rumen radev Archives - Albeu.com

Vjosa Osmani takim me presidentin bullgar, e falenderon për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Britani të Madhe.

Gjatë këtij samiti, ajo është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Ajo e falenderoi homologun e saj bullgar, për mbështetjen e palëkundur të shtetit të tij, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe domosdoshmërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe me anëtarësimin në KiE dhe NATO”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës atje pati takime me shumë liderë të shteteve të fuqishme si: Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanel Macron, nikoqirin e këtij takimi kryeministrin e britanik Keir Starmer, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do ta marrë pozitën e Josep Borrell, si përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

The post Vjosa Osmani takim me presidentin bullgar, e falenderon për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike appeared first on Albeu.com.

Radev: Bullgaria nuk vendos kushte të reja, Shkupi t’i plotësojë obligimet nga korniza negociuese
Bullgaria nuk vendos kushte të reja për anëtarësimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe theksoi se nga Shkupi kërkohet t’i përmbushë obligimet tashmë të marra, të përcaktuara në kornizën e negociatave.

“Ne nuk mund të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe një të ardhme të qëndrueshme evropiane me gjuhën e urrejtjes, me falsifikime dhe fyerje ndaj bullgarëve në tekste, me mospublikimin e arkivave të shërbimeve për persekutimin e bullgarëve në Maqedoni dhe mungesën e rehabilitimit të viktimave të pafajshme. me diskriminim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare”.

“Nëse jemi një vend i përgjegjshëm anëtar i BE-së, nuk mund të heqim dorë nga këto qëndrime dhe do të vazhdojmë të shpjegojmë, të thërrasim institucionet evropiane, të gjithë liderët evropianë. Ne nuk do të lejojmë një zëvendësim të tillë të vlerave dhe parimeve evropiane”, tha presidenti bullgar.

Radev ishte në prezantimin e librit të docent doktor Spas Tashev “Lufta e bullgarëve të Maqedonisë për të drejta dhe pavarësi – 68 raste nga periudha 1944 – 1994”.

The post Radev: Bullgaria nuk vendos kushte të reja, Shkupi t’i plotësojë obligimet nga korniza negociuese appeared first on Albeu.com.

“Ka dështuar të trajtojë korrupsionin”, shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë
Presidenti bullgar Rumen Radev shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev më 15 qershor, në gjysmë të mandatit të tij shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshev ka dështuar të trajtojë korrupsionin.

Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshev tre ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas muajsh intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij.

Geshev, 52 vjeç, u emërua për një mandat shtatëvjeçar në vitin 2019 me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur punën e të gjithë prokurorëve.

Por, emërimi i tij nxiti reagime të ashpra nga njerëzit që e akuzuan atë për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krerëve mafias, të cilët nuk u sollën kurrë para drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania në muajin shkurt të këtij viti sanksionuan disa individë bullgarë për korrupsion në atë që disa ekspertë e interpretuan si zhgënjim në rritje në Uashington dhe Londër për dështimin e Geshev për të goditur njerëzit e fuqishëm të përfshirë në korrupsion.

Geshev fillimisht gëzonte mbështetjen e SJC-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha emërimet në gjyqësor, por mbështetja e këshillit u zhduk pasi Geshev më 15 maj në një konferencë shtypi iu referua ligjvënësve si “plehra politike”.

Votimi i SJC-së erdhi pasi qeveria e re e koalicionit në Bullgari e kishte bërë prioritet largimin e Geshev.

Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.

Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij./REL

The post “Ka dështuar të trajtojë korrupsionin”, shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë appeared first on Albeu.com.

Klubet bullgare, arsyeja e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes
Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë në nivelin më të ultë të mundshëm, sipas disa analistëve bullgarë. Sipas historianit bullgar Dimitar Atanasov, nga të dyja palët ka subjekte politike, parti dhe institucione që kanë interes për përkeqësimin e marrëdhënieve. Sipas tij, udhëheqës i një fushate të tillë në Bullgari është vetë presidenti, Rumen Radev.

“Marrëdhëniet janë përkeqësuar shumë kohët e fundit, sidomos me iniciativat е hapjes së të ashtuquajturave klube kulturore nga të dyja vendet. Në fakt, ata kanë rezultuar të jenë objekt provokimi. Më vjen keq ta them që Bullgaria e filloi këtë. Domethënë, fillimi i kësaj fushate provokuese erdhi nga pala bullgare. Maqedonia u përgjigj, gjë që gjithashtu nuk është e drejtë”, tha Dimitar Atanasov – historian bullgar.

Sipas drejtorit të Eurothink, analistit Dimitar Nikollovski, marrëdhëniet mes dy vendeve do të mund të përmirësohen kur t’u lihet hapësirë ekspertëve dhe komunitetit akademik, e jo autoriteteve shtetërore.

“T’u jepet zërave pajtues shumë më tepër hapësirë dhe kohë në media, veçanërisht nga ana tjetër, kështu që mendoj se duhet të jemi shumë më pak të ngarkuar me atë që thotë Xhambaski nga ana e Bullgarisë, dhe të mos e trajtojmë Bullgarinë vetëm përmes prizmit të asaj që flitet nga Xhambaski”, deklaroi Dimitar Nikolovski – analist.

Ndërkaq pas përfundimit zyrtarisht të afatit për riemërtimin e shoqatave me emrat e figurave të diskutueshme të lidhura me nazizmin, Ministria e Drejtësisë pritet të marrë një vendim përfundimtar për fshirjen e tyre nga Regjistri Qendror në fillim të muajit mars. As klubi i Manastirit “Ivan Mihajlov”, as ai i Ohrit, “Car Boris III”, nuk kanë plotësuar aplikime për ndryshimin e emrave. /Alsat.mk

The post Klubet bullgare, arsyeja e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes appeared first on Albeu.com.

Sofja po shikon kthimin e vetos në BE, Radev: Histeri antibullgare në Maqedoni
Presidenti bullgar Rumen Radev kërcënon me bllokadë të re për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Pasi disa struktura politike në Bullgari kërkuan sërish veto për Maqedoninë, Sofja zyrtare del me të njëjtin qëndrim se duhet të aktivizohen mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund urrejtjes antibullgare.

“Jam i sigurt se shoqëria bullgare dhe partnerët tanë në BE e kuptojnë pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të mbrohen në kushtetutën e RMV-së dhe që kjo të jetë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. RMV ende nuk e ka hapur derën e sallës ku zhvillohen këto negociata dhe pres që institucionet e fqinjit tonë të dëshmojnë jo vetëm që nuk janë pjesë e fushatës antibullgare, por kjo nuk mjafton më, është koha që ata dëshmojnë se po luftojnë në mënyrë aktive kundër saj. Të gjithë mekanizmat evropianë do të aktivizohen për t’i dhënë fund kësaj urrejtjeje dhe histerie antibullgare”, theksoi presidenti Radev.

Më herët edhe ministri i jashtëm, Milkov bëri thirrje për kthimin e vetos për Maqedoninë. Shefi i diplomacisë bullgare nuk është paraqitur në seancën e Kuvendit ku është dashur të sqarojë detajet e incidentit me sekretarin e klubit në Ohër. Por për incidentin, por edhe për presionin e pretenduar ndaj komunitetit bullgar në Maqedoni, ai foli në këshillin ministror në Bruksel.

The post Sofja po shikon kthimin e vetos në BE, Radev: Histeri antibullgare në Maqedoni appeared first on Albeu.com.

Shpërndahet Parlamenti, Bullgaria shkon në zgjedhje të parahoshme
Presidenti bullgar, Rumen Radev dekretoi të hënën shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare të 47-të, që hyn në fuqi më 2 gusht dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 2 tetor, tha të hënën kreu i Sekretariatit të Shtypit të Shtetit.

Me të njëjtin dekret Radev emëroi një kabinet të përkohshëm të kryesuar nga Galab Donev, një ish-ministër kujdestar i punës dhe politikës sociale. Anëtarët e kabinetit kujdestar dhe prioritetet e tij do të prezantohen zyrtarisht mesditën e së martës në administratën e Presidentit.

Dekreti i Presidentit u dha në përputhje me Kushtetutën, pasi “Vazhdo ndryshimin” nuk përmbushi mandatin e formimit të kabinetit, GERB-UDF e refuzoi mandatin dhe BSP për Bullgarinë gjithashtu hoqi dorë nga detyra.

Kabineti aktual, i kryesuar nga Kiril Petkov, dha dorëheqje më 27 qershor pas pak më shumë se gjashtë muajsh në detyrë kur humbi një votë mosbesimi më 22 qershor.

Mocioni u miratua nga opozita GERB-UDF dhe u mbështet nga të gjithë grupe të tjera parlamentare, duke përfshirë ish-partnerin e ndarjes së pushtetit TISP, ministrat e të cilit u larguan nga qeveria e koalicionit më 8 qershor.

Duke gjykuar nga sondazhet e opinionit, legjislatura e ardhshme do të jetë po aq e fragmentuar apo edhe më e fragmentuar se sa e tanishmja me shtatë grupet e saj parlamentare, dhe formimi i një koalicioni qeveritar ka të ngjarë të jetë një përpjekje e vështirë.

The post Shpërndahet Parlamenti, Bullgaria shkon në zgjedhje të parahoshme appeared first on Albeu.com.

Macron bisedë telefonike me Radevin dhe Kovaçevskin
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbrëmë ka realizuar bisedë telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Macron shprehu gatishmërinë që t’i thërrasë në Paris, “që kur të vijë koha”, që përfaqësuesit e autoriteteve në Sofje dhe Shkup të përfundojnë një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raporton “AFP”.

“Franca, e cila do të kryesojë Këshillin e BE-së deri në fund të këtij muaji, ka shtyrë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes midis dy palëve javët e fundit”, tha Macron mbrëmë.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se presidenti francez shprehu “mbështetjen e plotë për një marrëveshje ndërmjet dy palëve që do të kontribuonte në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe do të konkretizonte perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”./alsat

The post Macron bisedë telefonike me Radevin dhe Kovaçevskin appeared first on Albeu.com.

Vetoja ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Bullgaria drejt referendumit
Presidenti bullgar Rumen Radev për herë të parë imponoi idenë e shpalljes së mundshme të referendumit, ku qytetarët do të konsultohen për çështjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Ai thotë se “zgjidhja e fundit është gjithmonë populli” dhe theksoi se ka mekanizma kushtetues për konsultimin e tyre, përcjell INA.

“Opinioni publik në Bullgari ka një qëndrim të fortë për marrëdhëniet me Shkupin, por dilema se si do të formulohet pyetja e referendumit do të ishte vendimtare,” raportuan disa media bullgare pasi ndanë idenë e Radevit, siç u dha së fundmi nga VMRO-ja bullgare.

Mediat në Bullgari theksojnë se shpallja eventuale e referendumit do të marrë shumë kohë dhe sigurisht që mund të ndikojë në procesin e zhvillimit të negociatave dypalëshe, por edhe të ngadalësojë më tej integrimin evropian të rajonit.

Deri më tani nuk ka shenja se vetoja bullgare për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë me Bashkimin Evropian (BE) do të hiqet deri në fund të presidencës franceze. Një mesazh të tillë e ka dërguar edhe ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Gencovska. Vëmendja e opinionit bullgar është përqendruar në takimin e ardhshëm të kryesisë shtetërore atje me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilin Radev deklaroi se nuk do të marrë pjesë./ ina

The post Vetoja ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Bullgaria drejt referendumit appeared first on Albeu.com.

Radev: Nuk ka pse të takohem me Macronin, nuk ka përparim në bisedimet Shkup-Sofje
Nuk ka kushte për vizitën time, deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev, duke iu përgjigjur pyetjes për vizitën e tij në Francë, transmeton Bgnes.

Agjencia bullgare e lajmeve dje duke cituar bisedimet e Këshillit të Koalicionit më 27 maj midis partnerëve në qeverinë bullgare se presidenti dhe kryeministri bullgar Rumen Radev dhe Kiril Petkov, së bashku me një përfaqësues të MPJ bullgare, do të takohen me presidentin francez për ta miratuar propozimin e Emanuel Makronit për heqjen e vetos në negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Bgnes publikoi ​​një deklaratë për një person anonim duke thënë se gjatë bisedimeve të Këshillit të koalicionit, “nga qeveria informuan se presidenca franceze kishte premtuar të përfshinte të gjitha kërkesat bullgare në kornizën e negociatave dhe se zbatimi i tyre do të garantohej nga vetë Makroni”.

Radev sot mohoi se do ta realizojë vizitën.

“Nuk ka përparim në çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, ndaj nuk ka kushte për vizitën time në Paris me presidentin Makron. Dëshiroj të shoh rezultate reale, e vlerësoj angazhimin dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë”, tha Radev.

Lidhur me deklaratën e Petkovit se të gjitha vendimet për kontestin do të kalojnë përmes Kuvendit, Radev theksoi se “instancë e fundit është gjithmonë populli” dhe shtoi se ekzistojnë mekanizma kushtetues për konsultim me të.

“I ndjek me kujdes qëndrimet e partive”, shtoi ai./zhurnal

The post Radev: Nuk ka pse të takohem me Macronin, nuk ka përparim në bisedimet Shkup-Sofje appeared first on Albeu.com.

Kryeministri bullgar: Veton ndaj Maqedonisë së Veriut do ta heqim kur të ndryshojmë Kushtetutën
Presidenti bullgar, Rumen Radev, në fjalimin e tij të sotëm në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përsëriti se pëlqimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në do të ndodhë pas një ndryshimi në Kushtetutën tonë.

Siç vlerësoi Radev, “maqedonizmi” ishte rrezik potencial për destabilizimin e BE-së.

“Nuk mund të bëjë kompromis me përgjegjësinë tonë si demokraci për të ardhmen e BE-së. Nëse për momentin ndonjë nga partnerët tanë nuk është i vetëdijshëm për thellësinë e problemit historik dhe mundësinë e destabilizimit të unionit nga maqedonizmi… Duhet të integrojmë partnerë, jo probleme dhe kështu të tregojmë besnikërinë tonë ndaj BE-së. Kjo është ajo për të cilën nuk mund të bëj kompromis. Pra, pyetja e madhe që mbetet është se kur Bullgaria do të pranojë të fillojë procesin e negociatave. Gjithmonë kam thënë se duhet të bëhet pasi të ndryshohet Kushtetuta dhe të regjistrohen bullgarët e Maqedonisë”, tha Radev./alsat

The post Kryeministri bullgar: Veton ndaj Maqedonisë së Veriut do ta heqim kur të ndryshojmë Kushtetutën appeared first on Albeu.com.