sindikata Archives - Albeu.com

Të mbyllet RTSH, nuk e sheh njeri/ Reagon sindikata: Agron Shehaj shkeli vijën e kuqe me median
Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, se RTSH duhet të mbyllet, pasi nuk e sheh askush dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, u shpreh Shehaj ditën e djeshme.

Në reagimin e sindikatës thuhet se Agron Shehaj, ka shkelur vijën e kuqe me median.

Sindikata e RTSH-së kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi.

Po ashtu, kërkon tërheqjen e kandidatit Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSH në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Sidikata kërkon gjithashtu nga Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt do dyshojnë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së:

Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN

SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.

Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.

Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.

Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.

Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.

Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .

Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve!

The post Të mbyllet RTSH, nuk e sheh njeri/ Reagon sindikata: Agron Shehaj shkeli vijën e kuqe me median appeared first on Albeu.com.

Dizdari: Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe, ende nuk është ngritur Sistemi i Statistikave të dedikuar për turizmin SAT
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe, ende nuk është ngritur Sistemi i Statistikave të dedikuar për turizmin SAT.

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari:

Në një dalje publike Ministria e Turizmit, Znj. Kumbaro deklaroi se këtë vit Shqipëria deri në muajin Gusht është vizituar nga 8.5 milion vizitorë të huaj, ndërkohë që sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria për periudhën Janar – Korrik të këtij viti, është vizituar nga 6,4 milion të huaj, dhe vetëm 1,6 milion nga këta të huaj, kanë fjetur në struktura akomoduese, që do të thotë se shumë pak është harxhuar në strukturat akomoduese, hoteleri.

Pse kjo qeveri, që e ka aq për zemër turizmin, ende nuk e ka ngritur Sistemin e Statistikave të dedikuar për turizmin SAT (Satellite Açount of Tourism), të premtuar për këtë vit.

Statistikat që nxirren sot janë një kryqëzim i burimeve të ndryshme nga Instat, Tatimet, Ministria e Financave apo Bashkitë duke çoroditur opinionin publik me shifra laramane.

Ajo çka u reflektua sivjet në plazhet e vendit, është pikërisht dështimi i Qeverisë Shqiptare në manaxhimin e turizmit bregdetar. Sivjet, po ashtu qeveria dështoi me sukses, në menaxhimin e turizmit natyror, malor e ndërqytetas, si rezultat i mungesës së kapaciteteve akomoduese dhe linjave të transportit nga qyteti në qytet.

Kryeministri pretendoi në nisje të vitit “se për 2024 kishte rritje të prenotimeve në krahasim me 2023 në vend”, dhe madje ishin mbyllur rezervime edhe për vitin 2025, ndërkohë që vetëm pak javë më parë udhëzonte operatorët turistik vlonjatë që të ulnin çmimet pasi plazhet ishin bosh.

Shqipëria deri para pak ditësh nuk kishte një Strategji për zhvillimin e sektorit të turizmit të qëndrueshëm 2024-2030, por një strategji deri në vitin 2023. Ndonëse Ministria e Turizmit e kishte premtuar atë muaj më parë.

Mesdheu këtë vit do të vizitohet nga mbi 500 milion turistë dhe vetëm dy vendet fqinje, Greqia dhe Kroacia tërheqin rreth 10 % të këtyre vizitorëve, ndërkohë që Shqipëria nuk tërheq dot as 1 % të tyre.

Sipas Ministres së Turizmit, qeveria shqiptare ishte e kënaqur që bashkëkombësve tanë, shqiptarëve të Kosovës u ishin liberalizuar vizat, duke shpresuar gjithsesi të vizitonin bregdetin tonë, ndërkohë nga ana tjetër kjo qeveri ka gjobitur me dy taksa shqiptarët e veriut, që kërkojnë të aksesojnë plazhet e vendit!

Ministria e 800 tonëve mbetje të rrezikshme, deklaroi se impiantet e filtrimit të ujërave të ndotura që janë në Shqipëri, nuk i përballojnë kapacitetet e shtuara të qyteteve.

Pse nuk investohet në këtë drejtim, por rrezikojnë shëndetin e fëmijëve dhe pushuesve që lahen nëpër plazhe, duke e bërë Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë, për cilësinë e ujerave detare.

Këtë na e vërteton edhe raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit për cilësinë e ujerave detare, ku nga 29 vende të rajonit dhe Europës, Shqipëria është e pozicionuar e fundit.

Që Shqipëria të shndërrohet në një atraksion turistik, kërkohen më shumë se ‘letra strategjike’ dhe zotime televizive.

The post Dizdari: Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe, ende nuk është ngritur Sistemi i Statistikave të dedikuar për turizmin SAT appeared first on Albeu.com.

Sindikata e portit indian refuzon të punojë me dërgesat e armëve për Izraelin (FOTOT)
Sindikata ka bojkotuar dërgesat e armatimeve për Izraelin në shprehje solidariteti me Palestinën.

Një sindikatë e gjerë punonjësish në 11 porte kryesore të Indisë ka thënë se do të refuzojë përpunimin e dërgesave të armëve për Izraelin mes luftës brutale që vijon në Gaza, pas raportimeve se dronë të prodhuar në Indi po dërgohen drejt Tel Avivit.

Sindikata e punonjësve të transportit ujor tha në deklaratë se refuzonte të “ngarkonte ose shkarkonte dërgesat me armatime” nga ose drejt Izraelit dhe çdo pajisje që kishte destinacion “luftën në Palestinë”.

“Ne punonjësit e porteve do të qëndrojnë gjithmonë kundër luftës dhe vrasjes së njerëzve të pafajshëm, si gratë dhe fëmijët”, thuhej në deklaratën e sindikatës që përfaqëson më shumë se 3,500 punonjës në 11 porte shtetërore në Indi.

“Gra e fëmijë po copëtohen në këtë luftë. Prindërit nuk arrijnë të njohin më fëmijët e vrarë nga bombardimet,” shtohej në deklaratë.

Izraeli thotë se vazhdon sulmin tokësor në Rripin e Gazës për të eliminuar Hamas pas sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor me 1000 të vrarë.

Ndërkohë më shumë se 25 000 palestinezë kanë humbur jetën në katër muajt e luftës dhe mijëra civilë janë të krizë humanitare prej shkatërrimit të shtëpive dhe infrastrukturës.

Sekretari i përgjithshëm i sindikatës indiane tha se do të bojkotohen anijet që mbajnë armë e municione drejt Izraelit.

Sekretari shtoi se në këtë fazë lëvizja është kryesisht simbolike për të shprehur solidaritetin me palestinezët pasi punonjësit nuk kanë trajtuar dërgesa armatimesh që prej nisjes së luftës.

Zhvillimi vjen pas raportimeve se ushtria izraelite ka marrë 20 dronë Hermes të prodhuar në Indi, në marrëveshjen e papublikuar në asnjë nga vendet.

The post Sindikata e portit indian refuzon të punojë me dërgesat e armëve për Izraelin (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza
Edhe pse shumë larg me kilometra, punëtorët aziatikë, posaçërisht qytetarë nga Bangladeshi ia kanë mësyrë me të madhe Kosovës për të punuar në sektorin privat, sa që nuk po arrijnë të procedohen aplikimet që nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

Mediat në Kosovë kanë komunikuar me disa qytetarë të interesuar dhe me Ambasadën e Kosovës në Bangladesh, ku këta të fundit janë përgjigjur se janë detyruar të shtyjnë fillimin e marrjes së aplikimeve të reja për viza punësimi për kategorinë “D’’ deri në mars.

Komunikimi mes Ambasadës dhe aplikuesit

“Ne parashikojmë që në fillim të marsit të fillojmë me procedurën e re të vizave duke përfshirë listën e dokumenteve të reja dhe udhëzimet e reja”- shkruan në përgjigjen që ia ka kthyer Ambasada një ndërmarrësi të interesuar nga Kosova që të punësojë punëtorë nga Bangladeshi.

Të njëjtit aplikues, në nëntor Ambasada fillimisht i kishte kthyer përgjigje që nuk mund t’ia pranojë kërkesën për termin  për aplikim pune, pasi që Ambasada nuk ka termine të lira deri mbas 25 janarit.

Bazuar në përgjigjen e Ambasadës, ata kishin thënë që në fillim të janarit do të lëshojnë një njoftim të ri me procedura të reja, më efikase dhe më të shpejta aplikimi, të cilat do të përmisiojnë procedurën e aplikimit dhe dukshëm të shkurtojnë kohën e përgjigjeve.

Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është publikuar në faqen e misionit diplomatik në Bangladesh.

E, as vetë ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Viza e tipit “D” është afatgjatë. Këto viza kërkohen për qëndrime që tejkalojnë periudhën tre mujore. Mes të tjerëve për këtë vizë mund të aplikojë një punonjës që do të punojë në një biznes në Kosovë ose për punësim sezonal.

Viteve të fundit nën arsyetimin se ka mungesë të fuqisë punëtore në sektorin privat ka nisur ky trend i punësimit të qytetarëve nga Azia Jugore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë që deri më tani në Kosovë kanë ardhur rreth 500 punëtorë nga Bangladeshi, të cilët Kosovën po e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim.

“Në Kosovë kemi treg të çrregulluar, punëtorët tani po zgjedhin. Nuk është koha kur pronarët e kompanive kanë thënë se nëse dëshiron të punosh mirë, nëse jo tjetri është duke pritur te dera… Këta (punëtorët nga Bangladeshi)  nuk vijnë për të punuar, por Kosovën e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim”- është shprehur Azemi.

The post Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza appeared first on Albeu.com.

REL: Pse është zbehur roli i sindikatave në Shqipëri?
Qeveria dhe kompanitë në Shqipëri ndërhyjnë rregullisht në të drejtat kolektive të punës ose dështojnë në garantimin e aspekteve të këtyre të drejtave.

Këto shkelje bëhen për shkak të boshllëqeve ligjore apo mungesës se disa praktikave të garantimit të të drejtave të punës, thuhet në indeksin e të Drejtave Globale të Punonjësve, të publikuar më 30 qershor nga Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave.

Shqipëria mbeti në nivelin e tretë në këtë indeks, që bazohet në një sistem pikës nga një deri në pesë, sipas të cilit, radhitja me pikën një nënkupton respektim maksimal të të drejtave në punë dhe pesë është niveli më i ulët.

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e punëtorëve thonë se mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve lidhet edhe me mosfunksionimin e organizatave sindikale.

Infermieri që u pushua nga puna sepse denoncoi kushtet

Elson Jaçaj, është infermier në Shqipëri. Ai ka punuar prej vitit 2009 në urgjencës e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Por, është pushuar nga puna për shkak se ka denoncuar për kushtet e këqija në punë.

“Në 2018 jam pushuar nga puna nga drejtoria e spitalit, pasi kisha disa kohë që ngrija zërin edhe në media për kushtet e punës, pagat e ulëta, presionet në punë. Isha drejtues i Shoqatës së Infermierëve, kështu që e ndieja detyrim të ngrehja zërin. Ishte një vendim i pritshëm për mua, duke e ditur se si funksionon sistemi i shëndetësisë”, thotë Jaçaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se fillimisht  në vendimin për largim nga puna, drejtoria e spitalit kishte shkruar si motiv “shkelje e kontratës individuale”. Më pas atij i dorëzuan një tjetër shkresë ku thuhej se Jaçaj kishte “shkelur rregulloren e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT)”.

“As unë dhe asnjë koleg i imi nuk ishim njohur ndonjëherë me këtë rregullore, që të pretendohej se e kisha shkelur. Dolën shumë vetë vullnetarë për ta ndjekur çështjen time sepse ishte e dukshme që nuk kisha asnjë shkelje. E fitova në gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa drejtoria e spitalit e apeloi, procesi do të zgjatet shumë për shkak të problemeve që po kalon drejtësia, kështu që nuk kam më nerva për ta ndjekur sepse e di se si do të përfundojë”, thotë infermieri që është larguar nga puna në sistemin shëndetësor publik.

Përveç anës ligjore, Jaçaj ka ngritur zërin edhe pranë organizatave sindikale në Shqipëri, me qëllim që, siç thotë ai, “të mos e pësonin” edhe kolegët e tij.

Por, nga sindikatat ai nuk mori asnjë mbështetje.

“U jam drejtuar sindikatave në Shqipëri. Kam shkuar te Konfederata e Sindikatave dhe te Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Fatkeqësisht, të dy këto organizata sindikale janë lidhur me politikën në vend. Nuk duan të përfshihen në çështje madhore se ju prishen interesat e tyre personale. Edhe Sindikata për punonjësit e Sistemit Shëndetësor asnjëherë nuk ika mbrojtur këta punonjës. Mbështetje kam gjetur vetëm te Komisioneri kundër Diskriminimit”, thekson ai.

Sipas Jaçajt, pas gjithë këtij procesi, ai u punësua në sektorin privat, ku thotë se “respektohen të drejtat e mia.

“Në sistemin shëndetësor publik kushtet e punës janë skandaloze. Bëhet presion sa herë ka zgjedhje, premtohet rritje page dhe asnjëherë nuk bëhet”, thotë infermieri Elson Jaçaj.

Sipas Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR) ankesat më të mëdha bëhen për vonesa në dhënie page e shlyerje kontributesh, cenim i marrëdhënieve të punës, largim të padrejtë nga puna, mospagesë për orët e punës shtesë, mospagesë të punës me turne, mospagesë të orëve të punës gjatë pushimit javor apo festave, punësimi joformal si dhe të punësuar që deklarohen se marrin pagë minimale.

Gazetari gjen mbështetje në organizatat e huaja

Gazetari i televizionit Ora News në Shqipëri, Isa Myzyraj, u përball me kërcënime dhe u padit për shpifje nga një prokurore që u shkarkua gjatë procesit të vetting-ut.

Shkak për shkarkimin e saj gjatë procesit që vlerëson pastërtinë e figurës së punonjësve të sistemit të drejtësisë u bënë postimet e Myzyrajt për prokuroren, që ai i postoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Kam marr kërcënime dhe jam shantazhuar për shkak të postimeve. Prokurorja më hodhi në gjyq. Jo mbrojtje, por as ndihmë nuk kam pasur nga organizatat e gazetarëve. Organizatat e gazetarëve dhe mediave në Shqipëri janë inekzistente. Janë organizata që puna e tyre është tërësisht jo transparente. Nuk reagojnë në raste sulmesh ndaj gazetarëve. Nuk kryejnë këtë funksion. Isha një person që po shkoja në gjyq. Ky proces kishte shpenzime dhe nuk mora asnjë përkrahje”, tha ai.

Rasti i Isa Myzyrajt mori shumë vëmendje në fillim të vitit 2022 pas angazhimit të organizatave ndërkombëtare të mediave.

Ai i është drejtuar Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave dhe organizatave të tjera, që thotë se i ofruan ndihmë financiare dhe mbështetje për procesin gjyqësor.

“Mora mbështetje nga thuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tek ata dorëzova të gjitha provat që isha i kërcënuar. Ndihem i shqetësuar, jo pse jam dërguar në gjyq. Të gjitha postimet e mia janë ende publike. I mbroj dhe sot deri në fund të këtij procesi. Ajo që më shqetëson më shumë është mosfunksionimi i organizatave vendase. Ka pasur shqetësime të kolegëve vendas dhe të huaj për këto organizata. Këto organizata kanë dështuar për të mbrojtur gazetarët dhe punonjës të tjerë të medias. Në këto kushte ne detyrohemi që t’i drejtohemi organizatave të tjera ndërkombëtare që punojnë çdo ditë”, thotë Myzyraj për REL-in.

Ankesa të shumta dhe frikë për t’u organizuar në sindikata

Drejtuesi i Qendrës për të Drejta në Punë, Edison Hoxha, thotë se në qendrën që ai drejton deponohen ankesa nga sektorë të ndryshëm.

“Kemi raste nga punonjës të qendrave të thirrjeve, nga sektori i ndërtimit, naftëtarët, punonjësit e pastrimit, të shëndetësisë dhe arsimit. Me gazetarët kemi bashkëpunuar në vazhdimësi dhe kemi folur edhe për ngritjen e një sindikate, por nuk kemi konkretizuar gjë për shkak të frikës së gazetarëve për t’u bërë bashkë për të kërkuar të drejtat e tyre në punë”, thotë ai.

Hoxha e pranon se sindikalizmi nuk funksionon dhe deri te kjo situatë kanë ardhur për disa arsye.

“Arsyet se përse nuk funksionojnë sindikatat janë të ndryshme. Ato më të rëndësishmet kanë të bëjnë me humbjen e besimit të punonjësve. Për shkak të zhgënjimit që kanë pasur kur janë angazhuar në sindikata, nuk kanë gjetur mbështetjen që prisnin sepse sindikatat janë rreshtuar krah punëdhënësve, qoftë në sektorin publik apo në atë privat. Gjithashtu, edhe mungesa e angazhimit të institucioneve për të dhënë zgjidhje, është një arsye tjetër. Por, problem mbetet zbatimi i ligjit kur punonjësit kanë kërkuar të drejtat e tyre në punë”, thotë Hoxha.

Në vitin 2015, në një takim me investitorë italianë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte ftuar ata që të investonin në Shqipëri, duke deklaruar se do të gjenin krah të lirë pune “dhe nuk ka sindikata që t’iu bezdisin”. Vetë drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe të Konfederatës së Sindikatave e kanë pranuar se roli i sindikatave është zbehur.REL/

The post REL: Pse është zbehur roli i sindikatave në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

Gjermania “e paralizuar”, sindikatat më të mëdha në grevë, kërkojnë rritje page
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese që do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë. Autobusët dhe trenat do të qëndrojnë në vend, avionët nuk do të ngrihen gati në gjithë aeroportet gjermane. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Edhe shumë aeroporte të tjera si Hamburgu, Laipzigu, Halle, Drezden, Dyseldorf, Kölni, Dortmundi janë në grevë të hënën. Vetëm aeroporti i Berlinit do të jetë në funksion, por edhe aty do të ndjehen pasojat e grevës.

Të dielën për të minimizuar pasojat negative në furnizimin e popullsisë u lejua në shumë lande zbutja e rregullores për ndalimin e qarkullimit të mauneve në autostrada. Ministri federal gjerman i Transportit, Volker Wissing u shpreh për lirimin e rregullores për ndalimin e mauneve në autostrada të dielën. Ai apeloi tek të gjithë pjesëmarresit të tregohen të përgjegjshëm për të reduktuar sa më shumë pasojat e grevës.

Kritika ndaj grevës së sindikatave

Kritika kundër sindikatave që kanë thirrur këtë grevë të përgjithshme vijnë nga përfaqësuesja e negociatave në komuna, Karim Welge. Presidentja e VKA tha se “e drejta e grevës po përdoret në mënyrë të tepërt”, dhe kujtoi se në raundin e tretë të negociatave do duhej të arrihej një rezultat. Ajo thotë se “është pak e zemëruar” që sindikatat e shkallëzojnë situatën, duke  theksuar se “ky nuk është toni negociues që ne përdorim”. Ajo akuzoi sindikatat se bëjnë sikur nuk mund të arrihet një kompromis në tryezën e bisedimeve. “Unë besoj në përgjegjësinë tonë për komunitetin dhe kërkoj nga sindikatat që të bëjnë realitet këtë përgjegjësi që kanë.”

Edhe Deutsche Bahn, Hekurudha Gjermane kritikoi sindikatat duke e quajtur grevën “tërësisht të ekzagjeruar e të panevojshme” dhe kërkoi nga sindikatat kthimin në tryezën e bisedimeve.

Kërkesa të larta për të minimizuar humbjen e fuqisë blerëse

Megjithëse grevat në shërbimin publik kërcënojnë ta paralizojnë të gjithë Gjermaninë, politologu, Wolfgang Schroeder nga Universiteti i Kasselit thekson, se kjo grevë solidarizuese, që nuk është tipike për Gjermaninë rezulton nga një situatë e pazakontë që doli nga pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë. Gjatë pandemisë së Coronës nuk mund të mobilizoheshin anëtarët e nuk kishte përplasje për tarifat e pagesës së shërbimit publik. Nga ana tjetër sindikatat konfrontohen me një inflacion të jashtëzakonshëm, prandaj anëtarët e tyre duhet të bëjnë kërkesa të larta për të kufizuar humbjen e aftësisë blerëse. Kërkesat e sindikatës së shërbimit publik ver.di janë për 10,5% më shumë rrogë mujore kurse ajo e sindikatës së Trafikut dhe Shinave, EVG për 12,5% më shumë rrogë mujore për të kompensuar inflacionin e lartë, që vitin e kaluar arriti afër 10%.

Në tryezën e negociatave ndodhet edhe shteti, sipas politologut. Në aksionin e përbashkët të qeverisë federale dhe partnerëve u vendos se është e mundur të paguhet një herë një shumë 3000 euro pa tatim në një marrëdhënie pune mbi bazë tarifash. Nga kjo kanë përfituar të punësuarit në degën e industrisë së metalit dhe atë kimike, thotë politologu Schroder në intervistë me shërbimin e shtypit epd. Sipas politologut sindikatat punojnë me masë për sa kohë kjo mund të kuptohet kështu. Ato zhvillojnë greva të kufizuara në kohë dhe grevat janë paralajmëruar paraprakisht që të bëhen përgatitjet.

Frika se në Gjermani mund të ketë zhvillime grevash e situata të ndezura si në Francë është shprehur shpesh ditët e fundit. Steffen Kampeter, drejtues i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë tha se “një vështrim nga Franca na mëson se ku të çon kjo, nëse futesh në rrugë të gabuar”. Por politologu, Wolfgang Schroeder e kundërshton këtë. “Këtu bëhet fjalë për sindikata të përgjegjeshme që bëjnë thirrje për grevë të kufizuar në kohë, mundësisht shpejt, mundësisht në mënyrë efektive për të arritur një marrëdhënie tarifash. Greva nuk ndjek qëllime politike, por kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Gjermania është një vend ku ka pak greva, dhe për këtë kanë luajtur rol grevat paralajmëruse. Mund të ketë më shpesh greva, por nga ana tjetër redukohet numri i ditëve ku nuk është punuar. /DW

The post Gjermania “e paralizuar”, sindikatat më të mëdha në grevë, kërkojnë rritje page appeared first on Albeu.com.

Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet?
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që parasheh ndryshime të mëdha në sistemin e pensioneve. Për më tepër, ato do të rrisin moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat nuk janë të kënaqura dhe më shumë se një milion njerëz protestuan javën e kaluar kundër kësaj mase. Protesta të tjera dhe greva u paralajmëruan për datën 31 janar.

Çfarë dëshiron të ndryshojë Qeveria e presidentit Emmanuel Macron dhe pse? Çfarë do të thotë për punëtorët dhe pse kaq shumë njerëz janë kundër?

Sistemi i pensioneve

Të gjithë të pensionuarit francezë marrin pension shtetëror. Financimi i sistemit bazohet në rishpërndarjen e një takse specifike – nga ata që punojnë tek ata që janë në pension.

Parashikimet janë që sistemi të zhytet në deficit dekadën e ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë.

Pensioni mesatar këtë vit është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Sistemi është kompleks dhe me dallime, varësisht profesioneve dhe sektorit privat dhe publik. Disa lejohen të dalin në pension të parakohshëm, përfshirë ushtarët, oficerët e policisë dhe njerëzit me punë të vështira fizike.

Plani i Qeverisë franceze

Qeveria thotë se ndryshimet do ta bëjnë sistemin financiarisht të qëndrueshëm.

Punëtorët që kanë lindur në vitin 1961 dhe që është dashur të dalin në pension këtë vit, do të duhet të punojnë edhe tre muaj shtesë.

Të lindurit në vitin 1968 e këndej duhet të jenë së paku 64 vjeç dhe të kenë punuar 43 vjet për të pasur të drejtën e pensionit të plotë.

Ata që nuk i plotësojnë kushtet – si shumë gra që kanë ndërprerë karrierën e tyre për t’i rritur fëmijët ose ata që kanë pasur periudha të gjata studimesh dhe kanë filluar të punojnë vonë – do të duhet të presin deri në moshën 67-vjeçare për të marrë pension të plotë.

Ata që kanë filluar të punojnë nga mosha 14 deri në 19-vjeçare, do të lejohen të marrin pension të parakohshëm, si dhe personat me probleme të mëdha shëndetësore.

Qeveria thotë se ndryshimet do të mundësojnë edhe rritjen e pensionit minimal për 100 euro, përkatësisht në rreth 1.200 euro.

Kundërshtimi i masave të planifikuara

Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e francezëve janë kundër planit. Protestat e së enjtes – shfaqja e parë publike e rezistencës ndaj masave – mblodhën turma më të mëdha njerëzish se viteve të kaluara.

Tetë sindikatat kryesore të punëtorëve të Francës janë duke i bërë thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga masa e moshës.

Është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar.

Kundërshtarët thonë se ka mënyra të tjera për të siguruar financimin e pensioneve – për shembull nëpërmjet një takse për të pasurit ose rritjes së kontributeve në listën e pagave, që paguhen nga punëdhënësit.

Shumica e partive opozitare u zotuan se do të zhvillojnë një betejë të ashpër kundër projektligjit në Parlament.

Çfarë tash?

Ndryshimet janë përfshirë në një projektligj për ndryshimin e buxhetit, i cili është paraqitur zyrtarisht në një mbledhje të kabinetit, të hënën. Ato do të fillojnë të debatohen në Parlament më 6 shkurt.

Aleanca e qendrës e Macronit ka humbur shumicën parlamentare vitin e kaluar, megjithatë përbën ende grupin më të rëndësishëm në Asamblenë Kombëtare.

Përndryshe, Qeveria mund të shfrytëzojë një kompetencë të veçantë për ta kaluar ligjin pa votim, por një veprim i tillë do të vinte me çmimin e kritikave të mëdha. Projektligji më pas do të duhej të votohej nga Senati.

Qeveria synon ta miratojë projektligjin deri në verë, në mënyrë që ndryshimet të hyjnë në fuqi në shtator. Megjithatë, planet e saj mund të prishen, varësisht shkallës së protestave dhe kohëzgjatjes së tyre./REL/

The post Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet? appeared first on Albeu.com.