhe e plasaritur: Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremrave hidratues dhe shmangien e banjove ose dusheve të gjata të nxehta, të cilat vetëm e thajnë më tej lëkurën.

Çdo gjë dhemb: A ndjeni më shumë dhimbje gjatë muajve të ftohtë? Ju nuk jeni i vetmi. Ata kanë treguar se ekziston një lidhje midis temperaturave të ulëta dhe dhimbjeve më të forta ose më të shpeshta, veçanërisht në zonën e qafës ose shpinës. Ka shumë teori, por sipas Anisha Dua nga Universiteti i Çikagos, arsyeja është e thjeshtë. Për shkak të rënies së presionit të ajrit, muskujt dhe indet ngjitur shtrihen. Për shkak të hapësirës së kufizuar të trupit, kjo mund të shkaktojë dhimbje.

Rrugët e frymëmarrjes

Jeni duke marrë frymë vështirë: Kur ajri ftohet, është më e vështirë të marrësh frymë. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë shqetësim shtesë për njerëzit që tashmë kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të astmës ose sëmundjes kronike pulmonare, sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive. /G.D albeu.com/

The post Si ndikon vjeshta në shëndet appeared first on Albeu.com.

Harrojeni verën, ulje temperaturash dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditët në vijim
Kjo e diel është dita e fundit e muajit shtator me rreze dielli, pasi duke filluar që nesër (e hënë 26 shtator) dhe përgjatë gjithë javës mbi vendin tonë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Ndërkohë që temperaturat pritet të kenë një zbritje të lehtë sa u përket vlerave të larta, ndërkohë që ato të ulëtat do të pësojnë një rritje prej 3 gradësh krahasuar me mëngjeset e freskëta që po lëmë pas.

Gjatë gjithë javës në të gjithë territorin do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara herë pas here shkarkesa elektrike.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 5 ballë./albeu.com

The post Harrojeni verën, ulje temperaturash dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditët në vijim appeared first on Albeu.com.