prind Archives - Albeu.com

Më mirë të jesh prind i rreptë apo tolerantë?
Gënjeshtra e parë e fëmijës tregon që ai është i aftë të mendojë i pavarur nga prindërit ! Gënjeshtrat e para quhen “të bardha” dhe prindërit argëtohen në kësi rastesh, por nëse këto të fundit thuhen vend e pa vend, prindërit duhet të shqetësohen!

Sjelljet e caktuara vendosin fëmijën në situata të caktuara dhe frika është ndjesia kryesore që shtyn një fëmijë të fshehë të vërtetën. Sipas piskologëve dhe ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre. Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën.

Sipas hulumtimeve nga Victoria Talwar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shmangur dënimin e prindërve. Sipas Independent, Talwar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar.

Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa pasur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim asnjë nuk tha veçse të vërtetën. Në një intervistë me BBC Radio 4, psikoterapistja Philippa Perry ka sqaruar se prindërit e rreptë në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm. Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt “, fëmija nuk do të ndihet i sigurt dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij. Nuk duhen fajësuar vetëm fëmijët, sepse pandershmëria e tyre është një “situatë e bashkë-krijuar”.

The post Më mirë të jesh prind i rreptë apo tolerantë? appeared first on Albeu.com.

Këto janë gabimet më të mëdha që bëni si prindër
Të qenit prindër është njëra ndër detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi të jetës.

Shumica e prindërve të sotëm përpiqen më shumë seç duhet dhe nuk e kuptojnë që në këtë mënyrë nuk sjellin ndonjë të mirë për fëmijën e tyre.

Gabimet që më së shpeshti bëhen si prindër janë: goditja dhe ndëshkimi, argumentet dekurajuese, përdorimi i tepërt i mjeteve elektronike, kontrolli i tepërt si dhe mos shprehja e dashurisë.

Këto janë gabime të cilat e largojnë fëmijën tuaj nga ju, dhe nuk kanë ndikim të mirë në formimin e karakterit të tyre.

The post Këto janë gabimet më të mëdha që bëni si prindër appeared first on Albeu.com.

Tani e thotë edhe shkenca, këto 4 sjellje e bëjnë një prind toksik
Teknikat e prindërimit toksik mund të ndërhyjnë në ndërveprimet e përditshme, pa pasur rëndësi se sa të mira janë qëllimet tuaja. Ja se si të dalloni tiparet tuaja të këqija të prindërimit dhe t’i jepni fund atyre përpara se të bëhet dëmi i madh.

Nuk i menaxhojnë acarimet

Prindërimi është plot acarime të përditshme dhe njohja e këtyreve pikave mund të jetë hapi i parë për ta bërë jetën më të lehtë. Dr. Bernstein beson se prindërit mund ta kuptojnë se irritimet e tyre ndikojnë në sjelljen e fëmijëve të tyre.

“Kur ju mësoni të identifikoni dhe menaxhoni frustrimet tuaja prindërore, do të habiteni se sa shpejt sjelljet sfiduese të fëmijës suaj mund të përmirësohen”, thotë ai. Kjo mund të nënkuptojë që të planifikoni kohë shtesë në rutinën tuaj të mëngjesit për t’u përgatitur për një mëngjes të gjatë ose për pesë minuta shtesë për të cilat fëmija juaj ka nevojë t’i veshë këpucët siç duhet. Në vend që të qortoni fëmijën tuaj për mungesën e planifikimit nga ana juaj, gjeni mënyra për të zvogëluar irritimin para kohe.

Emërtojnë fëmijët me nofka ose epitete negative

Prindërit toksikë e ngatërrojnë sjelljen e keqe të një fëmije me një identitet negativ dhe nuk e bëjnë dallimin midis zgjedhjeve të këqija dhe një fëmije të keq. “Po ta mendosh mirë, prindërit janë ‘në detyrë’ 24 orë në ditë, çdo ditë të javës,” shpjegon Dr. Bernstein. “Mungesa e kohës për prindërit që të marrin frymë dhe të reflektojnë, mund t’i bëjë ata që ndonjëherë t’i shohin fëmijët e tyre në mënyra globale.

Si rezultat, emërtimet si: dembel, problematik, egoist dhe i/e pandërgjegjshme mund të bëjë që prindërit të influencojnë fëmijët e tyre që të mbyllen në një identitet negativ.” Dhe fëmijët të cilët prindërit i etiketojnë me të tillë emra janë zakonisht të mbushur me zhgënjim, dhimbje, zemërim dhe fyerje. Ata do të demotivohen për të bërë ndryshime pozitive. “Përqëndrohuni në sjelljen e fëmijëve tuaj dhe në mënyrën se si ta rregulloni atë.”

Krahasojnë fëmijët e tyre me fëmijët e tjerë

Një nga sjelljet më të këqija të një prindi toksik është krahasimi i fëmijës me motrat dhe vëllezërit e tjerë apo shokët. me shpresat se ai/ajo do të shfaqë të njëjtën sjellje të mirë. “Në vend të kësaj, ju duhet të lartësoni individualitetin e secilit fëmijë. Krahasimet dëmtojnë vetëvlerësimin dhe nuk shërbejnë për motivim.” Ju thoni “Ti gjithmonë…” Duke përdorur fraza si “Ti gjithmonë” ose “Ti kurrë” nuk lë shumë hapësirë që një fëmijë të ndryshojë sjelljet. Në vend të sjelljes që dëshironi të ndryshoni, përdorni një gjuhë që ofron një mundësi për rritje, siç është ” Dukesh i/e mërzitur kur…” ose “Si mund t’ia dalim me këtë situatë bashkë?”

Refuzojnë t’i lënë të jenë të pavarur

Të gjithë prindërit e dinë se t’i shohin fëmijët e tyre të rriten mund të jetë një proces që i mërzit por i bukur, plot krenari për të shkuarën. Për prindërit toksikë, megjithatë, ky proces është plot përkujdesje imponuese e cila pengon rritjen e natyrshem të fëmijës. Fëmijët duhet të jenë në gjendje të fillojnë të kujdesen për veten në një moshë të caktuar. “Të bësh gjithçka për fëmijët e tu është në të vërtetë një sjellje toksike e prindërve”, shpjegon Dr Greenberg. “Kjo u jep atyre mesazhin se ju nuk mendoni se ata janë kompetentë dhe i pengon ata të zhvillojnë aftësitë”. Duke qënë se fëmijët janë në gjendje, atyre duhet t ‘u jepen detyra të përshtatshme për moshën, si për shembull të ushqejnë kafshët shtëpiake apo të ndihmojnë me punët e shtëpisë.

The post Tani e thotë edhe shkenca, këto 4 sjellje e bëjnë një prind toksik appeared first on Albeu.com.

“Nuk doja kurrë të rrezikoja një fëmijë!”, Ermal Meta rrëfen pse nuk ka dashur të bëhet prind
Ermal Meta edhe publikisht e ka pranuar se marrëdhënia e tij me babain ka qenë tejet problematike që nga fëmijëria. Madje kantautori është shprehur se refreni i këngës me të cilën fitoi Sanremon i ka kujtuar pikërisht babain të cilit ia dedikon thënien “Ti nuk më ke bërë asgjë”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Verissimo” ai është ndalur sërish te raporti me të atin. Artisti rrëfeu se për një kohë të gjatë ishte i bindur se nuk donte të bënte fëmijë, pikërisht sepse ishte ndikuar nga marrëdhënia konfliktuale me babain e tij.

“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që një fëmijë të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë. Ka pak kohë tani, diçka brenda meje ka ndryshuar. Ndoshta, megjithatë. Nuk e di. Do t’ju thoja që po, do ta bëja, por nuk e di.”

Përballë Silvia Toffanin-it, e cila i kërkoi të tregonte një moment të 40 viteve të tij të jetës, ai i tha:

“Jam në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur, por sigurisht edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Për të shkruar duhet të zhvarrosesh brenda dhe ndonjëherë e lëndon shumë veten.Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura. Nuk mund t’i shohësh, por të dhembin.Ti jeton me to , të bëjnë më të fortë.Kur vendos të bëhesh muzikant vendos të hapesh totalisht. Nuk e kuptova që duhej të ishte kështu deri para disa vitesh. Mendova se mjaftonte vetëm të mbetesha në siperfaqe. Ndonjehere mjafton, por diçka nuk shkonte. Nuk arrija te njerëzit. Pyesja veten: “Pse askush nuk më bën rradhë? Ndoshta nuk ia vlen ose ndoshta nuk po jap dicka që vlen.” Mendova se duhet t’u japësh njerëzve diçka të vërtetë. Kur ia heq vetes për t’ia dhënë dikujt tjetër, domosdoshmërisht dhemb. Ndodhi nJË mrekulli. Fillova të gris copa nga vetja. Dhe njerëzit më donin, por gjithçka ka një kosto”.

The post “Nuk doja kurrë të rrezikoja një fëmijë!”, Ermal Meta rrëfen pse nuk ka dashur të bëhet prind appeared first on Albeu.com.

“E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të bëjë të reflektojë çdo prind (FOTO LAJM)
“E urrej telefonin celular të mamit tim”, kjo ka qenë tema e një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila u bë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni.

Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në Facebook. Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon.

Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj; nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe. Mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.

“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook.

Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë: “Nuk më pëlqen telefoni, sepse mami im është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.

Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.

“Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”, thotë Charles Swindoll, ndaj le të tregohemi më të përgjgjegjshëm!/

The post “E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të bëjë të reflektojë çdo prind (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Marrëdhënia prindër-fëmijë varet edhe nga shenjat e horoskopit, zbuloni tuajën!
Shpesh e përdorim horoskopin vetëm për të ndjekur parashikimet e të ardhmes. Edhe atëherë kur ndjekim shpjegimin astrologjik, me siguri kjo për të parë se sa shkojmë me partnerin tonë të zemrës. Por a e dini se në bazë të shenjave të horoskopit mund të kuptojmë më mirë edhe marrëdhëniet prindër-fëmijë? Zbuloni më poshtë karakteristikat e fëmijëve të çdo shenje dhe cilat shenja të prindërve ju përshtaten më tepër.

Fëmija me shenjën e Dashit

Nëse fëmija juaj është shenja e Dashit, atëherë ju e dini fare mirë se sa dinamik është personaliteti i tyre. Marrëdhënia e tyre me prindërit është si era, nëse gjërat shkojnë ashtu si duan ata, atëherë janë të qetë, por nëse ndodh e kundërta atëherë pritet një marrëdhënie plot stuhi.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Shigjetari, Luani, Peshorja, Ujori dhe Binjakët.

Fëmija me shenjën e Demit

Këta fëmijë janë simpatikë, zakonisht të paqtë dhe të qetë, ndonjëherë bëhen shumë të turpshëm, por kur u jep dashuri ta kthejnë atë dyfish. Nuk do të merrni asgjë prej tyre nëse i forconi të bëjnë diçka. Ata janë shumë të qëndrueshëm si në dashuri, ashtu edhe në plane apo projekte të ndryshme.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Gaforrja, Peshqit, Bricjapi, Virgjëresha dhe Akrepi.

Fëmija me shenjën e Binjakëve

Që në fëmijëri ata janë shumë të komunikueshëm dhe shumë optimist. Ata mund të bëhen shumë të ngurtë dhe paksa të egër nëse kanë kufizime. Për ta liria është diçka shumë e rëndësishme, prandaj edhe marrëdhënia me prindërit mund të pësojë shpesh krisje. Prindërit nga ana tjetër duhet të jenë shumë të fortë në qëndrimin e tyre mbi jetën e fëmijëve të tyre.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Peshorja, Luani, Ujori, Shigjetari dhe Dashi.

Fëmija me shenjën e Gaforres

Fëmijët me këtë shenjë janë të ëmbël dhe ndryshimet në gjendjen e tyre shpirtërore pasqyrohen fare lehtë në fytyrën e tyre. Këto shenja shfaqen që kur këta fëmijë janë ende foshnja. Të rrisësh një fëmijë të tillë është një punë emocionale. Ata arrijnë ta shohin dashurinë që ju keni për ta nëpërmjet përqafimeve dhe mënyra se si ju kujdeseni për ta. Nëse ata duan të marrin diçka kanë një taktikë të tyren, që është të bërit tekanjoz.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Demi, Akrepi, Peshqit, Bricjapi dhe Virgjëresha.

Fëmija me shenjën e Luanit

Fëmijët me shenjën e Luanit janë shumë energjikë, socialë dhe duan që të kenë vëmendjen e të gjithëve. Ata janë shumë të guximshëm dhe ndonjëherë mospërfillës. Fëmijët me këtë shenjë janë shumë bujarë dhe marrin lumturi kur shohin të tjerët të lumtur. Marrëdhënia që mund të krijosh me një Luan është padyshim gjëja më e bukur që mund të të ndodhë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Ujori, Dashi, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshorja.

Fëmija me shenjën e Virgjëreshës

Këta fëmijë janë shumë të dobishëm dhe bujarë. Ata janë shumë të turpshëm kur vendosen nën mbështetjen prindërore. Ata nuk e pëlqejnë kur i detyron të bëjnë diçka që shkon kundër intuitës së tyre. Si prindër, ju keni shumë përgjegjësi shumë të madhe për këta fëmijë, në mënyrë që ata të socializohen. Këta fëmijë e kanë shumë të vështirë miqësinë me shokë të vërtetë dhe kjo gjë i bënë ata të qëndrojnë shpesh vetëm.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Peshqit, Gaforre, Demi dhe Bricjapi.

Fëmija me shenjën e Peshores

Që në moshë shumë të vogël, fëmija me shenjën e Peshores arrin të marrë zemrën e të gjithëve ju. Ata pëlqejnë më shumë ta shfaqin dashurinë e tyre në mënyrë praktike sesa teorike. Ata pëlqejnë shumë të udhëheqin të tjerët, por e urrejnë të vihen përpara zgjedhjeve të ndryshme. Këta fëmijë janë të sofistikuar dhe të disiplinuar që në lindje. Ata nuk kanë dëshirë të nënvlerësohen në diskutime apo punë në grup.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Luani, Shigjetari, Binjakët, Ujori dhe Dashi.

Fëmija me shenjën e Akrepit

Akrepat janë të jashtëzakonshëm, të rëndësishëm dhe karaktere të forta në horoskop. Është e lehtë të dallosh një Akrep falë sjelljes së tij të fortë. Ata kanë lindur të mençur dhe mund t’i kuptojnë gjërat shumë shpejt. Që në moshë të re, atyre u pëlqen që të jenë të drejtë dhe të sinqertë me prindërit e tyre. Ata e urrejnë të injorohen. Si prind ju vetëm duhet t’u jepni dorën Akrepave dhe t’i lini ata të fluturojnë sipas drejtimit që ata dëshirojnë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi dhe Gaforrja.

Fëmija me shenjën e Shigjetarit

Shigjetarët janë të mbushur me guxim dhe energji. Ata janë fëmijë shumë të dashur dhe si rezultat i kësaj natyre kanë më shumë miq në krahasim me fëmijët e tjerë. Ata janë shumë socialë, por edhe të turpshëm në të njëjtën kohë. Që në fëmijëri do të vihet re se ata kanë prirje për sporte dhe gjithashtu janë paksa trazovaçë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Binjakët, Luani, Dashi, Luani dhe Ujori.

Fëmija me shenjën e Bricjapit

Bricjapët janë nga më të qëndrueshmit e shenjave të horoskopit. Ata duan që fëmijët e tjerë të jenë të respektueshëm me ta dhe preferojnë të kenë shokë fëmijët më të mëdhenj se vetja në krahasim me bashkëmoshatarët. Janë fëmijë të cilët kanë ndryshime të shpeshta humori dhe ky përbën një problem për prindërit.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Gaforrja, Demi, Virgjëresha dhe Peshqit.

Fëmija me shenjën e Ujorit

Këta fëmijë janë shumë të ëmbël dhe zakonisht janë ata fëmijë që më të vjetrit e familjes i duan pa masë. Si prind i një fëmije të shenjës së Ujorit ju duhet të jeni të kujdesshëm, pasi ata zgjedhin t’i mendojnë gjërat vetë dhe nuk zgjedhin që të hapen me ju. Nëse ju i detyroni ata të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë, ata do t’ju shmangen çdo ditë e më shumë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Binjakët, Luani, Demi, Peshorja dhe Shigjetari.

Fëmija me shenjën e Peshqve

Fëmijët me shenjën e Peshqve janë liberalë, shumë të këndshëm, të sjellshëm dhe humanë. Ata janë të ndjeshëm për veten dhe për njerëzit që i rrethojnë. Këta fëmijë reagojnë me shumë ndjeshmëri për njerëzit që janë të trishtuar. Duke qenë se janë shumë të butë, mund të bien pre e ngacmimeve të bashkëmoshatarëve të tyre, prandaj prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Gaforrja, Demi, Bricjapi dhe Virgjëresha./ Timesofindia

The post Marrëdhënia prindër-fëmijë varet edhe nga shenjat e horoskopit, zbuloni tuajën! appeared first on Albeu.com.

Mesazh për prindërit! Me këto 4 sjellje po ua shkatërroni të ardhmen fëmijëve
Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët influencohen nga gjithçka që i rrethon: bashkëmoshatarët, mësuesit dhe, pa dyshim, prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e së ardhmes.

Asnjë prind nuk është perfekt, megjithatë, toni i zërit me të cilin u flisni fëmijëve, mënyra si i perifrazoni fjalët ose etiketimet që u vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjate të padëshirueshme. Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.

Krahasimi i fëmijëve

Sigurisht që i doni fëmijët në mënyrë të barabartë, megjithatë, nëse njëri prej tyre ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencën ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar, dhe nuk e bëni këtë me fëmijët e tjerë, atëherë kjo mund të ketë ndikim tek këta të fundit. Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara. Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Ky është një lloj bullizmi shumë delikat. Është fyese për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.”

Përdorimi i etiketimeve

Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prind e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij. Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve, aq sa ata fillojnë të besojë se vërtet janë dembelë ose budallenj.

Të japësh shembuj të bullizmit

Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferiore – dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodh, sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.

Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinë

Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë. Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet. Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi nga të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale.

The post Mesazh për prindërit! Me këto 4 sjellje po ua shkatërroni të ardhmen fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti demokrat bëhet baba për herë të parë
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot unë dhe bashkë udhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira”, shkruan Balliu krahas fotos me të voglin.

Postimi i Klevis Balliut:

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.

The post Ish-deputeti demokrat bëhet baba për herë të parë appeared first on Albeu.com.