transportues private Archives - Albeu.com

Transportuesit privatë i japin fund bllokadës në Shkup
Transportuesit privatë i dhanë fund bllokadës në rrugën “Ilindenska”, për t’i hapur mundësinë dialogut me kryeministrin Kovaçevski dhe përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit. Qëndrimi i këtillë i transportuesve privatë, vjen pas deklaratës së kryeministrit i cili tha se duhet të tërhiqen autobusët nga rrugët dhe të krijohen kushte për negociata.

“Ne menjëherë pas kësaj konference për shtyp do të përgatisim një kërkesë të re e cila do të jetë në kontekst të asaj që e tha kryeministri Kovaçevski me të cilën do i plotësojmë të gjitha sugjerimet e tij dhe do të presim të jemi të ftuar në takim. Unë në emër të “Slloboda Prevoz”, “Makekspres” dhe të gjithë transportuesve tjerë, dua ti falënderohem kryeministrit Kovaçevski i cili u inkuadrua me deklaratën e tij të fundit në zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”.

Kryeministri Kovaçevski më herët gjatë ditës tha se nuk do ti pranojë në takim transportuesit privatë nëse nuk i tërheqin autobusët nga rruga. Ai shtoi se e ndjen si kërcënim deklaratën e transportuesve se mund të radikalozojë protestat nëse nuk gjendet zgjidhje. Kovaçevski shtoi se në takim po ashtu duhet të ketë përfaqësues të Qytetit të Shkupit. Ai tha se Qeveria nuk ka kompetenca për të paguar borxhin.

Kur do të plotësohen kushtet që të kemi dialog i cili do të bazohet në fakte, duke u inkuadruar të gjithë që janë kompetent për të zgjidhur problemin dhe kur ai dialog do të fillojë pa presion, respektivisht kur rrugët ti kthehen qytetarëve atëherë mund të kemi dialog, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Transportuesit privatë thonë se në asnjë moment nuk kanë bërë deklarata kërcënuese ndaj kryeminsitrit. Nga qyteti i Shkupit edhe sot nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me përpjekjet e tyre për zgjidhjen e problemit e as për numrin e personave të interesuar të cilët janë paraqitur tek konkursi për linjat transportuese në kryeqytet./Alsat.mk

The post Transportuesit privatë i japin fund bllokadës në Shkup appeared first on Albeu.com.

Kryetarja e Shkupit: Nuk ndjehem përgjegjëse për kaosin e shkaktuar në kryeqytet nga transportuesit privatë
Danela Arsovska nuk ndjehet përgjegjëse për kaosin e krijuar me komunikacionin në Shkup dhe se Qyteti i Shkupit deri para bllokadës në mënyrë të rregullt ka kryer të gjitha obligimet ndaj transportuesve privatë. Në emisionin 360 gradë, Arsovska siguroi se të gjithë shoferët dhe protestuesit që fitojnë bukën me nder, nuk do të ngelin në rrugë dhe ju bëri thirrje që të mos lejojnë që dikush të bëje politikë dhe të manipulojë në emër të tyre.

“Që në ditët e para ishim transparent lidhur me shumat që janë paguar. Unë dje pash njerëz që në televizion thanë se nga 3-4 muaj nuk u është paguar, ndërsa qytetarët e dinë se Ndërmarrja Qarkulluese Publike ka marrëveshje vetëm me një person juridik dhe atij personi juridik i paguhet vazhdimisht. Të mos i tregoj tani, ja ku janë, pagesat që i janë bërë çdo ditë këtij personi juridik, ky person juridik, kur edhe si i ka paguar këta persona të cilëve u ka borxh, ne këtë nuk e dimë. 31:03 Asnjë nga ata që duan të fitojnë me nder bukën, nuk do të lejojmë që të ngelën në rrugë”, tha Danela Arsovska në 360 shkallë.

Akuzave të VMRO-së se Arsovska po e përgatitë terrenin që tenderin për transportuesit privat të ja jep një firme private dhe se pikërisht për këtë shpallja po zgjatë 5 javë, Arsovska iu përgjigj.

“Sepse duam të lejojmë që të gjithë ata që duan të aplikojnë, gjegjësisht persona fizik dhe juridik nga Maqedonia, të mund të mbledhin dokumentet e nevojshme dhe të përgatiten për të hyrë. E dini si, tani nuk dua të them para kohe që kjo tezë që plasohet është vërtet joserioze, por kjo do të vërtetohet. Në 30 ditë prej tani, të gjithë do ta dinë se kush gënjen”, shtoi ajo.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se në takimet që sipas tij realizohen fshehurazi mes Arsovskës dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duhet të flitet për zgjidhjen e problemit dhe jo për pazaret në lidhje me provizionet e tenderit.

“Për këtë takimin e radhës, sido që të jetë, i fshehur apo publik, të merren vesh, ka mënyra se si mund të arrihet marrëveshje. Fillimisht, ose qeveria të sigurojë para përmes transferit ose huas deri te Qyteti i Shkupit dhe ata t’i paguajnë detyrimet kundrejt transportuesve privat ose e dyta, në vend që paratë të përfundojnë në duart e njerëzve të afërm me LSDM-në, familjarë të Arsovskës ose bizneseve të ndryshme, të përfundojnë te NQP dhe ata t’i paguajnë detyrimet kundrejt transportuesve privat”, deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Ndryshe, bulevardi Ilinden vijon të jetë i bllokuar nga transportuesit privat në të gjitha katër korsitë ndërsa dje ata i tërhoqën autobusët nga udhëkryqet Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq. Kjo situatë u krijua pasi Qyteti i Shkupit shfuqizoi marrëveshjen me Makekspres e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023 për disa linja të autobusëve dhe disa ditë më vonë, edhe kompania Slloboda Prevoz hyri në grevë për shkak që sipas tyre, NQP u ka borxh prej 1 milion eurove./Alsat.mk

The post Kryetarja e Shkupit: Nuk ndjehem përgjegjëse për kaosin e shkaktuar në kryeqytet nga transportuesit privatë appeared first on Albeu.com.