pasuri te palujtshme Archives - Albeu.com

FMN e shqetësuar për një flluskë në pasuritë e paluajtshme?!
Si asnjëherë tjetër, raporti i fundit i Fondit Monetar për Shqipërinë (FMN), i ka kushtuar vëmendje të lartë ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar rreziqet që mund të ketë një kthesë në rënie në ecurinë e çmimeve dhe implikimet për sektorin financiar e bankar.

Zhvillimet në tregun e pasurive të palaujtshme, shtrenjtimi i çmimeve, rritja e interesave, rritja e kreditimit për këtë sektor nga bankat dhe hyrja e flukseve të huaja përmendjen disa herë në raport.

FMN thekson se ekonomia është e ndjeshme ndaj një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, pasur parasysh kontributin në rritje të sektorit në ekonomi dhe ekspozimin në rritje të bankave.

Bordi i Drejtorëve të FMN-së e vuti thekson në rëndësinë e rritjes së vigjilencës ndaj stabilitetit financiar të politikëbërësve, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe të aktiviteteve të pasurive të paluajtshme.

“Mbikëqyrja do të duhet të ndjekë rritjen e huadhënies bankare, veçanërisht huadhënien në valutë, dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme, dhe të ndërmarrë veprime sipas nevojës për të frenuar çdo rrezik të tepruar”, thuhet në raportin e FMN-së.

FMN rekomandon që të adresohen mangësitë e rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet dhe të garantohet një mbikëqyrje e zgjeruar e ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar. Sektori po bëhet një kanal i rëndësishëm për lidhjet makro-financiare, duke pasur parasysh kontributin e tij në rritje në aktivitetet ekonomike dhe rritjen e financimit nga bankat dhe flukset e huaja. Vrojtimet e BSH-së tregojnë gjithashtu një rritje të shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, thotë FMN.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit të BSH-së, mungesat e konsiderueshme të të dhënave ende pengojnë monitorimin dhe identifikimin në kohë të rreziqeve të mundshme. “Mungesa e të dhënave të besueshme e pengon BSH-në të monitorojë siç duhet rritjen me ritme të shpejta në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të zhvillojë politika makroprudenciale përkatëse”, thekson FMN.

FMN thekson se Shqipëria duhet të përshpejtojë përpjekjet për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave) dhe të vazhdojë të riafirmojë angazhimin e saj ndaj një kuadri të fortë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një prej rekomandimeve është shtimi i përpjekjeve për të kryer inspektime të bazuara në rrezik të njësive të biznesit profesionale dhe jo financiare – duke përfshirë kompanitë e ndërtimit dhe agjentët e pasurive të paluajtshme.

Në grafikët e FMN-së (shih figura 9 në fund) jepet rritja e kontribuitit të ndërtimit në ekonomi vitet e fundit, shtimi i ndjeshëm i huadhënies për ndërtim dhe pasuri të paluajtshme nga viti 2019, megjithëse normat e interesit po shtrenjtohen. Po ashtu dhe tendenca e çmimeve është në rritje të shpejtë./Monitor

The post FMN e shqetësuar për një flluskë në pasuritë e paluajtshme?! appeared first on Albeu.com.

FMN: Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, jo amnistisë, kujdes pasuritë e paluajtshme
Sipas deklaratës së sapopublikuar, pas një rimëkëmbjeje të fortë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka ruajtur vrullin pozitiv pavarësisht tronditjes së ekonomisë globale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Rritja reale e PBB-së pritet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2022, si pasojë e aktivitetit të fortë në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime. Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e mbështetjes së politikave. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind nga mesi i vitit 2024, teksa çmimet ndërkombëtare të mallrave të stabilizohen, politikat fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja të ngadalësohet.

Borxhi i qeverisë së përgjithshme pritet të bjerë më tej në nën 70 për qind të PBB-së në fund të vitit 2022, i ndihmuar nga rritja e vazhdueshme ekonomike dhe një deficit i pritshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Në mungesë të goditjeve të reja, borxhi pritet të vijojë reduktimin, duke arritur në rreth 64 për qind të PBB-së në vitin 2027, por nevojat për financim bruto do të mbeten të konsiderueshme. Sistemi financiar i ka përballuar relativisht mirë goditjet e njëpasnjëshme dhe kreditimi për ekonominë ka vazhduar.

FMN thekson se perspektiva është subjekt i pasigurisë së konsiderueshme. Rreziqet ndaj rritjes janë në kahun e poshtëm, ndërsa ato ndaj inflacionit në kahun e sipërm. Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimit dhe energjisë janë një rrezik kryesor, veçanërisht nëse ato shkaktojnë një raund tjetër rritjeje dhe trazira sociale. Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej negativisht mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes. Një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. Rreziqet zbuten në një farë mase nga niveli i lartë i rezervave valutore të Shqipërisë.

Ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, rreziqet zbuten nga niveli i duhur i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë.

Në vlerësimin e Bordit Ekzekutiv, FMN thekson se drejtorët ekzekutivë përgëzuan autoritetet për reagimin e tyre vendimtar të politikës ndaj goditjeve të shumta që nga viti 2019 dhe mirëpritën rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike. Duke vënë në dukje se rreziqet janë anuar në kahun e poshtëm, drejtorët theksuan nevojën për një politikë të kujdesshme dhe vigjilencë për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe për të adresuar dobësitë, duke zbatuar reforma për të promovuar një rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të gjelbër dhe për të adresuar dobësitë e qeverisjes.

Drejtorët mirëpritën planin e autoriteteve për të arritur një ekuilibër primar në vitin 2023 dhe theksuan nevojën për një konsolidim fiskal afatmesëm më ambicioz, i mbështetur nga një strategji e shëndoshë afatmesme e të ardhurave, e cila duhet të finalizohet dhe zbatohet pa vonesa të mëtejshme. Përpjekje të tilla do të ndihmonin në rindërtimin e amortizatorëve të politikave, do të ndihmonin në uljen e inflacionit dhe do të lehtësonin rregullimin e bilanceve të transaksioneve me jashtë. FMN rekomandon që mbështetja fiskale për shtresat vulnerabël duhet të jetë e përkohshme dhe e synuar, duke shfrytëzuar plotësisht kuadrin ekzistues të mbrojtjes sociale.

Drejtorët bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal. Partneritetet publike-privat dhe kornizat e menaxhimit të investimeve publike duhet të përafrohen dhe të integrohen plotësisht në ciklin buxhetor. Drejtorët paralajmëruan gjithashtu kundër amnistisë së propozuar tatimore duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave.

Drejtorët inkurajuan Bankën e Shqipërisë (BSH) të vazhdojë normalizimin e politikës monetare të mbështetur nga të dhënat, në kushtet e presioneve të vazhdueshme inflacioniste, duke ruajtur fleksibilitetin e kursit të këmbimit. Ata treguan gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme. Drejtorët mbështetën përpjekjet e vazhdueshme të BSH-së për të përmirësuar rregullimin dhe mbikëqyrjen financiare dhe për të rritur rezervat e kapitalit. Prania e bankave me aksione të konsiderueshme nga individë dhe grupe jofinanciare kërkon gjithashtu vigjilencë të shtuar në mbikëqyrje.

Drejtorët theksuan se avancimi i reformave strukturore do të jetë kritik në zhbllokimin e potencialit të rritjes së Shqipërisë dhe mirëpritën hapjen e diskutimeve të pranimit në BE, të cilat duhet të kontribuojnë në progresin e reformave. Në këtë drejtim, drejtorët bënë thirrje për progres të qëndrueshëm në reformat në drejtësi dhe antikorrupsion dhe theksuan rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e FATF. Luftimi i informalitetit do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit. Duke vënë në dukje makrokriticitetin e ndryshimeve klimatike, ata theksuan nevojën për përpjekje të bashkërenduara përshtatjeje brenda kornizës buxhetore.

Drejtorët ranë dakord se kapaciteti i Shqipërisë për të shlyer fondin është i mjaftueshëm dhe nuk panë nevojë për një zgjatje të Vlerësimit të Pas-Financimit përtej shkurtit 2023.

The post FMN: Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, jo amnistisë, kujdes pasuritë e paluajtshme appeared first on Albeu.com.

Si oligarkët “e arratisur” rusë tani po blejnë prona të shtrenjta në Dubai
Ekipi i kompanisë së pasurive të paluajtshme në Dubai , Mira Estate ka “miliona” arsye për të festuar.

Tregu i pasurive të paluajtshme luksoze regjistroi një rritje 100% nga viti në vit në shitjet ndaj oligarkëve nga Rusia dhe vendet e ish-BRSS në gjysmën e parë të 2022.

Shitjet e pronave nga Mira Estate, e cila është e specializuar në këtë klientelë të veçantë, u dyfishuan, me fitime prej  2 miliardë dirhemë (500 milionë dollarë ), sipas shifrave zyrtare të kompanisë.

Ish-pronari i Chelsea FC , Roman Abramovich dhe një bashkëpunëtor i njohur i presidentit rus Vladimir Putin , thuhet se tashmë po mendon të blejë një pronë në zonën Palm Jumeirah , arkipelagun e njohur artificial në formë palme. Avioni privat i miliarderit, me vlerë 350 milionë dollarë, mbetet i konfiskuar në një aeroport të Emirateve të Bashkuara Arabe pas një vendimi të SHBA.

Shmangia e dënimeve

Fluksi i blerësve nga Rusia dhe vendet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) , një grup prej 9 ish-vendesh të ish-BRSS, i kanë dhënë një nxitje dramatike sektorit të pasurive të paluajtshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe sanksione kundër Rusisë.

Edhe pse shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisw dhe kanë sekuestruar asetet e oligarkëve miqësorë të Putinit, Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten “të hapura për biznes”.

“Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i sanksioneve kanë çuar oligarkët e pasur rusë dhe të CIS në Dubai,” tha CEO i Mira Estate, Tamara Getigezheva , duke shtuar se “këta miliarderë po zgjedhin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po rrisin kërkesën për pasuri të paluajtshme luksoze”.

Duhet të theksohet se shitjet e pronave në Dubai u rritën me 45% nga viti në vit në prill dhe me 51% në maj , sipas Departamentit të Tokës së Dubait.

Duke u rikuperuar nga rënia e fundit e kërkesës gjatë pandemisë, distrikti luksoz i Dubait po regjistron rritje të qëndrueshme pasi ekonomia “u hap” dhe masat për të luftuar koronavirusin u lehtësuan. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe zgjeruan programin e vizave për banorët dhe punëtorët afatgjatë, ndërsa nënshkroi një marrëveshje historike me Izraelin dhe shfuqizoi disa ligje fetare dhe sociale.

Zgjedhja për neutralitetin gjeopolitik në një kohë kur shumica e ekonomive të zhvilluara po mbyllin dyert për Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, ka përfituar Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat tashmë kishin një reputacion si një parajsë fiskale dhe sekrete.

Një destinacion për të paktët

Kompania e pasurive të paluajtshme në Dubai, Betterhomes , sipas sondazhit të saj të fundit, zbuloi se rusët zunë vendin e 5-të në renditjen e blerësve të huaj të pronave në tremujorin e parë të vitit. Firma me qendër në Londër Henley & Partners , nga ana e saj, njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë në qendër të interesit për “të paktët” këtë vit, duke tërhequr 4000 milionerë të rinj në vend . Në të njëjtën kohë, Rusia pritet të “humbë” 15,000 milionerë .

“Prona në Emiratet e Bashkuara Arabe është bërë një domosdoshmëri për portofolin e çdo milioneri,” tha Philippe Amarante , ekzekutiv në Henley & Partners.

Preferencat

Në të njëjtën kohë, tashmë janë krijuar tendenca të qarta në lidhje me preferencat e oligarkëve rusë.

“Rezidencat luksoze, veçanërisht pranë detit me një pamje të bukur janë preferenca e parë e oligarkëve,” tha Tahir Majithia , një ekzekutiv në Prime Capital në një intervistë të fundit me CNBC .

Këta investitorë po zgjedhin si blerjet e pronave rezidenciale ashtu edhe ato me qira, sipas Majithia. Të ashtuquajturat “marrëveshje bllok” , ku një investitor i pasur blen kate të tëra ose prona të shumta, janë të zakonshme. Çmimi mesatar dysheme i një prone luksoze kushton midis 7 dhe 10 milionë dollarë, në varësi të vendndodhjes dhe madhësisë së saj.

Shumë oligarkë rusë po zgjedhin të blejnë në kriptovaluta , pasi shumë kompani të pasurive të paluajtshme në vend i pranojnë ato si një mjet pagese.

Pastrim parash

Si aktivistët ashtu edhe rregullatorët në shumë pjesë të botës akuzojnë Dubain se i ndihmon këta oligarkë të pastrojnë paratë e tyre “të pista” . Bill Crowder ka bërë thirrje që vendi të shtohet në një “listë të zezë” të institucioneve financiare, ndërsa një grup deputetësh akuzuan qeverinë e vendit për “lehtësimin e pastrimit masiv të parave”, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj oligarkëve rusë që ikën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërkombëtare kundër pastrimit të parave, e shtoi vendin në “listën e saj gri” në mars. Si rezultat, organizata përkatëse e vendit siguroi rregullatorët se po bën gjithçka për të luftuar aktivitetet e paligjshme të këtij lloji.

Sido që të jetë, ekonomia e Emirateve të Bashkuara Arabe aktualisht po përjeton rritje të konsiderueshme.

Sipas manjatit të pasurive të paluajtshme të vendit Hussain Sajwani dhe deklaratave të tij të fundit në CNBC, “Jam i sigurt se shumë rusë mund të përpiqen të zgjidhin problemet me të cilat përballen, por Dubai është ai që do të dalë, në fund, fitues. . Unë do t’ju them vetëm se sanksionet perëndimore shqetësojnë shumë njerëz, por nëse paratë që derdhen në vend janë të ligjshme, atëherë ne mund të vazhdojmë vetëm aktivitetet tona të biznesit si normale.”/albeu.com

The post Si oligarkët “e arratisur” rusë tani po blejnë prona të shtrenjta në Dubai appeared first on Albeu.com.

Bashkitë, në çengelin e “betonit”, 750 milionë euro ndërtime në Tiranë në vitin 2021
Varësia e buxheteve bashkiake po rritet nga viti në vit nga të ardhurat që burojnë nga lejet e ndërtimit, duke rrezikuar qëndrueshmërinë afatgjatë të buxhetit vendor. Situacioni buxhetor i vitit 2021 tregon se në krahun e shpenzimeve shpenzimet operatove dhe ato të personelit po rriten në mënyrë të pakontrolluar, teksa investimet po shfaqin problematika

Bashkitë në të gjithë vendin bënë hapa para në drejtim të rritjes se të ardhurave gjatë vitit 2021, por buxhetet e tyre, sidomos Tirana, rritën varësinë nga prurjet prej Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë që vilet mbi ndërtimit e reja, prurje që nuk është e garantuar në afat të gjatë.

Në krahun e shpenzimeve pushteti vendor shfaqi dobësi në investime dhe rriti shpenzimet e personelit të cilat arritën rekorde për shkak të fryrjes së stafeve edhe pse efektet e transferimit të funksioneve nga pushteti qendror me reformën territoriale thuajse kane përfunduar.

Një analizë Co Plan për ecurinë e situacionit buxhetor të pushtetit vendor në vitin 2021 gjeti se pavarësisht rritje së burimeve financiare, kënaqësia e qytetarëve për shërbimet bashkiake ka pësuar rënie.

Analiza tregoi se, përballja me dy fatkeqësi natyrore të njëpasnjëshme gjatë viteve 2019-2020 nga një anë nënvizoi rëndësinë e bashkive në jetën e komuniteteve që ato përfaqësojnë, në anën tjetër nxori në pah dobësitë strukturore të tyre: 61 bashkitë në Shqipëri janë shumë të ndryshme ndërmjet tyre, nuk kanë autonomi financiare apo janë të varura financiarisht nga transfertat ndërqeveritare, nuk kanë një mekanizëm financiar funksional për përballimin situatave të emergjencave dhe aftësitë ripërtëritëse pas tyre vlerësohen të ulëta.

Për pasojë, bashkitë vlerësohet të jenë të ekspozuara ndaj goditjeve të papritura të brendshme dhe të jashtme të cilat materializohen shumë shpejt në treguesit e të ardhurave dhe të shpenzimeve. Në mënyrë simetrike edhe reagimi i bashkive në kahun ripërtëritës duket të jetë i shpejtë, bazuar në ecurinë e treguesve kryesorë financiarë për vitin 2021.

Të gjitha burimet financiare të pushtetit lokal duke përfshirë transfertat buxhetore gjate vitit 2021 ishin rreth 100 miliardë lekë, nga të cilat 29 miliardë lekë të ardhura nga burimet e veta.

Rritet pesha e të ardhurave nga burimet vendore

Rëndësia e qeverisjes vendore vlerësohet të jetë rritur bazuar në ecurinë e treguesve të burimeve financiare të bashkive (totale, të disponueshme dhe nga burimet e veta vendore) ndaj PBB-së nominale në pesë vitet e fundit.

Treguesi i të ardhurave nga burime të veta vendore ndaj PBB-së nominale rezulton të jetë rritur me 0.2 pikë përqindjeje nga 1.5% në vitin 2020 në rreth 1.7% në fund të vitit 2021.

Rritja ndër vite e shënuar në këtë tregues vlerësohet të jetë ndikuar nga dy elementë kryesorë: rritja e nivelit të taksave vendore (veçanërisht taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (TNI) dhe taksa e ndërtesës), rritja e nivelit të tarifave vendore dhe përmirësimi në mbledhjen e tyre veçanërisht në zonat urbane (duke përdorur si agjentë tatimorë ndërmarrjet e UK-ve).

Ky përmirësim nuk është i shtrirë në të gjitha bashkitë në vend, përkundrazi udhëhiqet nga ecuria e të ardhurave të regjistruara në bashkinë Tiranë dhe konkretisht, nga të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Treguesi i të ardhurave të disponueshme ndaj PBB-së nominale gjithashtu rezulton të jetë përmirësuar nga viti në vit duke shënuar një nivel prej rreth 3.4% në fund të vitit 2021 nga rreth 3.2% që vlerësohej në vitin 2020.

Të ardhurat vendore, rritje me 27%, Mirdita dhe Kuçova më mirë, Puka dhe Lushnja më keq

Të ardhurat nga burimet e veta vendore (të ardhurat nga taksat, tarifat dhe të ardhura të tjera) janë një element thelbësor për një qeverisje të mirë dhe të pavarur të bashkive. Mesatarisht, kjo kategori të ardhurash përfaqësoi rreth 27% të burimeve financiare të bashkive gjatë periudhës 2010 – 2020.

Në fund të vitit 2021, të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan rreth 29% të burimeve totale, vlerë kjo rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Në terma nominalë 61 bashkitë në vend mblodhën rreth 29 miliardë lekë në vitin 2021, në rritje me rreth 22% krahasuar me nivelin e mbledhur në vitin 2020.

Përjashtuar Bashkinë e Tiranës (e cila mbledh rreth 57% të të ardhurave nga burimet e veta vendore 2021), kjo kategori të ardhurash shënoi rritje me rreth 24% në terma vjetorë. Zgjerimi i të ardhurave nga burimet e veta vendore rezulton të ketë ndodhur në rreth 82% të bashkive (apo 50/61 bashki) dhe të luhatet në një interval nga rreth +1% deri në +91%. Ndër to, në rreth 86% të bashkive (43/50 bashki) rritja e të ardhurave rezulton të jetë mbi 10% në terma vjetorë.

Në bashkitë Mirditë dhe Kuçovë u shënua rritja më e theksuar në të ardhurat nga burimet e veta vendore me rreth 91% në terma vjetorë ndjekur nga bashkia Mallakastër me rreth 89%.

Në bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Himarë norma e rritjes së të ardhurve vendore ishte mbi 70% gjatë vitit 2021. Në bashkitë Finiq, Kamëz, Tepelenë, Tropojë, Këlcyrë dhe Has norma e rritjes së të ardhurave nga burimet e veta vendore luhatet në intervalin 50-65%. Në bashkinë Durrës, të ardhurat nga burimet e veta vendore shënuan rritje me rreth 48% në terma vjetorë.

Rritja vjetore e të ardhurave nga burimet e veta në bashkitë Korçë, Gramsh, Divjakë, Selenicë, Rrogozhinë, Bulqizë, Vlorë dhe Kavajë luhatet në intervalin 30 – 39%.

Në bashkitë Belsh, Tiranë, Kolonjë, Dibër, Devoll, Libohovë dhe Roskovec luhatet në intervalin 20 – 26%. Në bashkitë Cërrik, Maliq, Shkodër, Librazhd, Konispol, Berat, Dimal, Klos, Pogradec, Pustec, Përrenjas, Dropull, Mat, Malësi e Madhe dhe Gjirokastër luhatet në intervalin 10% – 20%dhe në bashkitë Vau i Dejës, Elbasan, Shijak, Sarandë, Krujë, Fier dhe Patos norma vjetore e rritjes së të ardhurave nga burimet e veta vendore është nën 10%.

Në të kundërt, të ardhurat nga burimet e veta vendore shënuan rënie në 11 nga 61 bashki në vend, duke shënuar tkurrjen më të lartë vjetore në bashkinë Pukë me -32% dhe më të ultë në bashkinë Lushnje me rreth -1%.

Sipas kategorive, kontributin kryesor në zgjerimin e të ardhurave nga burimet e veta vendore e dhanë të ardhurat nga taksat vendore (+13 pikë përqindje). Të ardhurat nga taksat vendore përfaqësuan rreth 62% të të ardhurave nga burimet vendore dhe shënuan rritje vjetore me 20%. Kontribut pozitiv (me rreth 9 pikë përqindje) dhanë dhe të ardhurat nga tarifat vendore të cilat përfaqësojnë rreth 37% të totalit të të ardhurave nga burimet vendore (dhe shënuan rritje me rreth 24%).

Të dyja këto kategori të ardhurash vlerësohet të jenë rikuperuar me ritme të përshpejtuara përgjatë vitit 2021 nga frenimi që shënuan në vitin e mëparshëm. Peshë dhe kontribut të ulët pozitiv në ecurinë e përgjithshme të të ardhurave nga burimet e veta vendore luajtën të ardhurat nga burime të tjera vendore.

Analiza e të ardhurave sipas bashkive për vitin 2021 tregon se rreth 72% e të ardhurave nga burimet e veta vendore mblidhet nga 6 bashki. Rreth 57% e të ardhurave nga burimet e veta vendore u mblodh në bashkinë Tiranë ndjekur më tej nga bashkitë Durrës (rreth 5%), Vlorë (rreth 3%), Kamëz (rreth 3%), Shkodër dhe Elbasan (rreth 2% përkatësisht).

E njëjta prirje vihet re edhe në peshën që zënë bashkitë në të ardhurat nga taksat dhe nga tarifat vendore. Rreth 64% e të ardhurave nga taksat vendore gjenerohet në bashkinë Tiranë, bashkia më e madhe në vend e cila gëzon numrin më të lartë të bizneseve dhe popullsisë, ndjekur nga bashkitë Durrës (rreth 4%) dhe Fier (rreth 3%). Rreth 48% e të ardhurave nga tarifat vendore gjenerohet në bashkinë Tiranë, ndjekur nga bashkitë Durrës (5%), Elbasan (4%), Korçë (3%) etj.

Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall). Së bashku këtu dy lloje taksash përfaqësuan rreth 86% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore.

Në të kundërt, pesha dhe kontributi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe i taksave të tjera vijuan të jenë të ulëta.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur përgjithësisht prirje rritëse ndër vite. Megjithatë, problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.

Në vitin 2021, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to ishin rreth 6.1 miliardë lekë, në rritje me rreth 20% në terma vjetorë, përfaqësuan rreth 34% të të ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 21% ndaj të ardhurave nga burimet e veta vendore.

Ky zgjerim i vërejtur në të ardhurat nga taksat e pasurisë së paluajtshme mund të jetë rezultat i pagesave të transferuara në kohë që disa prej bashkive në vend aplikuan gjatë vitit 2020 (si pasojë e situatës së rënduar pas tërmetit të fundvitit 2019 dhe pandemisë së Covid-19).

750 milionë euro ndërtime në Tiranë në 2021, si po rritet varësia e buxhetit vendor nga ndërtimet reja, rreziqet

Të hyrat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (TNI) historikisht kanë përfaqësuar një burim të rëndësishëm dhe qenësishëm në buxhetin vendor (më i lartë edhe se të ardhurat nga taksat e pronës).

Veçanërisht në vitin 2021, të ardhurat nga TNI përfaqësuan rreth 53% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore, rreth 32% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta vendore dhe u vlerësuan në rreth 0.5% të PBB-së nominale.

Zgjerimi i peshës së këtij zëri në buxhetet vendore vlerësohet të jenë ndikuar ndjeshëm nga zbatimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) nëpërmjet lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja veçanërisht prej vitit 2018: në vitin 2018 u dhanë 1,194 leje, në vitin 2019 rreth 1,094 leje, në vitin 2020 rreth 961 leje dhe në vitin 2021 u dhanë rreth 1,396 leje.

Vetëm në tre vitet e fundit, dhënia e rreth 3,451 lejeve për ndërtim përkthehet në një sipërfaqe ndërtimi të shtuar prej rreth 6 milionë m2. Zbatimi i PPV-ve nëpërmjet lejeve të reja të ndërtimit, nga një anë, ka kontribuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga TNI për bashkitë, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 9.5 miliardë lekë në vitin 2021, në rritje me rreth 19% në terma vjetorë, ose rreth 1.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm. Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga bashkia Tiranë, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 2.2 miliardë lekë nga TNI, në rritje me rreth 40% në terma vjetorë.

Teksa taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja në Tiranë është 8% e vlerës së shitjes, në kryeqytet ndërtimet arritën në një vlerë rekord prej 750 milionë euro (përllogaritje të Monitor).

Ndonëse me peshë të madhe në të ardhurat nga taksat vendore, të ardhurat nga TNI nuk realizohen njëtrajtësisht në të gjitha bashkitë. Rreth 77% e të ardhurave të gjeneruara në vitin 2021 nga kjo taksë u mblodhën në bashkinë Tiranë dhe diferenca në 60 bashkitë e tjera në vend. Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga TNI të mbledhura nga bashkia Tiranë u rritën me rreth 14% krahasuar me një vit më parë.

Me diferencë të theksuar nga bashkia Tiranë, bashkitë Kamëz dhe Himarë mblodhën respektivisht rreth 4% të të ardhurave nga TNI dhe ndjekur nga bashkia Durrës (rreth 3%). Bazuar në informacionin për lejet e ndërtimit të dhëna periudhën janar – shtator 2021, në bashkinë Tiranë do të shtohen rreth 1.5 milionë metër katrorë sipërfaqe ndërtimore të reja apo rreth 63% e sipërfaqes totale ndërtimore të re në Shqipëri në të njëjtën periudhë.

Të ardhurat nga TNI kanë rritur në mënyrë progresive kontributin e tyre në buxhetet vendore matur nga raporti i të ardhurave nga TNI ndaj të ardhurave nga taksat vendore. Sa më i lartë ky raport aq më e lartë varësia (dhe rëndësia e të ardhurave nga TNI në buxhetin vendor) dhe ekspozimi i bashkisë ndaj luhatjeve në sektorin e ndërtimit.

Në periudhën 2010-2015, të ardhurat nga TNI përfaqësuan mesatarisht rreth 26% të të ardhurave totale nga taksat vendore dhe në periudhën 2016-2020 pesha e tyre u rrit në rreth 45% të të ardhurave nga taksat vendore. Në fund të vitit 2021, të ardhurat totale nga TNI për 61 bashkitë përfaqësuan rreth 53% të të ardhurave nga taksat vendore.

Për 8/61 bashki, të ardhurat nga TNI japin kontribut mbi mesataren në totalin e të ardhurave nga taksat vendore, përkatësisht në bashkitë Himarë (89%), Tropojë (78%), Kamëz (77%), Tepelenë (72%), Kurbin (64%), Tiranë (63%), Dibër (59%) dhe Malësi e Madhe (55%). Pesha e lartë e të ardhurave nga TNI-së në këto bashki i ekspozon buxhetet vendore drejtpërdrejt ndaj zhvillimeve në sektorin e ndërtimit.

Në të kundërt, të ardhurat nga TNI japin kontribut nën mesataren në totalin e të ardhurave nga taksat vendore në 53/61 bashki. Ky kontribut vlerësohet në më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore në 8/61 bashkitë Kuçovë (0%), Patos (2%), Mallakastër (3%), Roskovec dhe Fier (5% respektivisht), Poliçan, Belsh dhe Kukës (9% respektivisht).

Në bashkitë që paraqesin një portofol relativisht të diversifikuar të ardhurave nga taksat vendore (apo kontribut të shpërndarë ndër taksat e ndryshme vendore), ekspozimi i buxheteve vendore nga një goditje e papritur në sektorin e ndërtimit vlerësohet të jetë relativisht më i ulët.

Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për vijimësi të presioneve zhvillimore matur nga numri i lejeve të ndërtimit, ndonëse ky presion është përqendruar në bashkinë Tiranë (rreth 15% e totalit të lejeve të dhëna në vitin 2021 dhe 20% e lejeve të dhëna në tre vitet e fundit).

Dinamikat dhe zhvillimet e përshpejtuara të evidentuara nga treguesi i të ardhurave nga TNI dhe treguesit për lejet e ndërtimit janë perceptuar edhe nga bizneset në sektorin e ndërtimit, pasqyruar në përmirësimin e shënuar në Treguesin e Besimit në Ndërtim (TBN).

TBN, ndonëse mbetet negativ, regjistroi përmirësim të ndjeshëm përgjatë vitit 2021. Megjithatë, ndonëse deri në vitin 2017 treguesi i TBN-së dhe i të ardhurave nga TNI-së paraqesin korrelacion të mirë ndërmjet tyre, në vitet në vijim ecuria e tyre është e ndryshme.

Kjo diferencë rezulton të përcaktohet nga ecuria e të ardhurave nga TNI në bashkinë Tiranë dhe përqendrimi i presioneve zhvillimore në këtë bashki pas vitit 2017. Në të kundërt, të ardhurat nga TNI për 60 bashkitë e tjera në vend dhe TBN paraqesin korrelacion pozitiv në kohë.

The post Bashkitë, në çengelin e “betonit”, 750 milionë euro ndërtime në Tiranë në vitin 2021 appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohet Inceneratori i Fierit dhe 4 pasuri të paluajtshme të Lefter Kokës
Prokuroria e Posaçme njofton se ka vendosur “sekuestro preventive” për inceneratorin e Fierit dhe për 4 pasuri të paluajtshme të ish-ministrit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 lekë.

“Gjithashtu, me vendimin nr.134, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë, pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro.

The post Sekuestrohet Inceneratori i Fierit dhe 4 pasuri të paluajtshme të Lefter Kokës appeared first on Albeu.com.