Shënavlash të Durrësit Archives - Albeu.com

Vrasja e babait në Shënavlash të Durrësit/ Zbardhen detaje tronditëse: I hodhëm goma që trupi të fundosej, për ndihmën Esmeraldi më dha 2 milion lekë
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i rastit të vrasjes dhe më pas hedhjes në pus të Enver Ballës, në Shënavlash të Durrësit.

Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi autori i këtij krimi ishte Esmerald Balla, djali i viktimës, i cili pas ekzekutimit të babait trupin e pajetë e ka hedhur në pusin e shtëpisë.

Trupin në pus e kanë mbuluar me goma makinash, me qëllim që të mos dilte trupi në sipërfaqen e ujit të pusit. Këto detaje kanë dalë nga dëshmia e Edison Brahaj, i cili është arrestuar nga policia e Durrësit, si person që ka përkrahur Esmerald Ballës për ta fshehur trupin e pajetë të Enver Ballës.

Në dëshminë që ka dhënë Edison Brahaj, ai ka treguar se fillimisht trupin e të moshuarit e kanë fshehur në disa ferra dhe më pas në mbrëmje vonë, kanë shkuar me furgon së bashku me Esmeraldin, duke e transportuar trupin nga andej dhe hedhur në pusin e shtëpisë.

Sipas këtij dëshmitari, në mënyrë që trupi i Enver Ballës të mos qëndronte në sipërfaqen e ujit të pusit, kanë hedhur nga lart dy goma makina, që trupi të qëndronte nën ujë dhe mos gjendej.

Trupi i pajetë i Enver Ballës, ka qëndruar plot 23 ditë në ujin e pusit, ndërsa djali i tij kishte shkuar në policinë e qytetit, duke e kallëzuar si të humbur.

Ndërsa në lagjen ku banonin, hapi fjalë sikur babai i tij ishte larguar nga shtëpia për shkak të një femre.

Në dëshminë e tij, Edison Brahaj, ka deklaruar se për shkak të ndihmës që i ka dhënë shokut të tij Esmerald Balla, ky i fundit i kishte dorëzuar si shpërblim shumën prej 2 milion lekë të vjetra me qëllim dhe mos tregonte mbi atë çfarë kishte ndodhur.

The post Vrasja e babait në Shënavlash të Durrësit/ Zbardhen detaje tronditëse: I hodhëm goma që trupi të fundosej, për ndihmën Esmeraldi më dha 2 milion lekë appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Shënavlash të Durrësit, ish-drejtuesi i policisë zbulon detaje tronditëse: Ka një marrëveshje…
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shënavlash të Durrësit, shprehet se pas ngjarjes kriminale, ku u ekzekutua Pëllumb Meta, ka një marrëveshje mes personit që kreu ekzekutimin dhe familjarëve të tjerë.

Ai thotë se nuk mendon se ka qenë vajza ajo që ka shkrepur armën 4 herë, por shton se prapa këtij krimi ka vepruar një dorë tjetër.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, ai deklaron: “Në bindjet e mia është se atje nuk dhunë, se nuk është provuar, dhe nëse do të kishte dhunë do të kishte ndaj gruas. Kam thënë që pas këtij krimi ka probleme mes të shoqes dhe viktimës. Nuk besoj se ai shënim, prona e tyre nuk kushton 1 milion euro saç shkruhet nëpër mure.

Mendoj se personi që ka tërhequr këmbëzën 4 herë pa iu dridhur dora në prani të familjarëve, do të thotë që kemi të bëjmë me një marrëveshje. Prapa këtij krimi besoj se nuk janë fëmijët. Mendoj se ka një dorë tjetër që ka vepruar katër herë pa iu dridhur dora. Por fëmijët i ka tradhtuare vetja, kanë ngatërruar skenarin pas ekzekutimit”.

The post Vrasja në Shënavlash të Durrësit, ish-drejtuesi i policisë zbulon detaje tronditëse: Ka një marrëveshje… appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 49-vjeҫarit në Durrës/ Gazetarja zbulon detaje tronditëse nga vrasja e Pëllumb Metës
Ekzekutimi i 49-vjeҫarit në Shënavlash të Durrësit nga fëmijët, tronditi mbarë oponionin publik.

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës, vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës, janë kthyer sërish te kërkimi kush është autori, ndonëse burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë është djali i madh i familjes, Hysen Meta.

Sipas gazetares Vali Qyrfyçi, nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta.

Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor.

Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna.

Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin, raporton gazetarja.

Megjithatë, nëse Blerina Meta, ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar.

The post Ekzekutimi i 49-vjeҫarit në Durrës/ Gazetarja zbulon detaje tronditëse nga vrasja e Pëllumb Metës appeared first on Albeu.com.

Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë, ҫfarë ndodhi sot në gjykatën e Durrësit
Vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, në Shënavlash të Durrësit, ka për autor vajzën e tij 19-vjeçarja Hygerta Meta. Këtë gjë e ka bërë të ditur djali i madh i familjes Hysen Meta, i cili është arrestuar si ekzekutori që qëlloi me 4 plumba babain.

Në dëshminë e tij para policisë ditën që u arrestua, Hyseni pranoi se e kishte vrarë ai të atin dhe më pas me motrën kryen groposjen në stallën e bagëtive.

Por sot, ai ka rrëzuar dëshminë e parë, duke thënë se ekzekutorja ishte e motra. Ai shton se ka qenë i hutuar ndaj dhe ka pranuar fillimisht krimin.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Motra e vogël ka qëlluar babanë. Ka pasur konflikte motra me babanë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të mira me babanë. Kam qenë i hutuar, ndaj pranova krimin”, tha ai në sallën e gjyqit.

Ndërsa vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, i ka qëndruar versionit të saj fillestar, duke deklaruar se e ka kryer vrasjen, pasi ndihej e kërcënuar nga babai i saj.

Ajo shtoi se mospranimi i fejesës, kishte sjellë shantazhe të një pas njëshme nga ana e Pëllumb Metës, drejt familjarëve të tij.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vëllai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste. Me mamanë ka patur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nësë rrini do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”, ka thënë 19-vjeçarja.

Djali i vogël i familjes Amarildo Meta, i cili është arrestuar për moskallëzim të krimit, ka treguar se ka qenë nëna e tyre ajo që e ka vënë në dijeni të ngjarjes, sapo ai ishte kthyer nga puna.

“Erdha në shtëpi në 18:30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. U kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona”, tha Amarildo.

Vajza: “Jam penduar”.

19-vjeçarja Hygerta Meta, në sallën e gjyqit ka shfaqur shenja pendese për vrasjen e babait të saj, teksa tregon mënyrën se si e ka kryer krimin.

“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.

Pëllumb Meta, u vra pasditen e datës 10 shkurt dhe më pas u deklarua i humbur nga djali i tij Hyseni në polici. Pas verifikimeve të valëve të telefonit, policia zbuloi se celulari i tij gjendej në shtëpi, duke dyshuar se edhe Pëllumbi ishte aty.

Më pas, është zbuluar se ai ishte vrarë dhe groposur me qëllim zhdukjen e gjurmëve. Në gjendje të lirë është duke u hetuar bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila është marrë në mbrojtje nga policia për të shmangur gjakmarrjen. Blerina, është dërguar nga uniformat blu në banesën e prindërve të saj në Laç.

The post Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë, ҫfarë ndodhi sot në gjykatën e Durrësit appeared first on Albeu.com.