stërvitje të përbashkëta Archives - Albeu.com

Afrika e Jugut mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që të jetë nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën, që mbahen në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Fillimisht ishte planifikuar që stërvitjet kundërthënëse të mbaheshin javën e kaluar, por stërvitjet e quajtura Mosi-II nisën të mërkurën në bregun lindor të Afrikës së Jugut.

Por, nisja e stërvitjeve dy ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës bëri që komentatorët të argumentonin se mbajtja e stërvitjeve në këtë kohë tregon “pandjeshmëri”.

Mbajtja e këtyre stërvitjeve është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Afrika e Jugut ka refuzuar që të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, duke argumentuar se preferon dialog për t’i dhënë fund luftës.

“Ka dallim midis ushtrisë dhe politikës”, tha gjenerallejtënant Siphiwe Sangweni, shef i operacioneve të përbashkëta të Forcave Mbrojtëse të Afrikës së Jugut gjatë një konference për media nga qyteti-port, Riçards Bej.

Ai tha se ushtria u “udhëzua nga Qeveria”, por po ashtu kishte nevojë që të mësonte aftësi të tjera nga ushtritë e shteteve të tjera për të mbrojtur Afrikën e Jugut dhe sa i përket operacioneve paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Po, ka shtete që ndihen ndryshe nga qasja jonë, por të gjitha shtetet sovrane kanë të drejtë të veprojnë siç duan”, tha ai.

Sangweni tha se “bashkëpunimi dhe koordinimi me të gjitha ushtritë e tjera” është “shumë i rëndësishëm”.

Mbi 350 pjesëtarë të forcave të armatosura të Afrikës së Jugut do të marrin pjesë në stërvitjet që do të përfundojnë më 27 shkurt. Rusia është “shteti udhëheqës” i këtyre stërvitjeve, tha Afrika e Jugut.

Në stërvitje do të përfshihen edhe një luftanije ruse e pajisur sistemet e raketave të fuqishme ruse, Zircon, dhe armë kineze.

Ushtria ruse tha përmes një deklarate se luftanija ruse “Admiral Gorshkov” do të përdoret për të ushtruar taktikat se si mund të zmbrapsen kërcënimet që mund të vijnë nga deti.

Në këto stërvitje, Brazili do të marrë pjesë si vëzhgues. Kjo është hera e dytë që ky shtet merr pjesë në këtë cilësi në stërvitjet ushtarake ku kanë qenë të përfshira Afrika e Jugut, Kina dhe Rusia./REL/

The post Afrika e Jugut mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Gati stërvitja me raketa hipersonike, Rusia bashkon fuqinë me Kinën dhe Afrikën e Jugut
Rusia po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Kinën dhe Afrikën e Jugut në ujërat jashtë bregut lindor të Afrikës jugore, pavarësisht shqetësimeve të SHBA-së dhe pritet  të ketë një lëshim provë të një rakete hipersonike.

Kritikët thonë se stërvitjet ushtarake 10-ditore do të veprojnë si një nxitje propagande për Moskën në përvjetorin e pushtimit të saj në Ukrainë.

Ndërsa Perëndimi po rrit dërgesat e tij të armëve për të ndihmuar Ukrainën të shmangë pushtimin rus, Afrika e Jugut filloi lojërat luftarake me luftanijet ruse që me krenari mbështesin ofensivën.

“Admirali Gorshkov” i Rusisë, i cili mbërriti në Cape Toën këtë javë, është shënuar me simbolin pro luftës të Kremlinit, shkronjën “Z”.

Ambasadorja e Ukrainës në Afrikën e Jugut, Liubov Abravitova tha se ajo dënon stërvitjet.

“Është shumë shqetësuese që Afrika e Jugut do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake me vendin, agresorin, pushtuesin, që përdor forcën e tij ushtarake kundër vendit paqësor, duke sjellë shkatërrim dhe duke u përpjekur të eliminojë kombin ukrainas”, tha Abravitova.

Afrika e Jugut ka mbrojtur vazhdimisht qëndrimin e saj neutral ndaj konfliktit në Ukrainë dhe të drejtën e saj për marrëdhënie me Rusinë, një anëtare tjetër e bllokut tregtar BRICS me Brazilin, Indinë dhe Kinën.

Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, muajin e kaluar mirëpriti homologun rus, Sergey Lavrov. dhe tha se Pretoria nuk do të vijonte të qëndronte neutral.

Megjithatë, Aleanca Demokratike e opozitës, thotë se mbajtja e stërvitjeve në Pretoria tregon se ajo ka hequr dorë nga çdo pretendim për neutralitet.

Departamenti i Mbrojtjes i Afrikës së Jugut tha se kjo nuk është loja e parë luftarake me Rusinë dhe se më parë ajo iu bashkua stërvitjeve ushtarake edhe me aleatët e saj perëndimorë.

Megjithatë, Afrika e Jugut këtë vit refuzoi një ftesë për t’u bashkuar me stërvitjet detare shumëkombëshe të udhëhequra nga SHBA në Gjirin e Guinesë./Albeu.com/

The post Gati stërvitja me raketa hipersonike, Rusia bashkon fuqinë me Kinën dhe Afrikën e Jugut appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare këtë javë
Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare midis 21 dhe 27 dhjetorit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas Reuters, stërvitjet e përbashkëta detare, të cilat zhvillohen çdo vit që nga viti 2012, do të përfshijnë gjuajtje me raketa dhe artileri në Detin e Kinës Lindore, tha ministria ruse e mbrojtjes. Qëllimi kryesor i stërvitjeve është forcimi i bashkëpunimit detar midis Rusisë dhe Kinës dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajonin Azi-Paqësor.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Moska ka kërkuar të rrisë lidhjet e saj politike, të sigurisë dhe ekonomike me Pekinin dhe e sheh udhëheqësin e Kinës Xi Jinping si një aleat kyç në një aleancë anti-perëndimore.

Të dy vendet nënshkruan një partneritet strategjik “pa kufij” vetëm disa ditë përpara se Moska të niste pushtimin më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në shkurt, por Pekini që atëherë ka shprehur shqetësime për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Rusia tha se katër nga anijet e saj do të merrnin pjesë në stërvitje, duke përfshirë kryqëzorin me raketa Varyag, ndërsa gjashtë anije kineze do të merrnin pjesë, së bashku me avionë dhe helikopterë nga të dyja palët.

Anijet ruse u nisën të hënën nga porti i Lindjes së Largët të Vladivostok për të marrë pjesë në stërvitjet njëjavore, të cilat fillojnë të mërkurën.

The post Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare këtë javë appeared first on Albeu.com.