tatimi Archives - Albeu.com

Nuk kërkohet NIPT për apartamentet me qira ditore, tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA
Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking nuk ka detyrim të hap NIPT, por duhet të deklarojë të ardhurat përmes DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.

Administrata Tatimore, ka sqaruar se individët që japin apartamente apo vila me qira ditore përmes platformave online si Airbnb apo Booking.com, nuk kanë detyrim për të hapur NIPT nëse nuk ushtrojnë ndonjë aktivitet tjetër tregtar.

Megjithatë, ata duhet të deklarojnë të ardhurat e fituara përmes Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA), dhe të paguajnë tatim 15% mbi to, brenda 31 Marsit të vitit pasardhës.

“Një individ që jep me qira një pasuri të paluajtshme dhe nuk ushtron aktivitet tjetër tregtar, nuk ka detyrimin ligjor që të regjistrohet për ushtrim të aktivitetit të qiradhënies por paguan tatim mbi të ardhurat personale vjetore të realizuara. Lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale të realizuara ligji ka përcaktuar se, deklarimi dhe pagesa e tyre do të bëhet nëpërmjet Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA). Deklarimi i të cilave bëhet brenda datës 31 mars të vitit pasardhës.

Çdo tatimpagues/individ që realizon të ardhura me burim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mbart detyrimin ligjor të deklarimit të tyre dhe të pagesës së tatimit për çdo të ardhur të realizuar sipas dispozitave rregulluese në fuqi. Verifikimi i vetëdeklarimeve të tatimpaguesit është atribut i administratës tatimore dhe bëhet nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve dhe vlerësimeve të deklarimeve të bëra.

Referuar dispozitave ligjore në fuqi, dhe konkretisht nenit 15, pika 1, germa dh) të, Ligjit Nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, konsiderohen si të ardhura nga investimet të ardhurat e realizuara nga qiraja e pasurive të paluajtshme, që nuk janë të ardhura biznesore”, sqarohet në dokumentin e tatimeve.

Për 2024 me plotësimin e DIVA, risi ishte detyrimi i deklarimit edhe për ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.

Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA.

Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, të ardhura të realizuara jashtë Shqipërisë etj.

Sakaq, për shkak të kërkesës në rritje të turistëve të huaj për t’u akomoduar në apartamente me qira ditore, pasi çmimet e qira janë më të lira se strukturat tradicionale akomoduese numri i tyre vijon të rritet.

Sipas të dhënat të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi.

Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.

Megjithatë, një pjesë e këtyre individëve nuk janë të regjistruar pranë tatimeve, ç`ka ka nxitur marrjen e masave për evidentimin dhe fiskalizimin e këtij aktiviteti të zhvilluar në tregun informal.

Pavarësisht sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, thekson se ka marrë një sërë masash përsa i përket identifikimit të individëve që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira ditore ose jo të pasurive të paluajtshme.

Për identifikimin e individëve që lëshojnë prona me qira ditore dhe formalizimin e tyre tatimet nisën identifikimin nëpërmjet komisioneve të paguara prej tyre në platformën Booking.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimor në Shqipëri që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar përmes komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara./ Monitor

The post Nuk kërkohet NIPT për apartamentet me qira ditore, tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA appeared first on Albeu.com.

Shefja e Misionit të FMN-së: Ligji për tatimin mbi të ardhurat i drejtë, institucionet të koordinojnë zbatimin
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri, për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029, do të zbatohet për të gjithë bizneset e vogla, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber, në një intervistë të posaçme për “Monitor”, flet për arsyet e ndryshimit të tij dhe jep këshillat e saj për mënyrën e zbatimit.

Weber argumenton se regjimi i mëparshëm të tatimit mbi të ardhurat, evidentoi disa mangësi të rëndësishme.

Pragje të ndryshme për të ardhurat nga punësimi dhe për të ardhurat nga biznesi, rezultuan në një strukturë konfuze tatimore, me stimuj më të fortë, që tatimpaguesit të deklaronin të ardhurat e tyre si të ardhura nga aktivitetet e biznesit.

Ky boshllëk ishte një pasojë e paqëllimshme e dallimit midis mënyrës se si tatohen të ardhurat nga punësimi dhe biznesi dhe krijoi një situatë të padrejtë për punonjësit e tjerë.

Për të adresuar këto çështje, the Weber, ligji për tatimin mbi të ardhurat u ndryshua, me ndihmën dhe mbështetjen teknike të FMN-së, për të siguruar, që profesionistët e lirë do të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me taksapaguesit e tjerë të punësuar.

Por, ajo shton se përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese.

Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese.

Shefja e FMN-së tha se ritmi i reformave të administrimit të të ardhurave duhet të përshpejtohet, veçanërisht në lidhje me një plan strategjik për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përmirësimin e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave për të ndihmuar në forcimin e pajtueshmërisë, veçanërisht në rastin e sektorit të turizmit dhe të individëve të pasur.

Sa të rëndësishme e vlerësoni qëndrueshmërinë fiskale dhe cili është rekomandimi juaj për ta arritur atë?

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit me përpjekjet e saj për të mbrojtur qëndrueshmërinë fiskale, e cila është thelbësore për stabilitetin makroekonomik dhe një rritje të qëndrueshme.

Politika e kujdesshme fiskale ka bërë të munduar një përmirësim të vazhdueshëm në pozicionin fiskal të qeverisë dhe po ashtu një rënie të vazhdueshme të borxhit publik në raport me PBB-në, e cila tani qëndron nën nivelet e periudhës para pandemisë.

Riaktivizimi i rregullave fiskale sipas Ligjit Organik të Buxhetit, këtë vit ofron siguri të mëtejshme për angazhimin e autoriteteve për qëndrueshmërinë fiskale, qartësisht e treguar tashmë nga arritja e një suficiti primar një vit përpara afatit ligjor.

Këto përmirësime janë njohur nga tregu, siç reflektohet nga renditjet e fundit të borxhit dhe përmirësimet e perspektivës nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.

Goditjet ekonomike në vitet e fundit kanë nënvizuar rëndësinë e rindërtimit të rezervave të përshtatshme fiskale për të siguruar qëndrueshmëri të vazhdueshme ndaj goditjeve të ardhshme.

Të kesh hapësirë fiskale është e ngjashme me të pasurit para në bankë, mund të shfrytëzohet në kohë nevoje, duke përfshirë edhe mbështetjen e kategorive ose segmenteve të pambrojtura të popullsisë.

Përtej këtyre konsideratave, arritja e aspiratave afatgjata të Shqipërisë dhe përballja me sfidat e së ardhmes do të kërkojë adresimin e shumë çështjeve strukturore, duke përfshirë infrastrukturën, kapitalin njerëzor, qeverisjen dhe sundimin e ligjit dhe ndryshimet klimatike, të cilat nga ana tjetër kërkojnë burime të përshtatshme buxhetore.

Për këtë qëllim, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbrojtur prej kohësh një konsolidim fiskal afatmesëm ambicioz dhe të mbështetur nga mobilizimi i të ardhurave për të krijuar më shumë hapësirë fiskale.

Që prej përpara pandemisë, FMN-ja ka punuar me qeverinë shqiptare për formulimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave (MTRS), e cila të shërbejë si një plan koheziv për reforma tatimore, që sigurojnë stabilitet, parashikueshmëri, drejtësi dhe transparencë në sistemin tatimor.

Në këtë kontekst, është thelbësore, që Strategjia Afatmesme e të Ardhurave të finalizohet dhe miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian dhe pajtueshmërisë më të gjerë me standardet e BE-së.

Qeveria Shqiptare është duke finalizuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave afatmesme për të cilën ka marrë rekomandimet e FMN-së. Si e vlerësoni zbatimin e kësaj strategjie deri më tani? Cilat rekomandime të strategjisë fiskale kanë gjetur zbatim më të mirë dhe cilat jo?

Strategjia Afatmesme e te Ardhurave (MTRS) synon të shërbejë si një dokument strategjik i hartuar dhe për t’u zbatuar nga autoritetet shqiptare. Ne jemi të inkurajuar nga fakti, që autoritetet aktualisht po punojnë për të rinovuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe mirëpresim miratimin e saj deri në fund të vitit.

Janë miratuar disa masa kryesore të politikave tatimore, duke përfshirë thjeshtimin e disa normave të TVSH-së dhe racionalizimin e disa përjashtimeve.

Reformimi i fundit i ligjit për tatimin mbi të ardhurat pasqyron elementë të rekomandimeve të FMN-së në kuadër të diskutimeve për Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.

Progres është bërë edhe në administrimin e të ardhurave. Për shembull, zbatimi i suksesshëm i fiskalizimit, ku bizneset tani raportojnë në mënyrë elektronike transaksionet në administratën tatimore, ka përmirësuar transparencën dhe mbledhjen e të ardhurave.

Ka ende hapësirë për të shkuar më tej. Siç u diskutua në raportin e stafit të konsultimit të Nenit IV të FMN-së 2023, racionalizimi i mëtejshëm i normave, përjashtimeve dhe kufijve të TVSH-së do të përmirësonte mbledhjen e të ardhurave dhe eficencën.

Gjithashtu, vijojmë të shohim merita në miratimin e masave nga drafti aktual i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, si heqja e normës zero të tatimit mbi të ardhurat për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë dhe vazhdimi i përpjekjeve për të hedhur bazat për reformën e tatimit mbi pronën.

Ritmi i reformave të administrimit të të ardhurave duhet të përshpejtohet, veçanërisht në lidhje me një plan strategjik për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përmirësimin e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave për të ndihmuar në forcimin e pajtueshmërisë, veçanërisht në rastin e sektorit të turizmit dhe të individëve të pasur.

Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e veçantë të një koordinimi më të mirë midis agjencive qeveritare për të siguruar zbatimin në kohë dhe në mënyrë të qetë të masave të reformës. Mendojmë se këto masa mund të ndihmojnë Shqipërinë të arrijë më shpejt objektivat e saj të të ardhurave.

Thënë kjo, për të maksimizuar përfitimet nga Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, do të jetë e rëndësishme, të dëshmohet në vazhdimësi një zotërim i dokumentit dhe angazhim i fortë për zbatimin e tij të plotë dhe në kohë.

Është thelbësore, që Strategjia Afatmesme e të Ardhurave të finalizohet dhe miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian dhe pajtueshmërisë më të gjerë me standardet e BE-së.

Zbatimi i regjimit të ri tatimor për profesionistët e lirë ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka hapur shumë diskutime në Shqipëri. Cili është mendimi juaj për ndikimin e këtij ndryshimi dhe zbatimin e tij?

Përgjigja e shkurtër është, se ne mendojmë se ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat shënon një hap vendimtar në drejtimin e duhur dhe ndihmon në korrigjimin e disa dobësive të sistemit të mëparshëm.

Analiza jonë e regjimit të mëparshëm të tatimit mbi të ardhurat evidentoi disa mangësi të rëndësishme. Pragje të ndryshme për të ardhurat nga punësimi dhe për të ardhurat nga biznesi rezultuan në një strukturë konfuze tatimore, me stimuj më të fortë, që tatimpaguesit të deklaronin të ardhurat e tyre si të ardhura nga aktivitetet e biznesit.

Profesionistët, si kontabilistët, mjekët dhe avokatët e punësuar nga kompanitë, paguanin tatimin mbi të ardhurat personale sipas të njëjtave rregulla si punonjësit e tjerë të punësuar.

Por nëse do të regjistroheshin si të vetëpunësuar dhe do të ofronin të njëjtat shërbime si një biznes, faturat e tyre tatimore do të ishin shumë më të ulëta dhe shpeshherë edhe zero.

Ky boshllëk ishte një pasojë e paqëllimshme e dallimit midis mënyrës se si tatohen të ardhurat nga punësimi dhe biznesi. Krijoi një situatë të padrejtë për punonjësit e tjerë, të cilët nuk mund të ndryshonin lehtësisht statusin e tyre ligjor.

Gjithashtu nuk ka nxitur aktivitetin shtesë të biznesit dhe krijimin e vendeve të punës, siç ishte synimi i trajtimit të favorshëm tatimor të të ardhurave të biznesit.

Për të adresuar këto çështje, ligji për tatimin mbi të ardhurat u ndryshua, me ndihmën dhe mbështetjen teknike të FMN-së, për të siguruar, që profesionistët e lirë do të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me taksapaguesit e tjerë të punësuar, ndërkohë që trajtimi i favorshëm për bizneset synon më mirë firmat dhe pronarët e përfshirë në aktivitetet tregtare.

Shqipëria mund të përfitojë vetëm nga një sistem tatimor gjithëpërfshirës, i cili mbulon të gjitha grupet e taksapaguesve me rregulla të drejta dhe stimuj të duhur, për t’u siguruar që të gjithë të paguajnë një barrë të drejtë tatimore.

Përveç racionalizimit të strukturës tatimore, ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat trajton këtë mospërputhje dhe në gjykimin tonë, ndihmon në ndërtimin e një sistemi tatimor më të drejtë dhe të paanshëm.

Zgjerimi i bazës tatimore rrit më tej të ardhurat e qeverisë dhe kontributet e lidhura me sigurimet shoqërore ndihmojnë më tej në sigurimin e qëndrueshmërisë së mbrojtjes sociale, një domosdoshmëri thelbësore duke marrë parasysh sfidat demografike të Shqipërisë.

Përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese.

Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese.

Përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese. Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese./Monitor

The post Shefja e Misionit të FMN-së: Ligji për tatimin mbi të ardhurat i drejtë, institucionet të koordinojnë zbatimin appeared first on Albeu.com.

Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT dhe start up-ve të reja
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri, për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve, është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave.

Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira, pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit ofrues të këtyre shërbimeve.

Aleksandër Risilia themelues dhe drejtues i kompanisë “Ritech” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA, tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira, do të ndikojnë në tkurrjen e numrin të kompanive IT.

“Zerimi i taksave për profesionet e lira ka dhënë shumë kontribut për zgjerimin e tregut IT në Shqipëri. Përpara krizës globale të vitit të kaluar, numri i kompanive dhe të vetëpunësuarve të shërbimit IT është rritur 40 deri 50%. Vendosja e taksimit do të ketë disa efekte. E para, kompanive IT iu vihet “laku në fyt” me taksimin e ri.

Së dyti, përfshirja e taksimit nisur nga të dhënat që ne disponojmë i ka shtrenjtuar shërbimet e ofruara në Shqipëri më shumë se në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut. Kjo do të sjellë stopim të rritjes së kompanive dhe të vetëpunësuarve në këtë sektor, por edhe tkurrje të tyre. Efektet nuk janë aspak pozitive për këtë sektor që prej vitesh është zgjeruar në Shqipëri. Nga ana tjetër, eksportuesit e shërbimeve IT, të cilat po krijojnë vlerë aftësish në tregun shqiptar, po vuajnë efektet e forcimit të lekut”.

Risilia shton se zbatimi i tatimit te profesionit e lira, do të ndikojë negativisht jo vetëm te industria eksportuese e shërbimeve IT në Shqipëri, por edhe ndërprerjen e aftësimit profesional të individëve për të themeluar start-up-e të reja inovative për tregun e huaj.

“Nuk jemi ende gati për të qenë një treg i madh start-up, pasi të gjitha tregjet e ngjashme, si në Poloni dhe Rumani të cilat e kanë kaluar këtë fazë, fillimisht e kanë nisur duke ofruar shërbime ndaj kompanive të huaja.Të punosh për kompani të mëdha do të thotë të rrisësh aftësitë profesionale. Kjo ka sjellë që shumë individë që kanë punuar më parë me kompanitë e mëdha të huaja janë aftësuar profesionalisht për krijuar start-up, pasi është shumë e vështirë për të ngritur start up inovativ me impakt botëror nëse nuk ke aftësi. Aftësitë fitohen duke punuar për kompani e mëdha. Prandaj është tepër e nevojshme që miratimi i politikave fiskale të jenë të përshtatshme për IT, pasi janë kontribuuesi më i madh i individëve për ngritjen e strat up në Shqipëri”, tha ai.

Risilia tha se industria nuk është më në krizë për gjetjen e punonjësve, situata i është rikthyer normalitetit para pandemisë së Covid-19.

“Pas pandemisë së Covid-19 sektori IT në mbarë botën u fut në krizë, nga ku u prek edhe sektori në Shqipëri. Kriza nisi nga gjysma e dytë e vitit 2021, madje viti 2023 ka qenë më i vështiri për industrinë.

Kompanitë u përgatitën për këtë situatë dhe pavarësisht se viti 2023 ishte i vështirë, rekrutimet e stafit u rritën 30%. Tashmë situatë është më e lehtë për rekrutime në sektorin IT, pas krizës për gjetjen e punonjësve që shkaktoi jo vetëm fryrje masive të pagave, por edhe të lëvizjeve të punonjësve. Pati një kërkesë të lartë edhe nga kompanitë europiane për punonjës remote nga Shqipëria, për këtë arsye shumë prej programuesve emigruan drejt Holandës apo Gjermanisë.

Aktualisht disa programues apo inxhinierë software që emigruan po rikthehen, sepse politikat fiskale të vendeve të zhvilluara taksojnë një pjesë të konsiderueshme të ardhurave të tyre. Të ardhurat neto mbeteshin të pakta. Duhet theksuar se shumë prej tyre kishin dëshirë për të provuar të punonin dhe jetonin jashtë, por pavarësisht të ardhurave të larta, përballimi i kostos së jetesës në Europë është i lartë”, pohon ai. /Monitor

The post Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT dhe start up-ve të reja appeared first on Albeu.com.

Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve, rritje edhe nga avokatët e kontabilistët
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira, rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.

Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat.

Avokati Përparim Caca, pohoi për “Monitor” se tashmë ka raste konkrete të shtrenjtimit të tarifave nga psikologët pranë gjykatave. Sipas tij rritja varion nga 15 deri 20%.

“Tashmë është fakt që në disa prej rasteve qytetarët po paguajnë për shërbimin ndaj psikologut në seancat gjyqësore më shumë se paguanin vitin e kaluar. Tarifa ndaj psikologut për akt ekspertimi nga 50,000 lekë kushton 57,500 për shkak të zbatimit nga 1 janari 2024 të tatimit mbi të ardhurat përkatësisht në normat 15 dhe 23%”.

Shtrenjtim të tarifave pritet të ketë edhe nga avokatët sipas Përparim Cacës nga 20 deri 30%.

Eglantina Nikollaj, psikologe e regjistruar në regjistrin elektronik të Ministrisë së Drejtësisë, pohoi se deri tani në dijeni të saj nuk ka hasur në raste të ndryshimit të tarifave, por ajo thekson se rritja e tyre është e pashmangshme.

“Trendi për rritjen e tarifave të shërbimit nga psikologët do të jetë e paevitueshme për shkak të ndryshimit të tatimit në profesionet e lira nga 0 në normat 15-23%. Rritja do t’u faturohet qytetarëve”, pohon ajo.

Shtrenjtim të tarifave në fillim të këtij viti ka pasur edhe në shërbimet mjekësore të ofruara nga disa klinika private.

Kontrollet mjekësore me tarifë 1,000 lekë janë shtrenjtuar në 2,000 (rritja 100%). Kontrollet me tarifë 3,000 lekë kanë arritur në 4,000 lekë (rritja rreth 34%) dhe vizitat mjekësore prej 4,000 lekë kanë arritur në 5,000 lekë (rritja 25%).

Romina Radonshiqi pedagoge e shkencave ekonomike, tha se profesionistët e lirë gjenden përballë një dileme të rrisin çmimet, apo të ulin marzhet e fitimit nga aktiviteti që ata kryejnë.

Tashmë sipas saj një pjesë e profesionistëve të lire, kanë nisur rritjen e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve duke krijuar pakënaqësi tek qytetarët shqiptarë.

“Rritja e çmimeve do të prekë buxhetin e familjeve shqiptare, duke vënë në vështirësi shëndetin financiar në kushte ku vendi ynë ka një nivel të lartë të kostos së jetesës për shkak të nivelit të pagës mesatare dhe rritjes së çmimeve për produkteve bazë.

Gjithashtu, rritja e çmimeve do të ulë kërkesën për aktivitetet e profesionistëve të lirë ku një pjesë e tyre mund të arrijnë deri në mbylljen e aktivitetit apo të mendojnë të largohen nga vendi dhe të ofrojnë shërbimet e tyre jashtë vendit”, nënvizon ajo.

Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nisi nga 1 janari 2024.

Ndryshimet ligjore hasën kundërshtime nga shumë shoqata për profesionet e lira, si Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, Dhoma Kombëtare e avokatisë që e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues, pasi nuk shtrihet për të gjitha bizneset.

Në muajin dhjetor u botua në fletoren zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitetesh duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve fikse të padeklaruara në kontabilitet në vlerën 30%, duke përfshirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të të ardhurave vjetore.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pa mbajtura në kontabilitet në masën 30%.

Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Në total sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri 29 mijë biznese të profesioneve të lira.

MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

The post Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve, rritje edhe nga avokatët e kontabilistët appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi ligji i pagave, cilat kategori “shpëtojnë” nga taksimi
Duke filluar nga data e sotme, 1 qershor, tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme.

Nga këto ndryshime të punësuarit me pagë nga 40-50 mijë lekë në muaj, nuk do të paguajnë tatim çka do të thotë se rreth 65 mijë  individë  do të jenë jashtë skemës së taksimit dhe të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e  taksave, do t’i kenë për konsum individual.

Ata do të paguajnë vetëm kontributet shoqërore e shëndetësore dhe do të përfitojnë deri në 13 mijë lekë shtesë në pagë. Deri më tani pagat e patatueshme ishin deri në nivelin 40 mijë lekë.

Një lehtësim është bërë edhe duke e përgjysmuar nivelin e tatimit nga  13% në 6.5% për kategoritë që paguhen nga 50-55 mijë lekë, në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale  më të harmonizuar. Ndërkohë  mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13% me prag përjashtues 30 mijë lekë dhe për pagat mbi 200 mijë lekë, taksimi do jetë  23%.

Objektivi i këtij ndryshimi  ka qenë që të lehtësohen punëmarrësit me paga mesatare. Heqja e tatimit për pagat deri në 50 mijë lekë, është një masë e rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë të punësuarit që janë në këto kategori./Albeu.com.

The post Hyn në fuqi ligji i pagave, cilat kategori “shpëtojnë” nga taksimi appeared first on Albeu.com.