sanksionet e perendimit Archives - Albeu.com

Sanksionet e Perëndimit nuk bëjnë efekt, Rusia shënoi nivele rekord të tregtisë muajt e parë të vitit
Duket se sanksionet e Perëndimit nuk kanë pasur efekt mbi ekonominë Ruse.

Kjo pasi tregtia në muajt e parë të këtij viti ka shënuar nivele rekord, gjë që ka dalë jashtë pritshmërive të Perëndimit.

Suficiti tregtar i Rusisë ka shënuar nivele rekord në shtatë muajt e parë të 2022, sipas të dhënave nga Banka Qendrore e vendit – një zhvillim që ul ndjeshëm efektivitetin e sanksioneve perëndimore, edhe pse çmimet më të larta të energjisë kanë shtyrë inflacionin në të gjithë Evropën dhe SHBA, ndërkohë që ekziston rreziku i një krize energjitike në dimrin e vitit 2023.

Nga janari deri në korrik, suficiti rus “kapërceu” në 167 miliardë dollarë, nga vetëm 50 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Siç dihet, Moska është shumë e varur nga të ardhurat e gjeneruara nga burimet e saj energjetike – të ardhura të cilat janë rritur pavarësisht sanksioneve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Putini.

Në fakt, bilanci i llogarisë korente të Rusisë u favorizua edhe nga kolapsi i importeve në vend, si për shkak të sanksioneve, ashtu edhe për shkak se disa kompani perëndimore ose janë kufizuar në transaksionet e tyre me Rusinë, ose kanë ndaluar eksportet e tyre drejt saj.

Në raste të tilla, natyrisht, boshllëqet plotësohen – dhe ky ishte rasti me Kinën, e cila nxitoi të mbulonte disa nga importet e Rusisë: eksportet kineze në Rusi u rritën 20% në korrik, duke arritur në 6.7 miliardë dollarë. Në të vërtetë, siç vë në dukje Business Market Insider, forcimi i lidhjeve mes dy vendeve çoi në forcimin e monedhave të tyre.

Siç dihet, Kina – së bashku me Indinë – mbuloi kryesisht uljen e porosive për naftën bruto Urale të shkaktuar nga sanksionet perëndimore. Moska i shet me një zbritje të konsiderueshme Kinës dhe Indisë – por nivelet e rritura të çmimeve sjellin rritje të të ardhurave për regjimin e Putinit. Në të njëjtën kohë, Rusia po shet gazin e saj natyror me një çmim shumë të lartë në Evropë, duke bërë fitimet më të mëdha të mundshme me sasitë më të vogla të mundshme, duke i sjellë ekonomitë e varura – si Gjermania – në prag të një krize energjie dhe duke shkaktuar një inflacion të lartë në të njëjtën kohë.

The post Sanksionet e Perëndimit nuk bëjnë efekt, Rusia shënoi nivele rekord të tregtisë muajt e parë të vitit appeared first on Albeu.com.

Putin mohon se forcat ruse po bllokojnë grurin ukrainas: Vetë kanë minuar portet
Vladimir Putin mohoi sot se Moska po bllokonte eksportet e grurit ukrainas dhe përsëriti pohimin e Rusisë se sanksionet perëndimore janë fajtore për problemet në tregun global të ushqimit.

Duke folur me gazetarët së bashku me presidentin indonezian Joko Ëidodo, ai tha: “Nuk po e pengojmë ne, eksportin e grurit ukrainas. Ushtria ukrainase ka minuar afrimet në portet e tyre, askush nuk i pengon ata t’i pastrojnë ato mina dhe ne garantojmë sigurinë e transportit të grurit nga atje”.

Putin gjithashtu minimizoi ndikimin e Ukrainës në tregun global, duke thënë se aktualisht kishte vetëm pesë milionë tonë grurë të ngecur në vend.

“Kjo është një sasi që nuk ndikon në tregjet botërore në asnjë mënyrë,” shtoi ai, duke pretenduar se përfaqësonte vetëm 0.5% të prodhimit global.

Kombet e Bashkuara vlerësuan në fillim të majit se 22 milionë tonë drithë ishin ngecur në Ukrainë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha më 6 qershor se kjo mund të rritet në 75 milionë tonë deri në këtë vjeshtë./albeu.com

The post Putin mohon se forcat ruse po bllokojnë grurin ukrainas: Vetë kanë minuar portet appeared first on Albeu.com.

A kanë dështuar sanksionet që vendosi Perëndimi ndaj Rusisë?
Kur Vladimir Putin dërgoi tanket e tij në Ukrainë më 24 shkurt, ai e bëri këtë me supozimin se Perëndimi ishte shumë i përçarë për të pasur një kundërpërgjigje të unifikuar. Ajo ishte e para ndër shumë llogaritje të gabuara. Po atë ditë, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi sanksione ekonomike “të mëdha”, që do ta “dëmtonin rëndë ekonominë ruse”.

“Ishte Putin, ai që e zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të përballen me pasojat!”- deklaroi Joe Biden atë mbrëmje, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksionet ndaj bankave kryesore ruse. Reagimi ekonomik global ndaj agresionit rus, ka qenë më i fortë se sa parashikohej. Oligarkëve më famëkeq të Rusisë iu janë sekuestruar asetet, ndërsa bankat ruse janë përjashtuar nga sistemi bankar ndërkombëtar.

Nga buxheti e luftës prej 600 miliardë dollarësh i krijuar nga Putin – rezervat e katërt më e madhe në botë – më shumë se 1/3 ka ngrirë si pasojë e sanksioneve. Luftës ekonomike iu bashkuan edhe demokracitë aziatike. Japonia i dha fund neutralitetit të saj historik, dhe u mobilizuar si kurrë më parë.

Por pas pak më shumë se 100 ditësh, është e drejtë të pyesim:A po funksionojnë këto sanksione? Rusia po përpiqet të eksportojë mallra tek aleatët e Ukrainës. Por ashtu siç llogariti Putin, Evropa nuk ka gjetur asnjë alternativë të qëndrueshme ndaj furnizimeve të saj me energji, ndaj po vazhdon të blejë energji nga Kremlini.

Ministria e ruse e Financave parashikonte të ardhura shtesë prej 9.6 miliardë dollarësh vetëm në muajin prill, dhe kjo falë rritjes së çmimeve të energjisë. Nëse këto çmime do të qëndrojnë në nivele të larta, Putin do të fitojë më shumë para këtë vit nga nafta dhe gazi, se sa vitin e kaluar.

Për momentin, ai po grumbullon rreth 800 milionë dollarë në ditë, dhe po e shpenzon shumicën për të stimuluar ekonominë vendase. Në rast se synimi i sanksioneve ishte të asfiksonin ekonominë ruse – dhe bashkë me të makinerinë e luftës – atëherë është e vështirë taquash një sukses vendosjen e sanksioneve.

Kur Joe Biden u zotua të hakmerrej ekonomikisht ndaj Rusisë në shkurt, ai tha se do të duhej të prisnim një muaj për të parë efektet e sanksioneve. Kur mbaroi muaji parë, u detyrua të ndryshonte ton:”Sanksionet nuk të pengojnë kurrë në vetvete. Ne do t’i mbajmë në fuqi jo vetëm muajin e ardhshëm, por për pjesën e mbetur të vitit. Vetëm kjo do ta ndalë Putinin!”.

Pra duhet të përgatitemi për një lojë të gjatë ekonomike. Strategjia nuk është më tronditja dhe frika financiare, por zhdukja e arkës së Kremlinit, me shpresën se Putin do të dorëzohet. Bota e lirë po konkurron se kush mund të shkojë më tej me regjimin e sanksioneve.

Britania ka miratuar me urgjencë ligje për vendosjen e çdo lloj sanksioni kundër oligarkëve të futur në listën e zezë nga SHBA apo Bashkimi Evropian. Por ka edhe fuqi të mëdha ekonomike që pretendojnë ende të jenë neutrale. Kina nuk e ka pasur problem ta blejë naftënruse me çmim të lirë, afro 35 dollarë më pak sesa në bursa.

Rafineritë e saj shtetërore i kanë mbushur plot depozitat gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Rafineritë e tjera private, kanë filluar të bëjnë të njëjtën gjë duke nisur nga ky muaj. Porositë për naftën bruto ruse nga India janë rritur gjatë 2 muajve të fundit. Çmimi më i ulët e joshi Narendra Modin të braktisë edhe atë pak solidaritet, që po reagonte ndaj Ukrainës në fillim të krizës.

Por energjinë ruse nuk po e blejnë vetëm vendet “neutrale”. “Më mirë një dush me ujë tëftohtë, sesa gazin e Putinit”- shkruhej në pankartat e protestuesve gjermanë në muajin shkurt. Kancelari Olaf Scholz, zbuloi se ky nuk është thjesht një slogan, por zgjedhja e vështirë që ka përpara vendi.

Pavarësisht se është zotuar të pezullojë “Nord Stream 2”- gazsjellësin tashmë të përfunduar që kalon nën Detin Baltik – Scholz nuk është i bindur se vendi i tij është gati t’i japë fund brenda natës varësisë së vendit të tij ndaj energjisë ruse. Aktualisht, Berlini i paguan Rusisë rreth 220 milionë dollarë në ditë për naftën dhe gazin që merr, më shumë se çereku i të ardhurave ditore që merr Kremlini nga eksporti i energjisë.

Tani disa analistë kanë filluar të argumentojnë se sanksionet perëndimore janë sabotuar nga kjo sasi e madhe e gazit që shkon në Gjermani, dhe kjo do t’i japë mundësi Putinit ta financojë luftën e tij për aq kohë sa i duhet. Sanksionet energjetike të vendosura nga BE-ja deri më tani, përjashtojnë me kujdes çdo goditje serioze ndaj gazit rus që vjen në bllok.

“Ata përjashtuan çdo mekanizëm që do të bënte vërtet diferencën”- ankohet një deputet konservator në Britani. Në qeverinë gjermane, shumë ministra thonë se sanksionet mund të kenë shumë më tepër efekt, vetëm nëse Gjermania vendos të ndalojë plotësisht blerjen e gazit rus.

Por koha që kishte në dispozicion Perëndimi, për t’i përdorur sanksionet ekonomike si njëarmë për ta gjymtuar makinerinë luftarake të Rusisë, mund të ketë mbaruar tashmë. Nëse Evropa do të kishte vendosur më shpejt embargon energjitike që në fillim të konfliktit, tronditja financiare për Moskën do të ishte me siguri e madhe.

Mjerisht ajo lëvizi me ritmin e kërmillit, ndërsa hendeku midis eksporteve dhe importeve të Rusisë u 3-fishua në më shumë se 100 miliardë dollarë në 5 muajt e parë të këtij viti. Tani Rusia duket se po i redukton gradualisht furnizimet me gaz ndaj Evropës, në një përpjekje për të penguar grumbullimin e rezervave për muajt më të ftohtë, kur Putini dëshiron të luajësërish me shantazhin e ndërprerjes së plotë të furnizimeve.

Javën e kaluar, Italia dhe Sllovakia raportuan se kishin marrë më pak se gjysmën e sasive të zakonshme. Me rezerva të shumta monetare, Putini mund ta përballojë këtë. Dhe kjo na çon tek një pyetje e pakëndshme:Po sikur sanksionet, dhe fitimet e papritura për Putinin, të nënkuptojnë se Evropa mund të ketë së shpejti nevojë për gazin rus shumë më tepër se Kremlini për paratë evropiane?

Perëndimi po përjeton dëme ekonomike serioze si rezultat i kostove të energjisë, por pa i dhënë një goditje dobësuese ekonomisë ruse. Kjo s’do të thotë se sanksionet ekonomike nuk kanë pasur asnjë ndikim. Ushtria ruse po has shumë vështirësi në furnizimi e artilerisë sëteknologjisë së lartë.

Ndërsa forcat ruse kanë ende qasje në rezerva të mëdha të armatimit tradicional, Kremlini vlerësohet se ka humbur 1/3 e forcave tokësore të dislokuara në Ukrainë, sipas të dhënave qëjep Britania e Madhe. Këtu përfshihen mijëra automjete ushtarake, që Putin do t’i ketë tëvështirë t’i zëvendësojë.

Edhe pse Putin ka para për ta mbajtur në lëvizje ekonominë ruse edhe për ca kohë, rusët ndihen gjithnjë e më shumë sikur janë shtyrë në periferi të ekonomisë globale, ku shumëprodukte që mund të blinin normalisht janë zhdukur krejtësisht nga raftet e dyqaneve, dhe kjo për shkak të embargos.

Rusia nuk do të jetë në gjendje të shmangë një recesion të madh, që këtë vit parashikohet tëjenë mbi 10 për qind e PBB-së, dhe të paktën 4 për qind vitin e ardhshëm, një perspektivë shumë më e keqe sesa çdo vend evropian. Por paratë e gazit që po vërshojnë si kurrë më parë,i japin Putinit më shumë frymëmarrje, sesa mund të kishte një vend i tillë i vendosur nën sanksione shumë të rënda./ (Nga Kate Andrews – “Spectator” – bota.al)

The post A kanë dështuar sanksionet që vendosi Perëndimi ndaj Rusisë? appeared first on Albeu.com.

Putin: Rusia e gatshme të ndihmojë me krizën ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet
Moska është e gatshme të japë një “kontribut të rëndësishëm” për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Presidenti Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Mario Draghi.

Udhëheqësi çeçen kërcënon Poloninë me luftë: Në 6 sekonda ju tregojmë se çfarë jemi të aftë

FOTO/ Lufta në Ukrainë, dëmtimi nga sulmet në Kramatorsk

Putin foli gjithashtu për hapat e ndërmarra për të garantuar sigurinë e lundrimit, duke përfshirë hapjen e përditshme të korridoreve humanitare për daljen e anijeve civile nga portet e Azov dhe Detit të Zi, të cilat pengohen nga pala ukrainase.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t’i arrijnë në tregjet ndërkombëtare dhe një korrje e re është gati të fillojë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka përshkruar më parë si “shantazh” ofertën e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi ukrainas, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

The post Putin: Rusia e gatshme të ndihmojë me krizën ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet appeared first on Albeu.com.

Nga nesër Italia ndalon hyrjen e anijeve ruse
Italia do të ndalojë hyrjen e anijeve ruse në portet e saj duke nisur që nga dita e nesërme.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Transportit në Itali, e cila njoftoi se nga nesër do të ndalohet hyrja e anijeve ruse në portet e Italisë.

Nëpërmjet kësaj mase Italia i bashkohet thirrjes së BE-së të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Anijet ruse që ndodhen aktualisht në portet italiane “duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë italiane, shkruan la Republica./albeu.com/

The post Nga nesër Italia ndalon hyrjen e anijeve ruse appeared first on Albeu.com.

Koha që NATO të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë
Nga Anna Schneider “Worldcrunch”

Berlin -Trupa të pajetë që dergjen rrugëve. Civilë me duart e lidhura nga pas, të ekzekutuar, dhe të varrosur përgjysmë në varreza masive. Nuk ka asnjë përshkrim të duhur për imazhet që vijnë nga qyteza e Bucha në rrethinat e Kievit përveç një fjalë të vetme: Tmerr.

Ato janë krime kundër njerëzimit, për të cilat përgjegjës është presidenti rus Vladimir Putin.

Prandaj shpërthimi i papritur i gëzimit midis ukrainasve, kur panë tërheqjen e trupave ruse nga rajoni përreth Kievit fundjavën e kaluar ishte shumë i shkurtër.

Tanimë është e qartë se çfarë nënkupton Putin kur flet për “çlirimin” e popullsisë ukrainase nga një “regjim nazist”. Ndërkohë, politika gjermane po shfaqet e tronditur. Por në fakt nuk ka “asgjë të re në frontin perëndimor”. “Imazhet nga Bucha më tronditën shumë, na shokuan thellë të gjithëve”- deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Një momenti i ngjashëm me masakrën e Srebrenicës?

Të gjithë udhëheqësit, nga Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deri tek kancelari gjerman Olaf Scholz, janë dakord se tani sanksionet kundër Rusisë duhet të forcohen, dhe se përgjegjësit për këto masakra duhet të dalin para drejtësisë.

Që të dyja janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë. Duke parë ngurrimin e madh sidomos në Berlion për vendosjen e një embargoje kundër gazit dhe naftës ruse, apo sasitë qesharake të armëve që ka premtuar Gjermania për Ukrainën dhe që nuk u dhanë kurrë, nuk mund të mos e pyesim veten: A është kjo vërtet gjithçka që mund të bëhet?

Disa kanë folur prej kohësh për “një moment të ngjashëm me Srebrenicën”. 30 vjet më parë, masakra e Srebrenicës gjatë luftës në Jugosllavi shkaktoi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Serbisë. Tani krahasimi i një rrethane historike me një tjetër ka gjithnjë të metat e saj.

Kjo pasi historia nuk përsëritet saktësisht njëlloj. Por pyetja është se edhe sa civilë të masakruar, sa përdhunime dhe kufoma femrash gjysmë të varrosura do të duhen përpara se Perëndimi të thotë: Mjaft më! Frika e vazhdueshme nga përshkallëzimi i konflikti, i bën gjërat shumë të lehta për Putinin. Hezitimi është e kundërta e vendosmërisë, dhe kjo është pikërisht ajo që nevojitet për një parandalim të suksesshëm.

Riarmatimi fals që premtoi Scholz

Euforia që rrethoi në fillim të ashtuquajturën “Zeitenwende” ose kthesë në politikën e jashtme gjermane, me premtimin e kancelarit Olaf Scholz për ta riarmatosur Gjermaninë, u shua shumë shpejt. Me sa duket Gjermania, është e dënuar të ecë me ritmin e breshkës në këtë aspekt.

Dhe një dështim pason tjetrin. Përmbushja e objektivit të NATO-s për të shpenzuar të paktën 2 për qind të PBB-së së vendit për mbrojtjen, si dhe garantimi për Bundeswehr-in i një fondi special duhet të jetë një çështje e natyrshme.

E njëjta gjë vlen edhe për vendimin për të furnizuar me armë Ukrainën, në kundërshtim me vitet e një doktrine pacifiste naive. Por vetëm për armë mbrojtëse. Dhe as kjo ndihmë nuk po shkon siç duhet, teksa dërgesat e armëve gjermane vonojnë për javë të tëra.

Pra, ndërsa Vladimir Putinit po i jepet koha e mjaftueshme për t’u përgatitur për sanksionet e ardhshme, dhe njerëzit argumentojnë nëse do të ishte e pranueshme të vendosej një embargo kundër naftës dhe gazit rus, jashtë tryezës është lënë ende një opsion vendimtar. Nuk mund të jetë më tabu të mendohet për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Jo për ta sulmuar Rusinë, por për të mbrojtur Ukrainën dhe lirinë që ajo përfaqëson. /abcnews.al

The post Koha që NATO të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Kush është vendi që mund të blejë naftë me çmim të ulët nga Rusia
Ndërsa Evropa dhe SHBA kanë shpallur sanksione të rënda kundër Rusisë, duke bojkotuar naftën dhe gazin rus, duket se Kremlini ka gjetur një blerës të ri për naftën.

BBC shkruan se India po konsideron të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të ulëta.

India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje Reuters thotë se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë.

The post Kush është vendi që mund të blejë naftë me çmim të ulët nga Rusia appeared first on Albeu.com.

Perëndimi i goditi me sanksione, Putin-rusëve: Nuk ka asgjë që ne mund të zgjidhim
Presidenti Vladimir Putin ka dalë në një deklaratë në televizionin shtetëror rus, ku po flet për vendet që kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin “hapa jomiqësorë” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.

Putin thotë se kërkesa është në rritje për disa gjëra, por ai nuk ka dyshim se këto probleme do të zgjidhen.

“Njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.

Ai më pas drejton gishtin drejt Perëndimit, duke thënë se ata “u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta”,  dhe duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës. “Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, thotë ai.

Ai vazhdon të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.

“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve.”/albeu.com

The post Perëndimi i goditi me sanksione, Putin-rusëve: Nuk ka asgjë që ne mund të zgjidhim appeared first on Albeu.com.