raketat hipersonike Archives - Albeu.com

Paralajmëron Putin: Marina ruse do pajiset me raketa hipersonike
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se marina ruse mund të pajiset me raketa hipersonike Zircon.

Putin tha se kjo do të ndodhë brenda muajve të ardhshëm dhe se zona ku do të vendosen do të varet nga interesat ruse.

Duke folur në Ditën e Flotës Ruse në Shën Petersburg, Putin vlerësoi Carin Pjetri i Madh për kthimin e Rusisë në një fuqi të madhe detare. Putin nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë për Ukrainën.

Por presidenti rus tha se kishte nënshkruar një doktrinë të re detare, detajet e së cilës nuk u bënë publike dhe përmendi raketat e lundrimit supersonik Zircon, të cilat cilësohen unike në botë.

“Dorëzimi i këtyre raketave te forcat e armatosura ruse do të fillojë në muajt e ardhshëm ”, tha Putin.

“Fregata Admiral Gorshkov do të jetë e para që do të vihet në modalitet luftarak me këto armë të frikshme.”

“Gjëja kryesore këtu është aftësia e marinës ruse. Ajo është në gjendje t’i përgjigjet me shpejtësi rrufe të gjithë atyre që vendosin të cenojnë sovranitetin dhe lirinë tonë,” shtoi ai.

Rusia ka kryer lëshime të mëparshme testuese të Zircon nga anijet luftarake dhe nëndetëset vitin e kaluar.

The post Paralajmëron Putin: Marina ruse do pajiset me raketa hipersonike appeared first on Albeu.com.

A do ta ndryshojë Zirconi rus rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt, dinamika e zhvillimit të saj mund të ndikohet edhe nga përdorimi i armëve të rënda të Rusisë.

Së fundmi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha gjatë fundjavës se marina e saj kishte testuar me sukses një raketë të re hipersonike me rreze të gjatë lundrimi.

Sipas një raporti të publikuar nga revista amerikane Neësëeek, raketa e re e testuar nga marina ruse është një armë vdekjeprurëse që është ende në zhvillim, por mund të ndryshojë rrjedhën e luftës në Ukrainë kur të fillojë të përdoret në fund të këtij viti.

Revista tha se një deklaratë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se raketa e re, e quajtur “Zircon”, ishte lëshuar “si pjesë e testimit të armëve të reja” dhe kishte goditur me sukses një objektiv stërvitor në Detin e Bardhë në brigjet veriperëndimore të Rusisë.

“Sipas të dhënave të kontrollit objektiv, raketa hipersonike e lundrimit Zircon goditi me sukses një objektiv detar rreth 1000 kilometra larg. Fluturimi i raketës hipersonike përputhej me parametrat e deklaruar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas zyrtarëve rusë, raketa e re mund të drejtohet në çdo objektiv nga një distancë e madhe dhe nuk mund të kapet nga asnjë prej sistemeve ekzistuese të mbrojtjes raketore.

Revista amerikane thekson se predha, edhe pse ende në zhvillim dhe besohet se do të jetë gati për përdorim në fund të këtij viti, mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e luftës ruse në Ukrainë, pasi mund të vendoset në kryqëzorët, fregatat dhe nëndetëset ruse dhe të përdoret kundër objektivave detarë dhe tokësorë.

Newsweek citoi ekspertin e mbrojtjes Nicholas Drummond të ketë thënë se Rusia “me siguri do të përpiqet” të përdorë raketat Zircon kur ato të jenë gati për vendosje. Ai theksoi se Zircon është një raketë jashtëzakonisht e shtrenjtë, çmimi i së cilës varion nga pesë deri në 210 milionë dollarë për raketë dhe është i destinuar për sulmin e anijeve, veçanërisht të aeroplanmbajtësve.

Eksperti pohon se raketa e re “mund të përdoret gjithashtu si armë në fushën e betejës për të shkatërruar aeroportet dhe objektivat strategjikë tokësorë, si depot e municioneve dhe karburantit, depot e pajisjeve logjistike e kështu me radhë”.

Drummond beson se Rusia do të përdorë raketën e re për të intensifikuar përpjekjet e saj të luftës pa përdorur përshkallëzim të konsiderueshëm që mund të shtyjë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt.

The post A do ta ndryshojë Zirconi rus rrjedhën e luftës në Ukrainë? appeared first on Albeu.com.