tanke leopard Archives - Albeu.com

Gjermania mban premtimin, tanket “Leopard” mbërrijnë në Ukrainë
Sipas medias gjermane Der Spiegel në Ukrainë kanë mbërritur ditën e sotme 18 tanke beteje Leopard 2 të cilët ishin premtuar nga Gjermania për mbështetjen e Kievit në mbrojtjen ndaj pushtimit rus.

Rreth 40 automjete luftarake të këmbësorisë Marder kanë zbarkuar gjithashtu në Ukrainë, shtoi raporti, duke cituar burime të paidentifikuara.

Në janar, qeveria gjermane njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me tanke Leopard 2, duke përmbushur kërkesën e vazhdueshme të Presidentit Zelensky.

Vendimi i Berlinit hapi rrugën për vendet e tjera për të rieksportuar disa nga tanket e tyre Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, si Polonia, Sllovakia, etj./Albeu.com/

The post Gjermania mban premtimin, tanket “Leopard” mbërrijnë në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard në Ukrainë
Spanja ka njoftuar se do të dërgojë gjashtë tanke të saj Leopard 2 A4 të prodhimit gjerman për të forcuar fuqinë e zjarrit të Ukrainës, pasi më herët kishte thënë se do të dërgonte automjetet pa specifikuar sa.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, tha në parlamentin spanjoll se tanket po riparoheshin aktualisht në Madrid dhe se mund të dërgoheshin më shumë.

Ajo citohet nga Reuters të ketë thënë se grupi fillestar do të jetë gati deri në fund të marsit ose në fillim të prillit.

Pas disa javësh hezitim, Gjermania ra dakord në fund të janarit të dërgonte tanket e saj të vlerësuara Leopard 2 në Ukrainë dhe lejoi vendet e tjera të dërgonin gjithashtu tanket e tyre të prodhimit gjerman.

Më parë, këto ishin të kufizuara sipas rregulloreve të eksportit./albeu.com

The post Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Dërgoi tanke Leopard në Ukrainë, Scholz zbulon nëse ka marrë kërcënim nga Putin
Presidenti rus Vladimir Putin, në bisedat e tij telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, nuk e kërcënuar asnjëherë këtë të fundit apo Gjermaninë.

“Putin nuk ka shprehur asnjë kërcënim ndaj meje apo Gjermanisë”, tha Scholz në një intervistë të botuar sot nga gazeta e së dielës Bild am Sonntag.

Kujtojmë se, ish-kryeministri britanik Boris Johnson, duke folur për BBC në fillim të kësaj jave, tha se udhëheqësi rus e kërcënoi atë me një sulm raketor që do të “zgjaste vetëm një minutë”.

Në reagim, Kremlini tha se Johnson po gënjen.

Scholz tha se nga bisedimet që pati me Putinin u bë e qartë se ata kanë pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një “operacion special ushtarak” .

“Ia bëra shumë të qartë Putinit se vetëm Rusia mban përgjegjësinë për luftën”, tha Scholz, ndërsa shtoi:  “Rusia pushtoi fqinjin e saj pa asnjë arsye, për të vënë nën kontrollin e saj pjesë të Ukrainës ose të gjithë vendin.”

Për shkak se pikëpamja e Gjermanisë është se veprimet e Rusisë shkelën kuadrin e paqes të Evropës, Berlini po i ofron Ukrainës ndihmë ekonomike, humanitare dhe ushtarake, shpjegoi kancelari gjermane.

Ka një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që armët e furnizuara nga Perëndimi duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas dhe jo rus, Scholz tha. “Ne kemi një konsensus për këtë,” shtoi ai.

Kancelari hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet se vendimi i fundit i Berlinit për të furnizuar Ukrainën me tanke gjermane Leopard mund ta bëjë Gjermaninë një lojtar aktiv në konfliktin me Rusinë.

“Ne kemi peshuar me kujdes çdo dërgesë të armëve në Ukrainë, ne i kemi koordinuar ato ngushtë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara ,” tha Solz për Bild. “Kjo qasje e përbashkët parandalon një përshkallëzim të luftës,” shtoi ai.

The post Dërgoi tanke Leopard në Ukrainë, Scholz zbulon nëse ka marrë kërcënim nga Putin appeared first on Albeu.com.

Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjerman, Leopard, në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke përmendur mundësinë që dërgesa të kryhet në fund të marsit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që javën e kaluar premtoi se do t’i dërgojë tanket e shumëkërkuara nga Ukraina, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse.

Dërgimi i këtyre tankeve u mundësua pas vendimit të Gjermanisë, vendit ku prodhohen tanket.

Norvegjia ka 35 tanke Leopard 2, por shteti nuk ka treguar se sa tanke do t’i japë Kievit.

“Ende nuk e kemi përcaktuar numrin”, tha ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram për AFP-në.

“Është e rëndësishme që ne të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që kjo ndihmë vërtetë të bëjë dallimin për Ukrainën”, tha ai.

“Sigurisht, ne shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Berlini po ashtu synon të dërgojë në fund të marsit apo fillim të prillit 14 tanke Leopard në Ukrainë.

Norvegjia dhe shtetet e tjera që kanë tanke Leopard, u është dashur miratimi i Berlinit për t’i transferuar këto tanke në një shtet tjetër.

Javën e kaluar edhe Shtetet e Bashkuara treguan se do të dërgojnë në Ukrainë 31 tanke Abrams, teksa Ukraina po bëhet gati për një kundërofensivë me qëllim që të dëbojë forcat ruse nga jugu dhe lindja e shtetit./REL/

The post Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Tanket Leopard 2: Çfarë janë dhe si mund t’i ndihmojnë Ukrainës?
Pas trysnisë së madhe nga aleatët e saj, Gjermania ka miratuar të mërkurën e 25 janarit dërgesat e tankeve të teknologjisë së lartë për beteja, Leopard 2, të cilat Ukraina dhe mbështetësit e saj më të mëdhenj perëndimorë shpresojnë se do t’i ndihmojnë ndjeshëm Kievit në luftën kundër pushtuesve rusë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka konfirmuar se Berlini nuk do të paraqesë asnjë pengesë që Polonia – mbështetësja më e zëshme e Ukrainës ndër fqinjët nga Bashkimi Evropian – të dërgojë, siç ka kërkuar, tanke Leopard 2, nga arsenali i saj, matanë kufirit, në Ukrainë. Dhe, Gjermania po ashtu ka vendosur që edhe vetë t’i dërgojë Ukrainës tanke të tilla, teksa më herët kishte paralajmëruar se implikimet e një hapi të tillë duhej të shqyrtoheshin me kujdes.

I hedhim një vështrim rëndësisë së këtyre tankeve për mbrojtjen e Ukrainës përballë forcave ruse – dhe shpresave për zmbrapsjen e tyre.

Çfarë është Leopard 2?

Krauss-Maffei Wegmann, prodhues i Leopard 2-shit, e cilëson atë si “tankun më të mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Tanku me peshë prej 55 tonësh ka vend për një ekuipazh prej katër personash, rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej rreth 68 kilometrash në orë. Versioni më i hershëm i tankut, i cili tani ka katër variante kryesore, hyri në përdorim në vitin 1979. Arma e tij kryesore është një top 120-milimetërsh, ndërsa ai ka një sistem krejtësisht digjital të kontrollimit të të shtënave.

Sa mund t’i dërgohen Ukrainës?

Një element tërheqës i tankeve të prodhuara nga Gjermania është numri i tyre: Më shumë se 2.000 të tilla janë dërguar në mbi dhjetë vende evropiane dhe në Kanada. Në përgjithësi, Krauss-Maffei Wegmann thotë se mbi 3.500 tanke u janë dërguar 19 vendeve.

Rheinmetall AG, një kontraktues gjerman i mbrojtjes, i cili prodhon topin 120-milimetërsh për Leopard 2-shin, thotë se tanku përdoret “nga më shumë shtete se cilido tjetër lloj”.

Sipas një analize të fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, një qendër analitike globale me seli në Londër, rreth 350 Leopardë – të versioneve të ndryshme – janë dërguar në Greqi, ndërsa Polonia ka rreth 250 të tillë. Finlanda i ka 200 në përdorim apo në magazina.

Për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, “besohet se, në mënyrë që tanket Leopard 2 të kenë ndonjë efekt të ndjeshëm në luftë, nevojiten rreth 100 tanke”, kanë thënë analistët e Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës dëshiron 300 tanke, ndërsa disa udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian e mbështesin kërkesën e tij.

“Neve na duhet një flotë prej 300 tankesh”, ka thënë ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, të hënën, në Bruksel, duke iu referuar përhapjes së gjerë të Leopardëve nëpër Evropë, dhe nevojës për armatim “sinkronik” – që mund të operojë mirë bashkërisht.

Dhënia e Leopardëve nuk është aq e lehtë sa dërgimi i tyre matanë kufirit nga miqtë më në perëndim, në Evropë. Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike llogarit se tankistëve dhe stafit mbështetës do t’iu nevojitej trajnim prej tri deri në gjashtë javë për të arritur aftësim bazik.

Ralf Raths, drejtor i Muzeut të Tankeve në Mynster, Gjermani, ka thënë se tankistët ukrainas me përvojë mund të arrijnë të mësojnë përdorimin e tankeve Leopard 2 mjaft shpejt, dhe se trajnimi mund të shkurtohet për t’u fokusuar në njohuritë esenciale.

“A duhet patjetër të shfrytëzohet 100 përqindëshi i potencialit, apo mjafton të shfrytëzohet 80 përqindëshi për gjysmën e kohës? Ukrainasit me siguri do të votonin për opsionin B”, është shprehur ai.

Çfarë dallimi do të bënin Leopardët në luftë?

Yohann Michel, analist hulumtues për çështje ushtarake dhe të mbrojtjes, në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, ka thënë se tanket e tilla do t’i mundësonin Ukrainës të hynte në ofensivë në luftën 11-muajshe, ku ka pasur ngecje prej muajsh pas dy kundërofensivave të rëndësishme ukrainase, të cilat rimorën zona të okupuara nga forcat ruse prej muajsh, në verilindje dhe në jug.

“Në këtë lloj konflikti, thjesht nuk është e mundshme të kryhen ofensiva të mëdha pa llojllojshmërinë e plotë të pajisjeve të blinduara luftarake dhe të autoblindave, dhe tanket janë pjesë e tyre”, ka vlerësuar ai. Përveç tankeve kryesore për betejë, si Leopard 2, përfshihen edhe automjetet luftarake të këmbësorisë dhe transportuesit e blinduar të personelit.

Dërgesat perëndimore të Leopard 2-shit mund t’i ndihmojnë Ukrainës të pajiset me municionet e nevojshme të kalibrit të lartë, për t’i zëvendësuar rezervat e veta të kohës sovjetike, të cilat po harxhohen, duke hapur një rrugë të re për mbërritjen e armatimit perëndimor në Ukrainë, ka thënë ai.

Raths ka theksuar se Leopard 2-shi dhe tanket e ngjashme perëndimore janë më të lëvizshme sesa modelet që i përdor Rusia, të cilat, për shembull, nuk mund të bëjnë lëvizje prapa me shpejtësi.

“Imagjinoni një boksier që nuk mund të lëvizë lirshëm në ring, por vetëm në një drejtim”, ka thënë ai. “Boksieri tjetër, i cili mund të lëvizë në të gjitha drejtimet, ka një përparësi të madhe dhe ky është rasti me Leopardët”.

Megjithatë, edhe tanket kryesore perëndimore për beteja janë të cenueshme nga sulmet ajrore apo sulmet kundërtank të këmbësorisë, teksa ndodhen në pyje dhe zona urbane, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes kundërajrore dhe të zbulimit, ka shtuar Raths.

Me numra të ngjashëm tankesh në të dyja anët, Leopard 2-shi dhe tanket e ngjashme mund t’i japin Ukrainës një avantazh, veçanërisht kur merret parasysh performanca e dobët taktike e trupave ruse gjatë luftës, ka thënë ai.

“Ukrainasit shkëlqejnë përmes luftimit kreativ, dinamik dhe shpesh shumë të pastër”, ka pohuar Raths. “Prandaj, mund të ngjajë që, nëse do të niste një ofensivë operative e Ukrainës, rusët do të kishin probleme serioze për t’iu kundërvënë asaj”.

Niklas Masuhr, hulumtues në Qendrën për Studime të Sigurisë të Universitetit Federal Politeknik ETHZ, në Cyrih, Zvicër, ka paralajmëruar se vetëm inkuadrimi i Leopardëve në fushëbetejë nuk do të përbënte “një ndryshim të madh, një teknologji fituese të luftës, apo diçka të tillë”.

“Nuk mundesh, thjesht, të dërgosh një tufë tankesh për beteja dhe të presësh që ata do të fitojnë”, ka thënë ai. “Ato janë shumë të vlefshme, por prapëseprapë duhet t’i përdorësh në mënyrën e duhur dhe t’i integrosh ato me mjetet e tjera ushtarake që i ke në dispozicion”, siç është këmbësoria, artileria, mbrojtja ajrore, inxhinierët luftarakë dhe helikopterët.

Pse Ukraina tashmë nuk ka Leopardë?

Gjermania e ka pasur fjalën përfundimtare përkitazi me dërgimin e Leopard 2-shit – edhe nga arsenalet e vendeve të tjera – dhe ka qenë e rezervuar rreth dërgimit të tyre nga kushdo drejt Ukrainës.

Por, aleatët më luftarakë perëndimorë i kanë bërë trysni Gjermanisë për dërgimin e tankeve, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu, raportohet të kenë ndryshuar mendje pas refuzimit fillestar për t’i dërguar tanket e tyre të fuqishme M1 Abrams.

SHBA-ja ka njoftuar për një pako të re ndihmash ushtarake, e cila, përveç dhjetëra tankeve Abrams, pritet të përfshijë gati 100 automjete luftarake Stryker dhe të paktën 50 autoblinda Bradley. Zyrtarët amerikanë fillimisht kanë thënë se tanket Abrams kanë nevoja komplekse të mirëmbajtjes dhe mund të mos jenë më të përshtatshmet.

Aleatët dhe analistët ushtarakë thonë se Leopard 2-shi ka motor me naftë – dhe jo me karburant aeroplanësh, sikurse M1 Abrams – dhe është më i lehtë për t’u operuar sesa tanket e mëdha amerikane, dhe kësisoj për të nevojitet kohë më e shkurtër trajnimi.

Britania këtë muaj ka njoftuar se do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë, ndërsa Republika Çeke dhe Polonia kanë mundësuar tanke T-72 të kohës sovjetike për forcat ukrainase. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të dielën se i ka kërkuar ministrit të tij të Mbrojtjes “të punojë” për dërgimin e disa prej tankeve franceze për betejë, Leclerc, në Ukrainë.

Pavarësisht se tanket moderne perëndimore janë superiore në krahasim me modelet që i përdor Rusia, vendet dhuruese që po e furnizojnë Ukrainën me to duhet të përgatiten për humbje, ka thënë Raths.

Leopard 2-shi “është armë sulmuese, e cila do të hidhet në betejat e intensitetit më të lartë”, ka thënë ai. “Automjetet do të shkatërrohen dhe njerëzit do të vdesin në këto tanke”./REL/

The post Tanket Leopard 2: Çfarë janë dhe si mund t’i ndihmojnë Ukrainës? appeared first on Albeu.com.

Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard
Sipas disa mediave, qeveria gjermane ka vendosur të dorëzojë tanke luftarake Leopard në Ukrainë. Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur dhe kanali ntv u referohen burimeve të koalicionit. Asnjë konfirmim zyrtar nuk është dhënë deri tani.

Revista “Der Spiegel” shkruan, pa cituar burime, se dërgesa gjermane është të paktën një kompani e tankeve Leopard 2A6. Koncerni gjerman i armatimit Rheinmetall bëri të ditur se mund të dorëzojë 139 tanke Leopard në Ukrainë, deri në fillim të vitit 2024.

Qeveria federale do të jepte gjithashtu leje për të eksportuar tanke të tillë që janë në zotërim të shteteve të tjera si Polonia. Aleatët e tjerë – ndër të tjera nga Skandinavia – gjithashtu duan t’i sigurojnë Kievit tanke luftarake të tipit Leopard 2.

Një zëdhënës i qeverisë kishte konfirmuar më herët marrjen e një kërkese për ta bërë këtë nga Polonia. Kontratat e eksportit parashikojnë që Gjermania duhet së pari të pajtohet për një eksport të tillë drejt vendeve të treta.

SHBA konsideron dërgimin e tankeve kryesore të betejës Abrams

Në të njëjtën kohë, burime të qeverisë amerikane kanë treguar se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë përfundimisht tanket luftarake Abrams në Ukrainë. Kancelari gjerman Olaf Scholz kishte theksuar vazhdimisht se ai dëshironte absolutisht një qasje të koordinuar ngushtë transatlantike për dërgimin e një kategorie të re armësh, siç janë tanket e betejës.

Presion nga brenda Gjermanisë

Më parë, kreu i grupit parlamentar të partisë socialdemokrate gjermane SPD, Rolf Mützenich, kishte kërkuar një vendim nga Këshilli Federal i Sigurisë për kërkesën polake për dërgimin e Leopardëve në Ukrainë. Duke qenë se bëhet fjalë për çështje sigurie, më i përshtatshmi është ky organ dhe jo komisioni i koalicionit, deklaroi ai para një mbledhjeje të grupit parlamentar në Berlin, ku ishte ftuar edhe ministri i ri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ndërkohë, kanë dalë në dritë detajet e kërkesës së Varshavës drejtuar qeverisë gjermane. Ajo prek 14 modele të tipit 2A4. Ky është një version më i vjetër i tankut të betejës Leopard, i prodhuar nga viti 1985 deri në vitin 1992. 2A4 u prodhua në sasi të mëdha dhe iu dorëzua nga Gjermania aleatëve të saj gjatë periudhës së çarmatimit pas Luftës së Ftohtë. Bundeswehr-i nuk e ka më këtë version.

Polonia kishte deklaruar vazhdimisht se donte të mbështeste Kievin me tanket e saj të betejës. Duke qenë se Leopardi është i prodhimit gjerman, është i nevojshëm aprovimi i qeverisë gjermane. Megjithatë, Polonia kohët e fundit kishte sinjalizuar se do të dërgonte tanket, nëse kërkohej, edhe pa lejen gjermane të eksportit.

CDU/CSU: “Ne mbështesim furnizimin”

CDU dhe CSU në opozitë i patën kërkuar gjithashtu qeverisë federale të marrë një vendim shpejt. Kreu i grupit parlamentar të CSU-së Alexander Dobrindt tha: “Ne si CDU/CSU do të ishim të gatshëm të mbështesim një vendim për dorëzimin e tankeve”.

Paralajmërim i AfD

AfD, nga ana tjetër, e pati paralajmëruar qeverinë federale kundër transferimit të tankeve luftarake nga Polonia në Ukrainë. Bashkëdrejtuesi i partisë Tino Chrupalla tha se qeveria gjermane  nuk duhet të përfshijë më tej Gjermaninë në luftën në Ukrainë.

Politikania e Majtë, Sara Wagenknecht tha gjithashtu për radion gjermane Deutschlandradio se interesi ekzistencial i Gjermanisë është që të mos përfshihet në këtë luftë. Për fat të mirë, qeveria federale, sipas Wagenknecht-it, e merr seriozisht këtë. Megjithatë, ajo mendon se Gjermania duhet të jetë shumë më e kujdesshme sesa tani.

Udhëheqja ruse ka paralajmëruar tashmë kundër përfshirjes gjermane. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha në Moskë se kjo në mënyrë të pashmangshme do të linte gjurmë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai nuk dha detaje./dw

The post Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard appeared first on Albeu.com.

Borrell: Berlini nuk po bllokon eksportin e tankeve në Ukrainë
Gjermania nuk po bllokon rieksportin e tankeve Leopard në Ukrainë, ka thënë kryediplomati i BE-së.

Qeveria e Kievit dëshiron që Leopard 2 i prodhimit gjerman, një nga tanket perëndimore më të përdorura, ta ndihmojë atë të depërtojë nëpër linjat ruse dhe të rimarrë territorin këtë vit.

Gjermania, e cila duhet të miratojë rieksportet e Leopardit, është frenuar, e kujdesshme ndaj lëvizjeve që mund të shkaktojnë përshkallëzim të Moskës.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, vendi i të cilit kufizohet me Ukrainën, tha më herët sot se Varshava do të kërkonte leje për të dërguar tanket në Kiev dhe po përpiqej të merrte të tjerë në bord.

Duke trajtuar çështjen e tankeve, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se Gjermania nuk po bllokonte eksportin e tankeve.

“Me sa kuptoj unë, Gjermania nuk do të ndalojë eksportin e këtyre armëve nëse ndonjë vend i BE-së që i ka ato dëshiron ta bëjë këtë”, tha ai./albeu.com

The post Borrell: Berlini nuk po bllokon eksportin e tankeve në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Polonia kritikon Gjermaninë lidhur me tanket për Ukrainën
Kryeministri i Polonisë më 22 janar kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”.

Berlini është treguar hezitues për të dërguar tanke të rënda apo për të lejuar shtetet e tjera që të transferojnë tanke të tilla në Ukrainë.

“Qëndrimi i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar pothuajse një vit që nga fillimi i luftës. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki për agjencinë PAP.

“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet ukrainase. Po goditen caqet civile, gratë dhe fëmijët po vriten”, shtoi ai.

Të premten, afër 50 shtete u pajtuan që t’i japin Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, përfshirë edhe autoblinda dhe municione të nevojshme për të zmbrapsur forcat ruse.

Por, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se pavarësisht pritjeve të mëdha, “ne ende nuk mund të themi se kur do të merret vendimi dhe se çfarë vendimi do të jetë sa i përket tankeve Leopard”.

Gjermania prodhon tanket Leopard dhe kryeministri i Polonisë po ashtu tha se po pret “një qëndrim të qartë” nga Berlini nëse shtetet që kanë tanke Leopard mund t’ia japin ato Kievit.

Polonia po ashtu ka njoftuar se është e gatshme të dërgojë në Ukrainë 14 tanke Leopard dhe për këtë çështje tha se po diskuton edhe me 15 shtete të tjera.

Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha Morawiecki.

Përmes një deklarate të përbashkët, të shtunën ministrat e Jashtëm të tri shteteve të Baltikut i bën thirrje Gjermanisë “t’i japë tani tanke Leopard Ukrainës”./rel

The post Polonia kritikon Gjermaninë lidhur me tanket për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Rritet presioni ndaj Gjermanisë për të dërguar tanke luftarake në Ukrainë
Ukraina është një hap më afër fitimit të flotës së tankeve moderne luftarake të prodhimit gjerman për t’u përballur me forcat pushtuese ruse, ndërsa presioni mbi Gjermaninë rritet për të autorizuar dërgimin e tankeve Leopald 2 në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pothuajse 11 muaj pasi Rusia pushtoi, Kievi thotë se një flotë me tanke luftarake perëndimore do t’u jepte trupave të tij fuqinë e lëvizshme të zjarrit për të dëbuar trupat ruse në betejat vendimtare në vitin 2023.

Tanket luftarake Leopard të prodhuara në Gjermani shihen gjerësisht si opsioni i vetëm i besueshëm i disponueshëm në numër të mjaftueshëm.

Por ato nuk mund të dorëzohen pa autorizim nga Berlini, i cili deri më tani nuk e ka konfirmuar miratimin e tij.

Me aleatët perëndimorë që takohen në një bazë ajrore amerikane në Gjermani të premten për të premtuar mbështetje ushtarake për Ukrainën, Berlini është nën presion të madh për të hequr kundërshtimet e tij këtë javë, në atë që do të ishte një nga ndryshimet më të rëndësishme në ndihmën perëndimore deri më tani.

Vendimi qëndron në tryezën e ministrit të ri të mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, i emëruar të martën për të zëvendësuar Christine Lambrecht.

Në komentet e tij të para në detyrë, Pistorius, një politikan rajonal që shihet si i afërt me kancelarin Olaf Scholz, nuk përmendi armët për Ukrainën.

“Unë e di rëndësinë e detyrës,” tha ai në një deklaratë.

“Për mua është e rëndësishme të përfshij nga afër ushtarët dhe t’i marr me vete.”

Gjermania ka qenë e kujdesshme në lidhje me miratimin e armëve që mund të shihen si një përshkallëzim.

Por aleatët argumentojnë gjithnjë e më shumë se shqetësimi është i pavend, me Rusinë që nuk tregon asnjë shenjë se të tërhiqet nga sulmi i saj ndaj fqinjit të saj./albeu.com

The post Rritet presioni ndaj Gjermanisë për të dërguar tanke luftarake në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Polonia planifikom dërgimin e “bishave” Leopard në Ukrainë
Polonia ka njoftuar se planifikon të transferojë 10 tanke kryesore luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Duke folur në një vizitë në Lviv të mërkurën, presidenti polak, Andrzej Duda, tha: “Një kompani tankesh Leopard do të dorëzohet si pjesë e ndërtimit të koalicionit. Ne duam që ai të jetë një koalicion ndërkombëtar.”

Transferimi do të kërkonte leje nga Gjermania, të cilës Kievi i ka bërë presion veçmas për të furnizuar me Leopard 2.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërkese nga aleatët për të dërguar tanket në Ukrainë.

Çështja e furnizimit me tanke në Ukrainë është bërë qendra e një raundi të furishëm të diplomacisë së fundit, pasi një numër vendesh kanë ushtruar presion mbi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për të lejuar furnizimin me Leopard 2./Albeu.com.

The post Polonia planifikom dërgimin e “bishave” Leopard në Ukrainë appeared first on Albeu.com.