terheqja e trupave ruse Archives - Albeu.com

Ukraina në një udhëkryq: A do të tërhiqet Perëndimi pas rimarrjes së Khersonit?
Nga Lasha Tchantouridze “National Interest”

Çlirimi i Khersonit përfaqëson një sukses tjetër të madh për luftën e popullit ukrainas kundër forcave pushtuese ruse. Tërheqja e rusëve nga Kherson është pengesa më e rëndësishme e Moskës që nga dështimi i ngjashëm në Kharkiv.

Megjithatë, fitorja e Ukrainës mund të jetë një thikë me dy presa, pasi mund ta nxisë aleatin e saj më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara, të ushtrojë presion ndaj Kievit për të kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Moskën. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, ky opsion mund të duket i arsyeshëm, logjik dhe human.

Por në planin afatgjatë, ai nuk do të zhdukë kërcënimet e sigurisë ndaj Ukrainës dhe Evropës që burojnë nga Rusia. Nga ngrirja e konfliktit në Ukrainë mund të përfitojë Rusia dhe Perëndimi, por kjo lëvizje nuk do të zgjidhë problemet që kjo ka krijuar lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe midis Rusisë dhe Perëndimit, raporton albeu.com.

Problemi më i madh i ushtrisë ukrainase pas çlirimit të Khersonit, është kryerja e operacioneve tokësore gjatë sezonit të dimrit. Një sulm përtej lumit Dnipro në Ukrainën Jugore as që mund të diskutohet, pasi do të shkaktonte humbje në nivele të papranueshme.

Mundësia e vetme për operacione sulmuese, qoftë për ushtrinë ukrainase ashtu edhe atë ruse është në rajonin e Donetsk. Por sezoni i dimrit do t’i vështirësojë operacionet sulmuese, duke testuar qëndrueshmërinë e personelit dhe pajisjeve. Po ashtu, rritja e kostos së jetesës dhe kriza e furnizimit me energji, mund të pakësojë durimin e aleatëve evropianë.

Moska do të vazhdojë të shfrytëzojë pasiguritë dhe ankthet e evropianëve, duke iu referuar periodikisht armëve bërthamore dhe “bombave të pista”. Ndërkohë Kievi do të vazhdojë të sulmojë flotën ruse të Detit të Zi me flotën e re të dronëve lundrues. Ngrirja e konfliktit pas çlirimit të Khersonit, premton përfitime të prekshme për Moskën, sidomos nëse një armëpushim arrihet nën “realitetet e reja”.

Kremlini mund të pretendojë fitoren, duke këmbëngulur se shumica e “territoreve historike” të Rusisë janë rimarrë tashmë nga Ukraina. Ura tokësore nga Rusia në Krime, do të sigurojë sigurinë afatgjatë të Krimesë dhe Flotës së Detit të Zi. Moska mund ta përdorë një ndërprerje  shumëvjeçare të luftimeve për të rindërtuar forcat e saj tokësore, dhe për ta sulmuar sërish Ukrainën.

Ajo do të përpiqet të bëjë çdo gjë për të ndryshuar fatin e saj në këtë luftë, duke përfshirë zbatimin e versionit të saj të masave të “zbatimit të marrëvshjes paqes”. Kërcënimi i Perëndimit me armë bërthamore dhe “bomba të pista”, dhe goditjet aksidentale me raketa të vendeve anëtare të NATO-s janë tregues të masave të tilla.

Nga ana tjetër Ukraina, do të humbiste në rast se do të pranonte ngritjen e konfliktit dhe t’i lejonte forcat ruse të konsolidonin kontrollin mbi territorin e pushtuar. Sigurisht, paqja do të sjellë përfitimet e saj, duke e hequr presionin nga aleatët perëndimorë të Kievit dhe vetë populli ukrainas.

Por pas atij momenti, Kievi do ta kishte të pamundur të rifillonte luftën, nëse do të synonte të rimerrte territoret e humbura. Njëkohësisht, forcat e armatosura të Ukrainës duhet të kenë një gjendje gatishmërie të vazhdueshme për t’u mbrojtur kundër sulmeve të reja nga Rusia.

Po ashtu, Kievi druhet se mos e humbasë mbështetjen perëndimore për kauzën e tij. Me kontratat bujare të furnizimit me energji, Moska do të gjente aleatë të mundshëm në kryeqytetet evropiane, ashtu siç ka bërë më parë. Mbi të gjitha, frika më e madhe e Kievit është se një kandidat që është i gatshëm të bashkëpunojë me rusët, mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA pas 2 vitesh.

Fuqitë e mëdha shpesh bëjnë pazare dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dhe “monedhat” e tregtisë së tyre janë pikërisht interesat kombëtare të fuqive më të vogla. Udhëheqësit ukrainas nuk duan shkëmbimin e interesave të vendit të tyre, raporton albeu.com.

Edhe politikë-bërësit në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, e kuptojnë se asgjë nuk mund të zgjidhet përfundimisht me një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë. Problemi do t’i kalonte administratës së ardhshme.

Përveç kësaj, edhe do të ishte e mundur nëse arritja e një paqeje afatgjatë midis Ukrainës dhe Rusisë, Moska ka disa konflikte të ngrira, të cilat mund t’i riaktivizojë kur të ndihet e sigurt se ushtria ruse mund të fitojë, ose se mund të arrijë avantazhe të ndjeshme si në Moldavi dhe Gjeorgji.

Po ashtu mund ta zhvendosë vëmendjen e saj në Karabak, dhe të nisë të përforcojë ushtrinë aleatit të saj Armenisë. Opozita bjelloruse është seriozisht e shqetësuar se me një armëpushim në Ukrainë, Rusia mund të rikthehet në veri dhe të aneksojë vendin e saj.

Rusia ka tashmë një prani të konsiderueshme ushtarake në Bjellorusi dhe udhëheqësi autokrat i vendit është praktikisht një kukull në duart e Moskës. Për më tepër, Rusia ka një kontigjent të konsiderueshëm ushtarak në Siri, ka ambicie ndaj Libisë, dhe po kryen operacione paraushtarake në vende të tjera afrikane.

Asgjë nuk e pengon Rusinë të gjenerojë konflikte të reja, sidomos nëse Kremlini beson se përmes tyre mund të dëmtojë interesat perëndimore. Për shembull, nëse një ushtri e rindërtuar ruse pushton Estoninë brenda disa viteve, shumica  e luftimeve do të duhej të kruheshin nga aleatët e Estonisë në NATO, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara.

Nga një këndvështrim politik, është një opsion shumë më i mirë për Shtetet e Bashkuara është që Rusia të mposhtet tërësisht në Ukrainë, në mënyrë që të mos jetë në gjendje të zhvillojë një luftë të tillë për të paktën një gjeneratë. Megjithatë, ka arsye të tjera se përse Uashingtoni mund të dëshirojë të sigurojë paqen.

Kërcënimet e përsëritura të Moskës për të përdorur armë bërthamore, e gjallërojnë ndjeshëm këtë argument. Nëse Ukraina dhe Rusia do të arrinin një kompromis, qoftë edhe për disa vite, kjo do të largonte kërcënimin e menjëhershëm të luftës bërthamore midis NATO-s dhe Rusisë.

Edhe pse SHBA-ja dhe Rusia do të përfitonin pra nga një armëpushim, një marrëveshje e shpejtë paqeje mund të jetë e vështirë që arrihet. Së pari, Ukraina nuk do të binte dakord, dhe fqinjët e saj të NATO-s (përveç Hungarisë) do të kundërshtonin me forcë.

Po ashtu, edhe Moska mund të mos jetë shumë e interesuar për arritjen e paqes, dhe të vendosë të luajë për të blerë kohë, duke e zgjatur sa më shumë ngërçin në fushën e betejës. Shpresa nuk është një strategji, por nëse diçka në Uashington ndryshon në favor të Rusisë, kjo do ta ndihmonte Kremlinin të arrinte objektivat e tij afatgjata.

Shënim: Lasha Tchantouridze, profesor dhe drejtor i programeve të diplomimit për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Noruçit, Angli.

/albeu.com

The post Ukraina në një udhëkryq: A do të tërhiqet Perëndimi pas rimarrjes së Khersonit? appeared first on Albeu.com.

Tërheqja e trupave rusë nga Kherson: Taktikë apo shkatërrim?
Më pak se dy muaj nga kundërofensiva e madhe e ukrainasve në Kherson, flamuri i tyre po valëvitet që nga dita e djeshme në qendër të qytetit, duke shënuar një tërheqje poshtëruese për forcat ruse.

Rusia bëri pak ose aspak rezistencë ndaj ushtrisë ukrainase që bëri të pamundurën për të marrë kontrollin e kryeqytetit të provincës me të njëjtin emër.

Të rreshtuar në bregun lindor të lumit Dnieper, i cili ndan rajonin në dy pjesë, ata u izoluan plotësisht në atë drejtim, pasi ukrainasit kishin përparuar që nga fundi i gushtit nga periferia drejt lumit në provincën Kherson, në një përpjekje për të zmbrapsur rusët.

Në çdo rast, tërheqja përfaqëson një nënvlerësim për presidentin rus Vladimir Putin  dhe në fakt është momenti më domethënës ushtarak në luftë.

Por nëse dhe në çfarë mase tërheqja ruse përbën pjesë të një taktike me qëllim kundërsulmi gjatë ditëve të ardhshme, ende nuk dihet. Megjithatë, fakti që urdhri i tërheqjes u dha të mërkurën e kaluar, gjatë një takimi në Moskë midis ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjeneralit Sergei Surovykin, komandant i forcave ruse në Ukrainë po intensifikon skenarët e një vendimi politik.

Se pavarësisht tërheqjes së trupave nga pjesa perëndimore e Khersonit, rusët kanë në kontroll mijëra kilometra katrorë, duke përfshirë disa nga tokat bujqësore më të mira të Ukrainës.

Pas vendimit, komandanti i ri i forcave në Ukrainë argumentoi se tërheqja do të mbronte jetën e civilëve dhe trupave, të cilët u përballën me një “kundërsulm ndëshkues ukrainas” që synonte depot ruse të municioneve dhe postet komanduese, duke bllokuar linjat e tyre të furnizimit.

Në të vërtetë, pozicioni në të cilin rusët ishin bllokuar kishte rezultuar në humbjen e komunikimit me stacionet e tyre të furnizimit. Mbi të gjitha, megjithatë, operacioni në Kherson shkaktoi shumë viktima.

Në fakt, pas rimarrjes së Khersonit deri në lumin Dnieper, të dy palët janë ballë për ballë, pasi do të “luftojnë” me njëra-tjetrën përgjatë lumit për një distancë prej rreth 250 kilometrash, nga zona rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhias deri në Detin e Zi.

Edhe pse për makinën propagandistike të Moskës tërheqja cilësohet si një lëvizje e kujdesshme që synon kursimin e burimeve dhe vendosjen e forcave ruse në fronte të tjera, ajo megjithatë përfaqëson një goditje për kundërsulmin e Ukrainës.

Në të njëjtin kontekst, presidenti rus njoftoi personalisht dy muaj më parë aneksimin e rajonit në Federatën Ruse, ndërkohë që sot rreth 10,000 kilometra katrorë tokë janë në kontrollin e forcave ukrainase.

Sidoqoftë, Rusia ende ruan kontrollin e rreth 60% të rajonit Kherson në jug dhe në lindje të lumit Dnieper, duke përfshirë vijën bregdetare përgjatë Detit Azov.

Ndërsa trupat e Moskës kontrollojnë  bregun lindor të lumit, forcat ukrainase do të luftojnë për të shkatërruar ose ndërprerë furnizimin me ujë në Krime. Për më tepër, kalimi në bregun lindor do ta bëjë më të lehtë për Rusinë të rigrupojë trupat e saj.

Çdo përpjekje e forcave ukrainase për të kaluar lumin tani do të jetë edhe më e kushtueshme pasi forcat ruse janë pozicionuar mirë përgjatë një pjese të lumit. Në Moskë, disa komentues e kanë cilësuar tërheqjen e forcave ruse si një veprim poshtërues dhe turpi, ndërsa disa kanë kritikuar ministrinë e mbrojtjes për keqpërdorim.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, shumë kritik në të kaluarën, vlerësoi se Surovikin ” bëri një zgjedhje të vështirë, por korrekte. Kadyrov shtoi më tej se situata në Kherson ishte e vështirë, veçanërisht pa rrugë të sigurta të furnizimit.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ditën e djeshme e cilësoi si “historike” për Ukrainën.

Në mënyrë të ngjashme, suksesi i ri i ushtrisë ukrainase, pas një sulmi të shpejtë në pjesën më të madhe të Kharkivit në shtator, kërkon kohë për forcimin e mbështetjes ndërkombëtare në përpjekjet luftarake të Ukrainës, edhe pse zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar Zelenskit të ulë retorikën e tij në negociata, nëse jo kërkesat e tij themelore.

Suksesi në Kherson gjithashtu mund t’u japë njësive të dobëta ukrainase pak kohë, si dhe t’u lejojë atyre të rikthejnë vëmendjen e tyre në Donbass, ku luftimet e ashpra vazhdojnë si në Luhansk ashtu edhe në Donetsk.

Në të njëjtën linjë, Moska do të ketë tani shumë armë dhe dhjetëra mijëra trupa për të luftuar në një kohë kur sulmet e saj gjithëpërfshirëse në infrastrukturën ukrainase kanë lënë pa energji dhe ujë shumë zona. Ukraina mund të marrë sisteme të avancuara ajrore nga perëndimorët, por ajo ka një zonë të madhe për të mbrojtur dhe SHBA ende nuk ka miratuar një “çek bosh” për të dërguar mjetë të tjera të luftës në Kiev.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, autoritetet ukrainase kanë gjithashtu një detyrë të madhe përpara tyre, atë të rindërtimit të Kherson, ku forcat ruse shkatërruan infrastrukturën kritike dhe lanë pas një numër të madh minash.

/albeu.com

The post Tërheqja e trupave rusë nga Kherson: Taktikë apo shkatërrim? appeared first on Albeu.com.

“Tërheqja e trupave ruse mund të jetë mashtrim”
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se tërheqja e trupave ruse ka të ngjarë të jetë një mashtrim.

Në një përditësim të përditshëm operacional të postuar në Facebook, shtabi i përgjithshëm deklaroi se njësitë ruse po vazhdonin të largoheshin nga Kievi dhe Chernihiv. Rusia ka thënë se tani do të fokusohet në operacionet në rajonin lindor të Donbasit.

Por Shtabi i Përgjithshëm ukrainas beson se tërheqjet “janë ndoshta një rotacion i njësive individuale” që synojnë të mashtrojnë ushtrinë e Ukrainës dhe të krijojnë një “keqkuptim” rreth kuptimit të dislokimit të tyre.

Ky përditësim vjen pas deklaratave të bëra nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, i cili tha se kërcënimi për Kievin mbetet pavarësisht lëvizjeve të trupave ruse larg qytetit.

Për më tepër, ushtria vuri në dukje se armiku vazhdoi të zjarret pranë Donetskut, në lindje.

Në dy vendbanime, Novokarlivka dhe Luhivske, të dyja pranë Zaporizhzhia, ukrainasit besojnë se forcat ruse po forcojnë pozicionet e tyre dhe po vendosin fusha të minuara.

The post “Tërheqja e trupave ruse mund të jetë mashtrim” appeared first on Albeu.com.

Tërheqja e Rusisë nga Ukraina? Reagon për herë të parë Joe Biden
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar pas lajmeve për një tërheqje të mundshme të një pjese të trupave ruse nga Ukraina.

Biden shprehet skeptik se diçka e tillë mund të ndodhë dhe u tha gazetarëve se nuk nënkupton asgjë nëse nuk sheh veprime konkrete.

“Do ta shohim. Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Ne do të shohim nëse ata do të ndjekin atë që po sugjerojnë, “tha Biden pasi u pyet nëse Rusia duket se zvogëlon operacionet e saj ushtarake në Kiev ndoshta po i vjen fundi luftës ose Rusia po përpiqet të blejë kohë.

Biden vuri në dukje gjithashtu se në telefonatën e tij të martën në mëngjes me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, ishte një “konsensus” midis liderëve për “le të shohim vetëm se çfarë kanë për të ofruar. Ne do të zbulojmë se çfarë bëjnë ata.”

“Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë të forta sanksionet. Ne do të vazhdojmë t’i sigurojmë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër atë që po ndodh”, shtoi Biden./albeu.com/

The post Tërheqja e Rusisë nga Ukraina? Reagon për herë të parë Joe Biden appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, SHBA: Pretendimi rus për tërheqjen e trupave është i rremë
Pretendimi i Rusisë se po largon trupat nga kufiri me Ukrainën është “i rremë”, sipas një zyrtari të lartë amerikan, i cili shtoi se 7000 trupa shtesë kanë mbërritur ditët e fundit.

Zyrtari tha gjithashtu se Rusia mund të lëshojë një pretekst “të rremë” për të pushtuar Ukrainën “në çdo moment”.

Nga ana tjetër, Moska thotë se po i largon trupat nga kufiri ukrainas pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.

Por zyrtarët perëndimorë thonë se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur pretendimin.

“Rusia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë drejt de-përshkallëzimit”, ranë dakord presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në një telefonatë të mërkurën, sipas kancelarisë gjermane.

Rusia, e cila ka mohuar vazhdimisht planifikimin për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit, e quan shqetësimin perëndimor për një pushtim “histeri”./albeu.com

The post Tensionet në Ukrainë, SHBA: Pretendimi rus për tërheqjen e trupave është i rremë appeared first on Albeu.com.

Avokat Ngjela: Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh! E patë si u tërhoq Putin mavria, s’ka para për luftë
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka deklaruar se politikanët tanë, janë hajdutë të trashë.

Sipas Ngjelës, suksesi diplomatik i presidentit amerikan Joe Biden me Rusinë, do të përshpejtojë spastrimin anti-korrupsion në Ballkan.

Ngjela shtoi se politikanët tanë duhet të presin SPAK-un tani, me largimin e Rusisë nga Ukraina.

Postimi i plotë:

I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.

l.

Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.

Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.

Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka – pyesja unë?

l’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korrupsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.

Ushtria ruse, “e mbaroi stërvitjen” tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi… por vjedhësit tanë janë të mërzitur.

ll.

Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi  pushtetit të tij.  Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.

E pra; a do t’i gjëmojë rufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak?

Të shohim.

Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.

Po korrupsioni i lartë shqiptar?

Suksesi i Joe Biden-it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.

lll.

Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh.

Sot janë të mërzitur.

Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.

IV.

Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë?

Gjithçka varet nga politika amerikane.  Kurse shqiptarët po presin.

Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane… dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës – kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.

Pranda, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe  Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri./albeu.com/

The post Avokat Ngjela: Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh! E patë si u tërhoq Putin mavria, s’ka para për luftë appeared first on Albeu.com.

NATO: Nuk kemi parë asnjë shenjë de-përshkallëzimi nga Rusia deri më tani
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka reaguar pas lajmeve se Rusia ka tërhequr trupat e saj nga kufirin me Ukrainën,

Nga Brukseli, Stoltenberg tha, sipas BBC, se “Ne nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzimin deri më tani nga Rusia në kufijtë me Ukrainën”, ndërsa shton se “shenjat” që vijnë nga Moska për përpjekjet diplomatike japin “disa arsye për optimizëm të kujdesshëm”./albeu.com

The post NATO: Nuk kemi parë asnjë shenjë de-përshkallëzimi nga Rusia deri më tani appeared first on Albeu.com.

Tërheqja e trupave ruse, Ukraina skeptike: Do ta besojmë kur ta shohim
Pas tërheqjes së një pjese të trupave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.

Ministri i jashtëm ukrainas është shprehur se, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

Dmytro Kuleb u tregua skeptik duke thënë se nuk besojnë asgjë po nuk e panë me sytë e tyre.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve dhe shtoi: “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi.”

Më tej tha se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm./albeu.com

The post Tërheqja e trupave ruse, Ukraina skeptike: Do ta besojmë kur ta shohim appeared first on Albeu.com.