vellai i butes Archives - Albeu.com

I vëllai akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Buta dëshmon në Gjykatë
Reperi i njohur nga Kosova, Buta, ka dëshmuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të martën, në gjyqin e vëllait të tij Qëndrim Januzi, i cili akuzohet për vrasjen e G.H, më 28 maj 2022. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi për motive të dobëta pasi viktima i kishte djegur një makinë Butës, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzit. Por, ky i fundit gjatë dëshmisë para gjykatës tha se djegia e makinës së tij nuk ishte motivi i vrasjes.

Buta tha se makina ishte e tij dhe jo e vëllait të tij dhe se ishte djegur 3-4 muaj para ngjarjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rreth rastit të djegies së makinës, mediat kanë aluduar shumë për këtë pjesë, kjo më shumë është çështje mediatike, se unë e kam pasur makinën e siguruar full kasko dhe u dogj 3-4 muaj para rastit. Ka kaluar kohë e gjatë nga koha e djegies së saj, vëllai Qëndrimi ka thënë se tani i ndjeri ka qenë një prej të mundshmëve që e ka djegur, por kjo kurrë nuk është gjetur nga policia, kështu që nuk ka shance të jetë ky motivi, makina ka qenë e imja, vëllai im nuk ka qenë i dëmtuar, nuk ka qenë fare motiv djegia e makinës”, tha Buta.

Ai tha se në ditën e ngjarjes kishte pasur koncert në Prizren, ku kishte qenë së bashku me vëllain e tij Qëndrimin, i cili ishte edhe menaxheri i tij, ndërsa pas mesnatës ishin kthyer në Ferizaj.

“Për në Prizren jemi nisur diku nga ora 09:00, ndërsa më kujtohet që jemi kthyer rreth orës 00:00-00:30 pas mesnatës, dhe me t’u kthyer unë së bashku me Qëndrimin dhe me një person të quajtur Rinor, dhe si zakonisht ku e vendosim makinën atë natë ka qenë duke e drejtuar Rinori dhe ka marrë veprimin për ta vendosur në garazh tek kompleksi banesor SNA, e që unë në një distancë prej 10-15 metra nga dera e garazhdit e kam parë se ka qenë i ndjeri me dy persona të tjerë”, tha Buta.

Ai sqaroi se më vonë e kishte kuptuar se kanë qenë katër persona dhe jo tre. Buta tha se ishte kthyer në shtëpi, ndërsa Qëndrimi e kishte telefonuar një shok të tij i quajtur Besnik Berisha, për të cilin reperi tha se nuk e dinte se çfarë kanë bisedur.

Po ashtu, tha se gjatë qëndrimit të tyre në Prizren, Qëndrimi nuk i kishte thënë asgjë në lidhje me raportet e tij me tani të ndjerin.

“Pas 10-15 minutave kam dalë nga banesa për të blerë cigare dhe sapo dola jashtë kam dëgjuar të shtëna të armëve dhe sirena të policisë, atë moment më ka marrë në telefon Yll Islami, të cilin e kam shok. I njëjti më ka thënë nisu për Spital se i ka ndodhur diçka Qëndrimit, e kam marrë makinën dhe jam nisur në drejtim të Spitalit. Aty prezent kanë qenë një numër i madh i shokëve të tani të ndjerit G., dhe mua më kanë sugjeruar shokët e mi që mos të qëndroj aty sepse është rrezik, po ashtu më kanë thënë mos shko as në shtëpi se kanë vërejtur disa makina jashtë banesës sime”, tha ai.

Ai tha se të ndjerin e kishte shok dhe se e kishte marrë nëpër koncerte, ndërsa beson që pikënisja ku filloi “inati” i të ndjerit ishte mosdhënia e disa parave që viktima ia kishte kërkuar.

“Të ndjerin G. e kam njohur, e kam pas shok, e kam marrë në koncertet e mia dhe e kam paguar, dy vitet e fundit është ndjerë si i lënë pas dore nga ana ime. Fillimisht, ka qenë një rast ku më ka kërkuar para për një rast të tij që e kishte në gjykatë, unë i pata kërkuar vendimin e gjykatës të cilin ai nuk ma ka dhënë dhe për këtë arsye nuk ia kam pas dhënë paratë. Sipas meje kjo ka qenë pikënisja ku i ndjeri G. më ka marrë inat, dhe kemi ftohur raportet tona”.

Sipas dëshmitarit Buta, kërcënimet nuk i kishin raportuar në Polici, pasi kishin frikë nga i ndjeri.

“Lidhur me kërcënimet që vinin nga ai ne nuk i kemi raportuar në Polici, pasi kemi pasur frikë nga ai sepse na ka kërcënuar edhe me vdekje shumë herë”.

Burimi: BetimipërDrejtësi

The post I vëllai akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Buta dëshmon në Gjykatë appeared first on Albeu.com.

“Në shenjë respekti”, Buta merr vendimin e rëndësishëm për familjen e shokut që vrau i vëllai
Betim Januzi, i njohur si Buta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur vetëm pak kohë më parë, ku dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin, Gazmend Hyseni. Ai shprehet keqardhje për ngjarjen e rëndë ndërsa bën me dije se ka anuluar koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”, ka shkruar reperi në Instastory.

The post “Në shenjë respekti”, Buta merr vendimin e rëndësishëm për familjen e shokut që vrau i vëllai appeared first on Albeu.com.

Vrau shokun e tij, vëllai i Butës dërgohet në qeli, ende nuk ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë
Qëndrim Januzi, i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit ndodhur me 28 maj 2022 në Ferizaj, është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i tij, Fitim Shabani. Qëndrim Januzi për disa ditë kishte qëndruar në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi në ditën kritike ishte qëlluar me armë zjarri nga një polic me rroba civile. Sipas mbrojtjes së tij, Januzi ka shprehë keqardhje për rastin.

Avokati Fitim Shabani, tha se Qëndrim Januzi është në gjendje shëndetësore stabile, por nuk mundet me u deklaru akoma.

“Është në qendër të paraburgimit në Hajvali. Nuk e di saktë ditën kur e kanë përcjellë. Unë nuk kam qenë në procedurën e fazës para paraburgimit. Qëndrimi ka shprehë keqardhje në fazat e tjera, por në fazën e paraburgimit nuk kam qenë. Ka qenë avokati sipas detyrës zyrtare…Gjendja e tij nuk është ende me u deklaru ose me folë. Është në gjendje stabile por jo me u deklaru ende”, tha avokati Shaban.

Meqenëse në media është raportuar si motiv i mundshëm i vrasjes së 30-vjeçarit djegia e veturës së reperit Buta, vëllait të Qëndrim Januzit, avokati u pyet nëse prokuroria e ka intervistuar reperin Buta.

Në këtë pyetje avokati Fitim Shabani tha: “Me sa e di unë jo”.

Më pas, avokati Shabani mohoi raportimet e mediave se pas kësaj ngjarje reperi Buta është larguar nga vendi.

“Për asnjë moment nuk ka qenë jashtë vendit”, tha avokati.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar për Gazetën Express se polici që ka plagosur Qëndrim Januzin është duke u hetuar për veprat penale; “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Pak ditë pas ngjarjes tragjike në Ferizaj, IPK njoftoi se lidhur me përdorimin e armës nga ana e zyrtarit policor janë ndërmarrë disa veprime hetimore. Ndër to ishte suspendimi i zyrtarit policor për 72 orë, por kjo masë u ndërpre pothuajse menjëherë.

Lidhur me ndërprerjen e kësaj mase, Inspektorati Policor i Kosovës i tha Gazetës Express se pasi u vlerësua suspendimi i tij për 72 orë dhe pas verifikimit të pamjeve filmike IPK ka vendosur që mos të rekomandoj vazhdimin e suspendimit.

“Për rastin në fjalë, fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi IPK-së që zyrtarit policor ti rekomandohet suspendimi për 72 orë deri në sqarim të rrethanave të rastit. Por pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandoj vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt sipas autorizimeve të Prokurorisë”, thuhej në përgjigjen e IPK-së.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, si i dyshuar kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni. Sipas ish-mbrojtjes së Januzit, avokatit Kastriot Zenuni seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati Zenuni kishte thënë se i dyshuari ka qenë në gjendje të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pyetje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati Zenuni të dielën.

Ai theksonte se Qëndrim Januzi kishte pësuar lëndime kryesisht në nofull.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e paraburgimit ndaj Januzit,  gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin”. Gjithashtu gjyqtari ka vlerësuar se në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Qëndrim Januzi dyshohet se shtiu me armë zjarri shtatë herë në drejtim të Gazmend Hysenit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të ndjerin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

The post Vrau shokun e tij, vëllai i Butës dërgohet në qeli, ende nuk ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë appeared first on Albeu.com.

E ndoqi me Audi A7, “zbardhet” dosja e prokurorisë për vrasjen e bujshme në Ferizaj të kryer nga vëllai i reperit
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëngjesit.

Një 30-vjeçar, me inicialet G.H, ka mbetur i vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri nga i dyshuari Q.J, po ashtu 30 vjeçar.

Detaje të reja janë zbuluar nga publikimi i dosjes së Prokurorisë.

E gjitha ka ndodhur për shkak se i dyshuari e fajësonte viktimën për djegien e veturës së vëllait të tij, thuhet në dosjen e publikuar nga kallxo.com – dhe me të takuar të ndjerin, ai ka shtënë shtatë herë me armë në drejtim të tij.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në dosjen e publikuar nga kallxo.com.

Sipas mediumit, në dosje përshkruhet se i dyshuari me parapërgatitje dhe me dashje e ka kryer vrasjen. Prokuroria ka në dispozicion edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërkohë që dosja zbulon se i dyshuari Q.J dyshohet se me disa persona të tjerë kanë përcjell viktimën me një veturë “AUDI A7” dhe pas ndaljes, para një marketi e ka gjuajtur me armë për vdekje.

Në dosjen e publikuar, thuhet se viktimën e kanë dërguar në Qendrën Emergjente me një taksi shokët e tij, ku është konstatuar edhe vdekja e tij./GazetaExpress/

The post E ndoqi me Audi A7, “zbardhet” dosja e prokurorisë për vrasjen e bujshme në Ferizaj të kryer nga vëllai i reperit appeared first on Albeu.com.

Viktima shoku i Feros, autori vëllai i Butës: Si ndodhi vrasja e 30-vjeçarit në Ferizaj
Gazmend Hyseni, 30-vjeçar është vrarë sot në Ferizaj. I dyshuar për vrasje është bashkëmoshatari i tij, Qëndrim Januzi, i cili është vëllai i reperit Buta. Raportohet se viktima dhe i dyshuari për vrasje deri viteve të fundit kanë qenë shokë të ngushtë. Por, si erdhi deri te vrasja? Gazeta Express ju sjell një përmbledhje të krejt asaj që dihet deri tash për rastin tragjik.

Në orët e para të mëngjesit, Ferizaj u trondit nga një vrasje e rëndë që u krye në rrugën “Rexhep Bislimi. Atje u vra 30-vjeçari, Gazmend Hyseni. Për vrasjen e tij po dyshohet ish-shoku i tij, Qëndrim Januzi, po ashtu 30-vjeçar.

I dyshuari për vrasjen është kapur me armë në dorë në vendin e ngjarjes, nga policë civilë e me rroba zyrtare.

Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat verbal të Policisë, derisa me pistoletë në dorë iu kthehet zyrtarëve policor. Një prej policëve, më pas e ka përdorur armën zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhër verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”, ka njoftuar Policia pas vrasjes.

Qëndrim Januzi është dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Ferizajt, për t’u dërguar më pas në QKUK.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve,  gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, ka njoftuar Policia.

Policia tha se nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Shukri Jashari, i cili ka thënë se motivi i vrasjes s’dihet ende, meqenëse s’është intervistuar dëshmitari që ishte bashkë me viktimën kur ndodhi vrasja.

Kryeprokurori ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet edhe për zyrtarin policor, që e plagosi të dyshuarin për vrasje.

“Jo, ende nuk dihet motivi i vrasjes, për shkak se dëshmitarët që kanë qenë me viktimën ende nuk janë intervistuar. Një ka qenë, në bazë të video-incizimeve shihet vetëm një person. Edhe ndaj zyrtarit policor kanë filluar hetimet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës”, ka thënë Jashari për Express.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, derisa Prokuroria ka thënë se për të njëjtin do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Qëndrim Januzi, që është edhe vëllai i reperit kosovar, Betim Januzi, që njihet me emrin artistik Buta, s’është i panjohur për organet e drejtësisë.

Vetë reperi kishte treguar në një intervistë për T7 në vitin 2018, se vëllai i tij për një tentim-vrasje dhe kishte mbajtur 3 vjet burg.

“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjujt me allti, ka mbajt tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë ai.

Reperi poashtu kishte thënë se kanë pasur vazhdimisht probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë Buta në T7.

Për vrasjen e të riut, kanë reaguar dy reperët kosovarë, Fero dhe Fuego, të cilët kanë pasur shoqëri me të./Gazeta Express

The post Viktima shoku i Feros, autori vëllai i Butës: Si ndodhi vrasja e 30-vjeçarit në Ferizaj appeared first on Albeu.com.