Reagon sALI BERISHA Archives - Albeu.com

Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për arrestim, reagon Sali Berisha: Ja pse nuk mora pjesë! I bëj thirrje demokratëve që…
Deklaratë e Sali Berishës.

Siç është bërë tashmë e njohur, me datë 21 tetor 2023 prokurorët politik Arben Kraja, Enkeleida Millonaj dhe gjykatësja Irena Gjoka në një akt të pashembullt në 32 vite dhe në kundërshtim flagrant me kushtetutën njoftuan se kishin vendosur ndaj meje natyrisht me urdhër politik të Edi Ramës dhe pa miratimin e Parlamentit masat shtrënguese që vijojnë:

1- Heqjen e lirisë të lëvizjes jashtë vendi

2- Detyrimin për t’u parqitur dy herë në muaj në polici si person nën hetim.

Në krye të herës deklaroj:

Së pari, këto masa janë vendosur me urdhër të Edi Ramës bazuar kryekëput në shpifje trillime, fshehje dokumentash dhe manipulime të prokurorisë politike.

Pas tre vitesh hetimesh shterruese të nisura nga një kallzim i rremë i Taulant Ballës për privatizimin e Klubit Sportiv Partizani ata edhe sot nuk paraqitën dot asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi që të provojnë qoftë dhe një shkelje të vetme të ligjeve nga Sali Berisha dhe zyrtarët që janë marrë me procesin e dosjes së këtij privatizimi.

Në tre vite hetime shterruese prokurorët politik nuk kanë gjetur një vendim apo dokument të vetëm të firmosur nga Sali Berisha në 15 vite që kanë zgjatur proceset e njohjes dhe kthimit të pronës tek pronarët legjitim dhe as të privatizimit të objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokën e këtyre pronarëve.

Ata në tre vite hetimi shterrues kanë pyetur dhjetra e dhjetra punonjës që janë marrë me dosjen e Klubit Partizani dhe pronar të territorit të këtij Klubi, por nuk kanë gjetur një person të vetëm që të deklarojë se ka patur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha në vendimet e tij të lidhura me privatizimin e objekteve të Klubit Sportiv Partizani.

Gjithashtu në tre vite hetime prokurorët politik kanë pyetur dhjetra e dhjetra dëshmitarë, por nuk kanë guxuar kurrë të më pyesin një herë të vetme dhe kjo vetëm e vetëm se e dinë se piramida e tyre e mashtrimit do të shkrihej si bryma para diellit.

Së dyti këto masa janë vendosur në shkelje flagrante të Kushtetutës, konkretisht të nenit 73 pika 2 e të cilit thotë se ‘ Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit dhe nenit 38 i cili garanton lirinë themelore të individit, lëvizjen e tij të lirë brenda dhe jashtë vendi dhe që në pikën 1 dhe 2 garanton se:

Ky nen në pikën 1 shprehet:

1-Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit, dhe në pikën 2 thotë se:

2-Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit’.

Ky vendim antikushtetues tipik për regjimet totalitare është i pari i këtij lloji në 32 vite Parlamenti pluralist.

Vendosjen e këtyre masave pa miratimin e parlamentit e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur në media:

Së pari si një shkelje të rënde të Kushtetutss, neneve ts saj ts cituara më sipër dhe si një shkruarje të ligjit themelor të shtetit nga prokuror dhe gjykatës të papërgjegjshëm, gjë të cilën nuk mund ta bëjë asnjë person, president, kryeministër apo kushdo tjetër.

Këtë të drejtë e ka ekskluzive Parlamenti i Shqiperisë ose populli me referendum.

Së dyti po në kontekstin e marrjes me urdhër të Edi Ramës nga gjykatës dhe prokurorët politik, të kompetencave, pushtetit të parlamentit, institucionit qendror të shtetit në një Republike Parlamentare shtoj se kushtetuta e vendit garanton, njeh si pushtet ekskluziv të parlamentit jashtë rasteve të flagrancës dhënien e autorizimit sistemit gjyqësor për heqjen e lirisë së deputetit.

Në respekt të nenit 73 pika 2 të Kushtetutës në 32 vite pluralizëm nuk ka ndodh kurrë që të vendosen masa shtrënguese, heqje lirie ndaj ndonjë deputetit pa miratimin praprak të parlamentit. Imuniteti i deputetit nuk është i personit, por i parlamentit për mbrojtjen e funksinimit të tij.

Me këtë rast shtoj se refuzimi im për të pranuar këtë urdhër të prokurorëve dhe gjykatëses që për të zbatuar urdhërin politik dalin mbi kushtetutën dhe mbi parlamentin nuk ka patur asgjë personale, absolutisht asgjë personale. Rikujtoj këtu se në tetor të vitit 2012 kur parlamenti votoi për lejimin e hetimit të personave me imunitet pa miratimin e tij paraprak, une kam insistuar për abrogimin e plotë të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës, pra kam kërkuar që të mos ketë asnjë lloj mbrojtje parlamentare për personat me imunitet. Por ky propozim të cilin jam gati ta votoj edhe sot u refuzua në mënyrë kategorike nga Edi Rama. Ndaj dhe kur ky nen ekziston në kushtetuten e vendit unë besoj fort se ai është vetëm për t’u zbatuar dhe nuk kam pranuar dhe nuk pranoj kurrë në asnjë rrethanë të legjitimojë një vendim antikushtetues që de fakto shënon abrogimin e nenit 73 pika 2 të Kushtetutës jo nga parlamenti, por njerëz të quajtur të ligjit, në fakt mercenar pa ligj dhe moral që në papërgjegjshmëri të plotë pranonin të shkruanin, ndryshonin sipas urdhërit politik librin themelor të shtetit duke injoruar me vetdije të plotë faktin se cilido që merr përsipër një akt të tillë, i merr parlamentit pushtetin me pasoja kjo katastrofale puçiste për rendin kushtetues të vendit. Personalisht nuk kam refuzuar dhe nuk do refuzojë ndonjëherë thirrjen e Prokurorisë apo Gjykatës për t’u pyetur, përkundrazi jam paraqitur kur jam thirrur dhe do të paraqitem sa herë të thirrem. Kështu që me refuzimin e vendimit politik nuk kam mbrojtur Sali Berishën si individ sepse ndoshta personalisht unë kisha interes të zbatoj vendimin antikushtetues dhe të mos merrem me parlamentin monist në të cilin jam në betejë pa kthim, mosbindje civile për të drejtat kushtetuese të mohuara. Por unë me qëndrimet e mia zgjodha të mbroj kushtetutën dhe pushtetin që ajo bazuar në parimin themelor të ndarjes dhe balancës së pushteteve i jep parlamentit, pushtet të cilin në një akt të mirëfilltë puçist, krim të shëmtuar ia marrin me urdhër prokurorët politik Kraja, Millonaj, Gjoka me porosi të Edi Ramës.

Pikërisht për marrjen në një akt puçist me urdhër të Edi Ramës të kompetencave të parlamentit nga prokuror dhe gjykatës politik, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuse për t’u shprehur për këtë konflikt që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Por ndërkohë me datë 12. 12. 2023 po këta prokurorë që kanë shkelur rëndë Kushtetutën dhe kanë marrë pushtetin parlamentit duke e ndjerë veten përsëri mbi Kushtetutë dhe Parlament në një akt të pashembullt në histori i kërkuan këtij të fundit jo vetëm të legalizojë vendimin e tyre antikushtetues të dates 21. 10. 2023 por e urdhërojnë atë që meqenëse unë nuk e zbatova të zëvendësojnë këtë vendim të paligjshëm për të njëjtat shkaqe që kanë marrë vendimin e parë me një vendim më të rëndë arrest me burg ose arrest shtëpie, njëlloj sikur Parlamenti të ishte një prokurori e një shkalle më të lartë apo thjesht një zyrë legalizimi i aktve të paligjshme të tyre dhe jo Institucioni Qendror i Republikës. Ata pasi kanë konsumuar një vepër të rëndë para Parlamentit të cilët nuk morën leje për masat shtrënguese ndaj meje që nuk mund t’i vendosnin kurrë ndaj një deputeti pa miratimin e tij, tani e poshtruan atë duke i imponuar jo vetëm të përligj dhe pranojë faktin e kryer, por të nënshtrohet dhe të pranojë rendimin e masave shtrërngues jo mbi bazën e dokumentave, fakteve, provave apo dëshmive fajsuese, por vetëm për shkak të refuzimit nga unë të vendimit antikushtetues dhe në mbrojtje të parlamentit nga akti puçist i Edi Ramës me prokurorët dhe gjykatësit e tij politik.

Çdo njeri që njeh Kushtetutën, që njeh Parlamentin e ka të qartë se në kushte të respektimit te parimit të ndarjes dhe balancës së pushtetit kjo kurrë nuk mund të imagjinohej. Kjo kurrë nuk mund të pranohej nga një Parlament. Mirëpo ky është një realitet jo imagjinar por real. Kjo ndodhi vetëm e vetëm se sot prokuroret, gjykatësja speciale dhe parlamenti janë thjesht vegla të pushtetit të një njeriu, Edi Ramës që urdhëron parlamentin të pranojë kërkesa të tilla poshtëruese për të dhe të sillet para tyre thjesht si noter apo si zyrë e legalizimit të vendimeve të tyre antikushtetuse dhe madje edhe të vendosë sipas kërkesës së tyre masat që vetë Edi Rama i ka urdhëruar.

Per të gjitha këto une nuk mora pjesë në mbledhjen e Komisionit të mandateve dhe nuk mund të përligjja mbledhjen e një komisioni të bazuar në një kërkesë të paligjshme, absolutisht poshtrues të puçistëve që për llogari të Edi Ramës i morën pushtetin Palamentit dhe i imponuan atij të legjitimojë aktin e tyre të paprecedent si hakmarrje politike për mbrojtjen që unë me qendrimet e mia i bëra Kushtetutes dhe Parlamentit.

Vendimi i sotëm i komisionit Rama-Brava për të përligjur aktin antikushtetues të mercenarëve të Edi Ramës është një dëshmi tjetër e qartë e kontrollit total të Edi Ramës të çdo pushteti në Shqipëri

Duke përfunduar Partia Demokrtatike ju bën thirrje demokrateve dhe demokratëve, mbarë qytetarëve të vendit të vazhdojmë betejën tonë pa kthim të mosbindjes civile deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

The post Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për arrestim, reagon Sali Berisha: Ja pse nuk mora pjesë! I bëj thirrje demokratëve që… appeared first on Albeu.com.

“Proces stalinist”, Sali Berisha reagon ndaj gjyqit për Ervin Salianjin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin nda deputetit të PD, Ervin Salianji që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist.

Në reagimin e tij, Berisha thotë se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.

Reagimi i Sali Berishës

Rikthehen proceset staliniste!

Miq, deputeti Ervin Salianji del neser para gjyqit ne nje proces te mirefillte stalinist. Ai shkon ne babalen e te akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen te denuar 7 vjet si kryetar i rrjetit te trafikut te droges te Bolonjes me Venezuelen dhe i kerkuar.

Ai vazhdonte prej vitesh i qete dhe i mbrojtur nga vellacko Fatmiri, minister dhe Edvini, veprat e tij te zeza sipas hetimit te gazetarit te pavarur.

Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin per te shpetuar vellain nga hetimi per trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorezoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.

Ne nje akt te turpshem dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i droges Xhafa per shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa te trafikantit Agron Geron Xhafa ne kerkim si denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe per faktin Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit qe provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut te droges.

Akuzat kunder tij u montuan nga deshmitare te rreme, nga bashkepuntore te ngushte te krimit ne krye te policise Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve ne Sherbimin informativ.

Te dashur miq, ky proces i turpshem te pashembullt ne 30 vite ne shkalle te pare ju besua anetarit te bandes se Lushnjes, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdherat qe mori nga Xhafa-Rama. Kurse ne apel, çeshtja ju besua gjykateses Sadushi, te shoqin e te ciles  e lidh nje miqesi e njohur dhe fort e dyshimte me Fatmir Xhafen dhe klanin e tij.

Denoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kunder deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Nderkombetar, Asamblese Parlamentare te OSBE te nderhyjne kunder ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem./albeu.com

The post “Proces stalinist”, Sali Berisha reagon ndaj gjyqit për Ervin Salianjin appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e Ramës në Bruksel, Berisha: Gjuha politike e padenjë për një shtetar
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të papranueshme dhe të padenjë për një shtetar gjuhen politikë të kryeministrit Rama në Bruksel.

Duke nisur nga deklaratat e tj, Berisha shkruan se përgjigja e pafre ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë na Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

Sipas tij, hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në “interes” të Kosovës ndërkohë që vëllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të “Ballkanit te Hapur” idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Gjuha politike e Rames e padenje per nje shtetar. Ajo turperon dhe ka kosto per vendin dhe çdo shqiptar.

Te dashur miq, nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e padenje dhe ordinere.

Gjuha politike e papranueshme e Ramës, e paprecedent dhe e papërgjegjshme, si e asnjë kryeministri tjetër ne Europe e përdorur në Samitin e BE-së, si dhe sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Bullgarisë, deshmojne një sërë problemesh thelbësore për figurën dhe qeverisjen e tij:

Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente ne Bruksel dhe Washington si lideri me i dobet ne Europe, është një politikan inferior, politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili perpiqet te zëvendësoje mangesite e medha here me veshje bizare per protokollet zyrtare dhe here te tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.

Arroganca dhe injoranca e Ramës e nxjerr zhveshur nga kostumi politik, dhe, siç e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.

Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Kete ai perpiqet te mbuloje duke terhequr vemendjen me gjera te tjera.

Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje te lira ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që ka sjellë në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Rames iu refuzua për të treten herë hapja e negociatave

Bullgaria as që nuk do tja dijë për demagogjinë dhe katalogjet me piktura që Rama shpërndan nëpër takime lart e poshtë, prandaj edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë del me deklaratë publike kundër qëndrimeve të Ramës në Bruksel.

Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në “interes” të Kosovës ndërkohë që vllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të “Balkanit te Hapur idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

Rama është politikani më i paditur, me i deshtuar në historinë e tranzicionit shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë.

The post Deklaratat e Ramës në Bruksel, Berisha: Gjuha politike e padenjë për një shtetar appeared first on Albeu.com.

Propozimi i Begajt për President, Berisha: Akt antikushtetues, precedent i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me propozimin e mazhorancës për zgjedhjen e Bajram Begajt si Presidentin e ri të vendit.

Bërisha e ka quajt shkelje të Kushtetutës propozimin e një emri në radhët e ushtarakëve,

Me anjë të një postimi në rrjetet e tij sociale Berisha shkrun se propozimi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare për poston e Presidentit është një shkelje flagrante e Kushtetutës së vendit me pasoja shuë të rënda për të sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Reagimi i Sali Berishës:

Nje akt antikushtetues dhe precedent teper i rrezikshem per vendin dhe demokracine!

Te dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton:

“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Ky nen pra u ndalon rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera. Ndaj dhe ky emerim eshte antikushtetues dhe i rrezikshem per te sotmen dhe te ardhmen e demokracise shqiptare.

Kjo shkelje e rende e Kushtetutes zhyt vendin ne nje krize te rende kushtetuese.

Kjo se pari se Kushtetuta ne precaktimin e saj eshte e qarte si kristal dhe eshte taksative ne nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund te emerohet dhe zgjidhet ne detyra te tjera jashte Ushtrise.

Ai qe beson se mund te shese gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetuten, Ushtrine dhe shoqerine shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe ne kete moment eshte shefi i shtabit te pergjithshem pra aktiv, po jep doreheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikerisht per tu emeruar ne nje detyre qe Kushtetuta nuk e lejon.

Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashte çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv ate qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrise ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake.

Per qendrimin e tij te dy diteve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute per ambiciet e tij per pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshem per vendin.

Miq, Kushtetuta ne nenin e saj 167 eshte taksative me qellim qe ushtaraket per kohen qe jane ushtarak aktiv nuk mund te kene, ushqejne ambicie per pushtete te tjera.

Me kete akt antikushtetues krijohet precedenti teper i rrezikshem per vendin sepse krijon precedentin e mundesise se ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.

Njelloj si sot Bajram Bega, neser nje pasardhes i tij mund te perdor kete precedent kushtetues per te uzurpuar qofte dhe me grusht shteti kreun e shtetit.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tipik per juntat dhe te pashembullt ne historine e vendeve te lira.

Denoj kete akt si deshmi flagrante e kapjes se shtetit dhe Kushtetutes nga nje organizate kriminale me ne krye Edi Ramen, qe nuk ka interesa te tjera perveç vjedhjes dhe plaçkitjes te qytetareve.

I bej thirrje Presidentit te Republikes te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj. sb

The post Propozimi i Begajt për President, Berisha: Akt antikushtetues, precedent i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë appeared first on Albeu.com.