restorantet Archives - Albeu.com

Rritja e çmimeve në baret dhe restorantet e Jugut ul konsumin, shtohet pasiguria e bizneseve
Këtë sezon, në zonat bregdetare të jugut turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor, se çmimet e bareve dhe restoranteve në bregdetin e jugut janë rritur 10 deri 15% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa nuk ka pasur ndryshim të çmimeve në bregdetin e Durrësit, apo në zonën liqenore të Pogradecit mjaft e frekuentuar këtë sezon nga banorët e qyteteve të Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas Jahjes, një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve mbetet shtimi i kostove për pagat e personelit duke përfshirë për kamerier, ndihmëskamerier apo shef kuzhine që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro.

Nisur nga ecuria pozitive e turizmit të vitit të kaluar, falë promovimeve të shumë influencuesve të huaj, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë.

Për rrjedhojë për shkak të pritshmërive pozitive, shumë prej bizneseve të shërbimit kanë dyfishuar numrin e punonjësve.

Por rritja e çmimeve ka ndikuar te rënia e konsumit në bare dhe restorante të zonave bregdetare të jugut.

“Në bare dhe restorante ka pasur rënie të frekuentimeve. Javën e kaluar, zona e Vlorës ka qenë bosh, ndërsa në Dhërmi frekuentimi ishte i lartë. Për këtë situatë së pari ka ndikuar mbajtja e kampionatit europian të futbollit dhe shtrenjtimi i çmimeve, duke qenë të papërballueshme për vendasit. Edhe nga strukturat akomoduese ka pasur rritje të çmimeve dhe shtim të ofertës. Por mendoj se tregu do të vetërregullohet.

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve në bare dhe restorante, sidomos nga turistët e huaj. Këtë javë ka filluar mbipopullimi kudo, tendencë që presim të vijojë deri në mbyllje të sezonit. Ky është një sinjal shumë pozitiv”.

Rënie të konsumit në restorante krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur edhe në zonat turistike të Tushemishtit dhe Linit.

Drejtues të restoranteve në Pogradec që servirin ushqimin tradicional të zonës, pohojnë se shkaku kryesor i rënies së konsumit është rritja e emigracioni familjar, kryesisht drejt Gjermanisë.

Por nisja e përgjumur e sezonit turistik ka “trembur” bizneset e bareve dhe restoranteve, ku sipas Jahjes për shkak pritshmërive pozitive për shtim të numrit të turistëve shtuan numrin e punonjësve.

“Kjo situatë ka krijuar pasiguri te bizneset që kanë shtuar investimet. Bizneset furnitorë të mallrave për baret dhe restorantet kanë dyfishuar stafet, pasi parashikonin shtim të numrit të turistëve. Ndërkohë që këtë vit nuk ka pasur pune. Por këtë javë janë dhënë disa sinjale pozitive. Të presim si do të jetë ecuria, pasi sivjet i shoh të trembur bizneset e bareve dhe restoranteve”.

Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante, u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet te rënia e konsumit pas largimit të turistëve, ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK.

Vitin e kaluar shpenzimet për person në restorante, u rritën 13 deri 17% nga shtrenjtimi i çmimeve.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit./MONITOR

The post Rritja e çmimeve në baret dhe restorantet e Jugut ul konsumin, shtohet pasiguria e bizneseve appeared first on Albeu.com.

Hetimet e SPAK ndikojnë në rënien e konsumit të restoranëve, klientët nuk shpenzojnë para, kanë frikë të ekspozohen
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish zyrtarë të lartë, por edhe eksponentë të botës së krimit, po ndikojnë edhe te rënia e konsumit të restoranteve.

Tashmë prej disa muajsh intensifikimi i hetimeve për një sërë dosjesh të krimit të organizuar, dhe korrupsionet të shoqëruara me prangosjen e shumë individëve ka stepur si të pasurit, por edhe pastruesit e parave për frekuentim në restorante dhe bare.

Për përfaqësuesin e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj me përfundimin e valës së ardhjes së turistëve, konsumi në restorante dhe bare i është rikthyer tendencës rënëse.

Një sërë faktorësh sipas tij po ndikojnë te ulja e shpenzimeve për restorante, duke nisur që nga pasiguria për shpenzime te konsumatori familjar për shkak të vështirësive ekonomike dhe tendenca për kursime në prag festash, si dhe duke përfshirë “frikën” për t’u ekspozuar në restorante te individëve që zotërojnë para të pista, për shkak të hetimeve nga SPAK.

“Konsumi në bare dhe restorante është në rënie krahasuar me vjet.

Së pari, jemi përballë një krizë që konsumatorët ndihen të pasigurt për shpenzime.

Së dytë janë ditën e gjatë të pushimeve për festat kombëtare. Së treti, jemi edhe në prag të festave të fund vitit dhe konsumatori ka tendencën të kursejë për shpenzimet në bare dhe restorante.

Së katërti, ata që kanë para, si dhe ata që kanë para të pista nëpër duar, nuk dalin të shpenzojnë më, pasi nuk duan të vihen në evidencë. Konsumojnë larg vëmendjes së njerëzve, konsumojnë në shtëpi. Pra tashmë është fakt që të dyja krahët nuk po dalin më për dreka dhe darka në restorant, ose dalin pa rënë në sy të njerëzve. Të gjithë i ka kapur frika”, thotë Jahja.

Ai shton se tërheqja e kësaj kategorie po jep ndikim, për faktin se vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante. “Kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante”.

Nga Shoqata e Bareve e Restoranteve shqetësimi për rënien e konsumit u ngrit edhe në fillim të këtij viti për shkak të pasigurisë së konsumatorit nga rritja e çmimeve për produktet e shportës ushqimore nga konflikti Rusi-Ukrainë. Sipas përfaqësuesve të shoqatës konsumi pati përmirësim në zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe vijoi me rritje përgjatë muajve të verës nga turistët.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. referuar të dhënave të INSTAT deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit.

Sakaq hetimet e nisura nga SPAK nuk po trembin vetëm frekuentuesit e lokaleve dhe bareve, por edhe blerësit e apartamenteve në Tiranë.

Më herët edhe agjentët mobilierë të tregut të pasurive të paluajtshme pohuan për Monitor së hetimet po ndikojnë te rënia e kërkesës për blerje apartamentesh.

Përdorimi i skemave të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme është hasur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Gjatë 2022, ky institucion në raportin vjetor publikoi 8 tipologji skemash që janë dyshuar si forma të pastrimit të parave në vend. Shumica e tipologjive kishin në thelb investimet në pasuri të paluajtshme, ku nuk mungonin as dyshimet për përdorim të fondeve publike, transferta të dyshimta të lidhura edhe me grupe kriminale.

Edhe nga ekspertët e tregut shpeshherë është ngritur shqetësimi se çmimet e apartamenteve veçanërisht për objekte të veçanta si kullat që arrijnë deri në 5,000 euro për metër katror, janë shumë herë më të larta se të ardhurat e familjeve shqiptare.

Për 6 mujorin e parë të 2022 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë çmimet e apartamenteve u rritën 40% më shumë krahasuar me 2021. Rritja e lartë sipas ekspertëve të tregut u ndikua edhe nga pritshmëritë e shumë ndërtuesve për miratimin e amnistisë fiskale, një draft që është publikuar disa herë nga qeveria, por miratimi është kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare. /MONITOR

The post Hetimet e SPAK ndikojnë në rënien e konsumit të restoranëve, klientët nuk shpenzojnë para, kanë frikë të ekspozohen appeared first on Albeu.com.

Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi
Baret dhe restorantet kanë qenë një biznes i preferuar për shqiptarët, por ky model është zbehur vitet e fundit për dy arsye. Së pari, pandemia në vitin 2020 goditi rëndë këtë aktivitetet. Së dyti, mungesa e fuqisë punëtore dhe rënia e konsumit si rrjedhojë e emigracionit po japin efekt më të qëndrueshëm negativ.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, për herë të parë në një dekadë shqiptarët ulën shpenzimet për bare e restorante dhe kjo ishte normale për shkak të kufizimeve si rrjedhojë e pandemisë.

Në vitin 2021, shpenzimet u rikuperuan, por sërish ato mbetën nën nivelin e pandemisë. Sipas INSTAT, qarkullimi vjetor i bareve dhe restoranteve në 2021 ishte 47.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që konsumatorët vendas apo dhe turistët e huaj kanë shpenzuar për të konsumuar në bare e restorante. (shiko grafikun: Të ardhura gjithsej, Shërbimi ushqimor). Nga të dhënat rezulton se çdo shqiptar shpenzon rreth 145 euro në vit për të

Në krahasim me 2020-n, të ardhurat e këtij aktiviteti u rritën me 17%, por ato mbetën 9% më të ulëta sesa para pandemisë. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2019 shpenzimet në bare e restorante ishin rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 52 miliardë lekë (430 milionë euro) në 2019-n. (shiko grafikun: Të ardhura gjithsej, Shërbimi ushqimor).

Jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për bare e restorante janë ulur. Biznesi i bareve nuk duket më aq tërheqës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve që veprojnë në akomodimin ushqimor është ulur vazhdimisht që nga viti 2016, kur arriti në gati 19 mijë. (shiko grafikun: Numri i ndërmarrjeve, Shërbimi ushqimor)

Ndërsa një pjesë e kësaj tendence lidhet me hapjen e zinxhirëve të mëdhenj të bareve, nga viti 2019 ka rënë edhe numri i punonjësve. Në 2021-n kishte 14.7 mijë punonjës, që është numri më i ulët që nga viti 2014. (Të punësuar gjithsej, numri mesatar vjetor, Shërbimi ushqimor).

Rënia e biznesit të bareve e restoranteve ka sjellë edhe tkurrje të fitimeve. Norma e fitimit për sektorin e akomodimit ushqimor ishte 13.6% në vitin 2021, nga 25.1% në 2011-n. (shiko grafikun: Norma e fitimit, Shërbimi ushqimor).

Sipas Shoqatës së Bareve e restoranteve rënia e aktivitetit të sektorit ka vijuar dhe në 2022 e fillimin e 2023 dhe është e lidhur me disa faktorë si frenimi i kërkesës për shkak të shtrenjtimit të çmimeve dhe sidomos nivelit të lartë të emigracionit, kryesisht të të rinjve.

Sektori vuan dhe për të gjetur fuqinë punëtore dhe së fundmi Shoqata ka deklaruar se kërkohen rreth 15 mijë punonjës. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi më herët për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. Për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës./Monitor

The post Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi appeared first on Albeu.com.

Përse gjithmonë në pjatat e restoranteve ju sjellin një gjethe majdanozi
A keni pyetur ndonjëherë përse pothuajse bashkë me çdo ushqim në restorant në pjatë ju sjellin edhe një copë majdanozi?

Pos asaj që shumica e kuzhinierëve majdanozin e përdorin si dekorim, ekziston edhe një arsye shumë e rëndësishme për këtë.

Edhe pse shumica e njerëzve e lënë majdanozin në pjatë, sepse e konsiderojnë ekskluzivisht si dekorim, ide më e mirë do të ishte ta fusni në gojë dhe ngadalë ta përtypni.

Pos që pastron qiellzën e gojës, majdanozi freskon gojën dhe neutralizon aromat e pakëndshme të cilat në gojë mbeten pas ushqimit me erëza të forta.

Freskimi i gojës me përtypjen e majdanozit të freskët ka prejardhjen që nga koha e romakëve të vjetër, transmeton Telegrafi.

Ata pas ushqimit shpesh kanë përtypur majdanoz dhe është e mundshme që ajo është një ndër arsyet përse ka lindur shprehia e vendosjes së një cope të kësaj bime në pjatë në shumë restorante në gjithë botën.

Arsyeja e dytë është dekorimi i ushqimit, mirëpo gjoja kjo ka prejardhje nga mishtoret në kohët e vjetra të cilat rreth mishit të freskët apo të pjekur kanë vënë edhe majdanoz në mënyrë që ushqimi të bëhej më joshës për blerësit.

Më vonë restorantet kanë filluar ta kopjojnë këtë ide, ndërkaq deri në vitin 1915 pothuajse në çdo restorant në pjatë kanë vënë majdanoz. Përse majdanozi është i mirë për aromë të freskët?

Në majdanoz gjendet përqendrim i lartë i klorofilit, dhe pikërisht ai zhduk bakteret në gojë. Ato fillojnë të zhvillohen pas ushqimit, ndërkaq atojanë shkaktari kryesor i erës së keqe.

Majdanozi posaçërisht është mirë të përtypet pasi që të hani ushqime plot me hudhër apo me qepë.

The post Përse gjithmonë në pjatat e restoranteve ju sjellin një gjethe majdanozi appeared first on Albeu.com.

Pse buka serviret gjithmonë para pjatës kryesore? Zbuloni arsyen
Edhe pse shumica prej nesh nuk kanë menduar kurrë për arsyen e kësaj praktike, ka një arsye domethënëse pse ndiqet ky rregull.

Është një shenjë mikpritjeje. Kur i mirëpret njerëzit në shtëpinë ose restorantin tuaj, jepini bukë dhe tregojuni se janë të mirëpritur.

Kjo traditë që ka mbijetuar deri më sot. Është një mënyrë për t’u dhënë vizitorëve diçka për të bërë përpara se të mbërrijë ushqimi i tyre. Kur uleni në një tryezë restoranti, zakonisht jeni të uritur, por mund të duhet pak kohë që ushqimi të arrijë.

Në vend që t’i lini klientët të ulen me duar bosh, të uritur dhe të shikonin të ftuarit e tjerë duke shijuar ushqimin e tyre, vendosja e bukës në tryezë në përgatitje për ardhjen e vaktit i mban ata të lumtur dhe i pengon të bëhen të padurueshëm.

Nëse një shportë buke bujare dhe e ngrohtë vendoset në tryezë përpara se i ftuari të ketë mundësinë të porosisë, ai ose ajo në mënyrë të pandërgjegjshme do të dëshirojë t’i kthejë favorin. “Kanë qenë bujarë me bukën e tyre, ndaj tani do të jem bujar me ta”, mund të mendojë i ftuari./albeu.com

The post Pse buka serviret gjithmonë para pjatës kryesore? Zbuloni arsyen appeared first on Albeu.com.

Kaq pak?! 6 arsye pse restorantet luksoze e shërbejnë ushqimin në porcione të vogla (FOTO LAJM)
Restorantet fine-dining, ndër të tjera, kanë diçka të përbashkët: Ushqimin që shërbehet në porcione të vogla. Me fjalë të tjera, pjatat e mbushura me majë nuk ekzistojnë. Kurrën e kurrës. Duket se e kemi marrë të mirëqenë që në këto restorante ushqimi shërbehet kështu dhe rrallë mund ta kemi pyetur veten: Pse? Bright Side ka përpiluar një listë me 6 arsye se pse ushqimi shërbehet në porcione të vogla dhe në fakt ka të drejtë.

1. Përbërësit kushtojnë: Në këto restorante, ushqimi është një eksperiencë dhe kësisoj pjatat përmbajnë përbërës të shumëllojshëm dhe shumë prej tyre nuk gjenden rëndom te tregu i fruta-perimeve afër shtëpisë. Mendoni që as 500 gramë bërxollë wagyu (lloj japonez i mishit të viçit) mund të kushtojë 200 dollarë. 1 kilogram haviar mund të shkojë deri në 10,000 dollarë. Tartufi i bardhë 7,500 dollarë. Pra, afërmendsh që çmimet do të jenë të larta dhe porcionet e vogla.

2. Thjesht më elegante: Ok, shumë e qartë. Për shefat, ushqimi duhet të kënaqë syrin, pastaj stomakun. Qëndron për ata, nuk e dimë për ju.

3. Duhet që të mos ngopesh direkt: Nëpër vende të tjera, njerëzit konsumojnë zakonisht tri pjata: antipastë, pjata kryesore dhe ëmbëlsira. Në restorantet fine-dining mund të ndodhë që njerëzit të konsumojnë edhe shumë pjata: finger food (ushqim që konsumohet me gishta), antipastë, supë, sallatë, pjata e parë kryesore, diçka që ju përgatit për pjatën e radhës, pjata e dytë kryesore, djathë, ëmbëlsirë dhe pije. Kështu restorantet zvogëlojnë porcionet në mënyrë që të shijoni të gjitha ushqimet.

4. Shefi/ja i/e kuzhinës bën art: Le ta pranojmë, një pjatë e mbushur plot e përplot nuk ngjan kurrë bukur. (Na fal spaghetti me ragù alla bolognese, nuk e kemi me ty. Ti dukesh mirë gjithmonë).

5. Duken cilësi premium: Me fjalë të tjera, çdo gjë që është në sasi të limituar, nga veshjet te ushqimi, e shohim ndryshe. Taktikë e bukur. Faleminderit që luani me psikologjinë tonë.

6. Kafshatat: Kafshatat e para në një ushqim shijojnë gjithmonë më shumë dhe teksa hani, sensorët e shijes bëhen më pak të ndjeshëm. Duke e ditur mirë këtë, kuzhinierët përqendrohen në cilësinë e pjatës.

Pra, herë tjetër mos thoni më me vete, “Kaq pak?”.

The post Kaq pak?! 6 arsye pse restorantet luksoze e shërbejnë ushqimin në porcione të vogla (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.