presidenti turk Archives - Albeu.com

Reagon Erdogani: SHBA dhe Britania po tentojnë ta kthejnë Detin e Kuq në “det gjaku”
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër sulmet amerikane dhe britanike ndaj objektivavev të Houthi në Jemen.

Reuters shkruan se sipas Erdoganit sulmet ndaj rebelëve të Houthi në Jemen përbëjnë përdorim joproporcional të forcës. Presidenti turk akuzoi këto dy shtete se po tentojnë të shndërrojnë Detin e Kuq në “det gjaku”.

Turqia, një anëtare e NATO-s, gjithashtu ka kritikuar Izraelin për luftën e tij në Gaza që synon zhdukjen e grupit militant palestinez Hamas dhe ka kritikuar vazhdimisht vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës së Izraelit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me sulmet ajrore dhe detare gjatë natës nga forcat amerikane dhe britanike në të gjithë Jemenin si hakmarrje ndaj forcave Houthi të mbështetura nga Irani për sulmet ndaj anijeve të Detit të Kuq, presidenti turk tha se nuk ishin proporcionale.

“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës,” tha Erdogan pas lutjeve të së premtes në Stamboll.

Turqia në përgjithësi mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe mbështet procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që synon të sjellë paqen midis saj dhe Houthi që kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Ankaraja ka dënuar më parë sulmet me raketa Houthi në Arabinë Saudite.

Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet që transportojnë mallra përmes Detit të Zi, duke thënë se sulmet janë në mbështetje të palestinezëve.

The post Reagon Erdogani: SHBA dhe Britania po tentojnë ta kthejnë Detin e Kuq në “det gjaku” appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 14 majit, Erdogan shpreson ende te mbështetja e diasporës turke në Gjermani
Nga Futura D’Aprile “Linkiesta”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu

Zgjedhjet në Turqi janë caktuar për në 14 maj. Por diaspora turke ka nisur të votojë më herët, dhe vota e saj duket se do të jetë vendimtare për zgjedhjet me një rezultat veçanërisht të pasigurt. Jashtë vendit, qendrat e votimit janë të hapura që nga data 27 prilli dhe deri më 9 maj, por jo të gjitha vendet kanë të njëjtën peshë.

Vëmendja kryesore është në Gjermania, ku jetojnë rreth 3 milionë njerëz me origjinë turke. Prej tyre, të paktën 1.5 milionë njerëz kanë të drejtën e votës në Turqi. Në të kaluarën ata kanë rezultuar të jenë një mbështetje e rëndësishme për presidentin aktual.

Pesha e diasporës gjermane

Në vitin 2017, me rastin e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës, 63 për qind e turqve që jetojnë në Gjermani votuan pro transformimit të Turqisë në një republikë presidenciale, duke e konfirmuar Erdoganin në krye të shtetit me 64.8 për qind të votave.

Një shifër edhe më e lartë se ajo e regjistruar në vend nga udhëheqësi turk. Në Turqi vetëm 51 për qind e votuesve mbështetën reformën, dhe 52.6 për qind votuan më pas pro Erdoganit në zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet e diasporës turke në Gjermani janë edhe më domethënëse kur krahasohen me ato të regjistruara mes diasporave të tjera në vitin 2018: 21 për qind e turqve të diasporës votuan për presidentin Erdogan në Britani, 17 për qind në Shtetet e Bashkuara, 25 për qind në Iran dhe 29 për qind në Katar.

Kreu i Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është i vetëdijshëm se vota e turqve në Gjermani mund të bëjë diferencën, prandaj ka kërkuar zgjerimin e numrit të qendrave të votimit të hapura në përfaqësitë konsullore të qyteteve kryesore gjermane. Ato janë rritur nga 13 në 16.

Gjithsesi për zyrtarët turq, qeveria gjermane nuk ka bërë mjaftueshëm. Ankaraja kishte kërkuar hapjen e deri në njëzet e gjashtë zyrave, por Berlini u kufizua në miratimin e vetëm 3 qendrave shtesë për të shmangur problemet me numërimin e votave. Vendimi i Gjermanisë i bezdisi autoritetet turke dhe e riktheu vëmendjen tek fërkimet e vjetra, gjithnjë në lidhje me zgjedhjet.

Integrimi i dështuar dhe lidhjet me atdheun

Prej gati 10 vitesh, liderët e partive të huaja nuk kanë mundur të mbajnë mitingje në tokën gjermane në 30 ditët përpara zgjedhjeve. Ky ndalim u vendos në vitin 2014, pasi Erdogan e përdori 10-vjetorin e themelimit të Unionit të Turqve Demokratë Evropianë në Këln si një rast për të ngacmuar turmën dhe për të kërkuar vota përpara zgjedhjeve presidenciale që mbaheshin në gusht të atij viti.

Fjalimi i liderit turk shkaktoi disa probleme për autoritetet vendore dhe kombëtare, të cilët deri në fund shpresuan që aktiviteti të anulohej. Gati 10 vjet më vonë, mitingu i mbajtur nga Erdogan shkakton ende diskutime, dhe është një shkak i fërkimeve midis qeverisë turke dhe asaj gjermane.

Gjithsesi Erdogan ka mundur të shfrytëzojë marrëdhëniet jo gjithmonë të mira me Berlinin, për të fituar mbështetjen e asaj pjese të diasporës turke, e cila ende ndihet e refuzuar nga vendi në të cilin ka jetuar për dekada. Brezi i parë i shtetasve turq mbërriti në Gjermani në vitet 1960, falë një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy qeverive.

Por 60 vjet më vonë, jo të gjithë e kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe as nuk janë integruar plotësisht në shoqërinë gjermane. Klasa politike kombëtare nuk ka mundur ta thjeshtojë procesin e natyralizimit të diasporës turke, e cila në dallim nga ato që vijnë nga Rusia apo ish-republikat sovjetike ka shumë më tepër probleme në marrjen e nënshtetësisë gjermane. Qeveritë turke kanë arritur që ta shfrytëzojnë në favorin e tyre këtë vakum, sidomos nën udhëheqjen e Erdogan.

Identiteti i rishkruar:Nacionalizmi dhe feja

Forcimi i lidhjeve midis diasporës dhe atdheut ka filluar që në vitet 1980 përmes ambasadave turke dhe institucioneve të tjera aktive jashtë territorit kombëtar. Por procesi u konsolidua edhe më shumë me institucionin e Diyanetit, një organ shtetëror i ngarkuar nga Erdogan me menaxhimin e çështjeve fetare jashtë vendit.

Në veçanti, Diyanet ofron kurse studimi por edhe të edukimit fetar për grupmosha të ndryshme. Po ashtu kujdeset për dërgimin e imamëve dhe predikuesve në Evropë. Prandaj, qytetarëve turq jashtë vendit u bëhet thirrje ta njohin veten si të tillë, sipas një interpretimi

jo vetëm nacionalist, por edhe fetar dhe konservator, në përputhje me mendimin e Erdoganit.

Megjithatë, ky vizion është tërheqës vetëm për një lloj të caktuar diaspore, pra për ata turq

që tashmë e njohin veten në vlerat që po udhëheqin politikat e presidentit Erdogan, dhe që nuk përputhen me tërësinë e komunitetit turk jashtë vendit.

Sidomos gjatë 10 viteve të fundit, gjithnjë e më shumë njerëz nga shtresa e lartë dhe e mesme urbane kanë mbërritur në Gjermani, më të arsimuar, me një përvojë të mëparshme jashtë vendit dhe më të politizuar sidomos pas demonstratave të Parkut Gezi të vitit 2013 kundër presidentit, të cilat u shtypën me gjak nga autoritetet.

Pra diaspora turke është shumë e larmishme dhe jo tërësisht në favor të presidentit aktual. Megjithatë mangësitë e qeverisë gjermane dhe përhapja e institucioneve turke, janë që të gjitha elemente që i kanë garantuar Erdoganit një mbështetje të gjerë në mesin e bashkatdhetarëve të tij jashtë vendit. Mbetet të shihet nëse presidenti do të arrijë të fitojë edhe një herë zemrat e bashkatdhetarëve të tij jashtë vendit, apo ëndrra e një Turqie ndryshe, ajo e premtuar nga opozita, do të jetë më magjepsëse për ta./albeu.com

The post Zgjedhjet e 14 majit, Erdogan shpreson ende te mbështetja e diasporës turke në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për ti dhënë fund luftës
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftës në vazhdim.

Këto deklarata Erdogan i ka bërë në një samit trepalësh midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, duke përmendur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Turqia midis të dyve anët.

“Ne dëshmuam, së bashku me marrëveshjen e grurit dhe shkëmbimin e të burgosurve, rruga drejt paqes mund të hapet nëse diplomacisë i jepet një mundësi,” tha Erdogan.

Erdogan tha se ata vazhdojnë bisedimet e tyre me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në këtë drejtim. Ai shtoi se shpreson se fillimisht do të arrijnë një armëpushim dhe më pas paqe të qëndrueshme në rajon.

The post Erdogan: Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për ti dhënë fund luftës appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e presidentit turk për raketat balistike, reagon Greqia
Qeveria greke reagoi ashpër të hënën pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi gjatë fundjavës se do të godiste Athinën me raketa balistike.

“Zoti Erdogan duhet ta dijë mirë se vendi ynë nuk mund të terrorizohet dhe as të frikësohet,” tha zëdhënësi i qeverisë greke, Giannis Oikonomou gjatë një konference shtypi në Athinë.

Greqia, tha zoti Oikonomou, “është absolutisht e vendosur, është gjithmonë e përgatitur, e gatshme, të mbrojë ligjshmërinë ndërkombëtare, të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane.”

Ai shtoi se “sado të këmbëngulë zoti Erdogan në shtrembërimin e realitetit dhe në retorikën provokuese, të gjitha këto kërcënime dhe lëvizje të tij janë një rrugë pa krye.”

Duke folur gjatë një takimi me të rinj në qytetin verior turk të Samsunit të shtunën, presidenti Erdogan tha se Turqia ka filluar të prodhojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të quajtura “Tayfun”, diçka që siç tha ai “po frikëson grekët”.

“(Grekët) thonë se ato ‘mund të godasin Athinën’, tha zoti Erdogan, komentet e të cilit u bënë publike të dielën vonë.

“Sigurisht që po. Nëse nuk ruani qetësinë, nëse bëni përpjekje për blerje nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera (për të armatosur) ishujt, një vend si Turqia duhet të bëjë diçka”, tha ai .

Marrëdhëniet midis fqinjëve dhe aleatëve të NATO-s kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje dhe të drejtat për eksplorimin e energjisë në Mesdheun lindor.

Ato kanë qenë në prag të luftës tre herë gjatë gjysmëshekullit të kaluar./VOA

The post Deklaratat e presidentit turk për raketat balistike, reagon Greqia appeared first on Albeu.com.

Takimi i dy liderëve, Macron: Mos i hidhni benzinë zjarrit, shmangni tensionet në Mesdhe
Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan që të shmangë tensionet në Mesdheun lindor.

Liderët janë takuar në margjinat e samitit të Grupit 20 (G20) në Bali, Indonezi.

Gjatë takimit u diskutua për Ukrainën, ku Macron shprehu shqetësimin e tij të madh në lidhje me zgjedhjet e Rusisë, ndërsa dy presidentët ripërsëritën nevojën për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Lidhur me çështjen e eksportit të grurit ukrainas të dy presidentët ranë dakord që në interes të sigurisë globale të ushqimit, eksportet duhet të vazhdojnë si përmes Detit të Zi ashtu edhe përmes lumenjve evropianë.

Presidenti francez theksoi gjithashtu se ai po mbështet në ndihmën e Turqisë për t’u marrë me çdo përpjekje për të shmangur sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Gjithashtu presidenti francez i shprehu ngushëllimet e tij presidentit Erdogan dhe  popullit turk për sulmin terrorist në Stamboll dhe siguroi palën turke se Franca e mbështet atë në luftën kundër terrorizmit.

The post Takimi i dy liderëve, Macron: Mos i hidhni benzinë zjarrit, shmangni tensionet në Mesdhe appeared first on Albeu.com.

Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Erdogan: Ne do të vazhdojmë përpjekjet për funksionimin e saj
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi.

Sipas Guardian, Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj pavarësisht hezitimit rus, pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në nismë në fundjavë.

“Edhe nëse Rusia sillet me hezitim sepse nuk mori të njëjtat përfitime, ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”, tha Erdogan.

Më vete, një zëdhënës i OKB-së tha se i pari nga 40 inspektimet e planifikuara të anijeve të hënën ishte përfunduar në ujërat e Stambollit me një ekip prej vetëm anëtarësh të OKB-së dhe turq, në vend të ekipeve të mëparshme me katër anëtarë, duke përfshirë rusë dhe ukrainas përpara pezullimit të Moskës.

Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e Detit të Zi të shtunën në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

The post Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Erdogan: Ne do të vazhdojmë përpjekjet për funksionimin e saj appeared first on Albeu.com.

Rusia pret që Erdogan të ndërmjetësojë bisedimet për paqe me Ukrainën
Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, gjatë takimit me presidentin Vladimir Putin në Kazakistan, më 13 tetor, tha një ndihmës i Kremlinit.

Turqia mund të ngrejë ide për paqen në Ukrainë dhe Erdogan ndoshta do të propozojë diçka zyrtarisht gjatë bisedimeve me Putinin, u tha Yuri Ushakov gazetarëve në Moskë, më 12 tetor.

Ai tha se nuk përjashton që Erdogan “do ta prekë në mënyrë aktive këtë temë” gjatë takimit të Putinit me Erdoganin.

Nëse ndodhin këto bisedime, ato ka shumë gjasa të mbahen ose në Stamboll ose në Ankara, shtoi ai.

Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk do të zhvillojë bisedime me Putinin. I pyetur për pozicionin e Zelenskyt, Ushakov tha: “Unë do të doja t’i them atij: kurrë mos thuaj kurrë”.

Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

The post Rusia pret që Erdogan të ndërmjetësojë bisedimet për paqe me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Erdogan “provokon” sërish: Turqia nuk ka vetëm kufijtë si në hartë, shtrihemi në “7 kontinente, 7 stinë”
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ndalet me deklaratat e tij nxitëse. Në fjalën e tij të fundit për shtyp, Erdogan tha se Turqia nuk përbëhet nga kufijtë që shfaqen në hartë por në 3 kontinente dhe 7 stinë.

“Si të gjitha pikat e Anadollit, çdo pikë e Dardaneleve është e stolisur me gjurmët e çmuara të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë. Midis tyre janë qyteti i Aristotelit, Assos dhe qyteti i Homerit, Troja. Turqia nuk është vetëm një vend që përbëhet nga kufijtë që shfaqen në harta”, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Kufijtë e zemrës sonë janë të gjerë, siç përshkruhet nga paraardhësit tanë si “tre kontinente, shtatë stinë”. Ne po ndërtojmë Turqinë e madhe dhe të fortë për të gjithë miqtë tanë që kanë kthyer sytë dhe zemrat drejt nesh, për të gjitha viktimat për të gjithë të shtypurit”, përfundoi ai.

The post Erdogan “provokon” sërish: Turqia nuk ka vetëm kufijtë si në hartë, shtrihemi në “7 kontinente, 7 stinë” appeared first on Albeu.com.

Rama publikon foton nga takimi surprizë me Erdogan
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme presidentin turk Rexhep Erdogan, në Turqi.

Rama ka ndarë në foto nga takimi, krahas së cilës ka vendosur flamurin shqiptar dhe atë turk.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit.

Ky takim vjen edhe pas mbylljes së kopshtit dhe shkollës “Mehmet Akif” ku sipas mediave turke është bërë me urdhër të Erdogan.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë një deklarate njoftoi se askush nuk mund të ndërhyje në Shqipëri./albeu.om

The post Rama publikon foton nga takimi surprizë me Erdogan appeared first on Albeu.com.

“Greqia po bën lojë të rrezikshme”, eksperti i Sigurisë paralajmëron: Turqia do të godasë diku, vendin dhe kohën do ta shohim
Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë kanë marrë vëmendjen ditëve të fundit për shkak të paralajmërimeve të forta nga presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Eksperti turk i Sigurisë dhe Terrorizmit, Abdullah Agar në një intervistë për mediat akuzoi Greqinë se po provokon Turqinë me lëvizjet e saj, duke shtuar se qëllimi është ‘Zhdukja e së ardhmes gjeopolitike të Turqisë’.

“Greqia po bën një lojë të tmerrshme,  një lojë shumë e rrezikshme. Kaq shumë armë, arrogancë, kaq shumë provokime e kërcënime. Ata kanë synime të shkatërrojnë të ardhmen gjeopolitike të Turqisë, ndërsa bashkëpunimi me organizatat YPG-PKK dhe koordinimi mes tyre është diçka jashtëzakonisht e rrezikshme për Turqinë”, tha ai, duke shtuar se do të ketë një “përgjigje” nga Ankaraja. Turqia patjetër do të bëjë diçka diku. Do të godasë diku . Tani kohën, vendin dhe mënyrën e kësaj do ta shohim të gjithë së bashku”, tha ai.

The post “Greqia po bën lojë të rrezikshme”, eksperti i Sigurisë paralajmëron: Turqia do të godasë diku, vendin dhe kohën do ta shohim appeared first on Albeu.com.