Media Greke Archives - Albeu.com

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, kush është Chris LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën
Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në zgjedhjet që do të mbahen në 11 maj të këtij viti.

“Ne jemi sot këtu sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe SHBA-në”, tha LaCivita në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të tij nga Berisha.

Në të njëjtën kohë, ai e ktheu zjarrin kundër kryeministrit aktual, Edi Ramës.

“Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Soros. Ju nuk mund të jeni një kukull e George Soros dhe një mik i SHBA-së. Thjesht nuk është e mundur”, shtoi ai.

Të dielën, më 23 shkurt, Sali Berisha ka caktuar një fjalim fushate në Athinë në stadiumin e ‘Irinis ke Filias’.

Synimi i tij është të bindë sa më shumë shqiptarë në diasporë, që të votojnë me postë në zgjedhjet e 11 majit, pasi afati i regjistrimit në platformë skadon në 4 mars.

Një thirrje për regjistrim masiv në platformën e votimit me postë, po drejtohet njëkohësisht edhe nga politikani grek në Shqipëri, Vangjel Dule, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson minoritetin grek në parlamentin shqiptar.

The post Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, kush është Chris LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën appeared first on Albeu.com.

Diskutimet për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi”, media greke: Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit
Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë në artikujt e tyre idesë së deklaruar nga kryeministri Edi Rama për një shtet të pavarur bektashi brenda territorit shqiptar. “Eleftheros Typos” shkuan në një astikull se Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit në Tiranë.

Po ashtu artikulli shton se nëse gjithçka shkon sipas planit, i ashtuquajturi “Shteti Sovran i Rendit Bektasi” do të bëhet shteti më i vogël në botë, vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit. Gjithashtu media greke shton se shteti i ri do të lejojë alkoolin, do t’i lejojë gratë të veshin atë që duan dhe nuk do të vendosë rregulla në stilin e tyre të jetesës, duke reflektuar praktikat “progresive” të Urdhrit Bektashi.

Artikulli i plotë i “Eleftheros Typos”:

Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit në Tiranë. Një raport i New York Times raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , pritet të shpallë së shpejti planet për të krijuar një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar që do të ndiqte praktikat e rendit Bektashi – një rend mistik i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, i ashtuquajturi “Shteti Sovran i Rendit Bektashi” do të bëhet shteti më i vogël në botë, vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit. Me një sipërfaqe prej vetëm 100 hektarësh do të ketë administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj.

Shteti i ri do të lejojë alkoolin, do t’i lejojë gratë të veshin atë që duan dhe nuk do të vendosë rregulla në stilin e tyre të jetesës, duke reflektuar praktikat “progresive” të Urdhrit Bektashi. Edi Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit për të cilin Shqipëria krenohet. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe të cilën nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai për New York Times.

Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit në Tiranë. Një raport i New York Times raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , pritet të shpallë së shpejti planet për të krijuar një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar që do të ndiqte praktikat e rendit Bektasi – një rend mistik i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, i ashtuquajturi “Shteti Sovran i Rendit Bektashi” do të bëhet shteti më i vogël në botë, vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit. Me një sipërfaqe prej vetëm 100 hektarësh do të ketë administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj.

Një traditë e gjatë mistike në Shqipëri

Historia e bektashinjve daton që nga krijimi i Perandorisë Osmane, por gati një shekull më parë, selia e Urdhrit u zhvendos në Tiranë pas ndalimit të vendosur në Turqi nga Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Republikës Turke. Urdhri Bektashi ka një traditë të gjatë mistike në Shqipëri. Ajo u mbështet nga jeniçerët, ushtarët elitë të Perandorisë Osmane, të cilët ishin rekrutuar kryesisht nga zonat e krishtera të Ballkanit. Besimi sufist nuk i detyron besimtarët t’i përmbahen standardit të Islamit tradicional.

Megjithatë, toleranca nuk çoi në mbrojtje nga persekutimi. Për qindra vjet, besimtarët u persekutuan – qofshin nga udhëheqës të krishterë, myslimanë apo ateistë – gjë që i çoi ata në zonat fqinje si Kosova dhe Maqedonia pasi Perandoria Osmane pushtoi Ballkanin në shekujt 14 dhe 15. Emri zyrtar i bektashizmit është ‘Urdhri i Fshehtë Filozofik i Murgjve Dervish’. Dervishi Baba Mondi është udhëheqësi aktual shpirtëror i urdhrit. Ai është i njohur për ndjekësit e tij me titullin e tij zyrtar, “Shenjtëria e tij Haxhi Dede Baba”.

Baba Mondi do të jetë udhëheqësi i shtetit sovran të rendit Bektasi. Në një intervistë për Euronews në vitin 2018, ai tha se “të jesh bektasi do të thotë të jesh njeri. Ne ndërtuam komunitetin tonë bazuar në parimet e paqes, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë”. Një grup ekspertësh po harton legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë. Duhet ta miratojë edhe Partia Socialiste në pushtet e Ramës.

Baba Mondi shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore do ta njohin sovranitetin e shtetit të tij. “Ne meritojmë një shtet”, tha ai për New York Times, “Ne jemi të vetmit në botë që themi të vërtetën për Islamin” dhe “mos e ngatërroni atë me politikën”.

The post Diskutimet për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi”, media greke: Shqipëria planifikon të ndërtojë një version mysliman të Vatikanit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Himarë/ Media greke: ‘Omonia’ dhe opozita zgjodhën biznesmenin që jeton dhe punon në SHBA
Petro Gjikuria, biznesmenin shqiptaro-amerikan, kandidati nga radhët e opozitës, ka marrë vëmendjen e mediave në Greqi, të cilat kanë përcjellë lajmin për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë. Gjikuria do të kandidojë kundër Vangjel Tavos nga Partia Socialiste.

Gazeta më e madhe greke, Kathimerini shkruan se organizata ‘Omonia’ që përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipërinë e Jugut dhe partitë e opozitës shqiptare zgjodhën si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e përsëritura bashkiake të 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria, një shqiptar etnik grek që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara.

Kandidimi i tij pritet të shpallet zyrtarisht në Himarë në orët në vijim, por Gjikuria e ka bërë të ditur këtë të enjten përmes një postimi në Facebook.

Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi në një vendim të diktuar politik, KQZ i hoqi mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg, mbyll shkrimin gazeta greke.

Kur qytetarët e Himarës vendosën të ndryshonin kryetarin e bashkisë, nuk u lejuan. Ish kryetari humbës i zgjedhjeve vazhdoi të qëndrojë në drejtimin e Bashkisë dhe Kryebashkiaku fitues, Fredi Beleri, e pa veten pas hekurave të burgut me akuza të fabrikuara. Gjatë gjithë kësaj kohe Himara mbeti pa kryetar bashkie”, shkruan Gjikuria, citon Kathimerini.

“Duke parë të gjitha këto dhe pasi mësova për shpalljen e zgjedhjeve vendore në datën 4 gusht, mora vendimin të bëj një hap përpara për vendin, të shpall kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe të kërkoj nga partitë politike, nga shoqatat e ndryshme dhe nga çdo bashkëqytetar të mbështesë këtë kandidaturë dhe të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës.

The post Zgjedhjet në Himarë/ Media greke: ‘Omonia’ dhe opozita zgjodhën biznesmenin që jeton dhe punon në SHBA appeared first on Albeu.com.

“Nuk do heq dorë nga Himara”, Beleri flet nga burgu për mediat greke: Zgjohem në mëngjes dhe shoh…
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është edhe kandidat për Parlamentin Evropian nga radhët e Demokracisë së Re, të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis deklaron se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën.

Ai është shfaqur teksa flet nga burgu për emisionin Live News në televizionin grek Mega.

Beleri ka deklaruar se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg në vendin tonë, pasi akuzohet për blerje votash.

Po ashtu, ai është shprehur se në burg trajtohet njësoj si të gjithë të burgosurit e tjerë.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Virgjëreshës Mari.

Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve në Shqipëri.

Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë “shteti i së drejtës” dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Evropian.

Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër.

Nuk po heq dorë nga Himara”, ka thënë Beleri.

Ndër të tjera ai tha “pronat tona të konfiskuara nga regjimi komunist në Shqipëri nuk na u kthyen pas rënies së komunizmit në Shqipëri”.

The post “Nuk do heq dorë nga Himara”, Beleri flet nga burgu për mediat greke: Zgjohem në mëngjes dhe shoh… appeared first on Albeu.com.

Fredi Belerit i vjen oferta të kandidojë për eurodeputet! Çfarë shkruan media greke
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, sipas burimeve të gazetës greke ” I Kathimerini.”

Sipas artikullit në gazetës greke, zyrtarizimi i emrit të Belerit për kandidat për eurodeputet, pritet të bëhet sot pasdite.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet për kandidatët ishin caktuar. E vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, thuhet ndër të tjera në median greke.

Në fillim të marsit, GJKKO dënoi me dy vite burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, për akuzën e blerjes së votave.

Fredi Beleri, kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, akuzohet për blerje votash. Ai u vu në pranga 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mbi të rëndon vepra penale e“Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e25 të Kodit Penal.

Megjithatë, ai e ka konsideruar arrestimin e tij si politik, duke mohuar në mënyrë kategorike akuzat ndaj tij.

The post Fredi Belerit i vjen oferta të kandidojë për eurodeputet! Çfarë shkruan media greke appeared first on Albeu.com.

Media greke: Mafia shqiptare po fiton luftën me krimin e organizuar në Greqi
“Mafia shqiptare po fiton luftën me krimin e organizuar”. Kështu shkruan media greke “To Vima”, në një artikull të saj për aktivitetin e organizatave kriminale që drejtohen nëpër burgje, ndërsa ndalet edhe në vrasjen e fundit të dy shqiptarëve në Nea Smyrni.

“Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke përgjegjëse janë pesë bandat shqiptare që dyshohet se janë shkatërruar nëpër burgje në Greqinë Qendrore dhe Jugore, për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajt e fundit në Athinë. Në disa prej këtyre bandave ka raportime se janë përfshirë edhe oficerë policie”, shkruan gazeta “To Vima”.

“Vrasja e dyfishtë e dy shqiptarëve, pak ditë më parë, brenda një lokali plot me njerëz është një shembull i ri i qartë i rritjes, zgjerimit dhe demonstrimit të fuqisë së mafies shqiptare në vendin tonë”, vijon shkrimin media greke.

Më tej në artikull thuhet se ka prova të qarta se shumë nga sulmet kriminale vijnë nga kriminelët shqiptarë – shumica e të cilëve mbeten të burgosur – të cilët ishin të lidhur me një bandë të madhe shqiptare qendrore që vepronte nga 2004-2008 në qendër të Athinës dhe gjetkë dhe ishte përgjegjës për 11 vrasje.

“Policia ka gjetur “video” të mafiozëve shqiptarë në Athinë duke demonstruar kallashnikovë, përplasje me policët, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja të këngëtarëve të rinj të huaj të muzikës. Madje në një nga këto “videoklipe” ata kërcënojnë policët duke thënë se “e dinë se ku jetojnë””, shkruan media greke në artikullin e saj.

Ky përshkallëzim i aktivitetit të mafies shqiptare në Greqi, shkruan To Vima- është shënuar në të njëjtën kohë që janë hartuar raportet e Europolit.

Sipas tyre, janë aktive 15 organizata kriminale qendrore të vendit fqinj dhe “degët” e tyre, të cilat kanë lidhje me trafikun e kokainës me Ndrangheta dhe Kamorrën në Itali dhe me rrjete kriminale në Kolumbi, Marok, Santo Domingo, Spanjë dhe gjetkë. Përveç kësaj, në trafikun e heroinës ata kanë kontakte me mafian italiane të Pulias.

Media greke bën edhe një përmbledhje të të gjitha vrasjeve kriminale që kanë ndodhur në shtetin helen, ndërsa teksa i referohet të dhënave të policisë thotë se janë rreth 2500 anëtarë të grupeve kriminale.

“300 milionë euro nga të ardhurat e veprës penale, vetëm nga rastet e hetuara nga policia. 10-15% e aktivitetit kriminal lidhet me veprimtarinë e bandave shqiptare. Importet masive të kokainës në Greqi, që kalojnë 10-15 tonë në vit, kapin vlerën e më shumë se 500.000.000 euro. 26%  është përfshirja e bandave shqiptare në trafikun e heroinës, dhe 31% në trafikun e hashashit”, shkruan media greke.

The post Media greke: Mafia shqiptare po fiton luftën me krimin e organizuar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Shqipëria blen dronët turq, media greke në alarm: Jemi në rrezik, por me ”bukë” i mbajmë ne (FOTO LAJM)
Kontrata e firmosur nga qeveria shqiptare me Turqinë për blerjen e dronëve ka shqetësuar Greqinë fqinje. Gazeta e njohur greke “Protothema” ditën e sotme ka bërë një artikull të gjatë për vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë në Turqi, rreziku që mund të vijë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Tiranës dhe Athinës, remitancat që shqiptarët në Greqi sjellin në atdhe, por edhe “xhelozia” për raportin me Italinë. “Përveç Turqisë, ka edhe “lojtarë” të tjerë më të vegjël në tabelën e shahut në Ballkan”. Kështu nis artikulli, për të kaluar më pas te shqetësimi.

“Turqia është ndër pesë prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në botë dhe eksportet e saj po shumëfishohen. Dronët turq u përdorën nga Azerbajxhani në luftën në Nago-Karabak. Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që u përgatit për të blerë dronë nga Turqia, pasuar nga Tunizia, Maroku dhe Ukraina (që, natyrisht, Vladimir Putin nuk do ta pëlqejë aspak). Nga ana tjetër, Shqipëria, u bë vendi i parë që bleu një sistem anti-dron të prodhuar në Turqi në vitin 2020.

Në Shkurt 2020, Turqia dhe Shqipëria nënshkruan një plan bashkëpunimi të mbrojtjes për të zhvilluar më tej sigurinë. Në fakt, në qershor të vitit 2020, parlamenti shqiptar ratifikoi bashkëpunimin që përcakton se Shqipëria do të blejë sisteme armësh të prodhimit turk. Në qershor 2021, Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi vizitoi njësinë e prodhimit të dronëve “Bayraktar TB2” në Stamboll.

Aty u ra dakord që Shqipëria të paguajë shumën prej 8.2 milionë € për blerjen e dronëve dhe në fakt buxheti shqiptar u ndryshua në 22 Qershor 2021 për të përfshirë 8.2 milionë € për dronët. Por sa kushton një dron? Një “Bayraktar TB2” kushton rreth 5 milionë dollarë, dmth afërsisht 4.2 milionë €. Shqipëria mund të blejë dy dronë “Bayraktar TB2” me shumën. Ne nuk e dimë nëse ka një marrëveshje tjetër dhe një çmim më të mirë për një mik besnik nga Turqia” shkruan artikulli.

Më tej shkrimi vazhdon duke theksuar se Shqipëria është e lirë që të bëjë çfarë të dojë, por ngre pyetjen se përse duhet të shqetësohet Greqia?

“Shumë do të thonë se Shqipëria, si çdo shtet i pavarur, është i lirë të blejë aeroplanë, anije, dronë, armë etj nga ku dëshiron. Sigurisht që kjo është absolutisht e drejtë. Por le të shohim disa parametra që shqetësojnë Greqinë. Ne nuk na intereson, për shembull, nëse Polonia blen 24 dronë ose sa dronë do të blejnë Tunizia dhe Maroku. Por Shqipëria, e cila vetëm natyrisht nuk është një kërcënim për Greqinë, por në bashkëpunim me Turqinë mund të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Por përse dhe cfarë e shqetëson Greqinë?

“Në kuadrin e NATO-s, Greqia monitoron me avionët e saj hapësirën ajrore të Shqipërisë, si dhe të Shkupit. Le të bëjmë një pyetje. Nëse avionët serbë shkelin hapësirën ajrore kombëtare të Shqipërisë, a do të nxitojnë avionët grekë t’i ndalojnë ato? Padyshim që po. Grekët dhe serbët të luftojnë në ajër për hir të Shqipërisë…

Le të shkojmë te dronet tani. A do të përdoren për të kontrolluar situatën në territorin shqiptar apo do të fillojnë të fluturojnë mbi Epirin dhe Jonin e Veriut? Nëse një gjë e tillë ndodh, si do të reagojë pala greke? Po nëse dronët shqiptarë fluturojnë mbi territorin grek?

Duke e mbyllur këtë kapitull, le t’i referohemi diçkaje që duket e pamundur, por askush nuk mund të përjashtojë atë. Në rastin fatkeq të një episodi të nxehtë ose konflikti midis Greqisë dhe Turqisë, çfarë roli do të luajë baza turke në Vlorë?

A ka menduar udhëheqja politike dhe ushtarake e Greqisë që atëherë mund të kemi surpriza të pakëndshme në kufirin tonë veriperëndimor? Dhe le të shpresojmë që të mos arrijmë në pikën e dëgjimit apo leximit të lajmeve se “dronët shqiptarë shkelën hapësirën ajrore kombëtare në zonën e prefekturës së Janinës dhe u përgjuan nga aeroplanët luftarakë grekë”. Sepse mbase do të na çojnë në situata të pakontrollueshme dhe të rrezikshme…” vijon më tej shkrimi.

Një tjetër pikë e nxehtë e shkrimit janë remitancat që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej 3 dekadash kanë dërguar në atdhe. Gazeta greke shkruan se Shqipëria qëndroi në këmbë nga këto remitanca. Grekët bëhen “xhelozë” edhe për marrëdhënien e shqiptarëve me Italinë.

“Ne nuk e mohojmë që shumica e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë janë të ndershëm dhe punëtorë. Shuma neto që “hyri” nga Greqia në Shqipëri në 2017, ishte 584 milionë euro. Ku është Turqia në këtë listë? Cila është oferta e saj, ajo reale, jo figurative për Shqipërinë. Nëse nuk do të kishte dërgesa nga Greqia, kryesisht dhe Italia në vendin e dytë, si do të ishte situata ekonomike e Shqipërisë?

Shqiptarët, mendojmë se kanë ndjenja mjaft miqësore ndaj italianëve (ata më tepër harrojnë imazhet e bashkatdhetarëve të tyre duke u hedhur në det nga anijet italiane në vitet ’90), por ky nuk është rasti me grekët, të cilët përballen me dyshime, madje urrejtje” mbyllet artikulli

The post Shqipëria blen dronët turq, media greke në alarm: Jemi në rrezik, por me ”bukë” i mbajmë ne (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Serbia si po tenton ta ndalojë njohjen e Kosovës nga Greqia, zbulohen sekretet nga media greke?
Një faqe greke e lajmeve në gjuhën angleze, Greek City Times ka raportuar për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën, duke përmendur hakmarrjen e mundshme të Serbisë për çështjen e Qipros si element që mund ta frikësojë Athinën.

“Zjarre” u ndezën pas një deklarate të paqartë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, rreth Kosovës, i cili deklaroi se pozicioni i Greqisë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, por shtoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.

“Ndonëse pozicioni ynë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe e përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë. Si legjitimitet i një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vlerësoi më 2010 nuk e shkel ligjin ndërkombëtar, sepse nuk ka qenë produkt i përdorimit të paligjshëm të forcës së dënuar nga Këshilli i Sigurimit, siç ishte rasti i një pseudo-shteti (të Qipros Veriore) më 1983”, ka deklaruar kryediplomati grek.

Pikëpamja që njohja e Kosovës nga Greqia nuk përjashtohet është shprehur nga analisti gjeostrategjik grek, Efthymios Petrou.

“Pasi nuk është refuzuar pa mëdyshje nga z.Denias, mundësia e njohjes mbetet e hapur. Unë nuk e përjashtoj”, tha analisti.

Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, anëtarësimi në NATO ka qenë një nga prioritetet kryesore të Kosovës.

“Gjemb” mbetet fakti se katër vende anëtare të NATO-s, përfshirë Greqinë, nuk e njohin Kosovës dhe sepse dialogu mes Serbisë e Kosovës nuk ka shënuar progres.

Në të njëjtën kohë, analisti gjeostrategjik e sheh mundësinë që NATO-ja qëndron prapa një presioni të mundshëm ndaj Greqisë për ta njohur Kosovën.

“Është një politikë e përgjithshme e NATO-s për t’i përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe Kosovën. Të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen për këtë. Nëse disa shtete si Greqia nuk e njohin atë, atëherë anëtarësimi nuk do të shkojë përpara”, theksoi analisti Petrou.

Megjithatë, Christodoulos Giallouridis, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Panteionit, tha se Greqia nuk do ta njohë Kosovën.

“Nëse nuk ka dobi për Greqinë që ta njohë atë, sepse atëherë do t’u jepte fund raporteve tradicionalisht miqësore me Serbinë. Nëse vazhdon me njohje, atëherë ka shumë gjasë që Serbia do ta njohë pseudo-shtetin e Qipros si hakmarrje”, theksoi ai.

E njëjta pikëpamje për njohjen shprehet edhe nga Petroi, i cili thekson se është e mundshme që serbët do ta njohin formacionin e Qipros Turke si kundërpërgjigje ndaj njohjes së mundshme të Kosovës nga Greqia, ndonëse ligjërisht nuk është i njëjti problem.

“Greqia ka marrëdhënie tradicionale me Serbinë dhe e cilëson si pendë ndaj qarkut mysliman. Njëkohësisht, përpjekja e Turqisë për ta infiltruar Serbinë përmes marrëveshje për tregti e biznes do të duhej të ishte shqetësim”, theksoi ai.

Analistët në të kaluarën kanë argumentuar se rishikimi i baraspeshës së fuqisë dhe zvogëlimi gradual i ndikimit të NATO-s në rajon në vjetët e fundit ka bërë që NATO-ja të përpiqet që ta rifitojë terrenin e humbur dhe ta riintegrojë Kosovën, duke i fuqizuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

The post Serbia si po tenton ta ndalojë njohjen e Kosovës nga Greqia, zbulohen sekretet nga media greke? appeared first on Albeu.com.

Mediat greke: Alpha Bank nxjerr në shitje degën e saj në Shqipëri
Mediat greke njoftuan të hënën se Alpha Bank në Greqi ka vendosur të nxjerrë në shitje filialin e saj në Shqipëri.

Drejtuesit ekzekutivë e kanë motivuar këtë vendim me ristrukturimin e operacioneve ndërkombëtare të bankës. Strategjia përfshin shitjen e filialit në Shqipëri dhe të atij në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa parashikohet që grupi bankar grek të vazhdojë të mbajë bankat e veta në Rumani dhe Qipro. Ky vendim është marrë mbështetur në përfitueshmërinë e aktivitetit të secilës bankë. Me sa duket, për Shqipërinë kjo përfitueshmëri është cilësuar e pamjaftueshme, ndërsa grupi ka konstatuar ecuri pozitive të aktivitetit në Rumani, me rritje domethënëse të aktivitetit dhe të përfitueshmërisë.

Në fund të vitit të kaluar, Alpha Bank e transferoi pronësinë e bankave të saj në rajon në një shoqëri të re holding, Alpha International Holdings Single Member S.A.

Megjithatë, mbështetur në raportimet e mediave greke, vendimi i Alpha Bank ka shkaktuar shqetësim te qeveria greke, që ka kërkuar shpjegime prej bankës lidhur me këtë vendim. Ato citojnë burime nga ministria e jashtme greke dhe kabineti i Kryeministrit të vendit, që janë shprehuar të shqetësuara për ndikimin që ky vendim mund të ketë për praninë ekonomike dhe ndikimin e Greqisë në Shqipëri.

Qeveria greke e shqetësuar

“Qeveria greke është shumë e shqetësuar pas vendimit të Alpha Bank për të vazhduar me shitjen e filialit të saj në Shqipëri, pasi çështja konsiderohet veçanërisht e rëndësishme në lidhje me përparësitë e politikës së jashtme të vendit, si dhe me marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë”, raporton businessdaily.gr.

Reagime të ngjashme kanë shfaqur edhe kompani greke me aktivitet në Shqipëri, edhe për faktin se Alpha është banka e fundit greke e ngelur në tregun shqiptar.

Pesha e Alpha bank

Në fund të marsit 2021, Alpha Bank – Shqipëri zotëronte 4.9% të tregut bankar shqiptar, me një total aktivesh prej rreth 79 miliardë lekësh. Ndër bankat greke, Alpha ishte ajo që u prek më pak nga pasojat e krizës dhe në vitet e fundit ka shfaqur një ecuri të qëndrueshme, me rezultate financiare pozitive, ndonëse jo shumë të mëdha. Për vitin 2020, Alpha Bank – Shqipëri arriti një fitim prej 218 milionë lekësh dhe një kthim nga kapitali në nivelin 6.34%.

Alpha, banka e fundit me kapital grek e mbetur në vend

Bankat me kapital grek shënuan një zgjerim të shpejtë në Shqipëri, pas viteve 2000. Në vitin 2008, katër bankat me kapital grek (NBG, Tirana Bank, Alpha dhe Emporiki) zinin gati 28% të aktiveve të sistemit bankar shqiptar. Edhe më i lartë ishte roli i tyre në kredidhënie, me gati 41% të totalit.

Por, pas 2008-s, bankat greke filluan uljen e ekspozimit të tyre në tregun shqiptar. Emporiki kaloi nën pronësinë e francezes Credit Agricole (pasi kjo e fundit shiti Credit Agricole në Greqi dhe mbajti vetëm degët në Ballkan- tashmë zotërohet nga Abi bank), ndërsa tre bankat e tjera ngadalësuan ndjeshëm rritjen, në raport me sistemin.

Pas shpërthimit të krizës, grupet bankare greke vendosën të shisnin shumicën e filialeve të tyre ndërkombëtare, me qëllim forcimin dhe konsolidimin e aktivitetit të tyre në Greqi.

Në vitin 2018, Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) e shiti filialin e saj shqiptar te Banka Amerikane e Investimeve, ndërsa një vit më vonë Grupi i Pireut mbylli shitjen e Tirana Bank te grupi shqiptar i biznesit Balfin.

Pretendentët

Burime nga tregu bankar pohuan se ka një interes të lartë për blerjen e Alpha bank. Disa banka në vend po e shqyrtojnë këtë mundësi, mes tyre edhe banka lokale dhe disa nga më të mëdhatë. Blerësi do të jetë ai që do të ofrojë çmimin më të lartë. /monitor/

The post Mediat greke: Alpha Bank nxjerr në shitje degën e saj në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Media greke: Korrupsioni, dështimi me negociatat dhe skandali me të dhënat do t’ia bëjnë të vështirë qëndrimin në pushtet Edi Ramës
Media greke ‘Protothema’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në Shqipëri, ku thotë se ato mbahen në klimën e një serie dështimesh, korrupsioni e skandalesh, si dhe një vonese sa i takon plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.

“Shqipëria është në prag të ndryshimit të pushtetit”, thuhet në shkrim duke lënë të kuptohet ideja e rotacionit të pushtetit.

“Edi Rama do të përpiqet të rizgjidhet megjithëse analistët besojnë se korrupsioni dhe përparimi i ngadaltë në negociatat e integrimit në Bashkimin Evropian do ta bëjnë Kryeministrin shqiptar të luftojë fort për të qëndruar në pushtet”, shkruan më tej media greke, ndërsa nuk lë pa pëmendur dhe skandalin me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga e-albania.

“Skandali i fundit ka të bëjë me përdorimin e të dhënave personale elektronike, E-Albania, një portal qeveritar që mban të dhëna private dhe të mbrojtura për çdo qytetar të Shqipërisë. Të dhënat dyshohet se i janë dhënë partisë së Edi Ramës dhe prandaj secilit qytetar i është caktuar një patronazh i anëtarit të partisë.

Në zbulimin e këtij skandali shënimet e individëve patronazh përfshinin deklarata raciste dhe madje edhe plane për izolimin e votuesve të caktuar duke i mbajtur ata me forcë ditën e zgjedhjeve. Vetëm disa ditë nga zgjedhjet, qeveria e Edi Ramës imponon karantinë 14-ditore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që synojnë të udhëtojnë në vendlindjet e tyre, një veprim i interpretuar si një përpjekje për të dekurajuar ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, përfundon shkrimi në median greke.

The post Media greke: Korrupsioni, dështimi me negociatat dhe skandali me të dhënat do t’ia bëjnë të vështirë qëndrimin në pushtet Edi Ramës appeared first on Albeu.com.