situata ne afganistan Archives - Albeu.com

“I rrahën në mes të tregut vetëm se qeshën”, si është jeta e vajzave në Afganistanin e talebanëve
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan, situata për të drejtat e vajzave dhe gravë është vështirësuar jashtëzakonisht shumë.

Pavarësisht premtimeve me të cilat erdhën talebanët, duket se ekonomia dhe të drejtat e grave janë në ditët më të këqija.

The Guardian sjell një pasqyrim të situatës në këtë shtet nën regjimin e talebanëve.

Maryam, ky nuk është emri i saj i vërtetë, ndjek klasën e gjashtë në Kabul, ndërkohë që sipas rregullave të qeverisë së re, shkollimi i saj do të përfundojë shumë shpejt, pas vetëm disa muajsh.

Por 10-vjeçarja, ka një “strategji” për të qëndruar edhe një vit në shkollë.

“Do të sigurohem që të mos u përgjigjem saktë shumë pyetjeve. Kam vendosur të ngel në klasë, kështu që mund të studioj përsëri klasën e gjashtë”, ka zbuluar vogëlushja planin e saj.

Ky është Afganistani gati një vit pasi talebanët morën kontrollin e vendit.

Të rinjtë, në vend që të shfrytëzojnë potencialin e tyre intetektual në të mirë të vendit, detyrohen të “shpikin” plane të tilla, në tentativa për t’ia hedhur sistemit.

Në fushatën e tyre për Afganistanin dhe në bisedimet ndërkombëtare me SHBA-në, talebanët premtuan një version paksa të zbutur të ekstremizmit të tyre puritanist, duke deklaruar se do të sillnin paqe dhe stabilitet në një vend të pushtuar nga dekada lufte.

Talebanët kishin deklaruar se gratë do të kishin të drejtën të punonin, ndërsa pas përfundimit të luftës ekonomia vendase do të kishte më shumë hapësira për tu rritur,

Pothuajse një vit më vonë, ai vizion duket gjithnjë e më i shumë me i largët.

Tashmë jeta e qytetarëve afganë është ne ndarë në dy epoka, para dhe pas “Dari”, një term që në gjuhën afgane nënkupton rënie apo kolaps.

Qeveria talebane është një qeveri e izoluar, një ekzekutiv që nuk njihet nga asnjë shtet tjetër, madje as nga aleatët e dikurshëm.

Ndërkohë që vëmendja e tërë botës është përqendruar në luftën në Ukrainë, gratë në Afganistan përballen me kufizime më të ashpra, përfshirë ndalimin e arsimit të mesëm, faktin që janë të detyruara që të jenë të shoqëruar nga një mashkull në çdo udhëtim të tyrin si dhe detyrimi për të mbuluar fytyrën në publik.

“Tri herë kam parë gra të rrahura në treg nga talebanët. Disa kishin veshur pantallona të cilat sipas tyre ishin të ngushta, duhet ta kishit parë se në çfarë gjendje emocionale ishin ato më pas.

Një herë tjetër ata rrahën vajza vetëm sepse po buzëqeshnin dhe flisnin me zë që sipas tyre ishte shumë i lartë. Është një gjë e natyrshme të bisedosh për gjërat që po blen në treg”, tha një 16 vjeçare, e cila duhej të linte shkollën në shtator dhe po luftonte me depresionin.

Ajo ka treguar se nuk kishte një veshje abaja të gjatë, të zezë dhe familja e saj nuk kishte mundësi ekonomike që ta blinte.

“Që atëherë unë madje kam ndaluar së shkuari në medrese [shkollë fetare], është më mirë të jem në shtëpi sesa të përplasem me këto kafshë,” tha ajo.

Kolapsi ekonomik

Ekonomia është rrënuar me të paktën një të tretën, pasi sanksionet ndërkombëtare mbi talebanët ndërprenë tregtinë dhe ndihmat.

“Ne nuk ishim të lidhur politikisht me qeverinë e fundit, por talebanët thjesht po hakmerren që ne ishim këtu duke bërë biznes”, tha një sipërmarrës i madh që ka pushuar nga puna pothuajse 500 pjesëtarë të stafit pasi pajisjet iu konfiskuan dhe licencat u pezulluan në disa sektorë.

Ai është i frustruar, por edhe i hutuar nga qasja afatshkurtër e autoriteteve. Dyqanet e tij qëndrojnë bosh, megjithëse regjimi i ri e di nga përvoja se sa fitimprurës mund të jenë.

“I kisha paguar mbi 3 milionë dollarë ‘taksa’ të detyruara. Ka kaq shumë biznese të cilat tashmë kanë falimentuar ndërsa nëse kjo situatë vijon edhe për më shumë është e sigurt se ky numër do të rritet edhe më tej”, tha ai.

Për personat të cilit ishin të pasur deri në momentin e marrjes së pushtetit nga talebanët, ardhja në pushtet e tyre i ka dhënë fund luksit, por shumë nga ish-klasat e mesme janë zhytur pothuajse brenda natës në varfëri dhe uri.

Të paktën gjysma e popullsisë tani mbështetet në ndihmën ushqimore, të cilën jo shpesh mund ta marrin.

Një çift, të dy të punësuar në shtetin e mëparshëm afgan, janë pushuar nga puna pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Tashmë gruaja detyrohet të rrijë në shtëpi, ndërsa bashkëshorti i saj detyrohet të kërkojë punë të rëndomta buzë rrugës dhe është me fat nëse gjen diçka për të cilën mund të paguhet 2 dollarë në ditë.

“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë në jetën time dhe është e vështirë për mua, por kam një familje për të mbajtur. Betohem se aktualisht nuk kam asnjë para në shtëpi, nëna ime ka diabet dhe nuk kemi para për mjekimin e saj,” thotë ai.

Ikja e trurit të vendit pas largimit të amerikanëve e ka bërë edhe më të vështirë drejtimin e vendit.

“Banka qendrore, duke luftuar me rezervat e ngrira dhe sanksionet, ka mbajtur vetëm staf të nivelit të mesëm dhe të ulët, me menaxherët e lartë më me përvojë që ikin jashtë vendit”, tha për Observer një bankier i cili ka qenë i përfshirë në muaj të tërë bisedimesh për krizën .

Një fushë ku talebanët shënuan njëfarë suksesi ishte lufta kundër niveleve të turpshme të korrupsionit që kanë dëmtuar administratat e 20 viteve të fundit, por përparimi i tyre atje po ngadalësohet.

The post “I rrahën në mes të tregut vetëm se qeshën”, si është jeta e vajzave në Afganistanin e talebanëve appeared first on Albeu.com.

Talibanët rrisin taksat për afganët
Afganët po përballen me mbijetesë mes një krize ekonomike që ka ndërprerë disa shërbime bazike, duke i lënë ata që të përballen me rritjen e çmimeve dhe perspektiva të zbehta të punësimit. Kriza po ashtu ka goditur sektorët shëndetësorë dhe financiarë. Por, liderët e shtetit, talibanët, të kufizuar me të ardhurat e brendshme në buxhetin e parë të tyre vjetor, kanë gjetur mënyra se si të vjelin edhe më shumë fonde nga qytetarët.

Për të financuar buxhetin, që është parashikuar që të arrijë vlerën e 2.6 miliardë dollarëve – vlera e të cilit u ka bërë përshtypje ekspertëve – pavarësisht deficitit prej 500 milionë dollarësh, talibanët varen shumë në aftësinë e tyre, tashmë të dëshmuar, për të mbledhur taksa dhe për të rritur eksportet e burimeve të çmueshme natyrore, sikurse qymyri.

Grupi ekstremist ka thënë se ka çrrënjosur korrupsionin në procesin e mbledhjes së taksave, por po ashtu edhe në minierat e paligjshme dhe eksportin e burimeve natyrore. Talibanët po ashtu kanë riaktivizuar një sistem elektronik dhe ka pezulluar gjobat për pagesat me vonesë të taksave me qëllim që të sigurohen se qytetarët do të paguajnë.

“Është një shumë e madhe parash”, tha William Byrd nga Instituti për Paqe i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se edhe nëse buxheti i projektuar dështon, gjithsesi tregon se përpjekja për të mbledhur të ardhura “nuk po shkon aq keq, krahasuar me situatën ekonomike, e cila është e rëndë”.

“Mendoj se në kuptim e udhëheqjes së qeverisë, është adekuate”, tha ai, duke shtuar se “nëse ato para shpenzohen në mënyrën e duhur”.

Përveç deklarimeve se fondet do të gjenerohen nga doganat, taksat dhe minierat, megjithatë, talibanët ende nuk kanë dhënë detaje se nga ku do të vijnë paratë ose ku do të alokohen.

Një gjë është e sigurt: afganët mund të presin se do të paguajnë më shumë taksa për gjithçka, nisur nga transportimi i mallra në autostradë e deri te shitja e tyre në dyqane. Por, mungesa e transparencës së qeverisë talibane dhe humbja e shërbimeve thelbësore e bën të vështirë të shihet se çfarë qytetarët po marrin në këmbim.

Vdekje, taksa dhe talibanët

Tregtia e jashtme ka rënë në mënyrë dramatike qëkur talibanët morën pushtetin në gusht dhe ndihma e huaj, që dikur mbështeste ekonominë afgane, është zhdukur, duke detyruar talibanët që vet ta financojnë qeverinë.

Megjithatë, teksa njoftoi për buxhetin e parë vjetor të talibanëve, në muajin maj zëvendëskryeministri, Abdul Salam Hanafi, parashikojë të ardhura prej 186.7 miliardë afgani (rreth 2.1 miliardë dollarë), teksa zyrtarët e tjerë citohet të kenë thënë se është çrrënjosur korrupsioni, që është përmendur si faktor kontribuues.

“I tërë buxheti, përfshirë shpenzimet në edukim, shëndetësi, zhvillim, mbrojtje dhe sektorë të tjerë, do të financohen nga burimet tona të të ardhurave kombëtare pa asnjë kontribut të huaj”, tha Hanafi, duke shtuar se fokusi do të jetë në ofrimin e arsimit për fëmijët dhe se 27.9 miliardë afgani (30 milionë dollarë) do të shpenzohen për projekte zhvillimi, pa specifikuar se për çfarë projektesh bëhet fjalë.

Hanafi po ashtu nuk tregoi se si do të llogaritet deficiti i parashikuar i Afganistanit.

Qeveria e mëparshme, e mbështetur nga Perëndimi, më 2021 kishte një buxhet prej rreth 6 miliardë dollarësh, përpara se talibanët ta merrnin pushtetin. Ai buxhet parashikonte të ardhura të brendshme prej 216.5 miliardë afgani (2.7 miliardë dollarë), por parashikimet buxhetore u goditën nga pandemia e koronavirusit dhe shpenzimet e mëdha ushtarake. Të ardhurat vjetore do të ishin më të mëdha (3.3 miliardë dollarë) nëse do të përfshiheshin edhe grantet e huaja.

Ashtu sikurse buxheti i talibanëve, edhe në të kaluarën buxheti mbushej me të ardhura të brendshme nga doganat dhe taksat, ku pjesa më e madhe e buxhetit përdorej për të paguar pagat dhe 35 për qind shkonte në infrastrukturë, agrikulturë dhe shëndetësi.

Por, qëkur talibanët u rikthyen në pushtet, punonjësit qeveritarë kanë raportuar se po paguhen me vështirësi, çmimet e ushqimit dhe karburanteve janë rritur dhe sistemet e arsimit dhe kujdesit shëndetësor janë duke u rrënuar. Teksa grupi militant prezanton politike, i zbaton ato dhe rrit taksat për të gjithë sektorët, afganët thonë se nuk po përfitojnë asgjë, teksa po shtojnë thirrjet për lehtësime.

Gjatë këtij muaji, talibanët njoftuan për tarifat e reja për transportimin e mallrave, që sipas tyre do të shtojë 30 miliardë afgani (341 milionë dollarë) në Thesar. Por, shoferët me të cilët ka biseduar Radio Azadi e Radios Evropa e Lirë thanë se përpjekjet për të mbledhur më shumë para nga shoferët veçse kishin nisur.

Omid, i cili shpesh udhëton me makinën e tij transportuese në autostradën Kabul-Xhalalabad për të transportuar tekstil, tha se ky udhëtim dikur i kushtonte atij 70 afgani (0.80 dollarë) për transportimin e mallrave, por tani taksa rrugore është rritur për trefish, që në kombinim edhe me çmimet e rritura të karburanteve, kanë tkurrur të ardhurat e tij.

Disa persona duke marrë bukën në Kabul. Janar 2022.

Ai tha se është me fat nëse në fund të ditës i mbeten 300 ose 400 afgani (3.4 deri në 4.5 dollarë), duke shtuar se “të jeni të sigurt se nuk kam fituar 3,000 ose 4,000 afgani [34 ose 45 dollarë]” që prej fillimit të majit.

Në Kabul, dyqanxhinjtë janë ankuar se autoritetet lokale kanë vendosur një taksë, që më herët injorohej.

Mohammadullah, i cili është pronar i një dyqani ushqimor në kryeqytetin afgan, tha se zyrtarët kanë vizituar dyqanin e tij dhe “matën hapësirën dhe më kërkuan 12,000 afgani për metër katror” dhe i kanë thënë se ligji për një taksë të tillë është në fuqi që nga viti 2017.

Afganë të tjerë janë ankuar për taksën jopopullore mbi kartelat e telefonave, që në Qeverinë e kaluar ishte shpallur e jashtëligjshme. Qytetarët po ankohen se kjo taksë po aplikohet pavarësisht se nuk ka mbulim të duhur të rrjetit telefonik.

Massud, një qytetar nga Kabuli i cili punon për një agjenci qeveritare, i tha Radios Azadi se edhe pse ende pret që të paguhet për punën që bën, ai po faturohet me 10 për qind taksë për të shtuar mbushje në telefonin e tij celular.

“Që tre muaj nuk jam paguar. Jam duke menduar se si do ta paguaj qiranë”, tha Masud. “Qeveria duhet të zgjidhë çështjen e taksës për kartat e telefonit sepse ne aktualisht nuk mund të paguajmë për to”.

Situata është përkeqësuar aq shumë në mediat e shtetit – teksa janë mbyllur qindra media për shkak të presionit ekonomik dhe shtypjes së talibanëve ndaj disidencës – saqë është bërë thirrje që mediat të përjashtohen nga taksat, në mënyrë që të mund të mbijetojnë.

Ari i zi

Edhe pse autoritetet talibane janë zotuar se do të gjejnë mënyra për të ulur kostot e ngrohjes dhe të ofrojnë më shumë energji elektrike për industritë dhe qytetet e mëdha, ata po rrisin eksportin e një burimi të rëndësishëm natyror që iu duhet për këto përpjekje – qymyrin – për të ndihmuar në financimin e buxhetit.

Talibanët njoftuan në maj se do të rrisnin eksportet e qymyrit për në shtetin fqinj, Pakistan, teksa grupi ekstremist po synon që të gjenerojë më shumë të ardhura nga sektori afgan i minierave dhe po dëshiron që të përfitojë nga çmimet rekorde për shitjen e qymyrit. Furnizimet globale kanë rënë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për shkak të ndalesën ndaj eksporteve të Indonezisë, që është furnizuesja më e madhe në botë e qymyrit.

Talibanët raportohet se në gjashtë muajt e funit kanë mbledhur mbi 33 milionë dollarë nga të ardhurat e doganës dhe kanë rritur eksportet e qymyrit në 1.8 milion tonë gjatë vitit të kaluar, apo një rritje e eksportit prej 16 për qind.

Për të rritur më tej buxhetin, talibanët muajin e kaluar raportohet se kanë rritur taksat për eksportet e qymyrit nga 20 në 30 për qind.

Shumica e qymyrit që po eksportet në Pakistan vjen kryesisht nga 17 miniera në mbarë Afganitanin, tha Esmatullah Burhan, zëdhënës i Ministris për Miniera dhe Karburante të talibanëve.

Pjesa më e madhe e qymyrit merret nga minierat artizanale që tradicionalisht janë parë si burim i madh i korrupsionit dhe po ashtu ka pasur kritika të mëdha se në këto miniera përdoren edhe fëmijët si fuqi punëtore.

“Ne lejojmë çdo kompani të nxjerrë 2 tonë qymyr në ditë dhe ata e eksportojnë atë në Pakistan”, tha Buran. “Ne eksportojmë rreth 10 deri në 15 tonë qymyr në ditë”.

Byrd nga Instituti për Paqe i Shteteve të Bashkuara, i cili ka qenë edhe menaxher për Afganistanin në Bakën Botërore dhe më pas ka shërbyer edhe si këshilltar ekonomik për shtetin, tha se burimet e qymyrit të Afganistanit janë më të larta në kualitet sesa të Pakistanit dhe se eksporti i qymyrit është “një mundësi e mirë tregtare për Afganistanin”.

Rritja e eksporteve do të thotë “shumë kamionë të ngarkuar me qymyr”, shumica prej të cilëve shkojnë për në Pakistan përmes pikëkalimit kufitar të Tokhamit, tha Bryd.

“Dhe sa më shumë siguri që ka në pushtetin e talibanëve aq më pak do të ketë pikëkontrolle grabitqare dhe marrje të ryshfeteve përgjatë rrugëve transportuese dhe kjo ndoshta ndihmon minierat dhe eksportin”.

Megjithatë, ai tha se të ardhurat e gjeneruara nga honorarët nga mihja e qymyrit janë të ulëta dhe qymyri nuk do të jetë një kontribuues i madh për buxhetin, madje mund të ketë ndikim negativ në terma afatgjatë, sikurse ndikimi negativ në mjedis.

“Çfarë do të mund të gjeneronte të hyra më të mëdha janë projektet e mëdha”, tha Byrd, duke theksuar zhvillimin e projektit të bakrit Mes Aynak, që nuk shkoi “asgjëkund” në qeveritë e kaluara.

Sipas tij, “disa fqinj të mëdhenj sikurse Kina ose Rusia mund të arrijnë një pikë – veçmas Kina – që të kenë gatishmëri për të investuar në projekte të mëdha” në Afganistan.

Byrd shprehu dyshimet e tij lidhur me financimin e talibanëve për projektet zhvillimore, duke shtuar se pjesa e ndarë e buxhetit për këtë gjë “është shumë e vogël”.

Me një kohë të shkurt për të finalizuar detajet deri në publikimin e buxhetit të plotë nga talibanët, është e vështirë të gjykohet se ku do të merren parat për të mbushur buxhetin dhe ku do të shpenzohen, tha Byrd.

“Gjëja kyçe për buxhetin është se duhet të ketë transparencë”, tha ai. “Dhe ne duhet të dimë më mirë për planet e talibanëve për shpenzimet në mënyrë që Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e ndihmës e organizatës joqeveritare të mos i dyfishojnë ato shpenzime”./Monitor

The post Talibanët rrisin taksat për afganët appeared first on Albeu.com.

70 çifte afgane martohen në një dasmë masive në Kabul (FOTO LAJM)
Dhjetra gra afgane të fshehura me shalle të gjelbra të trasha u martuan në një dasmë masive në Kabul të hënën, në një ceremoni ku morën pjesë qindra të ftuar dhe luftëtarë talebanë.

Martesa është një çështje e kushtueshme në Afganistanin thellësisht të varfër, që tradicionalisht përfshin pajë të mëdha, dhurata të shtrenjta dhe festa luksoze.

Historikisht, çiftet nga familjet që nuk janë në gjendje të paguajnë faturën ndonjëherë kanë zgjedhur t’i bashkojnë burimet e tyre në martesa në shkallë të gjerë me kosto të ulët.

Ceremonia e së hënës me 70 çifte ishte një nga më të mëdhatë e dëshmuara kohët e fundit në Afganistan, aktualisht në rënie ekonomike që nga kthimi i talebanëve.

“Sot, asnjë i ri nuk dëshiron të mbajë barrën e një dasme të shtrenjtë,” tha dhëndri Ebadullah Niazai, i cili kishte pritur tetë vjet për t’u martuar.

“Nuk kam punë. Na mungonin para dhe kështu vendosëm të martoheshim në një ceremoni masive martese,” tha dhëndri 22-vjeçar Esmatullah Bashardost, i cili rrjedh nga komuniteti i pakicës shiite Hazara.

Bashardost, i veshur me një kapelë tradicionale afgane, tha se dasma e tij ka të ngjarë të jetë dita më “e lumtur” e jetës së tij.

Megjithatë festimet u zbutën në mënyrë dramatike nga kufizimet e ftohta që talebanët kanë vendosur në jetën shoqërore.

Përpara se të merrnin pushtetin në gusht, dasmat ishin afera shumëngjyrëshe të shënuara me këngë, vallëzim dhe një farë mase përzierjeje midis burrave dhe grave në kombin thellësisht konservator.

Të hënën nuset dhe dhëndërit u mbajtën të ndarë gjatë gjithë ceremonisë.

Mysafirët e gjinive të kundërta u ndanë nga rreth një duzinë luftëtarësh talebanë që patrullonin me armë, dhe argëtimi i vetëm ishin recitime me poezi dhe fjalime nga organizatorët e bamirësisë së ngjarjes.

Gazetarët nuk u lejuan të flisnin me nuset, të cilat mbanin fustane të bardha nën shallin e tyre të fshehtë, por u lejuan t’i fotografonin dhe filmonin ato.

Për secilin çift u prodhua një tortë dasme kuq e bardhë, por u vendos vetëm para meshkujve, të cilët mbanin shalvar tradicional të bardhë.

Veprimtaria përfundoi ndërsa dhëndërit — secili me një simbol plastik — mblodhën nuset e tyre dhe u larguan nga vendi me makina të zbukuruara me lule dhe fjongo.

Një rezervim i vetëm ditor në një sallë dasmash në Kabul kushton midis 10,000 dhe 20,000 dollarë dhe organizatori Sayed Ahmad Selab tha se disa çifte të fejuar ishin “duke pritur me vite” për shkak të shpenzimeve.

Gjatë regjimit të tyre të parë midis viteve 1996 dhe 2001, talebanët ndaluan dasmat e dukshme.

Pasi u kthyen në pushtet pas një tërheqjeje të nxituar të SHBA-së, islamistët ende nuk e kanë rikthyer ndalimin e tyre të mëparshëm, por ata e kanë ndaluar zbavitjen muzikore.

Ndërkohë, ata kanë lëshuar gjithashtu kufizime për gratë, duke i veçuar ato nga burrat dhe duke rikthyer përfitimet marxhinale që kanë bërë gjatë dy dekadave të fundit.

Në maj, grave iu tha të qëndronin në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur dhe të fshiheshin plotësisht, duke përfshirë fytyrat e tyre, nëse do të duhej të dilnin në publik.

The post 70 çifte afgane martohen në një dasmë masive në Kabul (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Të mbytur në borxhe, prindërit në Afganistan po shesin veshkat e fëmijëve për të siguruar jetesën
AFGANISTAN – Që nga ngritja e talebanëve në  krye të vendit, dhjetëra miliona njerëz po përballen me urinë për shkak të kolapsit të ekonomisë, kështu ata përdorin zgjidhje ekstreme, ndërsa autoritetet bëjnë një sy qorr.

Një familje e dërgoi me urgjencë djalin e tyre në spital, pa dhënë asnjë shpjegim. Po ta dinte Halili arsyen që nuk do të ishte pajtuar, thonë tani prindërit e tij. Mjekët e anestezuan 15-vjeçarin dhe i hoqën veshkën. I riu Halili nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Babai i tij, Mohammed, i dëshpëruar për borxhet e tij, shiti veshkën e djalit për 4500 dollarë.

Incidenti i treguar në Wall Street Journal nga prindërit e Halilit është një shenjë tragjike e paaftësisë së shumë afganëve për t’i mbijetuar krizës humanitare të shkaktuar nga rënia e qeverisë verën e kaluar dhe rishfaqja e talebanëve për herë të dytë.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 39 milionë banorësh të vendit duhet të përballet me spektrin e urisë. 95% nuk hanë mjaftueshëm. Ndërkohë, çmimet e mallrave bazë, si mielli, janë dyfishuar që nga vera dhe ekonomia është ngrirë për shkak të sanksioneve ndaj regjimit.

Situata po i shtyn afganët drejt zgjidhjeve ekstreme, dramatike dhe të rrezikshme.

Dy spitale në qytetin e Heratit, në perëndim të vendit, janë të angazhuar në transplantin e veshkave, duke kryer 15-20 operacione në muaj! Veprimtaria e paligjshme, sigurisht, por autoritetet thjesht po mbyllin një sy.

Por gjetja e një blerësi nuk është e vështirë, thotë WSJ. Reklamat mund të gjenden edhe në shtyllat elektrike në Herat ndërsa ndërmjetësit ia japin kartën e tyre çdo shitësi apo blerësi të interesuar.

Muhamedi, i cili punoi për vite në ndërtim, gjeti një blerës përmes një të afërmi. Pasi talebanët, puna u pakësua, ai filloi të blinte me kredi dhe të merrte hua nga fqinjët për të ushqyer 12 fëmijët e tij. Me pushtimin e talebanëve, ata që i dhanë hua filluan ta kërkonin me këmbëngulje, disa gati sa nuk i rrëmbyen një fëmijë të tij, vetëm 2 vjeç, duke u kërkuar paratë.

Për të paguar , ai dhe gruaja e tij vendosën të shesin veshkën e fëmijës së. Ata vetë nuk mund të japin të tyren, pasi Muhamedi ka gurë dhe gruaja e tij ka diabet. Djali i madh fiton tre dollarë në ditë duke mbledhur plastikë për riciklim, kështu që shorti i ra djalit të dytë.

Muhamedi nuk pati guximin ta çonte fëmijën vetëm në spital dhe dërgoi xhaxhain e djalit të tij.

“Cili prind mund të shesë veshkën e fëmijës së tij?” thotë ai.

Talibanët kanë fajësuar “kontrabandistët ndërkombëtarë” për blerjen dhe shitjen e organeve, por e kanë pranuar problemin dhe kanë thënë se duan ta eliminojnë atë. Ata kërkojnë edhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

Por problemi i varfërimit të shpejtë të vendit është i përhapur dhe prek edhe ata që ishin relativisht të pasur para të paktën ardhjes së talebanëve. Telbanët madje duken veçanërisht hakmarrës ndaj atyre që tregtuan me Perëndimin deri në verën e kaluar, duke i detyruar ata të shesin gjithçka për të shlyer borxhet.

Për të tjerët situata është edhe më e keqe.

Nazanin, rreth të 30-ave me pesë fëmijë, fiton më pak se një dollar në ditë duke larë rrobat. Djali i saj, 12 vjeç, mbledh mbeturina për gjysmë dollar në ditë. Burri i saj, Mohammed, është një i varur nga opioidet – një tjetër problem i madh social në vend.

Borxhet e familjes arrijnë në 1000 dollarë. E vetmja zgjidhje për Muhamedin ishte shitja e veshkës së Nazaninit dhe ai e bëri këtë, duke privuar familjen nga i vetmi që mund të kishte punuar për t’i mbajtur. Mëkat, thotë ai, por gjithsesi borxhet u shlyen./abcnews.al/

The post Të mbytur në borxhe, prindërit në Afganistan po shesin veshkat e fëmijëve për të siguruar jetesën appeared first on Albeu.com.