Operacioni i SPAK Archives - Albeu.com

Operacioni i SPAK/ Zbardhen 6 vrasje, arrestohet shefi i krimeve në Durrës (EMRI)
Ditën e sotme 31 Korrik 2024, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar 36 urdhër-arreste në Durrës, Tiranë, Elbasan.

Lidhur me këtë megaoperacion, janë zbuluar detaje të reja, me 36 urdhërarreste në disa qytete, ku në qendër të këtij operacioni është Elbasani.

Bëhet me dije se janë zbardhur 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.

Ndërsa pas arrestimit të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj, në pranga ka përfunduar edhe shefi i krimeve në policinë e Durrësit, Agustin Cinari.

Gjithashtu, raportohet se është arrestuar edhe një tjetër efektiv.

Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.

The post Operacioni i SPAK/ Zbardhen 6 vrasje, arrestohet shefi i krimeve në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Zbardhen urdhër-arrestet, mes tyre dhe i shumëkërkuari Talo Çela
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar 36 urdhër-arreste në Durrës, Tiranë, Elbasan.

Nga operacioni i SPAK-ut, urdhër-arreste janë lëshuar për: Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja.

Po ashtu, raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie.

Mes të arrestuarve është edhe Talo Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Më herët u raportua se po në kuadër të këtij megaoperacioni eshte leshuar arrest shtepie per ish gjytetaren Pajtime Fetahu dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste.

Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

The post Operacioni i SPAK/ Zbardhen urdhër-arrestet, mes tyre dhe i shumëkërkuari Talo Çela appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Gazetarja zbulon detaje: Ka lista me emra ku do të shkonin 3 milionë eurot e sekuestruara
Gjatë një interviste televizive në MCN TV, gazetarja e njohur Anduena Llabani, foli mbi goditjen e 7 grupeve kriminale nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Llabani vë në dukje se janë gjetur jo vetëm para, por edhe lista me emra se ku do të shkonin 3 milionë euro cash.

Gjithashtu, gazetarja thotë se Durim Bami, ndonëse eksponent modest në botën e krimit, ai mund të jetë dëshmitar i shumë ngjarjeve, dhe mund të konsiderohet një “thesar” për hetimet nëse pranon të flasë.

Anduena Llabani: “Shefa policie grabisin tonelata kokaine, kapin një shumë minimale dhe na dalin në konferenca shtypi. Deri më tani nuk e di nëse ka pasur goditje më të fortë për grupet kriminale. Unë di që ka një fraksion tjetër të hetimit. Unë di që ish-deputetë dhe zyrtarë e kanë patur programin Sky Ecc. Kam parë gazetarë, individë që kishin dy telefona. Ka edhe nga ata njerëz që e kanë pasur në kompjuterin e tyre. Të gjithë ç’kodimet që erdhën nga vendet e BE në nëntor 2023, jemi maj 2024, dhe kemi 51 urdhër-arreste.

Ne kemi edhe kontrolle që i kanë shoqëruar këto masa sigurime. Në këtë listë kemi edhe punonjës policie, ish-drejtues policie.

Edhe te vrasja e bankierit Santo, ka informacione në lidhje me këtë ngjarje. Kemi personazhe si Durim Bami, që ishte një nga të dyshuarit kryesor për ngjarjen. Por ende për momentin s’kanë dalë detaje konkrete në lidhje me këtë ngjarje. ‘Metamorfoza 3’ do të vijojë me ‘Metamorfoza 4’.

Indicia është enkro chat-i, janë sekuestruar telefonat celularë të këtyre personave. Janë gjetur jo vetëm para, por edhe lista me emra ku do të shkonin këto para. Ku do të shkonin këto 3 milionë euro Cash.

Në kërkesën për masë sigurimi thuhet që pjesa më e madhe e krimeve janë bërë me pagesë, që ushtronin aktivitet në Fushë-Krujë. Kemi edhe njerëz të marrë nga jashtë për të vrarë në Shqipëri.

Të gjitha vrasjet e bujshme në 10 vite, që janë pa autorë. Ka element për hetim edhe për vrasjen e Ervis Martinajt.

Mbase Durim Bami mund të jetë dëshmitar i shumë ngjarjeve. Është e njëjta gjë që ka ndodhur në mafien italiane që zhdukeshin dëshmitarët. Durim Bami ka qenë modest, në lidhje me sjelljen kriminale, por ka qenë thesar. Në momentin që vihet para fakteve mund të pranojë të dëshmojë për shumë gjëra”.

The post Operacioni i SPAK/ Gazetarja zbulon detaje: Ka lista me emra ku do të shkonin 3 milionë eurot e sekuestruara appeared first on Albeu.com.

Pse “Metamorfoza”? Si u frymëzua policia te libri i Kafkës për të koduar operacionin e SPAK!
Operacioni “Metamorfoza”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit çoi në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Astmer Bilalit dhe personazheve të tjerë të botës së krimit në Lezhë dhe Shkodër si dhe dy zyrtarët e Drejtësisë Xhevahir Lita e Olti Bistri.

“Metamorfoza” ishte një emër simbolik dhe shumë domethënës i këtij operacioni, pasi prokurorët morën shkak nga profili që kishin në publik disa prej emrave të arrestuar.

Si Pëllumb Gjoka që nga njëra anë prezantohej si sipërmarës i sukseshëm në lojrat e fatit dhe investitor strategjik dhe nga ana tjetër si një personazh i lidhur me botën e erët të krimit të organizuar dhe si një financues vrasjesh.

Operacioni “Metamorfoza” mori spunto pikërisht nga libri i famshëm i Kafkës, “Metamorfoza”, ku përshkruan në mënyrë të saktë dhe rrënqethëse, transformimin që pëson brenda një nate njeriu Gregor Zamza.

Nga njeri ai kthehet në një krimb, një kavie e botës së errët dhe të zezë. Një shndërim i njeriut brenda një kohe të shkurtër dhe hyrjen e tij në një botë të erët, të pisët, kërcënuese dhe gjakatare.

Këtij njeriu që shpirti i tij i dhembshur, jeton brenda trupit të një insekti të përbindshëm, të shëmtuar dhe të neveritshëm njëherësh që shkakton pa pushim edhe dhimbje njerëzore./vox

The post Pse “Metamorfoza”? Si u frymëzua policia te libri i Kafkës për të koduar operacionin e SPAK! appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK, Berisha: I dekonspiruar, banditët u njoftuan nga autoritetet shqiptare që t’ia mbathnin
Ish-kryeministri  Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me aksionin e SPAK, ku ranë në pranga biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.

“Europoli, bazuar në përgjimin e telefonave Sky, ECC dhe Encrochat kishte sjellë në Shqipëri dosjet e 15 kriminelëve shqiptarë trafikantë droge, prostitucioni, autorë vrasjesh, përdhunuesish. Por, në këtë operacion, nga 15 banditë u arrestuan vetëm 6, sepse 9 të tjerë, ndër të cilët dy anëtarë të klanit të partisë “Bajri”, ja mbathën siç është rregulli, ‘në drejtim të paditur’”.

E vërteta është se operacioni, në masën 60% dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Ministri i krimit Balla, i njohur për lidhjet direkte me disa prej të arratisurve, vrapoi i pari të lavdërojë Policinë për operacionin, 60 përqind të dështuar, si për të thënë “mos kujtoni se i kam njoftuar unë”.

Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin. Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!”, deklaron ish-kryeministri.

The post Operacioni i SPAK, Berisha: I dekonspiruar, banditët u njoftuan nga autoritetet shqiptare që t’ia mbathnin appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Pëllumb Gjokës, Berisha: Bandit, ka grabitur 100 mijë m2 në Velipojë me ndihmën e Ramës (VIDEO)
Arrestimin e binzementi Pëllumb Gjoka me urdhër të SPAK e ka komentuar sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha hodhi akuza ndaj tij duke e cilësuar bandit e kriminel, i cili sipas tij ka vjedhur 100 mijë metra katrorë tokë në Velijojë me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

“Sot është njoftuar arrestimin e disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin. Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka një nga banditët kryesor një njeri që me ndihmën e Edi Ramës ka grabitur ndoshta rreth 100 mijë m2 në Velipojë. Akuzohet edhe me vrasje njerëzish. Pëllumb Gjoka ka një motel këtu të cilin Edi Rama i ka dhënë apo donte ti jepte 5 yje dhe kazinonë. Pëllumb Gjoka ishte po aq i afërt me Edi Ramën sa dhe vetë Damian Gjiknuri. Mbi Plumbin ishte Bistri. Bistri është një nga eksponentët kryesor të krimit në Shqipëri dhe në Ballkan drejtonte drejtorinë operacionale të policisë së shtetit. Është një hajdut ordiner tek autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit. Ky është vetëm fillimi i SKY regjistrimit” tha Berisha.

Kujtojmë se policia e Shtetit ka ekzekutuar 6 urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK

Kush janë personat e arrestuar:

1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022. Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4 .Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

6. Edmond Lika- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe priten edhe 9 arrestime të tjera. Priten të dhëna të tjera më të hollësishme për këtë operacion, por kryesisht SPAK preferon të mbajë hermetik informacionin deri në përfundim të një procesi.

The post Arrestimi i Pëllumb Gjokës, Berisha: Bandit, ka grabitur 100 mijë m2 në Velipojë me ndihmën e Ramës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Të jap 1 mijë euro unë ty…” Përgjimet që çuan në pranga policin Kufitar të Shkodrës, Marash Gjoni
Një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK “Breg pas bregu” është dhe punonjësi i Policisë Kufitare në Shkodër, Marash Gjoni.

Gjoni akuzohet se ka marrë ryshfet për të mbuluar aktivitetin e trafikantëve që bënin pjesë në grupin prej 21 personash.

Në dosjen hetimore, thuhet se  trafikanti Besnik Ruçi ka arritur në pikën kufitare të Muriqanit rreth ores 10.20 të datës 3 gusht 2021 dhe është ndaluar nga punonjësit për kontroll. Mbas verifikimit  fizik të automjetit është vendosur nga autoritetet që kamioni të kthehet në Portin e Durrësit për skanim.

Pas skanimit Besnik Ruçi ka komunikuar me punonjësin e policisë Mirash Gjoni, i cili ndodhej në brendësi të automjetit duke i kërkuar favore për fshehjen e aparatit telefonik të gjetur aty dhe një shumë parash. Efektivi Mirash Gjoni ka rënë dakord me këtë fakt dhe dyshohet se ka marrë një sasi parash dhe aparatin telefonik nga Besnik Ruçi në mënyrë që policia të mos ia sekuestronte për ta kontrolluar për biseda që mund ta komprometonin. Disa përgjime mes Besnik Ruçit dhe policit për kalimin e sasisë prej 14.7 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit janë parë me interes për hetuesit. Aty flitet për ryshfet dhe fshehje celulari.

Mirash Gjoni: Hiqe numrin e telefonit.

Besnik Ruçi: Të jap 1 mijë euro unë ty, do vij ti marrë dikush tjetër.

Mirash Gjoni: Eiii… janë kamerat aty ë?!!!

Besnik Ruçi: Po ç’ke ti?

Mirash Gjoni: Ej, numrin, amunesh me ia çit numrin?

Besnik Ruçi: Shiko, do vij ta marri dikush. Do vij, telefonin ma flakë.

Mirash Gjoni: Po, po.

Besnik Ruçi: Këtë ma mbaj, këtë telefon edhe ato lekët… do vij ti marr unë.

Mirash Gjoni: Sa lekë ke lan, e ki problem?

Besnik Ruçi: Dalin ato.

Mirash Gjoni: Mirash Gjoni emrin.

Besnik Ruçi: E di e di edhe numrin tënd.

Mirash Gjoni: Po i vë mbrapa në xhepin e cigares, po ndodhi gja i kam marr me ia dhan hallës.

Polici Marash Gjoni i tregon detaje Ruçit edhe me tej për skanerin.

Mirash Gjoni: As sa kile ke nuk e gjet….

Besnik Ruçi: Do tma hapin ato mu?

Mirash Gjoni: Normal…

Besnik Ruçi: Ka nxjerrë boshlliqe?

Mirash Gjoni: Ka nxjerrë një shenjë të zezë!

Tentativa për të kaluar lëndë narkotike është provuar sërish me përgjime dhe të përfshirë janë Artur Sulaj, Artan Agelliu, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, dhe persona të tjerë ende paidentifikuar. Kane organizuar sigurimin, magazinimin dhe tentativën per trafikim të kokainës.

The post “Të jap 1 mijë euro unë ty…” Përgjimet që çuan në pranga policin Kufitar të Shkodrës, Marash Gjoni appeared first on Albeu.com.

20 persona të arrestuar me urdhër të SPAK për trafikim droge, dalin pamjet e operacionit: Momenti kur anëtarët e bandës mbërthehen nga policia (VIDEO)
Janë publikuar pamjet e operacionit ndërkombëtar, ku është goditur një rrejt që trafikonte lëndë narkotike. Bëhet fjalë për 20 të arrestuar, të cilët qarkullonin drogën që vinte nga Lindja në vendet e BE.

Siç shihet nga pamjet, policia u është vënë në ndjekje anëtarëve të bandës, ku dhe duket momenti kur kalojnë ngarkesën me lëndë narkotike në pikat kufitare.

Gjithashtu në pamje duken një pjesë e anëtarëve të bandës, ku kapen në flagrancë nga policia në Durrës.

Prokurori i SPAK, tha se lënda narkotike, e cila sillej në Shqipëri nga Turqia dhe Siria dhe transportohej drejt Milanos dhe RMV.

“Në vijim të hetimeve janë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria në RMV dhe Itali. Janë identifikuar 21 anëtarë të këtij grupi kriminal.

Në hetim janë të përfshirë prokuroria e Firences, Eurojust, policia shqipotare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Puna e bërë nga policia e shtetit dhe BKH që kanë punuar bashkarisht ka qenë e shkëlqyer, e dokumentuar më së miri. Janë administruar provat e nevojshme. Pas kërkesës tonë janë vendosur 21 masa sigurimi personal nga të cilat 20 janë ekzekutuar ndërsa 1 person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të gjithë personat akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa një punonjës policie për veprën penale të korrupsionit. Janë sekuetsruar mjete luksoze, shuma monetare, pajisje të ndryshme. Sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, RMV dhe Milano”, deklaroi Mara.

Roli i shqiptarëve

Sipas prokurorit Mara, roli i shqiptarëve ka qenë qarkullimi i lëndës narkotike.

“Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesve dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në vendet e BE. Por edhe i porositësve pasi grupi nuk ka pasur persona të tjerë në rol kryesor.

Pra këta kanë bërë vetë porositjen, transportin dhe shpërndarjen në vendet e BE. Lënda narkotike është transportuar nga vendet e origjinës. Ne kemi vendosur ndarjen e çështjes dhe fillimin e hetimeve”, deklaroi Mara.

The post 20 persona të arrestuar me urdhër të SPAK për trafikim droge, dalin pamjet e operacionit: Momenti kur anëtarët e bandës mbërthehen nga policia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Dalin pamjet nga operacioni i SPAK, kush janë 5 të arrestuarit (VIDEO)
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një operacion në bashkëpunim me policinë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur në vitin 2019 te mbikalimi i Shkozetit.

Operacioni është zhvilluar në tre zona, Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë dhe si rezultat janë arrestuar 5 persona.

Bëhet e dije se janë arrestuar Bashkim Haxhija, Marsel Decka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Juljan Pjetri.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, bashkëpunëtorë me të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit prokurorit Arjan Ndoja), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal./albeu.com

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019.

Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.

Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:

B. H., 54 vjeç, M. D., 38 vjeç dhe G. N. alias K. N., 40 vjeç, të tre banues në Durrës;

E. S., 29 vjeç dhe J. P., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit A. N.), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal./albeu.com

The post EMRAT/ Dalin pamjet nga operacioni i SPAK, kush janë 5 të arrestuarit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

SPAK goditi mjekët në Shqipëri e Itali që mashtronin pacientët, por kush është “strumbullarja” që fshihet pas kësaj skeme
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit bëri të ditur dje se në bashkëpunim me autoritetet italiane, kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë aksionit, SPAK njofton se janë sekuestruar më shumë se 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20.000 euro.

“Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë,” njoftoi SPAK.

Por si nisi ky operacion?

Gazeta e njohur italiane, Corriere, shkruana se zanafilla e hetimit ishte zona e Treviglios. Strumbullarja është shqiptarja Elmonda Popa.

Biondja 38-vjeçare ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. Ajo për pak e kishte turpëruar kryebashkiakun Juri Imeri në prag të votimeve.

Popa qëndroi 20 ditë në qeli, por nga një telefonatë e saj, nisi i gjithë operacioni që solli të paktën 10 masa sigurie. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist.

Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës.

Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar.

“Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro,” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

Popa ishte shumë e interesuar për këtë biznes, thuhet në dosjen me 556 faqe të autoriteteve italiane. Por pak ditë më vonë ajo do të binte në pranga. Avokati i saj thotë se ajo thjesht po mendon si të mbyllë çështjen.

“Elmonda Popa sigurisht nuk është promotore e këtij sistemi. Ajo është manipuluar. Bëri një gabim, por tani është person i lirë që po punon shumë dhe po rikuperohet mirë,” thotë ai.

The post SPAK goditi mjekët në Shqipëri e Itali që mashtronin pacientët, por kush është “strumbullarja” që fshihet pas kësaj skeme appeared first on Albeu.com.