plani rus Archives - Albeu.com

Rusia ndryshon strategji, ja çfarë njofton Britania
Ministria e mrojtjes së Britanisë në ka publikuar një njoftim ku shpjegon se firma ushtarake private ruse Wagner ka të ngjarë të ketë marrë përgjegjësi për sektorë të veçantë të vijës së frontit në Ukrainën lindore.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga punësimi i mëparshëm i grupit që nga viti 2015, kur ai zakonisht ndërmori misione të ndryshme nga aktiviteti i rregullt ushtarak rus në shkallë të gjerë”, tha Britania në një buletin të rregullt të inteligjencës në Twitter të premten.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 29 July 2022

Find out more about the UK government’s response: https://t.co/CD3LU2jI92

?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/NMjaQWZiQU

— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) July 29, 2022

Ministria tha gjithashtu se forcat e Wagner nuk kanë gjasa të jenë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në trajektoren e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës./albeu.com

The post Rusia ndryshon strategji, ja çfarë njofton Britania appeared first on Albeu.com.

Pas Ukrainës, zbulohet plani rus për vendet baltike
Rusia po shqyrton aktualisht revokimin e njohjes së pavarësisë së Lituanisë, tha deputeti i Dumës Shtetërore Yevgeny Fyodorov.

Fyodorov shtoi se Rusia mund të anulojë njohjen e saj të pavarësisë së Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës gjithashtu në të ardhmen.

Ai kishte paraqitur në Parlamentin rus një projektligj për anulimin e vendimit të Këshillit Shtetëror të Bashkimit Sovjetik për njohjen e pavarësisë së Lituanisë.

Deputeti vuri në dukje se ky vendim është i paligjshëm sepse është nxjerrë nga organi antikushtetues, i cili ka shkelur disa dispozita të Kushtetutës së Bashkimit Sovjetik.

Fyodorov tha për “Sputnik” se kushtetuta e Bashkimit Sovjetik vendosi një sistem të veçantë dhe të veçantë për daljen e qyteteve të Vilnius, kryeqytetit të Lituanisë, Klaipeda, dhe termocentralit bërthamor Ignalina nga Bashkimi Sovjetik.

Ai tregoi se pas Lituanisë, e njëjta kërkesë mund të ngrihet për Estoninë, Letoninë dhe Ukrainën./albeu.com

The post Pas Ukrainës, zbulohet plani rus për vendet baltike appeared first on Albeu.com.

Ish-agjenti i lartë i CIA-s zbulon planin e nëndheshëm të Putinit në Ukrainë
Nga Paul R.Pillar “National Interest”

Një nga pikëpyetjet më të mëdha në lidhje me luftën në Ukrainë, ka të bëjë me mënyrën që do të zgjedhë presidentit rus Vladimir Putin për të dalë nga kjo situatë. Ai ka investuar në këtë pushtim shumëçka nga pozita dhe prestigji i tij, dhe nuk duket shumë realiste shpresa e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, se ai të bëjë një kthesë dramtike, duke u tërhequr me bishtin ndër shalë, edhe nëse rezistenca ukrainase do të vazhdojë të jetë aq kokëfortë dhe efektive siç ka qenë deri tani.

Që të jetë e pranueshme çdo rrugëdalje, Putini duhet të jetë në gjendje që ta portretizojë veten si fitues, edhe me ndihmën edhe të aparatit të tij propagandistik. Dhe një rol kryesor në këë rast, do të luajnë kushtet e çdo zgjidhjeje të negociuar të këtij konflikti.

Siç kanë sugjeruar shumë analistë, një formulë që përfshin neutralitetin e Ukrainës, dhe pranimin zyrtar se anëtarësimi i saj në NATO nuk është thelbësor. Por rëndësi ka dhe vetë rrjedha e luftës.

Nëse lufta merr një kthesë shumë në favor të Rusisë, Putini ka të ngjarë të mendojë më shumë mbi faktin që do të kishte fuqinë t’i imponohej rivalëve në mënyrë të njëanshme, dhe më pak mbi kompromiset që mund t’i duhet të pranojë.

Por nëse lufta shkon shumë keq për Rusinë, Putini mund të ketë më pak interes për të negociuar. Putini duhet të jetë në gjendje ta portretizojë veten – sërish me ndihmës e propagandës në Moskë – si një fitues diplomatik dhe ushtarak.

Këto ditë i është kushtuar shumë vëmendje sjelljes të Putinit si vendimmarrës, pra izolimit të tij të dukshëm, mbështetja tek një rreth shumë i vogël këshilltarësh, dhe fiksimi pas humbjes së perandorisë sovjetike. Por mund të nxirren disa sugjerime, se si mund të ndikojë tek diplomacia kursi i ardhshëm ushtarak i luftës.

Në përgjithësi, kushti i nevojshëm që të dyja palët ndërluftuese të jenë të interesuara të negociojnë mbi një marrëveshje paqeje në të njëjtën kohë, përshkruhet zakonisht si një ngërç që i dëmton të dyja palët. Ky koncept kërkon më shumë shpjegime në kontekstin aktual.

Pasi një ngërç, do të ishte edhe një zgjatje në kohë e luftës, aty ku janë aktualisht linjat e frontit, ose ndoshta do të konsiderohej përgjithësisht si një humbje për forcat ruse. Shpeshherë ajo që nevojitet për një interes të ndërsjellë për negociata, nuk është thjesht një ngërç, por edhe një testim dhe shterim i mundësive ushtarake, që të dyja palët shpresonin

se do t’i nxirrte nga ngërçi. Nëse situata kthehet dukshëm në favor të njërës palë, ajo ka të ngjarë që t’i konsiderojë si të panevojshme negociatat për të arritur objektivat e saj.

Anasjelltas, pala humbëse me një pozitë ushtarake të pafavorshëm, mund të jetë gjithashtu e pa interesuar për negociata, pasi do të bisedonte nga pozita më të dobëta. Pala humbëse, do të dëshironte të bënte më shumë përpjekje ushtarake, për të forcuar pozicionin e saj negociues.

Zhvillimet në vitin e parë të Luftës Koreane, janë një shembull tipik. Në atë kohë lufta ose po shkonte shumë mirë ose shumë keq për të dyja palët, dhe kjo e bënte të pamundur negocimin e një armëpushimi. Në fazën fillestare, gjërat po shkonin mirë për forcat e Koresë së Veriut që kishin sulmuar Jugun, pra mirë për komunistët, dhe keq për forcat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pasi zbarkimi i gjeneralit amerikan Douglas MacArthur në Inchon ndryshoi situatën, pati një periudhë të shkurtër kur komunistët ishin më pak të interesuar për bisedimet e paqes. Në atë moment lufta po shkonte shumë mirë për palën e OKB-së, dhe çlirimi i Koresë së Veriut dukej një objektiv i arritshëm.

Ndërhyrja e Kinës në atë luftë e ndryshoi sërish situatën, këtë herë në kahun e kundërt. Vetëm kur forcat e OKB-së e ndalën avancimin e kinezëve, dhe e shtynë vijën e frontit aty ku kishte qenë në fillim të luftës, të dyja palët arritën në përfundimin se i kishin shterur mundësitë për një fitore ushtarake, ndaj u ulën të negocionin.

Dinamika që shfaqi Lufta e Koresë, përfshinte edhe fuqinë e perceptuar të negociatave që do të ketë secila palë kur të negociojë. Një faktor tjetër që është shpesh në lojë, ka të bëjë me krenarinë dhe reputacionin e një force ushtarake dhe të kombit që e zotëron atë.

Presidenti egjiptian Anëar Sadat e nisi Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, kryesisht për të rivendosur prestigjin e Egjiptit dhe të ushtrisë së tij, pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër Izraelit në vitin 1967.

Kur një armëpushim i dha fund luftimeve, Izraeli ishte duke fituar, por forcat egjiptiane kishin bërë një paraqitje shumë më të respektueshme në atë luftë, duke e riparuar disi imazhin, dhe i dhanë mundësi Sadatin ta mbante kokën lart kur udhëtoi pak javë më vonë drejt Izraelit, për të filluar negocimin e një traktati paqeje.

Faktorë të ngjashëm janë të përshtatshëm për Putinin dhe ushtrinë ruse. Për të pranuar çdo fund të negociuar të kësaj lufte, presidentit rus i duhet ndoshta që forcat e tij të tërhiqen nga Ukraina me një reputacion të paprekur.

Kjo nuk do të ndikojë vetëm tek negociatat për statusin e Ukrainës, por edhe për konflikte dhe çështje të tjera, në të cilat mund të përfshihet Rusia në të ardhmen. Edhe nëse Putini i ka rishikuar tashmë llogaritë e tij, pasi ekspedita e tij ushtarake në Ukrainë po has në shumë më tepër vështirësi nga sa mund ta kishte parashikuar, dhe edhe nëse ai po mendon seriozisht për një kompromis me ukrainasit, ai ndoshta e sheh të nevojshme t’i shkaktojë ukrainasve sa më shumë dëme dhe të marrë sa më shumë territor, dhe më pas të ulet të bisedojë.

Lajmi i keq është se kjo do të nënkuptonte më shumë luftë, më shumë shkatërrim dhe më shumë vuajtje për ukrainasit (por edhe për ushtarët rusë). Natyrisht, për të gjithë të interesuarit, do të ishte më mirë nëse nuk do të ishte kështu.

Lajmi i mirë është se veprime të tilla sulmuese shtesë nga ana e rusëve, nuk do të nënkuptonin domosdoshmërisht objektiva gjithnjë e më të zgjeruara ruse. Por qeveritë perëndimore dhe ukrainasit do të duhet ta pranojnë këtë mundësi, dhe të mos supozojnë gabimisht më të keqen tek qëllimet e Putinit.

Shënim:Paul Pillar, ish-oficer i CIA për 28 vite, i ngarkuar me misione në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Ka qenë edhe anëtar i Këshillin Kombëtar të Inteligjencës./abcnews.al/

The post Ish-agjenti i lartë i CIA-s zbulon planin e nëndheshëm të Putinit në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Sulm nga toka e deti! Zbulohet plani i Rusisë për pushtimin e Shqipërisë
Sa shumë gjëra mbeten të panjohura! Sa shumë gjëra koha i varros me sukses për dekada me radhë! Sovjetikët tërheqin në qershor 1961 nëndetëset dhe anijet nga baza e Vlorës, por nuk e mbledhin dot më mendjen.

E shohin veten të humbur, ndihen të acaruar, të pavlerësuar dhe përfundimisht hedhin në letër planin e pushtimit të Shqipërisë. Një plan ushtarak pushtimi, me sulm nga deti dhe toka. Një pushtim që duhet të realizohej medoemos para datës 1 shtator 1962. Një plan që refuzohet vetëm nga Rumania, por edhe nga Josip Tito në momentet e kurorëzimit. Por për fat edhe një plan i mbetur në letër për shkak të krizës së raketave në Kubë, një impenjim që duket kishte sfumuar planin për pushtimin e shtetit të pabindur shqiptar.

Këto “xhevahire” ruhen në arkivat e ushtrisë së ish-Bashkimit Sovjetik. Mbase krejt të panjohura nga shqiptarët, por jo nga liderët e tyre të kohës, Enver Hoxha me shokë, që shpejtuan të përqafonin kinezët duke u kërkuar, para së gjithash asistencë e ndihmë ushtarake, por edhe duke nisur të gërmonin llogoret e para e më tej edhe vendstrehimet nëntokësore.

Kështu që për herë të parë mbase, paranoja e Enver Hoxhës, frika e tij se do sulmohej ushtarakisht, fillimisht nga sovjetikët, të paktën në këtë rast ka një justifikim… Materialet për këtë shkrim janë marrë nga një punim i Doktorit të Shkencave të Historisë, Aleksandër Okorokov me titull “Zig-zaget e politikës shqiptare”, publikuar më 16 shkurt 2009.

ENVER HOXHA ZGJEDH SOVJETIKËT

“…në korrik të vitit 1947, në Moskë u realizua takimi i parë i Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha me liderin sovjetik, Josif Stalin. Mysafiri habitet nga gjithçka; edhe nga thjeshtësia e kabinetit, edhe nga butësia e sjelljes së të zotit, edhe nga gjykimet e tij të prera. Me sa u duk edhe lideri shqiptar i bëri përshtypje të mirë Stalinit. Bisedat me Stalinin dhe Molotovin u materializuan në një marrëveshje për t’i dhënë ndihmë të konsiderueshme dhe kredi Shqipërisë, në pajisje industriale e trajnim të specialistëve.

Shqipërisë iu dha një kredi preferenciale, rreth 6 milionë dollarë amerikanë – një shumë të madhe për ato kohë. Gjatë këtij takimi u vendos dhe për dhënien e armatimeve, por pa pagesë. Më 11 gusht 1947, pa ndonjë lidhje të njohur me momentin, Enver Hoxha u nderua nga qeveria sovjetike me Urdhrin Suvorov të Klasit të Parë. Vizita e delegacionit qeveritar shqiptar shkakton tension në Beograd. Frika mos humbiste një pozicion ushtarak të rëndësishëm strategjik, aktivizoi jugosllavët.

Nën presionin e tyre, në radhët e aparatit shtetëror dhe partiak shqiptar u bënë spastrime. Një numër politikanësh të njohur, që mbështesnin afrimin me Bashkimin Sovjetik iu nënshtruan represioneve, ndërsa një pjesë, e akuzuar për ‘veprimtari shoviniste antijugosllave’, u ekzekutuan. Në dhjetor 1947 Shqipërinë e vizitoi Shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, K. Popoviç i shoqëruar edhe nga dy drejtues politikë, po të forcave të armatosura.

Qëllimi i vizitës së tij ishte përforcimi i lidhjeve në fushën ushtarake, dhe në veçanti të realizohej futja në rajonin e Korçës të një divizioni jugosllav, si plotësim i një regjimenti ajror, gjoja për mbrojtjen e përbashkët të kufijve jugorë të Shqipërisë, nga një sulm në përgatitje e sipër i monarko-fashistëve grekë dhe imperialistëve anglo-amerikanë. Këto lëvizje shkaktuan një protestë aktive të vendeve perëndimore, si dhe një reaksion negativ në Bashkimin Sovjetik.

Dhe nëse të parët i frikësoheshin zgjerimit të sferës socialiste të influencës, pakënaqësia e udhëheqësit sovjetik në një shkallë jo të vogël ishte shkaktuar nga rrethana se Beogradi e kishte marrë këtë vendim pa një marrëveshje paraprake me Moskën.

Në mesin e prillit 1948 në Shqipëri u dërgua një kopje e letrës së Komitetit Qendror të Partisë Komunistë të Bashkimit Sovjetik (b) të datës 27 mars, që akuzonte Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe liderët e saj për linjë anti-sovjetike, gabime oportuniste dhe revizionim të parimeve themelore të marksizmit-leninizmit. Para Shqipërisë u ngrit një pyetje e vështirë: Më kë palë të bëheshin? Vendimi u mor në favor të Bashkimit Sovjetik.

Më 1 korrik 1948, Qeveria shqiptare lajmëroi anulimin e marrëveshjeve me Jugosllavinë dhe largimin nga vendi të këshilltarëve jugosllavë, numri i të cilëve në këtë kohë përbëhej nga rreth 600 njerëz. Kursi i ri politik, që zgjodhi vendi, nisi me spastrimet nga radhët e partisë dhe ndryshimin e emrit të saj, nga komuniste në Parti e Punës, sipas një këshille personale të Stalinit.

Në kuadrin e marrëveshjeve për ndihmë ndaj Shqipërisë, nisën të dërgoheshin mallra industriale e ushqimore si dhe të lëshoheshin kredi. Paketa më e madhe e marrëveshjeve tregtare e ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë nënshkruhet në prill 1957.

Qeveria sovjetike e çliroi Sh qipërinë nga pagesa e kredive, shuma e të cilave deri në këtë kohë kishte shkuar në 422 milionë rubla. Bashkimi Sovjetik e ndihmoi Shqipërinë të vendoste shtyllat e ekonomisë, ndërtoi 93% të gjithë infrastrukturës për naftën dhe industrinë minerare, rreth 90% të transportit automobilistik, solli më shumë se 80% të traktorëve dhe 65% të makinave të tjera bujqësore.

Një ndihmë e konsiderueshme u dha edhe në fushën ushtarake. Një vëmendje e veçantë ju kushtua përforcimit të bregdetit të Adriatikut. Fakti ishte se në këtë periudhë i gjithë rajoni i Mesdheut futej në zonën e rivalitetit mes NATO-s dhe Traktatit të Varshavës.

Situata në zonë u ndërlikua me futjen në vitin 1952 të Turqisë dhe Greqisë në NATO. Në këto kushte mundësia nga ana e Turqisë të kontrollonte ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, e vetmja rrugë detare në jug, që lidhte Bashkimin Sovjetik me detet e tjera dhe oqeanin botëror, si dhe prezenca konstante në Mesdhe e Flotës së 6 Amerikane, përbënin një kërcënim të pashmangshëm për sigurinë e Bashkimit Sovjetik.

Hapat e parë për ndryshimin e situatës u ndërmorën në fillim të viteve 1950. Në fund të majit 1954 në Shqipëri shkoi një skuadër e anijeve luftarake sovjetike të kryesuara nga kryqëzori “Admiral Nahimov”…

Në një nga ditët e qëndrimit në Shqipëri, në radën e portit të Durrësit, në një nga anijet tona erdhën drejtuesi i florës, Admirali Gorshkov dhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral-Kolonel, Beqir Balluku. Anija ngriti spirancën dhe shpejt shkoi në gjirin e Vlorës, ku drejtuesit e lartë vëzhguan një port natyral të pozicionuar në mënyrën më të jashtëzakonshme…

Në fund të viteve 1950 nisi të realizohej plani i themelimit të një venddislokimi të përhershëm të anijeve sovjetike në Shqipëri.

Në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik, nga 26 korriku 1957 deri në 22 prill 1959 në gjirin e Vlorës nisi të ndërtohej baza luftarako-detare si dhe një aerodrom ushtarak…

PRISHJA E MADHE

…Kulmin e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike e shënoi vizita e Hrushovit në Shqipëri, në maj të vitit 1959. Kjo ishte vizita e parë në këtë vend e një zyrtari të një rangu kaq të lartë të shtetit sovjetik. Gjithsesi periudha e euforisë kaloi shpejt. Shqiptarët nisën të afroheshin më shumë me kinezët, duke e ndjerë se me ndërrimin e partnerit do të kishin më tepër përfitim. “Ndëshkimi” sovjetik nuk vonoi. Mallrat nisën të vinin me vonesë dhe jo të plota si dhe u refuzuan kërkesat për furnizim me traktorë sovjetikë etj… …Pas mbledhjes së Moskës, udhëheqja sovjetike i kaloi mosmarrëveshjet politike në sferën e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe u shkua në zgjidhjen e lidhjeve ekonomike.

Vijoi anulimi nga ana sovjetike i kredive për të cilat ishte rënë dakord, të dhëna për planin e tretë pesëvjeçar (1961 – 1965)… Nga Shqipëria u tërhoqën specialistët që punonin në ndërmarrjet shtetërore, ndërsa studentëve shqiptarë, përfshirë edhe ata që merrnin leksione të taktikave ushtarake, ju hoq e drejta të vazhdonin studimet në Bashkimin Sovjetik… Nga shkurti i vitit 1961 Moska i vuri zhurmues edhe transmetimit të valëve të Radio-Tiranës në gjuhën ruse. Në mars të vitit 1961 Presidiumi i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik vendosi likuidimin e bazës së Vlorës, miratuar në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Politik Konsultativ të vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Beqir Balluku, që merrte pjesë në këtë mbledhje, protestoi për këtë vendim duke deklaruar se Shqipërinë po e linin të vetme përballë Flotës së 6 Amerikane. Por ky kundërshtim  nuk gjeti mbështetje. Sipas marrëveshjes sovjetoshqiptare, në Vlorë u lanë 4 nëndetëse, baza lundruese “Nemçinov” dhe infrastruktura bregdetare. Sipas të dhënave nga shtypi i emigrantëve (diaspora shqiptare, red.), nëndetëset, që i’u dhanë shqiptarëve në fillim të viteve 1970, vazhdonin të bënin dezhurn luftarak në detin Adriatik…

PLANI I PUSHTIMIT TË SHQIPËRISË

Në mesin e vitit 1961, në Moskë u përpunua plani i zgjidhjes forcërisht të “problemit shqiptar”. Ai parashikonte përmbysjen e Enver Hoxhës me ndihmën e komunistëve shqiptarë “besnikë të idealeve socialiste” dhe drejtimit të tyre ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës me kërkesën për “ndihmë ushtarake”. Pas kësaj, ushtarët e Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera socialiste, veç Rumanisë, që refuzoi të merrte pjesë për “ndihmë”, duhet të futeshin në Shqipëri nga veriu dhe lindja, – përmes Jugosllavisë, dhe nga jugu, – përmes detit Jon. “Çlirimi” i Shqipërisë ishte planifikuar të realizohej jo më vonë se 1 shtatori 1962.

Por, acarimi i marrëdhënieve sovjeto-amerikane për shkak të Kubës (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit në afatet e parashikuara. Duke përfituar nga kjo shtyrje, udhëheqja shqiptare mori masa parandaluese.

Pranverën e vitit 1962, gjatë kohës së vizitës së radhës së Enver Hoxhës dhe kryeministrit të vendit, Mehmet Shehu, në takimin me liderët kinezë, Mao Ce Dun dhe Çu En Lai, u arrit marrëveshja për ndihmë të gjithanshme Shqipërisë nga ana e Kinës.

Pas kësaj në vend nisën të shkonin këshilltarë ushtarakë kinezë, armatime, municione. Në kohë të shkurtër nisën të ndërtoheshin vendstrehime nëntokësore, të cilat në vitin 1968 përfshinë pothuaj të gjithë territorin e vendit.

Njëkohësisht u bë edhe pastrimi i radhëve të partisë, në radhë të parë të aparatit shtetëror. Si rezultat i kësaj, në vitet 19601962 u rinovua në masën deri në 70 për qind përbërja e Komitetit Qendror, udhëheqjes si dhe shumë ministrive dhe departamenteve. Këto masa “kuruese” i realizonte Sekretari i KQ të Partisë së Punës, Ramiz Alia, që u bë më pas pasardhës i Enver Hoxhës. Në verën e vitit 1962 Moska i’u rikthye “çështjes shqiptare”. Roli kryesor i planit për “destalinizimin” e vendit iu dha liderit jugosllav, J. Tito.

Në Moskë bënin llogari se, aleanca shqiptaro-kineze, politika antijugosllave dhe propaganda e Tiranës, dhe gjithashtu apeli në rritje i Enver Hoxhës kundër “diskriminimit të shqiptarëve të Kosovës”, do ta detyrojnë Beogradin të bashkëpunonte me Bashkimin Sovjetik. Në korrik të vitit 1962 Nikita Hrushovi i kërkoi Titos leje për kalimin e ushtrisë së Traktatit të Varshavës përmes Jugosllavisë drejt kufijve shqiptarë.

Por, duke mos marrë parasysh konfliktet me Enver Hoxhën, Titua refuzoi ta ndihmonte Hrushovin. Për më tepër ai konfidencialisht i lajmëroi krerët shqiptarë për planet e Moskës, por edhe Kryeministrin indian, Nehru, Presidentin e Egjiptit, Naser dhe atë të Indonezisë, Sukarno (Tito ishte përfshirë në një aleancë politike me këto shtete, red.) për synimet e Hrushovit për ti dhënë një “mësim” të mirë Tiranës.

Duke iu frikësuar daljes në publik të këtyre planeve, Moska vendosi të tërhiqej, ndërkohë që konflikti me amerikanët për shkak të Kubës, tashmë në kulmin e vet, ndryshoi përfundimisht prioritetet gjeopolitike të sovjetikëve. Gjithsesi humbja e Shqipërisë pati pasoja të rënda jo vetëm për Bashkimin Sovjetik. U dobësua në mënyrë të ndjeshme pozita strategjiko-ushtarake e gjithë kampit socialist për

ballë bllokut të NATO-s. Sipas publicistit gjerman Harry Hamm, “për vendet komuniste të Ballkanit që nga kjo kohë u bë e pamundur të zbatonin një politikë të pandryshuar në marrëdhëniet me Turqinë e Greqinë pa ndihmën e fuqishme të Bashkimit Sovjetik”. Për sa i përket Shqipërisë, ajo deri në vitin 1978 ndoqi këshillat e “mikut të ri”, Kinës së Madhe dhe shfrytëzoi kreditë e saj.

Më tej, për disa vjet me radhë, u gjend pothuaj në izolim të plotë politik. Në kohën e krizës jugosllave Presidenti shqiptar, Sali Berisha (zgjedhur më 4 prill 1992) mbështeti SHBA në përpjekjet për të mbushur vakumin e krijuar në Evropën Lindore pas daljes prej andej të Bashkimit Sovjetik. Duke u përpjekur për të përfituar nga vendndodhja e Shqipërisë, si një nga pikat më të rëndësishme strategjike të Mesdheut Lindor, vendit iu ofrua ndihmë ushtarake. Për këto qëllime, në buxhetin e Pentagonit u parashikuan kredi në masën 2 milionë USD për blerjen e armëve dhe uniforma për ushtrinë shqiptare. Qeveria dhe Berisha, nga ana e tyre, vunë aerodromet në dispozicion të avionëve zbulues amerikanë. Kjo e ndihmoi NATO-n të realizonte vëzhgime aktive të territorit të Bosnjës në vitin 1995″. /Panorama

The post Sulm nga toka e deti! Zbulohet plani i Rusisë për pushtimin e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.