socialistet Archives - Albeu.com

Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar atë që e cilëson si kontrast të thellë mes luksit të përfaqësuesve të qeverisë dhe varfërisë së qytetarëve në Kuçovë dhe zona të tjera të qarkut.

Ai shkruan se, ndërsa përfaqësues të mazhorancës festojnë në ambiente luksoze, një pjesë e madhe e qytetarëve përballen me varfëri, papunësi dhe kushte të vështira jetese.

Gjithashtu, në postimin e tij, Maliqi thekson se ky kontrast tregon shkëputjen e pushtetit nga realiteti i përditshëm i qytetarëve, duke shtuar se propaganda dhe luksi nuk mund të fshehin problemet reale me të cilat përballet shoqëria.

Postimi i Maliqit:

“KONTRASTI ME REALITETIN SOCIALIST

Fotoja e parë: Të pangopurit e PS që festojnë në lokale luksi mes tyre, te “Hani Qerozit”, ndërkohë Kuçova zhytur në varfëri, plehra e qenë!

Fotoja e dytë: Pakot e mia modeste për familjet në nevojë në të gjithë zonën e Kuçovës këtë prag festash.

Të dashur miq, ‘Barkdërrat’ e pangopur, abuzuesit e Rilindjes nuk fryhen dhe as nuk skuqen. Ata s’kanë as turp as moral, por hanë e pijnë, kërcejnë në lokale luksoze e ndërsa populli vuan!!! Jam krenar me mbështetjen që kam marrë ndaj nuk i lë në baltë, ashtu si familja ime do festojnë edhe ata pasi nuk më interesojnë festat kur populli vuan. Këto ditë u përpoqëm të ndihmonim disa familje nevojë për t’i lehtësuar sadopak vuajtjet me pako modeste nga ana jonë në bashkëpunim me biznesin e ndershëm. Kontrastin kuptojeni vetë. Zoti i sheh më mirë se kushdo. Mbetem me njerëzit në nevojë dhe në mbeshtetje të plotë të tyre. Rilindja mendjen e ka te parfumosja, veshjet luksoze, pijet e shtrenjta, vallet lokalet lluksoze dhe reklamë e propagandë ndërkohë që populli ne vuajtje në mjerim, duke u lutur në Zot.

Ju uroj gëzuar dhe të keni besim se me fitoren tonë të përbashkët do jem zëri dhe mbështetja juaj për punësim, mirëqënie dhe ndryshim.

Gëzuar!”, shkruan Maliqi.

The post Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi appeared first on Albeu.com.

Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore
Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Kërkesa e plotë:

Lënda: Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në konsultimin për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026

STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, referuar kërkesës së tij nr.42497 prot., datë 15.12.2025, për të marrë pjesë në konsultimin e PBA 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Sipas Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, konkretisht:

– Neni 58 pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.

– Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, për çështje të interesit publik.

Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, referuar ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41, parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, ju kërkojmë që nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike në një nga datat nga 16 deri në 18 dhjetor 2025.

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Me respekt,

Këshilltarët

The post Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku kritikon propozimet socialiste për përjashtime nga taksat: Favorizim për oligarkët, barrë për qytetarët
Ditën e sotme, përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video, ku analizon propozimet e fundit të shumicës socialiste për përjashtime nga taksat për 10 vite, për korporatat e mëdha në turizëm.

Këtë nismë, Tabaku e cilëson si një tjetër shembull të qartë të favorizimit të oligarkëve dhe rrënimit të ekonomisë për shumicën e shqiptarëve.

Sipas saj, kjo nismë është pjesë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që mbitakson profesionistët e lirë, sipërmarrjet e vogla dhe shtresën e mesme, ndërsa përjashton nga taksat një pakicë gjithnjë e më të favorizuar.

Gjithashtu, Tabaku theksoi se ligjet speciale, të cilat fillimisht ishin përjashtime nga rregulli, tashmë janë kthyer në normë në Shqipëri. Ajo përmendi se aktualisht janë propozuar dy nisma të reja në Kuvend:

1. Shtyrja për herë të tetë e Ligjit të Investimeve Strategjike.

2. Përjashtimi nga taksat për 10 vite i bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

” Çdo qytetar shqiptar paguan sot taksat më të larta në rajon dhe në disa raste edhe në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, investitorët strategjikë, që veprojnë pa garë dhe në mënyrë klienteliste, përjashtohen nga këto taksa, ” u shpreh deputetja e PD-së.

Sipas Tabakut, qasja aktuale ka krijuar një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me qeverinë dhe penalizon shumicën e qytetarëve. Ajo kritikoi rëndë faktin që janë miratuar 17 ligje speciale, duke përfshirë ato për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe përjashtimet nga taksat për kompani të mëdha.

” Një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE nuk mund të lejojë këto praktika të deformuara, ” theksoi Tabaku, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë fiskale dhe investime strategjike në sektorë si bujqësia, turizmi, arsimi dhe energjia.

Deputetja demokrate propozoi disa masa konkrete për të rikthyer balancën dhe drejtësinë në ekonominë shqiptare, duke përfshirë:

Një kod fiskal transparent dhe të pandryshueshëm.

Rishikim të plotë të ligjeve për investimet dhe klimën e biznesit.

Përjashtim të favoreve fiskale që favorizojnë pakicën dhe dëmtojnë konkurrencën e lirë.

” Shqipëria ka nevojë për një treg konkurrues dhe të drejtë, që i shërben të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm një pakice të privilegjuar. Zgjidhja vjen përmes një politike fiskale të ndershme dhe investimesh të qëndrueshme, ” përfundoi Tabaku.

Ligjet Speciale dhe Pasojat e Tyre mbi Ekonominë Shqiptare

Ligjet speciale, të cilat fillimisht ishin parashikuar si përjashtime nga rregulli, janë kthyer në rregull në Shqipëri. Aktualisht, në Parlamentin e Shqipërisë janë propozuar dy ligje speciale të reja:

1. Shtyrja e Ligjit të Investimeve Strategjike për të tetën herë.

2. Përjashtimi nga taksat për dhjetë vite i të gjitha bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

Çdo qytetar shqiptar paguan sot taksat më të larta, jo vetëm në rajon, por edhe në Bashkimin Evropian. Sistemi aktual i taksave është kompleks dhe arrin deri në 23%, duke nxitur informalitetin dhe duke zhvlerësuar shtresën e mesme. Si rezultat, shumë profesionistë të lirë dhe biznese të vogla detyrohen të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar shpenzimet minimale të muajit.

Përgjigjja e qeverisë ndaj kësaj situate ka qenë përmes favoreve fiskale. Propozimi për të hequr të gjitha taksat e korporatave për dhjetë vite për industrinë e turizmit është korruptiv dhe klientelist.

Ky vendim është abuziv sepse:

Bizneset shqiptare paguajnë taksa të larta.

Shtresa e mesme paguan taksa të larta.

Sipërmarësit shqiptarë janë të detyruar të kontribuojnë me tatime të rënda.

Nga ana tjetër, investitorët strategjikë, që veprojnë pa garë dhe në mënyrë preferenciale, përjashtohen nga tatimi i korporatave. Ky është një shembull i qartë i funksionimit të sistemit socialist në ekonomi, duke favorizuar pak kompani dhe operatorë ekonomikë.

Numri i ligjeve speciale të miratuara nga Parlamenti ka arritur në 17, duke përfshirë:

Ligje për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ligje për investitorë strategjikë.

Ligje për përjashtime nga taksat.

Këto ligje kanë krijuar një pakicë të favorizuar dhe kanë taksuar shumicën dërmuese të qytetarëve shqiptarë. Një vend normal, sidomos një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, nuk duhet të lejojë këtë praktikë.

Ekonomia shqiptare ka nevojë për një kuadër të drejtë fiskal dhe një paketë të re investimesh, që:

Stimulojnë të gjitha investimet, shqiptare dhe të huaja.

Vendosin rregulla të qarta dhe të pandryshueshme fiskale.

Eliminojnë informalitetin dhe trajtimin preferencial të disa operatorëve ekonomikë.

Politikat fiskale duhet të jenë transparente dhe të bazuara në parimet e konkurrencës së lirë. Një kod fiskal i qartë dhe i pandryshueshëm do të nxisë investimet e huaja dhe do të ndihmojë në krijimin e një ekonomie të drejtë.

Investimet e huaja direkte sot fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të patundshme, shpesh të lidhura me pastrimin e parave. Për të ndryshuar këtë situatë, duhet të mbështeten sektorët strategjikë si:

Bujqësia

Turizmi

Arsimi

Energjia

Zgjidhja vjen me:

1. Një paketë të re fiskale, që vendos të gjithë bizneset në një bazë të barabartë.

2. Një kod fiskal transparent, që nuk ndryshon sipas interesave të qeverisë apo oligarkëve.

3. Rishikim të plotë të ligjeve, që rregullojnë klimën e biznesit dhe investimeve.

4. Përjashtim të të gjitha favoreve fiskale, që deri më sot kanë favorizuar një pakicë.

Kjo praktikë duhet të marrë fund për të krijuar një treg konkurrues, të hapur dhe të drejtë, që i shërben të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ekonomia shqiptare ka nevojë për frymë dhe zhvillim të qëndrueshëm, bazuar në parimet më të mira të Bashkimit Evropian.

The post Jorida Tabaku kritikon propozimet socialiste për përjashtime nga taksat: Favorizim për oligarkët, barrë për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Pandeli Majko: Burgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u
Deputeti Pandeli Majko, duket se ka dalë nga radhët e zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste dhe shefit të tij Edi Rama, se për këdo që godet SPAK-u përgjegjësia është personale.

Majko deklaron se i dhemb për secilin nga shokët dhe shoqet e partisë që godet SPAK-u, madje sipas tij, ka pasur raste kur ka ngelur dhe pa tekst, për persona që ka punuar në krah bashkë me ta.

Ai pretendon se në burg po shkojnë më shumë socialistë, se sa kundërshtarë të tyre, madje përmendi dhe një batutë që i kishin thënë në Kukës se “burgu është për burrat dhe socialistët”.

“Jo vetëm që ka goditur nga radhët e PS-së, por ka bërë vaki dhe që kemi ngelur dhe pa tekst, për miq, shok, që kemi pasur krah për krah. Unë nuk hyj tek ata që të dal dhe të them mbrojtja është personale. Mua më ka dhembur për secilin dhe mendoj se kjo është njëra anë e problemit, por ana tjetër që duhet vlerësuar është që PS pranon sistemin. Batuta që më thanë mua në Kukës është që burgu është për burrat dhe për socialistët, e thënë në kuptimin e parë të fjalës, pra që në burg po shkojnë socialistët, falë një sistemit të ngritur falë votës së mazhorancës sonë.

Unë nuk them që jemi engjëj, prandaj po ndodh kjo, ne jemi njerëz që bëjmë gabime dhe secili sipas mënyrës së vetë do japë llogari. Prandaj është edhe kjo arsyeja pse unë nuk kam qejf të shkoj nëpër këto banaqet dhe të bëj sikur këtu nga Partia Socialiste uji vjen i pastër, por pastaj disa të poshtër bëjnë këtë apo atë. Politika shqiptare e ka kërkuar këtë që po ndodh, ose me e thënë me dialekt verior, meqenëse jam i deleguar në Kukës, e ka lyp këtë proces që po ndodh”, – tha Pandeli Majko në Abc News.

The post Pandeli Majko: Burgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u appeared first on Albeu.com.

Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025
Maxhoranca socialiste, ka rrëzuar dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha, të propozuara në Kuvend.

Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve, deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga moazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

The post Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025 appeared first on Albeu.com.

Bledjon Nallbati mallkon socialistët: Mos u ngopshi dhe ju zënçin fytin, na faturuat 2 mln lekë për karriget
Deputeti i Partisë Demokrstike, Bledjon Nallbati, deklaroi se është Edi Rama ai që i çon deputetët e PS-së në SPAK.

Nallbati akuzoi maxhorancën se ka p**rdhunuar Kushtetutën, duke iu referuar vendimit për përjashtimin e tyre nga parlamenti.

“Deputetët e PS i rrezikon Rama, jo ne, ai i çon në SPAK e në burg. Ju që keni përdhunuar Kushtetutën, iu qenkan dhimbsur shumë. Ju dhimbsen karriget, por jo lekët e inceneratorëve. Na keni faturuar nga 2 milionë për karrige dhe nuk ka problem.

Kjo nuk është pronë socialiste, ato mund t’i vidhni si të doni. Karriget ju janë dhimbsur shumë. Na i faturuat karriget 2 milionë. Problemi është se kur erdha sot gjeta prapë një karrige të vjetër. Dhe këto i vodhët, mos u ngopshi dhe ju zënshin fytin”, u shpreh Nallbati.

The post Bledjon Nallbati mallkon socialistët: Mos u ngopshi dhe ju zënçin fytin, na faturuat 2 mln lekë për karriget appeared first on Albeu.com.

Socialistët bojkotuan Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi thirrje Nikollës: Të shkarkohen anëtarët, s’kanë vullnet!
Pas bojkotimit të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë nga ana e socialistëve, deputetja demokrate Albana Vokshi në një konferencë për mediet i ka kërkuar Nikollës të marrë masa.

Nga Kryesia e Kuvendit Vokshi u shpreh se sot do t’i dërgohet një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila duhet të marrë masa për zhvillimin e komisionit me qëllimin hetimin parlamentar të dy koncesioneve.

“Dua t’ju bëj me dije se pas konsultave, ne në planin hetimor që e kemi depozituar, do të kemi në listën e dëshmitarëve, Edi Ramën, Ilir beqajn, Ogerta Manastirliun, persona nga Nisma Thurrje që kanë depozitar të parët denoncimin në SPAK. Ortakët dhe administratorët e dy koncesioneve, sterilizimin dhe Check-up.

Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën.

Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi.”, tha ajo.

The post Socialistët bojkotuan Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi thirrje Nikollës: Të shkarkohen anëtarët, s’kanë vullnet! appeared first on Albeu.com.

Berisha në Durrës: Ramën e konsideroj armik, socialistët jo
Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë në Durrë ditën e sotme ku ka folur për disa tema por ajo cka ra në vëmendje ishte fjala e Berishës.

Berisha deklaroi se konsideron armik vetëm Edi Ramën dhe jo socialistët.

Berisha: Ajo që ndodh në Durrës është një barbari. Ato janë vlera të cilat nuk janë as demokrate as socialiste, janë vlera të përjetshme. I kanë sjellë Durrësit dhe durrsakët në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe tani për shkak të korrupsionit, të vjedhjes kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket. Pra, një nga rreziqet e mëdha. Flamuri është vler i thesareve kulturore në radhë të parë, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. Fatkeqësi më të madhe për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte. Unë e kam deklaruar para jush, armik atë dhe ia kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse ai nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka, nëse nuk ke votën nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën./albeu.com

The post Berisha në Durrës: Ramën e konsideroj armik, socialistët jo appeared first on Albeu.com.

“Socialistët janë modernë”, sekretaren mbi tavolinë, si u kap ministri duke kryer marrëdhënie në zyrë dhe reagimi i Nanos
Gazetari dhe ish-deputeti Mitro Çela ka rrëfyer një histori të ndodhur vite më parë, kur ai shërbente në kabinetin e qeverisë së Fatos Nanos.

Çela tregon për një skandal seksual ku i përfshirë ishte një ministër. Siç rrëfen Mitro Çela, ish-ministri po kryente marrëdhënie në zyrë me një vajzë në orarin e punës.

Kjo çështje ishte raportuar nga zëvendësi i ministri deri tek i pari i qeverisë Fatos Nano, por ky i fundit kishte zgjedhur të heshtë duke thënë se socialistët janë modernë.

Shkrimi i plotë:

Film erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mishin koqe – koqe, pa marrë parasysh moshën time 74-veçare. Ja një frazë nga filmi:

-Ne, amerikanët, flemë në darkë dyshe dhe zgjohemi në mëngjes treshe.

Nuk është ndonjë suprizë. Gojët e liga thonë, se demek, zakone të tilla moderne dhe amerikane, kanë hyrë edhe në Tiranë. Unë, nuk besoj të ndodhi kjo “seveda” nën qeverinë Rama.

Ndryshe ishin socialistët në pushtet, në epokën e Nanos.

Më sojllij.

Më modernë në jetë.

Më liberalë.

Nuk më beson, mo i larti këndonjës?

Harrove zotrote, seksgein me ministrin…Nuk po e përmënd emrin. Po imitoj Gaz Bardhin: për një vilë, bëri lëmsh katër deputetë demokratë!

I nderumi ministër, brenda orarit të punës ushtronte edhe zanatin sipas diplomës: dhjatrua. ( Doktor)

Një ditë, fare pa takt, hap derën e zyrës zv. i ministrit.

Mbi tavolinë.

Dy shalë poshtë një fustani të hapur.

Një palë tanga si tre copa spango të përdredhura…

Koburja e ministrit…kobure… e mbushur nga shejtani…

Për të keqin fat, zv. na qëlloi namusqar.

Yrysht përpara!

Trokiti në derën e kryeministrit Nano…

Sovrani nuk mori vesh gjë, sepse kryeministri gjykojë:

-Nuk cënojmë jetën private, na socialitët edhe modernë edhe pushtetarë! Do e çojmë apo jo Shqipërinë në Evropë?! I këndoni apo nuk I këndoni ligjet e Strasburgut për privatësinë?!

Kaq i tha Nano zv. të ministrit…/albeu.com/

The post “Socialistët janë modernë”, sekretaren mbi tavolinë, si u kap ministri duke kryer marrëdhënie në zyrë dhe reagimi i Nanos appeared first on Albeu.com.

“Nis lufta mes llojit”, Berisha publikon bisedën mes dy socialistëve (VIDEO)
Ende pa nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ka startuar lufta mes llojit. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një bisedë telefonike mes një personi që pretendon se punon tek Zyra Organizative e PS në Tiranë dhe identifikohet me emrin Endri.

Ky i fundit ka marrë në telefon kandidatin e 33 në listë,  Vaid Shabën. Gjatë telefonatës, Endri pyet Shabën lidhur me procesin dhe me rezultatin e Etjen Xhafës në zonën e Kavajës.

PJESË NGA BISEDA:

Endri: Si është situata në Kavajë?

Shaba: Mirë.

Endri: Fjalë të mira po dëgjojmë gjithë kohës, ku raporton se nuk kemi shifra konkrete nga ti.

Shaba: Çfarë të raportoj? Kë do ti?

Endri: Numrin e votave. Ku raporton për situatën? Flas nga zyra e PS-së në Tiranë. Kush je se mos i kam rënë gabim?

Shaba: Vaid Shaba jam. Në asnjë vend, ku të raportoj, çfarë?

Endri: Raportimin mbi numrin e votave të kandidatit, Etjenit. A je takuar me të?

Shaba: Unë jam kandidat për vete, çfarë pune kam me Etjenin?

Endri: Ti je i 33 vëlla, nuk po punon për Etjenin ti?

Shaba: Punoj për vete o vëlla.

Endri: Si për vete?

Shaba: OK, mirupafshim.

The post “Nis lufta mes llojit”, Berisha publikon bisedën mes dy socialistëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.