Vdekja e Lear Kurtit Archives - Albeu.com

“Vëllai im iku në tokë, nuk munda ta shpëtoja”, shoku i Lear Kurtit nën vëzhgimin e policisë: Po mundohen të më mbyllin gojën
Vdekja e të riut Lear Kurti pasi u shoqërua në komisariatin e policisë ka lënë ende pikëpyetje të forta pas, me dëshminë e miqve dhe familjarëve të tij që bie ndesh me deklaratat zyrtare të institucioneve.

Disa javë më parë, shoku i Lear Kurtit, i cili ishte me Learin në momentin kur këtë të fundit e shoqëruan për në komisariat, dha një intervistë për emisionin “Piranjat”, ku tregoi se 32-vjeçari ishte dhunuar barbarisht në makinën e policisë.

Tashmë Zyhdi Spahiu, 36-vjeç, tregon se kudo përndiqet nga policia dhe po mbahet gjithë kohën në vëzhgim.

Menjëherë pas intervistës ai u thirr në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ku u mbajt për rreth 3 orë. Madje kur gazetarja e “Piranjave” shkoi të pyeste pse e kishin marrë, fillimisht nuk mori një përgjigje derisa në fund u pranua se është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Më vonë më 2 nëntor, Spahiu është shoqëruar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është ndaluar nga policia vetëm pak metra pasi kishte komunikuar me ta për të lëvizur makinën, pasi siç tregon, kishte marrë diçka për të ngrënë në një “fast food” te rruga e Durrësit.

“Këta me doemos duan diçka që të kapen me mua duan të dinë ca bëj, ca ha, ca pi, ku fle, çdo gjë. Mundohen të më mbyllin gojën, por mua nuk do të ma mbyllin gojën. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj”, thotë ai.

Në momentin që është shoqëruar, Spahiu tregon se i ka shkuar i njëjti person që ka qenë natën kur Leari u shoqërua dhe iu drejtua atij me duke thënë “pse po e lini këtë të flas. Madje në rajon ai i është drejtuar sërish Spahiut duke i thënë “ça i kë bërë vetes me këtë deklaratë, do të dalë nga hundët” (intervista te “Piranjat”).

36-vjeçari shkon edhe më tej kur tregon se natën që është shoqëruar Leari, ai ka qenë i dehur dhe ka kundërshtuar forcat e rendit. Megjithatë ai është lënë i lirë sapo Leari ka ndërruar jetë, me policinë që mendonte se ai do të heshtte në këmbim të lirisë. Por ai nuk tërhiqet.

“Ligji është i barabartë për të gjithë. Ke bërë një krim do marrësh dënimin, siç mbaj unë përgjegëjsi. Kam bërë një krim, kam vuajtur dënimin. Shpresoj që ata të marrin dënimin e duhur sepse vëllanë tim, Learin nuk e kthejmë dort më”, thotë ai, teksa rikonfirmon deklaratat e bëra 3 javë më parë.

Spahia shprehet i bindur në deklaratat e tij dhe tregon se askush nuk ka arsye për t’i besuar policisë.

“Shqiptarët janë të gjithë me mua sepse e dinë se policia jonë ëhstë shumë habrute. Nuk ka mënyrë komunikimi fare. Në momentin që do ndalohet çdo qytetar do trembet. Sikur jemi në luftë, ne sjemi në luftë. Detyra e këtyre është ta mbrojnë qytetarin”, thotë ai, teksa thekson se kushdo që të ishte nuk do e gëlltiste lëndën narkotike, por do e hidhte.

Spahia kërkon me ngulm drejtësi për shokun e tij.

“Këto kot lodhen, unë gojën nuk do e mbyll. Edhe mbas 10 vjetësh unë këtë version do kem. Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, përfundon 36-vjeçari. /abcnews.al

The post “Vëllai im iku në tokë, nuk munda ta shpëtoja”, shoku i Lear Kurtit nën vëzhgimin e policisë: Po mundohen të më mbyllin gojën appeared first on Albeu.com.

“Flisnim gjatë bashkë”, flet motra e Lear Kurtit: Historia jonë shumë e komplikuar, ja biseda e fundit me vëllain
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti tronditi jo pak opinionin publik dhe megjithëse kanë kaluar disa ditë rrethanat e ndarjes së tij nga jeta mbeten ende të veshura me shumë pikëpyetje.

Motra nga babai, Silvi ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 për marrëdhënien e tyre dhe bisedat që siç thotë ajo kohët e fundit ishin të gjata.

Si e mësove vdekjen e Learit?

E mësova në lajme. Më thanë “e ke parë vëllain?” Pastaj fola me shokët e Learit dhe më thanë ka vdekur. Fola më pas me Mirën (e ëma e Learit) dhe familjen.

Kush ka qenë komunikimi yt i fundit përpara 19 tetorit?

Para një jave.

Çfarë keni diskutuar?

Kishim diskutuar për fëmijët, për punën. Bëmë një bisedë si çdo ditë. Folëm si po kalonim. Unë kam dy goca dhe ai është daja.

Si ka qenë marrëdhënia e tij me mbesat?

Shumë e mirë. Ne flisnim me kamera. Leari ishte shumë i dashur, ishte shumë i gëzuar për vajzat e mia. Fliste gjithmonë në kamera.

Edhe para një jave kur folët, kryefjalë e bisedës ishin mbesat?

Po, si gjithmonë.

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Ne kemi një histori shumë të veçantë dhe shumë të komplikuar. Kam folur me Learin kur doli “FB” dhe “Instagram”. Isha 14-15 vjeç dhe Leari kishte shumë qejf të kishte afër familjen e tij. Ngaqë ishte i vetëm, kishte shumë dëshirë të fliste me mua. E mora vesh kur isha 14 vjeç. Më pas ishte një kohë e gjatë që nuk flisnim pasi isha në shkollë. Para disa muajsh kemi folur shumë, ditë për ditë. Mund të flisnim 2-3 orë në ditë.

Keni kujtime të bukura edhe pse jeni njohur shumë vonë me njeri-tjetrin?

Po, po shumë.

The post “Flisnim gjatë bashkë”, flet motra e Lear Kurtit: Historia jonë shumë e komplikuar, ja biseda e fundit me vëllain appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Lear Kurtit, ish-drejtuesi i policisë: Duhej dërguar në spital dhe jo ta shoqëronin në atë gjendje
“Brenda 48 orësh do të jap shpjegime për vdekjen e Lear Kurtit”. Kështu u përgjigj drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen për Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Aty pati debate të ashpra që në nisje pasi opozita kërkonte përgjigje për shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit.

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në “Radar” ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën dhe sjelljen e policisë. Ai ka theksuar se efektivët duhet të dërgonin menjëherë Lear Kurtin në spital pasi kanë parë gjendjen e tij të rënduar dhe jo në komisariat, raporton abcnews.

Për sa i përket deklaratës së Rrumbullakut, Hajdarmataj theksoi se nuk është normale që të shprehen me kaq vonesë. Sipas tij policia është shumë hermetike në informimin e qytetarëve për ato që ndodhin.

“Nuk është normale të zgjaten kaq shumë reagimet në një ngjarje të tillë, ku policia është vetë e akuzuar në një krim. Por edhe në rrethana të tjera, policia duhet të jetë prezentë në aspektin e komunikimit me qytetarin. Këtu policia është hermetike me qytetarët dhe jep versione të ndërruara. Nuk jemi korrekt nga policia.”

“Policia duhet ta shoqëronte në spital dhe jo në komisariat”

“Janë dy momente. Ne nuk merremi dot me pjesën se si do shkojë hetime. Ne deri me tani kemi para diçka. Nuk ka lidhje nëse ai ka konsumuar kokainë, apo ka pasur arrest kardaiak. Por mënyra e sjelljes së policisë është skandaloze. Policia edhe rastësisht është e detyruar të japi ndihmë qytetarëve” tha Hajdarmataj.

The post Vdekja e Lear Kurtit, ish-drejtuesi i policisë: Duhej dërguar në spital dhe jo ta shoqëronin në atë gjendje appeared first on Albeu.com.

“Bomba” e Avokates së Popullit: Polica nuk ka regjistruar arsyen përse u ndalu Leari
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka dhënë disa detaje nga hetimi që po kryen institucioni që ajo drejton për vdekjen e Lear Kurtit dhe veprimet e policisë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ballanca tha se nuk është dokumentuar hyrja e Lear Kurtit në komisariat dhe gjithashtu nuk është dokumentuar as arsyeja e ndalimit të tij. Po kështu, Ballanca tha se nga kqyrja e regjistrave për vitin 2022, nuk rezulton se Kurti të ketë qenë kontigjent i policisë si shpërndarës apo konsumator i lëndëve narkotike, por ishte shoqëruar një herë për verifikim dhe një herë tjetër, sepse kishte qenë në makinën e një personi që nuk posedonte patentë.

“Nga verifikimi, ka rezultuar dy fakte, fakti i parë është se ky individ nuk është banor i rajonit të komisariatit numër 3. Ai banon në komisariatin 2. Nëse do të kishte indicie për vepër penale, kompetent do të ishte rajoni numër 2.

Në rajonin 2 verifikuam regjistrat dhe rezulton se gjatë këtij viti, ai është shoqëruar në rajon dy herë, për shkaqe banale dhe që nuk kanë lidhje me konsumin apo shpërndarjen e lëndëve narkotike. Një herë është shoqëruar për shkak se ka patur probleme me identifikimin e tij, ka dhënë inrformacione kontradiktore. E kanë mbajtur tetë orë dhe e kanë lëshuar pa akuza dhe pa asnjë lloj problematike.

Herën e dytë është shoqëruar po në muajin tetor, për një shkak që është edhe më i palidhur me konsumin e drogës. Është shoqëruar sepse ka qenë në mjet me nje person që nuk ka patur patent. Kemi identifikuar regjistrat për këtë vit”, deklaroi Ballanca.

Pjesë nga biseda:

Erinda Ballanca: Ne që në mëngjesin e së enjtes kemi dërguar një grup ekspertësh, i drejtuar nga zoti Prenci, që ka qenë edhe drejtues i policisë, gjithashtu edhe dy ndihmës komisionerë. Ata kanë bërë kqyrjen e regjistrave dhe kanë kërkuar marrjen e kamerave.

Ata kanë marrë shpjegime paraprake edhe nga persona që kanë kryer shoqërimin.

Ajo që ka qenë rezultati i menjëhershëm, jemi informuar nga policia, se personi nuk ka hyrë në komisariat dhe është çuar në spital. Nga kjo deklaratë e parë, kemi bërë planin tonë të hetimit, kemi vendosur të hetojmë më thellë, sepse kemi evidentuar parregullësi në mbajtjen e procedurave.

Kjo nuk do të thotë se ka patur dhunë, apo personi ka qenë i dhunuar, por janë disa indicie që tregojnë se ka një problematikë në procedurën e shoqërimit.

Policia e shtetit nuk mund të shoqërojë cdo person në rrugë, duhet të ketë disa shkaqe. Ose ka indicie që ka kryer vepër penale, ose dyshohet se mund të kryejë një vepër.

Gjetja jonë e parë është se nuk ka asnjë regjistrim në regjistrat e policisë, në lidhje me personin në fjalë. Do të presim të marrim të dhëna të mëtejshme. Kemi vijuar me hetimin, me përgatitjen e dokumentacionit. Janë marrë në pyetje në mënyrë të plotë të gjithë punonjësit e policisë, të përfshirë në çështje. U është kërkuar edhe kopje e dokumentit të gjetje paraprake të mjekësisë ligjore.

Ajo që e frenoi pak hetimin, ishin gjetjet e deklaruara nëpër media, se shkaku i vdekjes ishte gëlltitja e një lënde narkotike. U desh të viheshin në dispozicion pamjet filmike nga mediat, të cilat nuk janë prova definitive, por përbëjnë indicie për të thelluar hetimin.

I kemi pyetur efektivët, ata nuk pranojnë se ka patur dhunë. Pretendojnë se rasti është fatkeqë dhe ai është ndjerë keq pasi ka arritur në komisariatin e policisë.

Ylli Rakipi: Ju kontrolluat dokumentacionin. A është Lear Kurti, përdorues droge dhe kontigjent i policisë?

Erinda Ballanca: Edhe ne e kemi hetuar dhe verifikuar, nëse marrëdhënia e këtij personi me policinë ka qenë marrëdhënie problematike dhe nëse ai është shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme. Nuk kishte asnjë shkak të regjistruar se përse po shoqërohej.

Nga verifikimi, ka rezultuar dy fakte, fakti i parë është se ky individ nuk është banor i rajonit të komisariatit numër 3. Ai banon në komisariatin 2. Nëse do të kishte indicie për vepër penale, kompetent do të ishte rajoni numër 2.

Në rajonin 2 verifikuam regjistrat dhe rezulton se gjatë këtij viti, ai është shoqëruar në rajon dy herë, për shkaqe banale dhe që nuk kanë lidhje me konsumin apo shpërndarjen e lëndëve narkotike. Një herë është shoqëruar për shkak se ka patur probleme me identifikimin e tij, ka dhënë inrformacione kontradiktore. E kanë mbajtur tetë orë dhe e kanë lëshuar pa akuza dhe pa asnjë lloj problematike.

Herën e dytë është shoqëruar po në muajin tetor, për një shkak që është edhe më i palidhur me konsumin e drogës. Është shoqëruar sepse ka qenë në mjet me nje person që nuk ka patur patent. Kemi identifikuar regjistrat për këtë vit.

Nuk duket që personi të ketë qenë i shoqëruar gjatë këtij viti për këto shkaqe. Do të presim informacione të tjera.

Ylli Rakipi: Deklaratat e policisë ishin kontradiktore.

Erinda Ballanca: Ne në mënyrë të vazhdueshme i kemi rekomanduar Policisë së Shtetit, që deklaratat e tyre të jenë të sakta. Rreziku më i madh nga një deklaratë e shpejtë është shumë e madhe. Kujdesi që duhet të tregojnë forcat e policisë duhet të jetë shumë i madh.

Nuk mund të them se ka patur tentativë për të fshehur rastin, por sigurisht do të hetojmë në lidhje me këtë çështje.

Armand Shkullaku: Ju kanë thënë që nuk ka hyrë brenda komisariatit?

Erinda Ballanca: Thonë se nuk ka hyrë brenda në godinë por jashtë komisariatit. Përgjigja ka qenë e kemi mbajtur jashtë sepse është ndjerë keq. Ky ishte shkaku që na u dha.

Armand Shkullaku: Vetëm ky fakt tregon se ka patur tentativë për të manipuluar.

Erinda Ballanca: Fakti që ka parregullësi në dokumentim, nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi ka vdekur për shkak të dhunës policore.

Armand Shkullaku: Po thoja që ka përpjekje për të ndryshuar versionin e ngjarjeve.

Erinda Ballanca: Nuk ka përpjekje të strukturuar. Ne kemi pyetur persona që ishin në krye të detyrës. I kemi pyetur për elementë që mund të përbëjnë shkelje administrative. Nga pamjet filmike duket se ai është ndjerë keq që në fillim dhe duhet ta kishin çuar në spital.

The post “Bomba” e Avokates së Popullit: Polica nuk ka regjistruar arsyen përse u ndalu Leari appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Të nisin hetimet për Ardi Veliun
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat ka sjellë reagime të shumta dhe ka ngritur sërish dyshime ndaj Policisë së Shtetit.

Për këtë ngjarje ka folur edhe deputeti demokrat Ervin Saianji, i ftuar në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Salianji tha se duhet të fillojnë hetimet për Ardi veliun, i cili disa herë ka tentuar të mbulojnë ngjarjet që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits. Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji. /

The post Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Të nisin hetimet për Ardi Veliun appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Lear Kurtit, Avokati i Popullit nis hetimet për ngjarjen
Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, pas shoqërimit nga Policia e Shtetit. Në një njoftim për media, Avokati i Popullit thotë se në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.

Njoftimi:

Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur nga raportimet në media në lidhje me vdekjen e një shtetasi 32 vjeçar pas ndalimit të tij nga Policia e Shtetit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 qytetarin L.K. të moshës 32 vjeç, pasi ai nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u identifikuar. Pasi është kapur, qytetari është dërguar në mjediset e Komisariatit nr.3 në kryeqytet por sipas pretendimeve të Policisë, ai ka paraqitur probleme shëndetësore e është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Avokati i Popullit në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.

Ekipi ka vënë kontakt dhe ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre.

Gjithashtu ekipi i Avokatit të Popullit ka këqyrur dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim administrativ mbi ngjarjen, për të cilën është duke u kryer paralelisht edhe një hetim i brendshëm nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.

Avokati i Popullit ka konstatuar se materialet filmike të shoqërimit të qytetarit në mjediset e Komisariatit si dhe ato që sipas raportimit të policisë janë marrë në mjediset e jashtme, nga kamera private në momentin kur qytetari është ndaluar dhe ndaj tij po kryheshin verifikime, janë marrë në dorëzim nga institucionet hetuese. Pas hapave të parë hulumtues Institucioni po kryen veprime të thelluara në lidhje me çështjen.

Avokati i Popullit në vijimësi ka kërkuar zbatimin rigoroz të të drejtave të qytetarëve por edhe detyrimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me shkakun e shoqërimit dhe trajtimin e të shoqëruarve apo të ndaluarve.

Institucioni vazhdimisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete.

Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën thirrje autoriteteve për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, si dhe për zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve./albeu.com

The post Vdekja e Lear Kurtit, Avokati i Popullit nis hetimet për ngjarjen appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Lear Kurtit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka pikëpyetje, nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në rajon
Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, deklaroi sot në emisionin “Breaking” në “Top News” se janë bërë verifikime në Komisariatin numër 3, Spitalin e Traumës dhe Drejtorinë e Policisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti mesnatën e të mërkurës.

Skëndaj tha se KSHH pati mungesë të aksesit në dokumentacion, që ia vështirësoi punën për të zbardhur rastin e rëndë. Sipas saj nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në komisariatin 3.

“Nuk ka asnjë gjurmë të dokumentimit të mbajtjes së këtij shtetasi”-tha Skëndaj.

Edhe procesverbali i kontrollit të viktimës nuk ndodhet dhe nuk i është vënë në dispozicion KSHH-së.

“Ka disa pikëpyetje me ndalimin e shtetasit”-tha Skëndaj duke iu referuar kontrollit të identitetit të Lear Kurtit, pa një urdhër të organeve përkatëse dhe nuk ka patur një të tillë dhe se ky shtetas nuk ishte duke cenuar rendin dhe sigurinë publike.

The post Vdekja e Lear Kurtit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka pikëpyetje, nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në rajon appeared first on Albeu.com.