Studim Archives - Albeu.com

Studimi, emigrimi potencial i mjekëve shqiptarë shkon në 38.5 për qind
Në Shqipëri, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale bëri sot të ditur se emigrimi potencial i mjekëve shqiptarë është sot afro 38.5 për qind.

Qendra paraqiti sot në një konferencë ndërkombëtare rezultatet e para të një studimi sipas të cilit, mbi 50 për qind e mjekëve më të rinj dhe më të kualifikuar dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.

Autorët e studimit, pohuan për Zërin e Amerikës se arsyet e këtij emigrimi nuk kanë të bëjnë vetëm me pagat, por edhe me kushtet e punës si dhe me nivelin e jetesës së mjekëve.

Në konferencën ndërkombëtare “Emigrimi i punonjësve të shëndetësisë nga Ballkani Perëndimor dhe Europa Lindore e Qendrore”, u theksua se gjithë gadishulli dhe kontinenti në tërësi janë përfshirë nga lëvizjet e mjekëve drejt vendeve ku garantohen standarte më të larta jetese, si Gjermania, Britania dhe Zvicra.

Studimi për Shqipërinë, bazuar në anketimin e mbi 500 mjekëve në gjithë vendin, në zonat qytetare dhe fshatare, në spitale dhe qendra shëndetësore publike dhe private të gjithë niveleve dhe territoreve, zbuloi se migrimi potencial i mjekëve shqiptarë është i lartë, rreth 38.5 për qind.

Bashkautori i studimit, dr. Ilir Gëdeshi, thotë për Zërin e Amerikës se tek mjekët e rinj dëshira për emigrim është edhe më e lartë.

“Për grupmoshën e mjekëve dhe punonjësve të mjekësisë 24-40 vjeç kjo shkon deri në 52 për qind. Dëshirojnë të largohen nga Shqipëria mjekët e rinj, mjekët, që kanë kryer një specializim, ose studime jashtë vendit, mjekët që punojnë në spitalet private, me synim Gjermaninë dhe vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore”, thotë zoti Gëdeshi.

Shkaqet nxitëse për këto dëshira emigrimi janë ato kërkesat ekonomike, standartet e jetës dhe kushtet e punës, por nuk është vetëm paga që i shtyn ata drejt një vendi tjetër, thotë për Zërin e Amerikës bashkautori tjetër i studimit, Russell King, nga Qendra për Kërkime mbi Migrimin e Universitetit të Sussex-it.

“Trajtimi ekonomik është vetëm një pjesë e problemit; çështje të tjera që duhen përmirësuar janë kushtet e punës, përparimi në karrierë, cilësia e jetës. Mjekët shqipytarë që u intervistuan për këtë studim dhanë një grup arsyesh, ku mbizotëron ekonomia si dhe mungesa e një të ardhme afatgjatë për veten dhe fëmijët e tyre, që ata duan t’i shkollojnë në një vend të zhvilluar”, thotë professor King.

Ai shton se arsye të ngjashme janë edhe për mjekët nga vende të tjerë në rajon si Bosnja dhe Kosova, ku është vërejtur largimi i mjekëve.

Zoti King theksoi se për Shqipërinë është një sfidë e vërtetë se si ta ndalë këtë rrjedhë të mjekëve që ikin jashtë vendit, aq më tepër t’i kthejë ata nga jashtë për në atdhe, duke kryer disa reforma të mëdha sidomos në sektorin shëndetësor.

Autorët pohuan se Gjermania është shumë tërheqëse për mjekët nga Shqipëria dhe vende të tjerë, sepse atje ka një sistem të rregullt dhe krijohen të gjithë kushtet për punë me standarte të lartë sa u takon pagave, cilësisë së jetesës, shkollim të mirë dhe shërbime sociale.

Zoti Gëdeshi shton se gjithë vendet e Ballkanit janë përfshirë nga valët e emigrimit të mjekëve, por në Shqipëri, dhe në Maqedoni të Veriut ky emigrim i mjekëve është i lartë, dhe tendenca është që ky emigrim të vazhdojë sipas matjeve të bëra mbi emigrimin potencial.

“Vëmë re se autoritetet shqiptare përherë e më shumë po e përmendin çështjen e emigrimit të mjekëve, dhe po marrin masa të ndryshme. Por faktori kryesor këtu ka të bëjë me rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë, nga 3 për qind kjo shifër të vijë duke u rritur. Po ashtu kjo çështje ka të bëjë me një reformim të sistemit shëndetësor, me dhënien e një perspektive mjekëve të rinj mbi specializimin e tyre të mëtejshëm dhe t’u hapin rrugë të rinjve, që të ardhmen e tyre ta shohin në Shqipëri”, tha zoti Gëdeshi.

Studimi propozon që të merren masa në lidhje me emigrimin e mjekëve, duke krijuar kushte brenda vendit, në mënyrë që të frenohet kjo tendencë e largimit të mjekëve.

Kjo dukuri ka përfshirë gjithë kontinentin, nga Shqipëria, Bosnja, Kosova e deri tek, Polonia, Finlanda, Norvegjia apo Ukraina në luftë, për të cilat u shfaqën studime në konferencë.

The post Studimi, emigrimi potencial i mjekëve shqiptarë shkon në 38.5 për qind appeared first on Albeu.com.

Sa shpesh duhet të lahemi? Studimet japin një përgjigje
Edhe pse mund të ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, duke u nisur nga ajo se çfarë flokësh kemi, çfarë lloji të lëkurës kemi, dhe sa herë duhet bërë dush.

Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme.

Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush. Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë.

Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë se që duhet dhe a ka një numër “të duhur” dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?

Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.

“Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjëndrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.

Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajrat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës.

Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.

The post Sa shpesh duhet të lahemi? Studimet japin një përgjigje appeared first on Albeu.com.

Studimi: Të vjellat gjatë shtatzanisë janë një shenjë e mirë
Hulumtimet e botuara në “The Journal of Pediatrics” zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një IQ të lartë tek fëmijët. Përveç kësaj, sa më i lartë është intensiteti i përzierjeve, aq më e lartë do të jetë inteligjenca e fëmijëve. Studimi përfshinte 121 gra që ishin shtatzënë mes viteve 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ-ve të fëmijëve u analizuan kur ata ishin 3 dhe 7 vjeç.

Studime të tjera zbuluan se të vjellat në mëngjes gjatë shtatëzanisë janë një shenjë e mirë, pasi ato lidhen me një normë më të ulët aborti. Me fjalë të tjera, të vjellat në mëngjes kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë se nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë. Kjo është hera e parë që është zbuluar se përzierja tregon se fëmijët do të jenë shumë të zgjuar kur të lindin.

Sëmundjet e mëngjesit tek gratë shtatzëna nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se kanë kuptim dhe vlerë na bëjnë t’i shohim ndryshe ato.

The post Studimi: Të vjellat gjatë shtatzanisë janë një shenjë e mirë appeared first on Albeu.com.

Studimi i shkencëtarëve gjermanë: Pabarazia sociale shton rrezikun e kancerit
Në Gjermani, rreziku nga paraqitja e kancerit po zvogëlohet. Ky është një lajm i mirë. Por një zhvillim tjetër e bën shumë të qartë një mospërputhje të rëndësishme, sepse ulja e rasteve të kancerit është më më e theksuar në rajone më gjendje më të mira sociale sesa në vende të tjera, shkruan ekipi i udhëhequr nga Lina Jansen nga Qendra Gjermane e Kërkimeve tëKancerit (DKFZ) në “International Journal of Cancer”.

Në studimin e tyre, shkencëtarët ekzaminuan të dhënat nga 48 milionë banorë në tetë lande të Gjermanisë dhe krahasuan diagnozat e kancerit midis vitit 2007 dhe 2018. Rezultati: pabarazia sociale po ndikon gjithnjë e më shumë në shkallën e rasteve të reja me kancer në Gjermani.

Kanceri dhe pabarazia sociale: trend i qartë

Studiuesit së pari klasifikuan të gjitha rajonet e përfshira në studim në pesë grupe të ndryshme duke përdorur një indeks socio-ekonomik, i cili përfshinte ndër tjerash, të ardhurat, shkallën e punësimit dhe arsimin.

Studiuesit zbuluan se më pak njerëz janë sëmurë nga kanceri në këtë periudhë – në të gjitha pesë grupet e studiara. Por kjo rënie në shkallën e sëmundjeve është shumë më e vogël në rajonet me gjendje më të vështirë sociale, sesa tek ato më të pasura. Shkencëtarët kanë studiuar si sëmundjet nga kanceri në përgjithësi, ashtu edhe kancerin e zorrës së trashë dhe mushkërive – në veçanti tek meshkujt.

Studiuesit zbuluan se pabarazia sociale është rritur gjatë periudhës së vëzhgimit. Ndërsa në vitin 2007 burrat në rajonet më të pafavorizuara socio-ekonomikisht kishin një normë shtatë përqind më të lartë të rrezikut nga kanceri sesa burrat në rajonet më të pasura, kjo shifër u rrit në 23 për qind në vitin 2018. Ndërsa tek gratë diferenca është rritur nga shtatë për qind në vitin 2007, në 20 për qind në vitin 2018. Që do të thotë se është rritur dukshëm dallimi i të sëmurëve me kancer tek popullata më e varfër – si tek burrat ashtu edhe tek femrat.

Cilët faktorë shkaktojnë pabarazi sociale?

Për të luftuar këtë pabarazi, së pari është e rëndësishme të dihet se çfarë i karakterizon rajonet më të dobëta socio-ekonomikisht. Kujdesi mjekësor dhe infrastruktura mjekësore kanë mbetur relativisht të njëjta. Por faktorët individualë si papunësia, përqindja e njerëzve me mirëqenie apo me probleme sociale, si dhe shkalla e braktisjes së shkollës janë rritur dukshëm, varësisht nga rajoni dhe gjendja sociale e vendeve të studiuara. “Faktorët socialë duket se luajnë një rol shumë më të madh në këto të dhëna sesa infrastruktura e përgjithshme”, thekson Lina Jansen nga Regjistri Epidemiologjik i Kancerit i DKFZ në Baden-Württemberg.

Sipas studiuesve, në shtimin e numrit të personave të sëmurë nga kanceri ndikon edhe stili i jetesës. Ndër të tjera ndikojnë edhe gjendja socio-ekonomike, përdorimi i duhanit, mungesa e stërvitjeve dhe praktimit të sportit, mbipesha dhe disa faktorë të tjerë.

Kanceri shpesh i parandalueshëm

“Ndërmjet 30 dhe 50 për qind e kancereve mund të shmangen përmes një stili jetese të shëndetshëm, siç është moskonsumimi i duhanit dhe masat për ruajtjen e shëndetit publik, si për shembull vaksinimi kundër infeksioneve që shkaktojnë kancer”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Parandalimi është strategjia afatgjatë me kostot më ulëta për të luftuar kancerin.

Përveç duhanit, OBSH rendit ndër rreziqet më të mëdha për paraqitjen e konacerit edhe konsumin e alkoolit, ushqimin jo të shëndetshëm, mungesën e stërvitjes dhe sportit, si dhe ndotjen e ajrit.

Lina Jansen nga DKFZ thekson rëndësinë dhe mundësitë e parandalimit të kancerit: “Rezultatet tona tregojnë se në të ardhmen duhet të bëjmë përpjekje të veçanta në mënyrë që të gjithë njerëzit të përfitojnë njësoj nga rekomandimet për mënyrën më të shëndetshme të jetesës si dhe për ekzaminimet dhe zbulimin e hershëm të kancerit – pavarësisht gjendjes së tyre sociale apo ekonomike”./dw

The post Studimi i shkencëtarëve gjermanë: Pabarazia sociale shton rrezikun e kancerit appeared first on Albeu.com.

Studimi e konfirmon, “frika” me e madhe që kishim për kafenë është realitet
Kafeja është shoqëruesi i domosdoshëm derisa të arrijmë në zyrë ose kur duam të pushojmë. Jemi të varur nga kafeja dhe nuk hezitojmë ta fshehim. Por a është e vërtetë kjo? A jemi vërtet të varur? Një sondazh i fundit konfirmon pretendimin tonë.

Muajin e kaluar, një kompani e kërkimit të tregut e quajtur OnePoll anketoi 2050 punonjës zyre dhe u bë e qartë se kafeja është karburanti që shumë prej nesh i drejtohemi për energjinë e mëngjesit dhe të mesditës. 66% e të anketuarve thanë se kafeja e nxehtë është pija e tyre e parë e ditës dhe 47% thanë se zgjedhin një kafe të ftohtë kur të shkojnë në zyrë. 59% janë përgjigjur se kafeja është prioriteti i tyre i parë kur shkojnë për shëtitje dhe 55% kanë nevojë për shoqërinë e kafesë kur kontrollojnë emailin e tyre. 24% zbuluan se kanë nevojë për kafe më shumë të hënën, gjë që nuk na habit, ndërsa shumica dërrmuese (77%) thanë se kanë nevojë për dy ose më shumë filxhanë kafe për t’u ndjerë produktiv.

“Më shumë se 8 në 10 punonjës thanë se duke pasur pije falas si përfitim në vendin e tyre të punës do t’i bënte ata të ndiheshin të vlerësuar dhe ofrimi i pijeve falas ishte përfitimi më i kërkuar për të inkurajuar punonjësit të punojnë nga një tavolinë”, tha Camille Vareille, Shef i Marketingut në Lavazza Group. “Investimi në një sërë pijesh në vend jo vetëm që mund t’u kursejë punonjësve kohë dhe para, por gjithashtu ndihmon në kthimin e tyre në zyrë”.

Nuk ka dyshim se është e mrekullueshme të kesh kafe dhe pije falas në zyrë, veçanërisht kur mund të kursesh kohë dhe para nga konsumatorët e kafesë. Të anketuarit në sondazh thanë se shpenzojnë mesatarisht 6,27 dollarë për secilën kafe të tyre, e cila arrin në afro 3000 dollarë në vit. Mesatarisht, kafeja zgjat gjithashtu nga 16 deri në 17 minuta, që shton rreth dy ditë kohë pritjeje te barista.

Ndoshta nuk jemi të varur nga kafeja në fund të fundit, por duhet hapur një diskutim për privilegjet që duhet të kemi për kafen dhe vendin e punës? Thjesht e lamë të jetë këtu.

The post Studimi e konfirmon, “frika” me e madhe që kishim për kafenë është realitet appeared first on Albeu.com.

Pse duhet të studiojmë edhe historinë që nuk ka ndodhur kurrë
Nga Nandini Das

Aludimi mbi skenarët alternativë është një praktikë gjithnjë joshëse, si në jetën tonë të përditshme, po ashtu edhe kur përpiqemi të kuptojmë të kaluarën. Pyetjet rreth asaj që ndodhi rrëshqasin shumë lehtë në hamendësime: po sikur të mos ndodhte, apo të kishte ndodhur ndryshe?

Historianët priren të mos i trajtojnë me dashamirësi spekulime të tilla. Prej tyre ushqehet shumë letërsia dhe kinemaja e fanta-shkencës. Në nëntorin e vitit 1616, ambasadori i parë anglez në Indi, Sër Tomas Roi, u shkroi drejtuesve të Kompanisë Indive Lindore.

Në letër Roi i paralajmëron ata se “lufta dhe tregtia janë të papajtueshme midis tyre”, dhe se ishte më mirë që të kërkohej fitimi përmes një “tregtie të qetë”. Roi nuk ishte aspak idealist kur bëhej fjalë për ambiciet globale angleze. Këshilla e tij bazohej në përdorimin më të mirë të burimeve të kompanisë. Pos siç na tregon e historia, “tregtia e qetë’ nuk mbeti qëllimi kryesor i anglezëve në Indi.

Po çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishin ndjekur këshillat e Roit? Kur po shkruaja mbi historinë e ambasadës së parë angleze në Indi, kjo ishte një pyetje që u ngrit vazhdimisht, si nga unë po ashtu edhe në bisedat me të tjerët. Ndërsa përgjigjja e thjeshtë është se nuk mund ta dimë, injorimi i kësaj pyetjeje do të thotë të imponosh një ndjenjë të pashmangshmërisë mbi praninë e britanikëve në Indi, duke mos pasur parasysh pasiguritë që e përkufizuan atë.

Por spekulimi mbi ngjarjet historike që nuk kanë ndodhur nuk është ndonjë gjë e re. Ndoshta shembulli më i njohur i tij është pyetja e vjetër: “Po sikur Hitleri ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore?”. Historiani romak Tit Livi ngriti këtë pyetje për Aleksandrin e Madh.

Ai arriti në përfundimin se edhe nëse Aleksandri do të kishte pushtuar Romën, romakët do të kishin fituar në fund përmes forcës së disiplinës së tyre ushtarake. Spekulimet të ngjashme nga kolegët e tij shtrihen nga sumerët dhe egjiptianët, deri tek spekulimet e famshme të shekullit XVII-të të Blez Paskal mbi efektin që mund të ketë pasur gjatësia e hundës së Kleopatrës në historinë e botës.

Linja e të menduarit “Po sikur Lufta e Dytë botërore të përfundonte ndryshe” ka gjeneruar një grup romanesh nga “Njeriu në fortesën e lartë” të Filip Dik, tek “Atdheu” i Robert Harris apo “Dominion” i C.J.Sansom, secili duke u përballur me një skenar në të cilin fuqitë aleate humbasin ndaj Gjermanisë së Hitlerit.

Të tjerët kthehen shumë më pas në kohë me librin “Vitet e orizit dhe kripës” të Kim Robinson, kur shfarosja e popullsisë së Evropës (dhe Krishterimit) nga murtaja çon në një gjeopolitikë alternative në të cilën fetë mbizotëruese janë Islami dhe Budizmi.

Për historianët, historia kundër-faktuale dhe vëmendja që i kushtohet asaj që nuk ndodhi është si një mbretëri e çuditshme, e errët, shpeshherë idiote, ndonjëherë e rrezikshme dhe gati gjithmonë problematike.

Kur Riçard J.Evans shkroi një ese me titull “Po sikur? Një humbje kohe” në The Guardian në vitin 2014, fokusi i tij ishte mbi pasojat ideologjike të analizave të tilla. Ai i referohej prirjes popullore të karakterizuar nga libra si “Historia virtuale: Alternativat dhe kundër-faktet” nga  Niall Ferguson.

Për Evans, problemi me ushtrime të tilla nuk qëndronte thjesht tek spekulimet që përbënin themelin e tyre. Rreziku i vërtetë ishte në atë që ai e quan një lloj “atavizmi intelektual”, duke u tërhequr në një linjë të shkrimit të historisë mbi “Burrat e Mëdhenj”, ku veprimet e disave përcaktuan lëvizjen e ngjarjeve botërore.

“Pse jemi kaq të prirur në fillim të shekullit XXI-të që t’i qasemi historisë në këtë mënyrë?’- Pyeti Evans. Për të, interesi ynë për historinë e asaj që mund të kishte qenë është i lidhur me gjendjen post-moderne, me mosbesimin tek ekspertiza dhe faktet që duket se e ngjyrosin debatin publik dhe akademik.

Këto janë shqetësime me vlerë. Por ekziston një perspektivë alternative. Në librin e tyre të vitit 2021 “Një e shkuar e mundësive: Historia që mund të kishte ndodhur”, Kuentin Delormoz dhe Pier Sinzharavlou pranojnë rreziqet, por theksojnë se edhe metodat historike konvencionale nuk janë të imunizuara ndaj asaj që dikush mund ta quajë një paragjykim i përditshëm.

Pra përfundimet që dalin nga kërkimi ynë historik, diktohen jo vetëm nga njohuritë tona, por nga kontekstet brenda të cilave veprojmë. Vënia në pikëpyetje e përfundimeve të tilla përmes pyetjes “Po sikur”, është e ndryshme nga spekulimet e pakufizuara.

Një nga pretendimet e tyre më interesante është se përtej Evropës, hamendësimet dhe historiografitë alternative, kanë gjetur shpesh hapësirë në vendet dikur të kolonizuara, në Indi dhe Australi, në vendet e Amerikës Latine dhe në komunitetet e margjinalizuara.

Siç argumentojnë ata, këto projekte “po përpiqen të ndërtojnë një tjetër narrativë të historisë botërore, duke e ndryshuar shkallën e analizës dhe rivendosur këndvështrime të tjera”.

Për shumë njerëz të angazhuar sot në trajtimin e pyetje të tilla, shtysa drejt historisë kundër-faktuale nuk ka të bëjë me dhënien e përparësive të njerëzve të mëdhenj dhe ngjarjeve të mëdha. Përkundrazi, ato na kujtojnë se arkivat dhe metodologjitë nga të cilat varen “provat” konvencionale historike nuk janë në vetvete pothuajse asnjëherë neutrale.

Kush jetoi? Të dhënat e kujt mbijetuan? Cilat histori tregohen, dhe si janë vënë në punë? Këto pyetje janë varur gjithmonë nga qasja diferenciale tek pushteti. Për studiuesen amerikane Saidija Hartman, këto kufizime kanë kërkuar mënyra të reja për të analizuar të kaluarën, duke prodhuar një mënyrë shkrimi të cilën ajo e ka quajtur një “fabulizim kritik”.

Ndërsa për historianë si Stefani Smolludd, ndërsa debatet aktuale rreth asaj se çfarë përbën historia, vazhdojnë të ngjallin imazhe të një kuptimi monolit e të pandryshueshëm të së kaluarës, të ndërtuar nga blloqe faktesh neutrale të gërmuara nga arkivat, ka ardhur ndoshta koha që t’i kushtojmë një vëmendje të re fragmenteve dhe zërave të humbur, ngërçeve historike dhe pikë-kthesave të humbura ndaj historisë që nuk u regjistrua dhe historisë që nuk ndodhi. /“The Guardian”

The post Pse duhet të studiojmë edhe historinë që nuk ka ndodhur kurrë appeared first on Albeu.com.

Këta persona preken më së shumti nga problemet e zemrës
Një studim i ri tregon sesi ritmet cirkadiane të qelizave të zemrës ndihmojnë në ndryshimin e funksionit të zemrës gjatë ditës, dhe mund të shpjegojë arsyen se pse punonjësit që punojnë në turnet e natës preken më së shumti nga problemet e zemrës.

Shkencëtarët kanë treguar për herë të parë se qelizat e zemrës i rregullojnë vetë ritmet e tyre cirkadiane, nëpërmjet ndryshimeve të përditshme në nivelet e joneve të natriumit dhe kaliumit brenda qelizës. Nivelet e ndryshme të joneve të natriumit dhe kaliumit brenda dhe jashtë qelizave të zemrës, krijojnë impulsin elektrik që shkakton tkurrjen e tyre dhe nxit rrahjet e zemrës.

Deri më sot përqendrimet e joneve mendohej se ishin konstante. Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat e zemrës i ndryshojnë nivelet e tyre të brendshme të natriumit dhe kaliumit gjatë ditës dhe natës. Kjo bën që zemra të përshtatet më mirë dhe të ruajë ritmin e rritur të zemrës kur ne jemi fizikisht aktivë.

Dihet tashmë se në qelizat e zemrës dhe indet e tjera ka orë të përditshme; që janë normalisht të sinkronizuara nga sinjalet hormonale që harmonizojnë ritmet tona të brendshme ditore me ciklin e ditë dhe atë të natës. Ritmet e përditshme të funksionit të zemrës, njihen prej vitesh dhe mendohet se ato ekzistojnë për shkak të stimulimit më të madh nga sistemi nervor gjatë ditës.

Ky studim i ri, i mbështetur nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore dhe Nisma “Blue Sky” e kompanisë AstraZeneca, tregon se ritmet cirkadiane brenda secilës qelizë të zemrës, mund të ndikojnë gjithashtu në rrahjet e zemrës.

Ekipi, i udhëhequr nga shkencëtarët në Laboratorin për Biologjinë Molekulare në Kembrixh të Britanisë të Madhe, në bashkëpunim me AstraZeneca-n, thonë se të kuptuarit se si këto ndryshime në nivelet e joneve ndryshojnë funksionin e zemrës gjatë ditës, mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse punonjësit që punojnë në turnet e natës janë më të prekshëm ndaj problemeve të zemrës.

Kjo pasi ritmet jonike të drejtuara nga orët e zemrës dalin “jashtë sinkronizimit ”përgjatëstimulimit që pësojnë nga orët e trurit. Ky kuptim i ri mund të çojë në trajtime më të mira dhe në masa parandaluese për të luftuar sëmundjet e zemrës.

Autorja kryesore e studimit, Aleksandra Stangerlin, u habit kur zbuloi se nivelet e natriumit dhe kaliumit ndryshonin deri në 30 për qind në qelizat e izoluara dhe indet e zemrës.

Kjo ndryshon aktivitetin elektrik në këto qeliza. Tek minjtë, ky ndryshimit duket të jetë po aq i rëndësishëm për të kuptuar ndryshimet ditore në rrahjet e zemrës, siç është kontrolli nervor.Dr.Xhon O’Nil, nga Laboratori i Biologjisë Molekulare, që drejtoi studimin, thotë:

“Mënyrat sesi ndryshon funksionimi i zemrës gjatë gjithë kohës, rezultojnë të jenë më komplekse nga sa mendohej më parë. Sasia e joneve që kontribuojnë në normën e rrahjes së zemrës ndryshon gjatë ciklit ditor.

Kjo ka të ngjarë ta ndihmojë zemrën të përballojë kërkesat e rritura gjatë ditës, kur ndryshimet në aktivitet dhe prodhimin kardiak janë shumë më të mëdha se sa gjatë natës, kur ne zakonisht flemë. Kjo krijon mundësinë e trajtimeve më efektive për sëmundjet kardiovaskulare, për shembull për t`i marrë ilaçet në kohën e duhur gjatë ditës”

The post Këta persona preken më së shumti nga problemet e zemrës appeared first on Albeu.com.

STUDIMI/ Infeksionet bakteriale janë shkaku i dytë i vdekjeve në botë
Infeksionet bakteriale janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë pas sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi gjithëpërfshirës në të cilin Staphylococcus Aureus dhe Pneumokoku janë më vdekjeprurësit mes baktereve.

Studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën e specializuar mjekësore “Lancet”, përfshiu tridhjetë baktere – shkaktarët më të zakonshëm të infeksioneve, me një përpjekje të shkencëtarëve për të vlerësuar lidhjen e baktereve me numrin e vdekjeve. Hulumtimi u krye si pjesë e të ashtuquajturës “barra globale e sëmundjes”.

Programi kryesor i kërkimit, i financuar nga Fondacioni Bill Gates, është i një shkalle të pashembullt, me përfshirjen e disa mijëra studiuesve nga një sërë vendesh anembanë botës. Autorët arritën në përfundimin se “rastet që lidhen me bakteret e studiuara përfaqësojnë shkakun e dytë kryesor të vdekjes në mbarë botën” pas sëmundjes koronare të zemrës, në të cilën dallohen sulmet në zemër.

Nga 7.7 milionë vdekje të lidhura me infeksione bakteriale, një në tetë është për shkak të efekteve të Staphylococcus aureus dhe infeksionit pneumokok. Të dhënat datojnë në vitin 2019, para pandemisë COVID-19.

Gjysma e vdekjeve i atribuohen pesë nga tridhjetë bakteret e përzgjedhura – staphylococcus aureus, Escherichia coli, pneumococcus, Klebsellia pneumoniae dhe bacillus pyocyanin. Staphylococcus aureus është “shkaku kryesor i vdekjes së shkaktuar nga infeksioni bakterial në 135 vende”, zbuloi studimi.

Më vdekjeprurësit tek fëmijët nën moshën pesë vjeç janë infeksionet pneumokokale.

Studiuesit thonë se këto rezultate janë një tregues i qartë se infeksionet bakteriale janë një “përparësi urgjente” në shëndetin publik. Nga atje, ata apelojnë për angazhim për parandalimin e infeksioneve, përshkrim më të mençur të antibiotikëve, veçanërisht për të shmangur rezistencën ndaj këtyre barnave, si dhe përdorim më efektiv të vaksinave.

The post STUDIMI/ Infeksionet bakteriale janë shkaku i dytë i vdekjeve në botë appeared first on Albeu.com.

Autizmi/ Studimi që identifikoi 102 gjene të implikuara në rrezikun e çrregullimeve të këtij spektri
Një studim ndërkombëtar i botuar në revistën “Cell” identifikoi 102 gjene të implikuar në rrezikun e çrregullimeve të spektrit të autizmit, 30 prej tyre ende të panjohur.

Siç shkrun focus.it, “studimi shfrytëzoi teknikat e sekuencës së gjeneve të zhvilluara kohët e fundit për të studiuar ADN-në e mbi 35 mijë subjekteve. Pothuajse 12 mijë prej të cilëve të prekur nga autizmi: në veçanti, ekzomi, pjesa e ADN-së që kodon për proteinat”.

Ekozomi u analizua, duke arritur kështu të identifikojë të dyja rolet e gjeneve të përfshira dhe llojin e mutacioneve që prekin ato. Studimi u krye nga Joseph Buxbaum (Nju Jork), Alfredo Brusco dhe Giovanni Battista Ferrero (Universiteti i Torinos) e Alessandra Renieri (Universiteti i Sienës).

Në vitet e fundit, të dhënat shkencore na kanë lejuar të fillojmë të kuptojmë shkaqet e çrregullimit të spektrit të autizmit: vetëm 15 vjet më parë shkaqet ishin kryesisht misterioze dhe roli i gjenetikës në këtë sëmundje nuk ishte aspak i qartë.

Së pari, u kuptua se komponenti gjenetik është i rëndësishëm në çrregullimin e spektrit të autizmit, i cili në fakt nuk është një sëmundje, por një grup shumë i madh sëmundjesh. Kjo punë nuk është e para që identifikon gjenet e reja, por vazhdon të konfirmojë këto hipoteza dhe zgjeron gjenet që pa mëdyshje lidhen me sëmundjen.

Një pikë tjetër e rëndësishme është të kemi konfirmuar se disa forma më serioze shoqërohen me mutacione shumë shkatërruese në gjenet e vetme: këto mutacione janë “de novo”, pra, me origjinë nga niveli i gameteve te prindërit e subjekteve të prekur.

Identifikimi i gjeneve të reja na jep njohuri të reja mbi mekanizmat e përfshirë në sëmundje: studimi tregon se nuk ka vetëm një klasë të qelizave të përfshira në autizëm, por përkundrazi, se shumë ndryshime në zhvillimin e trurit dhe funksionin neuronal mund të çojnë në autizëm.

Gjenet e identifikuara shprehen shumë herët në zhvillimin e trurit dhe konfirmojnë autizmin si një sëmundje neurozhvillimore. Funksioni i tyre është shpesh kyç në proceset e rregullimit të shprehjes së gjeneve ose në komunikimin ndërmjet neuroneve në nivelin e sinapseve.

Njohja e gjeneve të autizmit na lejon të kuptojmë më mirë mekanizmat që qëndrojnë në themel të zhvillimit të trurit. Në të njëjtën kohë na lejon të hipotezojmë strategji për të korrigjuar proceset e ndryshuara. Eshtë një rrugë e gjatë, por fillon me njohjen e bazës gjenetike. Çfarë na pret në të ardhmen?

The post Autizmi/ Studimi që identifikoi 102 gjene të implikuara në rrezikun e çrregullimeve të këtij spektri appeared first on Albeu.com.

Gjumë i mirë, zemër e shëndetshme. Çfarë duhet të dini për studimin e ri
Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të fjetur mjaftueshëm, ja ku është: përmirëson shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës shtoi kohëzgjatjen e gjumit në listën e saj të kontrollit të shëndetit kardiovaskular. “Life’s Essential 8”, është një pyetësor që mat tetë fusha kryesore për të përcaktuar shëndetin kardiovaskular të një personi.

Përveç gjumit, lista e re përmbante kategoritë origjinale: dieta, aktiviteti fizik, ekspozimi ndaj nikotinës, indeksi i masës trupore, lipidet e gjakut, glukoza në gjak dhe presioni i gjakut.

Kohëzgjatja e gjumit u rendit në listë pasi studiuesit ekzaminuan gjetjet e reja shkencore gjatë dekadës së fundit që zbuluan se gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, sipas Dr. Eduardo Sanchez, shefi mjekësor i AHA-së për parandalimin.

Çfarë llogaritet si gjumë i shëndetshëm?

Të rriturit duhet të flenë shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë. Megjithatë, njerëzit duhet të kenë gjumë cilësor për të marrë përfitime. Pra nuk mjafton vetëm kohëzgjatja, por edhe një gjumë i mirë.

Një person kalon nëpër cikle të shumta gjumi. Ka tre faza të gjumit dhe në të tretën futeni në gjumë të thellë.

Nëse zgjoheni vazhdimisht, kjo do t’ju pengojë të shkoni në fazat pasardhëse. Kjo mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe rritje të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që lidhet me diabetin dhe obezitetin, tha ai. Në këto kushte shëndetësore, shëndeti i zemrës dobësohet ndërsa rritet risku për pasoja të rënda. Ku artikull duhet t’ju bëjë t’i rimendoni edhe një herë, oraret e gjumit, edhe nëse jeni në moshë të re.

The post Gjumë i mirë, zemër e shëndetshme. Çfarë duhet të dini për studimin e ri appeared first on Albeu.com.