tkurrja Archives - Albeu.com

Eksportet/ Largimi i kompanive tkurr fasonin, ja cila është e vetmja industri në rritje
Eksportet kanë nisur vitin me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.

Nga tabelat e detajuara të INSTAT, sipas sektorëve, ecurinë më pozitive e ka shënuar grup malli “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me 13%, duke amortizuar tkurrjen e sektorëve të tjerë kryesorë si industria tekstile dhe e këpucëve dhe ajo e mineraleve, energjisë dhe lëndëve djegëse.

Edhe eksportet e ushqimeve, që përgjithësisht kanë pasur tendencë pozitive u tkurrën lehtë në janar.

Përkundrejt pritshmërive, eksportet e fasonit bien me 5.8%, nga largimi i kompanive italiane

Në parashikimin e tyre për vitin 2026, eksportuesit e tekstileve e këpucëve shpresonin që të rikuperonin disi aktivitetin pas rënies së tre viteve të fundit.

Megjithatë, janari nuk ka nisur mbarë. Ky sektor shiti 8 miliardë lekë në janar 2026, me rënie prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve e nisën janarin me rënie si rrjedhojë e disa faktorëve që po ndikojnë negativisht njëherazi industrinë edhe ketë vit. Florian Zekja nga Shoqata ProEksport tha se kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Gjithashtu zhvendosja e investitorëve italiane drejt vendeve me kosto të ulët po krijon një efektet psikologjik të klientët që po ikin nga vendi ynë në kërkim të kostove me të lira

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 30% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 5.4 miliardë lekë në janar 2026, me një tkurrje prej 13.2% me bazë vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobët i një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani, krahas konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë në konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare për detyrimet fiskale. Sipas burimeve nga kompania, në janar është realizuar vetëm një eksport.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 20% të totalit.

Ushqime pije e duhan ndikohen nga përmbytjet

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Eksportet arritën në 3.7 miliardë lekë në janar, me tkurrje gati 2%, me bazë vjetore. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave.

Materiale ndërtimi e metale ndalin rënien

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.

Megjithatë, në janar rënia u ndërpre me eksportet që ishin 3.8 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel të janarit 2025. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.

Industria mbështetëse automotive nxit eksportet e makinerive e pajisjeve

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me rritjen më të fortë në janar 2026. Shitjet e tij arritën në 3.4 miliardë lekë, me një rritje prej gati 13%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë./ Monitor

The post Eksportet/ Largimi i kompanive tkurr fasonin, ja cila është e vetmja industri në rritje appeared first on Albeu.com.

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit
Në 4 vitet e fundit, u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, duke u tkurrur me 14% dhe nxënësit. Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin, janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9-vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.

Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.

Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më mbylljen e 22 % të shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.

Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.

Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9-vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.

Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.

Gjatë periudhës 2020–2024, numri nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.

Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku.

Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila.

Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite.

Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.

Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.

Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, ç`ka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.

Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje.

Por, shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15-vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022./ Monitor

The post Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit appeared first on Albeu.com.

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri
­Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet.

Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, por ai që kërkon të marrë maksimumin me kosto sa më të ulët dhe të eksplorojë sa më shumë.

Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale.

Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%.

Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim.

Velipoja dhe Shëngjini, që po mbajnë turizmin patriotik, mbeten ende ekonomike me lëvizje të lehta në segmentin e hoteleve të shtrenjta.

Ema dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur çdo vit Ksamilin për të pushuar.

Plazhi aty është më i përshtatshëm për familjet me fëmijë. Çmimet e kripura i kishin detyruar që qëndrimet tre vitet e fundit t’i kishin të shkurtra, por këtë vit, mes dilemave, nisën sërish kërkimin për një apartament në fund të qershorit.

Çuditërisht, opsionet ishin të shumta dhe me çmime ekonomike, madje me çmimin e një apartamenti tani mund të gjente një hotel cilësor.

Kërkimet për pushimet e gushtit vijuan deri në fund të korrikut dhe çmimet ishin sërish të leverdishme, por edhe disponueshmëria e lartë, diçka aspak e zakonshme për këtë periudhë.

Në fund, një javë pushime në fillim të gushtit, një hotel me standardin tre yje mund ta gjesh edhe për 550 euro, kurse vila dhe apartamente mund të gjesh shumë më lirë edhe nëse rezervimin e bën sot për nesër.

Operatorët turistikë thonë se janë dy arsyet që po diktojnë çmimet e hoteleve në bregdet gjatë këtij viti.

Së pari, hyrja në treg e strukturave të reja hoteliere dhe apartamenteve me qira afatshkurtër; së dyti, profili i turistit që po viziton Shqipërinë.

Shenjat e para të një sezoni veror ndryshe nga tre të fundit u dhanë në maj dhe qershor, kur rezervimet individuale për Vlorën dhe Sarandën ishin më të ulëta se një vit më parë.

Qartësisht, situata u pa në javën e parë të korrikut, kur pavarësisht se në atë që njihet si pik, të vetmet që kishin një fluks turistik ishin fundjavat.

Kjo duket se bëri që hotelet të reflektonin dhe të aplikonin ulje të lehta çmimesh dhe njëkohësisht të bëheshin më agresive me reklamat në rrjete sociale nëpërmjet fushatave të sponsorizuara.

“Monitor” edhe këtë vit bisedoi me operatorë turistikë, struktura hoteliere si dhe krahasoi të dhënat në platformat e Booking dhe Airbnb për të parë çmimet këtë sezon, duke marrë çmimet mesatare më të ulëta dhe më të larta për një strukturë akomoduese të regjistruar formalisht dhe të kategorizuar.

Referencë merret dhoma dyshe për një natë në periudhën 15 korrik – 20 gusht.

Çmimet nuk janë tregues i nivelit më të ulët të mundshëm, por i një mesatareje të kombinuar të çmimeve më të lira që jepen nga tregu dhe platformat online dhe kjo vlen edhe për referencën mesatare të lartë.

Kush i uli çmimet e hoteleve, si po ndikon Kosova, diaspora dhe të huajt

Në përgjithësi, Jugu i vendit ka pasur një sezon veror më të vakët këtë vit. Strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë thonë se kjo lidhet me disa faktorë.

Së pari po mungon shtesa e mesme e Kosovës, e cila ishte e gatshme të paguante pak më shumë dhe zgjidhte Jugun.

Këta të fundit, falë liberalizimit të vizave, por edhe zhvlerësimit që Euro ka pësuar përballë Lekut, kanë zgjedhur të eksplorojnë destinacione të reja.

Së dyti, shtresa e mesme në vend, e cila edhe ajo parapëlqente Jugun, ka pasur tendencën për të zgjedhur destinacione ekonomike në vende të tjera, të cilat kanë qenë mjaft agresive në konkurrencë.

Së treti, turisti i huaj që po viziton Shqipërinë nuk është ai që pëlqen pushimet pasive pranë detit dhe rërës.

Janë turistë europianë, kureshtarë, që e kanë parë Shqipërinë të reklamuar si një vend të lirë, që ofron shumë dhe për këtë arsye duan të marrin maksimumin me një kosto sa më të ulët.

Ndaj turistët e huaj nuk janë ata që masivisht i gjen te shezlonet, por në rrugët e qyteteve, në vendet me natyrë, në gjire me pak njerëz, në plazhe publikë, në parqe, kala e muze.

Pikërisht nga këto tre zhvillime, hotelet këtë vit nuk patën fluksin tipik të tre viteve të fundit dhe pikërisht kjo nxiti reflektim të strukturave që sipas operatorëve turistikë aplikuan një rishikim mesatar mes 5-25% të çmimeve.

Bëhet fjalë për strukturat me çmime mesatare dhe të larta dhe kryesisht të vendosura në pjesën e Jugut të vendit nga Vlora e në vazhdim.

Ndërkohë Durrësi ka vijuar të mbetet vendi më i frekuentuar nga turizmi i rërës dhe detit. Arsyet janë disa.

Së pari, si efekt i tipologjisë së bregdetit dhe strukturave akomoduese; së dyti, nga një raport më i mirë çmim/shërbim; dhe së treti, nga segmenti i turistëve të organizuar që kanë qenë me kontrata të parablera që vitin e shkuar.

Pjesa më veriore e vendit vijon të mbetet me çmime ekonomike, edhe pse fillimi i aktivitetit të disa strukturave të reja akomoduese që ofrojnë standard më të lartë shërbimi ka shtrenjtuar mesataren e sipërme të hoteleve.

Bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës kanë pasur këtë verë pjesën kryesore të atij që njihet si turizëm patriotik, që ka të bëjë më shumë me Kosovën.

Golemi dhe Durrësi i rezistojnë lëkundjes së verës, çmimet më ekonomike në vend

Durrësi dhe Golemi mbeten dy rajonet me raportin më të mirë çmim/shërbim.

Pavarësisht se për strukturat me kapacitet akomodues të konsiderueshëm, fokus kanë qenë nënshkrimi i kontratave me garanci për turizmin e organizuar kryesisht polakë, çekë, spanjollë në Gjirin e Lalëzit, turizmi individual është, edhe në këtë rast, ai që mban peshën kryesore.

Investimi në apartamente të dyta, vila me shumë dhoma për t’i kthyer në hotele apo edhe struktura hoteliere me kapacitet më të kufizuar, ka rritur ndjeshëm mundësinë për akomodim.

Operatorët turistikë thonë se ajo që po vihet re këtë verë është një ulje e çmimeve të mesatares së poshtme brenda sezonit, që ka të bëjë më shumë me tërheqjen e turistit nga Kosova, i cili po zgjedh gjithmonë e më shumë Veriun e vendit.

Ky rishikim korrigjon disi edhe humbjen nga zhvlerësimi që ka pësuar Euro përballë Lekut, ku bizneset kanë marrë përsipër që të heqin dorë nga marzhi i tyre i fitimit vetëm për t’u bërë tërheqës.

Kryesisht bëhet fjalë për hostele dhe vila me shumë apartamente që e kanë bërë që mesatarja e çmimeve minimale të nisë nga 35 euro nata për një dhomë dyshe.

Krahasuar me një vit më parë, mesatarja e çmimit të ulët ka pësuar  ulje me 12.5%.

Ndërkohë strukturat e mëdha kanë shtuar opsionin “të gjitha të përfshira” duke qëndruar në mesataren e sipërme të çmimeve për 200 euro nata ndërsa ata që ofrojnë vetëm mëngjes, në një mesatare 180 euro, çka i përgjigjet një uljeje me 5% të çmimit.

Ksamili dhe Saranda reflektojnë njëkohësisht, ulin çmimet në korrik me 10-25%

Ksamili dhe Saranda që në vite të ndryshme u bënë kartolina turistike e Shqipërisë për verën zgjodhën që dy vitet e fundit t’i fokusonin shitjet te platformat online.

Tërheqja e turistëve individualë nga tregjet europiane u pa si një mundësi më e mirë sesa angazhimi me një turizëm të organizuar që ka qenë gjithmonë i modës për këtë rajon.

Precedenti i një viti më parë kur çmimet u rritën para sezonit dhe ulja e rezervimeve bëri që ky vit të niste me çmime të njëjta si sezonin e kaluar, por mungesa e fluksit ka bërë që në 10-ditëshin e parë të korrikut, çmimet të rishikoheshin sidomos në platformat online.

Operatorët turistikë të këtij rajoni pohojnë se për Sarandën, çmimi mesatar i poshtëm për një dhomë dyshe në një hotel është ulur në 50 euro, me një ulje me 17% në raport me një vit më parë, ndërsa mesatarja e sipërme është ulur me 25%.

Ksamili, nga ana tjetër, ka rishikuar me një ulje që luhatet në nivelet 12% për mesataren e sipërme të një dhome dyshe hoteli për rezervimet e gushtit, ndërkohë që mesatarja poshtme është ulur në 12%.

Edhe në këtë rast, për të dy rajonet, përveç një sezoni më të zbehtë në det nga ana e turistëve që po vizitojnë Shqipërinë, ndikim ka pasur edhe hyrja apo formalizimi i më shumë apartamenteve me qira ditore në treg, si dhe disa hotele të reja.

Kërkesa shtrenjton Borshin e Qeparoin, tregu rregullon Vlorën, Himara çmime më të mira

Një vit më parë, në Jug, Borshi ishte zona më ekonomike e bregdetit, të paktën në listën e fshatrave që nisin nga Palasa, Dhërmiu, Jali, apo Qeparoi.

Vija bregdetare e shtrirë dhe tipologjia që kanë bizneset së bashku me çmimet e bënë këtë rajon të preferuarin e familjarëve, por jo vetëm në vitin 2024.

Kjo ishte dhe arsyeja pse në fillim të sezonit, Borshi u piketua si një destinacion me rezervime të reja nga familjarët që donin të shmangnin Sarandën, Ksamilin.

Rritja e kërkesës, ende pa nisur rezervimet, duket se rriti automatikisht edhe çmimet, të cilat këtë shënuar rritje.

Kështu mesatarja e poshtme e çmimeve u rrit me 8%, ku një dhomë dyshe për një natë kushtonte 70 euro në një strukturë hoteliere nga 65 euro që ishte një vit më parë.

Ndërkohë që mesatarja e sipërme mbeti e pandryshuar. Qeparoi është një tjetër fshat që ka pasur rritje kërkese, por ndërkohë numri i subjekteve akomoduese mbetet i kufizuar.

Kjo ka bërë që edhe ky rajon të ketë rritje me 25% të atyre që konsiderohen si struktura me çmime të lira dhe 16% për ato që janë struktura me çmime mesatare të shtrenjta.

Dhërmiu, nga ana tjetër, ka mbetur thuajse njëlloj si vitin e shkuar me një ulje të lehtë në mesataren e poshtme të çmimeve, prej vetëm 5 eurosh.

Kjo qëndrueshmëri në të njëjtat nivele, lidhet me tipologjinë që ka fshati dhe mënyrën sesi është zhvilluar, ku hotelet vijojnë të mbeten në numër të kufizuar dhe kapaciteti është aktualisht i vendosur më shumë në banesa të përshtatura si hotele.

Krejt e kundërta ka ndodhur me Himarën. Kjo e fundit, edhe pse ka pasur një preferencë më të lartë të të huajve që e duan për jetën e natës, ambientin familjar dhe plazhet publike, sërish ka reflektuar me ulje çmimesh.

Operatorët turistikë vlerësojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me një rregullim të tregut, ku formalizimi në njërën anë dhe konsolidimi i strukturave ekzistuese kanë bërë që tregu të reflektojë në bazë të këtyre zhvillimeve.

Në Himarë ka një ulje me 25% të mesatares së poshtme të çmimeve dhe një ulje me 10% të mesatares së sipërme.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur me Vlorën, ku strukturat e reja që kanë hyrë në treg vitet e fundit e kanë bërë konkurrencën më agresive, si dhe kanë vendosur një qasje më realiste të çmimeve.

Në Vlorë, çmimet e mesatares së poshtme u ulën me 20%, ndërsa mesatarja e sipërme ka pësuar përgjysmim.

Kjo më së shumti lidhet me faktin që në mesataren e sipërme, në platforma shiteshin vetëm variantet luksoze dhe suitat, ndërkohë që tashmë mundësia për dhoma standarde dyshe është rritur.

Shëngjini dhe Velipoja rrisin çmimet “për luksin”, por jo për pushuesit ekonomikë

Të huajt në Veri parapëlqejnë të vizitojnë destinacionet malore me natyrë dhe aventurë.

Plazhi mbetet pak i frekuentuar duke e bërë atë më së shumti një epiqendër të vendasve dhe shqiptarëve të Kosovës që duan çmime më të mira ofrojnë rajonet, qoftë në akomodim edhe në konsum bar-restorant.

Por duket se investimet në struktura të reja akomoduese, që kanë rritur segmentin cilësor, janë shoqëruar me  rishikimin e çmimeve mesatare të larta.

Kështu sipas të dhënave, çmimet në mesataren e poshtme kanë pësuar rënie me 10% në Velipojë, ku një dhomë standarde dyshe mund të gjendet për 40 euro, teksa kanë rritur me afërsisht 5% çmimet mesatare të sipërme.

Në Shëngjin, nga ana tjetër, çmimi minimal i poshtëm ka mbetur njësoj me 45 euro nata për një dhomë dyshe në një strukturë akomoduese, teksa çmimi mesatar i sipërm është rritur me mbi 15% por duke shtuar këtu opsionin e darkës.

Pa këtë opsion, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, 120 euro/nata./MONITOR

The post Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri appeared first on Albeu.com.

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë, kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar varësinë e lartë që ka kryeqyteti nga dhënia e lejeve të ndërtimit.

Sipas raportit të realizimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për periudhën janar-maj 2025, të ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro.

Në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 12.5 miliardë lekë, të ardhurat kanë rënë me 41.5%.

Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që Bashkia arkëton nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe që është 8% e vlerës për ndërtimet rezidenciale.

Ky zë ka sjellë në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, nga 6.3 miliardë lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një tkurrje prej gati 80%.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë kontribuoi në 18% të të ardhurave në janar-maj 2025, nga 50% në pesëmujorin e parë 2024.

Rënia e këtij zëri është në linjë me tkurrjen e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.

Vitet e fundit, bashkia e ka rritur ndjeshëm varësinë e të ardhurave nga taksa që merr nga dhënia e lejeve të ndërtimit.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror, teksa bashkia arkëtoi nivelin më të lartë historik nga taksa e ndikimit në infrastrukturë prej 14.3 miliardë lekësh (145 mln euro), që i korrespondonte një vlerë ndërtimesh prej 1.8 miliardë euro.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024.

Kjo varësi është parë me shqetësim nga ekspertët e financave vendore. kjo taksë, e lidhur ngushtë me aktivitetin e ndërtimit, e ekspozon bashkinë ndaj rrezikut fiskal, pasi çdo ngadalësim në sektorin e ndërtimit sjell rënie të menjëhershme të të ardhurave.

Raportet e Co-PLAN dhe të Ministrisë së Financave paralajmërojnë se kjo varësi e tepruar krijon mungesë të qëndrueshmërisë financiare afatgjatë dhe përkeqëson pabarazitë mes bashkive, pasi pjesa dërrmuese e kësaj takse mblidhet në Tiranë, ndërsa bashkitë e tjera mbeten me burime të kufizuara për zhvillim.

Raportet rekomandojnë diversifikimin e burimeve të të ardhurave dhe forcimi i autonomisë vendore për një sistem më të balancuar dhe të qëndrueshëm financiar.

Të ardhurat nga taksat e tarifat e tjera

Zëri që solli më shumë të ardhura në pesë muajt e parë të vitit ishte taksa mbi pasuritë e paluajtshme, me 1.722 miliardë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore.

Më pas renditet tarifa e pastrimit me 1.45 miliardë lekë, me rritje prej 10%. Taksa e ndikimit në infrastrukturë kaloi për herë të parë në vitet e fundit, si kontribuuesi i tretë më i madh.

Shpenzimet, rritet personeli, preken investimet

Për 5 mujorin, Bashkia ka shpenzuar 10 miliardë lekë, me rritje prej 7.5% me bazë vjetore. Fondet për shpenzime, Bashkia i siguron nga të ardhurat e veta, transfertat e pakushtëzua dhe të kushtëzuara që merr nga buxheti qendror, rindërtim, donacione.

Pesha më e madhe e tyre ka shkuar për shpenzime korente, prej 4.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Shpenzimet e personelit ishin 3.9 miliardë lekë, me rritje prej 17% me bazë vjetore.

Me rënie ishin shpenzimet kapitale, që u realizuan në nivelin e 1.48 miliardë lekë, me një tkurrje prej 20% me bazë vjetore.

Sipas relacionit të Bashkisë, ndër faktorët që kanë ndikuar në mos realizimin e fondeve të planifikuara kryesisht për shpenzimet kapitale lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit, afatet kohore të nevojshme deri në përfundimin e procedurave deri në lidhjen e kontratave.

5 mujori i parë i vitit ka gjithmonë një realizim të ulët të prokurimeve pasi përgjatë dy muajve të parë referuar dhe udhëzimit të zbatimit të buxhetit apo dhe udhëzimit të mbylljes së llogarive të vitit paraardhës mbyllen rakordimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit paraardhës, mbarten kontratat në vazhdim në sistemin e Thesarit në zbatim të buxhetit të miratuar, vijohet me përgatitjen e realizimit të regjistrit të prokurimeve të vitit paraardhës dhe krijimin e regjistrit të ri të prokurimeve në përputhje me buxhetin e miratuar të vitit 2025./ MONITOR

The post Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj, kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe politikave të zhvillimit.

Një studim i FMN-së, i cituar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor, evidenton tre kanale kryesore nëpërmjet të cilave këto tendenca demografike kërcënojnë zhvillimin ekonomik.

Së pari, rënia e numrit të popullsisë shoqërohet me tkurrje të forcës së punës.

Së dyti, plakja e popullsisë ka implikime fiskale, në formën e rritjes së shpenzimeve relative për sektorin e shëndetësisë dhe, potencialisht, për skemën e pensioneve.

Së treti, plakja e popullsisë shoqërohet, si rregull, me një rritje më të ngadaltë të produktivitetit të punës dhe të produktivitetit të përgjithshëm.

Të tre këta faktorë, në vetvete dhe në ndërveprim me njëri–tjetrin, tentojnë të ngadalësojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe ritmin e konvergjencës së të ardhurave mesatare për frymë me atë të Bashkimit Europian.

Duke analizuar tendencat demogafike, Banka e Shqipërisë, arrin në përfundimin se këto fenomene janë të pranishme edhe në Shqipëri, ndonëse me një intensitet relativisht të ulët.

Sipas të dhënave të censit të fundit, rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar me rënien e popullsisë në moshë pune (15-64-vjeç).

Kjo kategori është pakësuar nga 1.93 milionë në vitin 2001, në 1.9 milionë në vitin 2011 dhe 1.55 milionë në vitin 2023.

Megjithatë, rënia e numrit të popullsisë së aftë për punë nuk ka ndikuar, deri tani, në aftësinë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende të reja pune.

Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i të punësuarve është rritur nga 1.14 milionë persona në vitin 2012 në 1.33 milionë persona në vitin 2023.

Megjithatë, ndikimi i tkurrjes së numrit dhe i plakjes së popullsisë, do të jetë një faktor gjithnjë e më kufizues në tregun e punës në horizontin afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet publike për shëndetësi kanë qenë relativisht konstante gjatë kësaj periudhe, duke u luhatur në intervalin 9-10% të shpenzimeve totale.

Ndërkohë, deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore, ku sistemi i pensioneve përbën shtyllën kryesore, qëndron pranë nivelit

2% të PBB-së për vitin 2024-2025, duke shfaqur një tendencë të lehtë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ashtu si dhe me treguesit e punësimit, trendet e pafavorshme demografike sugjerojnë një rritje të mundshme të këtij deficiti, në mungesë të ndërhyrjeve.

Ekonomia shqiptare ka shfaqur rritje të produktivitetit, kryesisht në përgjigje të zhvendosjes së fuqisë punëtore nga sektorë me vlerë të ulët të shtuar në sektorë me vlerë më të lartë dhe ka bërë progres në konvergjencën për frymë me vendet e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, të dy këta tregues mbeten ende larg mesatares së Bashkimit Europian dhe trendet e pafavorshme demografike dhe e bëjnë më të vështirë rrugën e përmbushjes së tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo analizë paraprake sugjeron se autoritetet publike dhe sektori privat duhet të monitorojnë me kujdes zhvillimet demografike, të identifikojnë në kohë pasojat e mundshme të tyre, dhe t’i adresojnë këto pasoja me reforma strukturore dhe politika të përshtatshme zhvillimi.

Ndër të tjera, këto reforma duhet të synojnë frenimin e rënies së forcës së punës, nëpërmjet dekurajimit të emigrimit, rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës dhe, aty ku është e nevojshme, tërheqjen e punëtorëve të huaj.

Reformat duhet të synojnë, gjithashtu, rritjen e produktivitetit, nëpërmjet përmirësimit të edukimit e trajnimit, nxitjes së investimeve në makineri, pajisje dhe procese teknologjike më eficiente.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron zbatimin me përparësi të reformës së sistemit të pensioneve, në interes të rritje së qëndrueshmërisë fiskale./Monitor

The post BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë appeared first on Albeu.com.

Gjysma e Universiteteve bosh/ Pas dy raunde regjistrimesh, përsëri u plotësuan vetëm gjysma e kuotave
Në Universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara, që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve.

Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje.

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime, pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te Gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152.

Edhe te Gjuhë-Letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, studentët numërohen me gishtat e dorës, sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje me vetëm 8 studentë të regjistruar.

Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare, ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë Universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit, për të paktën 10 studentë për një program.

The post Gjysma e Universiteteve bosh/ Pas dy raunde regjistrimesh, përsëri u plotësuan vetëm gjysma e kuotave appeared first on Albeu.com.