punetoret Archives - Albeu.com

Ndërtuesit: Rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe pagesat e larta për punëtorët ndikuan te shtrenjtimi i çmimeve
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve të pronave për këtë vit, është shtimi i kostove nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë, fuqisë punëtore dhe materialeve të ndërtimit.

“Taksat në bashki janë shumëfishuar, përqindja e pronarëve për truallin e ndërtimit është rritur, koha që merr për daljen e një leje është rritur ndjeshëm, çka do të thotë më shumë kosto, cilësia e ndërtimit gjithashtu, ndërsa euro është zhvlerësuar”, pohon kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Një nga ndërtuesit e objekteve të reja në Bulevardin e Ri të Tiranës, pohoi se pas rritjes së çmimeve të referencës, detyrimet e tij për taksën e ndikimit në infrastrukturë për metër katror janë rritur 100%.

“Nëse vitin e kaluar, kostoja për metër për taksën e ndikimit në infrastrukturë ishte 50 euro, pas rritjes së çmimeve të referencës kam paguar 100 euro për metër katror ndërtim”.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera.

Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri në 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Rritje pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashari, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Në vitin 2022, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë dhe për 2023, 7 miliardë lekë.

Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave nga buxheti, në vitin 2024 pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve dhe në periudhën 2025-2026, 6,5 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga me qëllim frenimin e emigracionit të fuqisë punëtore, kanë goditur në kosto edhe zhvilluesit e objekteve të ndërtimit.

Rritja e pagave renditet një tjetër arsye që ka sjellë shtrenjtim çmimesh.

“Vjet, pagesa ditore për mjeshtrit e ndërtimit ishte 3,000 lekë, aktualisht kjo kategori po paguhet 6,000 deri në 7,000 lekë dita, pasi mungesa vendase fuqisë punëtore është e madhe.

E kemi të vështirë të gjejmë punonjës, kurse rendimenti i të huajve është shumë i ulët.

Ndërsa rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit krahasuar me vjet është e lehtë në masën 5%, por pas pandemisë së Covid-19, shtrenjtimi i materialeve shkon deri në 40%”, pohoi një nga ndërtuesit e Tiranës.

Ndërtuesit paralajmërojnë se banesat e reja rezidenciale, pritet të dalin me tarifa të larta shitje edhe për dy vitet e ardhshme, pasi kostoja për pagën ditore të punëtorit do të shtrenjtohet me 20% (duke arritur në 8,500 lekë pagesa ditore për punonjës), për shkak të largimit të punëtorëve jashtë vendit.

Pavarësisht se rritja e çmimeve nuk parashikohet të ndalet, pritshmëritë e tregut të pasurive të paluajtshme mbeten optimiste.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë, theksohej se agjentët janë optimistë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme në territorin ku ata veprojnë, për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë (deri në dy vjet).

Po ashtu, ata u shprehën optimistë për të ardhmen e këtij tregu në të gjithë territorin e vendit.

The post Ndërtuesit: Rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe pagesat e larta për punëtorët ndikuan te shtrenjtimi i çmimeve appeared first on Albeu.com.

Greqia në krizë për puntorë, do lejojë të huajt të punojnë pa dokumente në bujqësi dhe ndërtim
Qeveria greke po planifikon t’i mundësojë qindra mijëra emigrantëve, aktualisht pa dokumente, që të punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm.

Greqia, si shumë vende të tjera europiane, kërkon urgjentisht të plotësojë boshllëqet në tregun e punës, veçanërisht pasi shumë njerëz u larguan nga fuqia punëtore gjatë pandemisë COVID-19.

Ministri grek i migracionit, Dimitris Kairidis, ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e lejimit të emigrantëve ende të paregjistruar të punojnë në disa sektorë, për të adresuar mungesat.

Plani, i cili është i ngjashëm me një reformë në Itali në vitin 2020, pritet të prekë rreth 300,000 emigrantë që janë pa dokumente ose të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit.

“Duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë me popullsinë që është tashmë në vendin tonë, pa krijuar magnete të tjera që të tjerë të vijnë ilegalisht”, tha Kairidis në një intervistë për televizionin grek.

Ministri grek pritet të përshkruajë nismën në një takim të kabinetit muajin e ardhshëm, tha një zyrtar i ministrisë së Migracionit për Reuters.

Ministri i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis, thotë se vendi ka nevojë për rreth 180,000 punëtorë për tokat çdo vit. Në të kaluarën, disa nga këto vende pune janë plotësuar duke përdorur skemat e punëtorëve me Shqipërinë, Bangladeshin, Indinë dhe Egjiptin, por vonesat e shkaktuara nga burokracia kanë çuar në mungesa, sipas ministrit.

The post Greqia në krizë për puntorë, do lejojë të huajt të punojnë pa dokumente në bujqësi dhe ndërtim appeared first on Albeu.com.

Horror në Berat, gjendet kafka e një gruaje brenda një qeseje
Punëtorët e varrezave në Berat janë përballur me një ngjarje horror ditën e sotme, pasi kanë gjetur kafkën e një gruaje brenda një qeseje plastike.

ndërsa ishin duke punuar, puntorët u hasën me një ngjarje të pazakontë, pasi fare pranë varrezave gjetën një kaftë të dekompozuar që i përkiste një gruaje, e cila ishte hedhur në rrugë.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.

The post Horror në Berat, gjendet kafka e një gruaje brenda një qeseje appeared first on Albeu.com.

Gjermania vuan mungesën e fuqisë punëtore, më shumë se 630 mijë vende pune bosh gjatë 2022
Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman.

Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010. Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë. Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

Gjermania prezanton draft-reformat për imigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani

Mungesë më e madhe, sesa zakonisht, është vërejtur edhe në sektorin e teknologjisë informative, në shkenca natyrore dhe gjeografi. Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar është vërejtur edhe në sektorët e shërbimeve komerciale, në tregti, shitje, hotelieri e turizëm, pasi tre në 10 vende të punës, kanë mbetur të paplotësuara vitin e kaluar.

Në përgjithësi, sa më shumë kualifikime që janë kërkuar për një punë, apo sektor, aq më i vështirë ka qenë punësimi. Punëtorët kanë thënë se kanë vërejtur mungesë të të rinjve të diplomuar në sektorët e teknologjisë informative, inxhinierisë elektrike dhe planifikimeve hapësinore.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar, është thënë të jetë vërejtur për kohë të gjatë në tregun e Gjermanisë, dhe besohet se pranimi i migrantëve, është i nevojshëm për të adresuar këtë problem.

Kushtet e këqija apo emigrimi, çfarë po i lë bizneset pa punëtorë?

“Neve na duhen migrantë, si për punë fizike, ashtu edhe për punë të kualifikuar”, ka thënë shefja e Agjencisë për Papunësi, Andrea Nahles/REL

The post Gjermania vuan mungesën e fuqisë punëtore, më shumë se 630 mijë vende pune bosh gjatë 2022 appeared first on Albeu.com.

Holanda me gjestin fisnik, fanellat e Botërorit do të shiten në ankand dhe të ardhurat për puntorët migrant
Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të nxjerrë në ankand fanellat që do të veshin lojtarët e kombëtares gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Pas konsultimit me lojtarët, është vendosur që të ardhurat të përdoren për të përmirësuar situatën e punëtorëve migrant në Katar.

“Ka pasur një ndikim shumë të madh te punëtorët migrant në Katar. Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së askujt. Në kushte shumë të vështira ata kanë punuar në stadium, infrastrukturë dhe hotele. Ata duhet të shpërblehen për këtë gjë dhe ne kemi marrë një vendim të përbashkët që të bëjmë mirë duke i ndihmuar”, është shprehur kapiteni i skuadrës, Van Dijk./h.ll/albeu.com

The post Holanda me gjestin fisnik, fanellat e Botërorit do të shiten në ankand dhe të ardhurat për puntorët migrant appeared first on Albeu.com.

FIFA, Infantino: Të drejtat e punëtorëve të Katarit janë përmirësuar
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se mikpritja e Kupës së Botës në Katar ka ndihmuar në vendosjen e Katarit në hartën ndërkombëtare, duke shkaktuar një përmirësim të ndjeshëm në të drejtat e punëtorëve në vend.

Duke folur në Samitin Botëror të Inovacionit për Shëndetin në Doha, presidenti i FIFA-s shpjegoi se Katari është bërë me të vërtetë një qendër në botë.

“Ne folëm për punëtorët, të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat e njëriut, janë ngritur disa kritika me të drejtë, dhe ndryshimet kanë ndodhur”, tha Infantino.

Numri 1 i FIFA-s i referohej largimit të më së shumti problemeve me sistemin kafala dhe krijimi i pagave minimale si dy ndryshime kyçe në Katar. Ai përmendi gjithashtu risitë si kostumet që freskojnë punëtorët në ditët e nxehta./ h.ll/albeu.com

The post FIFA, Infantino: Të drejtat e punëtorëve të Katarit janë përmirësuar appeared first on Albeu.com.

Anglia hap dyert për emigrantët, kërkon punëtorë, përfitojnë dhe shqiptarët
Kryeministrja e sapo zgjedhur në Britaninë e Madhe pritet të rishikojë rregullat për pranimin e emigrantëve, gjë që do të lehtësojë udhëtimin e të huajve drejt këtij vendi, përfshirë edhe shqiptarët. The Independent shkruan se Liz Truss do të rishikojë listën me profesionet që kanë hapësira të lira në MB. Për pasojë, rregullat e emigracionit janë vendosur të zbuten si pjesë e misionit të Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e biznesit. Truss pritet të zgjerojë listën e punës me mungesë të qeverisë në mënyrë që të ndihmojë bizneset të plotësojnë vendet vakante duke rekrutuar më lehtë punëtorë jashtë shtetit.

Kryeministrja është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në MB, me mungesën e fuqisë punëtore një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh. Bizneset janë të frustruar që sistemi i vizave për punëtorët e kualifikuar nuk ka qenë mjaftueshëm i përgjegjshëm ndaj mungesave që kanë përjetuar.

Downing Street nuk e mohoi që kryeministrja po planifikon të liberalizojë rrugët për të lejuar punëtorët e huaj të lëvizin në MB, siç u raportua për herë të parë në The Sun.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, zonja Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia, me një zgjerim afatshkurtër të skemës së punëtorëve sezonalë. Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin keq në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë, duke i detyruar shpesh fermerët të hiqnin derrat e shëndetshëm dhe të linin fruta të kalbura në fusha.

Programi i punëtorëve sezonalë, i nisur për herë të parë në 2019, lejon përkohësisht 40,000 punëtorë jashtë shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për role sezonale në sektorët e hortikulturës dhe shpendëve.

Një burim numër tha: “Ne duhet të marrim masa në mënyrë që të kemi aftësitë e duhura që ekonomia, përfshirë ekonominë rurale, ka nevojë për të stimuluar rritjen. Kjo do të përfshijë rritje të numrit në disa zona dhe ulje në të tjera. Siç e ka bërë të qartë kryeministrja, ne duam të shohim edhe njerëzit që janë ekonomikisht joaktivë të kthehen në punë.”

Tashmë, qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e emigracionit brenda këtij viti.

Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror dhe është kthyer në një problem për autoritetet e Britanisë së Madhe. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë që zgjedhin të blejnë vdekjen me para, paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të largohen nga Shqipëria. Vetëm disa ditë më parë Dosja.al publikoi një video të shqiptarëve mbi gomone, të cilëve iu rrezikohej jeta teksa ndodheshin në kanalin mes Francës dhe Anglisë. Por me planin e ri, kjo rrugë do të marrë fund.

The post Anglia hap dyert për emigrantët, kërkon punëtorë, përfitojnë dhe shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Fuqia punëtore po largohet nga Shqipëria, shqetësim për ekonominë
Në Shqipëri ka një shqetësim të vazhdueshëm për largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Rreth 1.2% e popullsisë është larguar çdo vit kohët e fundit dhe ekspertët shprehin shqetësim, pasi 80% e tyre janë të moshës më aktive për punë 15-44 vjeç. Ata thonë se qeveria duhet të nxisë politika në sektorë të rëndësishëm si bujqësisa dhe turizimi që po vuajnë krizën e fuqisë punëtore. Autoritetet nënvizojnë se kanë hartuar disa nisma, si ajo për garancinë rinore dhe për të nxitjen e punësimit me qëllim për të frenuar, kryesisht ikjen e rinjve nga vendi.

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Kërkesat për punë janë më të ulëta se ofertat në treg, gjë që konfirmohet edhe nga autoritetet. Në zyrat e punës në 6 muajt e parë të këtij viti ishin të regjistrura 13 mijë kërkesa për punë nga 20 mijë vende të lira, ndërsa u ndërmjetësuan 12 mijë. Ekspertët mendojnë se edhe tre krizat e njëpasnjëshme tërmeti, pandemia e Covid-19 dhe agresioni rus në Ukranië, kanë patur ndikimin e tyre.

“Ndoshta brezi i ri, që është gjëja më kryesore, po tenton të largohet për të kompensuar, pjesën e munguar ekonomike të këtyre dy viteve. Dy vite nuk janë pak të mos marrësh një rrogë çdo muaj. Ndoshta njerëzit tani po tentojnë rrugët më të shpejta që japin të ardhura më të shpejta, më të mëdha, në një kohë më të shkurtër, për të kompensuar këto dy vite. Boshllëku ekonomik që patëm të gjithë, ky mund të jetë një faktor, që ne kemi largime jashtë shtetit sidomos të rinisë.”- tha për Zërin e Amerikës Kliton Gërxhani, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve

Sipas të dhënave të INSTAT në 7 vitet e fundit janë larguar nga vendi mesatarisht rreth 37 mijë qytetarë cdo vit, ose 1.2 % e popullsisë dhe shqetësim, sipas ekspertëve, mbetet fakti se rreth 80% e tyre janë të grupmoshës më aktive për punë, 15-44 vjeç. Një studente e degës së Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës, thotë për Zërin e Amerikës se do ketë mjaft vështirësi në punësim, për shkak të kuotave të larta të studentëve, në raport me vendet e punës. Ajo tregon ndjesitë personale kur kthehet në qytetin e saj të lindjes gjatë verës, për shkak të braktisjes së tij nga të rinjtë.

“Kur u ktheva në qytetin tim në Burrel ,ishte për të ardhur keq se si qyteti ishte boshatisur nga djemtë e rinj. Kishte vetëm të moshuar. Nisur nga rasti im familjar, tek vendi ku unë banoj, ka patur mbi 20 djem dhe asnjëri prej tyre nuk janë sot këtu, kanë ikur në emigracion”– i tha Zërit të Amerikës Desada Xhetani, studente në degën Gjuhë -Letërsi në Universitetin e Tiranës.

Një tjetër student i tregon Zërit të Amerikës pengesat që hasin të sapodiplomuarit në tregun e punës.

“Nuk kanë pagesa shumë të larta për të përballuar jetesën. Atyre do t’u duhet të bëjnë ose dy punë ose një punë jashtë proflit të tyre që ka një pagë më të lartë. Dhe për t’u rritur në karrierë dhe për të marrë një pagë më të lartë, atyre do t’u duhet të kalojnë shumë vite që të arrijnë një pagë për të përballuar shpenzimet e tyre minimale jetike”– u shpreh Jurgen Spaho, student në degën informatikë e aplikuar, Universiteti Marin Barleti.

Autoritetet thonë se po bëhen disa përpjekje për të mbajtur rininë në vend. Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë veçon për Zërin e Amerikës nismën e garancisë rinore, që mendohet të aplikohet vitin e ardhshëm si dhe programin e nxitjes së punësimit.

“Kjo është një nismë e veçantë, e cila i është dedikuar krejtësisht të rinjve, pra grupmoshës 16-29 vjeç që janë regjistruar si të papunë. Këtyre të rinjve brenda një periudhe kohore prej 4 muajsh pas regjistrimit në zyrat e punës si punëkërkues, do t’u behet një ofertë konkrete, një program nxitjeje, një program trajnimi apo formimi në vendin e punës. Do të doja të veçoja dhe programin e punësimit i cili është një mbështetje buxhetore, që i ofrehet gjithë punëkërkuesve por edhe punëdhënësve. Janë 12 paga për një periudhë një vjeçare për punëkërkuesin, i cili atashohet pranë një biznesi”– tha për Zërin e Amerikës Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Numri i papunësisë në vend sipas INSTAT, është 11. 5%, me një rënie me 2.2% krahasuar me 5 vite më parë, por ekspertët thonë se situata e parë në një këndvështrim më të thellë, në mjaft sektorë, paraqitet e rëndë. Rexhep Uka, njohës i vjetër i sëktorit të bujqësisë, ka ndërtuar një njësi agroturizëmi në periferi të kryeqytetit. Ai shprehet për Zërin e Amerikës se bujqësia ka nevojë për një reformë të thellë strukturore. Njerëzit zgjedhin të punojnë në bujqësi në vendet fqinje- thotë ai, ku të ardhurat janë disa herë më të larta.

“Nuk ka problem më të vështirë sot, se të gjesh forca pune. Është një problem, që mund të çojë deri në faliment. Deri tani mund të kemi ndërruar mbi 20 herë stafin, mendo pastaj se çfarë nënkupton përgatitja kualifikimi i tyre. Agroturizmi është një burim i madh të ardhurash dhe bujqësia shqiptare përgatitet jo vetëm për 2 milionë e 3 milionë turistë, por edhe 5 e 10 milionë. Por kjo do një përgatitje, nivel shkollimi, trajnimi dhe kualifikim. Kërkon shkolla profesionale, të cilat mungojnë për mendimin tim. Mund të bëj krahasimin me Fultz-in. Ka një shkollë bujqësore që t’i ngjajë Fultz-it? Ka një shkollë bujqësore që t’i ngjajë Golemit, Delvinës, shkollës së mesme të Korcës? Jo, nuk ka”– u shpreh Rexhep Uka, ekspert në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Zyrtarët janë të vetëdijshëm për problematikat në sektorin bujqësor dhe thonë se kërkesat për kualifikim në shkollat profesionale në këtë fushë janë të ulëta.

“Në këtë sektor ka disa probleme i pari është gjithë proçesi i urbanizimit, fakti që bujqësia nuk është një sektor ku do të donin të investoheshin të rinjtë, problemet e informalitetit apo probleme të tjera që lidhen me trajnimin apo formimin e forcës punëtore në këtë sektor. Në këtë kuadër do të doja të përmendja, që janë rreth 35 shkolla profesinale në Shqipëri dhe 10 qendra publike të formimit profesional, të cilat në pjesën më të madhe të tyre, ndër sektorët e tjerë që mbulojnë me kurse apo me kurikula të arsimit dhe formimit profesional është dhe sektori i bujqësisë”– vijon Olta Manjani, Zv. Ministre e financave dhe ekonomisë.

Ekspertë të tregut të punës mendojnë se ka ardhur koha për një qasje të re të sipërmarrësve në kuadrin e trajtimit të fuqisë punëtore duke nisur nga krijimi i kushteve të punës, infrastruktura e nevojshme, motivimi i punonjësve, vlerësimi mbi bazën e rezultatit në punë dhe jo mbi orët e punës, promovimi i brendshëm në karierë etj.

“Nëpërmjet pakënaqësive të krijuara shumë punonjës e shumëfishojnë imazhin negativ të funksionimit të brendshëm në kompani dhe institucione. Ata ndërtojnë një steriotip të asaj çfarë pasqyron sot tregu i punës për sa i përket të qenit atraktiv për punonjësit vendas dhe mundësimit dhe kultivimit të pretendimeve dhe pritshmërive që ata kanë për tu zhvilluar profesionalisht”– u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Muça, ekspert për tregun e punës.

Kriza e mungesës së fuqisë punëtore në vende si Shqipëria ku mekanizmat për minimizimin e saj janë të dobëta, bëhet edhe më e madhe. Shqipëria prej vitesh është prekur edhe nga tkurrja e popullsisë. Në 7 vitet e fundit numri i popullsisë është ulur me afro 70 mijë, ose 2.4% e popullsisë. Përvec emigracionit shkak është bërë dhe rënia e lindjeve, rreth 7 mijë më pak se 10 vjet më parë. Nëse nuk merren masa për të frenuar tkurrjen, të gjithë këta faktorë të kombinuar me njëri tjetrin, sipas ekspertëve, do ta vënë në vështirësi të mëdha tregun e punës në Shqipëri./VOA

The post Fuqia punëtore po largohet nga Shqipëria, shqetësim për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Prishën murin ndarës për të rregulluar tualetin, u befasuan nga çfarë panë (FOTO LAJM)
Gjatë punës në një banesë, teksa kishin shkuar për të rregulluar tualetin, disa punëtorë kanë gjetur një sasi të madhe parash dhe droge.

Gjatë punimeve ata kanë konstatuar një ndarje në mur dhe pas prishjes së saj kanë gjetur sasinë e madhe të parave dhe të metamfetaminës, e cila përllogaritet në vlerën e 44 milion dollarëve australian.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në New South walles dhe është njoftuar edhe nga autoritetet e policisë lokale.

Fill pasi konstatuan paratë dhe drogën, punëtorët kanë njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar sasinë e madhe të parave dhe të metamfetaminës./albeu.com/

The post Prishën murin ndarës për të rregulluar tualetin, u befasuan nga çfarë panë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.