patronazhistet Archives - Albeu.com

Bardhi publikon pamjet: Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku, ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve
Këtë të mërkurë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka denoncuar sërish ministren Belinda Balluku, për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve të 11 Majit.

Këtë herë, Bardhi ka publikuar pamje të reja që i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnje, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo edhe votojnë ndaj tyre, me qëllim sipas Bardhit, që “produkti” i farsës elektorale të jetë 100% i kontrolluar.

Bardhi ngre shqetësimin se; “deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Denoncimi:

EPISODI 9 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Janë të pafundme rastet konkrete me zë dhe figurë që dëshmojnë zëvëndësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qarkun Fier me farsën elektorale të 11 majit të dirigjuar nga Belinda Balluku dhe bandaj e saj elektorale.

Pamjet e mëposhtme i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnje, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo edhe votojnë ndaj tyre, me qëllim që “produkti” i farsës elektorale të jetë 100% i kontrolluar.

Deri më tani kemi publikuar me qindra raste të shkeljes së fshehtësisë së votimit, votimit më shumë se një herë dhe presionit ndaj votuesve, të provuara nga pamjet filmike të vëna në dispozicion zyrtarisht nga KQZ, të cilat mund të administrohen lehtësisht nga Prokuroria.

Por, deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjasat duken që nuk do ta vënë as në të ardhmen, duke provuar fatkeqësisht edhe një herë se Edi Rama, Belinda Balluku dhe banditët e tyre elektoralë vepruan me syshkeljen e task forcës për krimet zgjedhore.

The post Bardhi publikon pamjet: Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku, ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve appeared first on Albeu.com.

Berisha: Balluku ka marrë rezultat në Fier si Assadi në Siri, laptopi i saj ka pasur gjithë dokumentet e patronazhistëve
Ditën e sotme, në një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, e ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e cila sipas tij ka qenë një garë e vdekur.

Ai u shpreh se në qarkun e Fierit, ku drejtuese politike e PS ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka pasur “patronazhim” për të joshur votuesit.

Sipas tij, një laptop i Ballukut ka pasur gjithë dokumentet se si “patronazhistët e saj, miklonin me punë e oferta për punë qindra dhe mijëra qytetarë në Fier”.

“Laptopi i Lubi Ballukut mbante gjithë dokumentet se si patronazhistët e saj miklonin me punëra e oferta për punë me qindra e mijëra qytetarë. Këta banues në qytetin e Fierit. Në Fier lubia me votat e diasporës ka marrë 92%, ka pasur ndikim si Assadi i Sirisë, i cili merrte 95% të votave në zgjedhje”.

The post Berisha: Balluku ka marrë rezultat në Fier si Assadi në Siri, laptopi i saj ka pasur gjithë dokumentet e patronazhistëve appeared first on Albeu.com.

Rama publikon pamjet, ja çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, ka publikur pamjet nga ajo që ai e quan “komanda” e patronazhistave.

“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti t’i them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, publikoi një video në rrjetet e tij sociale, ku i bëri thirrje shqiptarëve të dalin në votime nëse nuk e kanë bërë ende.

“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, detyrë shoqërore, patriotike. Votoni me qetësi dhe pak durim dhe me bindjet tuaja votoni”.

The post Rama publikon pamjet, ja çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama tha se patronazhistët bëjnë punë serioze, reagon Edi Paloka: Do të përgjigjen për çdo abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një…
Përmes një shënimi në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së Ramës se patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe, e se Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze.

Paloka ka theksuar se; “Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë”.

“Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet”, shkruan deputeti demokrat.

Postimi:

Në fakt patronazhistët shumë shpejt do ta kenë në ballë të gjithë.

Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet, pasi të ketë bërë xhiron e permjerjes mes shqiptarëve ashtu si babai i tij shpirtëror!

The post Rama tha se patronazhistët bëjnë punë serioze, reagon Edi Paloka: Do të përgjigjen për çdo abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një… appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar sërish përgjigjen ndaj komentuesve në “Sy m’sy”.

Edi Rama: Është krijuar një armatë me profile false edhe profile që administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë nga fundi i kënetës. Këneta është vetë një fund. Fundi është mos e pyet. Dje kemi pasur biseda interesante me grupet tona të punës, patronazhistëve, janë më të mobilizuar dhe të vendosur.

Kam besim që do ia dalin në qëllimin që i kanë vetes. Patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe. Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjëherë jetër, ndërsa të tjerët nuk e dinë se çfarë janë ata.

Këneta nuk është fjalë fyese, është fakt, realitet, dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike, që shfaqrt në formën e një uji të ndenjur, ku ma ha mendja që i bien dhe pak në qafë atyre speciave, në krahasim me speciet e kënetës sonë, kryejnë ca funksione. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë.

The post Edi Rama: Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze appeared first on Albeu.com.

Bardhi: 13 fitues te magjistratura në listën e patronazhistëve të Partisë Socialiste
Sipas opozitës, procedura problematike në Shkollën e Magjistraturës, mund të jetë e qëllimshme ku ka hedhur dyshime se Partia Socialiste, po nxit prurjet e militantëve të saj në mënyrë që nesër të kapë vendet bosh në sistemin e drejtësisë.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, deputeti Gazment Bardhi, tha se kishte bërë një verifikim të emrave, nga i cili kishin rezultuar se 13 prej “fituesve” ishin patronazhistë të Partisë Socialiste.

Për këtë, Bardhi kërkoi thirrjen në Komisionin e Ligjeve të drejtorit të shkollës, Arben Rakipi, një kërkesë që u kundërshtua nga deputetët socialistë.

“Ju keni një problem Majko që listën e patronazhistëve e keni publike, mjafton të gugëllosh emrat dhe po të deklaroj që një pjesë e tyre, 13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS. A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër që mund të jenë, nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë që nuk meriton të ketë karrierë, patjetër që meriton.

Futja e patronazhistëve në shkollën e magjistraturës është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi. Por po e mbaj tek parimi.

Nuk dua ta politizoj, por për mua është shumë me interes që konkursi i shkollës së magjistraturës praktikisht garanton sistemin për 20 apo 30 vitet në vijim të mos ketë asnjë hije dyshimi. Dhe kam të drejtën si deputet që të kërkojmë në një seancë dëgjimore një drejtues të institucionit shtetëror në rastin konkret drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për të na informuar për aq sa e lejon ligji.

Nuk po bëj përgjegjës askënd por kemi të drejtë të informohemi çfarë ka ndodhur me konkursin e magjistraturës. 13 persona janë në listë ne patronazhistëve të PS” u shpreh Bardhi.

Provimi për në shkollën e magjistraturës u anulua dy herë brenda ditës. Përveç kësaj numri i fituesve u shtua nga 79 u bë 121 dhe në orët e pasdites shkoi në 131 persona.

Pas këtyre zhvillimeve, është mbledhur Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, që sqaro se provimi u shty “nga pamundësia objektive dhe tërësisht teknike, për të shpallur menjëherë, pas vlerësimit elektronik me anë të pajisjes scantron, të listës së fituesve të fazës së parë të provimit të pranimit”.

The post Bardhi: 13 fitues te magjistratura në listën e patronazhistëve të Partisë Socialiste appeared first on Albeu.com.

Si tiranët e përdorin teknologjinë për të na spiunuar të gjithëve
Nga Parmy Olson “Bloomberg”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Përmes librit të tyre “Pegasus:Si spiuni që mbani në xhepin tuaj kërcënon fundin e privatësisë, dinjitetit dhe demokracisë”, gazetarët investigativë Laurent Richard dhe Sandrine Rigaud, shpjegojnë në detaje se si një kompani izraelite u dha qeverive në mbarë botën të përgjojnë fshehurazi telefonat celularë të qytetarëve. Në intervistën e dhënë për Blomberg, ata thonë se privatësia e të gjithëve është ende në rrezik, dhe se nga kjo po përfitojnë të gjithë pushtetarët sidomos udhëheqësit autokratë dhe diktatorët.

Ju jeni bashkautorët e një libri të ri që rrëfen historinë e “Pegasus”, një program përgjimi shumë i fuqishëm, i zhvilluar nga kompania izraelite e sigurisë kibernetike “NSO Group”. Vitet e fundit, kjo teknologji u ble nga një sërë qeverish në mbarë botën, gjë që i dha atyre qasje shumë të lehtë në telefonat celularë të çdo qytetari pa dijeninë e tyre. Në vitin 2020, një burim sekret i zbuloi ekipit tuaj të gazetarëve investigativë në Paris një liste më 50.000 numra telefoni që donin të përgjonin klientët e NSO Group.

Midis emrave në listë ishin presidenti francez Emmanuel Macron, disidenti saudit Jamal Khashoggi dhe një grup gazetarësh, përfshirë kolegët tuaj. Cila është ideja qendrore e këtij libri?

Laurent Richard:Kur patëm qasje në këtë listë, ne zbuluam për herë të parë fytyrat e vërteta të viktimave të mbikëqyrjes kibernetike. Ne treguam se si këto teknologji janë keqpërdorur masivisht nga aktorët shtetërorë kundër gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut, avokatëve, kundërshtarëve politikë. Po ashtu treguam sesi Pegasus u bë një lloj mjeti magjik për tiranët dhe diktatorët që të mbanin nën mbikëqyrje disidentët dhe çdo lloj njeriu që mund të sfidonte pushtetin e tyre.

Sandrine Rigaud:Është thelbësore që lexuesit ta kuptojnë fuqinë e këtij programi. Ai mund të depërtojë tek gjithçka që keni në telefonin tuaj, dhe e bën këtë në një mënyrë krejtësisht të padukshme. Dhe nuk ka nevojë që ju të bëni ndonjë veprim të gabuar apo të klikoni mbi ndonjë link që përmban viruse.

Mendoni se çfarë gjendet në telefonin tuaj – rezultatet e kërkimeve tuaja në Google, fotot personale, listën tuaj të kontakteve, vendndodhjen tuaj, fjalëkalimet tuaja. Të gjithë mund ta kuptojnë se sa i rrezikshëm mund të jetë ky lloj spyware në duart e diktatorëve dhe regjimeve autoritare. Imagjinoni se si mund të përdoret ai për t’u mbyllur gojën e gazetarëve dhe kundërshtarët politikë. Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë atë një kërcënim të madh kundër demokracisë.

Si ishin ditët e para kur ju ra në duar lista me 50.000 emra, dhe më pas e kuptuat se sa e rëndësishme ishte kjo?

Laurent Richard:Si gazetar, ky është një rast që ju vjen vetëm një herë në jetë. Një sasi e madhe numrash telefoni të personave, që ishin potencialisht në shënjestër, kishte rënë në duart tona dhe asnjë nga viktimat nuk ishte në dijeni të kësaj. Por ai moment ishte vetëm fillimi, sepse nuk mjaftonte vetëm rrjedhja e informacioni dhe lista.

Na duheshin prova. Gjatë investigimit tonë, ne ishim në gjendje të vërtetonim se mijëra njerëz ishin vërtet të prekur, dhe se ky program përgjimi po merrte nën kontroll komunikimet e shumë disidentëve politikë dhe gazetarëve në mbarë botën. Dhe ne ishim në gjendje të vërtetonim se ky keqpërdorim ishte një problem global, sepse kjo industri nuk është fare e rregulluar nga ndonjë ligj.

Cilat ishin sfidat më të mëdha me të cilat u përball secili prej jush gjatë kërkimit dhe shkrimit të këtij libri?

Sandrine Rigaud:Kur je duke hetuar keqpërdorimin e softueri më të rrezikshëm që ekziston aktualisht në botë, në një moment duhet të supozosh se do të jesh edhe vetë në shënjestër. Po ashtu ne i kontaktonim dhe paralajmëruam njerëzit që jetonin nën regjime autoritare dhe që ndoshta po spiunoheshin. Por si mund të kontaktonim ata njerëz nëse nuk mund të përdornim telefonin dhe nuk mund të udhëtonim për t’i takuar personalisht për shkak të Covid? Këto ishin disa nga sfidat me të cilat u përballëm.

Laurent Richard:Kur filluam nga puna, bëmë kërkime në mbi më shumë se 10 vende që  kishin blerë softuerin Pegasus. Disa prej tyre ishin shumë të rrezikshme. Nuk donim që të ishim të radhës në listë. Nëse një person në grupin tonë do të ishte duke u përgjuar nga Pegasus, atëherë projekti do të ekspozohej. Do të kishte përfunduar menjëherë.

Pse keni përdorur mekanizma mbrojtës kundër tij?

Sandrine Rigaud:Për arsye sigurie nuk mund të shpjegojmë në mënyrë specifike mjetet që u detyruam të përdornim. Por ishte e qartë se nuk mund të përdornim më telefonat tanë dhe as kompjuterat tanë. Sa herë që diskutonim ndonjë gjë me një nga burimet tona, duhej të siguroheshim që në dhomë apo kudo rreth nesh nuk kishte pajisje përgjimi.

Është pak e çuditshme kur kontakton dikë dhe i kërkon që të lërë celularin e tij në dhomën tjetër. Ata mund të mendojnë se jeni paksa paranojak, por më pas e kuptojnë shumë shpejt se sa serioze është kjo çështje dhe pse është kaq e rëndësishme.

Teksa po lexoja këtë libër, vazhdova të pyesja veten pse “NSO Group” nuk vinte kushte më të forta për klientelën e saj. Cilët ishin faktorët kryesorë që në fund çuan në keqpërdorimin dhe abuzimin e Pegasus?

Laurent Richard:Kur i shet softuerin një vendi si Azerbajxhani apo Arabia Saudite, e di që klienti ka një histori shumë të errët sa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut. Narrativa zyrtare e NSO është se ajo ka një bord të etikës, disa këshilltarë dhe një politikë të të drejtave të njeriut.

Fakti që ka diçka të tillë duket shumë ironike…

Laurent Richard:Ashtu është. Dhe kur NSO shet Pegasus, i thotë klientit “Ne nuk do t’i dimë asnjëherë objektivat tuaja. As që duam ta dimë por as nuk ka një mënyrë teknike për ta mësuar këtë”. Në të njëjtën kohë, ata shtonin: “Por nëse ka ndonjë lloj keqpërdorimi dhe njerëzit shënjestrohen në mënyrë të pahijshme, nëse programi përdoret kundër njerëzve që nuk janë terroristë apo kriminelë, ne do të hetojmë”. Por si mund të hetoni nëse nuk e dini se cilët janë objektivat? Po ashtu nuk ka fare transparencë mbi mënyrën sesi qeveritë mund ta përdorin këtë mjet, sepse e gjitha klasifikohet si çështje e sigurisë kombëtare.

Kur njerëzit mendojnë për spiunët, mendja u shkon tek agjencitë qeveritare. Por qeveritë ua kanë dhënë gjithnjë e më shumë mbikëqyrjen kontraktorëve privatë. Pse është rritur kaq shumë ky treg për kontraktorët si NSO?

Sandrine Rigaud:Që nga viti 2015, përgjimi i smartfonëve është shndërruar në një mjet shumë efikas mbikëqyrje për disa regjime. Kjo po krijon goxha kërkesë në treg. Për momentin, NSO ofron ndoshta mjetin më të sofistikuar, Pegasus. Por ekzistojnë edhe softuerë të tjerë të këtij lloji. /albeu.com

The post Si tiranët e përdorin teknologjinë për të na spiunuar të gjithëve appeared first on Albeu.com.

Patronazhistët i shkruajnë (në telegram) hakerave iranianë
Nga Lutfi Dervishi

Vëmendja që keni marrë në Shqipëri dhe përtej saj këto ditë është krejt e pamerituar.

Të gjithë po flasin për ju a thua se çfarë keni bërë.

Të dhënat që ju i keni nxjerrë në shitje, ne i kemi patur prej 18 muajsh. Madje kemi më shumë të dhëna se ju. Madje ju keni marrë vetëm një pjesë të të dhënave që kemi.

Jeni përpjekur me muaj të tërë, por nuk ja keni dalë të keni pagat e shqiptarëve. Ne i kemi ato të detajuar, madje kemi edhe punëdhënësit strategjikë që kanë paguar punëtorët nën minimumin e parashikuar nga ligji shqiptar.

Jeni rrekur të merrni adresat e banimit. Nuk ja keni dalë dot. Ne i kemi të përditësuar orë pas ore. Keni kërkuar targat e makinave dhe nuk ja keni dalë. Ne i kemi të gjithë targat shqiptare dhe madje edhe të hujave që vijnë në Shqipëri.

Ju mburreni se keni sistemin TIMS dhe kontrolloni se kush hyn e kush del nga Shqipëria. Ne, kemi më shumë se ju. Kemi edhe emrat e të gjithë atyre që po ikin në Angli në rrugë ilegale pa lënë gjurmë në sistemin TIMS.

Edhe po t’i merrni pagat, targat, adresat, vendet e punës, ne kemi diçka që ju nuk do ta hakeroni dot kurrë.

Ju bashkë me rusët harxhoni miliona euro për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve perëndimore. Ne e dimë rezultatin e zgjedhjeve pa u bërë votimet. Ne e dimë për kë votojnë shqiptarët. Ne dimë se çfarë mendojnë shqiptarët.

Ju, pas disfatës që keni pësuar 10 vite më parë nga Mossad-i, keni vrarë trurin për t’u bërë hakera profesionistë. Keni thartuar trutë me studime. Po ju themi se ne nuk marrim vesh, si i thonë nga hakerimi, nga teknologjia informacionit, nga sulmet kibernetike, por pa ditur asgjë nga elektronika, interneti, viruset dhe kibernetika ne kemi të gjithë të dhënat e AKSH-it.

Ju, keni nxjerrë të dhënat e AKSH-it në shitje për 400 dollarë. Hiqni dorë se nuk do të shisni asnjë kopje. Ne nuk do t’iu ulim pazarin, por do të bëjmë që ju të mos merrni asnjë cent, asnjë bitcoin asgjë prej gjëje. Ne i ofrojmë falas këto të dhëna.

Na vjen keq për ju se jeni munduar dhe jeni zbuluar faqe gjithë shqiptarëve dhe mbarë rruzullit tokësor. Tani gjithë bota e di se kush jeni. Në Shqipëri janë botuar portretet e katër prej jush.

Asnjë prej nesh nuk është identifikuar. Nuk na gjejnë jo portalet, por as vetë Google. Këta jemi ne.

Ju keni mbetur jetim. Ju nuk ju del për Zot askush. As Ajatollahu. Ne na ka dale për zot dora vetë i pari i vendit, Kryeministri i Shqipërisë.

E fundit, por jo nga rëndësia.

Po ju paralajmërojmë.

Hiqni dorë nga tentativa për shitje të dhënash personale të shqiptarëve. Databaza e të dhënave të AKSH-it është prona jonë intelektuale. Për t’u bindur për këtë po ju vemë në dispozicion deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë gjatë fushatës elektorale, si dhe një kopje të të dhënave që tregon se ne i kemi patur ato të dhëna para jush.

Ju bëjmë me dije se databaza e të dhënave tona mbrohet nga ligji në Shqipëri dhe direktiva europiane për tregtinë elektronike.

Pa respekt për ju

Grup Patronazhistësh

The post Patronazhistët i shkruajnë (në telegram) hakerave iranianë appeared first on Albeu.com.

S’ka më “patronazhistë”, çfarë thotë ligji i ri
Duket se “patronazhistët” nuk do të ekzistojnë më gjatë fushatave elektorale.

Kjo pasi ligji i ri “për mbrojtjen e të dhënave personale” u ndalon partive politike që të përdorin të dhënat e shqiptarëve. Duke u nisur nga skandali i “partonazhistëve” me rregullimin e ligjit të ri partitë politike nuk e kanë më “kënaqësinë” që të përdorin të dhënat, përveçse të anëtarëve të tyre.

“Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur: është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave”, thuhet në nenin 9, pika 2 shkronja d e projektligjit.

Kujtojmë se databaze i “patronazhistëve” u publikua pak para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021 dhe përmbante të dhënat (ID number, nr celular, kontakte) të vjedhura të 910 mijë votuesve në vend.

Gjatë kësaj kohë dolën të dhënat personale të mijëra qytetarëve, si dhe targat e makinave të shumë të tjerëve./albeu.com/

The post S’ka më “patronazhistë”, çfarë thotë ligji i ri appeared first on Albeu.com.

“Patronazhistët” reagon Tabaku : Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me rastin e “patronazhistëve” dhe përdorimit të të dhënave të qytetarëve për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku tha se përdorimi i të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale përveçse është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut edhe çdo gërme dhe frymës së kushtetutës

Deputetja demokrate ngriti shqetësimin se PS edhe sot nuk është vendosur përpara përgjegjësisë por se vijnë sulmet ndaj mediave të cilët nxorrën në pah dhe raportuan skandalin.

“Patronazhistët apo krimi me të cilin krenohen fajtorët

Përdorimi i të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale përveçse është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut edhe çdo gërme dhe frymës së kushtetutës. Mbetet një nga krimet më të mëdha në vend sidomos përdorimi i të gjithë informacionit shtetëror për të vendosur nën presion votuesit, për të kërcënuar bizneset dhe kjo solli deformimin e votës dhe rezultatit të 25 prillit 2021!

Ende sot subjekti përgjegjës, pra Partia Socialiste, nuk është vendosur përpara drejtësisë por nga ana tjetër padrejtësisht sulmohet media që vuri në pah skandalin!

Një metodë antiligjore dhe antikushtetuese ka njollosur proçesin demokratik të zgjedhjeve, ka promovuar pandëshkueshmërinë edhe jo vetëm! Tanimë procesi integrimit komplikohet sepse akuzat e deridjeshme janë fakte!

Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë e të dhënave personale që keqpërdoren sistematikisht nga PS dhe që përbëjnë një nga shkeljet më të mëdha të demokracisë dhe privacisë që për këdo është e shenjtë!”, ka shkruar ajo.

The post “Patronazhistët” reagon Tabaku : Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë appeared first on Albeu.com.