scholz Archives - Albeu.com

Macron dhe Starmer gati të nisen për SHBA, Scholz kritikon Trump: E rrezikshme ta quash Zelenskyn “diktator”
Zelensky është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës, theksoi kancelari gjerman. Kancelari gjerman Olaf Scholz është i pari në radhët e liderëve europianë që ka reaguar pas përplasjeve të ashpra që patën sot, Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Scholz tha se ishte “e gabuar dhe e rrezikshme” për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që ta quajë udhëheqësin ukrainas “diktator” .

“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik”, tha Scholz për Spiegel.

“Volodymyr Zelensky është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës. Fakti që zgjedhjet nuk mund të mbahen në mes të luftës është në përputhje me kërkesat e kushtetutës së Ukrainës dhe ligjeve zgjedhore. Askush nuk duhet të pretendojë të kundërtën”, vuri në dukje Scholz.

Kancelari gjerman kujtoi se ishte Rusia nën drejtimin e Vladimir Putin që filloi luftën në Ukrainë. “Ukraina e ka mbrojtur veten kundër një lufte të pamëshirshme agresioni rus për gati tre vjet. Ditë për ditë”, shtoi ai.

Sakq, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të vizitojnë Uashingtonin javën e ardhshme, ku mes takimeve të tjera synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Këtë e njoftoi këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz.

Kur u pyet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, Waltz tha në një intervistë për rrjetin konservator Fox News: “Ne po flasim me të gjitha palët dhe pastaj hapi tjetër është krijimi i grupeve teknike për të filluar diskutimin e më shumë detajeve“.

The post Macron dhe Starmer gati të nisen për SHBA, Scholz kritikon Trump: E rrezikshme ta quash Zelenskyn “diktator” appeared first on Albeu.com.

Gjermania gati për zgjedhje, Scholz humb mocionin e mosbesimit
Kancelari gjerman Olaf Scholz, SPD, kërkoi të hënën, 16 dhjetor 2024, në Bundestag, votëbesimin e Parlamentit Gjerman, për të hapur rrugë për zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet e reja janë një hap i nevojshëm për të tejkaluar bllokimin politik aktual, argumentoi Scholz.

Scholz theksoi rëndësinë e një qeverie të qëndrueshme dhe të bashkuar për të adresuar këto çështje, duke shtuar: “Gjermania ka nevojë për vendime të guximshme, dhe këto mund të merren vetëm me mbështetjen e plotë të qytetarëve tanë për një drejtim të ri politik.”

Scholz pranoi se koalicioni tripartiak i qendrës së majtë, i përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dhe FDP, kishte qenë sfidues që në fillim.

“Ruajtja e këtij koalicioni kërkonte shumë energji, ndërsa përfundimi i tij ishte po aq i vështirë,” tha Scholz. Ai kritikoi ish-ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), për bllokimin e reformave thelbësore në ekonomi dhe infrastrukturë.

Kancelari aktual, i cili kandidon sërish në zgjedhjet e shkurtit, premtoi të përqendrohet te reformat e ushtrisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe fuqizimi i ekonomisë gjermane.

Ai gjithashtu mbrojti një politikë më të hapur integrimi, duke theksuar rëndësinë e fuqisë punëtore të huaj për ekonominë: “Kush jeton, punon dhe flet gjermanisht, duhet të ketë mundësinë të qëndrojë këtu”, tha Scholz.

Lideri i opozitës Friedrich Merz, njëherazi sfidanti kryesor i Scholz-it, përdori debatin në Bundestag për të sulmuar kancelarin dhe qeverinë e tij. Merz theksoi se Scholz, në 22 nga 26 vitet e fundit, ka qenë bashkëpërgjegjës për qeverisjen në Gjermani dhe për situatën aktuale të vendit.

Merz kritikoi gjendjen e ushtrisë gjermane, duke theksuar se, pavarësisht fondit shtesë prej 100 miliardë eurosh, Bundeswehri vazhdon të jetë në një gjendje të dobët.

“Gjermania nuk mund të përballojë një ushtri në këtë gjendje,” tha ai. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për humbjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe përpjekjet e dështuara për një “kthesë epokale”* (Zeitenwende), të cilën e quajti “një epokë pa ndryshim të vërtetë.”

Merz akuzoi Scholz për mungesë lidershipi dhe ndikimi në nivel evropian, duke dëmtuar reputacionin e Gjermanisë brenda Bashkimit Evropian.

“Ju turpëroni Gjermaninë dhe Evropën me mënyrën se si silleni në Bruksel. Është e turpshme të shohësh një kancelar të Gjermanisë pa vizion dhe pa zë në tryezat ku merren vendimet e mëdha për të ardhmen e kontinentit,” tha Merz.

Ai nuk kurseu as kritikën ndaj Ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck (Të Gjelbrit), duke argumentuar se masat e propozuara, si ndërrimi i pompave të ngrohjes dhe pajisjeve të tjera me efikasitet energjetik, nuk mjaftojnë për të përmirësuar fuqinë ekonomike të Gjermanisë.

“Gjermania ka nevojë për politika që fuqizojnë bizneset dhe qytetarët, jo për masa që rëndojnë mbi ta me rritje taksash dhe rregullime burokratike”, tha ai.

Mocioni i votëbesimit, të Gjelbrit abstenojnë

Të Gjelbrit, përfaqësuar nga kandidati për kancelar Robert Habeck, paralajmëruan kundër pritshmërive të tepruara për përmirësime të shpejta pas zgjedhjeve të planifikuara për 23 shkurt. Habeck deklaroi se koalicionet e ardhshme do të kërkojnë kompromis të vështirë dhe nuk ka garanci që një qeveri e re do të formohet shpejt.

Kërkesa për votëbesim nga Scholz erdhi si pasojë e shpërbërjes së koalicionit qeverisës, pasi partnerët nuk mundën të binin dakord për reformat kryesore.

Kjo procedurë mbështetet në nenin 68 të Kushtetutës

Gjermane, i cili përcakton se kancelari mund të kërkojë votëbesimin në Bundestag. Nëse nuk arrin shumicën absolute (367 vota), kancelari mund t’i kërkojë Presidentit Federal shpërndarjen e parlamentit.

Në raste të tilla, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Në historinë e Gjermanisë, votëbesime të ngjashme kanë ndodhur vetëm gjashtë herë, përfshirë rastet e kancelarëve Willy Brandt dhe Gerhard Schröder.

Si nisi kriza qeveritare në Gjermani?

Kriza qeveritare në Gjermani u shkaktua nga mosmarrëveshjet e brendshme në koalicionin tripartiak. SPD dhe Të Gjelbrit kërkonin më shumë investime për tranzicionin energjetik dhe infrastrukturë, duke propozuar ndryshime në “frenën e borxhit” të Kushtetutës, e cila kufizon borxhin publik.

FDP, si parti pro-tregut, refuzoi këtë qasje, duke e bllokuar koalicionin. Largimi i Christian Lindner, Ministrit të Financave, ishte pika kulmore që çoi në shpërbërjen e qeverisë.

Scholz e akuzoi atë për pengimin e reformave të domosdoshme për ekonominë dhe për të përballuar sfidat si tranzicioni energjetik dhe mbështetja për Ukrainën.

Kriza qeveritare e Gjermanisë ndodh në një kohë kur Gjermania përballet me sfida të mëdha: lufta në Ukrainë, kriza ekonomike, mungesat investimeve në dekadat e fundit në ushtri, infrastrukturë dhe ekonomi, e ka rritur presionin ndaj votuesve gjermanë./DW

The post Gjermania gati për zgjedhje, Scholz humb mocionin e mosbesimit appeared first on Albeu.com.

Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka kërkuar të mërkurën votëbesim në Parlament për javën e ardhshme, duke i hapur rrugën vendit edhe formalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pesë javë pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit, zyra e Scholzit tha se ka bërë kërkesë për votëbesim në Bundestag për të hënën e ardhshme.

Synimi është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se koha e zgjedhjeve të rregullta.

Scholz nuk pritet t’i mbijetojë votëbesimit të hënën.

Partia e tij, Socialdemokratët, ka 207 deputetë në Bundestag, ndërsa partnerët e tij të mbetur në koalicion, të Gjelbërit, kanë 117. Kjo nënkupton se Qeveria e Scholzit nuk e gëzon shumicën në Parlamentin me 733 ulëse.

Votëbesimi është i nevojshëm sepse Kushtetuta e Gjermanisë nuk e lejon Parlamentin të shpërbehet vetvetiu.

Nëse Scholzi e humb votëbesimin, i takon presidentit Frank-Walter Steinmeier të vendosë për shpërbërjen apo jo të Bundestagut. Ai ka 21 ditë kohë për ta marrë atë vendim, dhe sapo të shpërbëhet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. /REL

The post Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Telefonata Scholz-Putin, reagon Zelensky: U hap kutia e Pandorës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se biseda telefonike e kancelarit gjerman Olaf Scholz me Vladimir Putin kishte hapur “kutinë e Pandorës”, duke minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus.

“Tani mund të ketë biseda të tjera, telefonata të tjera. Vetëm shumë fjalë.

Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini ka kërkuar prej kohësh: është jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të dobësojë izolimin e tij”, tha Zelensky në një fjalim pasdite.

Ukraina tha se bisedat telefonike me Vladimir Putin nuk sollën ndonjë vlerë të shtuar në rrugën drejt arritjes së një “paqeje të drejtë” në Ukrainë.

“Për më shumë se dy dekada, Putini ka përdorur bisedimet e gjata si një mjet për të çuar përpara interesat e tij.

Aktualisht, bisedimet i japin Putinit vetëm shpresën për dobësimin e izolimit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Heorhii Tihii.

The post Telefonata Scholz-Putin, reagon Zelensky: U hap kutia e Pandorës appeared first on Albeu.com.

Scholz i trembet luftës në Lindjen e Mesme, i kërkon Netanyahut të finalizojë armëpushimin
Në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësimin e tij për rrezikun e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, raporton agjencia DPA, duke cituar deklaratën e zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Scholz e bëri të qartë se qeveria gjermane dënon me forcë kërcënimet nga Irani, militantët e Hezbollahut në Liban dhe kërcënime të tjera ndaj sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij, tha zëdhënësi Wolfgang Bichner.

Kancelari theksoi gjithashtu se është e nevojshme t’i jepet fund “spirales shkatërruese të dhunës që përgjigjet me dhunë, të ulet tensionet dhe të punohet në mënyrë konstruktive për de-përshkallëzimin”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Scholz përsëriti se është koha për të finalizuar një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit në enklavën palestineze.

Ai tha se “objektivat kryesore ushtarake” në luftën kundër Hamasit ishin arritur dhe se vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës vazhdojnë ende dhe janë “të mëdha”.

The post Scholz i trembet luftës në Lindjen e Mesme, i kërkon Netanyahut të finalizojë armëpushimin appeared first on Albeu.com.

Gjermania po armatoset, Scholz njofton se ka porositur 20 avionë të rinj ‘Eurofighter’
Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi sot në Berlin porosinë për 20 avionë të rinj Eurofighter.

Ai premtoi “porosi të sigurta” për industrinë e armëve, në mënyrë që kapacitetet e prodhimit të mund të zhvillohen në Gjermani dhe Evropë.

“Qeveria federale ka interesin më të madh për një industri të fortë të hapësirës ajrore në Gjermani dhe Evropë”, tha Scholz në Berlin në hapjen e International Air Show (ILA).

“Kjo është arsyeja pse ne do të porosisim edhe 20 Eurofighter të tjerë përpara përfundimit të legjislaturës, përveç 38 avionëve aktualisht të porositur ”, shtoi kancelari.

Ai foli për një “kthesë” të nevojshme në industrinë e mbrojtjes. Para katër vjetësh u porositën 38 avionë të tillë të prodhimit evropian. Dorëzimi i këtyre avionëve në vlerën rreth 5,5 miliardë euro do të ndodhë në vitet 2025 dhe 2030.

Për arsye kohe, disa sisteme armësh tani blihen nga partnerë që tashmë kanë produkte të disponueshme në treg. “Për disa gjëra ne thjesht nuk mund të presim.

Megjithatë, shpejtësia është vetëm një aspekt i rëndësishëm.”

Qeveria do të mbështesë gjithashtu mundësi të reja, për shembull për eksportin e Eurofighter. “Jam shumë i përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve prodhuese”, deklaroi ai, duke iu referuar industrisë së armatimit.

Një bashkëpunim më i ngushtë midis partnerëve evropianë është gjithashtu i nevojshëm.

“Në Evropë, ne thjesht nuk mund të përballojmë më të kemi një numër dukshëm më të madh të sistemeve të armëve konkurruese sesa, për shembull, SHBA,” tha kancelari për këtë temë. Duhet të ketë më pak sisteme që pasqyrojnë pikat e forta të industrive të ndryshme.

Scholz tha: “Ne do të arrijmë më pas ndërveprueshmërinë e nevojshme midis forcave të armatosura evropiane dhe një numri më të madh pjesësh”.

Ai dëshiron që industria gjermane “të luajë fare në krye në ligat e mëdha”.

“Sot ne shohim më qartë se kurrë rëndësinë e një industrie mbrojtëse evropiane dhe gjermane të aftë për të prodhuar vazhdimisht të gjitha llojet e rëndësishme të armëve dhe municioneve të nevojshme”, tha kancelari gjerman.

Në Gjermani, politika e ka “neglizhuar shumë këtë fushë në të kaluarën”. Scholz tha: “Kjo i përket së shkuarës. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, e ka vënë të gjithë Gjermaninë para një realitet të ri të politikës së sigurisë.”

Scholz i quajti gjithashtu fluturimet në hapësirë gjithnjë e më të rëndësishme, prandaj edhe Zyra Kancelarore do të kujdeset për to.

Nisja e afërt e raketës bartëse të Ariane A6 “më në fund” do t’i lejojë Evropës të rifitojë akses në hapësirë, me një sistem bartësish të mëdhenj dhe të sigurojë sovranitet teknologjik në një zonë që është vendimtare për konkurrencën e saj.

“Aftësia për të vepruar në çdo kohë, përfshirë në hapësirë, dhe për të vendosur satelitë në orbitë është thelbësore në aspektin tregtar, por edhe në aspektin e politikës së mbrojtjes,” paralajmëroi ai.

Të nevojshme janë sisteme të vogla, të besueshme dhe inovative për të nisur satelitë në hapësirë, tha Scholz, duke iu referuar startimeve të para të të ashtuquajturve mikrohedhës gjermanë këtë vit.

Këta të fundit dërgojnë mikrosatelitë në hapësirë.

“Evropa ka nevojë për mega-konstelacionin e saj të satelitëve – qoftë për internetin e gjërave apo për drejtimin dhe fluturimin autonom të së nesërmes”, kërkoi më tej kancelari, duke pasur parasysh rrjetet e mëdha satelitore si Starlink, të krijuar nga Elon Musk në SHBA./ DW

The post Gjermania po armatoset, Scholz njofton se ka porositur 20 avionë të rinj ‘Eurofighter’ appeared first on Albeu.com.

Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin
Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

The post Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin appeared first on Albeu.com.

Kurti telefonatë me Scholz: I kërkova mbështetje për Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilit i ka thënë se shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e shtetit të tij, në Këshillin e Evropës.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e mbështetën më 16 prill raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Çështja tani është në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave, do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Në bisedën telefonike me Scholzin, kryeministri i Kosovës tha se i ka shprehur atij mirënjohje për mbështetjen “e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën”.

“Nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e Amsamblesë Parlamentare. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, themeluar më 1949.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës, do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

Serbia, shtet i cili e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, kishte propozuar disa amandamente në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

Përmes tyre, kërkohej që Kosova të mos pranohet në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendosë për statusin e Kosovës.

Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

The post Kurti telefonatë me Scholz: I kërkova mbështetje për Këshillin e Evropës appeared first on Albeu.com.

Scholz: Putin shkeli parimin e paqes në Europë
Në të gjithë Gjermaninë pjesëmarrësit në marshimet tradicionale të Pashkëve edhe këtë vit duan të dërgojnë një sinjal për paqen dhe kundër luftës. Dita kryesore e marshimeve tradicionale është e shtuna e pashkëve, ku janë paralajmëruar rreth 70 marshime për paqen në Gjermani. Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) me rastin e ditëve të Pashkëve e rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen gjermane për Ukrainën dhe e argumentoi atë me interesat gjermane të sigurisë. Edhe zëvendëskancelari, Robert Habeck (Të Gjelbrit), ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), dhe kreu i partisë në opozitë, CDU,  Friedrich Merz kanë publikuar mesazhe për Pashkët.

Scholz: Paqe pa liri do të thotë shtypje

Në një mesazh me video, kancelari, Olaf Scholz tha se “ne të gjithë e dëshirojmë një botë më paqësore”. Por paqja pa liri do të thotë shtypje. Paqe pa drejtësi nuk ka. “Prandaj ne e mbështesim Ukrainën në luftën e saj për një paqe të drejtë, për sa kohë që kjo do të jetë e nevojshme. Ne e bëjmë këtë edhe për ne, për sigurinë tonë.” Scholz akuzoi Rusinë nën presidentin Putin, se ka shkelur një parim të vlefshëm prej dekadash: që kufijtë nuk ndryshohen me dhunë. “Por ne e kemi në dorë, ta ribëjmë të vlefshëm këtë parim. Duke e mbështetur Ukrainën edhe më tej, të vendosur e me maturi.”

Habeck: Gjermania duhet të mbrohet nga sulme ushtarake

Ndërsa zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck në një video të publikuar të enjten në mbrëmje në platformën X, tha se “ne e dëshirojmë paqen. Po. Por përgjigjja e hidhur dhe e vërtetë është: me gjasë nuk do të ketë fund të shpejtë e të mirë, edhe pse ne e dëshirojmë ndryshe.” Në lidhje me agresionin rus, Habekc theksoi, se “duhet të përgatitemi për gjendjen e kërcënimit. Çdo gjë tjetër do të ishte naive.” Prandaj Gjermania do të bënte mirë të investonte më shumë në sigurinë e saj. “Ne, Gjermania, BE, ne duhet të mbrohemi tërësisht, edhe nga sulmet ushtarake.”

Habeck theksoi, se ka respekt për pozicionet që për arsye morale apo bindje fetare në lidhje me dërgimin e armëve ne Ukrainë arrijnë në një konkluzion tjetër, ndryshe nga i tiji. “E kuptoj shumë mirë, që njerëzit kanë frikë nga një shkallëzim i luftës. Edhe unë jam i shqetësuar.” Habeck u shpreh kundër një “ngrirjeje të luftës”. “Edhe pse e kuptoj shumë mirë, se për shkak të numrit të lartë të viktimave flitet për ngrirje të luftës, aq shumë e harron ky pozicion atë, që vetëm ukrainaset dhe ukrainasit mund të vendosin, se cilin çmim do të ishin të gatshëm të paguanin, dhe me cilat kushte do donin të arrinin një armëpushim apo të merrte fund lufta.”

The post Scholz: Putin shkeli parimin e paqes në Europë appeared first on Albeu.com.

Olaf Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës, në politikën e tyre për Ukrainën.

Scholz pritet të takohet me Macronin të premten në mesditë. Dy liderët do ta takojnë pastaj së bashku kryeministrin polak Tusk.

Ky do të jetë takimi i parë i Trekëndëshit të Vajmarit, në nivel të lartë prej qershorit të vitit të kaluar.

Bisedimet mes tyre do të mbahen gati tri javë pas takimit të rreth 20 liderëve qeveritarë në Paris, ku u diskutua lufta në Ukrainë.

Konferenca e tyre mbaroi me qëndrime të ndara, për mundësinë e dërgimit të trupave në zonën e luftës.

Trekëndëshi i Vajmarit, u themelua në gusht 1991 nga ministrat e atëhershëm të jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Roland Dumas dhe Krzysztof Skubiszewski, në Vajmarit, në Gjermani.

Ky grup ka filluar të takohet më shpesh prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, para pak më shumë se dy vjetëve.

Të enjten, Macroni përsëri u bëri thirrje fuqive perëndimore të mos tregojnë shenja dobësie kundër Rusisë, si dhe e përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore brenda Ukrainës nuk duhet të hidhet poshtë.

“Sot nuk jemi në gjendje, por të gjitha këto opsione janë të mundura”, tha Macron.

Scholz e kishte kundërshtuar qëndrimin e Macronit, pas takimit të liderëve në Paris për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ai kishte thënë se pjesëmarrësit ishin pajtuar që vendet evropiane të mos dërgojnë “trupa tokësore” në tokën ukrainase.

The post Olaf Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën appeared first on Albeu.com.