Prostitucioni Archives - Albeu.com

Ndryshon Kodi Penal, marrëdhëniet me 14 vjeçarë, krim! Rritet dënimi i abuzuesve
Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.

Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës. Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4. Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.

Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.

“Duke vendosur në ligji moshën 14 vjeç si moshë e lejuar për dakordësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, deri në 18 vjeç ky ligj ka një vakum. Ka mangësi gjithashtu  në lidhje me diferencën që ka personi që hyn në marrëdhënie me të miturin. Nuk e cakton sa duhet të jetë. Duhet hequr edhe përcaktimi për pjekurin seksuale se në këtë formë ulet akoma mosha dhe mjekësia ligjore detyrohet të nxjerrë raporte të sforcuara për të justifikuar marrëdhënie.“-shprehet eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Kodi penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç.  Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.

Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me  burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.

Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.

The post Ndryshon Kodi Penal, marrëdhëniet me 14 vjeçarë, krim! Rritet dënimi i abuzuesve appeared first on Albeu.com.

Prostitucioni me të mitura/ 17-vjeçarja mbron Lorelën: E kam bërë vetë, ajo është e pafajshme
Gjatë një interviste televizizve, 17-vjeçarja në Athinë që është shfrytëzuar seksualisht nga një grup tutorësh që përdornin vajzat e mitura për prostitucion, thotë se çdo gjë e ka bërë me dëshirë dhe nuk është detyruar nga askush.

E mitura ka mbrojtur edhe 31-vjeçaren shqiptare Lorela K., e cila është e arrestuar si një nga tutoret.

Por sipas saj në pranga duhet të jetë një 26-vjeçare, e cila në fakt u arrestua nga policia greke një ditë më parë.

“Ajo është e pafajshme. Unë shoqërohesha me të por ajo nuk më përfshiu. Donte të më pengonte në këtë situatë. Njerëz të tjerë që duhet të ishin brenda nuk janë. 26-vjeçarja që u kap dje duhet të ishte brenda, ajo merrte vajza të vogla 14-15 vjeçare, jo 31-vjeçarja. Unë i njoh këto vajza. Unë vetë merrja 150 Euro. Nuk është e vërtetë që kam qenë viktimë e tutorëve, nuk më shfrytëzoi njeri, e bëra vetë”, thotë ajo.

Më pas e mitura flet edhe për fotot n*udo që postoheshin në rrjetet sociale për të gjetur klientë.

“Gjeja klientë nga Instagrami. Dikush tjetër publikonte reklama pa e ditur ne. 34-vjeçari i ka postuar fotot pa dijeninë tonë. Ai na fotografonte me pëlqimin tonë që t’i mbante fotot, por jo për t’i publikuar. Policia po heton që të kapë persona të pafajshëm”, shtoi 17-vjeçarja.

Edhe 34-vjeçari u arrestua që ditën e parë së bashku me Lorelën dhe me një klient i cili kishte kryer disa herë marrëdhënie s*eksuale me 2 të mitura, duke i paguar 100 Euro secilën për çdo herë.

Në total, numri i të arrestuarve nga policia greke i spirales që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion në Athinë ka shkuar në 5.

The post Prostitucioni me të mitura/ 17-vjeçarja mbron Lorelën: E kam bërë vetë, ajo është e pafajshme appeared first on Albeu.com.

Goditet rasti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet një person
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogave të forta e llojit kokainë. Operacioni është finalizuar nga komisariati nr.6.

Në sajë të këtij operacioni është vënë ne pranga një i ri, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Burime bëjnë me dije se i riu shfrytëzonte për prostitucion vajza dhe ato i paguante ato me para false, ku në disa raste ka përdorur paund fals.

Por nuk mungonin rastet kur vajzat e shfrytëzuar paguheshin edhe me doza kokaine.

Policia pas marrjes së informacionit për këtë aktivitet të paligjshëm ndërmori operacionin, ku në banesën e këtij shtetasi që ndodhet në zonën e kombinatit u ndaluan i riu, vajza që shfrytëzohej për prostitucion, dhe një shtetas tjetër që shpërndante kokainë.

The post Goditet rasti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet një person appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i dy eskortave nga Lushnja: Njëra nuk pati rrugë tjetër, tjetra nuk dëshironte rrugë tjetër
“Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. Tani, sigurisht vazhdon të ekzistojë, por njëherë quhet prostitucion, një herë si punë seksi. Tek tuk quhet eskortë ose thjesht stil jetese.

Në Shqipëri, koncepti i gjerë i prostitucionit është ai i ambienteve të përshtatura për ta zhvilluar atë ose rruga. Eskorta përfshin hotele luksi dhe udhëtime jashtë vendit, për një shumë të lartë. Por sidoqoftë procesi dhe qëllimi është i njëjtë: marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Këtë 8 mars, L.B do të festojë ditën e gruas në një mbrëmje me shoqet e saj. Ajo nuk punon, nuk ka fëmijë dhe jeton vetëm me partnerin e saj nga Rusia. Ky është 8 marsi i tretë ‘i papunë’ për të. Vitet e tjera ajo punonte, në Itali. Kënaqësi në këmbim të parave.

L.B, tashmë 47- vjeçe nga qyteti i Lushnjës, tregon për Gazetasi.al se u detyrua të hynte në prostitucion pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, 24 vite më parë. Një vajzë e re që familja nuk e mbështeste për ndarjen e saj dhe i’u drejtua rrugës, aty ku paratë vinin më shpejt.

“Pak kohë pasi u ndava u nisa për në Itali, me ndihmën e disa shokëve nga Durrësi. Për javë me radhë qëndrova në një shtëpi me tre dhoma në Brescia. Aty banonim 7 vetë, burra dhe gra me kombësi të ndryshme në kushte të papërshtatshme për të jetuar. Merrnim ushqime falas.”

Ndërkohë, L.B i ishte ofruar tashmë puna si punonjëse e seksit deri ditën që ajo u largua nga banesa dhe pranoi ofertën nga një shqiptar, pjesë e një rrjeti të madh prostitucioni në Itali.

47- vjeçarja tregon se puna e saj nuk ishte trafik, as shfrytëzim nga të ashtuquajturit tutorë, ajo e zgjodhi atë si një punë me përfitime të shpejta.

“Për pak kohë unë i ndaja fitimet me personin që gjente klientët, por më vonë krijova vetë një grup, do e quaja, me gra të tjera, njëra nga Shqipëria. Rrjeti që ne kishim krijuar na ndihmonte për të shtuar klientelën.”

Ky moment ishte ai që e reja, atëherë, 26-vjeç, nisi të shijonte rezultatin e një pune tabu dhe të paligjshme. Ajo i përdori paratë e fituara dhe si mënyrë për t’u afruar përsëri me familjarët e saj me të cilët kishte vite që nuk komunikonte. Ata ishin në nevojë dhe kishin nevojë për paratë e të bijës, ndërsa ajo kishte nevojë për pranimin e familjarëve të saj.

L.B thotë se ndryshe nga si e priste, familja e saj nuk e gjykoi atë për punën që ajo kishte zgjedhur, por u bënë mbështetës, për sa kohë që nuk ishte e ditur.

Tashmë, në fshatin e saj në Lushnjë, prindërit e saj bashkë më të vëllain jetojnë në një shtëpi të sapo rindërtuar, me kushte shumë të mira jetese dhe me kujdes shëndetësor, gjëra që i mungonin më parë dhe u mundësuan nga vajza që kishte shitur trupin për ato para.

“Kam 5 vite që kam dalë nga tregu”, -thotë ajo duke qeshur-“unë kisha kursyer, kisha në krah dhe një partner që më mbështeste. Të 40-tat nuk janë të lehta dhe mendova të largohem nga kjo punë”.

Në kontrast, A. tregon historinë e saj për Gazetasi.al se si ajo u bë një punonjëse seksi, një emërtim që ajo nuk e pranon. A. tani 25 vjeç, tregon se ka nisur të marrë para në këmbim të seksit pasi mbushi 19- vjeç, pak kohë pasi ajo kishte tentuar të hynte në botën e modelingut. Aty nisi gjithçka.

“Unë isha në një lidhje me një djalë nga një familje e njohur e Tiranës, me status të lartë social, por edhe vetë familje ime më kishte përkëdhelur gjatë gjithë kohës me të mira materiale. Krijova një stil jetese të kushtueshëm. Sa herë ndihesha keq emocionalisht, ish-i dashuri im më dërgonte në një ishull që të relaksohesha”,-tregon A. nga qyteti i Vlorës.

Më tej, ajo shpjegon se njohja me burra të të gjitha moshave dhe të gjitha fushave i solli asaj përballjen me oferta të një pas njëshme për vetëm një natë me të. Shifra të larta për një natë apo më shumë.

“Nuk më ishte dukur asnjëherë gjë turpi, sepse fundja un paguhesha me shuma të mëdha për një natë. Merrja pushime falas dhe së fundmi një makinë. Unë nuk kam dalë ndonjëherë në rrugë. Ka qenë gjithmonë tërheqje e dyanshme dhe e fituara isha unë”.

25- vjeçarja, thotë se ajo nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së saj dhe ka bërë një jetë luksi.

Tashmë, A. është ngritur një gradë më lart. Ajo gjen vajza që duan para dhe burra që duan vajza.

“Nëse njëra nga vajzat merr 200 euro, aq marr dhe unë”,- shprehet ajo. A. Nuk pranon të përmendet prostituimi, as shfrytëzimi, as punë seksi. Ajo nuk pranon as eskortën, jo sepse si pëlqen, por sepse kjo ndodh kur ikën në një shtet tjetër vetëm për këtë punë. “Kjo nuk ndodh, ne ikim më pas”.

8 marsi për 25-vjeçaren nuk është ndonjë gjë me rëndësi, nuk e ka shënuar kurrë si ditë domethënëse për të, vetëm kur i ka blerë ndonjë dhuratë të ëmës së vet.

Në dy qytete, afër dhe larg njëra-tjetrës, janë dy gra që kanë mbledhur të ardhura nga shitja e trupit të tyre. Njëra sepse nuk pati rrugë tjetër dhe tjetra sepse nuk dëshironte rrugë tjetër. Kjo e para pret darkën me shoqet, për hir të ditës së grave dhe e dyta një vajzë më shumë./SI/

The post Rrëfimi i dy eskortave nga Lushnja: Njëra nuk pati rrugë tjetër, tjetra nuk dëshironte rrugë tjetër appeared first on Albeu.com.

Prostitucioni në rritje, 32 goditje në 10 muaj
Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të prostitucionit. Viktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin seksualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste. Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në pranga e të tjerë të shpallur në kërkim.

Në kategorinë e trafiqeve të jashtëligjshme, përveç shfrytëzimit të prostitucionit bën pjesë edhe trafikimi i të miturve, ku në 10 muaj janë zbuluar dhe parandaluar 12 raste. Për trafikimin e armëve dhe municioneve janë zbuluar 17 raste gjatë këtij viti, ndërsa për trafikimin e mjeteve motorike, që mban edhe numrin më të lartë të veprave penale, janë evidentuar të total 162 raste.

VEPRAT PENALE TË KRYERA NË 10 MUAJ

Shfrytëzim prostitucioni 32 raste

Trafikimi i mjeteve motorike 162 raste

Trafikimi i armëve dhe municioneve   17 raste

Trafikimi i të miturve   12 raste

RASTET E TRAFIQEVE TË PALIGJSHME

Janar                     74

Shkurt                    63

Mars                      88

Prill                        79

Maj                         91

Qershor                 95

Korrik                    116

Gusht                    98

Shtator                  150

Tetor                     113. /abcnews/

The post Prostitucioni në rritje, 32 goditje në 10 muaj appeared first on Albeu.com.