plani franko-gjerman Archives - Albeu.com

Vuçiç: 99.9% e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën ka folur për planin franko gjerman duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel.

Sipas Vuçiç plani i dorëzuar nga Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre.

Sipas tij, Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi.

Vuçiç ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë pasi kompani të fuqishme janë tërhequr nga një treg i madh siç është Rusia për një kohë të shkurtër. Më tej, ai ka thënë se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime rreth gjithckaje përvec njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.

Ai ka thënë se derisa është President i Serbisë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur por sipas tij pavarësia e saj është realitet dhe se shqiptarët nuk do të binden për një status të autonomisë brenda Serbisë

” Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.999 përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë” ka thënë Vuçiç./express

The post Vuçiç: 99.9% e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë appeared first on Albeu.com.

Kurti i tha po planit franko – gjerman, reagon presidentja Osmani: Dje u pranuan disa propozime jo të lehta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të djeshëm të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel. Ajo “vlerëson” se ky takim shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Presidentja Osmani vlerëson se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.”

Mirëpo, Osmani ka thënë se dje janë pranuar disa propozime jo të lehta.

“Megjithatë, sipas Presidentes Osmani, me këtë marrëveshje, dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe. Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit.”

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina tha për Express se Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës

“Presidentja Osmani thekson se çdo rezultat i dialogut duhet ta ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetit e brendshëm të Kosovës. Siç ka thënë vazhdimisht Presidentja Osmani dhe sikur ka nënvizuar edhe presidenti Biden, procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen reciproke, ndaj Plani Evropian mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi. Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Kupina.

Dje në Bruksel është mbajtur takimi mes Kurtit e Vuçiqit në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, ku u fol për planin franko-gjerman. Pas këtij takimi, Kurti tha se ishte i gatshëm që ta nënshkruajë ai, por jo edhe presidenti serb./express

The post Kurti i tha po planit franko – gjerman, reagon presidentja Osmani: Dje u pranuan disa propozime jo të lehta appeared first on Albeu.com.

Propozimi franko-gjerman, Kurti: Nuk e nënshkrova, pasi Vuçic nuk ishte i gatshëm ta bënte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kreun e shtetit serb në Bruksel, theksoi se ai ishte dakord që të nëshkruhej marrëveshja e propozuar nga BE, por këtë gjë nuk e pranoi Aleksandar Vuçiç.

Ndëkrohë i pyetur nëse propozimi franko-gjerman parashikonte dhe Asosacionin, Kurti tha se kësaj pyetjeje i ishte përgjigjur njëherë.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për nënshkrim. Unë kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar dhe fundja nuk do të ishte teksti i parë që nënshkruhen një kryeministër i Kosovës dhe kreu i Serbisë”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë ai shtoi se është dëm që ky propozim nuk u nënshkrua sonte.

“Unë mendoj që që është dëm që nuk u nënshkrua sonte, meqenëse u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar, do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e nënshkroi meqenëse u pajtua. Plani i zbatimit do të jetë se si të përkthehet në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi për propozimin evropian.  Unë besoj që është koha të mos jap interpretime dominuese, pikërisht në momentin që ky tekst do të lexohet nga të gjithë, por është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë mes palëve, e simetrisë dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë në mënyrë demokratike dhe të ardhme. Tekstin e dakorduar do të mund ta lexoni që të gjithë”, ka thënë në fund Kurti.

The post Propozimi franko-gjerman, Kurti: Nuk e nënshkrova, pasi Vuçic nuk ishte i gatshëm ta bënte appeared first on Albeu.com.

Dy ditë para takimit në Bruksel, Escobar tregon çfarë sjell për rajonin plani franko-gjerman
Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka folur për ndikimin e planit franko-gjerman për stabilitetin rajonal.

Escobar në një intervistë për agjencinë malazeze MinaNews, tha se normalizmi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kyq për stabilitetin rajonal.

“Sepse (Presidenti rus Vladimir) pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, shtoi Escobar.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor./Albeu.com/

The post Dy ditë para takimit në Bruksel, Escobar tregon çfarë sjell për rajonin plani franko-gjerman appeared first on Albeu.com.

Ish-kryetari i VV-së: Kurti po mashtron me vetëdije, plani franko-gjerman është produkt i negocimit të tij
Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tani në cilësinë e analistit pokitik ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron me vetëdije.

I ftuar në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit.

“Kurti i ka ndryshuar qëndrimet por ajo që dëgjuam sot dhe mbrëmë çka ka thënë në Euronews dhe krahasuar me javën e kaluar në seancë, kjo nuk është ndryshim i qëndrimeve. Para 4 apo 5 ditëve ka thënë se do të negociohet sot na tha pa u taku me Lajcak, tha se kur kanë ardhur e kanë sjellë planin duke thënë se nuk ndryshohet”.

“Deri mbrëmë na thoshte ky është i negociueshëm. Na ka mashtruar, Kurti po i ndryshon qëndrimet por problemi është se po mashtron me vetëdije. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës”, shtoi Ymeri.

Ymeri ka theksuar se herëve të fundit, Kurti po e ka luftën me LDK-në.

“Kurti është në siklet. Kritika e vetme ka qenë që Abdixhiku e ka pyet a është njohja në qendër në planin franko-gjerman, nëse jo si erdhëm deri këtu? Sot Kurti e pranoi një gjë interesant që plani franko-gjerman është një rrjedhojë e një negocimi që e ka bërë Kurti, nuk është plani franko-gjerman që e kanë sjellë menjëherë pa folur me palët dhe kanë thënë se duhet ta pranoni gjithqysh”.

“Plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit”, tha Ymeri teksa pyet se “a është ky neglizhim i procesit, tejzgjatje e procesit, ajo që neve na ka futur në proces në kohën kur njëkohësisht është invazioni i Rusisë në Ukrainë”.

Sipas Ymerit, Kurti ka bërë pranimin “por tash po do që ta shpjegojë pranimin në formën më të dobët e politikanit ku nuk pranon kurrfarë përgjegjësie”.

“Kurti po do të thotë që kurrfarë përgjegjësie nuk kam, plani franko-gjerman na erdhi si merre ose leje. Ai ka thënë që po e përmirësoj procesin e dialogut”.

The post Ish-kryetari i VV-së: Kurti po mashtron me vetëdije, plani franko-gjerman është produkt i negocimit të tij appeared first on Albeu.com.

Eurodeputeti austriak: Plani franko-gjerman do të ketë kuptim vetëm nëse përfundon me njohje
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, këtë vikend ka qëndruar në Prishtinë.

Në një intervistë për tëvë1 politikani nga Austria ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Mandl e sheh si bazë të mirë planin franko-gjerman, megjithatë thotë se ky proces do të kishte kuptim vetëm nëse do të përfundonte me njohje reciproke.

“Është shumë mirë që po diskutohet për planin franko-gjerman, së paku ka diçka konkrete në tavolinë. Dialogu ka kuptim vetëm atëherë kur krijohen marrëdhënie të mira mes të dyja shteteve, dhe kjo duhet të bëhet përmes njohjes reciproke. Vetëm kështu do të kishte kuptim ky proces i dialogut”, ka thënë eurodeputeti austriak.

Politikani, thotë se befasohet kur dëgjon nga disa njerëz që kërkojnë nga Kosova të bëjë kompromise të tjera në dialog.

Sipas tij, Kosova tashmë ka dhënë shumëçka, dhe është Serbia ajo po e pengon shtetin më të ri në Evropë.

“Befasohem vazhdimisht kur dëgjojë nga disa njerëz që kërkojnë nga Kosova të jap diçka në dialog. Kosova tashmë ka dhënë shumëçka, këtë e tregon më së miri historia. Vetëm shikoni së fundmi shtyrjet e disa marrëveshje që janë bërë nga Qeveria e Kosovës.Është shumë e qartë nuk është Kosova që po e bllokon Serbinë, por Serbia Kosovën”, ka thënë Mandal.

Tutje, ai ka treguar një model që mund të merret si shembull për Asociacionin.

“Së pari, Kosova duhet të ketë kontroll të plotë mbi territorin e saj dhe kjo është shumë e rëndësishme për paqen. Sa i përket Asociacionit, dua ta përmend një shembull të mirë i cili është Tiroli Jugor. Nuk po them që ky model mund të kopjohet pikë për pikë, për mund të shërbej si shembull i mirë për Kosovën”, është shprehur ai.

Mes tjerash, Lukas Mandl, ka deklaruar qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza gjatë vitit të ardhshëm. /tëvë1

The post Eurodeputeti austriak: Plani franko-gjerman do të ketë kuptim vetëm nëse përfundon me njohje appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Boegrad: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman. Këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it.

Ai ka thënë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet Asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE. Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill. /GazetaExpress

The post Ambasadori i SHBA në Boegrad: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman appeared first on Albeu.com.

Gazeta serbe publikon 10 pikat e planit franko-gjerman: Prishtina dhe Beogradi i njohin njëra-tjetrës simbolet e dokumentet
Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit të kaluar iu dorëzua versioni i fundit, i përditësuar i propozimit franko-gjerman për marrëveshjen bazë që synohet të arrihet shpejt.

Gazeta serbe, Danas raporton se e ka siguruar këtë propozim përmes rrugëve diplomatike. Aty, sipas gazetës thuhet se Kosova dhe Serbia nuk mund ta përfaqësojnë palë tjetër në sferën ndërkombëtare.

“Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thuhet shprehimisht në propozimin me dhjetë pika.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument, i cili tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, por themelimi i tij mund të konkludohet në mënyrë indirekte, përmes anëtarëve të tjerë.

Kështu, në pikën 10 shkruhet: “Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”.

Teksti i propozimit “europian” të “marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, 20.1.2023:

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë për ta ruajtur paqen;

Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Europë;

Duke kuptuar se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kushte themelore për paqen;

Duke vepruar në bazë të fakteve historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, përfshirë çështjen e statusit;

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunimin e partive në dobi të popullit,

Është rënë dakord për sa vijon:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’i njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Të dyja palët do t’i mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian.

Neni 6

Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do ta vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët bien dakord që në të ardhmen do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Neni 7

Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Europës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese europiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverisë përkatëse.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe kontribuesve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme./express

The post Gazeta serbe publikon 10 pikat e planit franko-gjerman: Prishtina dhe Beogradi i njohin njëra-tjetrës simbolet e dokumentet appeared first on Albeu.com.

Kurti: Plani franko-gjerman bazë e mirë për bisedime, Serbia e refuzoi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”.

“… pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Kur u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka konsideruar këtë plan si “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por tha se Serbia e ka refuzuar atë, dhe se tash do të duhet që “të gjithë të merren me ta”.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së.

Më 11 dhjetor, Radio Evropa e Lirë raportoi se në këtë plan nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin të cilin e kishte siguruar REL-i thuhej se elementet kyçe të këtij propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë: respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kurti tha gjithashtu se vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është më shumë se e mirëpritur ngase vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i pushtimit rus të Ukrainës – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Chollet do ta vizitojë Kosovën më 11 janar, ndërsa Serbinë një ditë pas. /REL

The post Kurti: Plani franko-gjerman bazë e mirë për bisedime, Serbia e refuzoi appeared first on Albeu.com.

Plani franko-gjerman, Lajçak bëhet gati për vizitë në Prishtinë e Beograd, diskuton hapat e ardhshëm me Kurtin e Vuçiçin
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu raportohet se ka njoftuar zyra e Vuçiçit sot.

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve, raporton agjencia serbe e lajmeve, Fonet.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë./express/

The post Plani franko-gjerman, Lajçak bëhet gati për vizitë në Prishtinë e Beograd, diskuton hapat e ardhshëm me Kurtin e Vuçiçin appeared first on Albeu.com.