reciprociteti i targave Archives - Albeu.com

Vuçiç: Serbët në Kosovë nuk do të mbesin pa mbështetjen e Serbisë
Populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë sepse është e rëndësishme që ata të jenë të sigurt, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shtoi se beson që “ne do të kemi sukses në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për popullin tonë dhe Serbinë tonë”.

Më 5 nëntor, zyrtarët serbë njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri të vendit, përfshirë nga policia, gjyqësori, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria.

Vendimi erdhi pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga institucionet e Kosovës, sepse sipas tij, kështu dobësohen shërbimet për qytetarët.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

The post Vuçiç: Serbët në Kosovë nuk do të mbesin pa mbështetjen e Serbisë appeared first on Albeu.com.

Reciprociteti i targave/ Von der Leyen nga Beogradi: BE kërkon zgjidhje, do të intesifikojnë bisedimet
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në vijim të turit të saj ballkanik ka mbërritur në Serbi ku është pritur nga presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç.

Në një konferencë shtypi të mbajtur për mediat, pasi vizituan punimet në ndërtimin e interkonjeksionit të gazit Serbi-Bullgari Von der Leyen foli dhe për çështjen e targave.

E pyetur se çfarë reagimi mund të presë Serbia nga BE-ja lidhur me ri regjistrimin e targave të vendosur nga qeveria e Kosovës, i cili hyn në fuqi më 1 nëntor, Von der Leyen u shpreh se BE kërkon zgjidhje.

“BE kërkon intensivisht zgjidhje për targat, do ta intensifikojmë bisedën. Ne kemi nevojë për konstruktivitet dhe fleksibilitet nga të dyja palët. Së bashku do të gjejmë një zgjidhje,” tha Von der Leyen.

Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj dhe bëri thirrje për të gjithë serbët e veriut që të regjistrojnë makinat e tyre.

The post Reciprociteti i targave/ Von der Leyen nga Beogradi: BE kërkon zgjidhje, do të intesifikojnë bisedimet appeared first on Albeu.com.

Sveçla: Në mesnatë Serbia ndalon lëshimin e fletëve të hyrje-daljes, nëse jo lëshojmë edhe ne
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 00:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për qytetarët e Kosovë, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vërë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë.

Sveçla thotë se nëse kjo nuk do të vihet në funksion, atëherë Kosova do të jetë e gatshme për reagim.

“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagimre nga ana jonë nëse ai opsion nuk vëhet në funksion. Dmth largimi i këtyre fletë hyrjeve daljvee, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 00:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve.

Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, tha Svecla në RTK.

The post Sveçla: Në mesnatë Serbia ndalon lëshimin e fletëve të hyrje-daljes, nëse jo lëshojmë edhe ne appeared first on Albeu.com.

Njohja e Kosovës, dhe transformimi i FSK-së në ushtri, dy mesazhet që Beogradi mori nga Berlini dhe Uashingtoni
Pas tensioneve në Veri të Kosovës, Serbia ka marrë dy mesazhe të rëndësishme nga Berlini dhe Washingtoni.

Serbia nuk është neutrale e as nuk ka parime, tha ligjëruesi dhe teoricieni politik në John Hopkins University, Sinisha Vukoviç, në një intervistë për Al Jazeera.

Kjo pasi edhe pas rreshtimit pro-agresorit rus në luftën në Ukrainë i është lënë një portë e hapur në Ballkanin Perëndimor.

Krejt kjo, në sfondin e rreshtimin pro-agresorit rus në luftën në Ukrainë, duke i lënë një portë të hapur në Ballkanin Perëndimor.

“Si rezultat të kësaj, Beogradi mori mesazhin më të qartë të mundshëm nga Berlini – që Serbia duhet ta njohë Kosovën po qe se dëshiron të bëjë përparim në rrugën e saj evropiane”.

Përveç kësaj, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon Vukoviç, i qëndrojnë në krah Kosovës – veçanërisht në atë ushtarak.

“ShBA haptazi mbështeti integrimin e Kosovës në NATO, që qartëson atë se çfarë mendon Uashingtoni rreth procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës”, u shpreh ai.

“Por edhe kushte rreth mbështetjes së ideve integruese si ajo e Open Balkan”, shpjegon ai, “duke e bërë të qartë se çfarëdo mbështetje ka edhe pritshmëritë reciproke”.

Profesori tregon se Rezoluta e fundit e miratuar në Parlamentin Evropian së fundmi ka qenë “më e ashpra ndaj Beogradit deri më tani”.

“Ka kritikë të qartë ndaj politizimit të Kishës Ortodokse Serbe si instrument i politikave pro-ruse në rajon. Gjersa koha ecën, kritika të tilla dhe pozicionime të qarta të vendeve perëndimore në relacion me Beogradin do të bëhen edhe më të theksuara”, shpjegon mes tjerash Sinisha Vukoviç.

The post Njohja e Kosovës, dhe transformimi i FSK-së në ushtri, dy mesazhet që Beogradi mori nga Berlini dhe Uashingtoni appeared first on Albeu.com.

Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë
“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë“, tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe lider i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur.

Dodik deklaroi në Twitter se “ne në Republika Sërpska mbështesim plotësisht dhe fuqishëm udhëheqjen e Serbisë në përpjekjet e saj për uljen e tensioneve dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes dialogut dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb”.

Sipas Dodik, “është plotësisht e qartë se të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe të drejtat tona në Republika Sërpska shkelen nën presionin politik, dhe se komuniteti ndërkombëtar ende zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për serbët”.

“E gjithë kjo është njësoj si në të kaluarën, por ajo që është e ndryshme është se ‘stuhitë’ nuk do t’u ndodhin më askund serbëve”, ka përfunduar Dodik.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat./REL/

The post Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja e reciprocitetit, serbët dalin kundër, bllokojnë rrugët me kamionë në veri të Kosovës
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, sipas informacioneve nga terreni, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. /Rel

The post Marrëveshja e reciprocitetit, serbët dalin kundër, bllokojnë rrugët me kamionë në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Serbia vijon provokimet, bllokon kamionin nga Kosova që po shkonte në Gjermani
Serbia vijon t’i hapë probleme republikës së Kosovës, duke përdorur për këtë qëllim të gjitha mjetet e mundshme që ka në dispozicion.

Ditën e sotme ata kanë bllokuar nje kamion të Kosovës që po shkonte në Gjermani, duke kaluar përmes Serbisë.

Autoritetet atje kanë gjetur arsye të paqena për të realizuar këtë gjë, që ndoshta mund të jetë edhe e organizuar për një provokim të ri ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur sa po kalonte në Serbi, pasi që në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.

Panxha, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka treguar se kompanitë kosovare po hasin në vazhdimësi probleme të këtilla, shkruan Gazeta Express.

“Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera”, ka shkruar ai.

“Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur. Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!”, shton tutje Panxha.

Megjithatë, në kundërshti me vendimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, pika e dytë e marrëveshjes për targat precizon se dy vendet duhet të përdorin afishe vetëm për mbulimin e targave me elemente shtetërore./albeu.com

The post Serbia vijon provokimet, bllokon kamionin nga Kosova që po shkonte në Gjermani appeared first on Albeu.com.

“Mbaruan misionin”, policët e Njësisë Speciale priten si heronj në Mitrovicë
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë pritur me brohoritma nga qytetarët në Mitrovicën e Jugut.

Një numër i lartë qytetarësh kanë dalë që t’i presin policët pas kthimit nga Jarinja dhe Bërnjaku, transmetojnë burimet vendase.

Kujtojmë se më parë, ka qenë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mbështetje të policisë./albeu.com

The post “Mbaruan misionin”, policët e Njësisë Speciale priten si heronj në Mitrovicë appeared first on Albeu.com.

Spartak Ngjela nis festën: NATO e goditi Serbinë si “shtet autokrat që provokon fqinjët”
Avokati Spartak Ngjela ka ka festuar fitoren sipas tij të Kosovës në konfliktin e fundit Kosovë-Serbi.

Ngjela e ka bërë “gëzuar” me një gotë verë, teksa shprehet se Perëndimi ja arriti të godasë Serbinë në momentin më të përshtatshëm.

Ngjela shtoi se shqiptarët nuk do të mposhten kurrë, teksa sjell në mendje edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Ju përshëndes. Gëzuar bashkatdhetarëve kudo ku ndodhen! NATO e goditi Serbinë si “shtet autokrat që provokon fqinjët”. Kurrë nuk mund të mposhten dot më shqiptarët”, shkruan Ngjela./albeu.com

The post Spartak Ngjela nis festën: NATO e goditi Serbinë si “shtet autokrat që provokon fqinjët” appeared first on Albeu.com.

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon Basha: Unë dhe PD inkurajojmë njohjen reciproke
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ditën e sotme marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Komentet Basha i bëri në Twitter ku tha se ai vetë dhe PD mbështesin dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha./albeu.com

The post Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon Basha: Unë dhe PD inkurajojmë njohjen reciproke appeared first on Albeu.com.