Policet Archives - Albeu.com

Qytetarët rrahin policët në Rinas, ngjarja mbahet e fshehtë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, ku disa qytetarë kanë dhunuar efektivët e policisë.

Ngjarja bëhet më e rëndë për faktin se aeroporti dhe policia kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë. Pamjet që shikoni në video janë filmuar në fillim të shtatorit.

Disa qytetarë duken duke dhunuar efektivët e policisë, ndërkohë që ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë.

Familja ishte duke udhëtuar drejt Turqisë. Një prej grave, e shoqëruar me fëmijë, ka kërkuar të kalojë portën drejt avionit me prioritet, duke mos pritur në radhë.

Kjo gjë është kundërshtuar nga stafi i aeroportit Nënë Tereza, i cili i ka shpjeguar zonjës se ky shërbim është me pagesë.

Në këtë moment ka nisur një debat mes familjarëve dhe punonjësve të kompanisë. Më pas, stafi i aeroportit ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kërkuar t’i largojë familjarët për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Në ato momente, djemtë e kryefamiljarit kanë shtyrë dhe goditur me grushte efektivët e policisë.

Jo vetëm kaq, por pas disa minutash ata janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin e tyre, duke mos u proceduar apo shoqëruar në komisariat, ndërkohë që e gjithë ngjarja është mbajtur e fshehtë nga aeroporti.

The post Qytetarët rrahin policët në Rinas, ngjarja mbahet e fshehtë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar se brenda ditës së sotme, të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Drejtori i Policise lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .

“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga Proda për Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH.

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm, po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ, i cili dalë në sistem ditën e premte.

The post Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët appeared first on Albeu.com.

Persona të panjohur sulmojnë tre policë në veri të Kosovës, nuk ka të lënduar
Një tjetër sulm është regjistruar në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se gjatë mbrëmjes të së dielës, tre policië janë sulmuar nga persona të panjohur.

Në momentin e sulmit, policët po qëndronin në një pikë statike, teksa të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”

The post Persona të panjohur sulmojnë tre policë në veri të Kosovës, nuk ka të lënduar appeared first on Albeu.com.

Zbardhet lista/ Kompensimi ushqimor për policët, ja produktet që mund të zgjedhin efektivët
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, firmosi më 17 shtator urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.

Në të përfshihen produkte ushqimore, pije dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Megjithatë, vihet re mungesa e produkteve të higjienës.

Sa i përket shumës që efektivët do të kenë në dispozicion, norma e kompensimit ditor është 450 lekë, megjithatë ata do të paguhen në varësi të orëve të punës që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 deri në gusht 2024.

Kalimi i shumës do të jetë në karta bankare të posaçme të hapura në bankat e nivelit të dytë.

The post Zbardhet lista/ Kompensimi ushqimor për policët, ja produktet që mund të zgjedhin efektivët appeared first on Albeu.com.

Policia e burgjeve e paqartë dhe e pakënaqur me rrogat e reja! Policët: Nuk na shkon 900 euro! Ja sa u rritën pagat
Policët e burgjeve janë të ‘surprizuar’ nga rritja e pagave, por për keq, pasi kanë pritur më shumë para në llogarinë e tyre. Në nisje të muajit gusht kur kanë tërhequr rrogën për muajin korrik, policët e IEPV-ve kanë marrë më pak para se llogaritë që kishin bërë, për shkak se rritja e pagave është bërë mbi rrogën bazë të policit dhe jo mbi totalin e rrogës që ai merr së bashku me gradat dhe vështirësinë në punë.

Shembull/ Pra nëse polici e ka rrogën 70 mijë lekë, por baza është 50 mijë lekë sepse pjesa tjetër janë grada e vështirësi pune, rritja nuk i bëhet mbi 70 mijë lekëshin por mbi 50 mijë lekëshin. Për këtë arsye edhe rritja e rrogës praktikisht është më e ulët, sesa llogaria që ata kanë bërë me përqindjet e deklaruara.

Më konkretisht paga bazë për inspektor nga 64 mijë lekë që ishte është rritur në 70 mijë lekë, ndërsa për kryeinspektor paga bazë është 85 mijë lekë nga 68 mijë e 500 lekë që ishte para 1 korrikut. Ndërsa aspirantë prej një korrikut do të marrin 80% të pagës së inspektorit.

Sipas kreut të Sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj, rritja e pagave nuk ka qenë aq sa është kërkuar dhe premtuar. Madje sipas tij pakënaqësitë e policëve të burgjeve lidhen edhe me trajtimin ushqimor të premtuar prej kohësh por ende s’ka asnjë rezultat. Sipas Sindikatës duhet një plan emergjent për stafin e burgjeve ku të përfshihen kredi të buta, rritje cilësore e pagave, trajtimi ushqimor, garantimi i transportit dhe uniformes dinjitoze.

Një tjetër paqartësi e ngritur nga policia e IEPV-ve ka të bëjë edhe me vlerën e rrogës, sepse ata kanë pritur që paga e tyre të jetë 900 euro neto, por në fakt paga bruto është në këtë shifër, por që ulet pasi paguhen sigurimet e taksat mbi pagën,

Po ashtu nga drejtoria e burgjeve sqarojnë se rritja e pagave për policet e burgjeve nuk bëhet për të gjithë njësoj, pasi ndryshon paga për aspirantin e brendshëm nga ai i jashtëm, apo për inspektorin e sigurisë së lartë nga inspektori i sigurisë së brendshme apo të jashtme. Po ashtu drejtoria e Burgjeve sqaron se rritja e pagave është bërë sipas asaj që ishte paralajmëruar, dhe ka vënë për Report Tv në dispozicion tabelën me rritjet respektive.

Vetë ministri i drejtësisë Ulsi Manja pati deklaruar se 3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave, e përkthyer në lekë nga 6 mijë lekë deri në 8500 lekë rritje për gradat inspektor e nën inspektor. Kurse për gradën drejtues i lartë rritja e pagës shkon deri në 36 300 lekë në muaj.

The post Policia e burgjeve e paqartë dhe e pakënaqur me rrogat e reja! Policët: Nuk na shkon 900 euro! Ja sa u rritën pagat appeared first on Albeu.com.

Rusia pret fletë arresti për zyrtarët e Policisë së Kosovës, reagon Prishtina: Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se janë informuar zyrtarisht për fletë arrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.

Ai tha se “nga Rusia nuk pritet asgjë mirë dhe se nuk është brengë e tij as e Ahmetit”.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave kosovare.

Fletë arrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj flet-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin serb të veriut, Milan Radojçiç dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë.

Megjithëse pretekst është marrë pjesëmarrja e tyre në vitet e fundit në aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligji në veri të Kosovës, përfshirë arrestimin e një shtetasi rus më 2019, për barrikadat në veri. Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

The post Rusia pret fletë arresti për zyrtarët e Policisë së Kosovës, reagon Prishtina: Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë appeared first on Albeu.com.

Avokati bën deklaratën e fortë: Policët ngacmojnë dhe bullizojnë vajzat që denoncojnë, edhe klientja ime kreu…
Avokati Arben Llangozi, në një intervistë televizive, tregoi për një rast personal ku klientja e tij ka marrë vendimin e rëndë (vetëvrasje), për shkak të përndjekjes dhe shpërndarjes së fotove intime nga nga një person.

Referuar rastit më të fundit ku një 27-vjeçare, i dha fund jetës pasi në Tik Tok iu shpërnda një foto intime, Llangozi tha se rasti që ai ka pasur ka qenë edhe më i rëndë.

Sipas avokatit, vajzat nëse dua të denoncojnë një rast të përndjekjes ose duan të tregojnë për një problem, në polici jo vetëm që nuk ndihmohen por edhe bullizohen e ngacmohen nga uniformat blu.

“Në polici në qoftë se një vajzë, nga një familje me tradita, shkon përpara policisë ajo do të bullizohet më shumë se sa është bullizuar në rrjete sociale. Vetë policia e bën. Ata e bëjnë më keq, ndërkohë që vajza mund të ketë nevojë për mbështetje, ndërkohë që nuk do gjejë mbështetje por do të keqtrajtohet. Para disa kohësh, një prind denoncoi në komisariatin numër 1 që i është larguar vajza dhe kemi disa mesazhe të turpshme, që shefat e policisë e shihnin nga ballkoni nëse një vajzë kishte moshë apo jo. Këtu nis problematika e zgjidhjes.

Nëse Policia dhe Prokuroria do të merrnin masa ekstreme për këto raste mendoj që nuk do të ishte aq problem Tik Tok-u. Vetë toleranca dhe që njerëzit nuk shkojnë të denoncojnë se nuk kanë besim tek institucionet sjell pasoja të tilla. Unë si avokat kam pasur edhe një rast të tillë si i kësaj vajze (27-vjeçares që i dha fund jetës), përfundoi me fatalitet. Në Prokurorinë e Beratit u vendos të mos nisej procedimi penal, ku niveli i përndjekjes ishte shumë më i lartë se ky rast. Ai kishte hapur rrjete sociale në emrin e saj, shpërndante foto intime, etje. Pavarësisht se tregohej se ishte një përndjekje, prokuroria nuk mori masa”, tha avokati.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe avokati Kujtim Ibra, i cili u shpreh se Tik Tok-u në Shqipëri duhet të ishte mbyllur me kohë, për shkak të rasteve të vazhdueshme të kërcënimeve dhe problematikave të tjera.

“Ky është një rast tragjik, një nënë me një fëmijë të mitur nga mbrapa, ku pas një bashkëjetese me një shtetas nga Republika e Kosovës ishte në prag divorci, krijohet një tjetër dramë familjare me një fëmijë jetim (27-vjeçarja që i dha fund jetës). Probleme të llojit të Tik Tok-ut dhe Facebook-ut, është shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare.

Tik Tok-u për mendimin tim duhet të ishte i mbyllur me kohë në Shqipëri, pasi në 80% të rasteve përdoret për shantazh gjobëvënie bullizim deri në shkaktimin e rasteve të vetëvrasjes. Nuk është se në Tik Tok marrim ndonjë kulturë të nevojshme, përjashto fjalorin denigrues dhe fyes, deri në nxjerrjen e fotove, siç është rasti i fundit i Kamzës. Kemi edhe raste të tjera ku në Tik Tok një fyerje ose situatat tjetër ka degraduar deri në përplasje me armë“, u shpreh ai.

The post Avokati bën deklaratën e fortë: Policët ngacmojnë dhe bullizojnë vajzat që denoncojnë, edhe klientja ime kreu… appeared first on Albeu.com.

I morën ryshfet një udhëtareje në Rinas, arrestohen dy policët
Dy efektivë policie me detyrë në aeroportin e Rinasit janë vënë në pranga ditën e sotme, pasi dyshohet se i kanë marrë ryshfet një udhëtareje.

APM njofton se në pranga kanë rënë dy efektivët, 31 vjeçari me iniciale A.D., dhe 24 vjeçari me iniciale, E.B., me detyrë Kontrollorë në Komisariatin e Policisë Rinas.

Ata akuzohen se kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ata janë:

– Inspektor A.D., 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;

– Inspektor E.B., 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vijon puna për evidentimin e personave apo punonjësve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si edhe nëse ka raste të ngjashme.

The post I morën ryshfet një udhëtareje në Rinas, arrestohen dy policët appeared first on Albeu.com.

“Ju lutem mos më lini vetëm”, policët u tallën me të moshuarën, pasi disa orësh e gjetën të vrarë
Një grua e moshuar nga Neë Mexico u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj nga kujdestari disa orë pasi u tha policëve se kishte frikë për jetën, thonë prokurorët. Juneanne Fannell, 82-vjeçe, dyshohet se u vra nga Henry Cardana në rezidencën e saj në Rio Rancho në prill, vetëm katër orë pasi ajo iu lut policisë që të mos e linin vetëm me të dyshuarin.

Cardana kishte telefonuar vetë 911 duke i kërkuar që të largonin të moshuarën ‘për sigurinë e saj’ përpara se të arrinin në pronë.

Gjatë vizitës Fannell u tha policëve se Cardana e kishte kërcënuar se do ta vriste, por në vend që të konfiskonin armët sipas ligjeve të shtetit, oficerët e komplimentuan atë për transportin e tyre. Pamjet tronditëse tregojnë policinë duke qeshur dhe duke bërë shaka me burrin në momentet e fundit të jetës së të moshuarit.

Në telefonatën e urgjencës, Cardana, e cila kishte qenë kujdestare për Fannell për disa vite, i thotë policisë se duhet ta largojnë ‘për sigurinë e saj’.

“Ajo është një paciente në spital dhe është e pakontrollueshme. Nuk mund ta kontrolloj më atë. Ajo ka nevojë për sigurinë tuaj, nxirreni dreqin nga këtu”, dëgjohet duke thënë ai në audio. Fannell më pas flet me një operator për të konfirmuar se ajo ndjen se është në rrezik dhe se ka armë në shtëpi.

Policia e vizitoi pronën pak para orës 8 të mëngjesit të 5 prillit. Në një shkëmbim me Cardan, ata dëgjohen duke e uruar burrin për armët e zjarrit që mbante. “Më pëlqejnë njerëzit që kanë armë, sepse edhe unë kam armë,” thotë një nga oficerët. Gruaja e moshuar më pas, u lutet atyre të mos e lënë vetëm.

‘Ju lutem mos. Të lutem mos u largo”, bërtet ajo ndërsa policët e informojnë se nuk mund të qëndrojnë. Pastaj Cardana bën një shaka rrëqethëse, duke i thënë: ‘Ti je mirë derisa të të vras’.

The post “Ju lutem mos më lini vetëm”, policët u tallën me të moshuarën, pasi disa orësh e gjetën të vrarë appeared first on Albeu.com.

“Policët kanë një listë targash VIP që nuk gjobiten asnjëherë”
Nga Klodian Tomorri

Tek pallati ku rri une kemi nje shesh te vogel ne aty me 5-6 vende parkimi. Nga keto 2 vende i kane zene makina qe nuk levizin kurre prej vitesh se jane per t’u cuar ne varreze. Anes sheshit eshte nje rruge me nje kalim dhe sajohemi si me te keq ne, por pa zene asnjehere rrugen.

I them njehere ketij Lalit une, gjeni nje zgjidhje per kete punen e makinave te prishura qe zene vendet e parkimit se nuk eshte normale kjo. Ju keni ngushtuar cdo hapesire te mundshme parkimi, tani jane dhe keto makinat e prishura qe nuk levizin kurre, ku do shkoje mileti.

Me futi nje genjeshter te shpejte Lali mua aty per aty.

“Pune ditesh me tha po kaloj nje vendim ne qeveri, qe te marre nje toke dhe do t’i marre te gjitha me karroceri do t’i coj atje”.

Ky muhabet ka dy vjet. Makinat vazhdojne aty dhe kudo neper Tirane. Nejse.

Keto kohet e fundit keta po vene gjoba dhe aty. Kthehem dje une gjej fletushken e jeshile tek makina. Parkim ne vend te gabuar.

Pashe rrotull ishin keta te nderhyrjes se shpejte me motorra qe po vinin gjoba ne rrugen kryesore.

-O cuna ju i vute gjobat atje tek pallati- i thashe une.

Jo re vella-tha ai- ne jemi vetem per rruget kryesore, nuk hyjme asnjehere ne lagje. Nuk e dime kush i ka vene.

Se tani nuk merret vesh ketu, ka 5 lloje policish qe vene gjoba. Ca te Taos, ca te Lalit. Dmth keta vene gjoba edhe neper shtepira, ku ti nuk bllokon asnje rruge, as pengon levizje asgje. Hajdeni njehere, se kur kthehem nga puna dhe heq kepucet nuk i ve tek ai vendi i duhur, vini gjobe dhe per kete pune.

Se keta e duan aq shume ligjin saqe nuk te falin ne keto pune. Keta qe nxirrnin njerezit ne prite per t’i vrare.

Tani, kane dhe nje liste keta. Eshte nje liste me targat e njerezve te rendesishem, ku bejne pjese politikane, kengetare, gangstere, biznesmene, gazetare, lepiresa pushteti e keshtu me radhe. Dmth personalitetet e kombit me pak fjale.

Lista eshte institucionale, e kane te gjitha policite dhe ato targa nuk gjobiten asnjehere. Psh po te kesh fatin ti, qe te blesh ndonje makine nga keta, mund ta parkosh edhe para deres se Rames ne kryeministri dhe nuk gjobitesh. Derisa te nderroje shitesi targen dhe te hiqet nga lista.

Keshtu e vene rregullin keta. Zuzaret./Albeu.com

The post “Policët kanë një listë targash VIP që nuk gjobiten asnjëherë” appeared first on Albeu.com.