ngrohja globale Archives - Albeu.com

Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët
Korriku i vitit 2025, u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë për këtë muaj, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:

“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar”.

Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900).

Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.

Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

The post Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët appeared first on Albeu.com.

OKB ngre alarmin për ngrohjen globale: Po shkrihen akullnajat, është vdekjeprurëse…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin po ngre alarmin lidhur me ngrohjen globale, duke përmendur rritjen në nivele rekord vitin e kaluar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, temperaturat në të gjithë planetin dhe shkrirjen e akullnajave.

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron në raportin e saj “Gjendja e Klimës Globale”, se përpjekjet botërore për të ndryshuar prirjet e ndryshimeve klimatike kanë qenë të pamjaftueshme.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore Meteorologjike për klimën thekson shqetësimet lidhur me objektivat botërore për të kufizuar rritjen e temperaturës së planetit në jo më shumë se 1.5 gradë celsius nga nivelet para-industriale.

Periudha nga marsi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2024 shënoi rritje temperature përtej kufirit, duke arritur mesatarisht 1.56 gradë Celsius, sipas Agjencisë Evropiane për motin, Copernicus.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, deri nga fundi i vitit, 90% e oqeaneve u përballën me një valë të nxehti. Akullnajat që vëzhgohen që nga vitet 1950, shënuan humbje rekord të depozitave. Akulli në Antarktik shënoi nivelet më të ulëta ndonjëherë.

“Tendenca afatgjatë e nxitur nga gazet që shkaktojnë efektin serrë po rrit temperaturat globale, po rritet nxehtësia e oqeaneve dhe po shkrihen akullnajat”, thotë John Kennedy, shkencëtar me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për motin dhe autor kryesor i raportit për gjendjen globale të klimës.

Përmes një deklarate që përkon me raportin, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, thekson koston njerëzore si rezultat i motit ekstrem të shkaktuar nga ngrohja globale.

“Ndikimi është i ashpër dhe brutal me një fuqi vdekjeprurëse. Raporti detajon motin ekstrem në mbarë botën gjatë vitit 2023 dhe gjurmët e lëna nga efektet shkatërruese. Mijëra të vdekur dhe miliona njerëz të shpërngulur. Shkatërrime në sektorin e bujqësisë dhe humbje të mëdha ekonomike. Ndryshimi i klimës ka ndikime shkatërruese në zhvillimin e qëndrueshëm”.

Raporti thotë se gjatë vitit 2023 rreth 330 milionë njerëz u përballën me pasiguri ekstreme ushqimore, çka mund të jetë ndikuar edhe nga pandemia. Kjo shifër përpara pandemisë ishte rreth 149 milionë njerëz. Sipas raportit, duket qartë se moti ekstrem luajti një rol madhor në zhvendosjen e popullsisë së rrezikuar. Raporti thotë se valët e të nxehtit, përmbytjet, thatësira dhe zjarret shkaktuan kaos dhe mjerim për miliona njerëz në të gjithë botën.

Rritja e energjisë së rinovueshme me rreth 50% gjatë vitit 2022 përbën “një fije shprese”, sipas raportit, i cili thotë se janë të pamjaftueshme kontributet financiare për fondin global për të ndihmuar vendet e rrezikuara që t’u përshtaten ndryshimeve klimatike.

Raporti thotë se fondi global arriti në 63 miliardë dollarë në vitin 2022 ndërsa vlerëson se deri në vitin 2030 vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 212 miliardë dollarë./VOA

The post OKB ngre alarmin për ngrohjen globale: Po shkrihen akullnajat, është vdekjeprurëse… appeared first on Albeu.com.

BE ngre alarmin: Viti 2023, viti më i nxehtë i regjistruar në planet prej 100 mijë vitesh
Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar në planet dhe me gjasë viti më i nxehtë në botë në 100.000 vjetët e fundit, tha më 9 janar Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.

Shkencëtarët e kishin pritur këtë konfirmim, pasi shumë rekorde klimatike u thyen vazhdimisht. Që nga qershori, për çdo muaj ishte muaji më i nxehtë në histori krahasuar me muajt përkatës të viteve paraprake.

“Ky ishte një vit shumë i jashtëzakonshëm, në aspektin e klimës, edhe nëse krahasohet me vitet e tjera më të nxehta”, tha drejtori i Shërbimit të BE-së, Carlo Buontempo.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i BE-së konfirmoi se vitit 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat për temperaturat globale më 1850. Kur u krahasua me të dhënat paleoklimatike, Buontempo tha se ka “shumë gjasa” që viti 2023 është viti më i nxehtë në 100.000 vjetët e fundit.

Mesatarisht, më 2023 planeti ishte 1.48 gradë Celsius më i nxehtë se periudha paraindustriale më 1850-1900, kur njerëzit nisën të përdornin karburantet fosile në shkallë industriale, duke liruar dyoksid karboni në atmosferë.

Më 2015, në Marrëveshjen e Parisit, shtetet u zotuan se do të tentonin të parandalonin që ngrohja globale të kalonte 1.5 gradë Celsius, në mënyrë që të shmangen pasojat e rënda.

Por, bota e ka shkelur këtë synim – që i referohet temperaturës mesatare globale prej 1.5 gradë Celsius në dekada – por, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i BE-së tha se temperaturat në pothuajse gjysmën e ditëve të vitit 2023, arritën në nivele “të paprecedenta”.

Po ashtu, niveli i dyoksidit të karbonit në atmosferë u rrit në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, sipas shkencëtarëve të BE-së. Viti 2023, ishte viti i parë që çdo ditë ishte 1 gradë Celsius më i nxehtë sesa në periudhën para-industriale. Po ashtu, në nëntorin e këtij viti, dy ditë ishin 2 gradë Celsius më të nxehta sesa në periudhën paraindustriale.

Po ashtu, viti 2023 ishte për 0.17 gradë Celsius më i nxehtë sesa viti 2016, që paraprakisht ishte viti më i nxehtë i regjistruar.

Shkencëtarët thanë se nxehtësia e regjistruar më 2023 është sinjal se po përkeqësohet ngrohja globale.

Më 2023, bota u përball me ngjarje shkatërruese të motit, me shira dhe vërshime që vranë mijëra njerëz dhe me zjarret më të egra të regjistruara ndonjëherë.

The post BE ngre alarmin: Viti 2023, viti më i nxehtë i regjistruar në planet prej 100 mijë vitesh appeared first on Albeu.com.

2023, viti i gjendjeve më ekstreme të motit
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra.

Në fillim të vitit 2023, Kalifornia përjetoi një dimër jashtëzakonisht të lagësht, me dëborë, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që i bëri disa shtëpi të paqëndrueshme dhe të pasigurta në faqet e shkëmbinjve, ndërsa në hemisferën jugore temperaturat përvëluese ndezën zjarre në Kili.

Ndërsa vera po sillej në hemisferën veriore, pjesë të mëdha të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara u zhytën nën valët e të nxehtit të madh që kontribuuan në përhapjen e shumë zjarreve. Sezoni më i ashpër ndonjëherë i zjarreve në Kanada dërgoi tymin që ngrihej në zona të mbuluara të SHBA-së në mjegull, ndërsa Greqia pësoi vitin e saj klimatik më të vështirë në historinë e regjistruar, pasi flakët u pasuan në shtator nga shkatërrimi i stuhisë Daniel.

Në shtator, tetor dhe nëntor stuhitë shkaktuan gjithashtu përmbytje në Meksikë, Hong Kong dhe në Evropën Perëndimore, ndërsa përmbytjet mbytën mijëra njerëz në Libi. Nga ana tjetër, thatësira rekord shënuan rënie drastike të nivelit të ujit të liqeneve dhe lumenjve, duke përfshirë edhe pyjet tropikale të Amazonës.

Shkencëtarët thonë se këto lloj ngjarjesh si pasojë e motit ekstrem do të bëhen më të rëndomta dhe më të rënda me ngrohjen e Tokës.

Ky vit ishte veçanërisht i vështirë si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe në kombinim me shfaqjen e fenomenit natyror të klimës, El Ninjo, që ngrohu ujërat e Oqeanit Paqësor.

Në nëntor, shkencëtarët thanë se viti 2023 pritet të përfundojë si viti më i ngrohtë i regjistruar dhe në dhjetor diplomatët për çështje të klimës u takuan në Dubai në COP28 për të ulur emetimet dhe për të frenuar ngrohjen globale.

The post 2023, viti i gjendjeve më ekstreme të motit appeared first on Albeu.com.

Temperatura rekord, 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë
2023 do të jetë viti me temperaturat më të larta të regjistruara në histori, pasi nëntori u bë muaji i gjashtë radhazi që thyen rekord, njoftoi të mërkurën Observatori Evropian i Kopernikut, mes negociatave në COP28.

Muajin e kaluar, me temperaturën e sipërfaqes së Tokës që arriti në 14.22°C në sipërfaqen e Tokës, ajo tejkaloi rekordin e mëparshëm mujor, të vendosur në nëntor 2020, me 0.32°C.

Nëntori 2023 ishte gjithashtu 1,75°C më i ngrohtë se mesatarja për çdo muaj korrespondues në periudhën 1850-1900, siç përcaktohet epoka para-industriale.

Vjeshta e Hemisferës Veriore (shtator-nëntor) ishte gjithashtu më e ngrohta në rekord “me një diferencë të gjerë”, me temperaturë 15.3°C, 0.88°C mbi mesataren.

“2023 tani përfshin gjashtë muaj dhe dy sezone rekorde. Ky nëntor i pazakontë, gjatë të cilit kemi pasur dy ditë ku temperaturat kanë qenë 2 gradë mbi kohën para-industriale, do të thotë se viti 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar”, theksoi Samantha Burgess, Zëvendës Drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), në një deklaratë.

Që nga janari, temperatura mesatare është më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë për 11 muajt e parë të çdo viti: 1,46°C mbi mesataren 1850-1900 dhe 0,13°C mbi njëmbëdhjetë muajt e parë të 2016-ës, viti më i ngrohtë i regjistruar deri më tani këtë vit.

The post Temperatura rekord, 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë appeared first on Albeu.com.

OBSH: Evropa kërcënohet nga “ethet tropikale”
Rritja e temperaturave mesatare si pasojë e ngrohjes globale sjell një kërcënim të ri për jetën e miliona njerëzve në Europën Jugore dhe jugun e Shteteve të Bashkuara.

Është fjala për “ethet tropikale”, një infeksion viral me origjinë nga vendet e nxehta të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut. Kjo sëmundje është përgjegjëse për 20 mijë vdekje çdo vit në këto vende.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rritja e temperaturave në Europën Jugore e bën më të përshtatshme përhapjen e mushkonjave që bartin virusin që shkakton ethet. OBSH parashikon që për dekadën e ardhshme, “ethet tropikal”e të jenë kërcënim real për shëndetin e njeriut duke përhapur edhe epidemi.

Që nga viti 2000, numri i të prekurve nga “ethet tropikale” është 8-fishuar dhe për këtë ka ndihmuar edhe rritja e lëvizjes së njerëzve mes vendeve të ndryshme të botës dhe urbanizimi me ritme të shpejta. OBSH bën thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e vaksinave aktuale për t’i paraprirë përhapjes masive të këtij infeksioni./Albeu.com

The post OBSH: Evropa kërcënohet nga “ethet tropikale” appeared first on Albeu.com.

Akullnajat zvicerane zvogëlohen me 10% në dy vjet
Akullnajat e Zvicrës kanë humbur edhe 4% të vëllimit të tyre këtë vit, humbja e dytë më e madhe ndonjëherë, pas shkrirjes rekorde të vitit të kaluar prej 6%.

Statistikat vijnë në raportin vjetor të Rrjetit Zviceran të Monitorimit të Akullnajave (Glamos), ekipi i studiuesve të të cilit ka monitoruar 176 nga 1400 akullnajat e Zvicrës për vite me radhë.

Ata paralajmërojnë se tani mund të jetë tepër vonë për të shpëtuar shumë nga fushat e akullit alpin, edhe nëse objektivat klimatike janë arritur.

“Është e tmerrshme”, tha shefi i Glamos.

Në vetëm dy vjet, akullnajat e Zvicrës kanë humbur 10% të vëllimit të tyre të përgjithshëm, aq sa humbën në tre dekadat midis viteve 1960 dhe 1990.

Glaciologët që matin akullin nuk ngushëllohen me faktin se shkrirja e këtij viti është pak më e vogël se rekordi i vitit të kaluar.

“Ishte ende viti i dytë më negativ që nga fillimi i matjeve,” tha për BBC Matthias Huss, kreu i Glamos. “Është e tmerrshme të shohësh se ky ekstrem i vitit të kaluar po përsëritet”.

Studiuesit thonë se humbja është për shkak të verërave të njëpasnjëshme shumë të ngrohta dhe reshjeve shumë të ulëta të borës të dimrit të kaluar. Nëse këto modele të motit vazhdojnë, thonë ata, shkrirja vetëm do të përshpejtohet.

Disa nga akullnajat më të vogla të Zvicrës tashmë janë zhdukur.

Këtë vit studiuesit ndaluan monitorimin e akullnajës St Annafirn sepse nuk kishte mbetur asnjë akull që ia vlente të matej.

Të tjerat po tkurren aq shpejt sa nuk ka gjasa që të shpëtohen, edhe nëse temperaturat globale mbahen brenda objektivit të Parisit për një rritje prej 1.5 gradë Celsius.

Pa një reduktim dramatik të gazeve serrë të lidhur me ngrohjen globale, ekspertët e akullnajave paralajmërojnë se edhe akullnajat më të mëdha si Aletsch, akulli i së cilës tani është 800 m i trashë në pjesë, mund të zhduken brenda një brezi.

“Sa herë që kthehem në këto vende që kam monitoruar për shumë vite, është ndryshe,” tha zoti Huss. “Akulli është më i vogël, më i hollë, më gri. Është shumë e trishtueshme”.

Por humbja e akullnajave është më shumë sesa humbja e një pamje mahnitëse.

Akulli, i cili tradicionalisht krijohet në dimër dhe shkrihet ngadalë në verë, siguron ujë të freskët jetik për lumenjtë e Evropës, për të ujitur të korrat e Evropës ose për të ftohur stacionet e saj të energjisë bërthamore.

Vitin e kaluar dhe përsëri këtë vit, transporti në lumin Rhine, një rrugë kryesore ujore për mallrat e Evropës, duhej të kufizohej sepse uji ishte bërë shumë i cekët.

Gjatë nxehtësisë rekord të vitit 2022, peshqit u hoqën nga lumenjtë zviceranë dhe u ruajtën në depozita, sepse vetë uji i lumit ishte bërë shumë i ngrohtë dhe shumë i pakët që peshqit të mbijetonin.

“Akullnajat janë shumë të rëndësishme për komunikimin e ndryshimeve klimatike, sepse ato janë shumë të dukshme,” tha zoti Huss.

“Nëse nuk ka zbutje klimatike, ne do të humbasim të gjitha akullnajat në alpe deri në vitin 2100.”/albeu.com

The post Akullnajat zvicerane zvogëlohen me 10% në dy vjet appeared first on Albeu.com.

Ngrohja globale, NASA: Liqeni i Prespës po thahet
Ngrohja globale ka prekur edhe një nga liqenët më të vjetër të Europës, atë të Prespës, duke e ulur nivelin e tij me 8 metra më pak në krahasim me vitet ‘70.

Banorët përreth liqenit po e shohin se si ai po pakësohet çdo ditë e më shumë, e vëndet ku dikur laheshin tashmë kanë mbetur të thata.

Një raport i NASA që ka kryer matje në vitin 2022, tregon se liqeni ka humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij nga 1984 në 2020-ën.

Liqeni i Prespës, që lag vendin tonë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë strehon më shumë se 2000 lloje peshqish, shpendë dhe gjitarë, ndërsa alarmi është ngritur për zhdukjen e disa prej tyre.

Ambientalistët thonë se mungesa e shiut, avullimi dhe përdorimi i tepërt për ujitje nga të tre vendet janë arsyet kryesore të humbjes së ujit.

Një tjetër rrezik që i kanoset liqenit janë edhe pesticidet që rrjedhin në liqen nga kanale kulluese./tv Klan

The post Ngrohja globale, NASA: Liqeni i Prespës po thahet appeared first on Albeu.com.

Ngrohja globale, OKB jep alarmin: Furnizimi ushqimor në botë do të pësojë ulje drastike
Duke iu referuar ngrohjes globale, presidenti i konferencës së OKB-së për shkretëtirëzimin ka bërë një paralajmërim se bota mund të përjetojë ndërprerje të konsiderueshme në furnizimet me ushqime shumë përpara se temperaturat të arrijnë objektivin 1.5C. Alain-Richard Donwahi, ish-ministër i mbrojtjes i Bregut të Fildishtë dhe udhëheqës i samitit të OKB-së Cop15 për shkretëtirëzimin vitin e kaluar, ka theksuar se kriza klimatike, e shoqëruar me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore, po e vë në rrezik bujqësinë globale.

Donwahi e krahason ndryshimin e klimës me një pandemi që kërkon veprim të shpejtë. Ai vë në dukje se ndërsa fokusi mbetet në qëllimin 1.5C, ngjarjet e pafavorshme si degradimi i tokës, mungesa e ujit dhe shkretëtirëzimi mund të shfaqen edhe para se të arrijnë atë prag.

Pasojat e rritjes së temperaturave, valët e të nxehtit dhe thatësirat dhe përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ushqimore në rajone të ndryshme. Donwahi nënvizon pasojat më të gjera të thatësirës në faktorë si migrimi i popullsisë dhe inflacioni, duke theksuar se efektet negative shtrihen përtej ndryshimeve të thjeshta të temperaturës.

Praktikat e papërshtatshme bujqësore po e përkeqësojnë situatën. Donwahi thekson lidhjen midis zakoneve të këqija dhe degradimit të tokës, duke çuar në rendimente të reduktuara. Ai inkurajon investitorët e sektorit privat që të angazhohen në mënyrë aktive në zgjidhje dhe të përfitojnë nga mundësitë për fitim. Ai nënvizon potencialin për kthime përmes rrugëve të tilla si agropylltaria dhe përmirësimi i përdorimit të tokës, shkruajnë mediat e huaja.

Në vitin 1992, qeveritë në mbarë botën nënshkruan një traktat për të luftuar shkretëtirëzimin, së bashku me angazhimet për të trajtuar ngrohjen globale dhe humbjen e biodiversitetit. Megjithatë, traktati i shkretëtirëzimit priret të marrë më pak vëmendje në krahasim me homologët e tij. Konferenca Cop15 mbi shkretëtirëzimin nga viti i kaluar zuri vendin e dytë pas ngjarjeve të tilla si Cop27 mbi ndryshimet klimatike dhe Cop15 mbi biodiversitetin. Ndërsa organizatorët mbajnë samitet e klimës më shpesh, konferencat e shkretëtirëzimit kanë një frekuencë më të ulët. Ata kanë planifikuar konferencën e ardhshme të shkretëtirëzimit në Riad për dhjetor 2024, që përkon me Cop28, samitin e ardhshëm të klimës, që do të zhvillohet në Dubai në fund të nëntorit.

The post Ngrohja globale, OKB jep alarmin: Furnizimi ushqimor në botë do të pësojë ulje drastike appeared first on Albeu.com.

Fenomene ekstreme, zjarre dhe përmbytje! Shkencëtarët ngrenë alarmin: Korriku muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë
Muaji korrik, me disa valë të nxehti dhe zjarre në gjithë botën, ishte 0.33 gradë Celsius më i ngrohtë se muaji i mëparshëm i rekordeve (korrik 2019, i cili ishte mesatarisht 36.63 gradë Celsius).

Temperatura atmosferike ishte gjithashtu 0,72 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja (1991-2020) për korrikun, tha Copernicus në buletinin e tij.

Që në 27 korrik, para se të mbaronte muaji, shkencëtarët e kishin konsideruar jashtëzakonisht të mundshme që korriku 2023 të ishte muaji më i nxehtë i regjistruar.

Oqeanet po dëshmojnë gjithashtu këtë zhvillim alarmues, me temperatura jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes që nga prilli dhe nivele rekord në korrik. Një rekord i të gjitha kohërave u vendos më 30 korrik në 20,96 gradë Celsius, dhe për muajin në tërësi temperatura e sipërfaqes ishte 0,51 gradë Celsius mbi mesataren (1991-2020).

Fenomene ekstreme

“Ne kemi vërejtur rekorde të reja në korrik, si për temperaturat globale të atmosferës ashtu edhe për sipërfaqen e oqeaneve. Këto rekorde kanë pasoja shkatërruese për njerëzit dhe planetin, të cilët janë të ekspozuar ndaj ngjarjeve ekstreme gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive”, theksoi Samantha Burgess, Zëvendës Drejtore e Shërbimit Evropian të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S).

Dëshmitë e rritjes së temperaturës të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore – duke filluar me përdorimin e lëndëve djegëse fosile (qymyr, naftë, gaz) – u regjistruan njëkohësisht në mbarë botën.

Këto indikacione janë kudo: Greqia u godit keq nga zjarret, po ashtu edhe Kanadaja, e cila gjithashtu u prek nga përmbytjet e tmerrshme, vapa e madhe në Evropën Jugore, Afrikën Veriore, shtetet jugore të SHBA dhe një pjesë të Kinës, e cila më pas pësoi rrebeshe.

Rrjeti shkencor World Weather Attributionjn (WWA) ka arritur tashmë në përfundimin se valët e të nxehtit të fundit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë pothuajse e pamundur të ndodhnin pa efektet e aktivitetit njerëzor.

Copernicus raporton gjithashtu se akulli i detit të Antarktidës u tkur në korrik më shumë se kurrë që nga fillimi i vëzhgimeve satelitore dhe ra 15% nën mesataren e muajit.

Urgjente

“2023 është aktualisht viti i tretë më i ngrohtë me 0,43 gradë Celsius mbi mesataren e fundit” dhe “temperatura mesatare globale në korrik 1,5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale”, thekson gjithashtu Samantha Burgess.

Kjo shifër prej 1.5 gradë Celsius është shumë simbolike pasi është kufiri më ambicioz i vendosur nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 për të kufizuar rritjen e temperaturës. Megjithatë, kufiri i përmendur në këtë marrëveshje ndërkombëtare ka të bëjë me mesataren disavjeçare dhe jo vetëm një muaji.

“Edhe nëse kjo është e gjitha e përkohshme, tregon urgjencën e përpjekjeve ambicioze që duhen bërë për të reduktuar emetimet globale të gazeve serrë që janë shkaku kryesor i këtyre rekordeve”, përfundon Samantha Burgess.

Por ndoshta viti 2023 nuk do të ndalojë së thyeri rekorde. “Ne presim një fund relativisht të ngrohtë të vitit për vitin 2023 për shkak të zhvillimit të fenomenit El Niño”, kujton Copernicus.

Ky fenomen ciklik klimatik mbi Paqësorin është me të vërtetë sinonim i ngrohjes së mëtejshme globale.

The post Fenomene ekstreme, zjarre dhe përmbytje! Shkencëtarët ngrenë alarmin: Korriku muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë appeared first on Albeu.com.