musaen zeneli Archives - Albeu.com

DETAJET/ U vra në ditën e parë të punës, si u gjet trupi i Musaen Zenelit në masakrën e Velipojës
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit në Velipojë ku u vranë 4 shtetas dhe u plagosën dy të tjerë pas një sherri me motive pronësie.

Konflikti për disa shezlongë mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku shkaktoi tragjedinë ku u vra edhe djali jetim Musaen Zeneli.  Sipas dosjes nga prokuoria të siguruar nga abcnews.al, thuhet se rreth orës 00:35 është njoftuar se  quajtur Pulaj-Plazh, Velipojë, ka ndodhur një masakër.

Pas mbërritjes së forcave policore në vendin e ngjarjes është konstatuar se në oborrin e hotel dhe restorant “Gocaj”, është gjetur i vrarë shtetasi Kujtim Ferracaku, dhe disa metra me tutje janë gjetur të vrarë shtetasit Edmond Gocaj, vëllai i tij Xhovan Gocaj. Ndërkohë policia njofton se pak metra më tutje është gjetur i vrarë edhe personi më i pafajshëm në këtë ngjarje që tronditi vendin, Musaen Zenali. Ndërkohë sipas grupit që shkoi në vendin e ngjarjes janë gjetur të plagosur rëndë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli. Ky i fundit kishte marrë një plumb në zemër.

Sipas të dhënave nga dosja e masakrës ngjarja në fjalë rezulton se ka ndodhur për motive të dobëta, ku  Hasan dhe Kujtim Ferracaku (vëllezër), janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj pak orë para krimit, lidhur me ndarjen e shezllonëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar me ta.

Nga dëshmitë e marra rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku (një numër i konsiderueshëm personash sipas dëshmive të marra paraprakisht) kanë shkuar te hoteli i vëllezërve Gocaj.  Gjatë bisedës me Gocajt, debati është ashpërsuar dhe janë qëlluar me armë të dy palët. Nga personat e konfirmuar që kanë qenë në vendngjarje gjatë debatit janë të konfirmuar, viktima Kujtim Ferracaku, nipi i tij i mituri Elmedin Ylli, Hasan Ferracaku dhe tre djemtë e tij Astrit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku (të cilët vijojnë të jenë në kërkim).

Mësohet se Hasan Ferracaku në deklarimet e tij shpjegon se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash për në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt nga Velipoja, ku ai ka marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezllonëve në plazh dhe tek vendi në fjalë kanë ndërhyrë edhe djemtë e Pjetrit dhe për këtë gjë janë konfliktuar.

Rreth mesnatës së 26 qershorit Hasan Ferracaku me persona të tjerë nga fisi i tij kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit disa metra me tutje lokalit të tij për tu sqaruar dhe është ulur në tavolinë me njërin prej djemve Gocaj dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma. Sipas Hasan Ferracakut një nga vëllezërit Gocaj ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistolete dhe i është hedhur dhe ka kapur armen automatik të djalit të Pjetrit.

Ndërkohë nipi i Ferracakëve, Elmedi Dyli ka dhënë dëshminë e tij duke thënë se ishte në vendin e ngjarjes.

Ai shpjegon se pasi ka mbaruar punën rreth orës 23.30 ka dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pire kafe dhe aty ka dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kanë qenë bashkë kanë shkuar te vendi në fjalë. Aty ka parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm.

Në këtë kohë ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe lëshon disa fjalë drejt tyre si “janë marrë këto, kush jeni ju”, etj dhe aty ka dëgjuar krisma arme që i kanë ardhur në krah nga pas tij dhe ka parë që Kujtimi është rrëzuar në tokë, aty kanë filluar edhe të shtëna me armë zjarri të tjera.

Sipas të miturit, armë kanë pasur Kujtimi Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku djali i Hasanit, kurse pala tjetër ka pasur automatik. Pas të shtënave sipas tij, dhe gjyshi i tij Kujtimi është kundërpërgjigjur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur në tarracën e hotel Gocaj një armë zjarri tip pistoletë dhe tre fishekë. Deri më tani mungon arma tip automatik që është shkrepur në vend ngjarje. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip T-T.

Fakti se në vendngjarje është qëlluar nga disa persona konfirmohet nga numri, lloji dhe modeli i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar një armë tip pistolete e llojit T-T, me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e armës e gjetur dhe sekuestruar pranë viktimës Kujtim

Ferracaku, 8 gëzhoja metalike mod.54 mm, 5 gëzhoja metalike mod.56 mm, 5 gëzhoja metalike mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 copë predha arme zjarri.

Në vendin e ngjarjes konstatohen që gëzhojat janë gjetur në mënyrë të çrregullt e të shpërndara në të gjithë vendin e ngjarjes.

Sjellim ndërmend se nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. /abcnews.al

The post DETAJET/ U vra në ditën e parë të punës, si u gjet trupi i Musaen Zenelit në masakrën e Velipojës appeared first on Albeu.com.

Flet nëna e 20-vjeçarit që u vra në masakrën e Velipojës: Njoha peshqirin e tij, nuk e desha më veten
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku mbetën të vdekur 4 persona e dy të plagosur ndër ta edhe Musaem Zeneli, 20-vjeç.

Nëna 20-vjeçarit Musaen Zeneli, Anila Zeneli ka folur për herë të parë këtë të martë, duke thyer heshtjen, për ngjarjen e rëndë që goditi familjen e saj. I biri i saj mbeti i vrarë nga plumbat e armës në ditën e parë të punës në një hotel në Velipojë.

“Se të shkosh në spital të lash rrobat e urgjences mua për momentin mu duk peshqiri si i djalit tim, një i vogël me lule dhe une e lava…”- tha Anila Zeneli.

DEKLARATA E PLOTE E NENES SE MUSAENIT

Jam zgjuar dhe ne mengjes kam shkuar ne pune, mediat nuk i kam hapur. Ne pune kam degjuar shkeputje zemre. Me ka marre vellai ne telefon dhe me tha se Musaeni spo pergjigjej.

Ne 7 te darkes ka qene telefonata e fundit te shtunen ne darke dhe kam tentuar te kontaktoj prap por nuk kam mundur. Biseden e fundit e kemi bere per nje qen qe mbante ne shtepi.

Me tha nene nxirre qenin ne shetitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shetisja dhe me tha jepi uje per te pire qenit, dakord i thashe. Kam shkuar e keputur ne pune. Vellai me mori ne telefon se vellain e kishin lajmeruar. Atij i kishin dhene fillimisht gjys shprese. Mua me dridhi ajo fjala qe tha vellai im dhe me tha diçka e keqe na ka gjetur. Vella i thashe nuk kemi çfare te bejme.

Desha te marr ne celular ate djalin qe na ka gjetur punen por nuk e kisha numrin e tij. Mora tezen time ne Itali dhe me tha beju e forte. Kur me tha behu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam uleritur. Se te shkosh ne spital te lash rrobat e urgjences mua per momentin mi duke peshqiri si i djalit tim, nje i vogel me lule dhe une e lava.

Me tha une jam i semure dhe sa te marr veten se ka ndodhur nje ngjarje shume e rende  djalit jot e ka marre plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjences dhe aty kishte nje saksi me gure dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes por u largova. Ishte dita e pare e punes e tij ne Velipoje. Djali im ka qene shume punetor dhe ka punuar kudo.

Kur kam marr vesh lajmin kam pare nje hije te zeze. Erdhen koleget dhe me thane mbaje veten dhe me i thash skam si ta mbaj se me kane vrare djalin. Djali im nuk ka qene autik dhe nuk e di kush e ka nxjerre kete se ai eshte autik. Kjo me ka lenduar shume dhe eshte e papranueshme sepse ai nuk ka qene i semure.

Nuk e di se femija im nuk ka patur leke ne xhep se edhe nese nuk kam patur une t’ia jap ia ka dhene Remzia qe e ka patur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire por kam punen dhe mundohem. Kjo ngjarje me ka shkaterruar.

Me shkaterrojne edhe fjalet qe fliten ne media se ai nuk ka qene autik. Kur kane ardhur mesueset dhe nxenesit dhe me kane mbushur arkivolin me trendafila dhe karajfila me eshte dukur sikur u ngjall djali por kjo paska qene genjeshter. Pse te me çahet zemra edhe me teper. Per te gjithe ata qe jane sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume.

Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Une nuk e di si eshte qelliar Musaeni sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar.

I kane ndryshuar edhe emrin dhe kjo me ka ngaterruar se une kur kam dale per te shkuar ne mengjes ne pune do te me kishte lajmeruar dikush por kjo eshte arsyeja qe e morem vesh me vonese. Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e kerkujt.

The post Flet nëna e 20-vjeçarit që u vra në masakrën e Velipojës: Njoha peshqirin e tij, nuk e desha më veten appeared first on Albeu.com.

Mund të kishte shpëtuar! Detaji rrëqethës, 20-vjeçari shkoi 1 ditë më parë në hotel nga gëzimi i punës së re
Masakra e Velipojës me 4 të vdekur dhe 2 të plagosur tronditi të gjithë vendin duke krijuar një klime të papërshtatshme dhe të frikshme për pushime në Shqipëri.

Mes 4 viktimave, ishte dhe djali i ri, Musaen Zeneli 20 vjeç, i cili ishte në ditën e para të punës së tij. Djali i rritur jetim shkoi 1 ditë më parë në punë në hotelin “Gocaj”, gjë  e cila mund t’i kishte shpëtuar atij jetën.

“Përsa i takon Museinit që është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, duhet thënë që ai e kishte për të filluar punë ditën e dielë. Megjithatë, nga mbrëmja e maturës që ka patur ditën e premte, ai ka nxituar të shkonte në punë një ditë më parë dhe pikërisht ndoshta ky nxitim dhe kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën.

Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë”, -kanë deklararuar gazetarja Kalaja mbi këtë rast.

Ngjarja ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, vetëm pak pas mesnate, duke marrë 4 jetë dhe plagosur dy shtetas. Ngjarja e rëndë nisi për shkak të një debati për një pjesë plazhi, dhe disa shezlongë. Familja Ferracaku ka shkuar për sqarim tek familja Gocaj, por si duket debati mes tyre ka agravuar shumë  dhe janë përdorur armët. Dyshohet se janë përdorur 6 armë zjarri, ndërkohë janë vënë në arrest dy të plagosurit.

The post Mund të kishte shpëtuar! Detaji rrëqethës, 20-vjeçari shkoi 1 ditë më parë në hotel nga gëzimi i punës së re appeared first on Albeu.com.

Rekord! U vra në ditën e para të punës, shqiptarët mbledhin 20 mijë dollar për familje e Musaenit
Një krim i rëndë ndodhi dy ditë më parë në Velipojë  ku u vranë 4 shtetas dhe u plagosën dy të tjerë. Mes viktimave ishte dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, djali jetim i cili ishte në ditën e parë të punës.

Ditwn e djeshme qytetarët shqiptarë kanë tejkaluar shifrën e mbledhur për familjen e Musaen Zenelit.

Në llogarinë e hapur nga Organizata USA ALBANIAN SOCIETY vetëm për pak orë janë mbledhur 20 mijë e 477 dollarë nga 20 mijë që synohen të bëhen në total.

Musaen Zeneli u shua në masakrën e Velipojës, teksa kishte në ditën e parë të punës së tij. Zeneli jetonte vetëm me nënën, e të vëllanë ndërsa të atin e kishte humbur pak vite më parë.

NGJARJA:

Një sherr për shezlongë dyshohet se ka degjeneruar në përplasje me armë, rreth orës 00:30 në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë 4 persona mbeten të vrarë dhe 2 të plagosur.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. /albeu.com/

The post Rekord! U vra në ditën e para të punës, shqiptarët mbledhin 20 mijë dollar për familje e Musaenit appeared first on Albeu.com.

“M’u këput zemra, trupi e shpirti”, nëna e Musaenit tregon si lau në morg rrobat e të birit të vrarë
Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Musaeni ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë, pasi babanë e kishte humbur. Ai u mbyt në lumin Drin 12 vjet më parë. Që prej asaj kohe Musaeni duhej të kujdesej për nënën dhe vëllanë e vogël. Nëna e Musaenit, ndonëse me zemrën copë nga dhimbja e madhe, foli për Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, për të treguar çastin kur mori vesh për humbjen e të birit.

“Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti.”, thotë mes lotësh nëna e Musaenit.

I riu nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundmi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e punës, por qëlloi të ishte edhe dita e fundit e jetës së riut, historia e të cilit preku gjithë Shqipërinë. Musaeni ishte shumë i gëzuar që gjeti punën, thotë zonja Zeneli.

“Djali ishte shumë i gëzuar që gjeti punën. Unë si prind Velipojën e njoh shumë mirë, por nuk di se te cili lokal ka shkuar, por ishte shumë i gëzuar për punën. Bëri dhe diplomën dhe e vesha si dhëndër për mbrëmjen e maturës. Edhe shokët e klasës erdhën të tërë me lule, me karafila, sot kur futa djalin nën dhe. Më ka mbetur shumë në mendje gëzimi i djalit. Më dhemb shpirti.

Unë si nënë kam një dhimbje të dyfishtë, sepse për Musaenin isha dhe nënë dhe babë. Babai m’i la kur djali i madh ishte 12 vjeç dhe i vogli 7. Në 2009-ën u mbyt i babai i fëmijëve dhe 2010 e gjetën. 4 muaj qëndroi trupi i tretur pa ditur se ku ishte. Mbas 4 muajve është gjetur i mbytur. As fëmijët, as unë nuk e dinin ku ishte.”

E pyetur nga Dritare.net se çfarë kërkon në këto momente zonja Zeneli tha:

“Ta mendojë shteti çfarë dua unë sot. Shpirti im e di çfarë po kalon.”, tha zonja Zeneli./dritare.net

The post “M’u këput zemra, trupi e shpirti”, nëna e Musaenit tregon si lau në morg rrobat e të birit të vrarë appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Musaenit në Velipojë, kamarierët e Shkodrës do të dhurojnë bakshishet e ditës për familjen e 20-vjeçarit
Nga ngjarja tragjike e mbrëmjes së djeshme, mes 4 të vrarëve me armë zjarri për shezlonge, ishte dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili atë ditë kishte filluar punë si kamarier.

Vdekja e tij i ka prekur të gjithë, dhe në shenjë solidariteti, si shumë të tjerë, kolegët e tij kamarierë kanë ndërmarrë një nisme të veçantë për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të familjes së tij.

Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës ka hapur një nismë që të gjithë bakshishet që mbledh sot bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së 20-vjeçarit. Ai shprehet se kjo nuk do e ringjallë djalin, por do e lehtësojë sadopak dhimbjen e familjarëve të tij.

‘Përshëndetje unë jam Rehyl Toska, një kamarier në Shkodër. Marr shkas nga ngjarjet e djeshme që ka ndodhur në Shkodër ku mbeti i vrarë një koleg i joni në plazhin e Velipojës. I bëj thirrje menaxherëve, kamarierëve, administratorëve që të bashkohen me nismën time që bakshishet e sotme shkon për Muserinin.

Atë bakshish që ai nuk arriti me realizu, sadopak me ia mbledh ne. Ju pres ose pranë ambienteve të lokalit ku punoj unë, ose numrin tim të kontaktit që t’i japim familjes së djalit, t’ia lehtësojmë. Ju përshëndes të tanëve, faleminderit”, thotë ai./albeu.com

The post Vdekja e Musaenit në Velipojë, kamarierët e Shkodrës do të dhurojnë bakshishet e ditës për familjen e 20-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

“Mësoi që djali i vdiq kur po i lante rrobat në spital”, detaji rrëqethës nga vrasja e 20 vjeçarit në Velipojë
Detaje rrëqethëse bëhen me dije nga vrasja e Musaen Zenelin në masakrën e të shtunës në Velipojë.

Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:

“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”.

Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të tjera, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

The post “Mësoi që djali i vdiq kur po i lante rrobat në spital”, detaji rrëqethës nga vrasja e 20 vjeçarit në Velipojë appeared first on Albeu.com.

I jepet lamtumira Musaenit, djaloshit të pafat në masakrën e Velipojës (FOTO LAJM)
I është dhënë lamtumira 19-vjeçarit fatkeq Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Zeneli ishte viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë i cili humbi jetën nga një plumb në zemër.

Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen teksa jetonte me nënën dhe vëllain, pasi i ati ishte mbytur në lumë.

Djali nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezër Gocaj për ti gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.

Ai u gjet pa shenja jete në rërë.  Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë

The post I jepet lamtumira Musaenit, djaloshit të pafat në masakrën e Velipojës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.