rregullat e reja Archives - Albeu.com

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët shqiptarë
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që nuk janë shtetas të bllokut evropian, mes tyre edhe shqiptarët.

EES-ja është sistem digjital që zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta, kur hyjnë në zonën Shengen.

Ky sistem regjistron të dhëna biometrike – gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës – si dhe të dhëna personale dhe të dhëna udhëtimi, me qëllim përmirësimin e sigurisë kufitare, zbulimin e atyre që tejkalojnë afatin e qëndrimit dhe parandalimin e vjedhjes së identitetit.

Sistemi EES, do të zbatohet për qytetarët që mbajnë pasaporta biometrike, pavarësisht nëse u duhet vizë për të hyrë në BE apo jo.

Zbatimi i pjesshëm i këtij sistemi kishte filluar në tetor të vitit 2025.

Për zyrtarët e Komisionit Evropian, ky është sistemi më modern në botë që ka treguar tashmë rezultate konkrete.

“Me sistemin e hyrje-daljeve, ne po ndërtojmë sistemin kufitar më modern të IT-së në botë. Dhe tashmë po i shohim rezultatet në pesë muajt e fundit. Janë regjistruar më shumë se 45 milionë hyrje dhe dalje. Ka pasur më shumë se 24.000 refuzime hyrjeje, nga të cilat mbi 600 njerëz janë identifikuar si kërcënim për sigurinë e bllokut tonë. Pra, kjo tregon vërtet se po funksionon për qëllimin për të cilin u miratua fillimisht”, tha Arianna Podesta, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Megjithatë, disa shtete anëtare tashmë po përballen me probleme teknike.

Belgjika, përveç Francës dhe Holandës, për shembull, e kishte njoftuar tashmë Komisionin Evropian se sistemi nuk do të ishte plotësisht funksional në të gjitha pikat kufitare deri në afatin e caktuar ligjor, përkatësisht më 10 prill.

Këto vende janë përballur me radhë pasagjerësh në aeroporte në muajt e fundit, të cilat në disa raste kanë rezultuar në pritje prej disa orësh në pikat kufitare.

Zëdhënësja e Podestes konfirmoi se Komisioni Evropian ka qenë në kontakt me vendet që përballen me probleme, duke ndarë praktikat më të mira nga ato shtete anëtare ku sistemi po funksionon shumë mirë.

Zyrtarët kompetentë të Komisionit Evropian pohojnë se duhen mesatarisht 70 sekonda për të regjistruar një hyrje ose dalje.

Megjithatë, lejohet fleksibilitet për të siguruar rrjedhën e qetë të kufijve, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e verës kur pritet lëvizje e shtuar.

Ky fleksibilitet do të jetë i mundur vetëm gjatë muajve të pushimeve verore.

“Rregullat u lejojnë shteteve anëtare të pezullojnë regjistrimin e të dhënave biometrike, në një farë mënyre për të pezulluar pjesërisht funksionimin e EES, në rast të kohës së tepërt të pritjes. Kjo mundësi ekziston deri në shtator, duke mbuluar kështu periudhën e verës kur mund të pritet rritje e trafikut”, tha Podesta.

Sistemi EES shihet si një mënyrë për të siguruar sigurinë e kufijve të BE-së.

Udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se afati i lejuar i qëndrimit të tyre në BE (90 ditë në një periudhë 180-ditore) konsiderohen se qëndrojnë jashtëligjshëm në Zonën Shengen dhe do t’iu nënshtrohen një procedure kthimi.

Sipas rregullores së Komisionit Evropian, vendimet për kthim në raste të caktuara do të shoqërohen me një ndalim hyrjeje (kur nuk është dhënë një periudhë për largim vullnetar ose kur detyrimi për t’u kthyer nuk është përmbushur), ndërsa në raste të tjera mund të vendoset edhe një ndalim hyrjeje.

Si ndalimet e hyrjes ashtu edhe vendimet e kthimit do të regjistrohen në sistemin EES.

Kohëzgjatja e ndalimit të hyrjes do të përcaktohet duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse të rastit individual dhe, si rregull, nuk do të kalojë pesë vjet.

Nëse personi ndaj të cilit zbatohet ndalimi përpiqet të kalojë përsëri kufirin Shengen, hyrja do t’i refuzohet në kufi dhe të dhënat e refuzimit do të regjistrohen në sistem.

Në raste të caktuara, parashikohet edhe mundësia e pavlefshmërisë së pasaportës pas përpjekjes për hyrje./REL

The post Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve
Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare.

Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent.

Edhe këtë vit, rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon ndryshime nga ajo e një viti më parë.

Këto ndryshime prekin veçanërisht aspektet në lidhje me nxënësit mbetës dhe masat disiplinore gjatë provimeve.

Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Mirela Cami, shpjegoi për ATSH-në ndryshimet e parashikuara në këtë rregullore.

“Nxënësit që rezultojnë mbetës në një apo dy lëndë gjatë gjithë vitit shkollor nuk do të mund të hyjnë në provimet e qershorit. Këta nxënës do të duhet t’i nënshtrohen këtyre provimeve gjatë sezonit të vjeshtës dhe më pas do hyjnë në Maturën Shtetërore në sezonin e dytë. Në rast se rezultojnë jokalues në 3 lëndë, ata e humbin vitin shkollor dhe do t’u duhet ta përsërisin”, theksoi Cami.

Sipas saj, drejtoritë rajonale, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe të gjitha institucionet arsimore do të njoftohen në mbyllje të vitit shkollor për listën emërore të këtyre nxënësve.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e pajisjeve teknologjike gjatë provimeve.

“Maturanti, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe konstatohet gjatë provimit me celular, orë smart dhe pajisje të tjera teknologjike, përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës”, sqaroi Cami.

Sa i përket administratorëve, Cami vuri në dukje se ata nuk do të kenë vetëm detyra, por edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit.

“Administratorët e provimit janë të trajnuar dhe përcaktohen me short elektronik në praninë e drejtorit të ZVAP-së. Janë të qarta detyrat e tyre lidhur me administrimin e procesit të provimit që nga identifikimi i maturantëve, moslejimi i ndërrimit të vendit gjatë provimit, kontrolli fizik për pajisje teknologjike, raportimi i parregullsive, respektimi i orareve dhe rregullave të tjera në përputhje me rregulloren për Maturën Shtetërore 2026, që e ngarkojnë me përgjegjësi lidhur me mbarëvajtjen e procesit”, nënvizoi Cami.

Provimet e maturës do të përmbajnë 30-35 pyetje, duke përfshirë pyetje me alternativa dhe shtjellim.

Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Për të marrë notën 10 absolute, maturanti duhet të grumbullojë 60 pikët e mundshme.

The post Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve appeared first on Albeu.com.

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për ndërtimet pa leje
Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë m² për ndërtimet pa leje, këto janë disa nga rregullat e reja, më të ashpra, që kanë hyrë në fuqi, për të gjithë ata që bëjnë ndërtime pa leje, ose shtesa pa leje nëpër ndërtesa, shkruan A2 CNN.

Në fletoren zyrtare, është publikuar akti normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, që parashikon konfiskim të objekteve që anë tejkalim të lejes mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore.

Disa nga rregullat e reja:

Gjobat

1. Kryerja e punimeve pa leje dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera, por jo më pak se 35 000 lekë për metër katror.

2. Ndryshimi i destinacionit apo aktivitetit pa leje dënohet me 5 000 000 lekë.

3. Mosveprimi i autoriteteve për miratimin në heshtje të lejeve dënohet me 2 000 000 lekë.

4. Punime të padeklaruara dënohen me 50 000 – 150 000 lekë, si dhe me vendim prishjeje.

5. Për punime pa leje në brezin bregdetar gjoba është jo më pak se 35 000 lekë/m², plus 10% e vlerës së preventivit ose e shitjes.

Konfiskimi dhe prishja e ndërtimeve pa leje

1. Në rastet kur tejkalohet 2% e sipërfaqes totale ndërtimore, konfiskohet pjesa pa leje për interes publik apo strehim social.

2. Kur tejkalohet 10%, konfiskohet i gjithë objekti ose urdhërohet prishja.

3. Shpenzimet e prishjes dhe pastrimit të inerteve paguhen nga ndërtuesi dhe ekzekutohen me bllokim llogarish bankare.

4. Nëse objekti nuk përputhet me projektin arkitektonik, ndërtuesi detyrohet të korrigjojë brenda 90 ditëve, përndryshe objekti konfiskohet për interes publik.

Përjashtime dhe “Lista e zezë”

1. Krijohet një “listë e zezë kombëtare” me ndërtues, shoqëri apo individë që shkelin ligjin e ndërtimit.

2. Ata përjashtohen nga marrja e lejeve për 5 vjet.

Në listë përfshihen ata që kanë kryer shkelje të rënda teknike e ligjore; janë dënuar për vepra penale në ndërtim; kanë shitur të njëjtin apartament më shumë se një herë; kanë pasur ndërtime objekt konfiskimi ose prishjeje.

Ndëshkim për punonjësit publikë

1. Nëse një punonjës shteti përfshihet në ndërtim pa leje, konsiderohet shkelje shumë e rëndë dhe hiqet menjëherë nga puna; nuk mund të punojë në administratë për 7 vjet.

Rregulla të tjera të reja:

1. Ndalohet ndryshimi i funksionit të ndërtesës pa leje të re.

2. Lejet për mure rrethuese janë të detyrueshme dhe sipas modeleve tip.

3. Lejet në bregdet jepen vetëm nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKTU).

4. Punimet që nuk nisin brenda 1 viti nga miratimi i lejes, leja konsiderohet e pavlefshme.

5. IKMT mund të propozojë konfiskimin e objekteve me shkelje. (A2

The post Hyjnë në fuqi rregullat e reja për ndërtimet pa leje appeared first on Albeu.com.

FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave
Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë.

Këto udhëzime, kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Përqindja ndryshon sipas grupmoshës, duke reflektuar nevojat specifike të secilës kombëtare.

Për ekipet kombëtare të vajzave:

U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).

U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%).

U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).

U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).

U-14 (2012): 4 lojtare nga jashtë, 16 nga kampionati vendas (rreth 80%).

Për ekipet kombëtare të djemve:

U-21 (2004/05): 16 lojtarë nga jashtë, 7 nga kampionati vendas (rreth 30%).

U-19 (2007/08): 14 lojtarë nga jashtë, 6 nga kampionati vendas (rreth 33%).

U-17 (2009): 11 lojtarë nga jashtë, 9 nga kampionati vendas (rreth 45%).

U-16 (2010): 8 lojtarë nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).

U-15 (2011): 6 lojtarë nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).

U-14 (2012): 5 lojtarë nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).

Megjithatë, Drejtoria Teknike e FSHF, thekson se përzgjedhja finale e lojtarëve mbetet gjithmonë në vendimmarrjen e saj, duke pasur parasysh nevojat e skuadrës dhe performancën e secilit futbollist.

Ky vendim synon të krijojë një ekuilibër të qëndrueshëm, mes zhvillimit të kampionatit vendas dhe shfrytëzimit të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja, duke garantuar progres të vazhdueshëm në të gjitha grupmoshat.

The post FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave appeared first on Albeu.com.

ETIAS/ Rregullat e reja për të udhëtuar në BE, Naim Hasani: Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët pas janarit
Duke nisur nga janari, të gjithë udhëtarët të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve Evropiane, do duhet të blejnë një leje udhëtimi.

Avokati Naim Hasani, teksa i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sistemi ETIAS, është një formë në të cilën BE-ja kërkon që të kontrollojë kush futet në këto vende, për të shmangur kontingjentin e krimit.

Sipas tij, kjo është përngjashme me ligjin amerikan, tha ai, përgjigja pritet të merret brenda 72 orëve.

Megjithatë, Hasani shton se pritet që ky afat të shtyhet.

The post ETIAS/ Rregullat e reja për të udhëtuar në BE, Naim Hasani: Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët pas janarit appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton rregullat e reja për administratën/ Ja fasha kur punonjësit janë të detyruar të shkojnë në punë
Të gjithë punonjësit e Administratës Publike, do të kenë mundësi të garantojnë një balancë më të mirë mes jetës private dhe punës.

Qeveria ka miratuar futjen në fuqi të orarit fleksibël në punë, por me një fashë orari të detyruar nga ora 09:30-15:30 nga e hëna në të enjte dhe 09:30-13:00 të premten.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha se punonjësit e administratës mund të vijnë me herët në punë ose edhe më vonë.

“Miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe institucionet e pushtetit vendor.

Parashikohet për herë të parë konceptimi në legjislacion konceptimi i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve.

Në bazë të këtij vendimi parashikohet që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.

Po ashtu, ministrja prezantoi edhe rregullat e reja për akordimin e pushimeve vjetore jo vetëm për punonjësit e administratës, por edhe për sektorin privat.

“Ky vendim përcakton edhe disa rregulla për akordimin e pushimeve vjetore. Kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga sekretari i përgjithshëm tek drejtuesi i departamenti i burimeve njerëzore për të optimizuar procesin e dhënies së lejeve. Dëshiroj të theksoj se më 26 korrik Kuvendi miratoi ndryshimet në kodin e punës për të garantuar një tjetër element fleksibël në mënyrën si menaxhohet gjithë procesi i pushimeve për të gjithë punonjësit e administratës publike, por jo vetëm edhe për sektorin privat. Në ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak sesa një javë kalendarike. Është përcaktuar që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune ku janë shtuar edhe dy ditë ekstra për të gjithë punonjësit”, u shpreh ministrja.

The post Qeveria miraton rregullat e reja për administratën/ Ja fasha kur punonjësit janë të detyruar të shkojnë në punë appeared first on Albeu.com.

Lamtumirë Fair Play Financiar, UEFA shpall rregullat e reja
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi rregulloren e re të UEFA-s për licencimin e klubeve dhe qëndrueshmërinë financiare sot gjatë takimit në Nyon. Aktet e reja nënligjore do të hyjnë në fuqi në qershor 2022. Do të ketë zbatim me faza gjatë tre viteve për t’u dhënë kohë klubeve për t’u përshtatur.

Objektivi i qëndrueshmërisë financiare do të arrihet përmes tre shtyllave kryesore: aftësisë paguese, stabilitetit dhe kontrollit të kostos.

Për sa i përket aftësisë paguese, rregulli i ri për mungesën e borxheve të prapambetura (për klubet e futbollit, punonjësit, autoritetet sociale/taksore dhe UEFA) do të sigurojë mbrojtje më të mirë të kreditorëve. Kontrollet do të kryhen çdo tremujor dhe do të ketë më pak tolerancë ndaj të vonuarve.

Kërkesat e reja të fitimit të futbollit janë një evolucion i kërkesave ekzistuese të shortit dhe do të sjellin kapacitet më të madh në financat e klubit. Për të lehtësuar zbatimin për klubet, llogaritja e të ardhurave nga futbolli është e ngjashme me llogaritjen e rezultateve . Ndërsa devijimi i pranueshëm është rritur nga 30 milionë euro gjatë tre viteve në 60 milionë euro gjatë tre viteve, kërkesat për të siguruar vlerën e drejtë të transaksionit, përmirësimin e bilanceve të klubeve dhe uljen e borxhit janë forcuar ndjeshëm.

Risia më e madhe në rregulloret e reja do të jetë futja e një rregulli të kostos së ekipit për të arritur kontroll më të mirë të kostos në lidhje me pagat e lojtarëve dhe kostot e transferimit. Rregullorja kufizon shpenzimet për pagat, transferimet dhe tarifat e agjentëve në 70% të të ardhurave të klubit. Vlerësimet do të kryhen në kohë dhe shkeljet do të sjellin penalitete financiare dhe masa të paracaktuara sportive./ h.ll/albeu.com

The post Lamtumirë Fair Play Financiar, UEFA shpall rregullat e reja appeared first on Albeu.com.

Vendimi i qeverisë belge: Punonjësit do të zgjedhin vetë ditët kur duan të punojnë, mund të injorojnë pronarin jashtë pune
Qeveria belge ka marrë vendimin për punonjësit, të cilët do të mund t’i zgjedhin vetë ditët kur duan të punojnë.

Kjo vjen pas një sërë reformash të tregut të punës, të shpallura këtë të martë, ku të gjithë ata persona të cilët janë në marrëdhënie pune do të kenë të drejtë që të zgjedhin një javë katërditore për të punuar.

Paketa e reformës e rënë dakord nga qeveria e koalicionit shumëpartiak të vendit, do t’u japë gjithashtu punëtorëve të drejtën të fikin pajisjet e punës dhe të injorojnë mesazhet në lidhje me punën pas orëve të përfunduara, pa frikë nga mbikqyrësit e tyre.

“Ne kemi përjetuar dy vite të vështira. Me këtë marrëveshje, ne vendosëm një fener për një ekonomi që është më inovative, e qëndrueshme dhe dixhitale. Qëllimi është të jemi në gjendje t’i bëjmë njerëzit dhe bizneset më të fortë,” tha kryeministri belg Alexander de Croo, gjatë një conference për shtyp ku u shpall paketa e kësaj reforme.

Gjithashtu, të gjithë punëtorët do të marrin mbrojtje më të forta ligjore sipas srregullave të reja, ndërsa punonjësit me kohë të plotë do të jenë në gjendje të punojnë me orare fleksibël sipas kërkesës./albeu.com/

The post Vendimi i qeverisë belge: Punonjësit do të zgjedhin vetë ditët kur duan të punojnë, mund të injorojnë pronarin jashtë pune appeared first on Albeu.com.

Rregullat e rralla, nuk pranohet autogoli nga goditja e lirë e as nga rivënia anësore
Pothuajse të gjithë tifozët e futbollit i dinë rregullat bazike të lojës të cilat janë relativisht të thjeshta.

Mirëpo, janë edhe disa rregulla të rralla që mund të mos i dimë por të cilat mund të zbatohen kur ndodhin gjëra të pazakonshme.

Për shembull, dikush mund të ndëshkohet me karton të kuq edhe para se të fillojë një ndeshje e futbollit.

Po ashtu, nëse loja përfundon në penalti, atëherë klubet duhet ta kenë numrin e barabartë të goditësve të penaltisë – pra, nëse një ekip futet me nëntë lojtarë shkaku i lëndimit apo kartonit të kuq, atëherë edhe ekipi kundërshtar duhet t’i vendosë vetëm nëntë sosh në listë.

Ndërkaq, autogolat që mund të vijnë nga rivënia anësore apo nga goditja e lirë nuk pranohen dhe referohen si korner.

Në fund, ju mund të shënoni gol me top të shfryrë, por ai gol nuk do të pranohet.

The post Rregullat e rralla, nuk pranohet autogoli nga goditja e lirë e as nga rivënia anësore appeared first on Albeu.com.