reshjet e dendura Archives - Albeu.com

Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona
Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës në Japoni gjatë dy javëve të fundit, kanë shkaktuar humbjen e jetës së 30 personave, njoftuan sot autoritetet lokale.

Mes viktimave është edhe një grua 91-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nën një shtresë dëbore rreth tre metra të lartë jashtë shtëpisë së saj.

Rajoni më i goditur është Aomori, ku në zonat e largëta trashësia e dëborës ka arritur deri në 4.5 metra.

Qeveria qendrore ka dislokuar trupa ushtarake, për të ndihmuar banorët dhe për të përballuar situatën emergjente.

Kryeministrja Sanae Takaichi, zhvilloi të martën në mëngjes një mbledhje të posaçme të kabinetit, duke udhëzuar ministrat që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar viktima të tjera dhe aksidente.

Sipas autoriteteve, një masë e fuqishme ajri i ftohtë ka goditur bregdetin e Detit të Japonisë në javët e fundit, duke sjellë reshje dëbore shumë mbi normalen. Në disa zona është regjistruar më shumë se dyfishi i mesatares sezonale.

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive konfirmoi se nga 20 janari deri të martën, 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

The post Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të dëborës, Fushë-Arrzi shpall gjenden e jashtëzakonshme
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, Bashkia e Fushë Arrzit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Lajmin e bën të ditur në një postim në Facebook, kryebashkiaku Hil Curri.

Reagimi:

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare  për të përballuar situatën.

The post Reshjet e dendura të dëborës, Fushë-Arrzi shpall gjenden e jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme, balta mbulon Rrugën e Arbrit
Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e vazhdueshme të shiut, ku vijojnë të shkaktojnë probleme në rrugët nacionale të vendit tonë.

Në Rrugën e Arbrit, është vështirësuar sërish qarkullimi i automjeteve, për shkak se në fshatin Shkallë të Xibrit vijon të bjerë baltë në asfalt.

Rënia e baltës është në mënyrë të vazhdueshme, ndonëse pastrohet nga makineritë e firmës që po ndërton këtë rrugë.

Për shkak të ujërave nëntokësor balta e cila zbret nga shpati i malit, duket si një “llavë vullkani”.

Prania e baltës në këtë segment, është kthyer në pengesë për qarkullimin normal të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është ky problemi i vetëm në këtë rrugë, pasi edhe byppasi i Murrizit është i dëmtuar me prani të gropave dhe dëmtim të asfaltit anash karrexhatës.

Ata kërkojnë që ndërhyrjet të bëhen edhe atje pasi rrezikojnë teksa kalojnë në të.

The post Reshjet e dendura shkaktojnë probleme, balta  mbulon Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Shkup, Arsovska: Të gjitha ekipet janë në terren, po ndërhyet në më shumë se 30 lokacione
Një stuhi e fortë përfshiu qytetin e Shkupit në orët e pasdites së sotme, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që shkaktuan përmbytje në disa vendbanime.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka udhëhequr mbledhjen urgjente në terren të Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim pas përmbytjeve.

Ajo bën të ditur se aktualisht ekipet po ndërhyjnë në më shumë se 30 lokacione ku ka pasur dhe përmbytje më të mëdha pas stuhisë.

“Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, të cilët me një ndërhyrje të suksesshme arriti të shpëtojë mbi 20 persona. Ekipet e ndërmarrjeve publike po pastrojnë në terren dhe do të qëndrojnë deri sa dëmet të jenë sanuar plotësisht dhe gjendja të normalizohet”, theksoi Arsovska./albeu.com/

The post Përmbytjet në Shkup, Arsovska: Të gjitha ekipet janë në terren, po ndërhyet në më shumë se 30 lokacione appeared first on Albeu.com.

Pasojat nga reshjet e dendura nëpër qytetet e Kosovës (VIDEO)
Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.

Reshjet e shiut të dielën, më 18 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljen në rrugë në orët e pasdites.

“Pritjet janë që sot nesër dhe të martën të ketë prapë intensitet të shirave më të dendur në Komunën e Gjilanit”, tha ai.

Sipas Hazirit, deri më tani dëmet nga këto reshje nuk llogariten të jenë të mëdha derisa ende nuk kanë shifër të përafërt monetare për këto dëme.

Edhe Komuna e Skenderajt pati shira të dendur dhe breshër gjatë ditës së diel.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Gëzim Ejupi, tha për Radion Evropa e Lirë se dëme më të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë.

“Ka pasur dëme të konsiderueshme në Skenderaj goxha shumë nga breshëri, në kultura bujqësore, po ashtu edhe në ekonomi familjare dhe disa çati të shtëpive janë rrëzuar”, tha ai.

Ndërkohë rreth 200 persona llogariten të kenë vdekur nga përmbytjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në disa vende të Evropës duke përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke.

A priten reshje të tjera në Kosovë?

Megjithëse shtete të shumta në Evropë kanë parë reshje shumë të dendura të shiut këto ditë, deri më tani Instituti Hidrometeorologjik dhe meteorologët nuk kanë parashikuar se moti i lig në Kosovë do të zgjatet edhe për shumë ditë.

Të premten (16 korrik), Instituti kishte parashikuar mot me shi nga data 17 deri më 19 korrik.

Megjithatë, sipas këtij njoftimi, nuk parashihet dalje e lumenjve nga shtretërit, që paraqet shkakun kryesor të vërshimeve dhe dëmeve të rënda si pasojë e reshjeve.

“Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjet të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, thuhej në njoftim.

Edhe meteorologu dhe profesori universitar, Sylë Tahirsyla tha se moti me reshje të dendura nuk do të jetë afatgjatë.

“Është një situatë alarmante që e ka goditur Evropën. Këto te ne janë reptica, do të thotë mbetje. Ka pasur shkarkime atmosferike e breshër. Kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme”, tha ai.

Megjithatë sipas Tahirsylës, infrastruktura në vend dhe shkatërrimet nga faktori njeri e rrisin ndjeshëm rrezikun për vërshime në Kosovë.

“Faktori njeri është ai i cili ka destabilizuar çdo gjë, shkatërrimi i bankinave të lumenjve të shtretërve të lumenjve… Kemi një degradim të madh të pyjeve dhe prerja e pyjeve shkakton edhe vërshimet në territore të caktuara”, tha ai.

Dëmet nga vërshimet e janarit ende të pakompensuara

Fillimi i vitit 2021 në Kosovë pati vërshime në disa qytete duke shkaktuar dëme, që u vlerësuan se ishin milionëshe.

Megjithatë, nëpër komunat si ato të Gjilanit dhe Vushtrrisë dëmet e shkaktuara në pronat private nuk janë kompensuar në tërësi nga komuna apo qeveria edhe sot e kësaj dite.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani kanë arritur të kompensojnë vetëm 30 për qind të dëmeve.

Sipas tij, lumi Sitnica paraqet rrezik të vazhdueshëm për këtë qytet, ndërsa sipas tij, një projekt që kushton katër milionë euro e gjysmë për rregullimin e shtratit të lumi,t ende se ka marrë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

“Shtrati i lumit dhe muret mbrojtëse i ka gërryer erozioni i kohës dhe tani është e domosdoshme të bëhen intervenime që të parandalohen dëmet nga lumi Sitnica”, tha ai.

Ndihmën e qeverisë ende po e pret edhe Komuna e Gjilanit, që në janar pësoi mbi 1. 6 milion euro dëme nga vërshimet e lumenjve.

Sipas kryetarit, Lufti Haziri, komuna nuk ka mundësi të kompensojë dëmet në sektorin privat.

“Ne po presim që zhdëmtimin ta bëjë qeveria. Përfundimisht shpresoj që të trajtohet zhdëmtimi i Pogragjës dhe Gjilanit në këtë fazë. Në Gjilan janë të papërballueshme për komunën”, tha Haziri.

Atëbotë, kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti kishte thënë se kompensimi i të gjitha dëmeve do të ishte i pamundur.

The post Pasojat nga reshjet e dendura nëpër qytetet e Kosovës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.