ministri i brendshem i kosoves Archives - Albeu.com

Sveçla: Informacionet e para tregojnë se 11-vjeçarja u dhunua “më shumë se një vit”
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një e mitur 11-vjeçare, e cila është dhunuar nga pesë të dyshuar më 27 gusht në Prishtinë, është dhunuar për më shumë se një vit.

Sveçla ka thënë se autoritetet e sigurisë kanë dalë me këto informacione gjatë hetimeve që janë duke u kryer për rastin.

“Përgjatë hetimeve, kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një rast, fatkeqësisht nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të të miturës 11-vjeçare”.

Sveçla ka thënë se i ka bërë thirrje kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, që të gjithë hetuesit policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve, për të marrë sa më shumë informacione.

Sipas ministrit, në këtë rast është përfshirë Prokuroria, Qendra për Punë Sociale dhe Agjencia e Kosovës për Forezikë.

“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse, për të mbrojtur këtë të mitur, dhe për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikim të të gjithë dhunuesve, pasi të gjithë nuk janë të arrestuar”.

Rastin e dhunimit të 11-vjeçares, institucionet e drejtësisë po e trajtojnë për dy vepra të ndryshme penale.

Veç masës së paraburgimit prej 30 ditësh për pesë të dyshuarit për dhunimin e të miturës, e njëjta masë është caktuar edhe për gjashtë të dyshuar tjerë, të cilët siç pretendohet nga institucionet e drejtësisë, në muajin qershor kanë trafikuar, dhunuar dhe shfrytëzuar të miturën për shërbime seksuale.

Të hënën në Prishtinë është protestuar për të tretën herë me radhë me thirrjet kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Në protestën e 5 shtatorit, protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

“Ne do të vazhdojmë të jemi këtu deri sa Prokuroria të na tregojë përfundimisht që është me viktimat e jo dhunuesin”, ka thënë një protestuese.

Dorëheqjen e Munishit më 4 shtator e ka kërkuar ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila po ashtu ka thënë që duhet të merren veprime edhe ndaj “prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk po i kryejnë detyrat e tyre”.

Deri më tani, lidhur këtë rast dhunimi kanë dhënë dorëheqje, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Ali Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë për dhjetëra raste të dhunës seksuale, të raportuara çdo vit.

Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajza të moshës 13 deri në 16-vjeçare.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga 2 deri në 15 vjet burgim për

dhunime e sulmet tjera seksuale./rel

The post Sveçla: Informacionet e para tregojnë se 11-vjeçarja u dhunua “më shumë se një vit” appeared first on Albeu.com.

Ministri i Brendshëm i Kosovës: 11-vjeçarja u dhunua për më shumë se një vit, institucionet përgjegjëse dështuan
Sveçla: 11-vjeçarja u dhunua për më shumë se një vit, institucionet përgjegjëse dështuan një pas një

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se informacionet e para tregojnë që 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit.

Sveçla ka thënë në konferencën e mbajtur të hënën se ka kërkuar nga kryeshefi i Inspektorati Policor i Kosovës që të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarit për të kuptuar mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur viktimën, ndërsa është shprehur i bindur se të gjitha dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësit do të penalizohen.

“Indikacionet e para apo informatat janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës i kam bërë drejtpërdrejt në mënyrë që të gjithë të përfshirit në këtë rast të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohen drejtë mbi atë se çfarë ka ndodh, se çfarë institucionet kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin dhe po ashtu sa më shpejt të jetë e mundur të dalin me të gjeturat e këtij rasti jashtëzakonisht të rëndë”, tha Sveçla.

“Në këtë rast janë përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendrat për punë sociale, qoftë Policia, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur e më pas për të identifikuar atë se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikimin e dhunuesve që fatkeqësisht nuk janë arrestuar të gjithë”, ka thënë ai./Express

The post Ministri i Brendshëm i Kosovës: 11-vjeçarja u dhunua për më shumë se një vit, institucionet përgjegjëse dështuan appeared first on Albeu.com.

“Grua stoike e plot mirësi”, ministri shqiptar humb mamanë
Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, ditën e sotme i ka ndërruar jetë e ëma.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sveçla, përmes një postimi të bërë në Facebook.

“Nëna na la sot. Ishte nënë, grua, motër e gjyshe e dashur për të gjithë ne! Do të mbajmë gjallë kujtimet për ty si nënë e grua stoike e plot mirësi. I përjetshëm kujtimi për ty nënë!”, ka shkruar Sveçla./albeu.com/

The post “Grua stoike e plot mirësi”, ministri shqiptar humb mamanë appeared first on Albeu.com.