vaksinimi Archives - Albeu.com

Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO)
Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme.

Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth.

Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është 3-vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë.

Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës.

Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre.

“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.

Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekët. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj”, tha deputeti.

The post Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

NIS VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT! Rreth 280 mijë doza për grupet e rrezikuara, gati nga nesër! Aplikimi, edhe online
Nga e hëna e 22 shtatorit qytetarët mund të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër gripit.

Në total, janë në dispozicion rreth 280,000 doza, të cilat do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Në një intervistë për “Ora News”, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, theksoi rëndësinë e vaksinimit si mjet kryesor parandalues kundër gripit veçanërisht të grupeve të rrezikuara.

Një risi këtë vit  është mundësia që çdo qytetar të aplikojë online për vaksinën përmes platformës e-Albania dhe përmes këtij shërbimi, mund të zgjedhin qendrën shëndetësore ku dëshirojnë të marrin shërbimin , pavarësisht nga vendi ku janë regjistruar administrativisht.

ISHP bën të ditur se janë të gjithë qytetarët që  përfitojnë nga vaksinimi falas si një nga mënyrat për të parandaluar komplikacionet e gripit.

The post NIS VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT! Rreth 280 mijë doza për grupet e rrezikuara, gati nga nesër! Aplikimi, edhe online appeared first on Albeu.com.

Koçiu: Vaksinimi kundër HPV-së, falas. Mbulesa vaksinale 75.6% për vajzat 13-vjeçare
Mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës dhe ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Kështu bën me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu, e cila ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr.9, ku një vajzë bëri vaksinën kundër HPV-së.

“Ndaj sot, së bashku me doktoreshë Besën ishim në Qendrën Shëndetësore nr. 9  ku Niki bëri vaksinën kundër HPV, si një hap i rëndësishëm për shëndetin”- shkruan ministrja.

Sipas ministres gjatë këtij viti janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.

“Vaksina është falas dhe jetike për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme”- nënvizon ministrja.

The post Koçiu: Vaksinimi kundër HPV-së, falas. Mbulesa vaksinale 75.6% për vajzat 13-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Interesim i madh për vaksinim kundër gripit sezonal në RMV, deri më tani janë paraqitur 52.000 persona
Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani në faqen “vakcinacija.mk” janë regjistruar mbi 52.000 persona, që tregon interesim të madh të qytetarëve për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal.

Në pikat e vaksinimit në dy ditët e para janë vaksinuar 8.800 persona.

Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikacionit në vakcinacija.mk dhe kështu direkt regjistroheni për vaksinim në sistemin “Termini Im”.

Konform orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, qytetarët marrin përgjigje me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinohen.

Me vaksinimin falas mbulohen grupet e rrezikuara të popullatës, si: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e sistemuar në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësve në institucionet e mbrojtjes sociale personave të moshuar.

The post Interesim i madh për vaksinim kundër gripit sezonal në RMV, deri më tani janë paraqitur 52.000 persona appeared first on Albeu.com.

Kosovë – Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP) njofton se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin.

Sipas një njoftimi të IKSHPK vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse.

“Grupet me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: Punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ekipet e vaksinimit sipas IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit.

“Ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, furnizimi me vaksina të gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza”, thuhet në njoftim.

The post Kosovë – Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza appeared first on Albeu.com.

Në Maqedoni rrezikohet të përhapet epidemia e fruthit, shumë fëmijë nuk janë të vaksinuar
Krahas epidemisë me kollën e keqe epidemiologët dhe pediatërit janë të shqetësuar se mund të ketë shpërthim edhe të epidemisë së fruthit pasi tashmë kjo sëmundje po qarkullon në disa vende të rajonit dhe Evropës, ndërsa niveli i fëmijëve të vaksinuar me MRP në Maqedoninë e Veriut nuk është në nivelin e dëshiruar. Epidemiologia e ISHP-së, Dr. Kristina Stavridis, thotë që nga fillimi i vitit nuk është regjistruar asnjë rast me fruth, por dërmues është fakti se vaksinimi nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar shpërthimin e një epidemie të fruthit. “Kemi një vaksinë efektive dhe të sigurt, e cila mund të përdoret si një masë efektive në parandalimin e kësaj sëmundje të parandalueshme nga vaksina. Vaksina nuk ka kundër-indikacione përveç alergjisë nga përbërësit e vaksinës, kështu që çdo fëmijë i shëndoshë, madje edhe ata fëmijë me ftohje të lehtë dhe diarre mund të vaksinohen”, thotë Stavridis duke shtuar se vaksina ka një efikasitet mbi 99%.

Sipas të dhënave që dha ajo për media, në vitin 2022 mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP në territorin e Shkupit ka qenë 70.4%, me dozën e dytë 92.1%, ndërsa në territorin e Maqedonisë së Veriut, mbulimi me dozën e parë është 70.7% dhe me dozën e dytë 89.2%.

Nga Ministria e Shëndetësisë për media theksuan se gjendja momentale është stabile dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar si dhe apeluan që prindërit t’i përmbahet kalendarit të rregullt të vaksinimit të fëmijëve, pasi sipas tyre kjo është mënyra më e mirë për të qenë gati për ti pritur rastet e reja të fruthit dhe një epidemi të mundshme.

“Vaksinimi paraqet arritjen më të madhe të sistemit shëndetësor, prandaj apelojmë deri tek të gjithë qytetarët, veçanërisht prindërit e fëmijëve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre sepse prioriteti kryesor është kujdesi i tyre shëndetësor”, thanë nga MSH.

Javën e kaluar edhe KSI shprehi shqetësim në lidhje me shpërthimin e një epidemie të fruthit, pasi siç njoftojnë nga atje, disa vende të rajonit tashmë kanë shpallur epidemi të fruthit ndaj presin që kjo të lëvizë edhe tek ne. “Do të apelojmë deri tek kopshtet që kontrolli i katronit të vaksinimit të jetë më rigoroz, më intenzivisht dhe në kontroll të përfshihet edhe vaksinimi kundër fruthit. Ne kemi një shans për të fikur këtë zjarr para se të fillojë. Ja ku jemi, në prag të ndezjes së një zjarri të ri”, tha kryetari i KSI, Aleksandar Petliçkovski.

Paralajmërim për rrezik nga shpërthimi i epidemisë bëri edhe kryetarja e Komunitetit të Imunizimit, Aleksandra Grozdanova. Sipas saj, prindërit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të respektojnë pjesën e parandalimit në mënyrë që të kemi breza të shëndetshëm dhe fëmijë të shëndetshëm. “Nuk na duhen fare situata të tilla të krizës shëndetësore, veçanërisht nëse na ndodhin dy epidemi në të njëjtën kohë”, theksoi Grozdanova.

Sipas propozimit për imunizim në Maqedoninë e Veriut, imunizimi kundër fruthit, shytave dhe ruberolës bëhet me dhënien e një doze të vaksinës së kombinuar të gjallë kundër fruthit, shytave dhe ruberolës (MRP), si dhe një dozë të vaksinës MRP me qëllim rivaksinimin. Vaksinimi bëhet për tek fëmijët mbi 12 muaj, maksimumi 15 muaj, ndërsa për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë pranuar më parë vaksinën MRP, vaksinimi bëhet pas mbushjes së moshës 15 muaj deri në 14 vjeç. Rivaksinimi bëhet në moshën 6 vjeçare, gjegjësisht në fillim të vitit shkollor e deri në fund të tetorit. Për të pasur imunitet kolektiv, që virusi mos të përhapet, mbulimi me vaksinim duhet të jetë 95%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2022 kundër fruthit janë vaksinuar vetëm 70.7% e fëmijëve. Shpërthimi i fundit i epidemisë së fruthit në vend ishte në vitin 2018, më pas ishin 74.8% të vaksinuar. Në Maqedoninë e Veriut, në 50 vjet janë regjistruar 25 vdekje nga fruthi.

The post Në Maqedoni rrezikohet të përhapet epidemia e fruthit, shumë fëmijë nuk janë të vaksinuar appeared first on Albeu.com.

Fëmijët që nuk janë rivaksinuar në RMV nuk do të pranohen në kopshte
Kopshti “Fidani” që nga fillimi i regjistrimeve nuk ka pranuar fëmijë të pavaksinuar, ndërsa drejtoresha Gezime Bakiu thotë se nga nesër nuk do të pranohen ata që nuk janë rivaksinuar dhe për këtë kanë njoftuar edhe prindërit. Ai thotë se ka prindër që nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Në këtë rast duhet të marrin mendim nga një komision specialistësh, por jo nga mjeku i familjes.

“Tani regjistrimet e reja, mendoj se nuk do të duan të rivaksinojnë fëmijët, atëherë duhet patjetër një mendim nga spitali i fëmijëve, për të treguar arsyet pse fëmija nuk mund të vaksinohet, mirë jo nga mjeku i familjes, por direkt nga spital, nga specialistët”, tha Gezime Bakiu.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, u bëri apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe se cilët fëmijë do të pranohen e cilët nuk do të pranohen në kopshte, Demiri tha se nesër KSI-ja do të dalë me qëndrim.

“Ju lutemi vaksinoni fëmijët, ky është apeli kryesor. Sa i përket dilemave, nëse është i vaksinuar me 3 doza apo jo i rivaksinuar, a duhet të futet në kopsht apo jo, rregullat janë të rrepta, do të më jepni kohë, do t’i kërkoj Komisionit të Sëmundjeve Infektive të mbajë mbledhje gjatë nesër dhe të kemi një qëndrim që do të unifikohet, dhe do të bazohet në këshillën e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe do të dalim me një njoftim zyrtar”, thotë Ilir Demiri.

Për dallim nga qytetet e tjera, Shkupi ka numrin më të madh të fëmijëve të pavaksinuar. Nga ana tjetër, ka prindër që përballen me probleme për shkak të rivaksinimit të hershëm, kur për arsye shëndetësore apo të tjera nuk mund të rivaksinohen pas një viti e gjysmë dhe shtyhet.

The post Fëmijët që nuk janë rivaksinuar në RMV nuk do të pranohen në kopshte appeared first on Albeu.com.

Holandë, fillon vaksinimi kundër lisë së majmunit
Në Holandë ka filluar vaksinimi i personave të grup-moshave në rrezik kundër lisë së majmunit.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Mjedisit Jetësor (RIVM) njoftoi se qendrat shëndetësore në Amsterdam dhe Den Haag kanë filluar vaksinimet e para kundër virusit të lisë së majmunit.

Ditën e parë në Amsterdam, 50 persona do të vaksinohen kundër virusit të lisë së majmunit ndërsa 100 persona do të vaksinohen çdo ditë në vijim. Në njoftim thuhet se deri më tani për vaksinim janë paraqitur 32 mijë persona.

Vaksina do të jepet në dy doza ndërsa e dyta do të bëhet katër javë pas të parës.

Holanda momentalisht në dispozicion ka 70 mijë vaksina kundër lisë së majmunit Imvanex, të cilën e ka zhvilluar kompania daneze Bavarian Nordic, të cilën e ka miratuar Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas të dhënave që RIVM i publikoi më 21 korrik, virusi i lisë së majmunit është zbuluar tek 712 persona në Holandë.

Lija e majmunit është sëmundje ngjitëse të cilën e shkakton virusi i ngjashëm me linë e madhe. Sëmundja është identifikuar në vitin 1958 në kolonitë e majmunëve që janë përdorur për hulumtime. Rasti i parë i lisë së majmunit tek njerëzit është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos.

The post Holandë, fillon vaksinimi kundër lisë së majmunit appeared first on Albeu.com.

Edhe pse me tre doza vaksine, Ermal Meta “mbërthehet” nga Covid (FOTO LAJM)
Këngëtari i njohur shqiptar në Itali, Ermal Meta, është infektuar me Covid-19. Ndonëse, ka marrë tre doza vaksine, ai duket se nuk ka mundur të shpetojë dot nga koronavirusi.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ermali përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se tani po shërohet dhe shpreson të rikthehet në formë sa më shpejt.

“Ç’kemi djema, Ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti. Edhe një here”, ka shkruar këngëtari./albeu.com/

The post Edhe pse me tre doza vaksine, Ermal Meta “mbërthehet” nga Covid (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

A do ta vaksinojë vajzën e saj adoleshente? Përgjigjet Manastiruliu
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në një intervistë ndryshe, ku ka folur për jetën e saj personale. Por, nuk ka mundur t’u shpëtoja as pyetjeve në lidhje me Covid-19. Ajo është pyetur se, nëse do të vaksinojë vajzën e saj që është adoleshente.

Manastirliu tha se do t’ia bëjë vaksinën sapo të fitojë imunitetin natyral pasi në dhjetor ishte e infektuar me Covid-19.

“Fëmijëve të mi, ashtu siç janë bërë vaksinat në bazë të kalendarit të vaksinimit dhe nënat nuk hezitojnë të bëjnë vaksinat fëmijëve të tyre, edhe ajo kundër Covid është vaksinë që duhet bërë. Unë kam dy vajza. Vajza e madhe sapo ka mbushur 16 vjeç në fund të dhjetorit dhe përkoi në një javë sapo kaloi dhe Covid. Sapo të mbushen ditët nga fitimi i imunitetit natyral, nuk do të hezitoj që ta bëj. Ndërsa vajza tjetër është 12 vjec por deri tani sugjerohet se duhet ta bëjnë vaksinën +12 vetëm ata fëmijë që kanë probleme imunitare”, tha Manastirliu.

The post A do ta vaksinojë vajzën e saj adoleshente? Përgjigjet Manastiruliu appeared first on Albeu.com.