vdekja e turisteve ruse Archives - Albeu.com

Vdekja e turistëve rusë, flet punonjësi i pishinës: Hodha vetëm një gotë klor në 60 tonë ujë
Kanë dalë të reja të tjera nga dëshmia e punonjësve të pishinës së hotelit në qerret ku humbën jetën 4 shtetasit rusë, të cilët kishin ardhur me pushime në Shqipëri.

A2 CNN ka siguruar dëshmitë e dy prej punonjësve të hotelit në Qerret të Kavajës ku humbën jetën tragjikisht 4 rusë të së njëjtës familje.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një javë më parë grupi hetimor mori në pyetje dhe punonjësin e pishinës personin me iniciale N.H. i cili tha për hetuesit se si çdo ditë ai bënte pastrimin e pishinës në të cilën ka hedhur vetëm një gotë me klor:

“Jam punëtor ndërsa procedurën ma ka mësuar punonjësi para meje duke më treguar dhe protokollin. Pastrimin e bëj çdo ditë në mëngjes. Fillimisht e bëj me pompë dhe me fshesë të posaçme.

Më pas, në fund bëj lavazh filtrat e pishinës dhe hedh vetëm një gotë me klor në pishinën e cila mban 60 tonë ujë.

Si çdo ditë edhe me 14 tetor bëra pastrimin në orën 8 ose 8:30 të mëngjesit ku në kanalin kullues hodha një gotë klor”, tha ai.

Veç dëshmisë së punëtorit të pishinës, i cili mesa duket hedh poshtë dhe variantin e pistës së toksifikimit nga klori, dëshmi para hetuesve dha menaxherja e përgjithshme e hotelit, Xhudiljana Pole.

Ajo tha se turistët prej një jave qëndronin në hotel, ndërsa kishin marrë me qira një automjet.

“Shtetasit kanë qëndruar një javë në resort. Turistët e kalonin kohën më shumë jashtë hotelit sepse kishin marrë me qira një automjet.

Më 14 tetor, ata kishin rezervuar në recepsion që të përdornin SPA. Në orën 18:00 kontrolluam pishinën, temperaturën e ambientit, higjienën e çdo gjë më është dukur në rregull. Çdo gjë sipas kushteve dhe parametrat ishin brenda normave. Sipas termometrit temperatura shënonte 27 gradë.

Turistët hynë në SPA në orën 20:30. Punonjësja e recepsionit H.K së bashku me sanitaren shkoi 30 minuta më pas në orën 21:00 për t’i pyetur nëse kishin nevojë për të pirë diçka.

Më pas në orën 21:40 minuta sërish me sanitaren shkoi punonjësja e recepsionit kur i pa turistët pa shenja jete”, tha menaxherja e hotelit, Xhudiljana Pole.

Ndërkohë ngjarja vijon ende të mbetet mister pasi nuk ka akoma një pikë të sigurt referimi ku do të përqëndrohen hetimet./albeu.com/

The post Vdekja e turistëve rusë, flet punonjësi i pishinës: Hodha vetëm një gotë klor në 60 tonë ujë appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 4 rusëve, zbardhet dosja hetimore: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës
Rreth një javë më parë, te një hotel në Qerret të Kavajës u gjetën pa shenja jete 4 shtetas rusë.

Sergei Burenkov, 60 vjec, Natalia Burenkova, 58 vjece, Ekatetina Burenkova 31 vjece dhe Nikita Belousov, 37 vjec u gjetën pa jetë në ambjentet e SPA-së së hotelit.

Në dosjen hetimore thuhet se kufomat u gjetën në afërsi të pishinës të shtrirë në mënyrë të çrregullt dhe nga kyqrja paraprake nuk kishin shenja dhunë.

Sipas dosjes hetimore, nga ambienti i pishinës u morën në cilësinë e provave materiale dy telefona celularë të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën konform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml.

Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës dhe produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.

Dosja hetimore

Më datë 15.10 rreth orës 22.10 është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë në Hotel Gloria Palace, në ambjentet e SPA-së janë gjendur 4 persona pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi I hetimor dhe nën drejtimin e prokurorit janë kryer veprimet e para hetimore ku rezultoi se shtetasit rus: Sergei Burenkov, 60 vjec, Natalia Burenkova, 58 vjece, Ekatetina Burenkova 31 vjece dhe Nikita Belousov, 37 vjec të akomoduar me pushime në hotel, që më datë 10 tetor 2021 janë gjendur pa shenja jete në ambjentet e SPA-së nga personeli i hotelit rreth orës 22.00 datë 15.10.2021. Nga kqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Keta shtetas në orën 10.07 datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafe Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07 datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel ku dhe kanë prenotuar ambjentet e SPA-së. Kufomat janë trasportuar në morgun e QSU, Tiranë ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga verefikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posacme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndërri i tyre.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin perdhe (kati 0) të godinës së hotelit ku në anën verioe të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambjent me permasa 22.2 -8.4 m, në qendër të të cilit ndodhet pishina me përmasa 11.5 x 6.5 m me volum 60m3uji. Në skajin veri perëndimor të këtij ambjenti gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e kqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius. Përreth perimetrit të pishinës gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike me ngjyrë të bardhë.

Në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe gjendet e shtrirë në mënyrë të crregullt kufoma e një shtetasi mashkul i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj gjenden pranë njëri-tjetrit dy

kufoma të tjera një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit gjendet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova.

Nga kqyrja me sy të lirë tek asnjëra nga kufomat nuk u vërejtën dëmtime trupore. Nga ky ambjent u morën në cilësonë e provave materiale dy telefona cellular të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën conform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml. Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës, kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml seicila një prej analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.

Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga kqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike./albeu.com

The post Vdekja e 4 rusëve, zbardhet dosja hetimore: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 4 turistëve rusë, ISHP kthen mbrapsht mostrat e ujit: Duhet të merreshin në mënyrë profesionale
Instituti i Shëndetit Publik ka kthyer mbrapsht mostrat e ujit të dërguara më parë atje nga hoteli ku humbën jetën katër shtetas rusë, për të kryerë ekpertizën.

ISHP është shprehur se mostrat e ujit janë marrë gabim dhe nuk përkojnë me provat që duhet të hetohen.

Sipas ISHP-së, ato duhet të merreshin në mënyrë profesionale nga ekpertët e ISHP-së dhe jo në atë mënyrë siç edhe u morën, që sipas tyre ishte e gabuar.

“Ka një kërkesë vetëm për klorin dhe ujin. Sot do të vijë kërkesa tjetër. Dhe mostra do të merret sipas kësaj rregulloreje dhe sipas këtij standardi. Për të qenë transparentë, oficerët e policisë gjyqësore kishin sjellë mostrën jo sipas kërkesave të rregullores. Kishin marrë mostrat vetë, kjo mënyrë duhet të rregullohet njëherë e mirë dhe të ndahen detyrat e secilit”, tha profesor Arben Luzati për TCH.

“Në rastin konkret është përdorur klori pluhur dhe mostrat duhet të merren në mënyrë të veçantë”, tha Luzati që është pyetur edhe nëse mund të shkaktojë vdekje helmimi nga klori.

“Ka irritime, vështirësi… Kur ka klor të tepër japin, por deri në vdekje nuk kam dëgjuar. Flasim për pishina të mbyllura”, tha ai.

Sipas të njëjtave burime grupi i hetimit ka dërguar gabimisht edhe disa mbetje ushqimore pranë ISHP që janë kthyer pas dhe janë dërguar për ekspertim pranë AKU. Të gjitha këto veprime dhe përplasje mes institucioneve duket se kanë vështirësuar më tej daljen e një konkluzioni për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 4 turistët rusë./albeu.com/

The post Vdekja e 4 turistëve rusë, ISHP kthen mbrapsht mostrat e ujit: Duhet të merreshin në mënyrë profesionale appeared first on Albeu.com.