shkaterrim Archives - Albeu.com

Analiza e REL-it: Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar
Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan të Gjilanit, atë e tërhiqnin pyjet përreth dhe lumi që kalon përmes fshatit.

Por, gjatë fëmijërisë së Foniqit, vendlindja e tij filloi të pësonte ndryshime.

“Bash ku jemi ne, në ato prona bëhet prerje ilegale e drunjve”, thotë 28-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë çdo vit.

Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmuese.

“Kosova – me këtë trend të shfrytëzimit të pyjeve – llogaritet që, brenda dekadës së ardhshme, nuk do të ketë pyje të shëndetshme”, thotë ai, duke treguar se për studimet e kësaj natyre, SLK-ja i dërgon të dhënat për verifikim edhe jashtë vendit.

Sipas tij, edhe pse prerjet e drunjve deri në një nivel janë të parapara, problemi në Kosovë është se prerja e tyre nuk monitorohet dhe nuk ka ndonjë plan revitalizimi të mirëfilltë të atyre zonave.

“Në vendet e tjera parashihen masat dhe kush do ta menaxhojë hapësirën e shfrytëzuar pyjore dhe kush do ta ripyllëzojë atë hapësirë. E, fatkeqësisht, te ne nuk aplikohet ky sistem”, thotë Foniqi.

SLK-ja, përveç raportimit për këtë fenomen dhe edukimit të të rinjve lidhur me problemet e mjedisit, në kuadër të programeve “Mos e merr malin” dhe “Green Wings” ka filluar edhe mbjelljen e hapësirave të shpyllëzuara.

Fillimisht, anëtarët e kësaj organizate përdorën dronë për të mbjellë fara drunjsh në fshatin Butovc të Prishtinës, ndërsa thonë se do ta kenë edhe një tjetër projekt të tillë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Por, Foniqi insiston se ky problem do të zgjidhej shumë më shpejt nëse institucionet si Agjencia Pyjore e Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndihmojnë në këto iniciativa.

“Institucionet ndoshta hezitojnë të bashkëpunojnë në programe si ‘Green Wings’ për shkak se ne e publikojmë një statistikë të frikshme [për hektarët e tokës së shkatërruar pyjore]”, thotë Foniqi, duke shtuar se në disa programe të tjera, megjithatë, ka pasur bashkëpunime.

MBPZHR-ja, duke iu përgjigjur REL-it, tregoi se Agjencia Pyjore e Kosovës i ka pyllëzuar mbi 140 hektarë gjatë vitit 2023, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve me fidanët e prodhuar nga Instituti i Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Por, nga kjo ministri shprehën shqetësim lidhur me dënimet e shqiptuara, pasi që, siç thanë, “një nga faktorët që ndikon në zvogëlimin e kësaj dukurie, është edhe zbatimi i dënimeve të larta ndaj prerëseve ilegalë nga ana e gjykatave”.

“Dënimet shpeshherë janë të vogla, krahasuar me dëmin që shkaktohet në pyje, pasi që dihet se një dru i prerë ilegalisht, për t’u zëvendësuar me tjetrin nevojiten dhjetëra vite, duke shtuar këtu edhe aspektet tjera të dëmit”, thonë nga MBPZHR-ja dhe shtojnë se duhet të ketë dënime më të ashpra veçanërisht për recedivistët.

Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e tokës pyjore në vend pritet sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që kapet duke prerë trungje të drunjve në pyje mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet – varësisht nga sasia e drunjve të prerë.

Policia e Kosovës bëri të ditur për REL-in se gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë kapur 137 persona duke kryer veprën penale të vjedhjes së pyjeve.

REL-i analizoi një pjesë të aktgjykimeve të shpallura nga gjykatat themelore të Kosovës gjatë këtij viti për rastet e vjedhjes së pyjeve.

Nga gjithsej 13 raste të analizuara, 11 prej tyre ishin dënime me gjobë nga 200 deri në 500 euro. Me 400 euro ishte dënuar Sh.Z. në Gjilan, pasi kishte prerë 33.4 metra kub drunj, duke shkaktuar dëm prej 4.511 eurosh.

Me po të njëjtën vlerë ishte dënuar edhe J.B. në Prizren, edhe pse ai kishte shkaktuar dëm më të ulët, të vlerësuar 546 euro. Ndërsa, me 450 euro ishte dënuar M.K. në Ferizaj, pasi kishte shkaktuar dëm prej 290 eurosh.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se shqiptimi i “dënimeve shabllon” është njëri ndër problemet me gjykatat në vend.

“Ka një tendencë të një përcaktimi të disa dënimeve dhe arsyetimeve shabllone për disa fusha të caktuara, pavarësisht që secili rast i ka specifikat e veta”, thotë ai për REL-in.

Në një nga rastet e analizuara nga REL-i, kryesi i veprës penale ishte lëshuar me vetëm vërejtje gjyqësore, pasi i ishte marrë si rrethanë lehtësuese “gjendja e dobët ekonomike”.

Shala nga IKD-ja tregon se Gjykata Supreme parasheh vlerësimin e rrethanave lehtësuese, por shton se gjykatat në Kosovë shpeshherë gabojnë në aplikimin e rrethanave lehtësuese dhe u japin më shumë rëndësi atyre lehtësuese sesa rënduese.

Për më tepër, ai thotë se edhe në disa fusha të tjera, si dhuna në familje apo armëmbajtja pa leje, shqiptimi i dënimeve të ulëta shkakton kryerjen e vazhdueshme të këtyre veprave penale.

“Nuk themi që dënimet duhet të jenë të larta në secilin rast, por dënimet duhet të jenë adekuate, aktgjykimet duhet të jenë të arsyetuara dhe t’u përgjigjen qëllimeve të dënimeve, që janë parandalimi i kryesit dhe dërgimi i mesazhit te shoqëria që t’ia ketë frikën ligjit dhe të mos përfshihet në vepra penale”, thotë Shala.

Sipas të dhënave të marra nga raporti vjetor i monitorimit të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjatë vitit 2023, Departamenti Qendror i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti i ka zhvilluar 702 kontrolle dhe i ka sekuestruar 22.7 metra kub masë drunore.

Gjatë kësaj periudhe kohore, MBPZHR-ja ka pranuar 143 aktgjykime për rastet e prerjeve ilegale në pyjet shtetërore. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve ishin parashkruar pasi lëndët ishin vjetruar.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shumica e pyjeve në vend janë nën pronësi shtetërore. Por, shkaku i shkatërrimit të tokës pyjore, në mesin e llojeve të pyjeve, kjo agjenci liston edhe një kategori për pyje të degraduara.

Sipas studimeve të SLK-së, degradimi i pyjeve është në nivele më të larta veçanërisht në zonat kufitare të Kosovës, ku monitorimi i pyjeve është më i vogël.

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se, më parë, trungjet e prera të drunjve shiteshin për ngrohje. Por, pas subvencionimit të pajisjeve për ngrohje nga Qeveria e Kosovës, ai thotë se druri përdoret më shumë për industri të ndryshme.

Teksa ndër vite ka parë shkatërrimin e pyjeve në shumë zona të Kosovës, ai shpreson që gjeneratat e reja në vend do të jenë më të vetëdijshme për rëndësinë e pyjeve.

“Pyjet nuk janë vetëm një resurs që mund ta shfrytëzojmë për nevojat tona, por janë edhe resurs për gjeneratat që vijnë pas nesh dhe, njëkohësisht, kujdesen edhe për ajrin e pastër në vendin tonë”, përfundon Foniqi./REL

The post Analiza e REL-it: Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar appeared first on Albeu.com.

Ishin përdorur në vepra të ndryshme penale, Policia e Kosovës shkatërron 1500 armë
Mbi 1 mijë e 500 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme janë asgjësuar sot nga Policia e Kosovës.

Këto armë ishin konfiskuar nga Policia e Kosovës në operacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.

Shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale është lejuar me vendim të gjykatës, pasi që për të gjitha kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç tha për Telegrafin se këto armë janë konfiskuar në kuadër të aktiviteteve të PK-së në luftën kundër krimit.

“Policia e Kosovës në aktivitetet e saj në luftën kundër krimit ka konfiskuar një numër të madh të armëve, mesatarisht 1500-2000. Në bashkëpunim me UNDP ne sot po asgjësojmë këto armë të cilat u kanë takuar personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale”, tha Jankoviç.

Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros u shpreh për Telegrafin se me asgjësimin e këtyre armëve ne po ofrojmë mjedis më të sigurt.

“Është kënaqësi të jem sot këtu. Kjo është pjesë e bashkëpunimit tonë UNDP-Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Është pjesë e mbështetjes së Ministrisë dhe Policisë së Kosovës në trajtimin e armëve. Nga viti 2013 e deri më sot janë mbi 15 mijë armë të cilat i kemi asgjësuar. Sot konkretisht kemi asgjësuar më shumë se 1 mijë e 500 armë. Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është se çdo armë që sot po e asgjësojmë nuk është më në duart e kriminelëve, dhe ne kështu mund të sigurojmë personat dhe të punojmë për sigurinë në Kosovë”, tha Queiros.

The post Ishin përdorur në vepra të ndryshme penale, Policia e Kosovës shkatërron 1500 armë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dy tërmete shkatërruese në Turqi, mbi 1500 viktima, çfarë ka mbetur pas
Një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë herët të hënën, duke lënë më shumë se 1500 njerëz të vdekur  dhe duke plagosur mijëra të tjerë në të gjithë vendin dhe Sirinë fqinje.

Më poshtë janë disa foto që tregojnë shkallën e gjerë të shkatërrimit.

Blloqe të tëra të qytetit u rrafshuan nga tërmeti, shufra metalike u shpërndanë nëpër rrugë dhe automjetet u përmbysën.

Një pasgoditje e madhe me magnitudë 7.5 ballë goditi Turqinë në orën 13:24 me orën lokale.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar personat e bllokuar nën rrënoja.

/Albeu.com/

The post FOTO/ Dy tërmete shkatërruese në Turqi, mbi 1500 viktima, çfarë ka mbetur pas appeared first on Albeu.com.

Zyrtari i Ukrainës kërkon shkatërrimin e armëve iraniane
Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas ka bërë thirrje për shkatërrimin e fabrikave iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa. Ai po ashtu ka kërkuar edhe arrestimin e furnizuesve të tyre.

Podolyak tha më 24 dhjetor se Irani po “poshtëron hapur institucionin e sanksioneve ndërkombëtare”.

Kievi e ka akuzuar Teheranin se ka furnizuar Moskën me 1.700 dronë kamikazë Shahed-136, të cilat sipas tyre janë përdorur për të goditur objektivat në Ukrainë.

Irani ka pranuar se i ka dërguar dronë Rusisë, por ka thënë se dërgesat janë bërë para se Moska të pushtonte Ukrainën në shkurt. Moska ka mohuar se përdor dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës.

Më 19 dhjetor, Rusia sulmoi Ukrainën me dhjetëra dronë kamikazë, duke goditur infrastrukturën kritike në dhe përreth Kievit. Ky ishte sulmi i tretë ajror që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në më pak se një javë.

Dronët kamikazë janë të lirë për t’u prodhuar dhe fluturojnë drejt objektivit duke shpërthyer eksplozivët gjatë kontaktit me shënjestrën.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar individë të ushtrisë iraniane dhe kompani të mbrojtjes, për përfshirjen e tyre në furnizimin e Rusisë me dronë iranianë./REL

The post Zyrtari i Ukrainës kërkon shkatërrimin e armëve iraniane appeared first on Albeu.com.

“Rizgjimi” i hekurudhave
Disa vite më parë, Hekurudha iu nënshtrua ndryshimeve, duke u riorganizuar në përshtatje të kuadrit të ri ligjor. Kodi Hekurudhor, i miratuar në fund të vitit 2016, parashtronte sfidën e hartimit të një pakete të plotë aktesh nënligjore, që synonin ndryshimin thelbësor të mënyrës organizative të Hekurudhës Shqiptare. Të gjitha këto parashikonin ngritjen e një sërë strukturave të reja, me detyra specifike.

Në atë kohë u duk se sektori do të ecte me ritme më të shpejta, por nuk rezultoi i tillë. Rizgjimin e sektorit, në rënie të lirë prej dekadash, do ta shënonte fillimi i punimeve për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe zgjatimin e ri në Rinas.

Në nëntor të vitit të shkuar, kompania që fitoi garën ndërkombëtare, nisi punën në terren, duke i dhënë fund gjumit letargjik të projektit në letra. Nga ai moment duket se hapat e hedhur për zbatimin kanë respektuar parashikimet e punimeve në kalendarin e rënë dakord paraprakisht. Projekti mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Gjatë këtij viti janë të paktën edhe dy projekte të tjera, që kanë ardhur në vëmendje për sektorin hekurudhor, duke e shtuar dinamikën e zhvillimeve. Projekti i parë është rehabilitimi i linjës Vorë-Hani i Hotit. Për këtë projekt është kërkuar financim 62.9 milionë euro po te BERZH dhe vendimi në lidhje me miratimin parashikohet të merret më 8 shkurt 2023.

Të tjerë projekte përfshijnë hartimin e detajuar për linjën Durrës-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Pogradec-Lin. Pak javë më parë, Hekurudha Shqiptare çeli procedurën e prokurimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë, i përfolur jo pak mes qeverive të dy vendeve.

Por a do të munden që të gjitha këto projekte të shënojnë rizgjimin real të sektorit, apo do të duhet të “flenë” mes letrash për vite e vite të tëra? Mbetet për t’u parë. Pjesa më reale dhe më e afërt për investimet në një rrjet modern hekurudhor është linja Tiranë-Durrës, e cila parashikohet të përfundojë në fillim të vitit 2024.

Ecuria e projektit Tiranë-Durrës dhe zgjatimit në Rinas

Kostoja e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, me gjatësi 39 kilometra, është 70 milionë euro, ku gjysma e tyre është grant nga Bashkimi Europian dhe pjesa tjetër, kredi nga BERZH. Punimet për këtë linjë nisën në fund të vitit 2021. Në harkun e një viti, ecuria në terren për autoritetin kontraktor, që në këtë rast është Hekurudha Shqiptare, ka qenë e mirë.

“Progresi total është në shifrat rreth 30%. Konkretisht, kanë përfunduar 90% e gërmimeve e të gjithë trasesë, 50% e mbushjeve të shtresave hekurudhore, 70% e veprave të vogla të artit (tombino, muret mbajtëse, platformat/peronet e stacioneve), 10% e urave të mëdha, dhe rreth 5% e blerjeve/prodhimit të elementeve të mbishtresës hekurudhore, sinjalistikë dhe telekom, ballast”, – tha administratori i Hekurudha Shqiptare, Gentian Liko, për “Monitor”.

Ai sjell në vëmendje se zbatimi i projekteve të kësaj natyre, me volume pune të konsiderueshme, por edhe vlerë të madhe, has edhe sfida, ku shpesh përfshihen edhe ndryshime në projekt. Të tilla, sipas tij, janë rishikimet e bëra për urat ku kalon linja hekurudhore.

Teksa më herët për to parashikohej rehabilitim, është vendosur rindërtim nga e para në reflektim të ligjit të ri të sizmikës. Edhe procesi i shpronësimeve, apo elementet e tjera të linjave të transmetimit, kabinave elektrike, tubacioneve të ndryshme në trupin e hekurudhor ose afër saj, kanë qenë sfiduese. Një tjetër element që mund të ndryshojë në projekt është shtimi i një stacioni të 11-të që do të jetë në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” dhe Bulevardit të Ri.

Trajnimi i kapaciteteve njerëzore dhe studimi i tregjeve për trenat e rinj

Ndërtimi i një linje hekurudhore moderne me trena elektrikë, që përshkojnë 120 kilometra në orë, parashtron detyra të rëndësishme për Hekurudhën Shqiptare. Në njërën anë do të duhet të studiohen tregjet dhe të gjenden mjetet më të përshtatshme dhe eficiente për këtë linjë dhe në tjetrën, të përgatiten kapacitete njerëzore të aftë për të përmbushur detyrat.

“Për sa u përket trenave që do të operojnë në këtë infrastrukturë të re moderne hekurudhore, është parashikuar që do të lëvizin në total maksimalisht 7 çifte trenash, pra një në vajtje dhe një në ardhje në të gjithë korridorin, Durrës-Tiranë e anasjelltas, Durrës-Aeroport e anasjelltas dhe Tiranë-Aeroport e anasjelltas.

Në lidhje me trenat e ardhshëm që po shihen në tregjet ndërkombëtare, bëhet fjalë për trena elektrikë me eficiencë të lartë dhe me dy njësi lëvizëse, pra jo me sistemin e vjetër lokomotivë + vagonë” – pohon z.Lika.

Lidhur me kapacitetet njerëzore, ai nënvizon se kompania INC S.PA që po zbaton projektin, ka të përfshirë në kontratë edhe trajnimin e stafit të hekurudhës.

Vorë-Hani i Hotit, Shqipëria në pritje të miratimit të kredisë

Në shkurt të vitit të ardhshëm, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet të japë miratimin për një kredi prej 62.9 milionë eurosh për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Kostoja totale e kësaj linje, me gjatësi 120 kilometra, llogaritet në 267 milionë euro.

Projekti, sipas dokumenteve, pritet të bashkëfinancohet nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) dhe Bashkimi Europian (BE) nëpërmjet Platformës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Referuar dokumenteve, linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

“Infrastruktura e trasesë është përkeqësuar, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave është rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë. Kufizimet e shpejtësisë së trenave vijnë edhe nga kalesat e shpeshta të paautorizuara në nivel (kryqëzimet e paautorizuara me rrugët lokale).

Sistemi i sinjalizimit, i dëmtuar gjatë periudhave të trazirave në vitet 1991 dhe 1997, pothuajse nuk ekziston. Shërbimet e transportit të mallrave lënë për të dëshiruar, me kohë udhëtimi të gjata dhe kërkesë të ulët, dhe jo të planifikuar.

Komunikimi i stacioneve realizohet nëpërmjet radios. Si rezultat, nuk ka një sistem të kontrolluar sigurie për lëvizjen e trenave, e për pasojë rreziku i aksidenteve është i lartë. Ndërsa gjeometria e shtrirjes horizontale të hekurudhës është mjaft e mirë”, – do të nënvizohej në planin e ndërveprimit social-mjedisor mbështetur nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Linja Durrës-Prishtinë, pritet fillimi i studimit të fizibilitetit, alternativat

Pak javë më parë, Hekurudha Shqiptare hapi garën për të zgjedhur kompaninë që do të hartojë studimin e fizibilietit dhe projekt-idenë për një linjë hekurudhore Durrës-Prishtinë. Kostoja llogaritet në 700 milionë euro, por vetëm pas përfundimit të studimit dhe projekt-idesë, shifra do të jetë më e qartë.

Procedura e paraqitjes së ofertave është mbyllur më 25 nëntor dhe Hekurudhës do t’i duhet të përzgjedhë mes të interesuarve. Pas shpalljes së fituesit dhe lidhjes së kontratës, kompanisë do t’i duhen 14 muaj për të finalizuar detyrat, nga të cilët 2 (dy) muaj për Fazën Fillestare dhe 12 (dymbëdhjetë) muaj në përgatitjen e Studimit. Vetë dokumentet e hekurudhës tregonin për tre alternativa të ndërtimit të kësaj linje për pjesën shqiptare dhe atë të Kosovës.

Alternativa 1: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik).

Itinerari në pjesën e Shqipërisë – Linja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës paraqet vështirësi, sepse kalon në terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.

Linja fillon nga stacioni ekzistues i Mjedës (në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe është pjesë e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit) e cila konsiderohet KM 0+000 për linjën re. Linja e re hyn më pas në zonën e lumit të Gjadrit duke kaluar nëpër lartësi të pranueshme për hekurudhën.

Duke filluar nga KM 24+000 deri në KM 40+000, linja kalon në dy tunele të njëpasnjëshëm për shkak të terrenit të vështirë deri në zonën e Repsit, pranë autostradës Rrëshen – Kalimash.

Pas kësaj, linja kryqëzohet me autostradën, duke hyrë në një tunel nga zona e Bisakut (Rrëshen) deri në luginën e Drinit të Zi, me gjatësi 11.5 km. Në KM 81+000, linja hekurudhore kalon me urë, mbi liqenin artificial të hidrocentralit të Fierzës dhe në KM 93+000, linja arrin në stacionin hekurudhor të Kukësit. Si pikë përfundimtare, linja arrin në Morinë, pika kufitare Shqipëri – Kosovë.

Itinerari në pjesën e Kosovës: Linja fillon nga PK 18+733 (stacioni hekurudhor Kramovik i linjës hekurudhore Klinë – Prizren) drejt qytetit të Gjakovës. Linja hyn në luginën e lumit Drin, duke kaluar lumin përmes një ure me gjatësi afërsisht 140 m.

Pas kalimit të lumit, traseja kalon në skarpatën (prerje dhe mbushje) e luginës për të kaluar më pas pengesën natyrore përmes një tuneli 1,475 m të gjatë. Pas daljes nga tuneli, traseja hekurudhore merr drejtimin nga Gjakova duke arritur në anën veriore të qytetit. Nga KM 7+000 deri në KM 8+500, linja ndjek rrjedhën e ujit dhe kalon pranë fshatit Bec dhe afër aeroportit të Gjakovës, për të vazhduar në drejtim të fshatit Qerim dhe zonës industriale të qytetit të Gjakovës.

Në Gjakovë do të ndërtohet stacioni hekurudhor me së paku katër linja. Nga Gjakova, traseja hekurudhore do të ndjekë rrugëkalimin ekzistues R-109/M 9-1 deri në fshatin Ponoshec, për të vazhduar më pas paralelisht me M 9-1 deri në kufirin me Shqipërinë në Qafë Morinë. Gjatësia totale e itinerarit nga stacioni Kramovik deri në kufirin në Qafë Morinë llogaritet rreth 30 km.

Alternativa 2: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë

Pjesa shqiptare e itinerarit nis përmes linjës ekzistuese nga Miloti drejt qytetit të Rrëshenit dhe zgjatimit më tej drejt grykës së Fanit të Vogël. Në vitin 2005, në trupin e trasesë hekurudhore, në dalje nga stacioni i Milotit në drejtim të stacionit të Rubikut, filloi ndërtimi i autostradës Milot – Rrëshen – Kalimash.

Pjesa shqiptare e linjës së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulojnë rreth 108 km. Kjo pjesë ka një tunel me gjatësi rreth 11.5 km, i cili hyn në zonën e Bisakut dhe del në zonën e Drinit të Zi, pranë Skavicës.

Pjesa e itinerarit në Kosovë: Linja do të ndahet nga linja hekurudhore Klinë – Prizren në KM 52+200. Nga kjo pikë e ndarjes, traseja vazhdon në lagjen periferike Arbana të Prizrenit, duke vijuar përgjatë autostradës nacionale “Ibrahim Rugova” (E 85).

Pastaj, linja kalon pranë fshatrave Grazhdanik dhe Vlashnjë në drejtim të fshatit Vërmicë dhe pikës kufitare me Shqipërinë. Gjatësia totale e itinerarit nga pika e ndarjes së Linjës Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km.

Konsulenti do të analizojë të dyja opsionet e përmendura më sipër. Pas analizave të hollësishme dhe përllogaritjeve të këtyre opsioneve, ata do të ofrojnë rekomandimin përfundimtar promotorëve të këtij projekti për variantin më të mirë dhe më të favorshëm.

Alternativa 3: Do të përcaktohet nga vetë konsulenti

Kjo alternativë mbetet për t’u analizuar dhe për t’u zgjedhur nga vetë Konsulenti, sipas vizitave në terren dhe përllogaritjeve të kryera dhe si e tillë, do t’i propozohet Klientit./Monitor

The post “Rizgjimi” i hekurudhave appeared first on Albeu.com.

Droga nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Mal të Zi, dhjetë persona në pranga
Tetëmbëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Malin e Zi për shkak se akuzohen për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Mediat malazeze bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.

Të dyshuarit akuzohen si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shitjen të drogës. Sipas informacioneve të para janë arrestuar dhjetë persona.

Policia ka kryer kontrolle në 14 lokacione në disa qytete të Malit të Zi ku në pranga janë vënë 10 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Si rezultat i operacionit është sekuestruar 1 ton kanabis.

Sipas autoriteteve anëtarët e organizatës kriminale transportonin drogën nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, drejt vendeve të rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Europian.

The post Droga nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Mal të Zi, dhjetë persona në pranga appeared first on Albeu.com.

Si krijojnë uraganet stuhi shkatërruese?
Reuters

Uragani i dobësuar, por megjithatë i rrezikshëm, Ian, ka zbarkuar të mërkurën në mbrëmje në Florida, me erëra të fuqishme dhe shi që ka vërshuar komunitetet afër Oqeanit Atlanik.

Ian është shtrirë me forcë të madhe, teksa ka qenë në nivelin e katërt të uraganeve, me erëra deri në 241 kilometra në orë.

Për pasojë, më shumëse dy milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Aktualisht, Ian është dobësuar në kategorinë e parë, sipas Qendrës Kombëtare për Uragane në SHBA.

Ian është vlerësuar si një prej uraganeve më të fuqishme që janë shtrirë në tokën amerikane në vitet e fundit.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo të lënduar seriozisht si pasojë e uraganit.

Një numër i madh i njerëzve është thënë se kanë mbetur të bllokuar në zonat me rrezik të lartë, meqë kanë injoruar thirrjet e autoriteteve për evakuim.

Stuhitë e fuqishme janë zakonisht fenomenet më shkatërruese që shoqërojnë uraganet.

Çfarë është vala e stuhive?

Kur uragani i afrohet një gjiri bregdetar, erërat e forta e shtyjnë ujin e oqeanit drejt tokës.

Edhe presioni atmosferik që krijon stuhinë, ndihmon në shtrirjen e saj në tokë.

Sa më i ulët të jetë bregu, aq më i madh është rreziku për vërshime.

Ujit i duhen disa ditë për t’u kthyer në nivelet e mëparshme.

Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA, ka thënë se këto valë stuhish “janë zakonisht kërcënimet më të mëdha për jetë”.

Pse janë stuhitë kaq shkatërruese dhe të rrezikshme?

Uji është i rëndë dhe në sasi të madhe: rreth 770 litra për metër kub.

Kjo sasi i shtyn njerëzit drejt vdekjes, i përplas anijet, makinat dhe strukturat tjera të mëdha.

Luhatjet bëhen edhe më të rrezikshme për shkak të baticës.

Stuhitë e fuqishme mund të shkaktojnë dëme afatgjata sikurse shkatërrimi i tërësishëm i rrugëve, i plazheve dhe kontaminimi i tokës me ujin e detit, çka rrezikon kafshët dhe bujqësinë.

Në vitin 2005, Uragani Katrina pati shkaktuar stuhi në lartësi mbi shtatë metra në Nju Orlins.

Autoritetet patën regjistruar më shumë se 1.500 persona të vdekur, drejtpërdrejt apo jodrejtpërdrejt nga stuhitë.

Çfarë tjetër shkatërroi Ian?

Përveç shtëpive, Ian ka detyruar edhe stafin e një spitali që t’i evakuojë pacientët – disa prej të cilëve kanë qenë shumë të sëmurë dhe nëpër ventilatorë.

“Për aq kohë sa pacientët tanë janë mirë dhe askush nuk vdes, apo nuk e pëson nga kjo situatë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë mjekja, Birgit Bodine nga Spitalit Fawcett në Florida.

Brittany Hailer, një gazetare në Pitsburg, ka kontaktuar ekipet e shpëtimit për nënën e saj, e cila ka mbetur në rajonet e vërshuara.

Nëna e saj i ka treguar se sasia e ujit në shtëpi ka arritur në 1.5 metra.

“Ne nuk e dimë kur do të ulet niveli i ujit. Nuk e dimë si do të dalin ata nga shtëpitë, makinat e tyre janë shkatërruar”, ka thënë Hailer.

“Mënyra e vetme për t’u larguar është përmes anijes”.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda.

Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 migrantëve që janë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur gjatë stuhisë.

Ian ka zbarkuar fillimisht në Kubë, ditën e martë, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke dëmtuar rrjetin e furnizimit me rrymë./REL

The post Si krijojnë uraganet stuhi shkatërruese? appeared first on Albeu.com.

Momente të frikshme, sportistëve u shëmbet çatia mbi kokë gjatë stërvitjes (VIDEO)
Atletët e badmintonit që po stërviteshin në një palestër të madhe në Tajvan, përjetuan momente të frikshme.

Konkretisht, në momentin e tërmetit të fortë prej 7.2 Rihter, çatia e palestrës është shëmbur si domino, me atletët që vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre.

Tërmeti i jashtëzakonshëm preku shumë ndërtesa nw Tajvan, duke mos e pasur fare problem për t’i shkatërruar./ h.ll/albeu.com

?? Earthquake of magnitude 7.2 off the coast of Taiwan.

Minute of life…the ceiling of the building collapsed ?#Taiwan #earthquake #台湾地震 #地震 #台湾 #TaiwanEarthquake #ไต้หวัน #แผ่นดินไหว pic.twitter.com/NQ3H5NsTkK

— Siraj Noorani (@sirajnoorani) September 18, 2022

The post Momente të frikshme, sportistëve u shëmbet çatia mbi kokë gjatë stërvitjes (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pse vendet baltike i frikësohen Rusisë?
Nga William Cook, The Spectator

Në Riga, kryeqyteti i Letonisë, ekziston një ndërtesë që zbulon pse shtetet baltike tregojnë kaq shumë kujdes ndaj Rusisë. Nga rruga, nuk mund të shohësh shumë, vetëm një tjetër bllok apartamentesh në një bulevard të mbushur plot me dyqane dhe kafene.

Por në një tabelë shkruhet: “Gjatë okupimit sovjetik, KGB-ja burgosi, torturoi, vrau dhe poshtëroi moralisht viktimat e saj në këtë ndërtesë.’ Shumica e kalimtarëve mezi i hedhin një shikim për herë të dytë. Ata e dinë shumë mirë këtë histori.

KGB-ja e mori këtë bllok apartamentesh në vitin 1991 kur Letonia rifitoi pavarësinë e saj, por mbi 30 vite më vonë kujtimet nuk kanë ndryshuar. Gjatë pushtimit të parë sovjetik, nga viti 1940 deri në vitin 1941, në këtë ndërtesë u ekzekutuan rreth 200 disidentë.

Gjatë pushtimit të dytë sovjetik, nga viti 1944 deri në 1991, 48,000 vendas u hetuan për të gjitha llojet e ‘veprave anti-sovjetike’ . Disa u liruan, ndërsa shumë të tjerëu dërguan në Siberi. Disa thjesht u zhdukën, raporton abcnews.al.

Aty ndodhet dhoma e marrjes në pyetje, dhoma e ekzekutimit dhe qelitë ndodhen në bodrumin poshtë. Megjithatë, tipari më shqetësues është kutia e letrave në holl. Këtu letonezët mund të postojnë letra duke akuzuar fqinjët e tyre për ‘aktivitet kundër-revolucionar’. Përkufizimet e aktiviteteve të tilla ishin mjaft të paqarta.

“Një veprim kundër-revolucionar është çdo veprim që synon përmbysjen, minimin ose dobësimin e pushtetit të sovjetikëve punëtorë dhe fshatarë”, thuhet në nenin 58 të Kodit Penal Sovjetik.

Shkeljet përfshinin shakatë jo të përshtatshme dhe dëgjimin e radios perëndimore. Herën e fundit që vizitova këtë ‘Shtëpi në qoshe’ (siç e quajnë Letonezët) , Rusia sapo kishte pushtuar Krimenë dhe vendasit ishin të tmerruar.

Kjo ndërtesë ishte një relike e keqe e një epoke të errët që letonezët supozonin se ishte tani pas tyre.

Pushtimi rus i Krimesë riktheu sërish frikën. Pas një flirti të shkurtër me Perëndimin, a kishte vendosur Rusia të ndiqte një rrugë të re: të rivendoste kufijtë e vjetër të BRSS, kufijtë që përfshinin Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, të njohura si Shtetet Baltike?

Për perëndimorët, pushtimi i Rusisë në Ukrainën kontinentale ishte një kambanë alarmi por për banorët e shteteve baltike ishte më shumë e njëjta gjë.

Anëtarësimi në NATO u jep këtyre tre vendeve atë lloj mbrojtjeje që ukrainasit mund ta ëndërrojnë vetëm, por për këto ish-republika sovjetike, lufta në Ukrainë është shumë pranë shtëpisë së tyre.

Kisha vizituar Letoninë dhe Estoninë disa herë që kur Rusia pushtoi Krimenë, por nuk isha kthyer që kur Rusia pushtoi Ukrainën kontinentale. Kështu, kur u ftova të isha pjesë e një turneu të vogël në ish-vendet ushtarake në Letoni dhe Estoni (krahas dy gazetarëve holandezë dhe një daneze), nuk kisha asnjë nevojë të bindesha.

Dukej si një mundësi ideale për të vlerësuar se si kishte ndryshuar çdo gjë  në shtetet baltike. Gjurma e trashëgimisë ushtarake estoneze-letoneze është një rrjet i madh me 173 vende të përhapura në të dy vendet – kazerma, bunkerë, fortifikime  që datojnë nga shpërbërja e Rusisë cariste deri në ditët e vdekjes së BRSS.

Do t’ju duheshin disa muaj për t’i parë të gjitha, por edhe të vizitosh disa vende të jep një pasqyrë intime në historinë e trazuar të këtij rajoni, në një kohë kur ato konflikte historike nuk ndihen më të kufizuara në të kaluarën e largët, raporton abcnews.al.

Që Letonia dhe Estonia po punojnë së bashku në këtë projekt është diçka pozitive ndonëse këto dy vende kanë mjaft dallime, historitë e tyre të fundit janë të ngjashme. Të kolonizuar nga Rusia cariste, ata u bënë të pavarura pas Revolucionit Rus, vetëm për t’u pushtuar nga Rusia në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1941 nazistët dëbuan rusët dhe vendosën një tirani të tyren; në vitin 1944 Ushtria e Kuqe dëboi nazistët dhe përfshiu të dy vendet (së bashku me Lituaninë) në BRSS.

Për gjysmë shekulli Letonia dhe Estonia u zhdukën nga harta e Europës, duke u rishfaqur më në fund si shtete të pavarura (krahas Lituanisë) pas rënies së BRSS.

Megjithatë, pushtimi sovjetik ende duket si lajm i fundit. Kushdo mbi 40 vjeç ka kujtime të qarta. Të gjithë kanë përralla për të treguar. Me 200,000 trupa sovjetike të stacionuar në një vend me një popullsi prej gati dy milionësh, Letonia ishte një nga republikat më të militarizuara në BRSS dhe Estonia nuk ishte shumë pas.

Kur ato trupa sovjetike u tërhoqën, ata lanë pas një grup të madh instalimesh ushtarake. Këto relika fantazmë të Luftës së Ftohtë përbëjnë një paralajmërim nga historia – një kujtesë e përfshirjes së gjatë të Rusisë në këtë rajon.

Kjo histori e kontestuar mishërohet nga mosmarrëveshja e fundit mbi të ashtuquajturin Monument të Fitores së Rigës. I ngritur nga BRSS, ky “Monument për Çlirimtarët e Letonisë Sovjetike dhe Rigës nga pushtuesit fashistë gjermanë” ka qenë një fokus i polemikave të ashpra që kur Letonia rifitoi pavarësinë e saj.

Për komunistët që e ndërtuan, ky ishte një nderim për ushtarët që mundën Hitlerin. Megjithatë, për shumë vendas, ky nuk është vetëm një memorial lufte, por një monument për pushtimin dhe kolonizimin e Letonisë nga Stalini.

Letonia ka një pakicë të madhe rusisht-folëse, rreth një e katërta e popullsisë. Të sjellë këtu nga sovjetikët, në një kohë kur shumë letonezë u dëbuan në pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik, shumë prej këtyre rusishtfolësve ruajnë lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, raporton abcnews.al.

Ndër disa anëtarë të këtij komuniteti, planet për çmontimin e Monumentit të Fitores kanë nxitur kundërshtime të ashpra. Megjithatë, pushtimi rus i Ukrainës ka prishur ekuilibrin. Në maj, parlamenti letonez vendosi të heqë këtë monument.

U nisëm me makinë për në Mangalsala, në grykëderdhjen e lumit Daugava. Kjo është hyrja detare në Riga, një port i rëndësishëm që nga Mesjeta, dhe kështu dikur ka qenë shumë i fortifikuar. Por sot jo më.

Vetë armët janë zhdukur prej kohësh, por bunkerët e betonit që i ruanin kanë mbetur. Shumica e tyre janë sovjetikë, por disa janë gjermanë, letonezë, madje edhe caristë.

Duke u endur rreth këtyre pyjeve, kupton se sa të dhëna ka në historinë e Letonisë. Një memorial sovjetik, gjysmë i fshehur në pemë, përkujton letonët që vdiqën duke luftuar për kryengritësit në Revolucionin rus të dështuar të vitit 1905.

Në Riga atë mbrëmje, ne kaluam me makinë pranë memorialit sovjetik për pushkatarët e Kuq Letonez, ushtarë letonezë që dezertuan ushtrinë e Carit për të luftuar për Leninin në revolucionin e 1917. Gjysmë shekulli i sundimit sovjetik e shëroi Letoninë nga simpatia e saj bolshevike, por do të ishte e pandershme të pretendonim se ajo nuk është një pjesë e rëndësishme e së kaluarës së vendit.

Ditën tjetër u nisëm me makinë në drejtim të perëndimit, drejt bregut të Balltikut, duke u ndalur gjatë rrugës në një bunker të Forest Brothers – një tjetër episod i harruar në historinë e këtij rajoni.

The Forest Brothers është emri i zakonshëm që u jepet partizanëve letonezë, estonezë, të cilët zhvilluan një fushatë të fuqishme guerile kundër pushtuesve të huaj: kundër Ushtrisë së Kuqe në 1940, kundër nazistëve nga 1941 deri në 1944, dhe më pas kundër Ushtrisë së Kuqe përsëri nga 1945.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ata shpresonin se Aleatët do të rivendosnin pavarësinë e tyre. Në vend të kësaj, ata u shkatërruan nga Stalini. Të paprekur, ata vazhduan të luftonin deri në mesin e viteve 1950, raporton abcnews.al.

Gjatë pushtimit sovjetik, ishte e pamundur të përkujtohej kjo lëvizje e rezistencës. Ne vazhduam të ecnim me makinë pa pushim, përmes pyjeve të pafundme, në një nga pjesët më të egra të Letonisë.

Destinacioni ynë ishte Qendra Ndërkombëtare e Radio Astronomisë Ventspils, një radio teleskop me diametër mbi 100 metra, një nga më të mëdhenjtë në botë. Sot përdoret për vëzhgimin e yjeve, por gjatë Luftës së Ftohtë është përdorur për të përgjuar NATO-n.

E mbuluar në fshehtësi gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, e gjithë zona ishte e ndaluar. Funksioni i saj u bë i dukshëm vetëm kur trupat ruse u larguan në vitin 1993. Disa nga kazermat përreth janë shkatërruar, të tjera thjesht janë braktisur.

Në një nga ndërtesat ndodhet një muze i improvizuar. Është koleksioni i zakonshëm i veglave sovjetike, por kujtimet që më tërhoqën vërtet vëmendjen ishin fotografitë e ushtarëve të rinj që buzëqeshnin para kamerës.

Ishte kjo koha më e keqe për këta të rinj apo më e mira?

Unë nuk mund ta them me siguri. Në ditën tonë të tretë, udhëtuam drejt lindjes, drejt Estonisë, duke u ndalur në bunkerin sekret sovjetik në Ligatne – 2000 metra katrorë zyra dhe konvikte, të groposura nëntë metra nën tokë.

I ndërtuar për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor dhe pasojave të tij radioaktive, ai kishte për qëllim të strehonte 250 funksionarë kyçë komunistë, të cilët jetonin për tre muaj nën tokë.

Dukej e çuditshme dhe mjaft drithëruese duke ecur rreth këtij labirinti nëntokësor, duke vëzhguar pajisjet e vjetruara sovjetike që rusët kishin lënë pas. Megjithatë, për mua, aspekti më i paharrueshëm i turneut tonë nëntokësor ishte udhërrëfyesi ynë, Nadiya, një refugjate ukrainase.

Ajo personifikoi lidhjen e ngushtë midis këtyre vendeve të Luftës së Ftohtë dhe luftës së re të Rusisë në Ukrainë. Duke folur me të, është e qartë se ky bunker është më shumë se një atraksion turistik. “Për mua, është një kujtesë për ato kohë për të mos harruar se si ishin ato vite”, tha ajo.

Në ditën tonë të fundit, morëm tragetin për në Hiiumaa, një nga ishujt më të mëdhenj të Estonisë. Udhërrëfyesi ynë estonez, Ain, na takoi jashtë varkës. Një vendas në Hiiumaa, ai ka mbledhur pajisjet e muzeut të tij ushtarak në një bazë të vjetër sovjetike në pyll. Është plot me pajisje ushtarake, të shpëtuar nga i gjithë ishulli.

Ain na çoi në një turne në ishull. Ashtu si pjesa më e madhe e vijës bregdetare të Estonisë, këto vende ishin të ndaluara për vendasit, raporton abcnews.al.

“Nuk ju lejohej të dilnin në det dhe as në bregdet”, tha Ain.

Kullat e vrojtimit përgjatë bregut nuk ishin vetëm aty për të parë anijet e armikut. Ata ishin gjithashtu atje për të parë estonezët që përpiqeshin të arratiseshin në Perëndim përtej ujit. Mezi 30 vite më vonë, nuk ka mbetur dhe aq shumë për të parë.

Në hollin e hotelit tonë, gjeta një kopje të gazetës lokale. Faqja e parë tregonte një tank të Ushtrisë së Kuqe. Një memorial i luftës sovjetike në Narva, qyteti më lindor në Estoni, i vështirë përballë kufirit rus, po hiqej, i destinuar për një muze ushtarak.

Monumente të ngjashme këtu në Hiiumaa duken të destinuara për të njëjtin fat. Ain na tregon një memorial lokal lufte, kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe. Ain shpreson të ruajë këtë memorial të luftës dhe të tjerë si ai, në muzeun e tij ushtarak.

Ai mendon se është vendi më i mirë për ta, dhe unë jam dakord. Ato janë pjesë e historisë së shteteve baltike dhe nuk duhen harruar, por as nuk duhen nderuar.

“Ne nuk po bëjmë propaganda, po mbledhim dhe tregojmë informacione”, tha ai. Për mua, kjo frazë dukej se përmbledh të gjithë udhëtimin. Nuk ka asgjë didaktike për këto objekte ushtarake.

Letonezët dhe estonezët nuk po bëjnë propagandë. Ata thjesht po i tregojnë botës se çfarë ndodhi këtu, diçka që nuk u lejuan ta bënin kurrë gjatë pushtimit sovjetik. Vizitorët janë të lirë të nxjerrin konkluzionet e tyre dhe përfundimi që nxora nga kjo vizitë e shkurtër ishte se paqja dhe liria janë të pasigurta veçanërisht këtu.

“Ti je dënuar si kriminel nëse ke ngritur flamurin tonë kombëtar”, tha Ain.  “Ne donim të bëheshim të lirë. Kjo u realizua dhe pjesa tjetër ka qenë në duart tona.’

Por vetëm për shkak se ato ditë të këqija të së kaluarës kanë mbaruar, kjo nuk do të thotë se Lufta e Ftohtë ka përfunduar ose se BRSS është histori e lashtë. Kjo ishte ajo që ne në Perëndim na pëlqente t’i thoshim vetes gjatë këtyre 30 viteve të fundit, por pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi gjithçka.

Dallimi midis Europës Perëndimore dhe shteteve baltike është se shtetet baltike nuk kishin nevojë të prisnin derisa Rusia të pushtonte Ukrainën kontinentale.

Ata e dinin se gjërat kishin ndryshuar në vitin 2014 kur Rusia pushtoi Krimenë.

Ndërsa po  largohesha nga Hiiumaa mëngjesin tjetër, me një aeroplan të vogël  për në Talin, m’u kujtua diçka që Nadiya, udhërrëfyesi ynë ukrainas, kishte thënë teksa na tregonte rreth atij bunkeri sekret në Ligatne, ku të mëdhenjtë sovjetikë të Letonisë planifikonin të uleshin pas shpërthimit të një lufte bërthamore.

“Kishte vetëm një vend – Bashkimi Sovjetik. Pjesa tjetër ishin republika socialiste.’ Ish republikat socialiste të Letonisë dhe Estonisë e kuptojnë se sa e brishtë mund të jetë liria.

Por ne?  /abcnews.al

The post Pse vendet baltike i frikësohen Rusisë? appeared first on Albeu.com.

Presidenti finlandez: Rusia përdor armë të rënda, përfshijnë ato të shkatërrimit në masë
Presidenti finlandez Sauli Niinisto thotë se Rusia dhe Ukraina po përdorin armët më të rënda kundër njëra-tjetrës, por ato të Rusisë janë më të fuqishme.

Duke folur gjatë bisedimeve për politikën e sigurisë në Finlandë, Niinisto thotë se Finlanda dhe vendet e tjera perëndimore kanë qenë të kujdesshme që të furnizojnë Ukrainën vetëm me armë që do t’i përdorte edhe Rusia, duke u siguruar që Perëndimi nuk mund të akuzohet për përshkallëzimin e situatës, sipas komenteve të raportuara nga Kompania finlandeze e transmetimit (Yleisradio Oy).

Por ai gjithashtu thotë se armët ruse janë më të forta dhe përfshijnë bomba termobarike, të cilat ai i përshkruan si “armë të shkatërrimit në masë”.

Armët termobarike janë të diskutueshme sepse ato janë shumë më shkatërruese se eksplozivët konvencionalë të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim të tmerrshëm te këdo që kapet në rrezen e tyre të shpërthimit.

Ukraina dhe vendet e NATO-s kanë akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e tyre në konflikt./albeu.com

The post Presidenti finlandez: Rusia përdor armë të rënda, përfshijnë ato të shkatërrimit në masë appeared first on Albeu.com.